Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova nuk u ik obligimeve të saj, në të njëjtin kohë kërkon nga partnerët të jenë të qartë sa i përket shkeljeve që i ka bërë Serbia në raport me Marrëveshjen e arritur në Bruksel dhe Ohër.
Osmani tha se, Serbia ka shkelur neni 4 i cili kërkon që Serbia mos të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatat ndërkomboëtare.
“Për këtë arsyeje, ne do të koordinohen vazhdimisht me SHBA dhe BE dhe nuk kemi asnjë interesim që të ikim nga obligimet tona”, tha ajo.
Sipas të parës së vendit, Asociacioni duhet patjetër të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.
“Në asnjë moment mos ketë ndonjë element që mund ta bëjë shtetin e Kosovës jofunksional. Serbia është palë në dialog dhe problemi është që zyrtarë të të Bashkimit Evropian kërkojnë që edhe vetë statuti të jetë një mes rreth mes asaj se çka kërkon Serbia dhe çka propozon Kosova aty gjithnjë ka rrezik, në qoftë se merren elemente të propozimit të Serbisë gjithnjë ka rrezik, ne po punojmë që garancat e partnerëve tanë të zbatohen edhe në praktikë në mënyrë që mos të tejkalohen këto linja të kuqe dhe të respektohet edhe sovraniteti edhe integriteti territorial”, theksoi ajo.
Duke shtuar se, Kosova respekton kushtetutën dhe ligjet e saj.
“Mbi të gjitha Kosova respekton të gjithë qytetarët e saj pa dallim etnie, Lista Serbe duhet të fillojë të mendojë për të mirën e qytetarëve, përfshirë qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë e mos të zbatojë agjendat destruktive”, tha ajo.