-Në Monizëm të demaskonin para popullit.
Në Demokraci të demaskojnë para ekranit!-
Po t’i thuash Njëshit se:
-Zoti, – ka folë keq për Ty!
Thërret konferencën e shtypit,
Dhe idhshem do t’i turret Atij.
…!
-Po cili Zot, more?
A e dini ju kush asht Zoti?
E bani “m…t” Enver Hoxha,
…E mbyyyti…, e cooofi.
-Dhe ta dijë mirë Ai- (Zoti),
Ta dijë mirë e ta mbaj mend,
Pa përkushtimin tim madhor,
As shkelte kurrë në këtë vend.
…!
-Unë kam qënë “Pejgamer”
Edhe kur nuk kishte fare Zot.
U ba Ai… të kapet me Mue!
Ta provojë! E sfidoj qysh sot.
-Po! Zoti ka qënë i persekutuar,
OK ! -Të shkojë tek shoqata e Tij,
E, po guxoi të lypi pushtet,
-I hapim dosjen! E ka krejt ziii.
…!
Salla ndizet… duartroket fort,
Peqelepet, përshëndesin me dorë,
Si dikur Kryetarin Mao Ce Dun,
(-Ooo, my god !,-thonë anglezët) *
Po vjen…, Revolucioni Kulturor.
./.
* -Ooo, my god! = ooo, Zoti im!
——————-
(Nga libri i ri Rrokada …(politike), qe doli ne qarkullim keto dite).
Komentet