VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

O Ali Ameti, kush e vodhi origjinalin e Marrëveshjes së Ohrit?!!! – Nga Isuf B.Bajrami

By | August 13, 2019

Komentet

Koalicion dështakësh – Nga Arben Kallamata

Njëri: Bëri zgjedhje me vetveten, pa opozitën për të vendosur një sistem pa pikë legjitimiteti. Shpërbëu dhe nuk arrin të ngrejë sistemin e drejtësisë. Kishte në dorë dhe nuk mundi ta fuste vendin në negociata për të hyrë në Europë. E ka vendin më të përçarë dhe më të çoroditur se kurrë; njerëzit të zhgënjyer plotësisht, të etur për të ikur nga sytë këmbët larg çifligut të tij – dështim i plotë. Megjithatë nuk jep dorëheqjen.

Tjetri: Bërtet me të madhe dhe nuk ia var asnjeri. Anullon zgjedhjet dhe ato vazhdojnë të zhvillohen pavarësisht vulave dhe firmave të tij. Dekreton të tjera zgjedhje por nuk ia var kush. Asgjë nuk ndodh. Asnjeri nuk merr mundimin ta dëgjojë apo ta ndjekë, megjithëse është kreu i shtetit – dështim i plotë. Nuk e jep dorëheqjen.

I Treti: Ka kaq vjet që përpiqet t’i hipë kalit por s’i hipën dot. Ulëret mitingjeve, shpall greva, ngujohet çadrave, por nuk arrin asgjë, as në zgjedhje vendore dhe as në ato qëndrore. Nxjerr grupe armiqësorë brenda partisë, tërhiqet nga parlamenti, djeg mandatet, i bindur se do të arrijë diçka. Nuk arrin asgjë – dështim i plotë. As ky nuk e jep dorëheqjen.

Dështakë të pandreqshëm që nuk e pranojnë dështimin. Ndërkaq, një shoqëri e tërë përçahet e përplaset mes vetes në një përpjekje të çmendur ku njerëzit i bëjnë tifozllëk dështakut të tyre të adhuruar; vorbull idiote që nuk bën gjë tjetër veçse ruan të paprekur karriget e tre dështakëve.

CILËSORJA E ZHBËN MEDIOKREN – Ese nga Thanas L. Gjika

Në shoqërinë njerëzore dukuria / dukuritë që shquhen për vlera cilësore kanë ndikuar dhe ndikojnë mbi dukurinë / dukuritë me nivel mesatar (mediokër). Që në kohët e lashta, para krijimit të shteteve dhe administratve qeveritare, fiset e krahinat e ndryshme drejtoheshin prej individësh që shquheshin për zgjuarësi të veçantë. Pikërisht individët e shquar për nga zgjuarësia kanë ndikuar mbi pjesëtarët e tjerë të fisit, shoqërisë dhe të kombit për mbarëvajtjen e punëve dhe zgjidhjen e problemeve.

Përcaktimi i një personi si “plak i mençur / kryeplaki fisit, i fshatit ose i krahinës nuk bëhej sipas dëshirës së një njeriu të pasur a me pushtet, por prej shumicës së banorëve burra pasi ai të kishte dhënë prova zgjuarësie mbi të tjerët për zgjidhje problemesh në biseda e tubime të fisit, fshatit e krahinës. Disa pleq të tillë, sipas kanunit zgjidheshin si “gjyqtarë. Ata thirreshin në tubime për të zgjidhur problemet e ndryshme që lindnin në krahinë prej vrasjeve, vjedhjeve të pronave, mosmarëveshjeve të ndryshme, etj. Banorët e fisit, fshatit dhe krahinës pranonin zgjidhjen që jepte / jepnin “plaku / kryeplaku”, osegjyqtarët, përndryshe ata ndëshkoheshin sipas kanunit. Me vlerësimin e cilësores njerëzore u qeverisën popujt për qindra e mijëra vjet deri te krijimi i shteteve, kur u krijuan administratat shtetërore. Rolin e plakut / kryeplakut dhe gjyqtarëve tashmë filluan ta luanin mbreti, parlamentarët, gjykatat e gjyqtarët profesionistë. Edhe në këtë kohë cilësorja shoqërore, pra vlerësimi i njerëzve me zgjuarësi e formim mbi mesatar nuk u hodh poshtë. Mbretërit, deputetët, gjyqtarët më të zgjuar jepnin zgjidhje më të mira për problemet që shtroheshin për zgjidhje se kolegët e tyre mesatarë e mediokër, prandaj synohej që në këto funksione të zgjidheshin individët më cilësorë, ata më të zgjuarit, më të aftët.

Qëndrimi i cilësores shoqërore në krye të administratave qeveritare përbënte një nga ligjet e pashkruar të qeverisjes së popujve.

Mirëpo, vlerësimi sipas zgjuarësisë dhe përgatitjes profesionale i personit që emërohej në një detyrë, u hodh poshtë prej partive komuniste, ku stafi drejtues i tyre zgjidhej sipas besnikërisë së atij që e krijonte këtë ose atë parti komuniste. Pas ardhjes në pushtet të partive komuniste, emërimi i kuadrit në administratën qeveritare, përcaktohej jo nga zgjuarësia e përgatitja profesionale, por nga besnikëria ndaj udhëheqjes / udhëheqësit të partisë.

Në historinë tonë të shek. XX-të zbatimi i kësaj politike kuadri solli si pasojë që në krye të Partisë Komuniste Shqiptare të vihej Enver Hoxha. Ky person edhe pse ishte njeri pa shkollë të lartë, që nuk bënte pjesë në asnjë prej grupeve komuniste të kohës, dhe që nuk e njihte teorinë marksiste si komunistët e shkolluar Zai Fundo, Sejfulla Malëshova, Zef Mala, Aristidh Qendro, Anastas Lulo, Qemal Stafa, etj, u zgjodh sekretar i përkohshëm e më vonë kryetar i PKSH-së. Ai u zgjodh kryetar i PKSH-së sepse i kishte premtuar Dushan Mugoshës se do të ishte i bindur ndaj urdhërave të udhëheqjes së Partisë Komuniste Jugosllave, pra të J. B. Titos që do t’i jepeshin prej emisarëve të tij. Parimi i besnikërisë ndaj kryetarit të partisë u zbatua edhe në “zgjedhjen” e kryetarëve të organizatave bazë të kësaj partie dhe të komandantëve të njësive ushtarake partizane që u krijuan më vonë. Po kështu u vijua pas marrjes së pushtetit për krijimin e administratës qeveritare.

Partia Komuniste Shqiptare, si gjithë partitë komuniste, ndoqi një politikë të tillë kuadri, sepse misioni i saj kryesor ishte marrja dhe mbajtja e pushtetit me çdo çmim. Vënia e parimit të besnikërisë ndaj udhëheqjes së partisë mbi parimin e cilësores shoqërore, pra të vlerësimit të kuadrit sipas zgjuarësisë dhe aftësive, solli si pasojë mënjanimin dhe eleminimin e të aftëve si shtresë. Shkrimtari dhe analisti Sami Repishti te vëllimi me tregime “Pika loti”, këtë dukuri e ka shprehur me këto fjalë: “Komunizmi vret elitën, keqtrajton mesatarët dhe ngre lart inferiorët”. Pikërisht ndjekja e një politike të tillë me kuadrin përbënte një dukuri që binte ndesh me njërin prej ligjeve themelore të qeverisjes së shoqërisë njerëzore. Dhe pikërisht këtu duhet të shohim një nga shkaqet që shpunë te kapitullimi i sistemit socialist dhe jo, si thonë disa, se sistemi socialist nuk u la të piqej, se po të kalonte fazën e pjekjes së vet, do të kishim rezultate të tjera. Sistemi socialist, si sistem diktatorial që shkeli parimin e vlerësimit të cilësores shoqërore dhe e zëvendësoi me parimin e besnikërisë / servilizmit ndaj udhëheqjes së partisë shtet, nuk mund të piqej, sepse ai e kishte në thelbin e vet krimbin e së keqes, i cili do ta shpinte, si e shpuri te kalbja dhe jo te pjekuria.

Për fatin tonë të keq pas ndërrimit të regjimit diktatorial dhe zëvendvsimit të tij me sistemin pluralist të ekonomisë së tregut të lirë, forcat besnike të klanit Hoxha, që përbënin shumicën e forcave në lojën politike, arritën ta mernin drejtimin e shtetit dhe të ekonomisë dhe të mos lejonin ardhjen në pushtet të individëve të aftë, pra të atyre që shquheshin për cilësi e profesionalizëm. Kështu vijoi qeverisja e Shqipërisë edhe gjatë këtyre 28 vjetëve përmes parimit të besnikërisë ndaj udhëheqjes së partisë politike që merrte pushtetin. Cilado parti që erdhi në pushtet krijoi administratën e re me besnikët e saj dhe jo me kuadrot më të aftë. Kjo është arsyeja kryesore pse në Shqipëri tranzicioni nuk solli krijimin e sistemit të vërtetë demokratik dhe zhvillimin e duhur ekononomik dhe politik.

Në këtë situatë, lind pyetja: A ka mundësi Shqipëria që të krijojë sistemin e vërtetë demokratik dhe të sigurojë zhvillimin e duhur ekonomik? Pra a ka mundësi që Shqipëria të kthehet nga një vend papunësie që po braktiset nga rinia, në një vend që të hapë vende pune për rininë e vet dhe të thithë krahë pune nga bota?

Këtyre pyetjeve u përgjigjem me një PO të madhe, jo se jam optimist i sëmurë, por se jam i bindur që Shqipëria shumë shpejt me ndihmën që po i japin SHBA-të dhe BE-ja përmes Vetingut e Reformës në Drejtësi do të pastrojë administratën shtetërore prej kuadrove të paaftë e të korruptuar dhe do të sjellë në pushtet njerës të aftë, njerëz cilësorë që dallohen për karakter të lartë qytetar, zgjuarësi dhe përgatitje profesionale. Brenda vendit të tillë njrëz ka pak, por këtyre u duhen shtuar dhe bijtë e të përndjekurve politikë që kryen shkolla në Europën Perëndimore dhe SHBA, të cilët, si ka thënë avokat Spartak Ngjela, përbëjnë ekselencën shqiptare dhe janë në gjendje ta qeverisin si duhet Shqipërinë. Pikërisht këta bij të shquar të diasporës duhet të afrohen me njëri tjetrin dhe të organizojnë atë grup shoqëror politik dhe ekonomik prej të cilit populi duhet të zgjedhë përfaqësuesit e vet në zgjedhjet e ardhëshme për të krijuar administratën e re shtetërore. Partitë e sotme politike janë të panevojshme dhe duhen zhbërë, sepse ato duke zbatuar planin Katovica, luajtën rolin e shërbëtorit të klanit Hoxha, pra një rol antikombëtar…

HIPOKRIZIA EVROPIANE MBI KRIZËN KURDE – Nga PAOLO MIELI – E përktheu Eugjen Merlika

 

Nuk do të protestojmë kurrë sa duhet për paudhësitë që edhe njëherë populli kurd është i detyruar të pësojë. Është një e mirë që Evropa të shkojë përpara me manifestimet, thirrjet e ambasadorëve, me ndonjë formë të ndrojtur shpagimi kundrejt mujshisë turke. Është një gjë e mirë që të paditet me zë të lartë përgjegjësia e presidentit të Shteteve të Bashkuara sa i përket asaj që po ndodh nga ana e Rojavës: nëse Donald Trump-i nuk do të kishte tërhequr ushtarakët e tij ajo gjë e tmerrshme që mund të ndodhë nuk do të kishte qënë e mundur.
Por bën përshtypje që kjo pjesëmarrje bujare, pothuajse e njëzëshme shqetësimi për fatin e kurdëve, ndalon pa pritmas kundrejt kujdeseve më të rëndomta rreth leverdisë për t’i dhënë ende para regjimit të Ankarasë që të vazhdojë të “strehojë” të ikurit sirianë (për çastin më shumë se tre milion e gjysmë qëniesh njerëzore). Ndoshta është e tepruar të quhet “përfrikësim” lajmërimi i Rexhep Taip Erdoganit se, në rast të prishjes me Evropën, e ndjen veten të lirë të lejojë të ikin apo t’i përzërë ata refugjatë e të tjerë që do të arrijnë.
Çfarë “përfrikësimi”? E vërteta është një tjetër: ajo kontratë e 2016 që i ka lejuar autokratit turk të arkëtojë tre miliardë euro, qe e diskutueshme nën profilin moral. E diskutueshme sepse që atëherë dihej se po e paguanim Erdoganin me qëllim që t’i mbyllte ata refugjatë në rrethime të ngjajshme me kampet e përqëndrimit. I kërkuam si shpërblim zotime të rëndësishme në shpëtimin e profilit etik të atij veprimi. U kufizuam në porositjen, siç bën pabesueshmërisht ende sot sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, për “maturi”. Atë “maturi” që tani Aleanca atlantike i kërkon tankseve të Erdoganit, të hyrë në Sirinë veriore e që kanë shkaktuar mjaft të vdekur. Ishim së fundmi të vetëdijshëm, ne evropianët, për faktin që regjimi turk do t’i kishte mbajtur për vete një pjesë të mirë të miliardëve të eurove, teorikisht të paracaktuar për emigrantët. Por për çfarë emigrantësh: ata miliardë ishin çmimi i paguar për një operacion të ndyrë.
Arsye për të cilën se, nëse Evropa do të arrinte në një prishje (të lëvdueshme) me despotin e Ankarasë, do të duhet t’a quajmë daljen e refugjatëve nga Turqia në drejtim të Evropës si përfundimin e një veprimi të kryer nga ne me vetëdijen e pasojave që mund të kishte lindur. Po atëherë përse dikush do të duhej të kërkonte prishjen (ose dhe vetëm kërcënimin e një prishjeje) ndërmjet BE dhe Turqisë në rastin kur nuk do të tërhiqeshin ushtarakët e gjysmëhënës nga veriu i Sirisë? Për faktin që u a kemi borxh kurdëve, të cilët meritojnë të kenë një tokë ku të mund të jetojnë në paqe. Veçanërisht tani, që me guxim për vite kanë përballuar Isis-in, i cili kish filluar të gjakoste Evropën, e kanë luftuar në vëndin tonë. Çështja kurde duhet mbështetur me të njëjtën vendosmëri me të cilën Mario Draghi ka mbajtur ekonomitë evropiane: “Whaever it takes”.
E këtu vijmë tek biseda mbi Trump-in. Është qesharake t’a qortojmë se ka braktisur Veriun e Sirisë, kur dijmë se ne evropianët nuk kemi asnjë synim për të shkuar e zëvendësuar ushtarët amerikanë, as të gjithë së bashku as veç e veç. Evropianëve u rrëshqet nga vëmëndja se fjalët e mëdha të zëmërimit e të mbështetjes morale kundër mujshive duhet të përcillen nga përdorimi i forcës. Ndërsa ne jemi gjithmonë kampionë të njohur të një ndërhyrjeje luftarake me llafe, të cilat i pason një shqyrtim i imët i virtutit të ndërmjetësimit politik, e në profilin ushtarak dobitë e “mos ndërhyrjes”. Qe kështu më 1936, në fillim të luftës civile spanjole, atëherë kur Franca e Britania e Madhe nuk gjetën vendosmërinë për të lëvizur në ndihmë të Republikës së sulmuar (ndërsa Italia fashiste dhe Gjermania naziste jepnin ndihmën, me gjasë përcaktuese, çështjes së Francisco Francos). Me atë mungesë Evropa demokratike i dha një ndihmesë të pavetëdijshme shpërthimit të luftës së Dytë botërore.
Qe më vonë, në pjesën e dytë të mbasluftës, një rast i vetëm, në të cilin një pjesë e kontinentit tonë u zotua – nën simbolet e NATO-s – në një “luftë humanitare” (kështu po e quajmë për të lehtësuar peshën); lufta që kishte qëllimin e deklaruar të kundërshtonte mujshinë e sërbëve në dëm të myslimanëve të Kosovës. Vendosëm atëherë të mbronim një popull më të dobët nga dhuna e një tjetri më të fortë. Diçka sikur tani të gjenim guximin për të bërë ndonjë gjë po aq konkrete në dobi të kurdëve, duke i vënë një ledh mujshive turke. Në kohët e Kosovës sendërtuam atë që kishim propozuar, përfshirë edhe rrëzimin e diktatorit Millosheviç, pastaj të paditur nga Gjykata e Hagës. Pati n’atë kohë – siç është normale të jetë – intelektualë që u rrjeshtuan me ashpërsi kundër ndërhyrjes “humanitare”, në dobi të despotit sërb. Tani, pikërisht në orët kur tankset e Erdoganit hyjnë në Sirinë veriore dhe i jepen trilleve të para, i jepet çmimi Nobel Peter Handke-s. Atij Handke që n’ato kohë mohoi spastrimin etnik të sërbëve, nuk njohu ligjëshmëriinë e Gjykatës ndërkombëtare për të gjykuar ata krime, për të mbajtur pastaj një fjalim prekës mbi varrin e Millosheviçit. Sigurisht vlerësimi i jepet prodhimit letrar e jo qëndrimeve politike të atëherëshme. Por njëkohësia mbulon ndonjë kuptim të fshehtë mbi të cilin do t’ishte e dobishme të ndaleshim për të përsiatur. Do të kuptonim, në fundin e kësaj përsiatjeje, se përse – mbasi ka kaluar çasti i lotëve të derdhura publikisht – është mjaft e pamundur që nga Evropa të niset ndonjë nismë konkrete, e vërtetë në dobi të kurdëve.

“Corriere della Sera”, 11 tetor 2019 E përktheu Eugjen Merlika

Të anulohet Çmimi Nobel i Peter Handke! – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

*** Kush e hesht, e fsheh, e mbështet  dhe e justifikfon terrorizmin dhe gjenocidin qoftë në mënyrë verbale, financiare, propagandistike,  me shkrime të ndryshme letrare, me  vendime të ndryshme politike, diplomatike etj.,  nuk meriton kurrfarë Çmimi Nobel, por verdiktin e drejtësisë ndërkombëtare.

 

Si rrjedhim i qindra e mijëra reagimeve të opinionit ndërkombëtar kundër ndarjes së Çmimit Nobël për letërsi, shkrimtarit kontravers austriak, Peter Handke, edhe unë si viktimë e mbijetuar  e gjenocidit serb në Kosovë (tani, refugjat në Amerikë, jo më pak se 20 vjet) solidarizohem dhe, pa asnjë rezervë  u bashkohem të të gjitha atyre kundërshtimeve etike dhe plotësisht të pranueshme  kundër ndarjes së Çmimit Nobël, Peter Handke. Ky akt shpërblyes nuk përbën vetëm turp, por edhe provokim, edhe papërgjegjësi dhe iracionalizëm, sepse është  mohim dhe baltim i vlerave të njëmendta humane dhe shkencore universale  të përbotshme.

Pra, meqë  ra fjala për ndarjen e sivjetshme të Çmimit Nobël për Letërsi, Peter  Handke, e kam këtë pyetje për Komitetin e Nobelit të Akademisë Mbretërore të Shkencave të  Suedisë :

 

-Pse  qe  3 dekada, Çmimi Nobël nuk iu nda Ismail Kaderes, shkrimtarit  shqiptar më të shquar, më të frytshëm dhe më të lexueshëm në botë, edhe për nga cilësia, edhe për nga sasia e  krijimtarisë së veprave të tij letrare artistike,  por, ja së fundi, për habi dhe për befasi të gjithë Evropës dhe të gjithë botës, në tetorin e këtij viti (2019), Çmimi Nobel iu nda Peter Handke, një fashisti proserb që justifikoi gjenocidin e S.Milosheviqit ?!

-Nëse një “kriter vlerësues” i shpërblimit të Peter Handke, vlen edhe për konkurruesit e tjerë për Çmimin Nobël, atëherë, shkrimtari dhe akademiku shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, kurrë nuk po e fitoka Nobelin për Letërsi, sepse nuk i plotëson kushtet si Peter Handke, duke qenë se Kadareja ka kritikuar dhe, dot nuk është pajtuar me politikën gjenocidale fashistoide të Slobodan Milosheviqit  kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës.  Pra, Ismail Kadare është vlerë siprane e artit të letërsisë, është antitezë e antivlerave nazifashiste dhe raciste, që vrasin,  helmatisin, përçajnë dhe, që i fusin në grindje e në luftëra të ndyra fashiste  dhe hegjemoniste popujt e gjithë botës.

 

Tërheqja e Nobelit, shpëton autoritetin dhe  vlerat e Akademisë

 

Prandaj, Akademia prestigjioze botërore e Mbretërisë së Suedisë, pavarësisht  se çfarë thotë Rregullorja apo Statuti i Komitetit Vlerësues  për Ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsi (se vendimi i anëtarëve të tij, është i pakthyeshëm), me procedurë të shkurtër, do të duhej që ta anulonte Çmimin Nobel për Peter Handke, sepse reagimet  ndërkombëtare, që pasuan pas ndarjes së këtij çmimi justifikojnë të kundërtën nga vlerësimi pozitiv në favorin e laurimit të Peter Handke, i cili,  botërisht ka mbrojtur dhe, ende po e mbron ideologjinë dhe politikën gjenocidale të Hitlerit serb të Ballkanit, Slobodan Milosheviqit (1990-1999).

Mirëpo, nuk mund të ketë Çmim Nobel   për fashistët dhe për racistët si Hitleri, si Gebelsi, si Milosheviqi, e, as për  adhuruesit dhe për mbështetësit e tyre, siç është Peter  Handke në rastin e mbrojtjes së kryekriminelit serb, Slobodan Milosheviq, që për “hesape” të tyre antihumane janë gjenjde, ta djegin  Evropën dhe Botën, me qëllim për të shpërfytyruar të vërtetën dhe drejtësinë.

Mirpëpo, Peter Handke (me gjithë opusin e tij letrar, politik dhe propagandistik) nuk ka asnjë gjasë, që  t’i murkullojë  3 gjenocidet serbe të Slobodan Milosheviqit, sepse këto kanë ndodhur  jo fort moti, por gjatë dekadës së fundme të shekullit (1990-1999).

Për këto krime monstruoze të gjenocidit serb, tanimë, është në dijeni e tërë Evropa dhe e tërë bota. Me dënimin e këtyre krimeve të gjenocidit serb, ende është duke u marrë, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, e formuar nga OKB-ja (1993-2019) , e cila  e pati procesuar edhe kryekriminelin Slobodan Milosheviq, por nuk arriti edhe për t’ia shqiptuar verdiktin e fundit me burg, sepse ai, pas 5 vitesh qëndrimi në burgun hetues të Shevingenit (2001-2006) pati bërë vetëvrasje.

 Sa më sipër, shtrohet pyetja racionale, si ndodhi, që Akademia Mbretërore Suedeze me renome ndërkombëtare botërore, ta lauronte  me Çmimin Nobël shkrimtarin austriak, Peter Handke, i cili në sy të Evropës dhe të botës, jo vetëm se e ka simpatizuar, por edhe e ka mbështetur verbalisht (me deklarata, me intervista të ndryshme, si dhe me vizita e takime tete a tete  idolin e tij, Slobodan Milosheviqi) dhe me shkrimet e me veprat e tij politikën fashiste dhe gjenocidale të kryekriminelit të Ballkanit, Slobodan Milosheviqi, i cili ishte pëgjegjësi dhe fajtori kryesor për kryerjen e tri agresionave luftarake dhe 3 gjenocideve të Serbisë kundër Kroacisë, të Bosnjës dhe të Kosovës (1990-1999).

Shpërfytyrimi dhe subjektivizimi për qëllime politizimi të së vërtetës nuk    i sjell asnjë dobi dhe, asnjë vlerë universale as shkencës e as qytetërimit të njerëzimit, por vetëm mjegulla të dendura dhe të padavaritshme, ku stërkeqet dhe humb çdo shenjë dhe çdo gjurmë e humanizmit, e drejtësisë, e solidarësisë, e barazisë, e  tolerancës, e mirëbesimit dhe e alturizmit në dimensione botërore.

Simpatia, mbështetja dhe justifikimi i 3 gjenocideve serbe nuk duhet mbështetur nga asnjë institucion në Evropë e as në botë.

Ndaj, as nga Akademia Mbretërore e Suedisë, Komiteti i së cilës në tetor 2019, Çmimin e Nobelit për Letërsi ia akordoi edhe fashistit proserb Peter Handke , nuk ka asnjë arsye, që të mos anulojë  e anulojë këtë çmim ndërkombëtar, sepse brendia dhe mesazhi i krijimtarisë letrare të tij flet ndryshe, d.m.th. justifikon dhe hymnizon politikën gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, i cili për t’i rizgjeruar lufijtë territorialë të Serbisë së Madhe, ai ka kryer 3 gjenocide në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999). Këtë të vërtetë, tanimë e di e gjithë Evropa dhe e gjithë bota e sotme e qytetaëruar.

 

Nuk mund t’i jepet Çmimi Nobel Peter Handke-s,  sepse me bindje, me pikëpamje ideologjike, me qëndrime, me adhurimin, me mbështetjen dhe me jusitifikimin e krimeve të gjenocidit  serb të Slobodan Milosheviqit, të kryer në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999) ka dëshmuar para Evropës dhe para gjithë botës se është nazifashist dhe nacist sikurse Adolf Hitleri dhe Benito Musolini (1939-1945).

Madje, si ka qenë e mundur që Peter Handkes t’i jepej Çmimi Nobel për Letërsi nga Akademia Mbretërore e Shkencave e Suedisë, kur ai,  jo vetëm që hymnizonte dhe ngriste në piedestal  si kryepersonazh dhe kryehero të  shkrimeve dhe të veprave të tij, Slobodan Milosheviqin-Hitlerin çetniko-fashist serb të Ballkanit, të cilin qeveria e Serbisë , më 1 prill 2001 ia pati ekstraduar Tribunalit të Hagës në Holandë për shkak të kryerjes së krimeve të gjenocidit kundër kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve në Kosovës(1990-1999). Mirëpo,  kjo nuk pati kurrfarë efekti pozitiv human njerëzor për lauretin e sotëm të  Çmimit Nobel, Peter Handke, sepse ky, edhe në burgun hetues të Shevingenit në Hagë (siç bëjnë të ditur me dhjetra dhe me qindra agjenci informative dhe masmedia ballkanike, evropiane dhe botërore) disa herë e ka vizituar Slobodan Milosheviqin, si dhe më pas, më 18 mars 2006, me rastin e varrimit të tij në Pozharevac të Serbisë, fashisti proserb dhe racist Peter Handke, jo vetëm që mori pjesë në këtë ceremoni varrimi, por edhe i kishte dhënë lamtumirën e fundit, duke i lexuar “testamentin” për “meritat” dhe për “kontributin” e tij, që kishte dhënë për 3 gjenocidet e Serbisë në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999).

Gjithashtu, si ka qenë e mundur, që racistit Peter Handke t’i ndahet Çmimi Nobel për letërsi, kur ky pa asnjë argument ka kritikuar Amerikën dhe NATO-n , që me plot të drejtë e patën bobardduar RFJ-në (Serbia+Mali i Zi) e kryekriminelit Slobodan Milosheviq (24 mars-10 qershor 1999)në mënyrë që të shpëtonin mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë nga terrori dhe gjenocidi i forcave çetniko-fashiste serbe (militare, paramilitare dhe policore), të cilat ia paten vënë zjarrin dhe flakën Kosovës, duke  i dëbuar mbi 1 milion shqiptarë dhe, duke i vrarë dhe masakruar  mbi 12 mijë sish të të gjitha moshave pa dallim.

-Po, Peter Handke kishte dëgjuar fare për gjenocidin serb, të kryer nga forcat militare çetniko-fashiste të gjeneralit Ratko Mladiq (i cili është dënuar me burg të përjetshëm nga  Tribunali i Hagës, më 22 nëntor 2017),  në bashkërendim dhe me urdhrin e Slobodan MIlosheviqit dhe të Radovan Karaxhiqit  ekzekutuan  mbi “8.000 myslimanë boshnjakë”, edhe pse gjoja “ishin të mbrojtur “ nga forcat paqësore të Kombeve të Bashkuara (  11 korrik 1995) ?

-Po, Peter Handke kishte dëgjuar për masakrën gjenocidale të Vukovarit në Kroaci, më 1991, ku forcat çetniko-fashiste serbe të astuquajtura “JNA” të Slobodan Milosheviqit kishin  okupuar dhe vrarë mbi  “ 2500 kroatë, prej tyre 1600 civilë dhe 900 luftëtarë”. Gjatë okupimit  (87 ditësh, gusht – nëntor 1991) forcat pushtuese serbe  kanë masakruar masovikisht lluftëtarët  kroatë të zënë robë së bashku me persoant e tjerë civilë. Thuhet se, nga Spitali i Vukovarit, forcat pushtuese serbe kanë kidnapuar mbi “200  pacientë të plagosur, dhe i kanë shpënë në lokalitetin e afërt të quajtur  Ovçara, ku të të gjithë i kanë ekzekutuar”. Kjo ishte tragjedia e Vukovarit kroat, i cili brenda 87 ditësh përjetoi masakra dhe krime të papara të gjenocidit serb.

Së fundi, po si mund t’i jepet Çmimi Nobel, Peter Handke, kur ai vetë  e ka mohuar vlerën  dhe rëndësinë e  Çmimit Nobel për Letërsi,   se  gjoja nuk është asgjë tjetër veçse “një kanonizim  i rremë prej të cilit lexuesi nuk përfiton asgjë ” (!)

Nëse nuk jeton për diçka, vdes për asgjë – Nga Aurel Dasareti*

Ka njerëz që hyjnë në jetën tonë dhe e lënë përsëri. Ka edhe njerëz që qëndrojnë për një kohë, duke lënë gjurmët në zemër. Dhe pas kësaj nuk jemi kurrë më të njëjtë. Sytë mund të buzëqeshin, goja mund të qeshë, por pikëllimi i zemrës nuk mund të shihet nga askush.
***
O shqiptarë! Mos braktisni vendlindjen, prindërit, motrat, vëllezërit, gjyshërit, gjyshet dhe të ikni në hiç, atje ku nuk u dëshiron askush. Shijoni gjërat e vogla, sepse një ditë do të dëshironi të shikoni prapa dhe të zbuloni se ato ishin të mëdhatë.
Çfarëdo konfliktesh apo sa pak kohë të këmbimit keni ju me pleqtë e familjes së juaj, duhet të parafytyroni se si do të ndjeheshit ju nëse në momentet e fundit të jetës nuk keni asnjë familjar afër jush që të komunikoni.
***
Për çfarë jetojnë shqiptarët nëse nuk është për të bërë jetën më pak të vështirë për njëri-tjetrin?
Kur e pranojmë se ne vet krijojmë vuajtjet tona, atëherë mund ta çlirojmë veten nga dhimbjet, frika dhe neurozat – njëherë e përgjithmonë! Kur e kuptojmë se është mendja jonë ajo që është përgjegjëse për të gjitha dhimbjet, me rrjedhën e pandërprerë të mendimeve duke u përballur me të kaluarën – njëkohësisht merakosemi për të ardhmen, atëherë do të gjejmë veten tonë të vërtetë.
Ne jemi të gjithë qenie të ngritura dhe duhet të rivendosim kontaktin me natyrën tonë më të thellë si dhe të shprehim veten përmes realitetit tonë shumë të veçantë hyjnor në botën fizike – gjatë gjithë kohës. Atëherë ne për herë të parë do të përjetojmë paqe dhe harmoni në veten tonë, në atdheun tonë dhe me botën e jashtme. Dëshmia se ekziston një realitet më i lartë nuk gjendet në diskutimet intelektuale, por në një mënyrë ose në tjetrën, ju vini në kontakt me të shenjtën.
Ne nuk kemi asnjë përgjigje në pyetjen se cili është misioni ynë, çfarë duhet të bëjmë këtu në Tokë. Ne jetojmë në errësirën e jashtme se kush jemi dhe pse jemi këtu, e megjithatë e dimë se duhet të ketë një kuptim
***
Gjyshja ime, ka thurur rroba për nipërit e mbesat e saj të ardhshme.
Në fëmijërinë e hershme, shpeshherë, kur dielli po perëndonte (në Sydney, Australi), qëndroja vetëm me gjyshen në kopshtin përpara shtëpisë, disa dhjetëra metra prej bregdetit. Dëgjonim dhe shikonim valët e ujit, hënën dhe yjet që shkëlqenin në qiellin e mahnitshëm. Gjyshja ime (nëna e nënës) m`i tregonte përrallat e njëjta përsëri dhe përsëri. Njëra prej tyre: “Një grua e vetmuar ishte aq e zgjuar saqë pa asnjë problem sajonte lloj-lloj rroba të reja nga asgjëja, prej hiçit. Mrekulli e jashtëzakonshme që ndodhte për shkak të aftësive të saj të mbinatyrshme…”.
Edhe në kohërat e dhimbshme përqafuam humorin. Për gjashtë vjet ajo jetoi me kancerin e trupit, para se të binte në gjumin e thellë me familjen përreth saj.
“Laura! Tani ndodh kjo, ti duhet të vish”, – i telefonoi gjyshja nënës time para disa ditësh.
Fryma e gjyshes është më e dobët tani dhe sytë e saj janë mbyllur. Babi dhe nëna ime ulen në buzë të shtratit duke e mbajtur për dore. Gjyshja merr frymën e saj të fundit, e rrethuar nga “tufa” e saj, siç na quante ajo me shaka. Gjyshi i tha lamtumirë bashkëshortes së tij të jetës; nëna ime, dy tezet dhe tre dajallarët e mi u përshëndetën për herën e fundit me nënën e tyre.

Pikëllimi nuk kalon. Thjesht merr një formë tjetër. Një pikëllim i ngjan detit. Kur fillojnë, valët janë shumë të shtrënguara. Pastaj vijnë dallgët, por kurrë nuk do të ketë më një pamje të detit.

Kjo është ngushëllimi im i vetëm sot. Se pikëllimi nuk ka asnjë efekt prapaveprues. Se pikëllimi i sotshëm nuk mund të mjegullojë ngjyrat djeshme.
E vetmja gjë që mbetet është mungesa, ulur pranë një njeriu shumë të dashur, e cila ka disa ditë që ka shkuar, pak e mbështetur në krahët e nipit të vogël, rrethuar nga nata…
Gjyshja ime, ti ishe një ujë i qetë me një fund të thellë.

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

ZGJEDHJET NË KOSOVË: A ËSHTË KY NDRYSHIMI I MADH NË POLITIKËN SHQIPTARE? – Nga Frank Shkreli

Me 6 Tetor, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare në të cilat, sipas rezultateve paraprake, dolën fituese Lëvizja Vetvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Në pritje të certifikimit të rezultatit përfundimtar, pasi të jenë numëruar të gjitha votat, Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, bashkë me kandidaten e kësaj partie për postin e kryeministrit, Vjosa Osmani, janë pajtuar për formimin e koalicionit qeverisës dhe për vazhdimin e bisedimeve të mëtejshme, midis këtyre dy partive, për formimin eventual të qeverisë së re të Republikës së Kosovës, të dalur nga zgjedhjet e 6 Tetorit.

Në një konferencë të përbashkët para disa ditësh për shtypin në Prishtinë, të dy këta janë shprehur se hollësitë e ndarjes së pushtetit të ardhëshëm qeveritar do të njoftohen pasi të ketë përfunduar procesi i numërimit të votave. Media e Kosovës ka cituar Vjosa Osmanin të ketë thënë me atë rast se, “Në radhë të parë ne si Lidhje Demokratike e kemi deklaruar edhe më parë që po presim rezultatin final dhe natyrisht në qoftë se rezultati konfirmohet kushdo që del se ka marr më së shumti vota në atë moment, ne në asnjë mënyrë nuk do të hesitojmë që në bashkëqeverisje të pranojmë kushdo që ka fituar, ta merr pozitën e kryeministrit” ka thekësuar kandidatja e LDK-ës, Vjosa Osmani. Në lidhje me këtë, sipas të dhpnave në media, Kryetari dhe kandidati për Kryeministër i Vetvendosjes, Albin Kurti theksoi të njëjtin qëndrim për të pritur numërimin përfundimtar të votave, duke thënë se, “Për dakordim e për korrektësi, natyrisht, që e kuptoj që fjala e fundit është certifikimi në fund i zgjedhjeve nga KQZ-ja. Por besoj që PDK-ja është në opozitë dhe kjo nuk do të ndryshojë. Vetëvendosja dhe LDK-ja do të qeverisin së bashku, as kjo nuk do të ndryshojë dhe mund t’i ruajmë fjalët e fundit për fund, por mendoj se shumëçka, për të mos thënë gjithçka është e qartë”, tha ai.


A është ky modeli i ri i qeverisjes ndër shqiptarë?

Në të vërtetë janë deklaratat e mësipërme dhe të tjera si këto – gjatë ditëve të fundit — nga të dy protagonistët kryesorë të politikës së Kosovës sot për sot, që më bëjnë optimist se ndoshta, më në fund, diçka mund të ndryshojë për më mirë në skenën politike, anë e mbanë trojeve shqiptare. E them këtë sepse, fotoja e mësipërme e Kurtit dhe Osmanit, dalur së bashku para medias, duke mbajtur pothuaj të njëjtin qëndrim në lidhje me numërimin e plotë të votave, pa pretendime, është shpresëdhënse dhe me shton besimin se vërtetë, diçka e re po ndodhë në politikën shqiptare.

“Kënaqësi të pritem sot në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, nga z.John Erath, Drejtor për Evropë. Patëm diskutime shumë produktive rreth prioriteteve dhe sfidave që e presin Kosovën gjatë muajve e viteve në vijim”, ka shkruar Vjosa Osmani të martën në portalin e saj të fejsbuk-ut.

Foto: Zoran Zaev / FB

“Insistoj që politikanët shqiptarë, në të dy anët e kufirit që na ndanë padrejtësisht, duhet të kenë mendjen tek historia, kur kanë punë me Serbinë”. Albin Kurti në një intervistë me Ora News, gjatë të cilës u shpreh gjithashtu se gjëja e parë për të cilën do të flasë në takimin e parë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë i ashtuquajturi, “shëngen ballkanik”.

Thuhet se çdo gjeneratë i qet udhëheqsit e saj – nga njëherë për mirë, nga njëherë për keq. Këto 30-vitet e fundit, shqiptarëve anë e mbanë trojeve të tyre në Ballkanin Perëndimor, politika shqiptare dhe klasa politike që ka udhëhequr shqiptarët, nuk u ka shërbyer mirë. Shqiptarët në përgjithësi po përballen me vështirësi të përditshme—kryesisht të shkaktuara nga klasa politike që po i udhëheqë ata – vështirsi e probleme këto të cilat kanë shkaktuar një lëkundje të madhe dhe tronditëse në besimin e shqiptarëve për të ardhmen e jetës në trojet e veta. Ngjarjet politike të këtyre dekadave të fundit që, pothuaj, kanë përmbysur jetën e shumicës së shqiptarëve, janë themeli i shqetësimeve të mëdha ndër shqiptarët e ditëve të sotëme. Fatkesisht, janë ngjarje që mund të thuhet se nuk mund të parashikoheshsisn as nga arsyeja dhe logjika njerëzore. Duket sikur shumë shqiptarë kanë humbur shpresën, perspektivën dhe besimin në të ardhmen, duke pritur dhe menduar se punët po shkojnë keq e më keq dhe po përpiqen t’i gjejnë vetes dhe familjes një “qoshe të qetë” e të sigurt dhe të largohen masivisht nga trojet stërgjyshore. Është fatkeqsi kombëtare, që të shtërnguar nga halli, nga nevoja ose nga deshpërimi, shumë shqiptarë po zgjedhin këtë rrugë – më keqë se pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skenderbe dhe më keq se pas pushtimit komunist ndërkombëtar.
Unë nuk e kam ndër mend të qortojë as të kritikoj askënd që merr një vendim të tillë, përballë vështirsive të jetës, pasi më në fund, shumë prej nesh kemi bërë një gjë të tillë, gjysëm shekulli më parë, përballë diktarurës së egër komuniste. Edhe ne mendonin që atë kohë se komunizmi do të ishte i përjetëshëm se asgjë nuk do të ndryshonte në jetën tone, për derisa të sundonte ai regjim. Por, më në fund, edhe ajo e keqe, ndryshoi!
Mesazhi im modest me këtë rast është që të mos humbasin besimin, pikëspari në veteveten. Fara e ndryshimit duhet të mbillet që sot. Jo nesër, jo pasnesër, por tani. Fatkeqsisht, Kombi shqiptar, për pothuaj një gjysëm shekulli u sundua nga një prej regjimeve më të egra komuniste në botë, bazuar në një ideologji sllavo-aziatike, krejtësisht e huaj për karakterin shqiptar dhe të okupimeve sllave të trojeve shqiptare. Si rrjedhim, mendohej se dielli shqiptar po mbulohej përgjithmonë nga re të zeza dhe se fati i keq nuk do ti ndahej atij kurrë. Është e vërtetë se gjithnjë, forcat barbare, autoritare dhe më reaksionare të ditës së sotëme — Rusia, Serbia dhe Turqia — po kërcënojnë gjithnjë, jo vetëm identitetin kombëtar dhe gjeografinë tokësore të trojeve stërgjyshore të shqiptarëve, por edhe kulturën, gjuhën dhe jetën e pasardhësve të Arbërit. Sot, si gjithmonë më parë, valë të egërsuara armiqësh shekullorë po përplasën në tokat shqiptare. Prandaj, sot më shumë se kurrë kemi nevojë – jo për pushtetarë që bashkpunojnë me këto forca të errëta, historikisht, anti-shqiptare, por për udhëheqës të ri të këtij brezi të shqiptarëve, të cilët do t’i dalin përpara kësaj stuhie të tmershme dhe t’i thonë ndal, se këtu ende ka shqiptarë!
Unë jam i bindur se ky brez i ri politikanësh shqiptarë do të dijë t’i dalë përpara kësaj stuhie të egër dhe do të përballojë rreziqet që sot i kanosen Kombit. Unë besoj se nëqoftse punët shkojnë mirë, tani e tutje, ka mundësi që zgjedhjet e fundit në Kosovë, të sinjalizojnë fillimin e një ndryshimi madhor të proceseve politike ndër shqiptarët. Kjo është shpresa ime, i bindur se në shpirtin e shqiptarit ekziston gjithnjë ajo cilësia që e ka karakterizuar gjithmonë popullin shqiptar:heroizmi përball fateve të zeza, të shkaktuara nga të huajt e nganjëherë edhe nga të vetët, siç ishte përvoja e shekullit të kaluar. Jam i vetdijshëm se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti nuk do ta kenë të lehtë detyrën e tyre, por udhëheqsve të rinjë politikë – të këtij brezi të ri politikanësh shqiptarë të Kosovës — iu urojmë sukses, në javët, muajt dhe vitet e ardhëshme – ashtuqë fitorja e tyre politike sot, të shënojë gjithashtu edhe fillimin e një fitoreje të madhe për të ardhmen e mbarë Kombit shqiptar dhe njëkohësisht edhe fillimin e një ndryshimi të madh të cilin e presim për më shumë se një shekull.

Kush po ua imponon sërish shqiptarëve zonën evrolindore sllave? – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

Me gjithe arritjet e ndryshimeve te deritashme integruese demokratike te Evropes Lindore dhe te asaj Juglindore, ceshtja koloniale shqiptare ne Ballkan jo vetem se ka ngelur “pezull”, por as qe ka filluar te trajtohet si e tille qofte nga qarqet politike shqiptare, qofte nga ato politike nderkombetare. Ky anashkalim me dashje ose pa dashje i ceshtjes se pazgjidhur koloniale shqiptare ne Ballkan, sheshit riaktualizon vazhdimesine historike te sundimit te eger imperialist sllav (serbo-malazez dhe greko-maqedon) mbi shqiptaret dhe territorin  e tyre , të njohur si SHQIPËRI ETNIKE.

Mirepo, eshte tejet hipotetik dhe brengoses qendrimi aversiv dhe indiferent i politikes  dhe i propagandes strategjike zyrtare te Shqiperise se si (eshte duke jetuar ne vetkenaqesi, madje edhe duke koketuar “diplomatikisht” dhe praktikisht me politiken  pushtuese koloniale zyrtare te Beogradit, te Shkupit, te Podgorices dhe te Athines ne disfavor te zgjidhjes se ceshtjes koloniale shqiptare ne  hapesirat e Ballkanit. Ne kete veshtrim, shembull  drastik dhe  antidiplomatik eshte normalizimi i marredhenieve dhe bashkepunimi ne shkallen me te larte dhe me te  gjithanshme  ndershteterore i Shqiperise me  aksin e “Antantes se Vogel” sllave ballkanike kunder interesave vetjake kombetare. Këtë, së fundi, më 10 tetor 2019 e dëshmoi edhe Edi Rama, kryeministër i qeverisë së Shqipërisë londineze, i cili Novi-Sad të Vojvodinës, nënshkroi  një marrëveshje të turpshme me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin sllavomaqedon, Zoran Zaev, të ashtuqujatur “Mali Shengen” të Ballkanit, që mallrat dhe kapitali , të qarkullojnë lirshëm, ashtu sikurse edhe lëvizja e njerëzëve të Serbisë, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë Veriore, pa përfshirjen e Republikës së Kosovës, të cilën nuk e njeh Serbia (17 shkurt 2008 – 2019). Në fakt, në prapavijë, kjo “antantë”  e quajtur “Mali balkanski Sengen” synon ringjalljen dhe vampirizimin e ish-Jugosllavisë serbomadhe (1918-1990).

Ky “kurs” absurd i politikes se jashtme te shtetit shqiptar,  fatkeqesisht mund te jete i “kapshem” vetem per armiqte e ribashkimit te etnikumit shqiptar, te cilet mjerisht “shpetimin” e shqiptareve e “shohin” jo vetem  ne hartat e projektuara te autoreve te hegjemonizmit dhe kolonializmit sllav ballkanik, por edhe në “skicat gjeometrike” të premtuara të globokratizmit dhe te evrointegralizmit, të cilat, siç kanë dëshmuar në 30-vjeçarin e fundit, nuk çojnë më larg sesa në ruajtjen me fanatizëm të mosndryshimit të kufijve artificialë ndërshtetër të vendeve fqinje sllave (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Greqia) brenda të cilëve mbi 3 milionë shqiptarë, edhe sot jetojnë ne “rezervatet” e tyre shekullore  kolonialiste (1878-2019)! Si rrjedhim, ne menyre te pashmangshme shtrohen keto pyetje: a mund te kete argument me absurd dhe me  shperfilles ndaj ceshtjes se pazgjidhur  koloniale shqiptare ne Ballkan sesa ky, kur qarqet e politikes zyrtare shqiptare, pohojne boterisht se ne Ballkan nuk ekziston ceshtja e pazgjidhur shqiptare?! A mund te kete argument me bindes se ky dhe, ne dobi te politikes gllaberuese koloniale sllave, se kjo edhe sot, ne fillim te shekullit XXI, nuk perballet me kurrfare hipoteke a problemi kolonial shqiptar?!

Valle, kjo quhet diplomaci “e holle”, “elastike”, “moderne”, te heqesh dore ne menyre te vullnetshme nga  “tapia” historike  e gjysmes se territorit dhe e popullsise autoktone shqiptare?! Kjo quhet diplomaci e “mirefillte”, te akuzohesh dhe te ofendohesh perdite  si popull “ekstremist”, “terrorist” e “grabitcar”, per me teper te etiketohesh para botes si “faktor kryesor destabnilizues  ne rajon”, cilesim permanent i  politikës, i propagandës dhe i diplomacise zyrtare të Aleksandar  Vuçiqit (president) dhe të Ivica Daçiqit (nënkryeministër dhe ministër i Jashtëm) të Republikës së Serbisë.

Të githa akuzat ndaj shqiptarëve (1981-2019) nuk janë asgjë tjetër vetëm se recidiv i perseritur  dhe “akrobacion” trivial i nderrimit te tezave serbo-malazeze dhe sllavomaqedone ne dem te se vertetes historike shqiptare, që kanë një emërues të përbashkët-shfarosjen e shqiptarëve-fshirjen e identitetit të tyre kombëtar, territorial dhe shtetëror nga harta e Ballkanit.

Mirëpo, perderisa te mos zgjidhet statusi kolonial i shqiptareve si komb i lire dhe sovran ne truallin e tij te pushtuar nga barbaret sllave, perfaqesuesit e diplomacise tregtare “multietnike” shqiptare si moralisht, ashtu edhe kombetarisht, nuk gezojne kurrfare te drejte, qe te ngrejne  “dolli” ne shenje kapitullimi neper “metropolet” ballkanike me armiqte e perbetuar te  shqiptareve te kolonizuar dhe, ne kete menyre  te dakordohen fshehurazi dhe haptazi, qe edhe në shekullin XXI gjysma e  popullit dhe e territorit te Shqiperise etnike, te mbetet  serish ne “meshiren” e zoterimit kolonial sllav .

Ne saje te antidiplomacie te ketille, pasojat  e se ciles jane me se te qarta ne ngulfatjen e luftes antikoloniale dhe te perpjekjeve te pareshtuara te politikes se mirefillte kombetare drejt ribashkimit te trojeve etnike te Shqiperise, edhe spektri i gjere i politikes shqiptare eshte duke perjetuar “vdekje klinike”, po hesht dhe po kapitullon para nje “vizioni” te  ketille diplomatik antishqiptar “vetjak” dhe  te bashkesise nderkombetare, e cila  pas ardhjes ne pushtet te Vojislav Koshtunices, te Boris Tadiqit, te Tomislav NIkoliqit, të Aleksandar Vuciqit dhe të Ivica Daçiqit…etj. (të gjithë demokratë rremë në sy të Evropës Perëndimore dhe te Amerikes) me kamarilen e tyre ultrancionalisre proshesheliste dhe sllobiste, disa faktorë  botërorë (Rusia, Kina etj.) kanë marre anen e Serbise, ku preokupim kryesor kanë  rehabilitimin politik dhe  rimekembjen  e saj ekonomike, gje qe kjo eshte ne funksion te drejtperdrejte te mohimit te se drejtes se vetevendosjes se shqiptareve te kolonizuar. Mohimi i se drejtes se ligjshme te shqiptareve per te dale nga kthetrat koloniale sllave  dhe, per t’u ribashkuar me Shqiperine, eshte imponim i drejtperdrerjte i fuqive te medha boterore, qe etnikumi shqiptar serish te integrohet ne mnyre “te gozhduar” ne ZONËN LINDORE te sferes se interesit sllav. Nje diktat i ketille absurd dhe i papranueshem si ne pikepamje te se drejtes natyrore historike, ashtu edhe ne rrafshin e se drejtes se sotme  ndekombetare, nuk mund cilesohet ndryshe vecse si terrorizem shteteror me permasa nderkombetare. Zhvillimi i nje politike (ne emer te jetesimit te drejtave dhe lirive te minoriteteve kombetare dhe te “demokracise”) ndaj ceshtjes se pazgjidhur koloniale shqiptare ne Ballkan, ve ne dukje preludin e  hipokrizise  moralo-politike te “abetarese” se drejtesise, te demokracise dhe te paqes.

UÇK-ja nuk ishte terroriste, por çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale !

Ne vend se bashkesia nderkombetare, te favorizonte luften clirimtare antikoloniale kombetare te UCK-se, perkatesisht t’ua njihte të drejten e vetevendosjes shqiptareve te koloniazuar, kjo, ne kundershtim me te gjitha rregullat dhe me normat e se drejtes  humanitare nderkombetare, legalizoi dhe “amnistoi” gjenocidin, hegjemonizmin dhe nacionalizmin serbomadh ndaj shqiptareve, duke e “demokratizuar” dhe rikthyer “RFJ-ne” e S.Milosheviqit ne te  gjithe organizmat perkates te bashkesise nderkombetare. Nje potez i ketillei gabuar dhe fatal I bashkësisë ndërkombëtare ne mosndeshkimin e ligjshem te Serbise agresore, si dhe te nje numri te madh te  kryeprotagonisteve kriminele te saj, te cilet sot jane ne krye te udheheqjes se Serbise “se demokratizuar” dhe, shetisin lirshem (vrasesit e myslimaneve, te kroateve dhe te shqiptareve, duke kerkuar te drejta te barabarta dhe, duke i ngarkuar me  faj te paqene viktimat e tyre, e mbi te gjitha, duke kerkuar te rikthehen e te jetojne se bashku  me to ne vendet ku kane kryer krime antinjerezore si ne Kosove, ne Kroaci dhe ne Bosnje, eshte vetem ne interes te ringjalljes dhe te fuqizimit te metjeme te politikes kolonizuese, hegjemoniste dhe pushtuese serbo-malazeze, sllavomaqedone dhe greke mbi gjysmën e kombit të kolonizuar shqiptar dhe të gjysmës së Shqipërisë Etnike.

-Pse, edhe pas 3 gjenocideve të Serbisë ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999), bashkësia ndërkombëtare  e shpëtoi RFJ-në Serbia+Mali i Zi) nga  ndeshkimi nderkombetar penal i “Procesit te Nyrnbergut (1945), kurse vetem shqiptareve ua mohojne te drejten e vetevendosjes dhe te ribashkimit, duke i akuzuar pa kurrfare argumentesh valide qofte historike, politike a juridike nderkombetare, kinese jetesimi i ketyre te drejtave legjitime dhe legale shpie ne krijimin e nje “Shiperie te Madhe”(?!)

Në Ballkan nuk ka “Shqipëri të Madhe”, por Serbi të Madhe, PO !

 

Pikerisht në këtë pikëvështrim  qendron keqkuptimi i njohjes se drejtes se vetevendosjes se shqiptareve nga ana bashkesise nderkombetare. -Shpikja dhe trillimi i tezes se shqiptaret po luftojne per te krijuar nje “Shqiperi te Madhe”, historikisht eshte e pa argumentuar mbi asnje baze qofte formale, qofte faktike, sepse kjo nuk figuron ne asnje projekt, a program te ndonje levizjeje ose partie shqiptare qe nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) e deri ne ditet tona. Por, ne realitet kjo teze eshte “specialitet vitaminoz” i shume  projekteve-programeve te vjetra dhe te reja  imperialiste serbe, te sajuara nga autoret e tyre serbomedhenj, sic jane: Ilia Garashanini(“Nacertaniie”,1844), Vuk Karaxhiqi, Nikola Stojanoviqi, Jovan Cvijiqi, Dositej Obradoviqi, Vaso Qubrilloviqi, Stevan Moleviqi, Ivo Andriqi, Dobrica Qosiqi, si dhe pasardhesit-bashkautoret e tjere te tyre, te cilet, duke  u mbeshtetur ne konceptin ideor pushtues te ketyre projekt-programeve antishqiptare, me 1986, sajuan Memorandumin e  Akademise se Shkencave dhe te Arteve te Serbise, i cili “ne menyre shkencore” perpunon mjetet dhe metodat e tekonologjise se shfarosjes se shqiptareve dhe te debimit sistematik te tyre me dhune nga Kosova, nga Anamorava, nga Ilirida, nga Ulqini, nga Plava, nga Hoti e nga Gucia, si dhe te pastrimit etnik te myslimaneve ne Bosnje, ne Novi Pazar dhe, te kroateve nga territori i tyre etnik  te Hercegovines, te Kninit, te Sremit, te Backes e te Banatiti, qe sot quhet Vojvodine.

E vlen te theksojme se, te gjitha keto elaborate “politiko-shkencore”-arme kryesore te politikes pushtuese te Serbise (dikur dhe sot) ndaj trojeve etnike shiptare, kroate e myslimane perbejne thelbin e “bagazhit” te historiografise se falsifikuar serbomadhe, perkatesisht te tezes se Serbise se Madhe, e jo, kursesi te te “Shqiperise se Madhe”. Ky eshte nderrim i tezes, qe politikanet dhe kuazishekncetaret, (natyrisht te prire nga kisha e tyre politike-retrograde ortodokse serbe, e cila ne vazhdimesine historike  ka luajtur rolin kryesor ne ndertimin dhe ne zhvillimin e politikes antishqiptare, antikroate dhe antimyslimane, ne saje te misionit te saj politik, e kursesi religjioz) shoviniste serbe e perdorin si arme me te “efektshme” per te manipuluar me qarqet politike e shkencore nderkombetare ne favor te mbeshtetjes se tezes se Serbise se Madhe,  teze kjo, e cila para botes mistifikohet drejtperdrejt dhe terthorazi me tezen “Shqiperia e Madhe”.

Per me teper, nderrimi i kesaj teze “me sukses” dhe  ne menyren me perfide nga ana e serbomedhenjeve, eshte ne favor te mbrojtjes se interesave te pergjithshme te politikes kolonialiste, imperialiste dhe hegjemoniste te Serbise ne Ballkan, e ne vecanti ne trojet e etnikumit shqiptar.

Pavaresisht nga atribuimi i kesaj teze stereotipe te konglomeratit sllav, shqiptaret asnjehere ne historine e tyre nuk kane zhvilluar luftera, as politike me karakter pushtues, por ne te kunderten, kane luftuar per t’i cliruar dhe mbrojtur territoret e tyre etnike, te pushtuara nga vendet fqinje sllave qe nga vitet 1878; 1912; 1918; 1945; 1989. Ne kete veshtrim, edhe sot, populli shqiptar e zhvillon luften dhe politiken e vet te drejte, qe t’i riktheje ne zoterimin e vet tokat e aneksuara nga kolonialistet sllave, e jo assesi te pushtoje ndonje pjese te territorit te tyre.

Prandaj,  pavaresisht nga “oreksi” i politikes kolonizuese sllave dhe nga rreshtimi i aleancave te saj antishqiptare me parashenje  integruese rajonale dhe ne permasa nderkombetare, si dhe nga  ekuilibri i forcave nderkombetare  nga politika e pozites se forces, ne, (me gjithe ushtrimin e trysnise absurde te bashkesise nderkombetare ndaj mbajtjes “peng” te se drejtese se vetevendosjes , ne asnje menyre nuk parapelqehet qe te  heqim dore dot  nga perpjekjet dhe nga  lufta e vazhdueshme dhe e drejte clrimtare kombetare e antikoloniale per te dale pergjithmone nga sundimi kolonial imperialist sllav.

Vetem po qe se zgjidhet  ne menyre te drejte ceshtja koloniale shqiptare ne Ballkan, mund te ze fill procesi i njemnedte i demokratizimit dhe i bashkepunimit te ndersjelle ne marredheniet nderfqinjsore te shteteve ballkanike. Ndryshe, do te ballfaqohemi me shperthimin e ri te  krizave dhe te  konflikteve dhe me te pergjakshme, te cilat do te cojne pa dyshim ne nje lufte te pergjithshme boterore.

Shqipëria në kurthin serb të “Ballkanit për Ballkanasit” – Nga SHABAN MURATI

Minisamiti trepalësh i Serbisë me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut në Novi Sad në 10 tetor mund të cilësohet si hapi i parë i realizimit të projektit të vjetër serb të “Ballkanit për ballkanasit”, ide që ka qenë në themel të ambicies shekullore hegjemoniste serbe për të sunduar Ballkanin. Kjo ide është riaktivizuar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe për arsye të pakuptueshme ose të errta është përqafuar pa mëdyshje edhe nga kryeministri i Shqipërisë. Në Novi Sad kjo ide mori formë diplomatike blloku. Për herë të pare kemi sfidën diplomatike të izolacionizmit ballkanik ndaj Bashkimit Europian.

Për të kuptuar thelbin e projektit serb të izolacionizmit ballkanik, të miratuar në Novi Sad, mjaftojnë deklaratat e presidentit serb, i cili në konferencën e përbashkët trepalëshe të shtypit theksoi: “Unë jam i lumtur që ne filluam të kemi kujdes për veten tone dhe që ne nuk kemi nevojë për një tutor”.

Atij i bëri jehonë në këtë linjë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i clli deklaroi po aty se “ky takim është ndër rastet e rralla që liderët e Ballkanit mblidhen pa mentorët e Bashkimit Europian”.

Çfarë përmban ky “çlirim” i liderëve të tre shteteve ballkanike, që krijuan një kor fshati kundër tutorëve dhe mentorëve të BE? Kjo prirje e re diplomatike dhe shtetërore për t’u shkëputur nga tutorët dhe mentorët e BE zbulon dhe thelbin e projektit gjeopolitik serb të të ashtuquajturës “zonë ekonomike ballkanikoperëndimore” dhe të të ashtuquajturit “mini Shengen”.

Ministri i qeverisë serbe Marko Gjuriç, duke iu drejtuar shteteve ballkanike për të mbështetur inisiatëven e presidenti Vuçiç paraqitur liderëve të Ballkanit për krijimin e “zonës së përbashkët ekonomike”, bën thirrje në emer të qeverisë serbe: “Le ta bëjmë tonën parrullën “Ballkani për ballkanasit”.

Për këdo është e qartë se nuk ka aleanca dhe blloqe dy, tre apo shumëpalëshe, që nuk kanë mentorët dhe tutorët e tyre. Në Novi Sad dhe për projektin e miratuar atje mentori i ri i grupit është Serbia. Këtë e pohoi kryeministri maqedonoverior Zaev në konferencën e përbashkët të shtypit, kur deklaroi se inisiativa e grupit është e presidentit serb. Projekti gjeopolitik i Serbisë për të ashtuquajturën “zonë e përbashkët ekonomike ballkanikoperëndimore” është në kah të kundërt të qëllimeve dhe strategjisë së BE.

Ai nuk ka lidhje as me Procesin e Berlinit dhe as me samitin BE-Ballkani Perëndimor të Triestes, sepse u organizua jashtë tyre. Nuk është rastësi që në këtë minisamit të Serbisë nuk denjoi të shkonte asnjë zyrtar i lartë i BE apo i shteteve të rëndësishme të BE, në një kohë kur në gjithë forumet e organizuara që prej 20 vitesh në kuadër të Ballkanit Perëndimor gjithmonë kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të BE dhe të organizmave të rëndësishme ndërkombëtare.

Nuk është rastësi që as Brukseli, as Berlini, as Parisi dhe as Uashingtoni nuk shprehën asnjë germë përkrahje për minisamitin trepalësh të Serbisë.

Mendoj se për shkak të konfuzionit të përhapur nga mungesa e transparencës, ku nuk është publikuar në Tiranë as deklarata e përbashkët e tre udhëheqësve, duhen sqaruar disa gjëra.

Së pari, duhet sqaruar se minisamiti i Novi Sadit nuk merret as me Shengen dhe as me mini Shengen, sepse nuk quhet Shengen qarkullimi i shtetasve me karta identiteti. Shengen është regjimi i qarkullimit të shtetasve të BE, të cilët qarkullojnë tek shtetet anëtare pa asnjë dokument dhe pa asnjë kontroll të njerzve, të makinave dhe të mallrave në kufijt e shteteve anëtare. Nga anan tjetër, nga gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor shtetasit e Shqipërisë hyjnë në të gjitha me karta identiteti dhe vetëm Serbia e ndalohet këtë regjim.

Nëse kalimi me karta identiteti ka disa vite që është arritur me Malin e Zi, me Maqedoninë e Veriut, me Kosovën dhe me Bosnjë- Hercegovinën, përse u dashka quajtur sukses i madh ballkanik apo mini Shengen se presidenti i Serbisë paska premtuar që në fund të vitit 2021 edhe Serbia do të ndjekë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Serbia tallet dhe gjithmonë i ka shitur ajër qeverive të Shqipërisë.

Së dyti, duhet sqaruar se Serbia dhe dy shtetet, që iu ngjitën asaj në projektin e Novi Sadit, po shpërdorojnë në inflacion fjalën integrim “ballkanik”, kur në fakt sipas fjalorit diplomatik serb duhet quajtur “jugosllav”. Është një insinuatë e diplomacisë serbe, sepse projekti serb i “integrimit ballkanik” apo i “zonës së përbashkët ekonomike”, të drejtuar prej saj, përfshin vetëm shtetet ish-jugosllave plus ish republikën e shtatë jugosllave, të piketuar nga Tito, Shqipërinë.

Presidenti serb Vuçiç i ka vënë pikat mbi “i”, kur i deklaroi mediave amerikane sapo u zgjodh president, se projekti i tij i bashkimit ekonomik ballkanikoperëndimor “është ringjallja e Jugosllavisë së vjetër, plus Shqipërinë”. Nuk kuptohet përse qeveritarët e Tiranës nuk lexojnë shpjegimin e vetë presidentit serb.

Së treti, ka një ngutje nga ana e Serbisë për të krijuar “bllokun ekonomik dhe politik ballkanikoperëndimor”. Fakti që Beogradi nxitoi të mbledhë minisamitin shpejt brenda një muaji pas takimeve të para të Vuçiçit me kryeministrat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në shtator në Nujork, tregon se presidenti serb ka një arsye në ngutjen e tij. Ngutja shpjegohet me faktin se në datën 25 tetor Serbia do të nëshkruajë anëtarësimin e saj në organizatën ekonomiko-politike të “Unionit Ekonomik Euroaziatik”, të krijuar nga Rusia.

Kjo do të thotë që efektet e marrëveshjes së anëtarësimit të Serbisë në  organizatën ruse do të shtrihen edhe në dy shtetet, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, që vrapuan të bëhen anëtarë të bllokut të ri trepalësh ekonomik të Serbisë. Kjo ndihmon Rusinë që të penetrojë më thellë dhe më gjërë në Ballkanin Perëndimor dhe t’i shmanget sanksioneve të BE ndaj Rusisë. Pas anëtarësimit të Serbisë në “Unionin Ekonomik Euroaziatik” të Rusisë bashkimi i Shqipërisë me sanksionet e BE ndaj Rusisë mund të quhet i pavlefshëm.

Së katërti, është për t’u habitur që Shqipëria nuk i bën vetes pyetjen pse duhet futur në një bllok trepalësh të krijuar nga Serbia, në një kohë kur Ballkani Perëndimor ka kaq organizata e mekanizma të krijuara posaçërisht për të, si “Ballkan 6”, formati i Brionit, formati i procesit të Berlinit, formati i SEECP, etj.  Por projekti i Serbisë është ndryshe nga ato të formateve të mësipërme. Serbia don tani të jetë vetë tutori e mentori i projektit të rikrijimit të Jugollavisë së vjetër.

Është i kuptueshëm dhe pritej qendrim i Maqedonisë së Veriut, e cila që në referendumin e 8 shtatorit 1991 për pavarësinë, nën diktatin e Beogradit futi në pyetjen e referendumit pjesën e habitëshme mbi të drejtën për t’u bashkuar në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë. Tani që Serbia po krijon këtë aleancë të shteteve jugosllave Shkupi e ka pretekstin ligjor të bashkimit. Që Serbia pas prishjes së Jugosllavisë e ka patur obsesion rikrijimin e Federatës në forma të reja, e tregon vigjilenca për t’u admiruar e Kroacisë, që ka vendosur barrikadën ligjore dhe kushtetuese ndaj projekteve serbe.

Në Kushtetutën e Kroacisë, neni 142  thotë: “Çdo procedurë për përfshirjen e Republikës së Kroacisë në aleancë me shtete të tjera, nëse kjo aleancë çon ose mund të çojë në ringjalljen e Unionit të Shteteve të Sllavëve të Jugut, është e ndaluar”.

Absurditeti i qeverisë së Shqipërisë, që shkon me dajre dhe me lodër të rimarrë vendin e piketuar para 70 e ca vitesh të ish-republikës së shtatë të Jugosllavisë, nga vjen??? Mëqe është fjala për hyrjen e Shqipërisë në një aleancë të re me Serbinë, pyetja dhe kërkesa serioze është: a e shtroi për diskutim dhe për miratim në parlament qeveria e Shqipërisë këtë hap strategjik? A zhvilloi ajo ndonjë referendum për të pyetur popullin shqiptar, nëse don të bashkohet me Serbinë në  një aleancë? A e konsultoi qeveria e Shqipërisë Kosovën për këtë akt të saj të aleancës me Serbinë, akt që neglizhon dhe mohon shtetësinë e Kosovës?

Inisiativa diplomatike serbe për t’iu kundërvënë integrimit europian të Ballkanit me izolacionizëm ballkanik është një prirje e Serbisë për të rekrutuar shtetet e Ballkanit Perëndimor në një linjë të dytë, jo europiane. Kjo është linja filoruse. Ndaj dhe një bosht themelor i projektit gjeopolitik serb të rikrijimit të Jugosllavisë me emrin “zona e përbashkët ekonomike ballkanikoperëndimore” është largimi i mentorëve dhe i tutorëve të BE.

Dalja e presidentit serb dhe e kryeministrit të Shqipërisë me një qendrim të përbashkët diplomatik kundër mentorëve dhe tutorëve të BE nuk është vetëm një delir sovranizmi artificial, aq i zakonshëm tek liderët ballkanikë. Kur propozoi zyrtarisht për herë të parë në Paris në 16 shtator të vitit 2016 projektin e tij të krijimit të “zonës së përbashkët ekonomike ballkanikoperëndimore”, Aleksandër Vuçiç e lidhi atë me kushtin e shkëputjes së shteteve ballkanike nga BE.

Ja çfarë deklaroi tekstualisht presidenti serb: ”

BE nuk është më i vetmi faktor koheziv, që mund të bashkojë Ballkanin. Ne duhet ta bëjmë atë vetë tani. Ne kemi nevojë të kujdesemi ne vetë për vetëveten. Ja pse unë i kam bërë thirrje udhëheqësve të vendeve të rajonit tonë që të fokusohemi tek vetvetja”. Që në atë kohë kam tërhequr vëmendjen për idete e rrezikshme rajonale të presidentit serb:”Nuk ka dhe nuk mund të ketë faktor tjetër koheziv në Ballkan që të zëvëndësojë faktorin koheziv europian në bashkëpunimin e këtyre vendeve. Përderisa vendet e Ballkanit Perëndimor po shkojnë drejt anëtarësimit në BE, nuk kanë nevojë për blloqe të reja rajonale, që mishërojnë izolacionizmin ballkanik. Ftesat dinake për “fokusimin e ballkanasave tek vetëvetja” janë reminishenca të papranueshme të devizës së vjetër serbe “Ballkani ballkanasve”, për të mbajtur rajonin larg BE dhe pranë Serbisë”.(Libri ”Ballkani Faustian”, 2016, fq.511).

Kjo partiturë dipomatike serbe ishte thelbi i fjalimeve të presidentit serb dhe të kryeministrit shqptar në Novi Sad.

Është një naivitet apo inkompetencë e papranueshme diplomatike dhe politike, që qeveria e Shqipërisë del dhe bëhet pjesë e ideve dhe e projekteve serbe. Nuk ka burrë nëne, që ta shpjegojë se si Shqipëria mund të hyjë në një bllok specifik me Serbinë, kur Serbia nuk njeh Kosovën dhe po kërkon ta zhbëjë si shtet e ta rimarrë si koloni të saj. Është uluritëse situata që në një bashkësi prej gjashtë shtetesh ballkanikoperëndimore, ku kemi dy shtete shqiptare, në vend që ta japë tonin faktori shtetëror shqiptar, ridel Serbia me pretendimin të rikrijojë Jugosllavinë e re me dy shtete shqiptare.

Kemi një kthim mbrapsht të tendencës historike të zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare në rajon, në të cilin Shqipëria me dorën e vet po shkakton errozionin e peshës së faktorit shqiptar dhe të kombit shqiptar në rajon. A vjen kjo nga sëmundja e pashërueshme e politikanëve tanë për të sakrifikuar shtetin dhe kombin në altarin e internacionalizmit ballkanik apo nga arsye të tjera të koduara, për këtë do të duhet të pritet shumë kohë ta lexojmë në arkiva.

Por leximi i kujdesshëm i marrëdhënieve midis Serbisë dhe dy shteteve shqiptare ta jep një përgjigje qysh tani.

Pushteti duhet t’i shërbejë edhe popullit, edhe shtetit – Nga AGRON SHABANI

Kosova gjatë këtyre ditëve i mbajti (organizoi) edhe një palë zgjedhjesh të liria parlamentare dhe qeveritare në nivel të përgjithshëm shtetror dhe nacional të cilat nga faktori vendorë dhe ndërkombtar, u cilësuan ose vlerësuan të suksesshme, të qeta dhe demokratike. Ky është lajmi.
Siç dihet, me 17 shkurtit 2008, deputetët e Kuvendit (Parlamentit) të Republikës së Kosovës e miratuan Deklaratën e njohur kushtetuese ose juridike të Pavarësisë së Kosovës që e kanë njohur dhe pranuar shtetët më të fuqishme dhe më përparimtare të globit të globit të cilat Kosovës dhe shqiptarëve iu gjendën pranë kur e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë. Kjo është për t´u uruar dhe kujtuar vazhdimisht si formulë udherrërrefyese.
Ndonëse, pa e harruar këtu në anën”de jure” të shtetit dhe pavarësisë së Kosovës e cila për dallim të anës “de facto”, ende (akoma) vazhdon të njoh sfida, udhëkryqe, pëngesa dhe turbulenca të shumëta paradoksale, reaksionare dhe anakronike.
°\•
Po, mirë atëherë kush janë fitues të vërtetë të pavarësisë së Kosovës? Kosova si shtet dhe pushtet i pavarur, sovran, integral, parlamentar dhe demokratik?, apo shqiptarët si “popull” ose “kombi i ri kosovar” si thuhet të “lindur nga lufta”? Çka (çfarë) fituan dhe çka (çfarë) humben shumica absolute e shqiptarëve të Kosovës në këtë histori? Shtoja këtu edhe zërat e atyre që deri dje (ose, deri sot) nuk i kanë njohur dhe respektuar disa nga simbolet ose elementët kryesore të shtetit (shtetësisë) së Kosovës si himnin, flamurin etj. Dhe, ata ose ato sipas të të gjasave, do udhëjeqin me ekzekutivin ose legjislativin kosovarë në periudhën e ardhshme katërvjeçare, sepse i kanë fituar zgjedhjet e lartëpërmedura shtetrore dhe nacionale në Kosovë.
A do pranojnë tashti (tani) populistët ose “radikalistët” e deridjeshëm panshqiptarë ose indenpedentistë (kryesisht dhe ekskluzivisht të Vetvendosjës) të xhveshën ose të heçin dorë nga ‘pema’ e njohur nacionale, gjenealogjike ose strukturalgjenetike? Përkatësisht, nga identiteti, individualiteti, ekskluziviteti dhe integriteti i njohur nacional ose etnobiogjenetikë. Nga shqiptarë, të “konvertohen” në kosovarë! Gjegjësisht, në një “popull të ri” artificial ose johistorik, sipas “pakos ligjore ose juridike” të Mahti Ahtisarit etj. A do i pranojnë Vetvendosja në pushtet dhe lideri i saj, Albin Kurti në krye të pushtetit kosovarë, doktrinat, formulat, idetë, ekuacionet ose teoritë e ndryshme përverse, retrograde, reaksionare dhe anakronike mbi “revidimin” ose “korigjimin e kufinjve” aktual në mes Kosovës dhe Serbisë së bashku me “Asocicionin e Komunave të Pavarura Serbe” (“Republikèn Serbe”) në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, “demarkacionet” e ndryshme kufitare me Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë, si dhe një sërë anomalishë tjera infantile dhe kontraproduktive në këtë kontekst dubioz dhe kontestues?! Këto janë çështjet, pyetjet ose dilemat kryesore të qeverise ose ekzekutivit (pushtetit) të ri kosovarë nën Albin Kurtin dhe Vetvendosjen.
Kjo për faktin se në “Europe an the People Without History” ( “Evropa dhe popujt pa histori ose johistorik”) ose n’ “Europe and dhe New Colonial Ecquality” (“Evropa dhe baraspesha e re colonialiste”) dikur gjithëçka ishte e mundur.
Mos të harrojmë se Kosova dikund para Komnferencës së Ambadadorëve të Londrës ( 1913) i kishte dikund me tepër se 25.9OO kilometra katrore. Pra, me tepër se sa Shqipëria e sotme Londineze. Apo!?
Gjithënjë duke besuar dhe shpresuar se Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij (për dallim të paraardhësve të tyre)- janë kundër asaj qè populli (elektorati) dhe pushteti kosovarè, tè jenè vèc ‘vegla pune’, gjegjësisht, ‘mekanizma’ ose ‘instrumente’ mekanike, elektorale, politike, akustike ose kakofonike si në rëndet ose sistemet e pandryshuara natyrore, ordinare ose mesjetare, pa fuqi, inovacion, kreativitet dhe motivacion për t´i çuar ose levizur gjërat përpara.
Në të kundërten, koncepti i arsyes instrumentale ose arsyes subjektive, i cili ka për qëllim përshtatjen dialektike të njeriut me ligjet dhe racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive): Nëse nuk kuptohet, përceptohet dhe anticipohet si një proces çmitizues, prodhon të kundërtën e tij.
Se këndejmi, u mor vesh se politologjia dhe filozofia politike na mèsojnë ose udhèrrefejnë vazhdimisht se ata që ndodhën lartë, gjithëmonë jetojnë, mirëmbahen ose ushqehën nga ata që janë më poshtë. Përveç rasteve ose përjashtimeve të rralla.
Kjo për faktin se për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë! “Bota globale është pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal. Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit.
Filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një “botë globale” ose “treg të përbashkët” të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botërorë ose ndërkombtarë të bartur, reduktuar ose koncentuar në duart e fuqishme të “mbinjerëzve” ose’supërmenëve’ të ndryshëm ushtarak, politik, social, ekonomik, industrial ose teknologjikë të cilët në instancë të fundit nuk përbëjnë madje as 3 % të popullsisë së gjithëmbarëshme të globit. Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron, reflekton dhe interferon tek të gjitha speciet ose krijesat e mundshme njerëzore ose homo-sapiente dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara individuale dhe kolektive. Është pra një “luftë” ose “stuhi infernale” që nuk pushon kurrè”, ku qeniet njerëzore (qyzetare) ose politike- janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të njohura jetësore ose ekzistencialiste. Mbase, të shkëputur nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyeja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, historike, gjeografike, ligjore, konstitucionale, institucionale, juridike, sociale, ekonomike etj…Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulente dhe tepër hektive- pas plotësimit të ‘egove’, ‘superegove’, ‘antiehove’ ose nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive. Duke i veçuar ose potencuar këtu edhe interesat e njohura politike, karieriste, materiale ose profiteriste të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik në vendin tonë etj. Dhe, kjo pa arritur kurrë një cak ose qëllim të caktuar ose përfundimtar.
Ndryshe nga kjo, bota, në të cilën njeriu cilësohet si një “mikrokozmos”, bëhet vetëvetiu një “megapoligon luftërash” ose ‘makrosferë interesash’ e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç “vullnetit” ose sëmundjes së pashëruar për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë për çastin ose mometin.
Ndonëse, në kuader të epistemologjisë dhe antropologjisë së re politike, respektivisht, brenda “filozofisë së jetës ose botès materiale dhe asaj ekzistencialiste”, sikur bëhët edhe deshifrimi dhe deskriptimi i botës dhe natyrës”, gjë që është edhe qëllimi final ose kryesor i filozofisë. Në këtë rast, edhe studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, nuk ngelin të izoluara, por, ato kthehen tek vlerat dhe parimet e larta morale dhe njerëzore. Respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resurseeve të përbashkëta (globale ose universale) të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore. Tek e fundit, është fati ose ligji global ose inuversal i dhembjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes që varet nga të gjitha gjërat tjera. Në këtë kontekst, filozofisë së shpirtit ose subjektit, i kundërvihet filozofia e natyrës, filozofia e objektit. Para ligjëve të njohura natyrore dhe mbinatyrore, të gjithë janë të njejtë ose të barabartë. Nga ky “rreth vicioz” ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush.

P.S. Personalisht e kam tè vèshtirè ose tè pamudur pèr t’i kuptuar, akceptuar dhe justifiuar tè tè ashtuquaturit ‘shqiptarèt e Sanxhakut”sè bashku me afro (si thuhet) 2O milion shqiptarèt nèTurqi tè cilèt brenda me pak se 1OO vitèsh e kanè harruar tèrèsisht “gjuhèn amtare” shqipe! Ndèrkaq, arbèreshèt e Italisè sè bashku me arbèreshèt ose arbanasit e Zarès nè Kroaci, edhe pas me tepèr se 5OO vitèsh i ruajnè dhe kultivojnè gjuhèn, kulturèn dhe traditat e njohura shqiptare. Edhe nè Alep (Halepo) dhe Damask tè Sirisè, thuhet se kanè ekzistuar lagje ose distrikte tè posaçme tè “arnautève” (shqiptarève) ku èshtè folur shqip dhe ku janè ruajtur dhe kultivuar traditat dhe kultura shqiptare. Mos tè flasim kètu mbi “shqiptarèt e Luginès sè Preshevès” tè cilèt me tepèr i njohin dhe pranojnè Stambollin ose Ankaranè si kryeqytete ose metropola tè vetat, se sa Tiranèn ose Prishtinèn. Ndèrkohè qè tè dyja palèt ( edhe Sanxhaku, edhe Lugina e Preshevès) qè i ruajnè dhe kultivojnè me fanatizem dhe xhelozi tè pafshehur “esnafitetin”, mentalitetin, kurthat, intrigat, komplotèt dhe dredhitè e njohura turko-bizantine, kèrkojnè t’i bashkangjitèn Kosovès ose Shqipèrisè Natyrale dhe Etnike!
Kjo tè ngjanè nè komunitetèt e dikurshme tè urukève, sumerève dhe semitève nè Babilininè e Lashtè-Antike, tè cilèt e quanin njeri tjetrin “vèllezèr ose bashkombas”, ndèrkaq flisnin (komunikonin) me njeri tjetrin me gjuhè tè pèrziera, tè pakuptimta ose aglutinative, si dhe lutèshin, falèshin dhe predikonin nè tempuj ose faltore tè ndryshme rivale ose anagoniste me njèra tjetrèn.
Albin Kurti, para se tè flas ose mendojè pèr bashkim kombtar dhe aspekte tjera, nè radhè tè parè duhet t’i bindi viset ose trevat e ndryshme shqiptare, tè flasin dhe mendojnè shqip dhe shqiptarisht e jo t’iu bashkangjiten Kosovès ose Shqipèrisè si konglomerate ose “apendikse multikulturore” ose kosmopilitike pa asnjè lidhje gjuhèsore, gjenealogjike, etnologjike ose strukturalgjenetike me to! Pa te keq!

ASh

KOHA PËR T`I HAPUR LETRAT – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
     Rrugëtimit të LDK-së i shkon për shtat anekdota, për kafshimet e ujkut, në prapanicën e gomarit dhe ngushëllimin e këtij të fundit: “Inshallah jam në ëndërr!” Kanë ndodhur dhe vazhdojnë të  ndodhin prapësira individuale e klanore, gjithnjë në dëm të LDK-së. Dhe, megjithatë, kalohen në heshtje, si normnale, të zakonshme, sikur nuk ka ndodhur asgjë!
 
     Vlerësimi i nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliut, për zgjedhjet e 6 tetorit, është sa paushall, ireal, aq edhe inatçor e skandaloz! Sipas Veliut Vjosa humbi zgjedhjet dhe ajo duhet të japë llogari për humbjen. Shkrimin “Klani dhe SHIK-u zbehin fushatën e LDK-së”, botuar më 5 shtator, e nismova:
 
     – Ekziston opinioni se LDK-së nuk i bëhet vonë as humbja. Këtë mendim e përforcon edhe çarshia. Sepse klani mgushëllohet me dështimin e Vjosës!-
 
Me keqardhje, parashikimi im i atëhershëm, po rezulton të jetë i saktë, edhe sot, mjerisht!
 
     Vërtet, ka ardhur koha, për t`i hapur letrat, për ta vënë pikën mbi -i- Dhe, nëse i hapim letrat, dëshmohet, madje, bindshëm, se humbjen e 6 tetorit e shkaktoi klani brenda Kryesisë Qendrore të LDK-së, tashmë, i prirë nga nënkryetari Agim Veliu. Pritjet e reformës, ndryshimit, i amortizoi klani, me “avazin” aklamativ dhe Konsensuesin paradoksal, në “Kuvendin” e 9-të Zgjedhor të LDK-së, që përbën anakronizëm e regres për LDK-në 30 vjeçare.
 
     Mashtrueshëm u proklamua se Kuvendi do të përshkohet nga fryma rugoviane, duke rikthyer praktikën e votës së fshehtë demokratike, për të gjitha strukturat e LDK-së. Përkundrazi, u vazhdua me shkeljet flagrante, si: mungesën e debatit, konkurrencën hiçe, votimin deklamativ, duke e devalvuar Kuvendin në maskaradë “zgjedhore”, i barasvlershëm me nulitetin, zerrësinë, hiçmbajtjen.
 
     Klani, brenda Kryesisë Qendrore, avancoi zvetnimin, deri në sabotim të fitores së pritshme, kur nënkryetarët Veliu dhe Haziri, injoruan me mos pjesëmarrje, në mbledhjen, kur do të zgjidhej Kryesia e ngushtë, përkatësisht, nënkryetarët, sekretari si dhe kandidati për kryeministër-e të Kosovës. Por, nuk arritën ta pengonin kandidaturën e Vjosë Osmanit, ngaqë kryetari Isa Mustafa kërcënoi se nëse pengon Kryesia, zgjedhjen do ta bëjë Këshilli i Përgjithshëm.
 
 
      Rikthimi i debatit në LDK-e, 
   hiçson shantazhin dhe ndarjen
 
     Megjithatë, shantazhimi ngulmues i binomit Agimi-Luta, për të qenë, përkatësisht, nënkryetarë të parë dhe të dytë, u realizua, imponueshëm e dhunshëm, nën slloganin “e ruajtjes të unitetit në partisë!” Dhe, kjo vulosi bindjen në opinion se klani, veç pengesave në përzgjedhjen e kuadrit qeverisës, në rast fitoreje, mund ta kthejnë bigën nga koalicioni me bandën-PDK-e. Këtë e përforcojnë edhe dyshimet, në shtim e sipër, të tyre, për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.
 
     Një tregues domëthënës janë edhe të 7.000 votat të munguara për Vjosë Osmanin, në Prishtinë. Do të ishte e pazakontë sikur të ishin edhe 70 vota diferencë, në mes të subjektit LDK-e e Vjosës dhe lëre më shifra shumëfolëse 7 mijë! Klani, brenda LDK-së, ka funksionuar, zellshëm e ngulmueshëm, për denigrimin dhe zvetnimin, deri në devalvim të kandidaturës Vjosë! Dhe, ky fakt flet bollshëm edhe për atë – pse jo LDK-e e parë?!
 
      Rrjedhimisht, koha për t`i hapur letrat, nuk duhet humbur. Kjo nënkupton hapjen e debatit në Nëndegët, Degët e LDK-së e deri ke mbledhjet, konventat e Këshillit të Përgjithshëm, pa anashkaluar as mbledhjet e kryesive të Nëndegëve, Degëve dhe të Kryesisë Qendrore të LDK-së. 
 
     Futja në votën e fshehtë demokratike, për të gjitha vendimet dhe zgjedhjet, të çfardo niveli qofshin ato, brenda strukturave të partisë, do të ishte zbatim praktit i rugovizmit në LDK-e. Demokracia nuk bëhet me pallavra, ajo realizohet me veprim praktik dhe përgjegjësi të lartë politike e morale.
 
 
     Koalicioni LDK-VV, nuk ka alternativë
 
      Është normale që kandidaturat, madje, për të gjitha nivelet drejtuese të qeverisë, të diskutohen brenda strukturave të LDK-së. Por, assesi jo vetëm brenda Kryesisë Qendrore, sepse Kryesia aktuale nuk ka legjitimitet, ngaqë është zgjedhje aklamative, subjektive, imponuese. 
 
     Dhe, si e tillë, nuk do të jetë funksionale. Veç kësaj, me fanatizëm, është ruajtur monopoli mbi atë, pra, Kryesinë dhe, qëllimshëm, dominohet, jo në numër, por, në pozicione vendimmarrëse, nga klani! Kjo është shumë  domëthënëse, e rrezikshme, për unitetin e LDK-së. Dhe, skajshëm, turpëruese për klanorët kalkulues.
 
       Përkujtesë, Kryesisë aktuale, Këshillit të Përgjithshëm dhe anëtarësisë së gjerë të LDK-së: Ishte po ky klan, tani, me disa mungesa dhe ndoca shtesa, që ndau LDK-në, dikur. Edhe sot, LDK-në mund ta rrezikojë vetëm klani i stazhionuar, brenda Kryesisë Qendrore të saj.
 
     Këshilli i Përgjithshëm, që pa hamendje, është një përzgjedhje e pranueshme, në shtrirje gjeografike përfillëse dhe mbulesë partiake proporcionale, duhet të jetë fort i angazhuar, për qeverisje profesionale, larg diletantizmit, mediokritetit, militantizmit e banditizmit kriminal PAN-istë. 
 
     Ky Këshill duhet të insistojë ta këtë një ekip përfaqësues në mbledhjet partiake, për të mos e lënë të vetmuar Vjosë Osmanin, në përballjet me klanin, i cili, me keqardhje, po shpërshfaqë destruktivitet, madje, edhe mujshi e agresivitet, në kundërshti të hapur, me orientimin dhe përcaktimin rugovist të anëtarësisë.
 
 
         Kryesia Qendrore duhet 
   ta pranojë realitetin e ri në LDK
 
 
     Dhe, krejt në fund, edhe një përgjigje direkte, për nënkryetarin e imponuar të LDK-së, Agim Veliun, me shokë:
 
     Zotëri Agimi thotë se LDK-ja nuk ka fituar, LDK-ja ka humbur; se LDK-ja nuk ka vota të shtuara, përkundrazi, të munguara, pra, Vjosa, me ekipin e saj, janë humbës të zgjedhjeve të 6 tetorit!?
 
     Në shkrimin titulluar – Pse jo LDK e parë?, – më 10 tetor, kam analizuar shkaqet pse LDK-ja u rendit e dyta në fitore, andaj, dua të shmang tautologjinë, përsëritjen shpjeguese e arsyetuese. Por, po shtoj se po të mos ishte grupi i deputetëve rinorë, në zgjedhjet paraprake, si dhe Vjosë Osmani, me ekipin fushatorë rinorë, sot, LDK-ja nuk do të ishte fituese e dytë, me një diferencë simbolike nga fituesja e parë.
 
      Saktësisht, në mungesë të Vjosës dhe ekipit të saj masiv e shumë simpatik, që nuk marrë guximin t`i citoj me emër, nga frika e harresës të ndonjërit syrësh, sot, LDK-ja do të përpëlitej në garim me AAK-në-bandë, për vend të 3-të apo të 4-të.
 
     Përgjegjësia, gjithësesi, bie mbi klanin tuaj, që ka asfikksuar, ngulfatur, ndër vite të tëra LDK-në. Bëhu burrë e pranoje këtë të vërtetë sipërore, nënkryetar Agim Veliu. Sepse, je djalë i një babe të mirë, të zëshëm në Llap, Gollak e më gjerë në Kosovë. 
 
     Ju ka hije ta pranoni realitetin e krijuar, ta ndihmoni LDK-në dhe Kosovën, duke bashkëpunuar, miqësisht e prindërisht, edhe me brezin e ri rugovistë, si garanci e një LDK-je kryezonjë dhe të një Kosove, sot, keqas të përtokur, nga bandat PAN-iste, për ta bërë të lirë e demokratike, nesër.  Liria pa demokraci, është një përrallë dimri.

Përballja sot me “armiqtë” e Enver Hoxhës si Kol Bib Mirakaj me shokë që shpëtuan jetën e qindra hebrejve – Nga Elida Buçpapaj

Deri tani historianët shqiptarë, në mënyrë të dënueshme, kanë vijuar strategjinë e retushimit të historisë sipas kodit etik të një shteti diktatorial siç ishte Shqipëria prej 1944-1991.

“Armiqtë” që regjimi komunist i burgoste apo vriste, patjetër duhej ta “justifikonin me ligj” verdiktin e shtetit kriminal.

Edhe familjarët e “armiqve” të diktaturës i priste i njëjti fat. Fëmijëve u mjaftonte lidhja e gjakut me viktimat që regjimi të ndërmerrte kundër tyre të gjitha mizoritë, internimet nëpër kampet e punës, mohimin e të drejtës për t’u shkolluar, duke i detyruar që ta fitonin bukën e gojës vetëm në punët më të rëndomta pa asnjë perspektivë për të ardhmen.

Bijtë e “armiqve” të diktatorit kanë kaluar në lagerat dhe kampet e internimit gjithë jetën, fëmijërinë, adoleshencën, aty janë martuar e kanë lindur fëmijët e tyre që kanë patur të njëjtin fat si të prindërve, të lindur me të ardhme të djegur. Prej andej kanë dalë vetëm pas të ashtuquajturit rrëzimi i diktaturës në vitin 1991, tashmë mbi 50 vjeçarë e të moshuar, ndërsa edhe sot e kësaj dite vijon linçimi i tyre me etiketën që u vuri diktatori, si trashëgimtarët e “kolaboracionistëve”.

Si është më mirë: të jesh bir apo nip  i nomenklaturës kriminale të diktaturës shqiptare, që për gati gjysmë shekulli ka  ekzekutuar genocid ndaj popullit të vet, apo të jesh biri apo bija, nipi apo mbesa  i atyre që i ka shpallur “armik” regjimi i egër stalinist i Enver Hoxhës!

A e meritojnë bijtë dhe nipat e nomenklaturës që edhe pas rrëzimit të sistemit diktatorial, që gjatë pothuaj 30 viteve tranzicion, të vazhdojnë e të gëzojnë të gjitha privilegjet si të etërve të tyre, në postet politike kryesore të shtetit, jo për meritat e tyre, as për vlerat e tyre personale, por thjesht si trashëgimtarët e nomenklaturës diktatoriale,  duke i sfiduar rishtas viktimat, që i trajtojnë sikur etërit e tyre, pa ndërmarrë as aktin minimalist të dënimit të krimeve të komunizmit dhe kërkimit ndjesë ndaj të përvuajturve!

E rëndësishme është e vërteta historike, që shqiptarët nga bangat e shkollave më në fund të mësojnë historinë si ka ndodhur jo si është manipuluar për 75 vjet dhe vijon të manipulohet.

Këtë manipulim e ka imponuar klasa politike gjatë këtij tranzicioni gati prej 3 dekadash që është unifikuar me elitën e komprometuar me skeletë nëpër dollapë të superstrukturës komuniste. E theksoj këtë. Është mjerim kombëtar që gjatë këtyre 30 viteve megjithëse kemi mijra e mijra të rinj që kanë studjuar nëpër Universitetet më të mira të botës, frenat e shtetit shqiptar në të gjitha nivelet dhe qelizat, i mbajnë njerëz me lidhje shumë eksplicite me nomenklaturën diktatoriale, të cilët nuk janë konvertuar.

Në disa vende si Austri, Belgjikë apo Gjermani është krim mohimi i genocidit ndaj popullit hebre, ndërsa në Izrael, Portugali, Francë, Spanjë është krim mohimi i të gjitha genocideve apo krimeve kundër njerëzimit!

E pra në Shqipëri janë mohuar krimet e diktaturës që përbëjnë krime kundër njerëzimit!

Ata që kanë mohuar krimet e diktaturës në Shqipëri kanë kryer një akt të dënueshëm kriminal!

Gjithë klasa politike shqiptare gjatë këtij tranzicioni është fajtore, sepse i ka trajtuar viktimat e regjimit diktatorial me kutin e diktatorit!

Faji nuk është kolektiv, sipas sloganit “Bashkëvuajtës e bashkëfajtorë”! Faji ka emra të përveçëm! Diktatura e retushonte historinë. Me gomë i fshinte personazhët e saj.

Gjatë këtyre 30 viteve post diktaturë kemi të dhëna të plota që në Shqipëri janë mohuar krimet e diktaturës dhe vijojnë të justifikohen të gjitha dënimet kapitale për ata që diktatura i ka dënuar si “armiq”, “kolaboracionistë” etj. Në fakt, minimi i sistemit demokratik ka nisur që në lindje të tij më 1991/1992. “Armiq” etërit! “Armiq” bijtë e etërve, që foshnje të dënuar të vdisnin nga urija nëpër kampet e vdekjes!

Ne jemi dëshmitarë se si historianët shqiptarë me satelitët e tyre deri në Perëndim u përpoqën të manipulojnë atë tragjedi kombëtare që ka ndodhur në Kampin e Tepelenës ku janë shfarosur jetët e të paktën 200 fëmijëve!

A nuk do të mjaftonte vdekja e 200 fëmijëve të pafajshëm, që drejtësia shqiptare të fillonte seriozisht hetimin e krimeve të diktaturës, jo të kafeve se sa ka pirë Nexhmije Hoxha me shokë, por të veprave kriminale që përmbushin kriteret për t’u konsideruar si krime kundër njerëzimit!

Këto rradhë po i shkruaj kur kam në dorë dokumenta që vërtetojnë se Kol Bib Mirakaj ka shpëtuar të paktën qindra jetë hebrejsh. Kol Bib Mirakajn diktatori Enver Hoxha dhe regjimi i tij e kish klasifikuar si “armik kuisling”, ndërsa të gjithë familjen për 45 vjet ia kishte përndjekur. Familja dhe fisi i ngushtë Mirakaj gjatë diktaturës gjysme shekullore ka përjetuar 950 vjet vrasje, hetuesi, burgje dhe internime. 950 vjet vrasje, hetuesi, dënime, internime, e përsëris!  Një tjetër shembull i persekutimeve barbarike që kanë përjetuar familjet shqiptare është rasti tjetër i Familjes të Gjeneral Prenk Pervizi, i etiketuar edhe ky si “armik” i regjimit diktatorial. Trungu i kësaj familje ka vuajtur 482 vjet burgje, vrasje e internime, ndërsa fisi Pervizi 700 vjet burgje, vrasje dhe internime!

Si mund të flejë e qetë ndërgjegja kombëtare edhe 30 vjet pas rrëzimit të diktaturës!

Shqiptarët do të kenë një ndërgjegje kombëtare të përlyer me krime nëse do të vazhdojnë të heshtin përpara të vërtetave tragjike që të këlthasin e presin të zbardhen!

Le të kthehemi tek Kol Bib Mirakajt, i cili jetoi në mërgim, në fillim në Itali e pastaj deri në fund të jetës në SHBA.

Vetëm ky fakt,  që Kol Bib Mirakaj jetoi në Perëndim, do të ndikonte që historianët e Shqipërisë në periudhën e postdiktaturës të mbanin qëndrim serioz rreth së vërtetës.

Aq më tepër kur krimineli Enver Hoxha e kishte shpallur “armik” gjithë Perëndimin!

Në dokumentat që kam në dorë, të cilat kanë qenë gjithmonë në Arkivin e Shtetit por janë injoruar për 30 vjet tranzicion, Kol Bib Mirakaj, si Ministër i Brendshëm i asaj kohe, ndërsa pritej invazioni i Shqipërisë nga nazistët, ka qenë gjithmon në kontakt me institucionet qendrore e lokale,  për largimin e organizuar të hebrejve nga Shqipëria për në Itali, me qëllim shpëtimin e tyre.

Në të gjitha dokumentat zyrtare të lëshuar me firmën e tij, shihet qartë kujdesi i qeverisë shqiptare dhe i ministrit të Brendshëm, që e mbulonte sektorin,  ndaj hebrejve.

Në një dokument lexojmë:

“Mbretnija Shqiptare
Ministria e P.Të Mbrendëshme
Zyra Politike
Nr.9/104

Tiranë, më 12.VII.43

Prefekturës Durrës
Gjegje shkresës Nr.1361 i dt. 26.7.943
Izraeliti Nissam Aladjan mbasi të marrë leje për udhëtim prej autoriteteve ushtarake të lejohet me ardhë në këtë qëndër.
Ministri
(Firma)”

Në dy dokumenta të tjerë lexohet:

“Mbretinija Shqiptare
Ministria e P.Të Mbrendëshme
Zyra Politike
Nr.9/106
113/KM

Tiranë, më 20.8.1943

Telegram
Prefekturës Durrës

Përgjigje shkresës nr.1742 d.4 të vazhd.
Për sa na parashtroni, autorizoheni me lejua qi izraeliti Heskija Albehari të vijë në Tiranë.
Ministri
(Firma)

Mbretinija Shqiptare
Ministria e P.Të Mbrendëshme
Zyra Politike
Nr.1984

Tiranë, më 31.8.1943
Shkurtim: Pasaportë për Itali

Prefekturës Tiranë
Lutemi që të quejtunve Rafael Natam e Salomon Konforte me gjith familjet e tyne t’u lëshohet me’i herë pasaportë për ‘udhtues n’Itali.
MInistri
(Firma)

Në dokumentin që data nuk shquhet por që mendohet se duhet të jetë në prag të invadimit nazist Ministri Kol Bib Mirakaj orienton gjithë Prefekturat dhe Drejtorinë e Policisë të Përgjithëshme në Tiranë që të pajisin hebrejtë me pasaporta udhëtimi për në Itali:

Mbretinija Shqiptare
Ministria e P.Të Mbrendëshme
Zyra Politike
Nr.9/10

(Data nuk shquhet dot por duhet të jetë vjeshtë e 1943 në prag të invadimit nazist- shënimi im EB)

Telegram
Prefekturave
Drejtoris Përgjithshme Policis Tiranë
Lutemi të gjithë ebrejve nënshtetas shqiptar që kërkojnë pasaporta për Itali; t’u lëshohen pa u sjellë asnjë pengim për vehte dhe për familjet e tyre.
Të porositen Kuesturat qi të shkapërcejnë çdo formalitet, mbasi çështja ka rëndësi të veçantë politike.
Për vistim nga Delegacioni Italian t’interesumit kujdesen vetë.
Ministri
(dhe firma e tij)

Ndërsa në dokumentin që mban datën 1 shtator 1943 Kol Bib Mirakaj i kërkon Kryesisë të Këshillit të Ministrave që të marrin masa urgjente për largimin e menjëhershëm të hebrejve nga Shqipëria për në Itali, ku tashmë dihet se Aleatët kanë zbarkuar dhe e kanë çliruar Siqelinë, por dihet gjithashtu se edhe Musolini, me gjithë aleancën me Hitlerin, nuk pranoi të adoptonte ideologjinë genocidiale hitleriane kundër hebrejve.

Kol Bib Mirakaj vetë është kundër pushtimit nazist. Ai me figura të tjera Nacionaliste kanë bërë përpjekje të mbajnë lidhje me Aleatët, sikur bëhet fjalë edhe në dokumentin e Kolonelit britanik Neel që vepronte në terren.  Sipas raportit të tij në anglisht ( R E P O R T ByW/CMDR. P.A.B. NEEL For the period 17th July, 1943 – 12, October, 1944) koloneli britanik dhe Kol Bib Mirakaj janë takuar në 30 prillin e 1943 në Iballë në kullën e Mirakajve. “Kol Bib Mirakaj”, shkruan Koloneli Neel, “që kishte treguar simpati të qartë për Forcat Aleate, britanikët dhe amerikanët dhe jo aq për rusët, kishte pasur dy kërkesa: 1. sigurimin e kufijve të Shqipërisë prej Aleatëve dhe 2. kushte që në Kosovë të mbahej një plebishit.”

Kol Bib Mirakaj ishte kundër nazistëve, komunistëve dhe rusëve. Pikpamjet e tij dhe atë fragment të historisë ku mori pjesë si pjestar dhe dëshmitar i saj, Kol Bib Mirakaj e ka treguar vetë në mënyrë kronologjike në librin e tij “Vetëvrasja e një kombi” të cilin e përfundoi në Frascati të Italisë në mars të 1951, duke e përmbyllur me apelitivin: “Vëllazën Shqiptarë – Atdheu asht në rrezik!”, libër që meriton vemendje të veçantë nga historiografia, elitat dhe opinioni i gjërë, jo vetëm se ndriçon në të vërtetën, por edhe për të nxjerrë mësimet e duhura prej tragjedive historike.

Nga dëshmitë që kemi në 30 prillin 1943 nga oficeri britanik dhe nga dokumentat që datojnë vitin 1943, armiqtë e Kol Bib Mirakaj ishin nazistët dhe komunistët. Kol Bib Mirakaj kishte të drejtë, sepse më 23 gushtin e vitit 1939, Hitleri dhe Stalini nënshkruan paktin e mossulmimit Molotov–Ribbentrop, kur ekstremi i zi dhe ekstremi i kuq bënë aleancën e djallit. Të mos harrojmë se nazizmi hitlerian dhe stalinizmi sovjetik dhe ai i llojit si Enver Hoxha me kompani i kanë shkaktuar botës qindra milionë viktima të pafajshme.

Përpara se të shpërthente Lufta e Dytë Botërore, për hebrejtë gjermanë, (sikur për hebrejtë në të gjithë Europën), Gjermania, atdheu i tyre ishte kthyer në rrezik për jetën. Në këto kushte, ata detyrohen të braktisin  pasurinë e kujtimet në atdheun e tyre dhe të marrin ikën për të gjetur strehë shpëtimi.

Në këtë kontekst historik (sepse prania e hebrejve në territorin e sotshëm të Shqipërisë daton prej vitit 70 të erës sonë – sipas Fjalorit Enciklopedik të ASHSH), hebrejtë kishin filluar të vinin në Shqipëri prej 1938, në fillim të mirëpritur si azilantë politikë prej Monarkisë Zogiste edhe më pas, prej qeverive shqiptare nën okupimin fashist, kryesuar nga kryeministrat Shefqet Vërlaci, Mustafa Kruja, Eqerem Bej Libohova, Maliq Bushati dhe Ibrahim Bej Biçaku. Këtë fakt të pakundërshtueshëm e vërtetojnë të gjitha dokumentat që flenë në Arkivin e Shtetit. Hebrejtë ishin të mirëpritur nga qeveritë shqiptare ashtu edhe nga popullsia. Hebrejtë vinin në Shqipëri mënyrë të organizuar apo si t’i diktonin rrethanat dhe vendoseshin po në mënyrë të organizuar nëpër qytetet dhe fshatrat shqiptare. Edhe kur vinin me dokumenta fallco qeveria shqiptare dhe popullsia i mirëpriste.

Për mikpritjen shqiptare nga binomi qeveri-popull ka treguar shumë herë sa ishte gjallë edhe Ëngjëlli Mbrojtës i Shqiptarëve Johanna Neumann, e cila erdhi fëmijë në vitin 1939 bashkë me familjen e saj e qendroi në Shqipëri deri më 1946.  Johanna Neumann ka pohuar disa herë edhe për mediat shqiptare se  “qeveria shqiptare e atëhershme ka punuar bashkë me popullatën për të shpëtuar hebrenjtë.” Zonja Neumann ka bërë të njëjtën dëshmi edhe për qeverinë shqiptare të kohës të pushtimit nazist, se “personat dhe familjet shqiptare që i strehonin hebrejtë nuk  kishin frikë nga qeveria, pasi që ajo nuk i denonconte te nazistët”, dhe se “zyrtarët shqiptarë, përmes improvizimeve të ndryshme kishin bërë fshehjen dhe shpëtimin e refugjatëve hebrej.”!!!

A do të mjaftonte ky fakt, që emrat që i kanë përbërë ato qeveri, emra patriotësh, që kishin nënshkruar edhe dokumentin e Pavarësisë të Shqipërisë, të mos pushkatoheshin, të mos e kalonin jetën në egzil apo familjet e tyre t’i shpëtonin persekutimit gjysmë shekullor nga ferri komunist?

Në kohën kur Kol Bib Mirakaj ishte ministër i Brendshëm, kryeministër i Shqipërisë qe Maliq Bushati, i pushkatuar nga diktatura, pa varr. Nëna ime që është rritur në Tiranë në familjen e Banush Hamdi Begos, më ka treguar se mik i ngushtë i kësaj familje ishte Maliq Bej Bushati i cili i kish mësuar nënës time fëmijë tabelën e shumëzimit ende pa mbushur moshën e shkollës. Në prag të përfundimit të luftës, nëna ime rreth dhjetë vjeç e kujtonte gjithmonë, se kur miqtë i luteshin Maliq Bej Bushati që të largohej nga Shqipëria, ai përgjigjej, “po përse të ikë, unë nuk kam vrarë askënd”. Përkundrazi është një nga emrat që kanë shpëtuar jetët e qindra hebrejve.

A nuk meriton e vërteta të shkruhet ashtu sikur është ?!

Po ata që pas rrëzimit të diktaturës kanë injoruar krimet e diktaturës dhe janë fokusuar tek “krimet e armiqve” të Enver Hoxhës çfarë meritojnë ?

Në një shtet të së drejtës të formatit Perëndimor si do të veprohej ?

A kanë mbetur në Shqipëri shqiptarë me dinjitet, pa marrë parasysh pikpamjet politike, që t’i thonë të vërtetat sikur janë!

Ëngjëlli Mbrojtës i shqiptarëve Johanna Neumann sa ishte gjallë i tregoi botës Perëndimore se moralin e Europës e shpëtuan shqiptarët përmes Besës, konstitucionit të tyre shpirtëror, pasi ata, Shqiptarët ishin të gatshëm të jepnin jetën por assesi t’i dorëzonin hebrejtë tek nazistët.

Dokumentat e shkruar nga Kol Bib Mirakaj, si Ministër i Brendshëm gjatë verës dhe fillim vjeshtës të vitit 1943,  tregojnë se mbrojtja e hebrejve ishte institucionale.

Shqipëria e asaj kohe, kur Kol Bib Mirakaj u drejtohej institucioneve shtetërore, që kishte rreth një milionë banorë dhe strehonte rreth 1000 hebrej sipas të dhënave të Fjalorit Enciklopedik, të botuar nga ASHSH, 2008, por ka burime, si Faik Quku, autori i librit “Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore” që thotë se në Shqipëri asaj kohe gjendeshin rreth 2000 hebrej.

Qeveria shqiptare gjatë pushtimit fashist në Shqipëri nuk përbënte rrezik për hebrejtë, përkundrazi,  i mbronte, i strehonte, i pajiste me dokumenta dhe nuk kemi asnjë rast që të ketë ndodhur e kundërta.Vetë Kol Bib Mirakaj nuk kishte pranuar të bashkëpunonte me pushtuesit nazistë, megjithëse i kishin ofruar poste, sikur e pohon edhe oficeri britanik Neel. Kol Bib Mirakaj dëshironte që Aleatët të shpëtonin Shqipërinë nga nazizmi dhe komunizmi. Kol Bib Mirakaj kërkon unifikimin e forcave Nacionaliste në luftë  kundër okupatorit nazist.

Shqetësimet e Kol Bib Mirakajt në vitin 1943 ishin shpresa për mbështetjen e forcave Nacionaliste shqiptare nga  Aleatët për të luftuar kundër nazizmit dhe shpëtimi i hebrejve. Por lidhjet e komunistëve shqiptarë me Stalinin bënë që Aleatët, Amerikanët dhe Anglezët t’i braktisin forcat Nacionaliste shqiptare. Këtë mospërgjegjshmëri Aleatët (Amerikanët dhe Britanikët) do ta paguanin menjëherë, sepse diktatori Hoxha, sapo mori pushtetin, i dëboi nga Shqipëria si të padëshiruar  dhe nga ana tjetër burgosi e pushkatoi mijra shqiptarë të pafajshëm si “bashkëpunëtorë të amerikanëve dhe britanikëve”, duke përndjekur edhe familjet e tyre!!!

Ndërsa Kol Bib Mirakaj dhe qeveria shqiptare e kohës ia arriti qëllimit. Asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve!

Kur Kol Bib Mirakaj emigroi në Itali, hebrejtë që i kishte mbështetur ia kthyen me mirënjohje atë që ai kishte bërë për ta. Në librin e tij Faik Quku shkruan: ““Hebrenjtë në Romë i dhuruan dy shkopinj (bastunë) me pjesë qelibari si shenjë kujtimi të mirënjohjes së tyre të paharrueshme. Një shkop (bastun) ishte i zi e tjetri bojë kafe. Kush e ka pa Kolë Bibën tue ecë me nji shkop (bastun)  duhet ta dijë se ishte po i njajti që ja kishin dhurue në Romë hebrenjtë. Nuk ka pasë kurrë tjetër dhe me të ka ecë deri në fund të jetës së tij.”

Por bashkë me Kol Bib Mirakajn, të mos harrojmë edhe ata shqiptarë të tjerë, si Maliq Bushati me shokë, të cilët Enver Hoxha i vrau, të cilët po ashtu i kanë kontribuar shpëtimit të hebrejve

Mbrojtja e hebrejve nga shqiptarët është tipari humanist i kombit, padyshim edhe krenari kombëtare.

Për atë akt human, shumë familje shqiptare sot janë nderuar nga Izraeli dhe emrat e tyre ndodhen në Yad Vashem.

Po a ka ardhur koha që në Yad Vashem të vendosen edhe emra të tjerë, sikur emri i Kol Bib Mirakajt me shokë, për të cilët dëshmonte Johanna Neumann, se “qeveria shqiptare dhe populli shqiptar ishin në unison për t’i mbrojtur dhe dhënë strehë hebrejve”. Por mos harrojmë se qëndrimi i qeverisë do të ishte vendimtar!

 

 

 

LIGJËSOI SPASTRIMIN ETNIK TË DËSHËRUAR NGA MILLOSHEVIÇI – Nga PIERLUIGI BATTISTA – E përktheu Eugjen Merlika

Mbrojtja e Sërbisë nga ana e tij shkaktoi kundërveprime të fuqishme. Sot zëmërimin e shqiptarëve.

Pikërisht në muajt në të cilët Sllobodan Millosheviçi dhe xhelatët sërbë bëheshin përgjegjës të kasaphanës së Srebrenicës në vitin 1995 në Bosnje, kulmi i një spastrimi etnik, Peter Handke shkruante apologjinë e Sërbisë me librin “Një udhëtim dimëror në lumenjtë Danub, Savë, Moravë e Drinë”. Jo të kulturës sërbe në përgjithësi, por pikërisht të Sërbisë agresive të dalë nga shpërthimi i Jugosllavisë, të përshkruar si një idil krenarie dhe integriteti moral, një Vend i përndjekur nga forcat e së Keqes, të njëjtat që donin të nënështronin Beogradin për t’a bërë një protektorat të Perëndimit të mbrapshtë.
Anasjellja ndërmjet viktimës dhe xhelatit bëhej përfundimtar, në fjalët e Handke-s. Në një intervistë të shumë viteve më vonë, dhënë gazetës “Le Monde”, shkrimtari austriak hodhi poshtë padinë se ishte një “mohues”, duke ngulmuar se qëndrimi i tij kishte qënë i barazpeshuar, në të cilin padija e mizorive sërbe duhej të shoqërohej nga padija e të njëjtave mizorira të kryera nga kroatët dhe myslimanët.
Por tërheqja e fuqishme për diktatorin Millosheviç nga ana e Handke-s gjeti në rrjedhën e viteve shumë ripohime. Më 1999 asnjë fjalë nuk e tha për të paditur spastrimin etnik të sërbëve kundrejt shqiptarëve të Kosovës e lufta e NATO-s furishëm u vulos si një akt agresioni imperialist kundër Beogradit heroik: nga ana tjetër edhe mbështetja diplomatike perëndimore njohjes së pavarësisë së Sllovenisë më parë e të Kroacisë menjëherë mbas saj, ishte sulmuar prej Handke-s si një shpërthim “imperialistik”, i kryer në sajë të mbështetjes shpirtërore të Kishës katolike.
Më vonë Handke kërkoi të shkatërronte ligjëshmërinë e Gjykatës ndërkombëtare të Hagës për krimet e luftës e gjenocidin. Së fundmi Handke deshi të marrë pjesë, madje të mbante një fjalim përkujtues përpara mijra kombëtaristësh sërbë në varrimin e diktatorit.
Këto qëndrime të Handke-s ushqyen kundërvënie të stuhishme në botën intelektuale ndërkombëtare. Salman Rushdie dhe Jonathan Littell arritën deri në sharje. I u tërhoq çmimi i titulluar Heinrich Heine-s. Një vepër e tij u fshi nga programi i Comedie – Francaise.

“Corriere della Sera”, 11 tetor 2019 E përktheu Eugjen Merlika