Osman Stafa: Thirrje për institucionet dhe shoqërinë: Një grua 45 vjeçare shteti po e lë të vdesë
KARAFILAT QË PËRQAFOJNË “KARIATIDET ”… Kujtime DR. EDUARD A. SKUFI
SKIFTER NË SHKREPA- Nga ARIF EJUPI
Ambasadori amerikan pranë qeverisë së Greqisë, 1944:”partizanët shqiptarë janë të gatshëm t’a lëshojnë Kosovën,… nuk bënë ndonjë gjë kundër gjermanëve, përveçse vranë shqiptarë të tjerë”- Nga Skënder Sadri KAPITI
HOROSKOPI I MUAJIT TETOR 2026
“Ushtarët zëvendësohen, mbretëresha jo!”- Belinda Balluku ministre edhe pas shkarkimit, dëshmitë e drejtorëve për “shefen”
Ina Zhupa: Rama zhduket nga VIDEO zyrtare e OKB-së – Foto e kryeministrit nuk shfaqet mes liderëve
Flijimi i Etëhem Haxhiademit nuk është vetëm i djeshëm – Ai vijon edhe sot nga vetë Akademia e Shkencave e Shqipërisë Nga Robert Martiko
Protesta para Kuvendit të Kosovës- Deputeti i LVV-së ndalohet nga protestuesit teksa po largohej
Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri Wendt takon kreun e SPAK, Klodian Braho: Tri prioritetet e presidentit amerikan Trump
Kuvendi miratoi në parim ndryshimet për Specialen, leximi i dytë vihet në pikëpyetje
Zhupa: Viti i ri akademik, viti i revolucionit studentor!
Zvicra kryeson industrinë e robotikës
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Një thirrje e fortë për Kryeministrin Edi Rama
Një thirrje e fortë për Kreun e Kuvendit Niko Peleshi
Një thirrje e fortë për 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.
Një thirrje e fortë për shoqërinë shqiptare.Kjo grua me kancer gjinekologjik, 45-vjeçare, po pret të bëj brakiterapinë, por ajo nuk ofrohet prej 6 muajsh në Spitalin Onkologjik.
Ky është një trajtim jetik dhe i pazëvendësueshëm.
Mungesa e këtij trajtimi çon në kthimin e sëmundjes, çon drejt vdekjes nëna, gjyshe, motra.Ky mesazh më lart është i gruas 45-vjeçare për ju.
Lexojeni. Lexojeni sikur të ishit ju në vend të asaj gruas.
Ajo është sot pa shpresë. Ajo po lufton për fëmijët e saj. Por është e braktisur nga shteti, nga ju.
Ju mund të ngrini zërin për të dhe gra të tjera, që kjo pajisje të vij.
Ju jeni përgjegjësit e mungesës së pajisjes së brakiterapisë.
Ju jeni shkaku që kjo grua po shkon drejt vdekjes.
Jo se po e çon sëmundja. Por po e çon mostrajtimi. Ajo ka nevojë të bëj brakitetapinë. Ju nuk ia mundësoni.
Ajo nuk ka para të shkojë jashtë Shqipërisë.
Ju i keni lënë vetëm një rrugë: VDEKJEN!
A ju peshon mbi ndërgjegje, mbi shpirtin tuaj, jeta e shumë nënave me kancer gjinekologjik, që s’bëjnë dot brakiterapi?
Ndoshta juve nuk iu plas, as iu intereson. Por dijeni, se një ditë do dilni përpara Zotit. Po atëherë si do ia bëni?
E turp për ato media, që mungesën e kësaj pajisjeve nuk e bëjnë lajm.
Turp për të gjithë ne, për shoqërinë ku jemi, sepse edhe në këtë rast nuk reagojmë.