Jam zemëruar me ty e larg do të shkoj,
nesër do të dal në gjueti arinjsh
e pushkën do ta harroj në shtëpi,
do të hyj lumenjve pasi të harroj notin,
bari sorrash do të bëhem pasi të harroj qiellin,
asgjë timen s’do të lë, të gjitha do t’i marr,
Robinson Kruzosë t’ia jap, të nisë botën me to,
pastaj një luftë do të shpall,
vetë do të jem i vrari i parë i saj, i paemër,
ah, po, para se të iki po të lë diçka:
Zogun e baladës që të vdekurit i zgjon,
nuk i dihet, ndoshta malli të merr.