VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

OBAMA BËN POSTIMIN E PARË NË TWITTER – 1 MILION PASUES BRENDA PAK ORËSH

By | May 19, 2015
blank

Komentet

blank

Blerim Hoxha: Reciprociteti është veprim i duhur, nuk mundet që Kosova të nëpërkëmbet vazhdimisht

Gazetari Blerim Hoxha nga Prishtina, në një intervistë për Syri Tv, me moderatoren Armela Ferko, foli për reciprocitetin e targave të Kosovës në raport me Serbinë.

Hoxha thekson se reciprociteti ishte veprimi i duhur, duke shtuar se Kosova nuk mundet që pafundësisht të nëpërkëmbet nga Serbia.

“Situata nuk është aq shqetësuese, është bllokadë. Kosova nuk mundet që pafundësisht të mbetet e nëpërkëmbur me Serbinë. Ne duhet të sillemi me dinjitet në raport me Beogradin. Albin Kurti ka premtuar reciprocitet politik dhe ekonomik. Kurti ka marrë vetëm pak masa reciprociteti, e pritet të shikohet nëse do të marrë edhe masa të tjera të reciprocitetit.

Nuk besoj se këto veprime të Kurtit bëhen për fushatë elektorale. Por, të shikojmë nëse ky vendim do i rezistojë apo jo kohës. Situata shkon drejt përmirësimit, nëse Serbia nis të sillet normalisht. Unë shpresoj se do pasojnë masa të tjera, kjo është për fajin e Serbisë dhe serbët e Kosovës e dinë se është për faj të politikës shoviniste të Beogradit”, deklaroi Hoxha.

blank

‘Shtyrja e fiskalizimit’, Nasto: Do ketë protesta deri në grevë urie nga biznesi

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Naso ka kërcënuar me grevë urie nëse qeveria nuk shtyn procesin e fiskalizimit.

Nasto: Qeveria shqiptare për fat të keq nuk dëgjon zërin e shoqatës së biznesit dhe grupeve të interesit. E disa herë që i kemi kërkuar qeverisë shtyrjen e afatit të procesit të fiskalizimit, të shtyhet në një periudhë pa afat deri sa të ikë pandemia dhe të rimëkëmbet ekonomia. Kjo është kërkesa e vetme dhe e panegociueshme me qeverinë shqiptare. Ska kthim mbrapa për ne, do fillojme grevat dhe protestat.

Ferko: Sa ditë i lihet kohë qeverisë shqiptare për këtë kërkesë që keni?

Nasto: Nuk kemi lënë ditën por ne si bord kemi vendosur për protestë. 1 orë protestë me mbyllje të bizneseve. Nuk do ta bëjmë publike sepse është taktikë dhe sekret i shoqatës së biznesit. Mund të jetë në Qarkun e Tiranës por edhe në të gjithë Shqipërinë. E kemi vendosur por po e mendojmë.

Do jetë një orë mbyllje qepenash, për ato biznese që nuk e mbyllin dot, do kërkojmë që mos tu shërbehet klientëve.

Ti bashkohen të gjithë kësaj greve. Nëse qeveria nuk dëgjon dhe nuk e shtyn procesin e fiskalizmit pa afat, pasi është një proces shumë kompleks. Nëse nuk dëgjon zërin e biznesit që paguajnë taksat për këtë qeveri, atëherë ne do i vazhdojmë protestat me një ditë me dy ditë me tre ditë, deri në grevë urie, nëse qeveria nuk e shtyn pa afat fiskalizimin.

Ferko: Çfarë doni të zbuloni në këtë reagim të shoqatës së biznesit?

Nasto: Kemi vendosur që një orë do të mbyllim qepenat. I bëjmë thirrje gjithë pranorëve të bizneseve që të solidarizohen me këtë protestë për të realizuar këtë kërkesë tonën që e shohim nga më të vështirat e 30 viteve. Kjo do jetë një pandemi më e madhe se pandemia e Covid-19.

blank

VIDEO- Arifi: E kemi mirëpritur vendimin e Kurtit për reciprocitetin, u forcua shtet-ndërtimi i Kosovës

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Luginën e Preshevës, Shqiprim Arifi, në një intervistë për moderatoren Armela Ferko, për Syri Tv, foli për reciprocitetin e targave që Kosova ka vendosur ndaj Serbisë.

Arifi thekson se vendimi është mirëpritur nga shqitarët që jetojnë në Luginë, pasi qytetarët mendojnë se kështu forcohet shtet-ndërtimi i Kosovës.

Ne e kemi mirëpritur vendimin e marrë nga Albin Kurti. Ky vendim forcon shtet-ndërtimin e Kosovës. Të gjithë shqiptarët janë të kënaqur me këtë vendim, madje thonë se është vendim i vonuar.

Reciprociteti duhet edhe në nivel kombëtar. Serbët në veriun e Kosovës e përdorin flamurin e Serbisë, ndërsa shqiptarët në Luginën e Preshevës nuk e përdorin flamurin shqiptar.

Serbia, duke mos pasur reciprocitetin, ka forcuar pozitën e serbëve në Kosovë. Vendimi është brenda kornizës së mbrojtjes së autoritetit të shtetit të Kosovës dhe reciprociteti duhet të zgjerohet e nuk duhet të ketë kthim mbrapa. Institucionet tona vetë duhet të forcohen.

Fatkeqësisht Tirana e Prishtina vazhdojnë të kenë politikë të pakoordinuar për reciprocitetin, por duhet ta kishin të përbashkët, sepse vlen për të forcuar autoritetet tona’, deklaroi Arifi.

blank

FOTOT – Osmani takon Bill Clinton: Faleminderit për gjthçka që keni bërë për njerëzit tanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Me anë të një postimi në Twitter, Osmani teksa ka publikuar disa foto ga takimi me Clinton, e ka falenderuar atë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.

“Është pak të thuhet se Kosova është e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe më besnikë. President, faleminderit për gjithçka që keni bërë për njerëzit tanë”, shkroi Osmani.

blank

blank

blank

blank

blank

Arkiv: Ish-Kongresmeni Joe DioGuardi interviston Pjetër Arbnorin, kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë

 

Intervistë e ish-Kongresmenit Joe DioGuardi me Kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë Pjetër Arbnori.

Z.Joe Dioguardi kishte shkruar ne Shqipëri i shoqëruar me një delegacion kongresual përfaqësues i tre komiteteve të Kongresit për të mbledhur fakte dhe për të ndihmuar Shqipërinë të bëhet anëtare e Aleancës Verio-Atlantike. Është vitit 1993. Më poshtë po ju sjellim intervistën e plotë:

blank

Sopranoja me famë botërore Inva Mula: Në atë Gala mungonin Edit Mihali, Zana Turku, Lili Cingu, Marjana Leka, Xhovana Doko etj.

Intervistat e Inva Mulës janë ngjarje për jetën artistike.

Ajo është gjithmonë primadona, jo vetëm si soprano me famë botërore, por edhe sepse me zërin e saj ajo shqipton të vërtetat për të cilat shumë artistë të tjerë heshtin.

Inva Mula është artiste e madhe dhe indipendente.

Intervista sot tek Tiranapost ka marrë shkas për një scoop skandal të drejtuesave të Teatrit të Operas dhe Baletit të cilët në mbrëmjen gala organizuar me rastin e 65 vjetorit dhe rinkonstruksionit të TOB nuk e ftuan  në skenë sopranon, dhe jo vetëm kaq, në atë skenë mungonin edhe plot emra të tjerë të rëndësishëm për Teatrin e Operas dhe Baletit.

Në këtë gala ishte i ftuar i madhi Placido Domingo, emri i të cilit kishte direkt lidhje me sopranon, sepse Inva Mula është artistja e parë shqiptare që fitoi konkursin e Pacido Domingo në Paris.

Në këtë intervistë Inva thotë se i erdhi shumë keq që në këtë gala as si imazh nuk u shfaqën prindërit e saj, artistët Nina Mula dhe Anvi Mula.

Por asaj i vjen keq që aty mungonin edhe plot artistë të tjerë, që kishin dhënë jetën për artin, sepse thotë Inva Artistët japin jetën për artin.

“Unë isha e ftuar si spektatore, por unë nuk mund të isha spektatore, unë mund të isha edhe 99 vjeç dhe nuk mund të isha spektatore”, thotë Inva Mula.

Pastaj ajo shton: “Ne nuk kemi të drejtë që të harrojmë Artistët.

Në atë Gala mungonin Edit Mihali, Zana Turku, Lili Cingu, Marjana Leka, Xhovana Doko etj.

Problemi në Shqipëri është se ne në Shqipëri nuk kemi memorie.

Në 65 vjetorin e këtij teatri të gjithë Artistët kanë kontributin e tyre, secili nga një tullë.

Shumë artistë shqiptarë janë larguar nga kjo botë shumë të varfër. Për këta Artistë nuk pati as një homazh..

Ne nuk duhet të heshim, për gjëra të rëndësishme ne nuk duhet të heshtim…”

Më poshtë po e sjellim intervistën e plotë:

 

blank

blank

blank

VIDEO nga SYRI TV- Braçe akuza qeverisë: Skemat për fshatin kanë dështuar

Ish-zv. kryeministri Erion Braçe ka zgjedhur të bëjë opozitën e qeverisë Rama, duke e kritikuar për politiken fiskale në sektorin e Bujqësisë. Braçe ka deklaruar se keqqeverisja dhe taksimi jo i duhur ka zhytur këtë sektor në krizë e për pasojë ka larguar krahun e punës e ka mbyllur ferma bujqësore.

Nga SYRI TV

Vetëm një ditë pasi boshatisi zyrën e tij në kryeministri, ish-zv. kryeministri Erion Braçe ka marrë rolin e opozitarit ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Sot, me anë të një statusi, Braçe ka lëshuar akuza ndaj qeverisë, ku për vite ishte numri 2, se ka lënë në harresë sektorët jetikë duke thelluar hendekun e varfërisë për shqiptarët. Ai ka shigjetuar Kryeministri Rama për deklaratat e tij se s’ka krah pune, duke publikuar të dhëna për numrin e punëtorëve të larguar.

‘S’kemi punetore!

S’kemi punetore!

Po humbim punetore ne fakt!

A e mbani mend 2018-ten?

Koha kur nje politike fiskale vrau punen e qindra mije bujqeve!

Duhet ndryshim tani qe te mos humbim punetoret e rinj te bujqesise e blegtorise!

Në bujqësi në gjashtë muajt e fundit kemi humbur 29.000 punëtorë.

Rroga e referuar nga INSTAT aty është vetëm 35. 580 lekë’, shkruan Braçe në Facebook.

Më tej ish-zv. Kryeministri Braçe ka bërë edhe një pasqyrë të gjendjes aktuale të sektorit të bujqësisë, duke dhënë shifrat se si politikat fiskale e kanë shkatërruar këtë sektor.

Madje, nëpërmjet të shifrave Braçe ka nxjerrë se si superprodhimi I rajonit ka dëmtuar fermerët vendas, kjo një paralajmërim për rritjen e pasojave me zbatimin e projektit të Open ballkan, ku prodhimi i rajonit nuk do të ketë më asnjë barrierë doganore.

‘Kemi humbur 100.000 krerë nga 2018, 54. 000 vetëm lopë sepse skema nuk favorizon përpunimin e prodhimit vendas të prodhuesve të qumështit; Kemi humbur 300. 000 krerë të leshta, sepse skema nuk favorizon përpunimin e prodhimit vendas të prodhuesve të qumështit e të mishit prej tyre; kemi humbur 23.000 tonë qumësht, 7. 000 tonë grurë për të njëjtën arsye:

Nuk humbin para te sjellin qumeshtin nga Maqedonia, Kosova, Bosnja, Serbia, nuk humbin para te sjellin mishin nga Argjentina, Brazili, nuk humbin para te sjellin ullirin nga Greqia, te sjellin perime per konservim nga cilido vend i botes;

TVSH ka rregjimin 20 me 20% ne rastet e importit te lendes se pare per perpunim!’, vazhdon Erion Braçe me shënimin e tij në rrjetet sociale.

Duke shmangur angazhimin e qeverisë, ku nuk është më pjesë, Erion Braçe ka theksuar se ardhja në ndihmë të fshatit me politika të reja fiskale është një detyrë e Partisë Socialiste.

blank

Kurti: Krerët e komunave serbe në Kosovë t’i largojnë pengesat që çojnë në pikat kufitare me Serbinë

Kryeministri Kurti thotë se Kosova është e interesuar për zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme të lëvizjes së qytetarëve mes dy shteteve, me tabela zyrtare dhe pa tabela të përkohshme

Agim Sulaj   |22.09.2021
Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve serbë në veri të Kosovës ta largojnë bllokadën e formuar me automjete në rrugët që çojnë për në dy pika kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak, raporton Anadolu Agency (AA).

Kurti, në një konferencë për media të mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë, tha se është njoftuar se pengesat e vendosura në rrugë që shpijnë në pikat kufitare 1 dhe 31 në Jarinjë dhe Bërnjak, janë duke u bërë me kamionë të cilët janë pronë e institucioneve komunale dhe “kjo sigurisht që përbën shkelje dhe keqpërdorim të pronës publike”.

Në këtë mënyrë, Kurti ftoi krerë të komunave me shumicë serbe dhe qytetarët serbë, që t’i largojnë pengesat nga rruga.

“I ftoj kryetarët e komunave në veri që të tërheqin automjetet e institucioneve komunale nga rruga dhe ftoj po ashtu edhe grupin e organizuar të qytetarëve serbë që të largohen nga dy rrugët regjionale përkatësisht nga bllokimi i tyre, sepse asisoj ata kanë bllokuar vetveten dhe lëvizjen e tyre. Pra, nuk po i bllokojnë vetëm të tjerët por edhe vetveten”, tha Kurti.

Ai tha se vënie e ligjshmërisë në vend është në interes të të gjithëve, prandaj ai tha se është i bindur që me kalimin e kohës po e kuptojnë të gjithë.

Kurti tha se refuzimi i Serbisë për ta vazhduar dialogun pas vendimit për reciprocitet me tabelat e automjeteve nga pala kosovare, nuk i bën dobi as Serbisë dhe as serbëve.

Ai thotë se Kosova është e interesuar për zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme të lëvizjes së qytetarëve mes dy shteteve, me tabela zyrtare dhe pa tabela të përkohshme.

“Bisedimet nuk duhet të kenë alternativë apo plane të tjera dhe ne po e theksoj jemi të interesuar për zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme të lëvizjes së qytetarëve mes dy shteteve tona. Pra, të lëvizim me tabela zyrtare dhe t’u ofrojmë qytetarëve një perspektivë të re bazuar në të drejtat e njeriut, të drejtat civile si dhe të drejtat, vlerat dhe parimet demokratike evropiane”, tha Kurti.

Kryeministri kosovar tha se njësia speciale e policisë, në pikat kufitare 1 dhe 31 është vetëm për të ruajtur policët kosovarë në pikat kufitare dhe për t’u kujdesur për qarkullimin normal.

Kosova me vendim të 20 shtatorit nuk do t’i lejojë veturat me tabela serbe në Kosovë. Të gjithë ata që kanë vetura me regjistrim të Serbisë duhet të marrin tabela të përkohshme, vlefshmëria e të cilave zgjat 60 ditë dhe kushtojnë 5 euro, për t’u futur dhe qarkulluar në territorin e Kosovës.

Kjo ka ngjallur reagim nga serbët e Kosovës të cilët kanë ngritur tendë në afërsi të kufirit të Kosovës me Serbinë dhe kanë bllokuar rrugët me kamionë në formë proteste mbi vendimin e Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme ka sugjeruar më herët qytetarët të cilët planifikojnë të shfrytëzojnë pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, që “mundësisht të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim, për shkak të krijimit të pengesave të mundshme”.

blank

Kurti: Kosova dhe Serbia të heqin targat e përkohshme të makinave

VOA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i bëri thirrje të mërkurën Serbisë që të dyja palët të heqin nga përdorimi targat e përkohshme të makinave dhe të hapet rruga për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ai i bëri këto komente në mbledhjen e qeverisë dy ditë pasi autoritetet në Kosovë filluan zbatimin e masës së reciprocitetit me Serbinë për targat e makinave. Që nga e hëna, makinat që hyjë nga Serbia në Kosovë duhet të ndërrojnë targat e tyre me ato të përkohshme, njësoj siç veprohet me makinat nga Kosova që hyjnë në Serbi tash e dhjetë vjet me radhë.

“Edhe oferta jonë publike, besoj që është tejet praktike përveç se gjeneroze ,e kjo është le t’i heqim tabelat e përkohshme edhe Serbia edhe Kosova dhe në këtë mënyrë qytetarët le të qarkullojnë sa më shumë e me sa më pak vonesa”, tha kryeministri Kurti, sipas të cilit Serbia është duke refuzuar bisedimet për këtë çështje.

“Sepse qartazi ata kanë dhënë përgjigje negative për bisedimet me neve. Ne besojmë se Brukseli është vendi ku duhet të zhvillohen takimet dhe bisedimet dhe natyrisht, si gjithmonë, jemi të gatshëm, të hapur e të interesuar, sepse është interesi i qytetarëve për një gjë të tillë”, tha kryeministri Kurti.

Qeveria e Kosovës dërgoi të hënën në vendkalimet kufitare me Serbinë njësitë e posaçme të policisë për të zbatuar vendimin mbi targat, duke nxitur zemërimin e Beogradit.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kërkoi të martën nga autoritetet e Kosovës tërheqjen e njësive të posaçme të policisë nga veriu i Kosovës dhe heqjen dorë nga vendimi për masën e reciprocitetit për targat e makinave, ndërsa paralajmëroi kundërmasa nëse kjo nuk ndodhë.

Për të tretën ditë me radhë grupe qytetarësh serb vazhdojnë të mbajnë të bllokuar lëvizjen për në vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë dhe Bërnjak, në veriun e banuar me shumicë serbe, në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë së Kosovës.

“Vendimi për targat është i drejtë dhe garanton të drejtën e lëvizjes së lirë, përfshirë edhe qytetarëve serbë. Pengesat janë duke u bërë me disa kamionë pronë komunale dhe kjo është keqpërdorim i aseteve publike. Ftoj grupin e organizuar të qytetarëve serbë, sepse ata kanë bllokuar veten e tyre dhe lëvizjen. Për incidente dhe eskalim nuk kanë interes as qytetarët e as shteti ynë, nuk kanë interes as serbët e Kosovës e as Serbia, duket se interes ka vetëm një individ, presidenti i Serbisë”, tha kryeministri Kurti.

Çështja e targave ishte pjesë e marrëveshjeve të arritura në Bruksel në kuadër të bisedimeve Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Sipas saj banorët e Kosovës duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe të heqin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës lëshoheshin nga ministria e Brendshme e Serbisë.

Autoritetet në Kosovë thanë se 15 shtatori i vitit 2021 ishte afati i fundit kur përfundimisht duhej të përmbyllej marrëveshja e arritur në Bruksel dhe të ndalohej lëvizja e makinave me çfarëdo tabelash përveç atyre me shenjën RKS. Sipas marrëveshjes, deri më 15 shtator lejohej hyrja në Serbi e makinave me targat që mbanin shenjën KS.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të dyja palëve që “të ulin tensionet menjëherë dhe pa vonesë” dhe që çështjet e diskutueshme ndërmjet tyre t’i zgjidhin përmes procesit të bisedimeve në Bruksel.

blank

Gjukanoviqi e godet Vuçiqin nga SHBA: Ballkani kërcënohet nga disa ide politike prapambetëse

Presidenti i Malit të Zi, Mila Gjukanoviq, i cili po merr pjesë në një sesion të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së tha se reflektime të forta të “trazirave politike globale” po ndihen në rajon dhe se këto shqetësime kanë çuar në rizgjimin, siç tha ai, të disa ideve politike prapambetëse, raportojnë mediat malazeze, transmeton Gazeta Express.

Gjukanoviq tha nga Nju Jorku, pas një darke pune joformale të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, se këto ide politike retrograde u frymëzuan kryesisht nga rikompozimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor dhe krijimi i kushtet për shtete të zgjeruara kombëtare dhe fetare homogjene. Me këtë deklaratë, ai iu referua indirekt presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me të cilin vazhdon të mos ketë raport aspak të mirë.

“Unë theksova se e konsideroj atë shumë retrograde dhe absolutisht katastrofike, siç dëshmohet nga humbjet që kishim në ish-Jugosllavi në fillim të viteve ’90, të cilat janë pasojë e ideve të asaj kohe identike me idetë e sotme”, tha Gjukanoviq.

Ai theksoi se kjo është diçka që jo vetëm e kërcënon profilin qytetar, laik dhe pro-evropian të Malit të Zi, por gjithashtu e kërcënon stabilitetin e Ballkanit, dhe kështu, sipas tij, kërcënohet stabiliteti evropian që të përqëndrohet në idenë e prosperitetit dhe konkurrueshmërisë së Evropës si një shtëpi e përbashkët.

“Më duket se të gjithë bashkëbiseduesit i kuptuan shumë mirë këto paralajmërime. Së bashku, ne i bëmë thirrje BE -së, me inicimin e Përfaqësuesit të Lartë për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Z. Borrell, të bëjë përpjekje shtesë për të ndihmuar në të ardhmen e afërt”, tha Gjukanoviq.

Presidenti malazez para pak ditësh tha se po e sheh synimin e Serbisë për një Kosovë pa shqiptarë dhe Mal të Zi pa malazezë.

“Nacionalizmi i dhunshëm i Serbisë së Madhe, i vendosur në selinë e politikës shtetërore të Serbisë, po përpiqet me arrogancë të imponojë imazhin e Malit të Zi si një shtet tjetër serb, i cili e arriti pavarësinë nga gabimi dhe pakujdesia e ish-udhëheqjes shtetërore të Beogradit. Dhe tani ky ‘gabim’ po korrigjohet nga veprimi militant-politik i infrastrukturës së mbetur ndërkufitare të Serbisë së Madhe – Kishës Serbe, një komunitet kuazi-fetar përgjegjës për shumicën e krimeve të kryera nga ky projekt nacionalist nga vitet 1990 e deri më sot”, deklaroi Gjukanoviq.

Dje, po nga Nju Jorku, edhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq e goditi kreun e Serbisë. Ai theksoi se për Serbinë pengesa më e madhe në rrugën e anëtarësimit është presidenti Aleksandar Vuçiq, për të cilin tha se “është një nga nxitësit më të shquar të luftës në vitet ’90”, raporton mediumi kroat, Telegram, transmeton Gazeta Express.

Negociatat për pranimin e Serbisë në BE filluan në vitin 2014, ndërsa deri më tani ajo ka hapur 18 kapituj dhe ka mbyllur përkohësisht dy. Milanoviq shprehu bindjen e tij se Serbia “nuk ka qëllim të fortë” për t’u anëtarësuar në BE, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria tha se “po punojnë shumë dhe po luftojnë”.

blank

Sylejman Selimi: Albin Kurti ka qenë pjesë e UÇK-së

Në seancën e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka pasur një debat të ashpër në mes të Abelard Tahirit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtit.

Tahiri teksa fliste për UÇK’në i thoshte Kurtit se s’ke qenë çlirimtar sikurse Hashim Thaçi “por viktimë e regjimit”.

“Qe dy herë që shkon në Bruksel dhe e bëni temë çështjen e UÇK-së në Bruksel. Sot neve na udhëheq një njeri që është viktimë e atij regjimi. Unë kisha dashtë që ti me kanë luftëtar çlirimtar po s’je, je viktimë. As viktimë s’kisha pas qejf me kanë, por je. Pra ti komplekset e tua nuk mundesh m’i shëru kaq lehtë, kanë me të përcjell sa të jesh në politikë, sepse Hashim Thaçi ka qenë fitimtar i luftës e ti je viktimë i atij regjimi. Ka me të mundu gjatë, po qa me të bo”, kishte deklaruar Tahiri në Kuvend.

Kurti duke iu kundërpërgjigjur Tahirit i kishte thënë t’i pyeste Sylejman Selimin e Rrustem Mustafën nëse ka qenë pjesë e UÇK’së ose jo.

Në një intervistë për ATV, Selimi ka thënë se Kurti ka qenë pjesë e UÇK’së dhe se janë takuar disa herë.

“Normal që Albin Kurti ka qenë pjesë e UÇK ‘së dhe jemi takuar disa herë gjatë luftës me të”, ka thënë Sylejman Selimi.

Selimi tutje ka dekalruar se Kurti është dëshmuar edhe para luftës dhe se ka qenë shumë më i rrezikuar në zyrën në Prishtinë./GazetaExpress/

blank

Kurti: I vetmi që do incidente është Vuçiq

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka folur për situatën në veri me rastin e aplikimit të masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.

Ai tha se i vetmi person i cili dëshiron incidente është presidenti i Serbisë është Aleksandar Vuçiq.

“Vendimi për targat është i drejtë dhe garanton të drejtën e lëvizjes së lirë, përfshirë edhe qytetarëve serbë. Pengesat janë duke u bërë me disa kamionë pronë komunale dhe kjo është keqpërdorim i aseteve publike. Ftoj grupin e organizuar të qytetarëve serbë sepse ata kanë bllokuar veten e tyre dhe lëvizjen. Për incidente dhe eskalim s’kanë interes as qytetarët e as shteti ynë, s’kanë interes as serbët e Kosovës e as Serbia. Duket se interes ka vetëm një individ, presidenti i Serbisë. Ne jemi për dialog”.

“Edhe oferta jone publike është tejet praktike, le t’i heqim tabelat e përkohshme edhe Serbia e dhe Kosova. Besoj që nuk është në interesin e Serbisë që të refuzojë dialogun dhe bisedimet siç po bëjnë aktualisht. Brukseli është vendi ku duhet të zhvillohen bisedimet dhe ne jemi të gatshëm e të hapur për të biseduar.”


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend