VOAL

VOAL

One Direction, më 13 nëntor në treg albumi i ri

September 23, 2015

Komentet

Vajza e këngëtarit të ndjerë Kurt Cobain sjell në jetë fëmijën e saj të parë, poston foto të të porsalindurit në rrjetet sociale

Frances Bean Cobain ka njoftuar se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Artistja 32-vjeçare – e cila është vajza e Courtney Love dhe këngëtarit të ndjerë të Nirvana, Kurt Cobain – dhe bashkëshorti i saj i famshëm Riley Hawke, i cili është djali i Tony Hawk, mirëpritën djalin e tyre, Ronan Walker Cobain Hawke, në fillim të këtij muaji dhe thonë se janë më të lumtur se kurrë.

Frances ka shpërndarë një seri fotosh të saj dhe të bashkëshortit me djalin e tyre në Instagram dhe ka shkruar: ’17/9/2024. Ronin Walker Cobain Hawk. Mirë se erdhe biri më i bukur në botë. Ne të duam më shumë se çdo gjë.”

Shihni postimin


Babai i Riley, ish-patinatori Tony Hawk, ishte një nga të parët që komentoi postimin. Me humor ai shkroi: “Nipi im i dashur!” Edhe shumë miq të çiftit kanë nxituar t’i urojnë për këtë ngjarje të gëzueshme.

Çifti doli publikisht me lidhjen e tyre dy vite më parë dhe u martuan tetorin e kaluar në një ceremoni private me kumbarin e nuses, këngëtarin REM Michael Stipe.

‘Do të doja të kisha takuar babanë tim’
Frances Bean Cobain ndau një mesazh në 30 vjetorin e vdekjes së babait të saj prillin e kaluar. Frances, 31, ishte vetëm 20 muajshe kur muzikanti legjendar vrau veten në vitin 1994.

Të premten, më 5 prill, Frances ngarkoi foto nga fëmijëria e saj, duke përfshirë disa foto të saj dhe Cobain.

Frances më pas përshkroi se si do të kishte qenë nëse do të kishte takuar të atin: “Do të doja të kisha takuar babanë tim. Do të doja ta dija ritmin e zërit të tij, se si i pëlqente kafeja e tij, apo si ndihej.

Frances e mbylli postimin e saj duke zbuluar një mesazh të veçantë që i kishte dhënë babai i saj: “Kurt më shkroi një letër para se të lindja. Rreshti i tij i fundit thotë: “Kudo që të shkosh apo kudo që të shkoj unë, do të jem gjithmonë me ty”. Ai e mbajti këtë premtim sepse është i pranishëm në shumë mënyra.”bw

FOTOT- Marinella rrëzohet gjatë interpretimit në skenë, në gjendje kritike për jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një nga këngëtaret e famshme të vendit fqinj, Papadopoulou Kyriaki (Marinella), ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi u rrëzua në skenë.

Image

Marinella u rrëzua në skenën e Herodio , pak minuta pas nisjes së koncertit të saj mbrëmjen e së mërkurës, dhe po trajtohet për hemorragji cerebrale.

Image

“Znj. Papadopoulou Kyriaki (Marinella) u dërgua me urgjencë në spital në orën 22:30 pas një episodi të fikëti. U konstatua se ajo pësoi një goditje të rëndë (gjakderdhje) dhe u transferua në ICU ku qëndron e shtruar në spital”, thuhet në njoftimin për mediat.

Gjithçka ndodhi në këngën e tretë që ajo interpretoi, “Fjalët janë të panevojshme” një nga hitet e saj më të mëdha. Në vargun “O Zot, na mësove sa shumë të duam” interpretuesja 86-vjeçare u rrëzua në skenë duke i rënë të fikët dhe menjëherë stafi nxitoi për ta ndihmuar.sn

Image

Pse nuk folën 20 vite bashkë? Aktori tregon pengun më të madh pas vdekjes së Zef Dedës

Aktori Sandër Ruçi, ka treguar një peng të madh që e ka brengosur atë pas vdekjes së ish-mikut të tij, Zef Deda, i cili ndërroi jetë një vit më parë.

Në një intervistë të fundit, Ruçi u shpreh se po bën një roman me titull “Udhëtim në Parajsën e Ferrit artistik”, kushtuar ndaj Dedës.

I pyetur se përse u prish marrëdhënia mes tyre dhe nëse Zefi e kërkoi ditët e tij të fundit, aktori u shpreh se nuk ka dijeni nëse ai e ka kërkuar. Ai shtoi se nëse do të njoftohej, do të shkonte barkas drejt tij.

“Është një histori e gjatë. Jam duke bërë një roman dhe në kuadrin e kësaj Zefin e kam pasur si vëlla. Edhe sot e dua si atëherë. Jam duke bërë një roman me titull “Udhëtim në Parajsën e Ferrit artistik”. Kopjen e parë të romanit kur të botohet do ta kesh ti”, tha ai në emisionin “Quo Vadis”.

Pyetje: Çfarë ndodhi që u prishët më pas dhe Zefi të kërkoi në ditët e fundit?

Sandër Ruçi: Nuk e di a më ka kërkuar apo jo. Nuk jam i sigurt sepse nëse do më kishte kërkuar do të shkoja barkas.

Pyetje: Nuk e dije, nuk të njoftuan?

Pyetje: Për kokën e fëmijëve, jo!

Aktori i njohur i humorit Zef Deda u nda nga jeta rreth një vit më parë, një lajm që trishtoi të gjithë publikun shqiptar dhe botën e artit.

Vëmendje më pas tërhoqi një koment e Sandër Ruçi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale zbuloi se kishte vite që nuk flisnin bashkë. gsh

Nga krimi i organizuar te trafikimi i njerëzve, reperi Diddy përballet me burgim të përjetshëm

Reperi i njohur Sean “Diddy” Combs përballet me akuzat që mund ta përballin atë me një dënim të përjetshëm në burg. Sipas informacioneve të fundit, akuzat ndaj Combs janë të rënda dhe mund të kenë pasoja të rënda ligjore për 54-vjeçarin.

Akuzat për krimin e organizuar nënkuptojnë një dënim maksimal të përjetshëm në burg. Po ashtu, akuzat për trafikim kanë si dënim maksimal gjithashtu burgimin e përjetshëm, ndërsa parashikojnë një minimum të detyrueshëm prej 15 vjetësh në rast dënimi. Për akuzat e transportit të njerëzve për qëllime prostitucioni, dënimi maksimal është 10 vjet burgim.

Pas arrestimit të Combs, avokati i tij ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshëm dhe ka shprehur shqetësimin për vendimin për të vazhduar një ndjekje penale që ata besojnë se është e padrejtë. “Jemi të zhgënjyer me vendimin për të ndjekur atë që ne besojmë se është një gjykim i padrejtë,” ka thënë avokati.bw

Ndahet nga jeta këngëtari i shquar i operës Agim Quku- Nga Aleksandrino Ikonomidhi Sulioti

Dhe një ditë të vrenjtur shtatori, na iku xhaxhi Gimi. i heshtur dhe paqësor, krejt ashtu siç jetoi gjithë jetëj e tij. Prefekti legjendar i filmit dhe operetës “Karnavalet”! Si rastësi djallëzore, po atë ditë që vepra “karnavalet” bën premierë në vendlindjen e tyre, në qytetin e Korçës! Fluturoi larg një nga ikonat e fundit të gjeneratës së artë të TKOB, por fatkeqësisht nuk do ta shihni në për lajme, mr kronika speciale, transmetime të drejtpërdrejta dhe portrete të ngulitura në revista dhe portale. Pasi bass/bariton Agim Quku i përket absolutisht, atij ciklit të talenteve të humbura të një vendi gri, që ngritën dhe mbajtën mbi supe gurin e themelit të operës vendase! Në kohëra jashtëzakonisht të largëta kur arti bëhej me pasion, talent, dëshirë dhe sakrificë.
Gimi i përket brezit më të humbur artistik, pasi lulëzimi dhe gjelbërimi i tyre skenik ndodhi krejt në dimrin e madh, atëhere kur çizmat e tiranit shkelën çdo lloj mundësie. Ata udhëtuan në të gjithë Shqipërinë në kushtet më të vështira. Ata këndonin opera dhe jepnin koncerte në vendet më të çuditshme, si fabrika, kantiere, miniera, kooperativa, dhe fshatra të largëta. Ata e kaluan rininë e tyre dhe derdhën talentin e pa marrë as gjenë më të vogël. Kaluan lumenj, ngjitën male, fjetën në konvikte, punuan në ndërtime “vullnetare” për tu pajisur me shtëpi, pritën në për radhë me orë të tëra për bukë e qumësht dhe kënduan me kostume të grisura dhe këpucë me vrima. Dhe sa e sa detaje të tjera rrëqethëse që mund të flas me ditë të tëra…
Por kryesisht ata jetuan si zogj të lirë të artit në bunkerin pa diell të shtypjes. Ata dhe ai, shkruan faqet më të ndritura të historisë muzikore të këtij vendi bashkë me Pëllumbin, Kamanin, Gjergjin, Petrikën, Jakun e të tjerë. Të gjitha sot të larguar nga kjo botë e kotë. Të harruar nga shteti, nga komuniteti artistik dhe bota mediatike. Pa lavde, qoka, piedestale, kapaçka dekorate, fletushka, pensione, mirënjohje por ama….më dosje shumë të renda nëpër raftet e pluhurosura të institucioneve artistike.
Në vend të epilogut, edhe pse mund të shkruaja shumë për veprimtarinë e tij, enkas në një vend që “shkipu” artin operistik vetëm para disa vitesh, që “qartësisht” nuk “ekzistonte asgjë më parë nga të vjetrit” dhe të gjitha bëhen për herë të parë “sot” në muzikën lirike, Gim Quku nuk ka qënë vetëm ai prefekti fisnik në karnavalet, “PoSi”, po përtej këngëve të lehta në festivale, anketa, koncerte maji, Ansambleve të ndryshme, ka edhe një veprimtari të pasur dhe të gjerë operistike, me role si:
1968 Gjergj Araniti në Opera Skënderbeu (Prenk Jakova), 1968- 1975 gjyshi Ndoe Opera Mrika (Prenk Jakova), 1969 Xhemali në Opereta Brigada e grave (Llazar Morçka), 1971 Koleni në Opera Bohema (Puçini), 1972 /1983 doktori në Opera La Traviata (Verdi), 1974 Vangjeli në Opereta dhendri u transferua (Agim Prodani), 1975 Ademi në Opera Komisari (Nikolla Zoraqi), 1978 prefekti në opereta karnavalet (Avni Mula), 1978 doktori në Opera Lulja e kujtimit (Kristo Kono),1979 Bazilio në Opera Berberi i Seviljes (Rosini), 1979 agjenti në opera Goça e Kaçanikut (Rauf Dhomi), 1980 Gjergji në Opera Vjosa (Tish Daia),1981 Meti në Opera Toka Jonë (Pjetër Gaci), 1981 Cuniga nga Opera Karmen (Bize)….
U prehsh në paqe i qeshur dhe i dashur Gimo, ashtu siç ishe në këtë jetë. Të jesh i sigurt që të presin miq edhe kolegë për të vazhduar historitë dhe bëmat e turneve dhe koncerteve. Ma përqafo Gjergjin. Qofsh i paharruar i madhi Agim Quku

CIA: Sulmi gjatë koncertit të këngëtares Taylor Swift synonte mijëra viktima

Taylor Swift në koncertin në Stadiumin Wembley të Londrës (21 qershor 2024)

 

VOA/Marrë nga Associated Press

Planifikuesit e sulmit të dështuar gjatë koncertit të këngëtares Taylor Swift në Vjenë, synonin të vrisnin “dhjetëra mijëra” pjesëmarrës. Sulmi dështoi pasi agjencia amerikane e zbulimit CIA mori informacione që mundësuan arrestimin e autorëve, njoftoi nëndrejtori i CIA-s.

CIA njoftoi autoritetet austriake për planet e terroristëve, të cilët mendohet se kanë lidhje me grupin Shteti Islamik. Nga informacionet e zbulimit dhe arrestimet që pasuan, u anuluan edhe tre turne për të cilat ishin shitur paraprakisht të gjitha biletat, duke i pezmatuar kështu artdashësit që kishin udhëtuar nga mbarë globi për të ndjekur koncertin e Taylor Swift-it.

Nëndrejtori i CIA-s, David Cohen, foli për këtë gjatë takimit vjetor për Zbulimin dhe Sigurinë Kombëtare, të mbajtur në Merilend.

“Po planifikonin të vrisnin një numër shumë të madh – dhjetëra mijëra persona në këtë koncert, ndër ta me siguri shumë amerikanë – dhe kishin përparuar shumë drejt këtij objektivi”, tha zoti Cohen të mërkurën. “Austriakët arritën t’i bënin arrestimet pasi agjencia jonë dhe partnerët tanë në komunitetin e zbulimit u dhanë informacione për ato çfarë planifikonte të bënte ky grup i lidhur me ISIS-in”.

Pjesëmarrësit duke mbërritur tek një nga koncertet e zonjës Swift

Pjesëmarrësit duke mbërritur tek një nga koncertet e zonjës Swift

Zyrtarët austriakë thanë se i dyshuari kryesor, një shtetas austriak 19-vjeçar, ishte i frymëzuar nga Shteti Islamik. Ai mendohet se planifikonte ta bënte sulmin me thika dhe eksplozivë artizanalë jashtë stadiumit, ku do të mblidheshin mbi 30 mijë artdashës. Rreth 65 mijë pjesëmarrës të tjerë pritej të ishin brenda stadiumit. Hetuesit zbuluan substanca kimike dhe pajisje teknologjike gjatë bastisjes së shtëpisë së tij.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, ishte shprehur më parë se nevojitej ndihma e agjencive të tjera të zbulimit, pasi hetuesit austriakë, në dallim nga këto agjenci, nuk kanë kompetenca ligjore për të monitoruar mesazhet e celularëve.

Avokati i 19-vjeçarit ka thënë se akuzat janë “të ekzagjeruara, në rastin më të mirë” dhe pretendoi se autoritetet austriake po e fryjnë rastin për të përfituar kompetenca më të mëdha për përgjime.

Taylor Swift e theu heshtjen e saj javën e kaluar, pas përfundimit të koncerteve në Londër.

“Anulimi i koncerteve në Vjenë ishte tronditës”, shkruajti ajo në Instagram. “Arsyeja për anulimin më dha një ndjesi të re frike dhe faji të madh, pasi kaq shumë njerëz kishin planifikuar të vinin në koncerte”.

Ajo falenderoi autoritetet, duke shkruar se “falë tyre, ne mbajtëm zi për koncertet dhe jo jetët” e humbura. Ajo shtoi se nuk pati folur më herët, për t’i dhënë kështu përparësi sigurisë.

Oficerët e policisë britanike gjatë ditës së parë të turneut të këngëtares Taylor Swift

Oficerët e policisë britanike gjatë ditës së parë të turneut të këngëtares Taylor Swift

“Më lejoni të jem shumë e qartë: nuk do të flas publikisht për diçka nëse mendoj se kjo mund të provokojë ata që do të donin të lëndonin artdashësit që vijnë në shfaqjet e mia”, shkroi ajo.

Firma organizatore e koncertit, “Barracuda Music”, tha se e anuloi turneun prej tre netësh në Vjenë që do të fillonte më 8 gusht, sepse arrestimet e bëra në lidhje me komplotin u bënë shumë afër kohës së shfaqjes.

I dyshuari kryesor, si dhe një 17-vjeçar, u arrestuan më 6 gusht, një ditë para se të njoftoheshin anulimet. Një i dyshuar i tretë 18-vjeçar u arrestua më 8 gusht. Emrat e tyre nuk u bënë të ditur, në përputhje me rregullat austriake të privatësisë.

Koncertet në Londër, ndalesa e radhës pas Vjenës, u bënë pasi një sulm me thikë në një klasë vallëzimi me temë muzikën e zonjës Swift, la të vdekura tre vajza të vogla në Britaninë e Madhe. Në një deklaratë të bërë pas sulmit në qytetin britanik Southport, zonja Swift tha se ajo ishte “plotësisht e shokuar” dhe “plotësisht pa fjalë për mënyrën se si t’u shpreh ndonjëherë ngushëllimet këtyre familjeve”. Mediat raportuan se zonja Swift u takua me disa nga të mbijetuarit në Londër.

Sulmet e planifikuara në Vjenë sollën gjithashtu në mendje paralelizma me një sulm vetëvrasës të vitit 2017 në një koncert të Ariana Grandes në Mançester, të Anglisë, që vrau 22 persona. Bomba shpërtheu në fund të koncertit të këngëtares Grande ndërsa mijëra të rinj po largoheshin, duke u bërë kështu sulmi më vdekjeprurës ekstremist në Britani në vitet e fundit.

Zoti Cohen vlerësoi të mërkurën punën e CIA-s për parandalimin e dhunës së planifikuar, duke thënë se “sukseset” e tjera të kundërterrorizmit në parandalimin e sulmeve të tilla, zakonisht kalojnë pa u mësuar publikisht.

“Mund t’ju them se brenda agjencisë sime, dhe jam i sigurt se edhe në agjenci të tjera, pati njerëz që mendojnë se ishte një ditë vërtet e mirë për Langley-in”, tha ai, duke iu referuar emrit të selisë së CIA-s.

Turneu i koncerteve të këngëtares Taylor Swift rifillon në vjeshtë.

Shtëpia e koncerteve të ‘The Beatles’ jepet me qira në Airbnb 2

Shtëpia ku “The Beatles” luajtën disa nga koncertet e tyre të para, është hapur si Airbnb, nga Pete Best, bateristi origjinal i grupit.

Në periferi të Liverpool-it, shtëpia e famshme për organizimin e disa prej koncerteve të para të “The Beatles”, tashmë po merr jetë duke u listuar në Airbnb.

Mona Best, nëna e bateristit të grupit Pete Best, hapi “Casbah Coffee Club” në West Derby, në vitin 1959, pak para se të formohej grupi.

Grupi vazhdoi të performonte më shumë se 40 herë në bodrumin e kësaj shtëpie, në një rrugë të qetë banimi, pasi kishte organizuar gjithashtu 13 koncerte nga grupi i parë i John Lennon, “The Quarrymen”.

“Casbah” filloi me koncertet e së shtunës në mbrëmje, por shpejt u hap nga e premtja në të diel. Pasi u mbyll tre vjet më vonë, mbeti një atraksion turistik për fansat e “Beatles” nga e gjithë bota.

Tani prona është shndërruar në disa suita, të emërtuara sipas anëtarëve grupit – njëra njihet si “Best” në vend të Ringo Starr, i cili u bë bateristi i “The Beatles”, në 1962.

Stuart Sutcliffe, bas kitaristi i grupit, gjithashtu ka një dhomë në nder të tij.

“Beatles luajtën këtu, festuan këtu dhe fjetën këtu”,- tregon Pete Best.

82-vjeçari shton se kjo mënyrë e shfrytëzimit të kësaj shtëpie është menduar si një “vlerë e qëndrueshme” për grupin më të famshëm në botë.

Ai ka punuar në shndërrimin e shtëpisë në banesë me qira që nga viti 2020, së bashku me vëllain e tij më të vogël, Roag, 62 vjeç, djali i menaxherit të “The Beatles”, Neil Aspinall.

Norika Sefa e fiton çmimin për dokumentarin më të mirë të shkurtër në Festivalin e Filmit të Sarajevës

Ekipi i filmit “Like a sick yellow” në Festivalin e Filmit të Sarajevës, Bosnje e Hercegovinë.

 

Regjisorja nga Kosova, Norika Sefa, e ka fituar çmimin për dokumentarin më të mirë të shkurtër në Festivalin e Filmit të Sarajevës të premten, me filmin e saj “Like a sick yellow” (“Si e verdhë e sëmurë”).

Ky është çmimi i dytë që Sefa e fiton me këtë film brenda këtij muaji, pasi “Like a sick yellow” u zgjodh filmi më i mirë kombëtar në festivalin ndërkombëtar të filmit të shkurtër dhe dokumentar “Dokufest”, më 10 gusht në Prizren.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, e uruan Sefën për çmimin e fituar në festivalin e Sarajevës.

“Urime Norikës dhe gjithë ekipit të prodhimit për këtë çmim kulmor dhe fitore shumë domethënëse”, shkroi Kurti në Facebook.

Çeku e vlerësoi çmimin e fituar nga ajo si “edhe një arritje tjetër që shpërfaq potencialin e jashtëzakonshëm që ka vendi ynë”.

Ndërkohë, çmimin kryesor në Festivalin e Sarajevës në Bosnje e Hercegovinë e fitoi filmi “Three kilometers to the end of the world”, i regjisorit nga Rumania Emanuel Parvu, pasi e mori çmimin “Zemra e Sarajevës” për filmin më të mirë artistik.

Ky ishte Festivali i 30-të i Filmit në Sarajevë dhe përfundoi me ceremoninë e ndarjes së çmimeve të premten.

Gjatë festivalit u shfaqën më shumë se 250 filma nga e gjithë bota. REL

Legjenda e filmit francez Alain Delon do të varroset të shtunën me një ceremoni private

Alain Delon, ikona franceze e kinemasë që vdiq të dielën në moshën 88-vjeçare, do të varroset në një ceremoni private në qendër të Francës të shtunën. 

Legjenda e kinemasë Alain Delon, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare, do të varroset të shtunën, tha për AFP një prift katolik që do të kryejë shërbimin. Jean-Michel Di Falco, një ish-peshkop në qytetin juglindor të Gap, tha se atij i ishte kërkuar nga aktori që t’i mbante shërbimin funeral.

Ai nuk dha vend apo kohë për ceremoninë, por kanalet franceze të lajmeve CNews dhe BFMTV thanë se ajo do të zhvillohej në orën 17:00 (15:00 GMT) në  Douchy-Montcorbon, një fshat në Francën qendrore ku Deloni kishte një pronë të rrethuar me mure të larta dhe ku i kaloi vitet e fundit.

Delon kishte thënë se nuk donte një ngjarje përkujtimore kombëtare, por një varrim pranë qenve të tij në pronën e tij në Douchy.

Një varrim i tillë në pronë private kërkon leje të posaçme nga autoritetet vendore, e cila tani është dhënë nga prefekti i rajonit të Loiret, tha një burim i njohur me procesin e aplikimit për AFP.

Franca ka bërë homazhe për Delon, një nga yjet më të mëdhenj të vendit, i cili gjithashtu u la në hije nga polemikat.

Ai ishte një nga legjendat e fundit të gjalla të një epoke të artë për kinemanë franceze në vitet 1960.

Ndërsa ai kishte një mori adhuruesisht në mbarë botën, jeta e tij personale dhe opinionet politike e përçanë opinionin.

Marrëdhënia e Delon me gratë shkaktoi polemika. Djemtë e tij e akuzuan atë për dhunë në familje, të cilën Delon e mohoi ndërsa pranoi se i kishte goditur gratë me shuplakë gjatë grindjeve.

Delon gjithashtu u kritikua që mbështeti  Jean-Marie Le Pen, bashkëthemeluesin e Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë, i cili ishte në favor të dënimit me vdekje dhe foli kundër marrëdhënieve të të njëjtit seks.

Feministet u tmerruan gjithashtu nga çmimi i arritjes në jetë që Festivali i Filmit në Kanë i dha atij në vitin 2019.

Ai i jetoi vitet e tij të fundit kryesisht si i vetmuar, megjithëse jeta e tij personale e ngrinte në titujt kryesorë të mediave.

Në vitin 2023, tre fëmijët e tij ngritën një ankesë kundër asistentes së tij të gjallë Hiromi Rollin, duke e akuzuar atë për ngacmim dhe sjellje kërcënuese.

Vëllezërit e motrat vazhduan të zhvillonin një betejë publike në media dhe gjykata, duke debatuar për shëndetin e tij, i cili u përkeqësua pas një goditjeje në 2019.sn

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport, kërkon hetim të plotë

Një ditë më parë, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha përjetoi një situatë të pakëndshme në aeroport.

Pas një përshëndetjeje në shqip me një punonjës të linjës ajrore, ai e kërcënoi duke i thënë se nuk do ta lejonte të udhëtonte.

  • foto galeri

Sot, Bebe Rexha ka njoftuar se është kontaktuar drejtpërdrejt nga Lufthansa, por ajo nuk është e kënaqur vetëm me një kërkesë faljeje dhe se do të kërkojë një hetim të plotë të rastit”.

“Kurrë nuk kam qenë kaq e shkatërruar emocionalisht. @Lufthansa më ka kontaktuar direkt, por e shtyj të bëjnë një hetim të plotë për të zbuluar se kush është ky burrë që abuzon me pushtetin e tij. Një ‘më fal’ nuk do të mjaftojë këtë radhë”, shkroi ajo në Instagram. bw

Jeta e trazuar e Alain Delonit dhe lidhjet me personazhet e botës së krimit

VOA

Aktori francez Alain Delon, i cili shkriu zemrat e miliona adhuruesve të filmit, qoftë duke luajtur “të keqin” dhe “vrasësin”, vdiq në moshën 88 vjeçare.

Aktori ishte qenë në gjendje të keqe shëndetësore që nga një goditje në tru në vitin 2019, duke dalë rrallë nga pronat e tij në Douchy, në rajonin Val de Loire të Francës.

Me sytë e tij të mrekullueshëm blu, Alain Delon nganjëherë quhej “Frank Sinatra francez” për pamjen e tij të hijshme, një krahasim që ai nuk e pëlqente. Ndryshe nga Frank Sinatra, i cili gjithmonë mohonte lidhjet me mafien, aktori Delon pranoi hapur lidhjet me miqtë e tij të dyshimtë në botën e krimit.

Në një intervistë të vitit 1970 në The New York Times, ai u pyet për lidhje me njerëz të tillë, njëri prej të cilëve ishte ndër “kumbarët” e fundit të botës së krimit në portin mesdhetar të Marsejës.

“Shumica e tyre, gangsterët që njoh… ishin miqtë e mi përpara se të bëhesha aktor”, tha ai. “Unë nuk shqetësohem për atë që bën një mik. Secili është përgjegjës për veprimet e tij. Nuk ka rëndësi se çfarë bën”.

Alain Delon fitoi famë në dy filma të regjisorit italian Luchino Visconti, “Rocco and His Brothers” në vitin 1960 dhe “Leopardi” në vitin 1963.

Ai luajti së bashku me aktorin e nderuar francez Jean Gabin në filmin e Henri Verneuil të vitit 1963, “Melodie en Sous-Sol” dhe shkëlqeu në filmin “Le Samourai” të Jean-Pierre Melville të vitit 1967, në rolin e një vrasësi filozofik me kontratë.

Alain Delon u bë një yll në Francë dhe u adhurua nga burrat dhe gratë në Japoni, por kurrë nuk u bë aq i madh në Hollywood, pavarësisht lojës me gjigantët e kinemasë amerikane, përfshirë aktorin Burt Lancaster.

Në filmin Borsalino të vitit 1970, ai luajti me aktorin tjetër francez Jean-Paul Belmondo, në rolin e gangsterëve që përplasen në një luftë të paharrueshme dhe të stilizuar për një grua.

Momentet kurorëzuese përfshinin gjithashtu trillerin erotik të vitit 1969 “La Piscine” ku Delon u bashkua me të dashurën e jetës Romy Schneider, në një rrëfim të zjarrtë të xhelozisë dhe joshjes në Rivierën Franceze.

Një jetë e trazuar

I lindur afër Parisit më 8 nëntor të vitit 1935, Alain Deloni pati një fillim të vështirë. Ai u vendos nën kujdestari në moshën 4-vjeçare pasi prindërit e tij u divorcuan.

Ai iku nga shtëpia të paktën një herë dhe u përjashtua disa herë nga para se të bashkohej me marinsat në moshën 17-vjeçare dhe të shërbente në Indokinën e atëhershme të sunduar nga Franca. Edhe atje ai u fut në telashe për një xhip të vjedhur.

Pas kthimit në Francë në mesin e viteve 50-të, ai punoi si portier në tregun e ushqimit me shumicë Les Halles në Paris dhe kaloi kohë në lagjen Pigalle me drita të kuqe, përpara se të zhvendosej në kafenetë e zonës boheme, St. Germain des Pres.

Atje ai u takua me aktorin francez Jean-Claude Brialy, i cili e çoi në Festivalin e Filmit në Kanë, ku tërhoqi vëmendjen e një zbuluesi amerikan talentesh, i cili organizoi një provë para ekranit.

Ai bëri debutimin e tij në film në vitin 1957 në “Quand la femme s’en mele”./VOA

Ndahet nga jeta Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës

Zëri simbol i Radio Tiranës Vera Zheji, është ndarë të shtunën pasdite nga jeta në moshën 91 vjeçare. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e saj.

E bija e saj, Lea, njoftoi në Fb: “Sot në mëngjes, nëna ime Vera Zheji, u largua nga kjo botë. Kaloi pak javë të rënda, po iku qetësisht nga shtëpia e familja e saj sot në të gdhirë. Në emrin e saj falenderoj gjithë miqtë e shumtë e dashamirësit që e kanë ndjekur, përkrahur e respektuar nëpër vite, të cilët ajo deri në fund i kujtonte me dashuri e mirënjohje. Kjo është jeta! Zoti na ndihmoftë të gjithëve ta mbyllim mirë kohën që na mbetet në këtë botë!”
Vera Zheji lindi me ne 30 Janar 1933 ne Tirane, eshte nje spikere radiosh dhe aktore e filmit dhe teatrit shqiptare e nisi punën si spikere në Radio Tirana në vitin 1948. Emisionet e saj të para kanë qenë emisionet e rinisë. Krijoi emisione të ndryshme si Bota e përrallave, Universiteti popullor i radios, Enciklopedia e radios e disa të tjera, të cilët u identifikuan me mënyrën e saj unikale të të lexuarit jo vetëm për lajme, por dhe për gjëra kulturore.

Në vitin 1975 Vera Zheji lë përfundimisht Radion dhe emërohet pedagoge e Fjalës Artistike në degën e teatrit, në Institutin e Lartë të Arteve, deri në vitin 1988 kur doli në pension./Nacional


Send this to a friend