VOAL

VOAL

Operacioni në tru i Diego Armando Maradonës del me sukses

November 4, 2020

Komentet

35 mijë zemra kuqezi në stadium, tifozët përkrahin kuqezinjtë në Dusseldorf, ndaj Spanjës për historinë

Shqipëria do të sfidojë Spanjën të hënën në orën 21.00, në një ndeshje ku kuqezinjtë synojnë 3 pikët, për të vazhduar tutje. Atmosfera është pozitive në grup, pas atij barazimi 2-2 ndaj Kroacisë, pak ditë më parë.

Në stadiumin e Dusseldorfit, pritet të jenë jo pak por 35 mijë tifozë kuqezi, në mbështetje të kombëtares. Stadiumi që ka një kapacitet prej 50 mijë vendesh do  të kthehet në një skenë spektakli, ku do të mbizotërojnë ngjyrat kuq dhe zi.

Ekipi i drejtuar nga Sylvinho numëron 1 pikë deri më tani (ka shanse për kualifikim), ndërsa Spanja kryeson grupin me 6 pikë.  Takimi tjetër është ai mes Kroacisë dhe Italisë.

(BalkanWeb)

‘Sylvinhos i thashë direkt po’, Nedim Bajrami: Spanja favorite, luftojmë për çdo pikë e çdo top

Nedim Bajrami, rekordmeni i Kombëtares në Euro 2024 doli para mediave në prag të ndeshjes kundër Spanjës. Kuqezinjtë ndodhen në Dortmund ku po përgatisin duelin kundër Iberikëve, sfidë që do luhet të hënën në orën 21:00 dhe është i fundit për Grupin B, 90 minutat që do vendosin shumë për fatet e tanëve në këtë event.

Bajrami, i cili ka shënuar golin më të shpejtë (23 sekonda) në çdo Evropian, a thënë se Spanja është favorite, por ata do luftojnë për çdo top e çdo pikë.

“E dimë të gjithë që Spanja është favorite për fitimin e Europianit. Duhet ta përgatitim mirë ndeshjen dhe të jemi gati. Të bëjmë maksimumin të gjithë, nuk ka rëndësi kush luan dhe kush jo.
Broja, Ramadani e Seferi zbulojnë sekretet e kombëtares në Euro 2024: Kush luan playstation e flet më shumë në telefon

Me Italinë as vetë nuk e pritëm që do e fillonim aq mirë, por ata shënuan dy gola më pas. Patëm rast me Manajn për të barazuar. Me Kroacinë zhvilluam një ndeshje shumë të bukur, treguam që jemi aty

Spanja ka kualitete, nuk ka rëndësi kush luan nga ata. Ne të fokusohemi te loja jonë dhe kualitetet tona. Dhe të japim maksimumin. Lamine Yamal është shumë i fortë, por edhe Morata e Fabian Ruiz. Ndërkohë që Rodri nuk luan, pasi ka dy kartonë të verdhë.

E dimë që Spanja është jo vetëm ekip i fortë, por favorit për mua për fitimin e Europianit. Të japim maksimumin dhe t’i japim gola rastet që do të kemi. Është një turne që nuk ka shumë raste, të jemi më konkretë te shënimi i golit.

Pozicioni? Ndaj Italisë luajta mesfushor, me Kroacinë në krah. Sylvinho më pyeti nëse mund të luaja në krah. I thashë po, pasi jam gati të luaj e sakrifikoj kudo për Kombëtaren.

Në futboll nuk ka dhurata, kështu që të fokusohemi te loja jonë dhe kualitetet që kemi. Të luftojmë për çdo top.

Goditjet në portë? Do të provoj edhe me Spanjën. Edhe Asani e Asllani kanë goditje shumë të mira. Spanja do të na vendosë në presion, kështu që të shfrytëzojmë edhe goditjet nga zona e 16 metrave.

Jam gati të luaj në çdo pozitë, mesfushë apo krah. Do të jap maksimumin ku të më vendosë trajneri. Do kemi rastet tona në kundërsulm, por të jemi më konkretë. Patëm raste edhe me Italinë e Kroacinë. Me Spanjën duhet t’i bëjmë gola

Goli me Italinë? Më mirë kisha dhënë golin e fundit me Italinë që të fitonim 1-0. Nuk e dija se u futa në historinë e Europianit, jam shumë i lumtur.

Rotacion te Spanja? Po luajmë një Europian me skuadra shumë të forta. Nuk ka ekip të parë, të dytë apo të tretë për mua. Të gjithë kanë kualitet, por ne duhet të përgatitemi sa më mirë. Të futemi në ndeshje për të luftuar për çdo pikë dhe çdo top.

Besoj se fazën mbrojtëse kemi bërë dy ndeshje të mira. Por të jemi më konkretë në sulm, pasi kemi patur raste. Duhet të kërkojmë edhe golin e dytë dhe të tretë, jo vetëm 1-0.

Tifozët? Spanja do të na bëjë shumë presion, kështu që në mbrojtje të jemi si ndaj Italisë dhe Kroacisë. Kemi kualitete në kundërsulm. Shpresoj që të gjithë tifozët kuqezi do të na mbështesin, në stadium dhe jashtë”, tha Bajrami. sn

Ligji për fëmijët, Spanja rrezikon dënimin për shkak të Yamal

Lamine Yamal është bërë futbollisti më i ri në histori që luan në një Kampionat Evropian. Megjithatë, kjo pritet t’i sjellë disa ndëshkime kombëtares spanjolle.

Për shkak se Yamal është vetëm 16-vjeç, për të në zbatim vjen Ligji për Mbrojtjen e të Rinjve në Gjermani.

Sipas këtij ligji, të miturit siç është edhe Yamal nuk lejohen më të punojnë pas orës 20:00. Të enjten Yamal luajti kundër Italisë, në ndeshjen që nisi me fillim nga ora 21:00, megjithatë ky nuk është problem shumë i madh për shkak se ka përjashtime për sportistët deri në ora 23:00, por sipas shtypit gjerman Spanja rrezikon përsëri dënimin.

Siç raporton ZDF, intervistat, vrapimi dhe dushi pas ndeshjes konsiderohen gjithashtu punë. Megjithatë, nuk janë pasojat sportive që mund të kërcënojnë, por ato financiare. Autoritetet mund të vendosin një gjobë deri në 30,000 euro për Spanjën./GazetaSinjali/

REL: Nga gjoba ndaj Shqipërisë e Serbisë, përjashtimi i gazetarit Arlind Sadiku, tek hetimi i futbollistit Mirlind Daku

Derisa ekipet kombëtare të vendeve nga Ballkani që po garojnë në Kampionatin Evropian të futbollit në Gjermani nuk përballeshin mes vete në fushën e gjelbër, tifozët e tyre ishin në qendër të vëmendjes në javën e parë të turneut, duke shkaktuar incidente të ndryshme, që u ndëshkuan nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA).

Pak minuta përpara se Morata të fliste, francezja “L’Equipe” e kishte titulluar raportin e ndeshjes: “Spanja mbyt Italinë dhe tashmë është në fazën e 1/8 e finaleve”. E gjithë Evropa pajtohet: “Spanja është një skuadër e frikshme”. De la Fuente, i cili nuk është adhurues i lajkave, la gjithashtu një frazë për shpresë. “Nuk ka ekip më të mirë se ne”. Loja e shkëlqyer ndaj Italisë ka shpallur përfundimisht gjendjen e euforisë në Spanjë, ndonëse Europiani i vërtetë për Spanjën dhe protagonistët e tjerë të mëdhenj nis nga faza e 1-8. Ajo që nuk ka dyshim është se Spanja ka rënë sërish në dashuri me një stil që ka ndryshuar jo pak në krahasim me vitet e fundit.

Lamtumirë ndeshjeve me njëmijë prekje të topit, përshëndetje futbollit marramendës të Lamines dhe Niko Uilliams dhe një presion që bllokon rivalët. Spanja është skuadra që “vjedh” më shumë topa në këtë Europian (82) dhe ajo që shkakton më shumë faulle! Spanja numëron 32 faulle në dy ndeshjet e para në grup, çka flet për intensitetin me të cilin Spanja e përballon atë presion në fushën kundërshtare. Sepse më shumë se 50% e rikuperimeve dhe faulleve të Spanjës ndodhin në fushën rivale. Tani për tani është sekreti i Spanjës. “I kemi shumë të qarta idetë. Trajneri na kërkon të bëjmë presing, të kërkojmë golin dhe të jemi vertikal”, tha Niko Uilliams në nisje të grumbullimit. E thënë e bërë. Spanja po e interpreton në mënyrë perfekte planin e De la Fuentes, me ndjenjën se skuadra po rritet me kalimin e ndeshjeve.

BILANCI – Shifrat e Spanjës në këtë Europian janë mbresëlënëse. Dy fitore në dy ndeshje, katër gola të shënuar dhe asnjë e pësuar. Ndërsa me Kroacinë, Spanja i dha mundësi rivalëve, kundër Italisë, portierit Unai Simon iu desh të bënte vetëm një ndalesë në të gjithë ndeshjen, gjë që flet për qëndrueshmërinë e një skuadre që e nis sistemin e saj mbrojtës me sulmuesit. De la Fuente është aq i qartë për planin, saqë ai ndryshoi të gjithë sulmin në pjesën e dytë. Por pa humbur asgjë në cilësi.bw

Fyerjet e Dakut- ‘Daily Mail’: Sa shumë tension mes tifozerive ballkanike

Nga Michael Pavitt, DAILY MAIL

Futbollisti shqiptar Mirlind Daku ka nxjerrë një deklarate pasi u kap duke drejtuar thirrje “Ia q*** r*** Maqedonisë dhe Serbisë” me një megafon ne lojërat e Euro 2024.

Deklarata e Dakut erdhi pasi UEFA nisi dy hetime për incidentet e supozuara rreth barazimit 2-2 të Shqipërisë dhe Kroacisë të mërkurën.

Trupi qeverisës konfirmoi se ka emëruar një Inspektor të Etikës dhe Disiplinës që të hetojë për “sjellje supozisht të papërshtatshme” nga Daku pas ndeshjes në Hamburg.

Një hetim tjetër ka nisur për “sjellje potencialisht raciste ose diskriminuese nga mbështetësit” gjatë përplasjes së grupit B.

Shoqata Serbe e Futbollit kishte kërcënuar se do e linte kampionatin të enjten nëse UEFA nuk ndërmerr veprime, pasi dy grupet e mbështetesve mund të dëgjoheshin duke thirrur “Vritini serbët” brenda stadiumit gjatë ndeshjes.

Daku ka ofruar një deklaratë në rrjetet sociale pas pamjeve të kapura pak pasi bilbili i fundit e tregoi atë duke mbajtur një megafon dhe duke bërtitur thirrje poshtëruese në shqip, ndërkohë që i bënte gjeste tubimi mbështetësve qe t’i bashkoheshin.

Daku, i cili dikur luante për Kosovën para se të luante për Shqipërine në vitin 2023, luan për klubin rus Rubin Kazan. Serbia është aleate me Rusinë, pavarësisht pushtimit të Ukrainës, i cili filloi në 2022.

Deklarata e tij duket se ndaloi se kërkuari falje të plotë duke mos përmendur Maqedoninë ose Serbinë, por pranoi se mund të kishte shkaktuar ofendim.

“Së pari, dua të tregoj mirënjohje për ata që na mbështetën në momentet e mira dhe të vështira të Euro 2024”.

“Si çdo futbollist, ne ato momente emocioni është në tjetër nivel, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohet, është e vështirë që të pershkruash ndjesinë e të luajturit për këtë kombëtare, për këta tifozë, të cilët na japin dashuri të pambarueshme, siç është dhe motoja jonë “Duaje Shqipërinë pa kufinj”.”

“Ndjenja nëse ofendova dikë pas ndeshjes me Kroacinë, loja ndikon shumë. Unë vazhdoj të punoj bashkë me të tërë grupin për ëndrrat tona”.

“Kërkoj shume falje, dhe ndjej një detyrim moral dhe profesional për këtë, për ata të cilët u lënduan”.

Daku erdhi nga stoli gjatë përplasjes magjepsëse të Euro 2024 dhe e ndihmoi anën e tij të siguronte një pikë të vonë dramatike, me zëvendësuesin Klaus Gjasula duke goditur thellë në kohën e ndalimit.

Federata Maqedonase e Futbollit ka zbuluar se do i dërgojë një ankese UEFA-s kundër “thirrjes nacionaliste” të Dakut.

Këto aksione u cituan gjithashtu nga Federata Serbe e Futbollit në një letër dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s Theodore Theodoris, i cili i kërkoi trupit qeverisës që t’i jepnin sanksione Shqipërisë dhe Kroacisë.

Organizata tha se ishte e “surprizuar” që protokolli me tre hapa i UEFA-s nuk u zbatua pavarësisht thirrjeve.

Sipas protokollit, zyrtarët e ndeshjes mund të ndalojnë një ndeshje dhe të kërkojnë një shpallje në stadium për të folur rreth sjelljeve raciste, ndërkohë që hapi i dytë e lejon arbitrin që t’i nxjerrë lojtarët nga fusha për 10 minuta nëse sjellja nuk ndalon.

Nëse sjellja raciste vazhdon pas një rifillimi të dytë, arbitri mund ta braktisë ndeshjen.

Serbia ishte gjithashtu e nervozuar kur një gazetar kosovar iu bëri tifozëve të tyre një shenjë “shqiponje” shqiptare në lojën e tyre hapëse kundër Anglisë.

Arlind Sadiku, i cili raporton për kanalin televiziv Artmotion, u ndalua nga pjesa ngelëse e kampionatit për “sjellje të keqe”.

Shoqata Serbe e Futbollit kishte kërcënuar më herët se do të tërhiqej nga Euro 2024 nëse UEFA nuk do ndërmerte veprime kundër Shqipërisë dhe Kroacisë.

Kërcenimi erdhi ore para barazimit 1-1 te Serbise dhe Sllovenise me golin e vone te Luka Jovic duke ia mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit nga Grupi C.

Mospëlqimi i kroatëve dhe shqiptarëve kundrejt serbëve i ka zanafillat në prishjen e Jugosllavisë në vitin 1995.

Takimi i pare i Kroacisë dhe Serbisë në 2013 u quajt “ndeshja e dekadës” nga media në të dyja shtetet dhe biletat për përplasjen u shiten brenda orëve.

Edhe pse nuk kishte fansa të largët në stadium, 1500 oficerë policie patrulluan lojën në mënyrë që të ndalonin ndonjë shpërthim të nacionalizmit.

Gjithashtu, kur Serbia dhe Shqipëria u përballën për të parën herë si shtete të pavarura, kualifikuesja e tyre për Euro 2016 shkoi në kaos dhe në arrestimin e vëllait të kryeministrit të Shqipërisë.

UEFA i kishte ndaluar tifozët e Shqipërisë nga të bërit pjesë në përplasjen në Beograd, por zgodhi që t’i lejonte të dyja shtetet që të përballeshin, pavarësisht tensioneve politike.

Dhe kur flamuri shqiptar – i shoqëruar nga një hartë e Kosovës dhe mesazhin “Autochtonus”, domethënë vendali, fluturoi lart fushës me anë të një droni të kontrolluar nga një pult – filloi kaosi.

UEFA e ka ngarkuar Serbinë tashmë me dy vepra penale pas humbjes së tyre ndaj Anglisë të dielën në Gelsenkirchen – domethënë hedhja e objekteve dhe shpërndarja e mesazheve provokative “të papërshtatshme për një event sportiv”.

E fundit kuptohet të ketë lidhje me ekspozimin e një flamuri të lidhur me një lëvizje paraushtarake e cila bëri pjesë në spastrimin etnik gjatë Luftërave Jugosllave.

Trupi qeveritar gjithashtu hapi një hetim për pretendimet se zhurma majmunësh iu adresuan lojtareve angleze gjatë përplasjes.

Një inspektor u emërtua që të drejtonte hetimin disiplinor “lidhur me sjellje supozisht diskriminuese” – edhe pse një rezultat nuk pritet deri pas fazës së grupeve.

Serbia mund të marrë tjetër ndëshkim pasi tifozët e saj hodhën shishe në fushe gjatë barazimit te tyre 1-1 me Slloveninë.

Federata Shqiptare e Futbollit gjithashtu u godit me katër akuza për incidente gjatë humbjes së tyre 2-1 kundër Italisë javën e kaluar.

Vjen dënimi i parë për Mirlind Dakun, Rubin Kazan merr vendimin për sulmuesin kuqezi

Mirlind Daku është në pritje të vendimit të UEFA-s për ngjarjen që u kthye në temë diskutimi, koret e tij para tifozëve në fund të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Por ndërkohë, ai ka marrë ndëshkimin e parë nga klubi i tij në Rusi.

Rubin Kazan, nëpërmjet një komunikate zyrtare, ka bërë të ditur se do të ketë masë disiplinore dhe gjobë për futbollistin kuqezi.

“Sulmuesi Mirlind Daku ka kryer thirrje ofenduese pas ndeshjes së EURO 2024 të ekipit kombëtar të Shqipërisë ndaj Kroacisë.

Klubi jonë merr përgjegjësinë për çfarë ka ndodhur. FC Rubin përfaqëson një ekip multinacional, dhe gjithmonë i përputhet parimeve të respektit dhe barazisë, duke dënuar në mënyrë kategorike çdo formë diskriminimi aspo fyerje në bazë kombëtare, fetare apo racore.

Pas kthimit në ambientet e klubit, ndaj futbollistit do të aplikohen sanksione disiplinore dhe financiare. Një bisedë shpjeguese do të mbahet gjithashtu me lojtarin në klub, për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen”, shkruhej në njoftimin e klubit të Rubin Kazan.bw

Euro 2024, arenë e rivaliteteve ballkanike

Mbështetësit e Shqipërisë mbajnë një slogan me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri” gjatë ndeshjes mes Kroacisë dhe Shqipërisë në Euro 2024 në Hamburg, Gjermani, më 19 qershor.

 

Ekrem Idrizi

Derisa ekipet kombëtare të vendeve nga Ballkani që po garojnë në Kampionatin Evropian të futbollit në Gjermani nuk përballeshin mes vete në fushën e gjelbër, tifozët e tyre ishin në qendër të vëmendjes në javën e parë të turneut, duke shkaktuar incidente të ndryshme, që u ndëshkuan nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA).

Ditët e para të Euro 2024 – që nisi më 14 qershor – u shënuan me disa incidente, në të cilat u përfshinë kryesisht tifozët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të Shqipërisë dhe të Serbisë në veçanti, por edhe një futbollist dhe një gazetar i sportit.

Por, shumica e incidenteve u përqendruan rreth Kosovës, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh.

Çfarë ndodhi dhe kush u përfshi?

UEFA i ka gjobitur Shqipërinë dhe Serbinë për incidentet e shkaktuara nga tifozët e tyre, dhe është duke e hetuar Shqipërinë dhe sulmuesin e saj, Mirlind Daku, për incidente të tjera.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) u dënua me gjobë të përgjithshme prej 37.375 eurosh nga UEFA, për shkak të sjelljeve të tifozëve të saj në humbjen 2:1 kundër Italisë, në ndeshjen hapëse të Grupit B, më 15 qershor, në Dortmund.

Në një njoftim, më 19 qershor, UEFA tha se, ndër të tjera, e dënoi FSHF-në me 10.000 euro për shkak të “përçimit të mesazheve provokuese, të papërshtatshme për një ngjarje sportive”.

Tifozët e Shqipërisë e shpalosën një baner me flamurin e vendit të tyre që zgjeron kufijtë brenda territorit të vendeve fqinje, gjatë asaj ndeshje dhe gjatë ndeshjes kundër Kroacisë, më 19 qershor. U raportua se ata shpalosën edhe një flamur me stemën e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Serbia, në anën tjetër, u gjobit me 10.000 euro, pasi Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i UEFA-s gjeti se tifozët e saj “përçuan mesazhe provokuese, të papërshtatshme për një ngjarje sportive”, si dhe me 4.500 euro për hedhjen e gjësendeve në fushë, në humbjen 1:0 kundër Anglisë, më 16 qershor, në Gelsenkirshen.

Para asaj ndeshjeje, shtatë tifozë serbë u arrestuan për shkak të një përleshjeje me tifozët anglezë, në qytetin perëndimor gjerman.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) bëri ankesë në UEFA për, siç ka thënë, shfaqjen e flamujve, sloganeve dhe thirrjeve të tifozëve serbë me “mesazhe politike, shoviniste dhe raciste kundër Kosovës”, gjatë ndeshjes Serbi-Angli.

Fotografitë nga turma e tifozëve serbë gjatë ndeshjes shfaqën një baner të flamurit kombëtar serb dhe të një harte, e cila përfshinte Kosovën brenda kufijve të Serbisë.

Një grup i tifozëve serbë brohoritën “Kosova është zemra e Serbisë” në qendër të Munihut, ku ishin mbledhur para ndeshjes së ekipit të tyre kombëtar kundër Sllovenisë, më 20 qershor.

Federata serbe është gjobitur edhe në të kaluarën për shkak të Kosovës – edhe nga organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA, pasi lojtarët serbë e kishin shfaqur në Kupën e Botës 2022 një flamur me një hartë, ku Kosova ishte paraqitur si pjesë e Serbisë. Ky flamur u pa në zhveshtoren e përfaqësueses serbe gjatë ndeshjes midis Brazilit dhe Serbisë, të zhvilluar më 24 nëntor 2022, në Katar.

Më 19 maj, UEFA ia hoqi akreditimin një gazetari kosovar për ndeshjet e Euro 2024, pas ankesave se ai bëri gjeste nacionaliste drejtuar tifozëve serbë, gjatë ndeshjes së Serbisë kundër Anglisë.

Federata serbe u ankua se gazetari Arlind Sadiku i provokoi tifozët serbë kur u kthye nga ta gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, dhe e bëri shqiponjën dykrenore me duart e tij.

Ky gjest është imitim i shqiponjës në flamurin kombëtar shqiptar.

Sadiku e pranoi se gjesti i tij ishte joprofesional për një gazetar, por argumentoi se nuk ishte “fyes ndaj askujt”.

Për çfarë tjetër po hetohet Shqipëria dhe futbollisti i saj kosovar, Daku?

UEFA njoftoi më 20 qershor se Komisioni i saj Disiplinor dhe i Etikës e ka emëruar një inspektor për ta kryer një hetim në lidhje me thirrjet e mundshme “raciste dhe, apo diskriminuese nga tifozët” gjatë barazimit mes Shqipërisë dhe Kroacisë, në Hamburg, një ditë më herët.

Tifozët e Kroacisë dhe ata të Shqipërisë dyshohen se brohoritën “vrisni, vrisni, vrisni serbët” gjatë ndeshjes mes kombëtareve të tyre në Hamburg, ndërsa Serbia kërcënoi se do të tërhiqet nga Euro 2024, nëse UEFA nuk i dënon federatën kroate dhe atë shqiptare.

UEFA e nisi një hetim të ndarë, më 20 qershor, kundër sulmuesit të Shqipërisë, Mirlind Daku, për “sjellje të pahijshme” pas barazimit të kuqezinjve kundër Kroacisë, në Hamburg.

Daku, i lindur dhe i rritur në Kosovë, e përfaqësoi atdheun para se të vendoste t’i bashkohej Shqipërisë më 2023.

Ai u kap në kamerë duke i nxitur tifozët me thirrje përçmuese për Maqedoninë e Veriut, pas barazimit të Shqipërisë 2:2 me Kroacinë.

Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut e dënoi sjelljen e Dakut, duke e cilësuar si “të papranueshme dhe skandaloze”.

Në një postim në Facebook, një ditë më vonë, Daku kërkoi falje për sjelljen e tij.

“Falja është burrërore, dhe e ndiej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar”, shkroi Daku.

UEFA pritet të vendosë për Shqipërinë dhe Dakun, por nuk dihet nëse do ta bëjë këtë para ndeshjes së fundit të Shqipërisë në Grupin B, të hënën, kundër Spanjës. Daku rrezikon pezullimin, ndërsa kombëtarja kuqezi gjobë tjetër.

Kush tjetër u dënua?

Incidenti i vetëm në të cilin nuk u përfshi një ekip nga Ballkani ishte ai i ndeshjes hapëse mes organizatores së turneut, Gjermanisë, dhe Skocisë më 14 qershor.

UEFA e dënoi Federatën e Futbollit të Skocisë me gjobë prej 5.625 eurosh, pasi tifozët e saj hodhën gjësende në fushë gjatë ndeshjes në Munih.

Ndërkaq, futbollisti skocez, Ryan Porteous, u pezullua me dy ndeshje, pasi ishte përjashtuar me karton të kuq për një ndërhyrje të rrezikshme gjatë ndeshjes. Radio Evropa e Lirë

Nuk mësoi kurrë për vdekjen e të birit, ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare nëna e legjendës së futbollit, Pele

Celeste Arantes, nëna e futbollistit të ndjerë Pelé, vdiq të premten në moshën 101-vjeçare. Arantes i kaloi pesë vitet e fundit në një gjendje vegjetative dhe nuk u informua për vdekjen e djalit të saj në vitin 2022. Ajo u shtrua në spital për tetë ditët e fundit, tha në një deklaratë Konfederata e Futbollit Brazilian.

Shkaku i vdekjes së Arantes nuk u zbulua, shtoi CBF. Fondacioni Pelé tha në kanalet e tij të mediave sociale se nëna e fituesit të Kupës së Botës ishte një model.

“Ndjenjat e sotme janë të përziera. Ne vajtojmë thellësisht largimin e ‘Celestinha”, siç e quajti me dashuri djali i saj. Në të njëjtën kohë, ne jemi përjetësisht mirënjohës për ekzistencën e saj. Dona Celeste është nëna mbretëreshë dhe do të mbahet mend përgjithmonë me dashuri në zemrat dhe kujtimet tona.”, tha fondacioni. Santos, klubi ku Pele luajti pjesën më të madhe të karrierës së tij, tha se tifozëve të tij u vjen keq për vdekjen e “nënës së mbretit tonë të përjetshëm”.

(BalkanWeb)

Ukraina përmbys Sllovakinë dhe mban gjallë shpresat për kualifikim

Është mbyllur me rezultatin 1-2 përballja mes Sllovakisë dhe Ukrainës.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 17’, me Ivan Schranz që kaloi sllovakët në avantazh. 30-vjeçari i Slavia Prague në Çeki, realizoi me kokë pas krosimit të Lukas Haraslin, duke dërguar tifozët sllovakë në ekstazë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Sllovakisë, ndërkohë që e dyta nisi me barazimin e ukrainasve.

Minuta e 54′, asist i Oleksandr Zinchenkos dhe finalizim i bukur nga Mykola Shaparenko, mesfushori i Dinamos së Kievit.

Ndërkohë minuta e 80′ solli edhe përmbysjen e rezultatit. Hidhet një top i gjatë drejtë zonës për Jarençuk, ky i fundit e kontrrollon mirë topin dhe godet duke shënuar dhe i dhënë avantazhin të tijve. sn

Tifozët pranë kombëtares, marrin autografe dhe bëjnë foto me lojtarët e Shqipërisë

Shqipëria po përgatitet për ndeshjen e fundit të grupeve në Europian, teksa të hënën do të masë forcat me Spanjën. Tifozët kuqezi kanë qenë bashkë-udhëtarë të skuadrës, në këtë rrugëtim të kombëtares në kompeticionin më të rëndësishëm për shtete në Europë.

Mbështetësit e përfaqësues janë çdo ditë pranë skuadrës, teksa siç shihet, kanë marrë autografe dhe kanë bërë foto me futbollistët. Ekipi i Sylvinhos zbret në fushë të hënën.bw

Capture

Forca e kombëtares- Fotoja e tifozit shqiptar shpallet si më e mira e javës

Tifozët shqiptarë janë pa asnjë dyshim forca e vërtetë e kombëtares.

Ata janë vlerësuar ndërkombëtarisht për mbështetjen që i dhurojnë kombëtares, por edhe për veprimet e tyre.

Një nga revistat më të mëdha në botë, ‘Atlantic’ ka vendosur të shpallë foton e këtij tifozi shqiptar si foton më të mirë të javës.

Videot e tifozëve shqiptarë, që nga ajo duke thyer spagetit e duke te ato duke kërcyer me policinë gjermane, janë bërë virale në mbarë planetin. sn

Image

© SYRI.net

VIDEO- Goli i barazimit me Kroacinë, vëllai i Gjasulës shpërthen në lot

Emocione të forta ka dhuruar një ditë më parë Kombëtarja, teksa zbriti në fushë përballë Kroacisë, duke marrë barazim në frymën e fundit.

Goli i barazimit erdhi nga Klaus Gjasula në minutën e 94, duke u bërë kështu dhe goli që shënohet në vonë.

E ndërsa i gjithë stadiumi u drodh nga brohorima e tifozëve shqiptarë, nuk kishte si të mos dallohej gëzimi në sytë e familjarëve të Gjasulës, i cili shënoi më herët dhe një autogol.

Në këto pamje që janë shpërndarë tashmë gjerësisht në rrjet, shihet vëllai i Gjasulës, i cili shpërthen në lot me ngashërim pas barazimit. sn


Send this to a friend