Vetëm dy kryetarë të partive të mëdha mund të festojnë rezultatin e së dielës
VOAL – BERNË, 19 TETOR – Suksesi i forcave të së djathtës dhe të qendrës së djathtë shkon përtej parashikimeve të formuluara muajt e fundit në sondazhet zgjedhore, shkruan Voal – Voice Of Albanians. Partia Popullore Zvicerane (SVP) merr 11 vende më shumë se katër vjet të shkuara, duke arritur lartësinë 65. Partia Liberaldemokrate (FDP, qendër e djathtë) merr 3 vende me shumë, duke arritur 33 vende. Duke shtuar edhe 2 vende të Legës tiçinase dhe një vend të Mouvement Citoyen Romand, e djathta dhe qendra e djathtë kanë këto katër vjet një shumicë prej 101 vendesh në Dhomën e Popullit (200 vende gjithësejt).
Nga partitë e tjera të mëdha, Partia Socialiste (PS) arrin të ruajë bazën e saj zgjedhore, por humb 3 vende në Dhomën e Popullit. E majta humb edhe 4 vende të Partisë së Blertë (GP). hUMBIN TRI PARTITË E QENDRËS: Partia Kristiane Popullore (CVP), Partia Demokratike Qytetare (BDP) dhe të Gjelbërit Liberalë (GLP) kanë madje 5 vende më pak.
E shprehur në përqindje, fitorja e SVP është 29,4% e votave (+2,8%), çka përbën jo vetem rezultatin më të mirë në historinë e saj, por edhe më të lartin e një partie në votën me sisem proporcional që prej një shekulli. Kjo parti e djathtë ka një rritje të qëndrueshme nga viti 1987 e 2007, duke u ngjitur nga 11 në 28,9% të votave. Por katër vjet më parë kishte pësuar një humbje 2,3 për qind, në vijim të një shkëputjeje të krahut të moderuar, i cili formoi Partinë Qytetare Demokratike..
Në rritje të votave është FDP, që ngjitet në 16,4% (+1,3%). Për liberaldemokratët ky është një sukses me vlerë historike. Ky formacion i qendrës së djathtë ishte në rënie të përhershme që prej 30 vjetësh: elektorati i saj ka zbritur nga 24% më 1979 në 15,1% më 2011.
Ka qëndrueshmëri në rritje Partia Socialiste, me 18,8% (+0,1%), pasi lartësia elektorale ishte ulur nga 23,3% më 2003 në 18,7% më 2011. Në kolaps është Partia e Blertë që zbret në 7,1% (-1,3%) pasi kishte arritur maksimumin historik më 2007 (9,6% të votave).
Në qendër, CVP vazhdon rënien e nisur prej kohësh. Sivjet arritën 11,6% të votave (-0,7%), kundrejt 21,3% që kishin më 1979. BDP arrin 4,6% (-0,8%). Kjo parti vështirë se do të mbajë dot një karrike në Këshillin e ri Federal të Zvicrës që del nga Parlamenti më 8 dhjetor.
Sa i përket përbërjes, Parlamenti i ri do të dominohet nga burrat, të ardhur nga qytetet ose komunat suburbane, në dëm të përfaqësueseve gra dhe atyre të ardhur nga zonat rurale .
Nga 200 vende sa ka Parlamenti, 138 do të jenë deputetë burra, ndërsa 62 gra, të cilat nuk kanë arritur as gjysmën. Të vetmin përjashtim e bën kantoni i Bazel – Landit, që do të dërgojë në Bernë 5 deputete dhe 2 deputetë. Edhe zonat rurale përfaqësohen nga 55 deputetë, ndërsa qytetet dhe rajenet suburbane përkatësisht me nga 75 dhe 70 deputetë.
(ats)
Komentet