(Shenime për kundraromanin ‘‘Engjuj pa qiell’’ të shkrimtarit Ton Zmali)
Dikur, kur shkruaja poezinë “I vetëm”, një poezi paksa ndryshe nga të tjerat, e cila mbaron me dy vargjet e fundit: “Më hyn vetmia gjer në palcë e ndjej se mpakem”, kam të ftohtë, sapo mbarova vargun e saj të fundit, më shkuan mornica nëpër trup dhe ndjeva të ftohtë. Aq shumë kisha jetuar shpirtërisht atë poezi, me botën e saj të ftohtë, vetmitare. Por edhe u gëzova. Poezia ishte “ngopur”. Mu kujtua kjo ndodhi e jetuar sapo “shkela” në botën e nënmjegullës, në kundraromanin “Ëngjuj pa qiell” të shkrimtarit të mirënjohur, Ton Zmali.
Mendoj se një shkrimtar të vërtetë e karakterizojnë dy gjëra: talenti dhe guximi. “Të guxosh, përparimi fitohet vetëm me këtë çmim. Agimi guxon kur agon”, thotë Viktor Hygoi. Ton Zmali ka guxuar. Ai, me taientin e vet, ka ndërtuar një bote të tërë të nënmjegullës. Kjo botë është ndërtuar mbi simbole edhe funksionon përmes alegorisë. Por mbi një konceptim të vetin, të ndjeshëm deri në dhimbje. Gjithë kjo botë frymon në planin e nënmjegullës, por edhe brenda mureve të ankthit, pa dale aspak jashtë këtyre mureve të pathyeshëm, pa ngritur kokën mbi mjegull. Një simbiozë e çuditshme, e detyruar. Nxjerrja e kokës mbi mjegull është vdekje, guxim i marrë, vetvrasje. Ky ka qenë edhe qëllimi kryesor i autorit, me të cilin ai ka vendosur pushtet mbi personazhet e vet, ngjarjet, zhvillimet. Por nga ana tjetër ngjarjet që zhvillohen në botën e nënmjegullës, janë reale, atyre u ndjen dihatjen, frymëmarrjen, dhimbjen. Kjo e bën simbolikën të kup-tueshme dhë metaforën të ndjeshme. Ata kanë gjithçka që kanë njerëzit dhe u mungon gjithçka që u mungon njerëzve për të qenë njerëz të lirë. Kështu, pra, nën simbolikën, irealen, zhvillohet në pjesën dhe në masën e saj realja, jetësorja, e lidhur me të nëpërmjet personazheve, ngjarjeve, toporiimeve, zakoneve, rrëfenjëzave, këngëve, fjalëvë të urta, baladave, në tërë kompleksitetin e vet, por gjithnjë e njësuar dhe e kufizuar nga mjegulla. Mbi këtë simbiozë është konceptuar dhe ndërtuar kundraromani në fjalë dhe mbi këto dy “shina, Ton Zmali e ndjen veten bukur mirë për të shkuar aty ku është nisur. Unë iu gëzova sinqerisht Tonit, po për vete ndjeva të dridhura, si atëherë me atë poezinë time. Aq bukur e ka ndërtuar autori këtë bote, sa jo vetëm më tmerroi dhe më detyroi të jetoj gjithë zymtësinë e saj, po rashë edhe në njimendjen e zhveshur të mjerimit. Vetëm me një hiperbolë, autori e skajon mjerimin në dy faqe: a) njeriun-buall dhe b) njerëzit-miza. (kujtoni fabulën e njohur të buallit me mizën).
Ky skajim artistik, i bërë me një mjeshtëri intuitive të shtesimit krijues mbart me vete një nënkuptim të gjerë qartësor, krijon një hapësirë artistike duke zgjeruar këndvështrime të botës së personazheve të vet, linjave të brendshme zhvillimore e rrjedhimisht edhe të frymarrjeve alegorike të veprës. Ajo është një zgjerim dritareje, nga ku hyn më tepër ajër e frymë, më tepër dritëjetë dhe rrezatim figurativ, artistik, mistikë e mitologjik. Shkallët ç’njerëzore të zvogëlim-zmadhimit (buall-mizë), përveç në përmbajtje e kundërpeshave është konceptuar si sëmundje psiqike e monizmit hjerarqik, ku pjella mizore tragjike e vetizolimit si një virus kanceroz cënon e rrezikon shoqëritë njerëzore në pafundësi prespektive, kohë e hapësirë. Mesazhet aisbergale të kësaj hiperbole shpërthejnë zengjinë radio-aktiv brenda të keqes si varrmihëse qiejsh e engjujsh, si tokë pjellore ku mbillen, mbijnë, rriten e hedhin shtat trysnitë e simpiozat më paradoksale të mbijetësës së bashkësive nënmjegullore. Imagjinoni prespektivën e jetës njerëzore në breza nën duart e këtyre specieve… Hanxharët e shpatat e përgjakura, të pathara… Zhvillimi e përparimi shpirtëror e teknologjik i ispiruar e i dhunuar prej qenieve të kësaj natyre, pushtetore…Llahtar e paspjegueshme, një katraurë e paimagjinueshme. (Ato “ndoshta mund ti shpjegojnë” veç mjegulloset me nënfishat e tyre bastard e steril). Këto gremina, rrënoja e hone të jetës paralajmëron profetizmi intuitiv i krijuesve, që në të shumtën e herëve bashkëkohësia jo vetëm nuk i çmon por mjerisht i viktimizon e i kryqëzon si mësuesin e mjegullës në “Lerat e Sorrave”, si Maliqin në boshtskotin e mullirit, Doktor kripën, Kunën, Nusen e shitur etj etj: krime anonime të një mbijetese të gatuar me art.
Shkulja e gjuhës së Patër Gjergjit, shtimi i krimbave, Bualli, tokësat e kuq, Maliqi i çmendur, korbat, armata lashkuqe më bënë ta kem mendjen në vend dhe të hedh këmbën me kujdes. Jetoja në botën e kundraromanit me të gjitha dhimbjet dhe gëzimet njerëzore. Gjuha e prerë e patër Gjergjit më rrinte mbi krye, si shpata e Demokleut. Metaforë e goditur vërtet. Mesazh i qartë, i kuptueshëm. Në diktaturë gjëja e parë që i bëhet njeriut, është shkurtimi i gjuhës. Pastaj edhe shkulja e saj. Diktatura nuk do gjuhë. Ky është përçudnimi më i tmerrshëm që i bëhet njeriut. Jeta nën mjegull ecën ngadalë, jeta bardhë e zi, lumi bardhë e zi, që ecte si me përtim, ngjyrat e tjera të spektrit janë shuar, ato nuk i duhen sistemit. Po, ndërsa jeta ecën ngadalë, me përtesë, autori nuk rri i qetë. Ai rri pas skenës dhe si regjisor me përvojë, i shpërfaq lexuesit pikërisht ato që i duhen atij, duke i lidhur dhe harmonizuar këto pjesë me të tërën. Pasi mjegullon mjedisin, sjell Patër Gjergjin, tokësat, bullarin. I vjen radha Maliqit të çmendur, ushtrisë së korbave. Ai di të rrëmojë e të skenojë dhimbjen e tejdhimbshme të fëmijës, që vdes për një pikë qumësht, ngre madhërishëm Gjergjin e madh, shpëtimtarin e qytetërimit, shenjtëron gruan ëngjëllore, “Bamirësen e botes”, i lë të bëjnë dashuri për shtatë palë qejfe Lekën e Zojën, pa asnjë kufizim, pa asnjë moral. Dashuria nuk ka moral. Skenat të shndërrohen pa prerë, duke ia lënë vendin njëra-tjetrës, vjen njeriu i vogël mikroskopik, që bënte programe jashtë kohe, bota e tmerrshme, e ndyrë, zvarritore e krimbave, për t’ia lënë vendin fillikates Kune, ndan shapin nga sheqeri tek vëllezërit Coli e Koli (kujtoni botën bardhe-zi të nënmjegullës). Në çdo detaj sjell një mesazh. Raporti ndërmjet personazheve është bindës, me një zhvillim natyror, të kuptueshëm. Sa më shumë largohet sfondi i Gjergjit të madh dhe gruas ëngjëllore, aq më poshtë, e ma e ndyrë bëhet bota e krimbave.
Antitezë me vend. Autori i zë qiellin malit, që është aq pranë tij. Mali nuk mund të rrojë dot pa pakëz qiell. Por nga ana tjetër edhe mjegulla është e natyrshme pranë majëmalit. Kështu, mjedisi bëhet më prekës. Mjegulla e dendur mbars mjedisin njerëzor me dhimbje, dritëmungesë, vuajtje, fytyrëzvërdhje. Nga kjo mbarsje lind urrejtja, kundërshtia e natyrshme, forca,! Ky është skicimi i optimizmit që i bën autori të ardhmes. Është krejt e natyrshme dhe po kaq e kuptueshme: kur arrin kulmin shtypja, lind fuqia, kundërshtia. Autori e njeh këtë parim të madh njerëzor, prandaj edhe e lë shtypjen deri në ngopje, që të lindë fuqia, optimizmi i të ardhmes. Kështu, dyert e daljes nga mjegulla lihen të hapura. Njerëzit nuk mund të rrojnë nën një shtypje pa fund, forca e vet njeriut qëndron brenda tij, ai kërkon zhvillim, fisnikërim. Duke ecur nëpër faqet e kundraromanit, mu kujtua parimi i njohur “hapi punët që të mos të të hapë punë”, parim mbi të cilin ishte ndërtuar lufta e egër e klasave. Të dënosh diktaturën, ti japësh asaj pjesën që i takon, do të thotë se je bartës i së resë. Dhe ai që mediton për të renë, meriton vlerësim e nderim njerëzor. Nuk mendoj se ka folklorizëm kundraromani në fjalë. Përkundrazi, mendoj se ka dy argumente për të thënë të kundërtën. Së pari, mendoj se kjo është bërë për të arritur e përsosur artistikisht personazhet, për të krijuar mjedisin e përshtatshëm, për të dhënë koloritin e nevojshëm artistik. Dhe së dyti, autori ëcën me këmbë në tokë, si Anteu që e merr fuqinë e vet tek toka, në rastin konkret tek ata njerëz që jetojnë, punojnë, robtohen, dashurojnë, urrejnë, ëndërrojnë. Kjo është jetësore, paçka se edhe e traditës. Veç kësaj do të shtoja se futja e baladave të fuqishme popullore etj, nuk e ul vlerën e një veprë letrare, mjafton që ato të futen me mjeshtëri artistike. Ajo që mund dhe duhet diskutuar në veprën e Ton Zmalit, është gjuha. Në një bisedë me Tonin për këtë problem, ai mu përgjigj se qëllimi u tij në gjuhën e përdorur në këtë kundraroman, është se synon praktikisht një rrugë të mesme ndërmjet dy dialekteve të shqipes së sotme, një gjuhë bashkuese të tyre, mendim ky që e thekson edhe Konica e Çabej.
Për këtë është diskutuar shumë dhe natyrshëm do të diskutohet edhe në të ardhmen. Toni është përpjekur të gjejë një nyjëlidhëse ndërmjet dy dialekteve, duke i shkrirë në një. Pavarësisht se dlalekti tjetër, ai gegërisht lëvrohet nga shumë autorë me sukses të admirueshëm. Personalisht kam mendimin se të dy dialektet kanë vlerat e tyre të çmuara gjuhësore (të folur e të shkruar) dhe kurrsesi nuk do të bija në ujdi që thjesht per arsyen e një bashkimi apo njësimi të tyre, të humbnin vlerat e të dyve dhe ecja me të përbashkëtat dhe të veçantat e tyre, ose shkrirja graduate në një të vetëm, por me të gjitha vlerat e tyre. Kjo e dyta është një punë e vështirë, e gjatë. Kërkon njohuri të thella, punë të studiuar e të kujdesshme, këndvështrim e vlerësim serioz e të barabartë të dy dialekteve. Toni ka hedhur një hap, i prirë nga mendimi dhe dëshira e mirë. Problemi tjetër me gjuhën është të qëruarit e saj. Tëk-tuk autorit i kanë shpëtuar huazime krejt të panevojshme, kryesisht nga gjuha turke, italiane e më rrallë ndonjë greke (edhe mbiemri i Jak Belasë, ndoshta, mund të mos ishte i tillë). Mendoj se këto fjalë veçse e zvargin gjuhën dhe i rëndojnë sado pak veprës në fjalë. Janë krejt të evitueshme. Gjuha e pastër i jep bukuri dhe lirshmëri, një vepre letrare. Tektuk ka edhe disa gabime drejtshkrimore. Kjo, padyshim, është punë e shtëpisë botuese dhe e redaktorit, dora e të cilëve pak ose aspak duket në botimet e sotme të pafundme letrare shqipe brenda dhe jashtë Shqipërisë. Dhe ky është një problem më vete. Për librin në fjalë Tonit i kam dhënë një mendim për ta zhvilluar më tej idenë e vet. Ose më mirë e kemi diskutuar miqësisht një gjë të tillë. Tani për tani kjo ide nuk është përtja shpërfaqur lexuesit. Le të presimi Mendja e Tonit punon. Ndoshta do të na sjellë ndonjë befasim tjetër. Hëpërhë, le të shijojmë veprën e tij të mrekullueshme që kemi në dorë. Nga Iliaz Bobaj Patra-Greqi
Komentet