Njerëzit janë pyje,
Në pyll-gjithë kafshët
Cilën të vras
Të shpëtoj Njeriun?!
5…
Pse kaq xhelozë zogjtë:
Në këngën e tyre
Asnjë fjalë poeti?
E në jetë të jetëve
Veç një këngë këndojnë!..
6….
Mjer mjerimi
E lum lumnia
Po u pa në sytë e tu!
7…
Po shkrin borë e marsit
Gjurmë zogjsh edhe njerëzish
Shkojnë qiellit, si ré…
8…
U bëra më i vjetër
Se babai i vdekur
Cili është fëmijë?
9…
Ti, një e hënë që e fillon javën,
Unë, një e martë që vij fill pas teje
Të dielën të pres …
10…
Natën mbi Valbonë zhburrërohen malet
Përmbys i dorëzohen
Lumit emërgrua !
11…
Gratë kanë për Atdhe
Tokën ku bëhen nëna
Në strehën time çelën zogjtë e malit..
12…
Me njërin sy qan
E me tjetrin qesh,
Në cilin jam unë?
13…
Ky lis që s’gjethon
Çfarë ka në trup:
Varkë a arkëmort?
14…
Një ditë gjithë statujat
Njëra-tjetrën do vrasin…
Bota pa poetë….
15…
Kthehem nga tejbota,
Veç një ditë jetova me ty
Një ditë atje, këtu njëqind vjet…