VOAL

VOAL

Optimistët mund të jetojnë më gjatë pas sulmit në zemër

December 18, 2016
blank

Komentet

blank

Studimi i ri: “COVID-i i gjatë” mund të shkaktojë anomali në organet kryesore

Personat që kanë vuajtur më gjatë prej COVID-19 – sëmundjes që e shkakton koronavirusi – kanë më shumë gjasa të përjetojnë dëmtim të organeve, ka treguar një studim i ri.

Incizimet mjekësore kanë treguar se kësaj kategorie të pacientëve u rriten mundësitë tri herë më shumë që të përballen me anomali në mushkëri, tru dhe veshka.

Hulumtuesit besojnë se ekziston një lidhje me periudhën e gjatë të sëmurjes.

Ka shpresa që ky studim, i publikuar në revistën shkencore Lancet, të ndihmojë në krijimin e trajtimeve më efektive për atë që njihet si “COVID i gjatë”.

Për qëllime të studimit janë analizuar 259 pacientë, të cilët janë sëmurë me koronavirus dhe më pas janë shtrirë në spital.

Pesë muaj pas lëshimit prej spitalit, incizimet kanë treguar se në organet kryesore të tyre janë vërejtur dallime të dukshme, në krahasim me një grup prej 52 personash që nuk janë infektuar asnjëherë me koronavirus.

Dallimi më i madh është vërejtur në mushkëri, ku incizimet kanë treguar 14 herë më shumë mundësi për anomali.

Profesoresha Betty Raman nga Universiteti i Oksfordit, dhe njëra prej hulumtuesve të studimit, ka thënë se është qartë që pacientët me simptoma të “COVID-it të gjatë”, kanë më shumë mundësi të përjetojnë dëmtim të organeve.

“Mosha e pacientit, shkalla e sëmurjes me COVID, si dhe fakti nëse kanë pasur ndonjë sëmundje tjetër, kanë qenë faktorë me rëndësi për identifikuar dëmtim të këtyre organeve të rëndësishme të trupit”, ka thënë ajo.

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.9 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.rel

blank

Rreziku nga pesticidet në frutat serbe, konsumatorët në Kosovë të shqetësuar

Ditë më parë, Kroacia e Sllovenia bllokuan importin e frutave nga Serbia. Kjo për shkak të konstatimit se ato kanë nivel të lartë të pesticideve, të dëmshme për organizimin e njeriut.

Kosova ndërkohë, importon produkte të tjera nga Serbia, në shifra të larta. Dyshime për sigurinë e produkteve që konsumojnë, ngrenë edhe konsumatorët.

Megjithatë, nga Dogana e Kosovës, por edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, shprehen të sigurt se në tregun kosovar s’ka pemë e perime nga shteti serb.

Por organizata për mbrojtjen e konsumatorëve thotë se ka produkte që hyjnë në Kosovë edhe pa iu nënshtruar kontrolleve.

Në mënyrë që shëndeti të mos u rrezikohet nga pesticidet, qytetarëve u rekomandohet që para konsumimit, t’i pastrojnë sa më mirë frutat e perimet.syri.net

blank

Franca planifikon t’i ndalojë cigaret elektrike njëpërdorimshe

Franca planifikon t’i ndalojë cigaret elektrike njëpërdorimshe, ka thënë kryeministrja e këtij vendi, Elisabeth Borne për radion RTL të dielën.

“Është çështje e rëndësishme për shëndetin publik”, ka thënë Borne, duke shtuar se Qeveria është duke hartuar programe kombëtare për luftim të cigares, e cila, sipas saj, është përgjegjëse për 75.000 vdekje brenda një viti në Francë.

Sipas kryeministres, pajisjet e ashtuquajtura “puff” mund të krijojnë shprehi te të rinjtë, të cilët më vonë mund të krijojnë varësi nga cigarja.

Megjithatë, ajo e ka përmendur se Qeveria franceze nuk planifikon t’i rrisë taksat në cigare vitin e ardhshëm, pas rritjes së këtij viti.

Presidenti francez, Emmanul Macron pati publikuar më 2021 disa plane ambicioze për luftim të cigares dhe alkoolit, duke u zotuar për krijim të më shumë hapësirave publike ku nuk pihet cigarja dhe që 20-vjeçarët që jetojnë në Francë më 2030, të mos jenë konsumues të cigares.rel

blank

Boronicat, si ndikojnë në shëndetin e zemrës, kundër tensionit dhe diabetit

Në Shqipëri boronicat rriten të egra gjerësisht në trevat veriore të vendit. Boronicat e Tropojës, Kukësit dhe Pukës janë një nga mrekullitë më mirëbërëse të natyrë

Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe mendjes sonë. Boronica ndihmon trurin dhe zemrën, mbron sytë dhe lëkurën.

Antioksidantët që gjenden te boronicat, sidomos ato që rriten të egra në tokat shqiptare, janë aq të forta sa janë të afta për të neutralizuar radikalet e lira që lidhen me zhvillimin e disa sëmundjeve kardiovaskolare apo tumorale.

Janë mbreti i ushqimeve antioksidante

Ato kanë kapacitetin më të lartë antioksidant ndër të gjitha frutat dhe perimet që konsumojmë zakonisht.

Kjo ndihmon shumë në mbrojtjen kundër plakjes dhe ndaj tumoreve. Dëmtimi i qelizave është pjesë e jetës së përditshme. Madje kjo ndodh dhjetra mijëra herë në ditë, në çdo qelizë të trupit.

Dëmtimi i qelizave është pjesë e arsyes që ne plakemi më herët apo më vonë dhe ky dëmtim luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sëmundjeve tumorale.

Në një studim Universitetit Mjekësor të Cleveland, SHBA, individë me rrezik të lartë për sëmundje të zemrës vërejtën një ulje 4-6% të tensionit të lartë, pas konsumimit të 50 gramë boronica në ditë, për tetë javë.

Ndihmojnë në funksionimin e trurit dhe në përmirësimin e kujtesës

Antioksidantët përbërës të boronicave duket se kanë ndikime pozitive në funksionimin e trurit. Ato vonojnë rënien e funksioneve të tij të lidhura me moshën.

Një studim që zgjati gjashtë vjet, ku morën pjesë 16,010 të moshuar vërtetoi se boronicat dhe luleshtrydhet vonuan plakjen me deri 2.5 vjet.

Boronicat kanë shumë më pak sheqer krahasuar me frutat e tjera. Një kupë përmban vetëm 15 gramë sheqer natyral, aq sa një mollë e vogël apo një portokall.

Fakti që ato janë të shijshme, me ngjyrë të bukur dhe mund të shijohen si të freskëta edhe të ngrira, i bën ato edhe më të mira.gsh

blank

Pse po zhduken xixëllonjat?

Xixëllonjat plot dritë që na sjellin ndërmend momentet më të bukura të fëmijërisë.  Është i madh malli për stinët e kaluara në natyrë, nën mantelin e qiellit plot yje dhe në praninë e xixëllonjave, të cilat me shkëlqimin e tyre shpesh e bënin natën ditë. Por kur është hera e fundit që ke parë një xixëllonjë?

Nëse nuk e mban mend, atëherë ka kaluar shumë kohë dhe nëse i ke parë rrallë problemi mbetet serioz. Çfarë po ndodh në të vërtetë?

Bletët nuk janë të vetmet specie në zhdukje, pasi edhe fluturat po hasin vështirësi. Por me xixëllonjat situata është mjaft problematike. Prej vitesh, shkencëtarët kanë paralajmëruar shuarjen e 2,000 specieve të ndryshme të xixëllonjave.

Nuk është aspak çudi. Dora e njeriut në mjedis është shkatërrimtare. Krijesa të ndryshme ‘janë pa shtëpi.” Xixëllonjat shumohen dhe jetojnë në pyje, pranë liqeneve dhe lumenjve, nëpër kopshte dhe lëndina. Por kur betoni zapton çdo hapësirë të gjelbër, xixëllonjat humbasin habitatin e tyre.

Sikur betoni të mos mjaftonte, ekzistenca e tyre ndikohet për keq edhe nga pesticidet dhe ndotjet e shkaktuara nga njeriu. Xixëllonjat rrëfejnë më së miri shëndetin e mjedisit që na rrethon.

Sipas Dokumentit Shkencor Mbi Xixëllonjat, ato po shuhen në mbarë botën si rezultat i degradimit dhe humbjes së habitatit të tyre, ndotjes së lumenjve, përdorimit në rritje të pesticideve dhe ndotjes së vazhdueshme të ndriçimit në zonat e banuara nga njerëzit.

Xixëllonjat janë pjesë e trashëgimisë së biodiversitetit. Ato janë krijesa ikonë dhe kanë luajtur një rol të rëndësishëm në shumë kultura dhe qytetërime. Këto insekte fluturuese janë si zanat e përrallave. Ato janë epitoma e mbrëmjeve më të bukura verore dhe dashuria e parë me mrekullitë e natyrës për shumë prej nesh.

Nëse humbasim xixëllonjat, do të këpusim njëherë e mirë atë fillin e hollë që na lidh me magjinë e nënës natyrë dhe botës së mrekullueshme të saj. Njeriu nuk mundet ta përballojë një humbje të tillë, sado e parëndësishme në dukje.

Ajo që ne mundemi të bëjmë është të krijojmë mundësi nëpër kopshtet tona për xixëllonjat duke:

shmangur përdorimin e kimikateve.
lejuar krimbat dhe kërmijtë të shërbejnë për ushqimin e larvave të xixëllonjave
fikur dritat e verandave apo kopshteve
krijuar bimësi të bollshme për to.

Këto hapa mund të duken të rëndomtë, por ruajtja e xixëllonjave ka shumë rëndësi. Habitatet e xixëllonjave shfrytëzohen edhe nga shumë krijesa të tjera të natyrës si zvarranikët, zogjtë, amfibët dhe shumë specie të tjera. Sa më shumë krijesa të natyrës të humbasim aq më pak do të investohemi në aspektin emocional.

Xixëllonjat janë të domosdoshme të vazhdojnë misionin e tyre si ambasadorë të magjisë së natyrës./AgroWeb

blank

Qelizat embrionale të njërit sy mund të shërojnë syrin e dëmtuar

VOA/Marrë nga Associated Press

Phil Durst pësoi një aksident në punë në vitin 2017, kur një kimikat nga një makinë komerciale që lan enët i ra në sy. Ai thotë se ishte dhimbja më e madhe që kishte përjetuar ndonjëherë në jetën e tij.

Në syrin e tij të majtë dallohen qartë shenjat e aksidentit të rëndë që i mori shikimin. Tjetër pasojë ishte se ai nuk mund ta toleronte dritën dhe përjetonte nga katër deri pesë dhimbje koke në ditë.

Më vonë ai iu nënshtrua një procedure eksperimentale që synon trajtimin e lëndimeve të rënda në njërin sy me qeliza embrionale, ose burimore nga syri tjetër.

“Nga një verbim i plotë me dhimbje të tmerrshme koke, të cilat më bënin të mendoja se nuk mund të jetohej më, më erdhi shikimi në një masë që mund ta ngisja makinën dhe të dilja nga errësira”, thotë ai ndërsa i bien lotët.

51-vjeçari nga qyteti Homewood i Alabamës, ishte një nga katër pacientët që iu nënshtruan transplantimit me qeliza embrionale pjesë e studimit të parë në Shtetet e Bashkuara për ta provuar këtë metodë mjekimi, e cila një ditë mund të ndihmojë mijëra njerëz.

Edhe pse në disa raste nevojitet trajtim shtesë, ekspertët thonë se transplanti me qeliza embrionale ofron shpresë për njerëzit me alternativa të pakta ose pa mundësi të tjera. Rezultatet e hulumtimit në fazën e hershme u botuan të premten në revistën “Science Advances” “Përparimet Shkencore” ndërsa vazhdon një studim më i gjerë.

Kjo procedure trajton “mungesën e qelizave formuese limbale”, një çrregullim i kornesë që mund të ndodhë pas djegieve kimike dhe lëndimeve të tjera të syrit.

Pacientët pa qeliza limbale, të cilat janë thelbësore për ripërtëritjen dhe ruajtjen e shtresës më të jashtme të kornesë, nuk mund t’i nënshtrohen transplanteve të kornesë që përdoren zakonisht për të përmirësuar shikimin.

Shkencëtarja Ula Jurkunas, mjeke për sytë në spitalin “ Mass Eye and Ear” në Boston është hulumtuesja kryesore e studimit. Në bazë të procesit, thotë ajo, merret një mostër e vogël e qelizave bazë apo embrionale nga syri i shëndoshë dhe rriten në laboratorin e Institutit të Kancerit Dana-Farber në Boston.

Disa javë më vonë, ato transplantohen në syrin e dëmtuar. Zoti Durst ishte pacienti i parë që iu nënshtrua procedurës.

“Gjëja krysore është se po përdorim indin e vetë pacientit”, tha mjekja Jurkunas, jo indet e donatorëve që mund të refuzohen nga trupi.

Ajo thotë se kjo metodë është më e mirë se procedura që kërkon marrjen e një pjese shumë të madhe të qelizave embrionale nga një sy i shëndetshëm për t’u përdorur në një sy të dëmtuar, çka rrezikon ta dëmtojë syrin e shëndoshë.

Zoti Durst i lëndoi të dy sytë në aksident. Shikimi i tij ishte aq i dobët sa gruaja dhe djali i tij e ndihmonin atë të lëvizte. Por syri i djathtë ishte më pak i dëmtuar dhe mund të ofronte qelizat bazë për të realizuar procedurën e transplantit.

Shkencëtarja Jurkunas, i cila është gjithashtu e lidhur me Shkollën Mjekësore të Harvardit, tha se operacioni i zotit Durst në vitin 2018 shënoi kulmin e pothuajse dy dekadave kërkimore.

Shtresa e kornesë së syrit u shërua tek të gjithë pacientët në studim. Zoti Durst dhe një pacient tjetër iu nënshtruan transplantimit me korne artificiale. Dy pacientë thanë se shikimi i tyre u përmirësua ndjeshëm vetëm nga transplantimi i qelizave embrionale. Një pacient i pestë nuk iu nënshtrua procedurës sepse qelizat e tij embrionale nuk ishin në gjendje të zgjeroheshin ashtu siç duhet.

Zoti Durst tha se shikimi me syrin e djathtë është pothuajse i përsosur, por në syrin e majtë është i turbullt. Ai do t’i nënshtrohet një procedure tjetër në shtator në syrin e majtë.

blank

Femrat kanë më shumë nevojë për gjumë se meshkujt- Nga Prof. ALKET KOROSHI

Femrat kane me shume nevoje per gjume se meshkujt..
Studimet shkencore tregojnë se gratë përballen me pagjumësinë më shumë se burrat.
Kjo besohet të ndodhë për shkak të ndryshimeve hormonale. Për pasojë, gratë kanë më shumë nevojë për gjumë se burrat.
Sipas të dhënave të studimit të Qendrës Kërkimore të Universitetit Loughborough, gratë kanë nevojë mesatarisht për të paktën 20 minuta më shumë gjumë se burrat.
Përse gratë kanë nevojë për më shumë gjumë se burrat?
Truri i grave ‘funksionon’ ndryshe
Ekspertët shpjegojnë se gratë janë mëse të zonja të kryejnë më shumë punë e detyra në të njëjtën kohë.
Rrjedhimisht, ato e lodhin më shumë trurin gjatë ditës dhe kanë nevojë për më tepër gjumë natën.
Gratë flenë më pak gjatë ciklit menstrual
33 përqind e grave në botë thonë se nuk flenë mjaftueshëm gjatë ditëve të ciklit menstrual.
Për fat të keq, shumica e grave nuk arrijnë dot të kompensojnë orët e humbura të gjumit.
Kjo shkakton një lodhje më të madhe në punë dhe mungesë energjie.
Ekspertët rekomandojnë rritjen e nivelit të melatoninës dhe fjetjen më herët në mbrëmje.
Triptofani është substanca që rrit nivelin e melatoninës për gjumë të mirë dhe gjendet tek ushqime si bulmeti, arrorët, thjerrëzat dhe orizi.
Mungesa e gjumit ndikon në kujtesën e grave.
Mungesa e gjumit përkeqëson kujtesën si tek burrat ashtu edhe tek gratë, por tek këto të fundit, ndikimi është më i madh.
Shkencëtarët rekomandojnë dremitjen gjatë ditës për të përmirësuar kujtesën dhe vëmendjen.
Gratë e bëjnë gjumin më të shqetësuar
Sipas rezultateve të studimeve burrat, kanë tendencën të lëvizin më shumë në shtrat duke prishur gjumin e partneres së tyre.
Shtoni këtu edhe fëmijët e vegjël që tentojnë shtratin e prindërve në kërkim të mëmës dhe situata ndërlikohet më tepër.
Për pasojë, gratë që nuk flenë vetëm kanë nevojë për pak më tepër gjumë.
Dita e një gruaje është shumë e ngjeshur
Gratë mbajnë barrën e rëndë të punëve të shtëpisë dhe rritjes së fëmijëve.
Kjo ‘punë e papaguar’ kërkon shumë energji dhe i drobit gratë duke rritur nevojën për gjumë.
Si mund të flini më shumë ?
Lexueseve u rekomandohet të:
Dremisin gjatë ditës kurdo që u krijohet mundësia
Shmangin pijet me kafeinë dhe alkolin pasdite
Të mbajnë dhomën e gjumit në errësirë dhe të freskët
Të mos përdorin telefonin ose shohin tv të paktën 30 minuta përpara gjumit
Të flenë më herët.
blank

Si ndikojnë dhe përfitimet nga kremrat kundër diellit

VOA/Marrë nga Associated Press

Nuk ka një kohëzgjatje të caktuar për sa kohë një krem kundër diellit të mbron nga rrezet e dëmshme. Por dermatologët këshillojnë që çdo njeri duhet të përdor krem kundër diellit për të parandaluar, siç thonë ata, plakjen e parakohëshme të lëkurës, si dhe për të parandaluar llojet e ndryshme të kancerit të lëkurës.

Ndërsa temperaturat po shënojnë nivele rekord, dermatologët theksojnë se përdorimi i kremrave kundër diellit, është gjithnjë e më i rëndësishëm.

Ka një mori produktesh që mbrojnë lëkurën tonë nga pasojat e dëmshme të diellit. Kremi i diellit, thonë dermatologët, vepron si një shtresë mbrojtëse për lëkurën, duke mos lejuar që rrezatimi ultravjollcë të depërtojë në lëkurë dhe përmes qelizave të shkaktojë dëme në ADN dhe të prishë strukturën aktuale të vetë lëkurës.

Janë disa lloje të ndryshme rrezesh ultravjollcë, që depërtojnë në lëkurë, në forma të ndryshme. Ato ndikojnë në procesin e plakjes së lëkurës, por më e rënda, mund të shaktojnë lloje të ndryshme të kancerit të lëkurës.

Mjekët janë të shqetësuar nga dy lloje të rrezatimit ultjaviolet: UV-A dhe UV-B.

“Pra, ekziston rrezatimi ultraviolet A, ka pak rrezik për kancer, por lidhet më shumë me plakjen. Ndikmi kryesor është tek rrudhat, është i lidhur me zbehjen e lëkurës, është i lidhur me pigmentin, lidhet me enët e gjakut duke i bërë më të dukshme në sipërfaqe, pra përshpejton plakjen e lëkurës”, thotë dermatologia Emma Craythorne..

Rreziku më i madh vjen nga rrezet UV-B, që mund të shkaktojnë kancer.

“Rrezet, UVB, hyjnë drejpërdrejt në ADN-në e lëkurës dhe dëmtojnë bërthamën e qelizave së lëkurës. Trupi i njeriut është shumë i zgjuar, sepse e riparon dëmin. Por ekspozimi i përsëritur dhe dëmtimi i përsëritur do të krijonte shumë mutacione. Dhe kur ka shumë mutacione brenda një qelize, atëherë shndërrohet në kancer të lëkurës”, thotë dermatologia Emma Craythorne.

Sipas dermatologes kremrat kundër diellit mund të ndahen përafërsisht në dy kategori: krem mbrojtës kimik dhe krem mbrojtës fizik.

Kremrat fizikë, që kanë në përbërje bazë minerale, si dioksid titani dhe oksid zinku, shërbejnë për të bllokuar rrezet ultraviolet, duke shërbyer si pasqyra që i thyejnë dhe reflektojnë mbrapsht rrezet e diellit.

Ndërsa kremrat kimikë thithin dhe shpërndajnë rrezet ultraviolet të diellit, duke e shndërruar energjinë e dritës në nxehtësi. Por nxehtësia që çlirohet është kaq e vogël, sa nuk mund të kapet as me aparatura.

Vende të ndryshme kanë rregulla të ndryshme se cilat kimikate lejojnë. Doktoreshë Emma po ashtu këshillon se mbrojtja që ofron çdo krem kundër diellit varet nga kohëzgjatja e ekspozimit ndaj diellit.

“Ju si konsumator mund të keni blerë një krem që ka si faktor mbrojtjeje 30 ose 50 (SFP). Këto shifra tregojnë se kremi ju mbron nga ana e djegies, pra rrezet UVB. Nuk tregon se sa shumë ju mbron nga rrezet UVA. Dhe për ta zbuluar këtë, është pak më e ndërlikuar”, thotë dermatologia Emma Craythorne.

Doktoresha këshillon se çdo njeri duhet të lexojë të dhënat e produktit për të parë nëse ofron mbrojtje afatgjatë. Po ashtu, sipas saj, çdo njeri mund të qëndrojë jo më shumë se 30 minuta në diell, pa shkaktuar djegie nga dielli dhe këshillohen orët e mëngjesit, ose orë e pasdites vonë.

blank

Ndiheni të lodhur dhe pa memorie? Ja cili është shkaku

Nëse ndiheni më të lodhur dhe pa memorie, faji mund të jetë i asaj që vendosni në pjatën tuaj.

Një studim i Universitetit Uppsala në Suedi dhe i botuar në “Obesity”, zbuloi se dietat shumë të pasura me yndyrë, sheqer dhe kripë rrezikojnë cilësinë e gjumit të natës.

Në veçanti, në elektroencefalogramet e vullnetarëve që hëngrën junk food për një javë, u gjetën ndryshime në fazën e gjumit me valë të lehta dhe në fazën e gjumit të thellë, që janë rëndësishme në kujtesën dhe proceset e të mësuarit.

Studimi krahasoi aktivitetin elektrik të atyre që kishin ngrënë ushqime të shëndetshme (mysli, peshk, fruta dhe perime) me atë të atyre që, për hir të shkencës, kishin ndjekur një dietë të bazuar në ëmbëlsirat dhe ushqimet yndyrore të parapaketuara (përfshirë qofte dhe pica).

Numri i orëve të gjumit ishte i ngjashëm, por këta të fundit shfaqnin ndryshime në valët delta dhe beta gjatë gjumit të thellë. Studiuesit vërejnë se efekti i zbuluar është i ngjashëm me atë që ndodh me moshën, kur kujtesa dështon dhe është më e vështirë të mësosh koncepte të reja./ dita

blank

Shkencëtarët gjejnë mikroplastikë edhe në indet e zemrës së njeriut

Shkencëtarët gjejnë mikroplastikë kudo që i kërkojnë: ushqim, ujë, ajër dhe disa pjesë të trupit të njeriut, duke përfshirë, dhe ky është zbulimi më i fundit, në indet e zemrës.

Tani, në një studim pilot të njerëzve që kanë bërë një operacion në zemër, studiuesit në Shkencën dhe Teknologjinë Mjedisore të Shoqatës Kimike Amerikane raportojnë se ata kanë gjetur mikroplastikë në shumë inde të zemrës dhe mikroplastika thuhet se u prezantua, papritur, gjatë procedurave kardiokirurgjike.

Mikroplastika janë fragmente plastike me gjerësi më të vogël se 5 milimetra ose sa një gomë lapsi.

Studimi i financuar nga Fondacioni Kombëtar i Shkencave Natyrore të Kinës dhe Fondacioni i Shkencave Natyrore të Pekinit analizoi indet e 15 pacientëve që i nënshtroheshin një operacioni në zemër duke marrë në konsideratë mostra nga seksione të ndryshme të organit në një eksperiment pilot, duke vlerësuar në disa raste edhe gjakun venoz të marrë para dhe pas operacionit.

Ekipi analizoi mostrat me imazhe direkte me lazer infra të kuqe dhe identifikoi grimcat e bëra nga tetë lloje të plastikës, duke përfshirë polietilen tereftalat, polivinil klorur dhe poli (metakrilat metil).

Kjo teknikë zbuloi dhjetëra mijëra pjesë individuale të mikroplastikës në shumicën e mostrave të indeve, megjithëse sasitë dhe materialet ndryshonin midis pjesëmarrësve.

Të gjitha mostrat e gjakut përmbanin gjithashtu grimca plastike, por pas operacionit, madhësia mesatare e tyre u zvogëlua dhe grimcat erdhën nga më shumë lloje të ndryshme plastike.bw

blank

Rritet numri i pacientëve me probleme në zemër si pasojë e koronavirusit

VOA

Në vitin e katër të pandemisë, një numër në rritje i pacientëve po përballen me probleme në zemër si pasojë e COVID 19-ës.

Sipas të dhënave të mjekësisë, ata që janë infektuar në fillimet e pandemisë, janë më të rrezikuar që të preken nga problemet si rrahjet jonormale dhe të shpejta të zemrës, mpiksja e gjakut, dhimbje gjoksi dhe madje edhe infarkt, deri një vit pas infektimit, krahasuar me ata që nuk janë infektuar.

Mike Camilleri, Pacient

Mike Camilleri, Pacient

Zjarrfikësi Mike Camilleri dikur nuk e kishte problem të mbante pajisje të rënda gjatë operacioneve të shpëtimit.

Por tani, ai po lufton me simptomat e COVID-it që ende po i vazhdojnë.

“Më ka kufizuar pothuajse çdo gjë që bëj në jetë, fizikisht dhe mendërisht. Vuaj nga ankthi, depresioni, dhimbje gjoksi, gulçimi dhe lodhja. Nuk kam dëshirë të bëj asgjë. Ka ditë që nuk dua as të ngrihem nga shtrati”, shpjegon zoti Camilleri.

Më 2020 ai u infektuarpër herë të parë, ndërsa para disa muajsh u riinfektuar me COVID. Pasojat e pandemisë i kushtuan vendin e punës, pas 20 vitesh karrierë.

“Kjo është e vetmja gjë që di të bëj. Më mungojnë miqtë e mi, të qëndroj në një qendër zjarrësikësish, me shoqërinë. Më mungon një orar pune dhe jeta normale”, thotë ai.

Fillimisht mjekët ishin të hutuar nga rasti i zotit Camilleri. Pasi provoi terapi të ndryshme, ai gjeti një ekip kardiologësh në Universitetin e Uashingtonit, që po trajtonin pacientë me probleme të ngjashme të zemrës, pas infektimit me COVID-19.

“Ky ishte lajmi më i mirë që kisha marrë për një kohë të gjatë. E kuptova se nuk kam probleme mendore, por se me të vërtetë diçka nuk është në rregull”, thotë zoti Camilleri.

Ai vazhdon të ndjekë një plan të kujdesshëm rikuperimi, ndërsa mjekët po vënë re shenja të lehta përmirësimi.

Katër vite pas identifikimit të rasteve të para me COVID-19, numri i pacientëve me probleme në zemër, si pasojë e koronavirusit po rritet, thonë ekspertët.

“Ne po shohim pasoja në zemër dhe në sistemin kardiak, që për fat të keq janë shumë më të mëdha sesa pasojat në sistemet e tjera të organeve”, thotë Dr. Susan Chenk, kardiologe në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos.

Deri në një vit pas infektimit me COVID-19, pacientët janë nën rrezik të preken nga probleme kardiake, si mpiksja e gjakut, rrahjet jonormale dhe të shpejta të zemrës dhe infarkti – edhe në rastet kur rikuperimi i pacientit duke se po shkon mirë.

Sipas ekspertëve, ende nuk dihet se cilat janë kategoritë më të rrezikuara nga këto pasoja dhe nëse ato mund të parandalohen.

“Jam i shqetësuar sepse jemi pranë daljes nga kjo pandemi me më shumë probleme shëndetësore, si rezultat i pasojave të COVID-it në zemër. Për disa njerëz, këto pasoja do të jenë të përhershme. Këto simptoma do të kenë ndikim jo vetëm tek pacientët, por edhe tek familjet e tyre, sistemet shëndetësore dhe shoqërinë tonë në përgjithësi”, thotë Dr. Ziyad Al-Aly nga Universiteti i Uashingtonit.

Për të kuptuar shkallën e rrezikut nga pasojat e COVID-it në zemër, Dr. Al-Ahly ka analizuar të dhënat mjekësore në një bazë të madhe të dhënash të Administratës së Veteranëve.

Njerëzit që i mbijetuan COVID 19-ës në fillim të pandemisë ishin më të kërcënuar nga problemet në zemër, deri një vit pas infektimit, krahasuar me ata që nuk janë infektuar.

Këtu përfshihen edhe njerëzit e moshës së mesme, pa shenja të mëparshme të problemeve me zemër.

Bazuar në këto gjetje, zoti Al-Aly vlerësoi se 4 në çdo 100 pacientë kishin nevojë për trajtim, për të paktën një simptomë të zemrës, në vitin e parë pas rikuperimit nga COVID-19.

Përmasat e përhapjes së pandemisë, nënkuptojnë se miliona njerëz do të vuajnë nga problemet në zemër, thonë ekspertët.

Shkencëtarët tani po studiojnë nëse rreziku i përgjithshëm ka rënë për shkak të vaksinimeve dhe simptomave më të buta të koronavirusit.

blank

VIDEO- Hulumtimi i kardiologes kosovare: 4.000 hapa në ditë ulin rrezikun nga vdekja e hershme

Nëse i bëni vetëm 4.000 hapa në ditë, ju do të mund të ulni rrezikun e vdekjes nga ndonjë komplikim shëndetësor, tregon një studim i ri. Sipas gjetjeve, edhe më pak hapa ju duhen për ta zvogëluar rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Lendi Susuri)


Send this to a friend