*** Këtë e provon edhe shembulli i Kosovës së pavarur (17 shkurt 2008), të cilën ende nuk e ka njohur Vatikani.
*** Fundja, me fosile pellazge dhe ilire historike dhe histerike nuk bëhet ribashkimi i SHQIPËRISË ETNIKE, por me dituri dhe me politikë e diplomaci të hollë vizionare, ashtu sikurse u ribashkua Gjermania (1990).
Të kërkohet ndihma e Amerikës dhe e Gjermanisë për ribashkim, jo e pellazgëve e as e ilirëve të vdekur!
Nëse duam të ribashkohemi si një komb dhe një shtet unik, duhet të ndjekim shembullin më të ri të ribashkimit të gjermanëve të Gjermanisë Perëndimore, të cilët, pothuajse gjysmë shekulli (1945-1990) punuan dhe vepruan, duke ndërtuar një shtet më të fuqishëm ekonomik dhe më të zhvilluar në Evropë. Mirëpo, është karakteristike, se gjatë asaj kohe, nuk doli asnjë gjerman, që të shpërpallej si patriot dhe të formonte ndonjë parti apo lëvizje politike për t’u bashkuar me vëllëzërit e tyre gjermanë të Gjermanisë Lindore Demokratike. Kjo ishte filozofia politike dhe diplomacia konstruktive largpamëse e tyre, që në vend të formimit të 101 partive dhe lëvizjeve politike për ribashkim (ashtu siç po ndodh qe 30 vjet me shqiptarët), me seriozitetin dhe me dashurinë më të madhe iu përveshën punës ditë e natë, duke mos kursyer asgjë nga vetja e tyre, duke mos vjedhur, mos plaçkitur dhe mos sabotuar buxhetin e popullit-shtetit, duke mos e mashtruar, duke mos e tradhtuar, dhe duke mos e vrarë njëri-tjetrin. Kjo filozofi e politikës së tyre pragmatike bëri që gjermanët, të mos harronin asnjëherë kërkesën e tyre të ligjshme, si dhe të mos heqnin dorë nga e drejta natyrore për ribashkimin e territorit dhe të kombit gjerman. Dhe, këtë fitore të ribashkimit historik, kombëtar, shtetëror dhe territorial ia arritëme shembjen e Murit të Berlinit (1989).
Koreanët po bashkohen, kurse “stërnipërit” e pellazgëve në Kosovë, thërrasin pellazgët dhe ilirët e vdekur për t’i ribashkuar shqiptarët!?
– Çfarë nonsensi ky, as djalli nuk mund t’i bjerë në fije, çfarë kanë pellazgët dhe ilirët me procesin e ribashkimit të shqiptarëve dhe të shqipërisë?!
Duket sheshi se “stërnipërit” e pellazgëve nuk kanë njohuri elementare për gjenezën e historisë së ribashkimit të kombit shqiptar në Ballkan, sepse as pellazgët e as ilirët asnjëherë në historinë e tyre nuk kanë zhvilluar luftëra e as beteja për t’i ribashkuar shqiptarët e as territoret e tyre, si rrjedhim se, në kohën e tyre nuk kanë njohur as shqiptarë e as Shqipëri Etnike në Ballkan.
Pellazgët nuk mund t’i ribashkojnë shqiptarët, por vetëm mendja e urtë, sakrifica dhe lufta e tyre përbashkët-Konstanta ” historike e procesit të ribashkimit kombëtar
Duke qenë se histroia e derisotme kombëtare shqiptare ka provuar se, që nga Kuvendi Historik i Lezhës legjendare të Skënderbeut (2.03.1444), nga Lidhja Shqiptare e Perizrenit (1878), si dhe nga Lidhja e Pejës së Haxhi Zekës (1899-1900)… e deri më sot(dekada e dytë e shekullit XXI, viti 2018) shqiptarët të parët janë ata, që kanë hedhur dhe mbrojtur tezat dhe programet e tyre historiko-kombëtare, politike dhe diplomatike, si dhe kanë zhvilluar betejat dhe luftërat e tyre kombëtare për të bashkuar, e JO pellazgët, as ilirët, SEPSE SKËNDERBEU është i PARI ndër shqiptarët, që hodhi idenë për bashkimin. Këtë, praktikisht, me vepër konkrete e vërtetoi me bashkimin e princërve të principatave shqiptare të Arbërisë.
Tezat, idetë dhe luftërat për bashkim janë të shqiptarëve, JO të pellazgëve e as të ilirëve!
Prandaj,ata intelektualë akademikë dhe patriotë mirëfilltë shqiptarë, që njohin rrënjët dhe lozët e historisë së kombit dhe të atdheut shqiptar dhe që në shpirt e në zemër e kanë ribashkimin e tij, nuk kanë asnjë arsye, pse të hidhen në një histori aq të largët të shumë shekujve të kaluar të pellazgëve dhe të ilirëve gjoja për t’i gjetur dhe për t’i justifikuar fillet e “ tezave” të tyre se shqiptarët kanë të drejtë të ribashkohen ngase u përkasin PELLAZGËVE DHE ILIRËVE.
Nëse e kemi me gjithë mend se kombi shqiptar dhe Shqipëria Etnike, duhet domosdo të ribashkohen, si gur themeltar për jetësimin e këtij synimi dhe aspirate historike, patjetër, nevojitet që programet dhe platformat tona kombëtare dhe politike të ndërtohen, duke marrë për BAZË idetë, tezat, programet, luftërat dhe kërkesat e shqiptarëve për bashkim, JO gjenealogjinë trashiguese qoftë pellazge apo ilire. Kjo nuk është fare e nevoshme dhe as e domosdoshme, sepse i përket vetëm historisë shekujve të kaluar, nuk ka të bëjë fare me kërkesën e djeshme dhe të sotme POLITIKE dhe KOMBËTARE të shqiptarëve për shkolonizimin, për çlirimin dhe për ribashkimin e territoreve të tyre, të kolonizuara dhe të aneksuara nga shtetet fqinje slave ballkanike (1878 -2018).
Abetarja e Ribashkimit zë fill me Skënderbeun dhe me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878-1881), jo me pellazgët e as me “stërnipërit” e tyre të sotëm në Ballkan
-JO mashtrimi, kontrabanda, ipokrizia etike, profesionale, shkencore, politike, diplomatike dhe kombëtare për të vjelur ndonjë honorar të zgjebosur nga “agjenturat e pavarme” dezinformative “shqiptare”, si dhe nga “kullakët” dhe “korrupcionistët” e shoqërisë sonë konsumatore. JO, argatshti për të afirmuar kultin e individit dhe të grupeve më të pasura latifundiste shqitare, pavarësisht nga emërtimi i platfomave të tyre “politiko-kombëtare” për “bashkimin” e shqiptarëve në “dimensione të përbotshme”. Jo përçarje, JO shpifje, JO sabotim, JO heshtje, por rindërgjegjësim, vigjilencë, guxim, seriozitet, këmbëngulje dhe vendosmëri të patradnur për ringjalljen e AMANETIT TË PAVDEKSHËM dhe të FITORES SË RIBASHKIMIT TË SKËNDERBEUT DHE TË ABDYL FRASHËRIT.
Ribashkimi i shqiptarëve në shtetin e tyre kombëtar në Ballkan, nuk është artikull “ i ngrirjes së thellë” frigoriferi i asnjë “kafshe politike” të Aristotelit, e as i ndonjë politike makiaveliste qoftë në kuptimin e brendshëm a të jashtëm të konceptit të tij.
S’ka dyshim se kjo pyetje është e vjetër sa edhe vetë gjeneza e shqiptarëve në Ballkan. Mirëpo, rrënjët e saj datojnë që nga zhvillimi dhe fitoret e kryengritjeve dhe të luftërave çlirimtare kombëtare të popullit shqiptar me në krye heroin kombëtar legjendar të pavdekshëm Gjergj Kastrioti-Skënderbeu kundër sundimit shekullor të Perandorisë Osmane.
Historikisht, Skënderbeu (heroi, trimi, luftëtari, diplomati dhe strategu ynë gjithëkombëtar shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike) është i pari që hodhi idenë e pavdekshme të bashkimit të popullit shqiptar . Kjo nuk ishte vetëm ide, por njëkohësisht dhe vepër konkrete e tij, e cila u kurorëzua me bashkimin e të gjithë princërve të njohur shqiptarë në “Kuvendin e Lezhës, më 2 Mars 1444”.
Ky është një nga argumentet e parrëxueshme dhe të pamohueshme se ideja dhe aspirata shekullore e shqiptarëve për bashkimin e tyre si komb dhe si shtet nuk ka qenë, nuk është dhe, dot nuk do të jetë utopi, as “ëndërrë e shkretë”, ashtu si po trumbetojnë sot me paturpësinë dhe, me injorancën më të madhe politika defetiste dhe disfatiste zyrtare shqiptare në Ballkan (Tiranë, Prishtinë, Shkup, Tetovë etj.).
Realisht, deri më sot në historinë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, vetëm Skënderbeu i ka bashkuar shqiptarët në Kuvendin historik kombëtar të Lezhës legjendare, më 1444. Andaj, edhe sot, në fillimshekullin XXI, SKËNDERBEU ka meritat më të mëdha për idenë dhe për veprën e konkrete të bashkimit kombëtar shqiptar.
Ndërkaq, prej vdekjes së Skënderbeut e deri më sot, të gjitha luftërat dhe përpjekjet tona për bashkim kanë ngelur vetëm PËRPJEKJE dhe LUFTËRA TË PAKURORÊZUARA për BASHKIM.
Kështu flet historia, kjo është FATKEQËSIA jonë gjithëkombëtare. Shkaku kryesor i kësaj FATKEQËSIE është PËRÇARJA-SHKYERJA TRAGJIKE PËRBRENDA VETËKOMBIT DHE SHTETIT ETNIK SHQIPTAR, si rrjedhim i interesave egoiste, grupore, mahallore, proviniciale primitive dhe ekstremiste të bajraktarëve, të “goxhobashëve”, të grupeve, të partive, të ideologjive dhe të politikave të ndryshme antishqiptare.
Pra, sa i përket “grafikut avancues” konkret të çështjes së ribashkimit, ende jemi, po atje në Lezhën Kuvendare të Bashkimit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut (2.III.19444), si dhe në Prizrenin e lashtë historik, në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878).
Nolens volens ja, kjo është “EUREKA” e DERISOTME E RIBASHKIMIT KOMBËTAR DHE SHTETËR SHQIPTAR NË BALLKAN.
Mbijetesa e formulës fataliste “Divede et impera”
Ribashkimin nuk mund ta bëjnë ata, që në forma të ndryshme tregtare, mashtruese, injorante, spekuluese, shpifëse, përçarëse, prepotente, grupore, fshehurazi dhe haptazi e sabotojnë dhe e luftojnë ribashkimin në emër dhe, “për llogari” të ribashkimit dhe të patriotizmit kombëtar shqiptar.
Si theksuam më sipër, çështja e ribashkimit kombëtar dhe shtetëror, nuk zë fill në shekujt e pellazgëve dhe të ilirëve. Për më tepër , nuk është “produkt i ri ” politik, kombëtar patriotik, nacionalist, demokratik, as teoriko-shkencor i filllimshekullit XXI, por është vetëm përpjekje për riaktualizimin e tij në dimensione kombëtare dhe ndërkombëtare, që asnjë lider, asnjë parti, asnjë politikan, asnjë ushtarak, asnjë diplomat, asnjë shkencëtar, asnjë tregtar e asnjë kovaç…, etj., nuk e ka të drejtën e monopolizimit, të tjetërsimit, të keqtrajtimit dhe të shantazhimit të tij qoftë për interesa të mjera individuale apo grupore, pasurore, karrieriste dhe bajraktariste…etj., sepse RIBASHKIMI ËSHTË ÇËSHTJE E SHENJTË DHE E PËRBASHKËT E GJITHË KOMBIT SHQIPTAR ANEMBANË SHQIPÊRISË ETNIKE.
Të jemi të sinqertë, të vetëdijshëm, modestë, të qartë, objektivë dhe vizionarë se, ÇËSHTJA E RIBASHKIMIT ËSHTË ÇËSHTJE, E DREJTË DHE TAPI LIGJORE E TË GJITHË SHQIPTARËVE, e jo vetëm e disa “KRUZHOKEVE”, e disa grupeve, e disa lidhjeve, e disa partive, e disa klubeve, e disa shoqatave, e disa politikave, e disa tregtive, e disa bixhozeve, e disa diplomacive, e disa biznismenëve, e disa prepotentëve, e disa analistëve, e disa masemdiave, e disa doktorëve të shkencës, e disa instituteve, e disa akademive shkencore, të gjitha këto “të pavarura”, secila, funksionon “krejtësisht në mënyrë të pavarur” KOKË MË VETE DHE, PËR VEÇANTINË E TYRE EGOCENTRIKE “ INFORMATIVO-SHKENCORE”, jo assesi në formë ekipore, në saje të ndonjë PLATFORME TË PËRBASHKËT strategjike, politike, kombëtare, as shkencore, por sipas formulës arakaike “qejf për veti dhe tym për shtëpi”.
Ja, ky është suksesi ynë i përbashkët “pilitiko-shkencor modern” në sfondin e unitetit gjithëkombëtar shqiptar.
Derisa të jemi alergjikë, të rezervuar, të inatosur dhe, derisa ta urrejmë njëri-tjetrin deri në armiqësi, askush prej “elitave politiko-shkencore” nuk mund të “rrahë gjoks” se kanë kontribuar aq shumë, dhe se janë duke dhënë maksimumin e tyre në konkretizimin e zgjidhjes së çështje koloniale shqiptare në Ballkan. Këtë konstatim tonin e provon edhe gjendja reale në terren, ku 50% e popullsisë dhe e territorit të Shqipërisë Etnike ende ndodhën nën zgjedhën dhe vargonjtë e përgjakshëm tiranikë të kolonializmit dhe të hegjemonizmit serbo-grek-malazez-“maqedon”-sllav.
Derisa të jemi të copëtuar dhe të shkyerë në dhjetra parti, lëvizje, fronte, lidhje, kongrese, konferenca dhe në disa politika e diplomaci të elitave të ndryshme, koncepte këto që, në esencë nuk e njohin njëra-tjetrën, edhe pse deklarativisht kanë “një emërues të përbashkët”, kur është fjala për zgjidhjen, për mbrojtjen dhe për avancimin e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan, çështja e RIBASHKIMIT të Shqipërisë Etnike, do të mbetet pezull dhe e pazgjidhur, sikurse këtu e 100 vjet të shkuara.
Ja, ky është bilanci i deritashëm “ i suksesit” tonë të përbashkët “pilitiko-shkencor modern” në sfondin e unitetit gjithëkombëtar shqiptar: “njëri thumbit, tjetri patkoit”(!?)
Komentet