VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Një sqarim për Autoritetin e shkatërrimit të dosjeve të të burgosurve politikë – Nga Bedri BLLOSHMI

By | September 24, 2021
blank

Komentet

blank

Mbreti kishte 5 mijë dashnore- Dëshmia: I jepnim hormone femërore

Një ish-shef policie ka dëshmuar në parlamentin spanjoll në lidhje me ish-mbretin spanjoll, Juan Carlos, i cili është larguar i diskredituar në mërgim. Ai ka thënë se u detyruan që t’i jepnin mbretit hormone femërore për të kontrolluar dëshirën e tij të çmendur për seks.

Jose Manuel Villarejo tha se monarkut, i cili jeton tani në një hotel luksoz në Abu Dhabi, iu dha bllokues testosteroni nga shërbimi sekret spanjoll pasi libidoja e tij ishte kthyer në problem shtetëror.

“Shërbimi sekret i injektonte atij hormone femërore dhe bllokues testosteroni për të kontrolluar libidon për shkak se konsiderohej një problem shtetërore sepse mbreti ishte gjithmonë i eksituar”.

Lajmi për libidon e mbretit Juan Carlos nuk është diçka e re. Historianët dhe hetuesit përllogarisin se ai ka pasur të paktën 5 mijë dashnore. Sipas Daily Mail, edhe princesha Diana mendohet se ka pasur një histori romantike me të.

Në një libër të publikuar për këtë çështje, thuhet se mbreti kishte pasur 62 dashnore brenda gjashtë muajsh. Ndërsa nga viti 1976 deri në vitin 1994, kishte fjetur me të paktën 2154 femra.

Në vitin 2017, një ish-konkurrente e Miss Bota thuhet se u pagua me miliona euro në llogari offshore vetëm të mos fliste me aferën e saj me mbretin.

83-vjecari u largua nga Spanja drejt Abu Dhabit vitin e shkuar pasi prokurorët zviceranë kishin nisur një hetim ndaj tij për llogaritë e fshehta bankare. syri.net

blank

Zbardhen dëshmitë e punonjësve të hotelit: Turistët rusë dukeshin të lodhur kur hynë në SPA!

Zbardhen dëshmit e punonjësve të hotel “Gloria Palace”, në Qerret, ku u gjetën të pajetë katër turistët rusë familjarët Sergey Burenkov, 60 vjeç, dhe bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, së bashku me vajzën e tyre, Ekaterina, 31 vjeç, dhe partnerin e saj, Nikita Belousov.

Dëshmitë e punonjësve të hotelit, nga menaxherja te recepsoinistja dhe mirëmbajtësi i pishinës.

Stafi i hotelit
Xhudiljana Pole, datëlindja 1994 – jam menaxhere e përgjithshme në hotel Gloria Palace në Qerret ku kam si detyrë organizimin, menaxhimin dhe drejtimin e punës. Me datë 15 tetor 2021 rreth orës 18.30 kam ikur nga puna dhe kam shkuar në shtëpi. Rreth orës 22.00 më njoftuan nëpërmjet telefonit nga stafi ku më kanë thënë se ka njerëz pa ndjenja në ambjentet e SPA, Gloria Hotel. Më pas kam mbërritur dhe kam marrë informacion ku kishin ndërruar jetë 4 shtetas rus, të cilët quheshin Ekaterina Burenkova, Nataliia Burenkova, Sergei Burenkov dhe Nikita Belousov. Këta shtetas janë akomoduar në hotel Gloria ditën e diel në darkë me agjenci turistike ku i shoqëronte një person me emrin Maria, e cila është shtetase bjelloruse dhe u bënte guidën. Këta shtetas kanë prenotuar për qëndrim një javor në hotel Gloria.

Këta turistë rus më të shumtën e kohës e kalonin jashtë hotelit, duke udhëtuar pasi kishin marrë një automjet me qira mesa di unë. Keta klientë një ditë më parë, në datë 14 tetor 2021 kanë rezervuar në recepsion për ditën e nesërme që të përdornin ambjentet e SPA-së më datë 15 tetor. Rreth orës 15.00 vajza e recepsionit ka njoftuar pasi këta klientë kishin njoftuar dhe nëse SPA ishte gati me kushtet e duhura. Unë rreth orës 16.30 kam qenë e shoqëruar nga përgjegjësi i sallës dhe kemi bërë një kontroll të ambjenteve të pishinës ku kemi kontrolluar temperaturën e ambjentit e cila ishte 28 gradë bazuar në pajisjet treguese të kondicionerëve, higjenën dhe temperaturën e ujit të pishinës të cilët e kam prekur me duar dhe më është duhur mesatarisht i ngrohtë. Po ashtu kam kontrolluar nga jashtë se sa gradë ishte uji i ngrohtë i pishinës ku cdo gjë ishte sipas kushteve dhe parametrave dhe tregonte sipas aparaturës 27 gradë. Dua të them se bazuar në gjërat që kontrollova në SPA cdo gjë ishte brenda normave. Këta shtetas janë future në ambjentet e SPA rreth orës 20.30 dhe vajza e recepsionit Hane Kërçuku ka shkuar për të qëndruar dhe për tu afruar ndihmë se mos u nevojitej ndonjë send. Klientët i janë përgjigjur se janë mirë dhe nuk duan asnjë send dhe duan të qëndrojnë në privatësinë e tyre. Pas rreth 30 minutash vajza e recepsionit ka shkuar përsëri me sanitaren për ti pyetur nëse u duhej ndonjë send dhe sanitarja për të pastruar se mos ishte e nevojshme dhe në këtë moment i kanë gjetur turistët pa ndjenja në ambjentet e pishinës.

 

Pyetje: A mund të më thuash nëse keta klientë rusë të cilët kanë humbur jetën në ambjentet e SPA cfarë kanë konsumuar në datën 15 tetor 2021?
Për sa më pyesni dua të them se keta shtetas kanë dalë nga ambjentet e hotelit rreth orës 06.30 të datës 15 tetor 2021 dhe janë kthyer në këtë datë rreth orës 20.00. Nuk kam dijeni se çfarë konsumuar ne hotel, por di të them se kur kanë ardhur janë interesuar për rezervimin e ambjenteve të SPA.

Recepsionistja Hane Kërçuku e datëlindjes 1997- aktualisht punoj tek Gloria Palace në Qerret, si recepsioniste. Kam që në fillim të sezonit veror që punoj në këtë subjekt. Në punë isha ditën e enjte dhe ditën e premte turni i dytë nga ora 15.00 deri në orën 23.00. Gjatë këtyre dy ditëve në hotel kanë qenë dy dhoma të prenotuara nga turistë rusë dhe quheshin Ekaterina Burenkova, Nataliia Burenkova, Nikita Belousov dhe Sergei Burenkov. Me këta turistë pothuajse nuk kam patur kontakt, pasi qëndronin të distancuar. Të enjten në mbrëmje kanë ardhur tek recepsioni dhe njëri nga këta fliste anglisht dhe më ka thënë se donin të përdornin ambjentet e SPA. Unë i kam thënë se duhet të më thoni një ditë përpara dhe më thanë që të nesërmen që i binte ditë e premte ishin në një udhëtim dhe nga ora 20.00 ambjentet e SPA të ishin të përgatitura për ta. Ambjenti i brendshëm pishina është ndezur rreth orës 16.00 po jo nga unë, ndërsa unë para orës 20.00 kam ndezur pjesën e xhakuzit ku është thjesht një buton që duhet rrotulluar. Këta persona pasi janë kthyer nga një udhëtim pas orës 20.00 kanë kaluar në recepsion dhe më informuan se do ti përdornin tani këto ambjente. I informova se nëse dëshironin ti shoqëroja unë, nëse jo mund të shkonin vetë me anë të ashensorit nga dhoma direkt tek ambjentet e SPA. Në dukje më ngjanë si të lodhur, mbase nga udhëtimi që ata kanë bërë. Kanë shkuar lart në dhomë dhe kanë zbritur vete. mbase pas 10 minutash mesa më kujtohet kam shkuar tek ambjentet për kontroll dhe nëse i nevojitej dicka, i kam parë që po leheshin në pishinë dhe kur i pyeta se nevojitej ndonjë gjë më kanë thënë se duan privatësi. Jam ngjitur lart të recepsioni ku kam parë punët e tjera dhe rreth orës 21.45 kanë shkuar tek turistët rusë sëbashku me sanitaren Sara Deliu për tu thënë se për pak këto ambjente do të mbylleshin dhe kur kam shkuar atje kam parë se turistët ishin të shtrirë njëri të shezlong, njëri afër shezlongut dhe dy të tjerë në dysheme afër pishinës. Jam afruar, kam thirrur sanitaren, u kam folur anglisht, por nuk mora përgjigje. Jam trembur dhe i them sanitares që të lajmërojë stafin. Kanë ardhur edhe dy klientë dhe stafi i hotelit dhe pasi i kanë parë kanë lajmëruar ambulancën pasi mendonim mos u kishte rënë të fikët. Më pas ka ardhur ambulanca sebashku me mjekun dhe mësuam se katër turistët rusë kishin vdekur.

Pyetje: Cfarë kontakti keni patur me turistët rusë gjatë këtyre dy ditëve?
Si përmenda më sipër punën e marr punën në orën 15.00 dhe e lë në orën 23.00 dhe me këta shtetas kanë patur vetëm kontakt për ambjentet e SPA dhe kur kalonin të recepsioni më përshendesnin.
Pyetje: Ditën e djeshme ju deklaroni se kanë patur një udhëtim mund të na thoni se ku kanë shkuar?
Kanë porositur mëngjes për ta marrë me vete në orën 06.30 dhe me sa kuptova do të shkonin në Maqedoni.

Pyetje: Turistët rusë kur kanë ardhur në Hotelin Gloria Palace?
Këta shtetas kanë ardhur ditën e dielë ku do të rrinin një javë, por unë i kam njohur të enjten mbasdite, pasi ditët e tjera nuk kam qenë në punë.

Ndriçim Halilaga, i datëlindjes 1962 – në muajin maj të vitit 2021 unë kam filluar punë tek Gloria Palace në Qerret Golem Kavajë, me administrator Ervin Dulla. Aty kryej punë si punëtor mirëmbajtje tek Hoteli dhe bëj pastrimin e pishinës, poshtë tek SPA, çdi ditë në mëngjes. Pastrimin e bëj me pompë dhe me fshesë duke hequr pisllëqet në pishinë. Pasi mbaroj pastrimin unë i bëj lavazh filtrave të pishinës. Ndez pompat dhe i hedh një gotë uji me klor tek kanali i shkarkimit të pishinës. Pishina ka kapacitet 60 ton ujë. Më datë 15.10.2021 unë si çdo ditë kam bërë pastrimin e pishinës tek SPA. Pastrimin e kam bërë rreth orës 08:00 apo ora 08:30 dhe tek kanali kullues kam hedhur një gotë uji me klor dhe pastaj jam marrë me punë të tjera në hotel. Punën e filloj çdo ditë në orën 07:00 dhe e lej në orën 15:30 apo 16:00 si të kem punë. Me datë 15.10.2021 unë jam larguar nga puna në orën 16:00.

Pyetje:A mund të më thuash se çfarë profesioni keni?
Përgjigje: Unë nuk kam profesion, jam punëtor.Punën për pastrimin e pishinës ma ka mësuar puntori që ishte para meje dhe siç më ka rekomanduar ai unë kam vepruar për pastrimin dhe mirëmbajtjen e pishinës.
Pyetje: Pervëç klorit a hedh solucion tjetër në Pishin, nëse po çfarë solucioni?
Përgjigje: Jo, përveç klorit nuk hedh asgjë tjetër.

Pyetje: A mund të më thuash se si e kontrollon cilësinë e ujit në pishinë?
Përgjigje: Unë cilësinë e ujit në pishinë e kontrolloj nëpërmjet shiringave, tre copë i mbush me ujë të pishinës dhe me sy shikoj ngjyrën, në rast se ngjyra e ujit është e zbehtë uji ka filluar me thyer ngjyrën dhe në këto raste unë i bëj sa më shpesh lavazh filtrave të ujit të pishinës. Lavazhin e bëj nëpërmjet levave të veta që kanë filtrat, pra me anë të tyre bëhet qarkullimi i ujit në pishinë dhe uji bëhet më i pastër dhe filtrat pastrohen. Lavazhin në verë e bëja pothuajse përditë. Tani e bëj njëherë në dy ditë. Dua të deklaroj se me datë 15.10.2021 unë kam bërë lavazhin e filtrave të pishinës. Gjatë kryerjes së lavazhit nuk përdoret ndonjë solucion, pasi nuk është e nevojshme, lavazhi bëhet vetëm për të qarkulluar uji që të pastrohen filtrat. Dua të deklaroj se në pishinë unë hedh vetëm klor, një gotë me klor. Për herë të fundit unë një gotë me klor e kam hedhur ditën e hënë më datë 11.10.2021 dhe ditën e premte më datë 15.10.2021.

Pyetje: Po dezinfektim për covidin a ke bërë në hotel, nëse po kur është bërë, kush e ka bërë dhe me çfarë preparati është bërë?
Përgjigje: Në lidhje me pyetjen sqaroj se unë nuk bëj dezinfektim për covid, nuk di gjë nëse është bërë apo jo, unë nuk kam detyrë ta bëj këtë, kështu që nuk kam dijeni nëse është bërë apo jo dezinfektimi për Covid në Hotel.

blank

Ekspozohen lidhjet familjare të Sekretarit të Shtetit Blinken me George Soros – Nga Dan Bognino

Në foto: Prinderit e Anthony Blinken dhe Xhorxh Soros

Në maj, Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi sanksionet kundër ish-Presidentit (1992–1997) dhe ish-Kryeministrit (2005–2013) të Shqipërisë Sali Berisha, me akuzën për korrupsion, dhe u ndaloi hyrjen në SHBA atij, gruas dhe dy fëmijëve. Berisha ka drejtuar një parti politike të qendrës së djathtë të quajtur Partia Demokratike që u themelua më 1990 pas përmbysjes së regjimit komunist.

Politikani 77-vjeçar, aleat i të dy Bushëve, aktualisht është anëtar i opozitës në parlamentin shqiptar, ku Partia Socialiste ka shumicën.

Blinken tha në një deklaratë se gjatë periudhës së dytë në drejtimin e vendit, Berisha ‘u përfshi në akte korruptive, të tilla si përvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes’. Ai nuk dha asnjë detaj apo fakt që të mbështeste vendimin. Berisha ka këmbëngulur se ka ‘zero fakte’ pas akuzave për korrupsion, duke deklaruar se vendimi i SHBA u bazuar mbi ‘dizinformacion’ nga media të përkrahura nga Soros.

Edhe duke i marrë të mirëqena akuzat, lind pyetja se pse këto sanksione u vendosën tani krejt papritur. Përfaqësuesi Republikan i Neë York-ut Lee Zeldin menjëherë e denoncoi lëvizjen si anormale dhe i shkroi një letër Zyrës së Çështjeve Ligjore të Departamentit të Shtetit me të cilën kërkoi shpjegim të detajuar të procesit të ndjekur nga Departamenti i Shtetit.

Berisha fajëson Sorosin dhe tha për Washington Times se do ta luftonte akuzën për të cilën ‘nuk ka fakte’ me një padi për shpifje kundër Blinken në një gjykatë evropiane. Ai edhe e sfidoi administratën Biden për të nxjerrë çdo provë korrupsioni, duke deklaruar:

‘Jam plotësisht i bindur se kjo deklaratë kundër meje është bazuar e gjitha mbi keqinformacione që Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka marrë nga një proces lobimi i korruptuar që përfshin Edi Ramën dhe George Sorosin, të cilët janë miq të afërt. Nuk kanë asnjë provë. Asnjë fare. Sikur të nxirrnin ndonjë, do t’u isha shumë mirënjohës. Por ata s’kanë asnjë provë konkrete të bazuar mbi fakte, jo mbi manipulime e shpifje’.

***

‘Unë kam qenë kritik i hapur i George Sorosit dhe mikut të tij të ngushtë Edi Rama, dhe për këtë arsye, Departamenti i Shtetit ngriti akuzat kundër meje dhe më bllokoi. Nuk ka arsye tjetër. Nuk mund të ketë arsye tjetër’.

Soros dhe Berisha janë konfrontuar publikisht më parë, me Berishën që tha më 2017 se Soros ishte shndërruar nga ‘një mik i madh’ në një ‘rrezik i madh’ për popullin shqiptar. ‘Deklaratat e mia në për George Soros dhe mafian e tij, si rrezik i madh për demokracinë shqiptare, bazohen mbi dokumente autentike. Deklaratat e mia në parlamentin shqiptar kundër akteve mafioze të Sorosit dhe rrjetit të tij në Shqipëri bazohen mbi fakte që datojnë para debateve aktuale që po zhvillohen në SHBA mbi aktivitetin e kryespekulatorit të planetit’, shpjegoi. Vetëm nëntë vjet më parë, ai e kishte quajtur Sorosin ‘një mik të madh të shqiptarëve’.

Përfaqësuesi Zeldin iu referua lidhjeve me Soros gjatë interpelancës me Blinken para Komisionit të Çështjeve të Jashtme në Dhomën e Ulët të Kongresit, në qershor, kur foli për sanksione drastike të dala nga hiçi. ‘Çfarë informacioni specifik mund të ndani me Komisionin për të justifikuar lëvizjen tuaj dramatike’, Zeldin. Blinken u përgjigj duke mohuar të ketë pasur ndonjë komunikim me Soros, por tha se nuk mund të flasë për këdo tjetër në DSH. Kur u pyet për faktet për korrupsion, Blinken tha se ishin ndjekur të gjithë protokollet, pa dhënë prova për korrupsion.

Përgjegjës për dhënien e fakteve mbi korrupsionin e supozuar të Berishës Departamentit të Shtetit është Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim. Instituti drejtohet nga një grua e quajtur Delina Fico, e cila është Drejtore e Shoqërisë Civile. Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim është një nga dy grupet e krijuar nga Soros (tjetri është Universiteti i Evropës Qendrore). Fico dikur ka qenë e fejuar me kryeministrin socialist Edi Rama dhe më pas u martua me Bledi Çuçin, një nga aleatët e ngushtë të Ramës.

Me sa duket, Blinken nuk mund të flasë në emër të askujt tjetër në Departamentin e Shtetit kur bie fjala për lidhjet e tyre me Soros, madje as në emër të vetë babait të tij.

I ati i Antony, Donald Blinken, dhe gruaja e tij Vera financuan Arkivat e Shoqërisë së Hapur Vera & Donald Blinken në Universitetin e Evropës Qendrore (ECU), e cila përmban një koleksion dixhital të dokumenteve historike hungareze. Në një raport të Soros Foundations Netëork më 2002, babai i Blinken renditet i treti në listën e Bordit të të Besuarve, pas kryetarit Soros dhe Aryeh Neier.

Donald Blinken ka qenë Ambasador i SHBA në Hungari nga 1994 deri më 1998, pikërisht kur Soros po përgatiste terrenin atje, dhe ai e gruaja e tij kishin lidhje të ngushta me qeverinë socialiste.

Blogu i përditshëm Hungarian Spectrum, i cili përmend Sorosin midis donatorëve të tij, ishte entuziast për Blinken si Sekretar Shteti i mundshëm pas zgjedhjeve më 2020, sepse ‘Hungaria nuk do të lihej në harresë gjatë katër apo ndoshta tetë viteve të ardhshëm në Washington’.

Pasi Blinken i konfirmua si Sekretar Shteti, gazeta hungareze Magyar Nemzet e quante ‘lajm i madh për George Soros’.

Dhe pa dyshim që ashtu është.

/Marrë nga bongino.com-Përgatit: SYRI.net

blank

ME SHKAS…E KEQJA MBETET E KEQE EDHE KUR FITON E EDHE KUR HUMB…! – Nga RESHAT NURBOJA, nënkryetar i subjektit politik Alternativa

 

Nuk e kisha ndërmend me komentu fitoren e këtij sinqerisht tuajit, por meqenëse disa miq e sidomos disa myhyb, argatë të fituesit po me pyesin publikisht e edhe në msg pse nuk po ia uroj fitoren dhe a jam gjallë po ju tregoj se jam gjallë dhe arsyen pse nuk e uroj fitoren. arsyeja mendoj se ka fituar e keqja qeverisese….Mendoj në të keqen institucionale e shoqërore e kursesi jo personale te fituesit të zgjedhjeve…

Kjo është arsyeja e JO URIMIT:

 

  • Nuk mund të ia uroj fitoren dikujt që ka qenë lobuesi dhe insistuesi më i madh i faljes së 8229 hektarëve të territorit të Pejës e të Kosovës, Malit të Zi…

blank

Foto: I mençuri, Sinqërisht i juaji GM, kryetari i Pejës thotë se kështu është kufiri i Pejës me Plavën e i Kosovës me Malin e Zi sipas katastres dhe Kosova nuk humb asnjë millimetër territor Non Sens. Nëse e gjen ndonjë fakt Sinqërisht i juaji GM se kështu sipas katastrit të Pejës është kufiri i Pejës- Kosovës me Malin e Zi unë do t’i kërkoj falje dhe publikisht do të deklarohem e pranoj se jam analfabet dhe i çmendur.

 

…me demarkacionin e ri Kosova jo vetëm që humbet tokë por shqiptarëve në përgjithësi dhe banorëve e pronarëve të tokave të tyre u bëhet një padrejtësi historike e pandodhur ndonjëherë. (Ymer Muhaxheri) 

Nuk mund t’ia uroj fitoren dikujt që ka mashtruar e është tallur me Pejen e qytetarët e saj plot 8 vite me projektin Borea…

blank

Nëshkrimi i draft-kontratës për projektin “Borea” nga kryetari Gazmend Muhaxheri.

 

  • Nuk mund t’ia uroj fitoren dikujt që për kerre të komunës, benzin, mirëmbajtje e vaj ka shpenzuar 2 milion e 100 mijë euro e mbi 300 mijë euro në dreka e darka e Ambulantat shendetsore nuk kanë medikamente e mjete elementare mjaftueshëm për ofrimin e sherbimeve shendetësore, siq janë p.sh.: shiringa, gaza sterile, serum kundër kafshimit të gjarpërit, infuzione, termometra për matjen e temperaturës fëmijëve,,,Gjegjësisht, nuk kanë as medikamentet më elementare për ofruar ndihmen e parë pacientëve…
  • Nuk mund t’ia uroj dikujt fitoren që asfalton e rregullon rrugë jo cilësore të cilat pas 2 -3 muajëve marrin kësi gjendje, (shih fotot)
  • blank
  • blank
  • blank
  • Nuk mund të i them urime dikujt që së bashku me stafin e shokët e tij blejnë toka nga 50 euro e pastaj me pare publike atje e dergojnë asfaltin, ujin dhe e bejnë zgjerimin e rrugëve dhe vleren e asj toke e rrisin 1000% për interesa e perfitime personale dhe i keqperdorin pozitat e tyre politike e shtetrore

 

  • Nuk mund t’ia uroj fitoren njeriut që shtron me kilometra trotare e në ato fshatra nuk kanë ujë të pijëshem (shikoni foton se në çfarë gjendje janë ato trotoare)
  • blank
  • Nuk mund të ia uroj dikujt fitoren që për inati të dikujt për 6 e 8 vite i lenë rrugën para shkollës apo qendres së qytetit dhe disa javë para zgjedhjeve i rregullon etj etj etj….

blank

blank

  • Nuk mund të ia uroj fitoren dikujt që gjatë mandatit të tij në shkolla ka afro 4 mijë nxënës më pak se kur e ka fituar mandatin e parë e ka rreth 100 mësimdhënës më shumë që i shfrytëzon si makineri votash…

 

  • Nuk mund tia uroj dikujt fitoren që i kanë ikë mbi 7 mijë qytetarë nga komuna që ai e udhëheq, ku nuk e shohin perspektiven dhe të ardhmen e tyre

 

  • Nuk mund t’ia uroj dikujt fitorenkur gjatë këtyre dy mandateve paraprake ka mbi 4000 të punësuar më pak se kur e ka marrë pushtetin (shih të dhenat zyrtare te Administratës tatimore…)

 

  • Nuk mund të i them dikujt urime kur në komunën që ai e ka udhëhequr, mbi 80% të rinjëve janë të papapunë

 

  • Nuk mund të i them urime dikujt që ndermmarjet, fabrikat e bizneset e mëdha ikin nga komuna që ai e udhëheq (Devolli me fabriken e dyshekëve që pun♪7son tani në Gjakovë mbi 3000 qytetarë, fabrika e lengjeve në Istok etj etj….

 

  • Nuk mund te ia uroj dikuj fitoren që deshiron te jep 7.5 hektarë tokë te komunës per një ari te pronës private me arsyetim banal se rreth 20 metra larg ures ekzistuse 15 metresh planifikon te vendos nje ure 1 meter te gjerë për të lidhur dy anët e shtratit të lumit…

 

  • Nuk mund t’ia uroj dikujt fitoren që ben pazare me prona komunale me oligarkët biznisor në dem të Pejës etj etj etj…

 

  • Nuk ka asgjë personale me sinqerisht tuajin GM si qytetar apo familjar….Kam mospajtim me te siq e udhëheq Pejen, si kryetar komune….Të tjerët, 60% mendojnë ndryshe, e drejtë e tyre, por edhe 40% të tjerëve mendojnë si unë, se e ka udhëhequr pejen keq… Kjo është demokracia….Por edhe fakti se A. M. e shokët e tij i lejon, autorizon të flasin në emer të tij, tregon gjithçka…!

TË KEQEN, KUPTOHET SIPAS MEJE E FAKTEVE E DOKUMENTEVE KURRË NUK E UROJ….PËRKUNDRAZI E KUNDERSHTOJ DHE DISTANCOHEM PREJ SAJ..!

KËTË POSTIM ISHA I THIRUR DHE DETYRAR TA POSTOJ…KENI KERKUAR SHIKONI E LEXONI…

blank

“Bota serbe” – Një koncept që po e nervozon rajonin

RFE/RL
 

21 Tetor 2021

Jasna Vukiçeviq

“Bota serbe” u përmend si koncept për herë të parë në shtator të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë në Ballkanin Perëndimor ka pasur paralajmërime se ajo frazë rikujton aspiratat e politikës zyrtare serbe që pati rol kyç në shpërbërjen e përgjakshme të ish-Jugosllavisë në fillim të viteve 1990.

Në anën tjetër, nga Beogradi thonë se elita politike që udhëheq me vendin nga viti 2012 nuk ka aspirata territoriale ndaj fqinjëve, por vetëm tregon kujdes ndaj qytetarëve me kombësi serbe në shtetet që kanë dalë nga rënia e Jugosllavisë.

Toby Vogel, ekspert në Këshillin e Politikave të Demokratizimit vlerëson:

“Më duket se ky është një vazhdim i projektit të ‘Serbisë së madhe’ të Sllobodan Millosheviqit, mbase tash me mjete paqësore dhe artikulim të vizionit të presidentit Aleksandar Vuçiq, si udhëheqës i të gjithë serbëve”, thotë Vogel për Radion Evropa e Lirë.

blank

“Ideja themelore është që përderisa ‘Serbia e madhe’ mbetet një ëndërr, “Bota serbe” mund ta zëvëndësojë atë, ose serbët duhet të presin një ose dy dekada derisa të mund të jetojnë në një shtet të vetëm, por që gjithmonë do ta mbajnë të bashkuar ‘shpirtin’ serb. Duke pasur parasysh atë që ndodhi në vitet 1990, është e qartë se kjo gjithmonë do t’i bëjë fqinjët e Serbisë jashtëzakonisht nervozë, dhe për këtë kanë arsye, sepse ajo është një ide destabilizuese””, thotë Vogel.

Deri më tani, fqinjët e Serbisë nuk kanë artikuluar një përgjigje të përbashkët. Nuk ka deri më tash shenja se ata kanë kërkuar zyrtarisht reagimin e bashkësisë ndërkombëtare. Por, deri më tani, sinjali më i qartë se diçka e tillë mund të ndodhë ka ardhur nga Kroacia.

Millanoviq në veprim

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, më 16 shtator 2021, deklaroi se është detyrë e tij që t’u tregojë partnerëve perëndimor për kërcënimet nga ideja e “Botës serbe”. Ai këto komente i bëri gjatë takimit në Zagreb me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili tha se ky koncept është eufemizëm për politikën e ‘Serbisë së madhe’. Millanoviq tha se detyra e tij është të paraqesë këtë në forumet ndërkombëtare.

“Sidomos në të ardhmen, detyra ime do të jetë të tërheq vëmendjen e bashkëbiseduesve të mi të nivelit të lartë në Perëndim, sepse unë e shoh Malin e Zi në Perëndim, për këto gjëra për të cilat ata dinë pak dhe nuk ju interesojnë. Kur shohin ndikimin e disa fuqive të huaja në kufijtë e tyre, nuk e shohin atë në Mal të Zi. Nuk është se ata bëjnë sikur nuk e shohin. Do të doja që dikush t’ua tregonte dhe t’ua tërhiqte vëmendjen. Kjo është puna ime”, pati thënë ai.

Nuk dihet se si partnerët perëndimorë reaguan ndaj pikëpamjeve të Millanoviqit, ashtu siç nuk e komentuan konceptin që vjen nga Serbia, dhe i cili ka nxitur nervozizëm në rajon.

blank
Presidenti kroat, Zoran Millanoviq, dhe presidenti malazez, Millo Gjukanoviq, gjatë një vizite në Cetinje në qershor të vitit 2019

Megjithatë nga ana e zyrtarëve kroatë “Bota serbe” nuk shihet vetëm në kontekstin e një ideje, efektiviteti i së cilës varet nga aftësitë e autoriteteve në Beograd.

Në raportin vjetor të publikuar më 27 shtator 2021, Agjencia e Inteligjencës në Kroaci thekson se ky është një koncept i mbështetur nga Rusia për të destabilizuar më shumë Ballkanin Perëndimor.

“Në kontekstin rajonal, disa bartës të politikave shtetërore në Serbi promovojnë konceptin e botës serbe si një popull i vetëm politik serb, domethënë një bashkësi e vetme politike dhe shtetërore e të gjithë serbëve në Evropën Juglindore, në të cilën të gjithë serbët duhet të ndjekin një drejtim politik, atë të Beogradit zyrtar. Promovimi i ideve të tilla nga udhëheqësit serbë destabilizojnë më shumë marrëdhëniet e ndjeshme ndëretnike dhe ndër-shtetërore në Evropën Juglindore, veçanërisht ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi”, thuhet në raportin e agjencisë kroate.

Në rajon, jo të gjithë e kanë kuptuar se kufijtë nuk mund të ndryshohen dhe se ende ekzistojnë projekte për krijimin e shteteve të mëdha, thotë ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq.

“Kemi pasur 100.000 të vdekur dhe kufiri nuk ka ndryshuar asnjë centimetër. Kemi një kthim të atyre mesazheve të ‘Botës serbe’ të cilat Ilija Garashanin (diplomat dhe kryeministër i Serbisë në dy periudha në mesin e shekullit XIX) i dërgoi si ‘bashkim i vendeve kudo ku jetojnë serbët’. Pastaj Stevan Moljeviq, anëtar i shtabit të Drazha Mihailloviqit (udhëheqës i guerilëve çetnikë nga Lufta e Dytë Botërore), i cili paraqiti idetë për zgjerimin e kufijve serbë. Përsëri kemi këto lloj përpjekje, sepse disa, assesi nuk mund të binden se kufijtë` nuk mund të ndryshohen”, tha Mesiq në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

A është ideator Vullini?

I pari që e ka përdorur termin “Bota serbe” nga ana e zyrtarëve shtetërorë serbë ka qenë Aleksandar Vullin, derisa ishte ministër i Mbrojtjes i Serbisë.

“Vuçiq duhet të krijojë botën serbe. Beogradi duhet t’i mbledhë të gjithë serbët brenda dhe rreth vetes, dhe presidenti i Serbisë është presidenti i të gjithë serbëve”, tha Vullin më 26 shtator të vitit 2020.

Gjatë një interviste në televizionin serb Happy, Vullin e sqaroi më shumë idenë e tij. Në atë kohë, nga pozita e ministrit të Mbrojtjes, ai tha se rrethanat gjeopolitike aktuale nuk janë të atilla që mundësojnë bashkimin e të gjitha zonave ku jetojnë serbët, por, siç tha, ai beson se kjo do të ndodhë në dhjetë, njëzet ose pesëdhjetë vjet.

“Kudo që ata jetojnë, në Serbi, Mal të Zi, Republika Sërpska. Kujdesi për të gjithë popullin serb duhet të bëhet nga një qendër, që është Beogradi, dhe unë nuk shoh se çfarë është e diskutueshme këtu”, pati thënë Vullin.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk sheh asgjë të diskutueshme në këtë ide. Ai i ka quajtur reagimet negative ndaj Vullinit si një fushatë kundër Serbisë.

blank
Aleksandar Vullin, ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë

Sipas tij, politika zyrtare shtetërore, thotë se kufijtë e Serbisë janë të pacenueshëm dhe se Beogradi nuk merret me kufijtë e të tjerëve.

Për ndryshimin e kufijve, Vullin kishte folur me rastin e publikimit të një dokumenti “non-paper” në prill të vitit 2021, i cili propozoi bashkimin me Serbinë të entitetit të Republika Sërpskës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Portali slloven, Uncensored, publikoi një dokument diplomatik jozyrtar, të cilin, siç thanë ata, kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, e kishte dërguar në Bruksel, dhe në të cilin ai paraqiti ide për rishikimin e kufijve në Ballkan.

Dokumenti, sipas këtij mediumi, parashihte aneksimin e një pjese të Bosnje dhe Hercegovinës nga ana e Kroacisë. Gjithashtu, dokumenti thoshte që entiteti Republika Sërpska do t’i përkiste Serbisë, ndërsa Kosova do të bashkohej me Shqipërinë.

Jansha mohoi se ekziston një dokument i tillë.

Nën presionin e kritikave, më 19 tetor, Vullin e mori komplet “përgjegjësinë” për krijimin e idesë së “Botës serbe”. Gjatë një fjalimi në Parlamentin serb, ai tha se Aleksandar Vuçiq nuk kishte të bënte me të.

“E dini se kush ka problem me botën serbe? Vetëm ata në vendet e të cilëve serbët vuajnë nga diskriminimi. Këtu (në Serbi v.j), hungarezët nuk kanë asnjë problem, pakica serbe atje (Hungari) respektohet dhe zhvillohet”, ka thënë Vullin.

Çfarë ka thënë Edi Rama?

Aleksandar Vullin në diskutimet për botën serbe nuk e ka kursyer as Shqipërinë, pavarësisht se kryeministri i këtij vendi, Edi Rama, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, janë iniciatorë të nismës “Ballkani i Hapur” që parasheh krijimin e zonës për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Duke reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, se qëllimi i karrierës së tij politike ishte “bashkimi i Shqipërisë me Kosovën”, Vullin tha më 10 tetor, se uniteti serb është pengesa e vetme për ‘Shqipërinë e madhe’.

“Kur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se detyra e karrierës së tij politike është bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, të gjitha vendet e Ballkanit heshtin. Hesht edhe UNMIK -u, i cili kontrollon Kosovën në bazë të Rezolutës 1244, dhe as BE-ja nuk i lëshon ato deklaratat e famshme përmes së cilave u bën thirrje të dyja palëve të përmbahen”, tha Vulin, raportoi agjencia Tanjug.

blank
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Deklarata e Vullinit ishte përgjigje ndaj qëndrimit të Ramës të shprehur dy ditë më parë në televizionin shqiptar TV Klan.

I pyetur nëse planifikon të bëhet president i Kosovës dhe Shqipërisë, Rama tha se nuk e ka në plan këtë, pasi donte të kishte një jetë të tretë të fokusuar te të dashurit e tij. Por, ai tregoi aspiratën e tij për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Kur u pyet nga gazetari se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, shoqërohet me një lidership, Rama tha: “Por, kjo nuk është projekt personal. Kjo është aspiratë. Nuk ka asgjë që nuk ka lidhje me personalen te secili person, por tjetër është një projekt personal dhe tjetër është që personi yt të jetë në dispozicion të një aspirate që është më shumë sesa personale”.

Edi Rama ka qenë në krye të Qeverisë shqiptare që nga viti 2013. Ai aktualisht është në mandatin e tij të tretë. Por, fuqia e tij politike në atë vend nuk mund të krahasohet me atë të Vuçiqit në Serbi.

Konkretisht, Partia Përparimtare Serbe e Aleksandar Vuçiqit gëzon mbështetjen e të paktën 180 nga 250 deputetët e Parlamentit të Serbisë, ndërsa socialistët e Ramës gëzojnë mbështetjen e 74 nga 140 deputetët e Parlamentit të Shqipërisë.

Si e sheh Mali i Zi konceptin e “Botës serbe”

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, e vlerësoi “botën serbe” si një kërcënim të qartë.

Pozicioni i tij është dobësuar pasi në zgjedhjet e vitit të kaluar, Partia Demokratike e Socialistëve, të cilën ai e udhëheq, u rrëzua nga pushteti pas 30 vjetësh.

Fuqia e Lëvizjes kombëtare serbe në këtë vend, në veçanti për çështjet që kanë të bëjnë më Kishën Ortodokse Serbe është parë gjatë vitit 2020.

Në atë kohë, rezistenca e fuqishme e përbashkët ndaj planeve të Qeverisë së Gjukanoviqit për të zbatuar rregulla të reja mbi pronën e bashkësive fetare ishte një nga proceset kryesore politike që i parapriu ndryshimit të Qeverisë në Mal të Zi.

Gjukanoviq po përgatitet për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, dhe nacionalizmin serb e sheh si një ndër sfidat më të vështira.

“Qëndrimi i Serbisë ndaj Malit të Zi në këtë kohë është i ngjashëm me qëndrimin e Serbisë ndaj vendeve fqinje gjatë viteve 1990″, tha Gjukanoviq më 4 qershor 2021, gjatë takimit me dy anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq.

“Përmes maskës se duhet kujdesur për të drejtat, të supozuara se janë të rrezikuara, të popullit serb në shtete fqinje, sovraniteti i këtyre vendeve është në thelb i rrezikuar. Kjo ndodhi në vitet 1990 dhe të gjithë e dimë epilogun”, tha Gjukanoviq.

Konstrukti i konceptit të “Botës serbe” u formësua në kuadër të bashkëpunimit politik dhe të sigurisë mes Serbisë dhe Rusisë, thotë Qendra për Forenzikë Digjitale në raportin “Roli i Rusisë në Ballkan: rasti i Malit të Zi”.

“Bota serbe” është një modifikim i idesë së Serbisë së Madhe, realizimi i së cilës mund të çojë në destabilizimin e rajonit dhe të ndërlikojë situatën e sigurisë, shkruan studimi.

Aty thuhet se ky koncept nënkupton revizionizëm historik, mohim të identitetit kombëtar të popujve të caktuar në fqinjësi dhe një retorikë se serbët jashtë Serbisë janë të rrezikuar, me ambicie që për çështjet e tyre të vendosë Beogradi.

“Ideja e Serbisë së Madhe ishte një nga shkaqet kryesore të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe konflikteve të përgjakshme etnike që ndodhën në vitet 1990″, thuhet në studim.

Në Mal të Zi, koncepti “Bota serbe” mbështetet nga partia në pushtet, Fronti Demokratik (DF). Ata formuan qeverinë me demokratët dhe lëvizjen qytetare URA pas zgjedhjeve të gushtit të vitit 2020.

“Serbëve përtej kufirit u pëlqen ideja e ‘Botës serbe’, dhe ne tashmë jemi duke punuar në realizimin e saj”, tha për N1 në muajin qershor një nga drejtuesit e Fontit Demokratik, Andrija Mandiq.

blank

“Bota serbe” thellon ndarjet në Bosnje dhe Hercegovinë

Ndaj deklaratës së Vullinit se “detyrë e këtij brezi politikanësh është të krijojë një ‘Botë serbe’, të bashkojë serbët kudo që ata jetojnë,” u përgjigjën zyrtarët e Bosnje dhe Hercegovinës.

Ministrja e Jashtme e Bosnjës, Bisera Turkoviq, tha se ajo priste që presidenti Vuçiq të distancohej menjëherë nga deklaratat e Vullinit, përndryshe, siç tha ajo, heshtja do të konfirmonte se politika zyrtare e Serbisë është të prishë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit me qëllim të aneksimit të pjesëve të Bosnje dhe Hercegovinës.

Deklarata e Vullinit është një shkelje flagrante e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, destabilizim i të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe një kërcënim për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës, të cilët u mbrojtën nga agresioni dhe gjenocidi 26 vjet më parë, tha Turkoviq.

Nënkryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, i vlerësoi deklaratat e Vullinit si hegjemoniste, ndërsa zëvendëspresidenti i Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, Millan Dunoviq, tha se përpjekja për të ringjallur Serbinë e madhe nuk kontribuon në të mirë të marrëdhënieve fqinjësore.

“Ministër Vullin, më lejoni t’ju them, si një serb, serbit tjetër – me mua nuk mund ta ndani bukën, dhe sigurisht jo me Bosnje dhe Hercegovinën”, tha Daunoviq.

“Bota serbe” shihet ndryshe në entitetin serb të Bosnje dhe Hercegovinës – Republika Sërpskën. Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, thotë se nuk ekziston ndonjë projekt që bën thirrje për Serbinë e madhe.

“Projekti ynë është të forcojmë Republika Sërpskën në atë masë sa të jemi një shtet i pavarur në këtë rajon. Tregimi për ‘Botën serbe’ është një histori për vlerat që njerëzit kanë, dhe ato janë vlerat që lidhen me besimin dhe identitetin tonë”, ka thënë Dodik.

Dodik mban lidhje të ngushta me Serbinë dhe Rusinë. Ai përgjatë viteve ka mbajtur të njëjtën retorike dhe Beogradi zyrtar nuk e ka kundërshtuar asnjëherë.

Gjatë vizitës së tij të fundit në kryeqytetin serb, ku mori pjesë në Samitin e të Painkuadruarve më 11 tetor, Dodik u ul nën simbolin e shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës pasi është anëtar i presidencës së këtij vendi.

blank
Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik

Premtimet e tij për të ndarë entitetin e Republika Sërpskës nga Bosnje dhe Hercegovina e kanë një histori të gjatë. Kushtetuta e këtij vendi nuk e mundëson këtë, prandaj prania e tij në samit nxiti vëmendjen se kë në fakt e përfaqëson ai.

Serbia dhe Republika Sërpska, gjithashtu, refuzojnë të njohin gjenocidin e kryer në vitin 1995 nga forcat serbe në Srebrenicë. Uniteti në mohimin e krimit që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli si gjenocid më 2007 nuk përmendet në promovimin e konceptit të “Botës serbe” të përkrahur nga të dyja palët.

Në pritje të përfundimit të negociatave Kosovë-Serbi

Mbi dhjetë vjet, Kosova dhe Serbia po zhvillojnë negociata për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Delegacionet shumë shpesh diskutojnë edhe për zgidhjen e krizave dhe incidenteve urgjente që ndodhin në veri të Kosovës, i cili është i banuar me shumicë serbe. Për këto vende është përmendur edhe njohja reciproke si zgjidhje përfundimtare për mbylljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Të paktën kështu sugjeroi kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, në Beograd më 13 shtator. “Disa çështje do të zgjidhen në fund të një procesi. Të gjithë e dinë se disa vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën. Çështja duhet të zgjidhet. Nuk ka kuptim të flasim për përfundimin e një procesi para se të zgjidhen gjërat e tjera dhe pastaj i gjithë procesi”, tha Merkel.

Në reagimet nga Kosova për konceptin e “Botës serbe”, u tha se nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve.

Nga zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, u tha se kthimi në atë diskurs kërcënues është një tregues se Serbia nuk është ende në gjendje të “shkëputet nga politika gjenocidale e regjimit të Millosheviqit”.

“Kjo deklaratë nuk përbën asgjë të re. Deklaratat serbomëdha janë vetëm vazhdim i diskursit të viteve ’90, të kohës të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, të cilat prodhuan luftëra dhe pasojat e të cilave ende po i bartim. Kjo retorikë duhet gjykuar edhe nga autoritetet e BE-së, pjesë e së cilës synon të bëhet Serbia. Një deklarim i tillë, gjithashtu është në kundërshtim të plotë me qëndrimet e administratës së presidentit Biden për mosndryshimin e kufijve të shteteve në rajon”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, beson se problemi i Serbisë ka të bëjë me të kaluarën dhe se presidenti i Serbisë nuk po distancohet nga ata që ishin në pushtet në vitet 1990.

“Unë mendoj se ne kemi dhjetë vjet dialog në Bruksel pa një marrëveshje përfundimtare sepse ka rezistencë problematike në ballafaqimin me të kaluarën”, tha Kurti pas një raundi të dështuar të bisedimeve ndërmjet të dyja vendeve për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel më 19 korrik 2021.

blank
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Apel kundër rritjes së nacionalizmit në Ballkan

Rreth 250 intelektualë nga rajoni në fillim të muajit maj iu shkruan BE-së, SHBA-së dhe NATO-s një letër duke paralajmëruar pasojat e ringjalljes së nacionalizmit në Ballkanin Perëndimor, të cilat, sipas tyre mund të çojnë në dhunë.

“Nacionalizmi në rritje, idetë për rishikimin e kufijve dhe tensionet në Ballkanin Perëndimor të kujtojnë në mënyrë të pashmangshme vitet ’90 dhe çdo relativizim i seriozitetit të situatës do të ishte i gabuar dhe i rrezikshëm”, thanë nënshkruesit e apelit.

Midis atyre që e nënshkruan letrën ishin Lulzim Peci – drejtor i Institutit të Kosovës për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, historiania serbe, Latinka Peroviq, Rade Bojoviq nga Iniciativa Qytetare Malazeze 21, Daniel Server nga Universiteti Johns Hopkins, Florian Bieber nga Universiteti i Gracit, Bodo Weber i Këshillit për Politikat e Demokratizimit dhe personalitete tjera.

Vuçiq nuk e përmend “botën serbe” në Bruksel

Një zyrtar i BE-së, gjatë një bisede për Radion Evropa e Lirë, thotë se në pikëpamjet që paraqet, të paktën në Bruksel, presidenti Aleksandar Vuçiq, nuk e përmend “Botën serbe” si qëndrim. Pozicioni i Brukselit është i qartë, shton ky bashkëbisedues, ngritja e çështjes serbe ka pasur pasoja në të kaluarën e afërt në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë, dhe ka sjellë vuajtje për vetë serbët në Serbi. “Pra, është e qartë pse kjo irriton fqinjët”, thotë bashkëbiseduesi.

Ai, gjithashtu, thekson se një koncept i ngjashëm u përdor gjatë pushtimeve ruse në Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë.

E gjithë kjo tregon se këto janë ide të rrezikshme, të cilat mund të shkojnë shumë larg nëse shkëputen nga çështja e edukimit të trashëgimisë gjuhësore ose kulturore, thotë zyrtari.

Cili është qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar?

Kur e pyetën se si Shtetet e Bashkuara e shohin konceptin e “Botës serbe” dhe nismat e fundit të presidentit Vuçiq dhe zyrtarëve të tjerë për të promovuar identitetin dhe “unitetin” serb, zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguar për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se “nuk ekziston asnjë konflikt, apo kundërshtim në atë që njerëzit të festojnë kulturën e tyre dhe jetojnë në një vend tjetër”.

“Këtu në SHBA ne festojmë traditat kulturore të njëri-tjetrit. Problemi lind kur kjo shndërrohet në një përparësi ushtarako-politike. Ne absolutisht besojmë se qytetarët e etnive të ndryshme, që jetojnë në një vend tjetër, janë qytetarë të vendit ku jetojnë dhe kanë përgjegjësi ndaj atij vendi. Vende të tjera nga jashtë duhet ta kenë këtë të qartë, pavarësisht ku gjenden këto etni, në Kosovë, Maqedoni e Veriut, apo Mal të Zi. Është një çështje që krijon shumë pështjellim për njerëzit në rajon. Por, ne besojmë se Ballkani, si një rajon shumetnik i botës, ka shumë për të festuar në aspektin kulturor, tha Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ndërsa, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i tha Radios Evropa e Lirë se “në parim, gjuha dhe retorika e provokimit janë në kundërshtim me vlerat e BE -së, dhe nuk ka vend për këtë në BE”.

“Udhëheqja e liderëve duhet të jetë shembull në zgjedhjen për të punuar së bashku dhe për të promovuar një klimë të besimit, respektit dhe mirëkuptimit reciprok dhe një atmosferë të favorshme për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal”, tha Stano.

Në një samit në Bërdo pranë Kranjit në Slloveni udhëheqësit e BE-së kanë riafirmuar angazhimin e tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

“Për më tepër, nevojiten përpjekje vendimtare për të nxitur pajtimin dhe stabilitetin rajonal, si dhe për të gjetur dhe zbatuar zgjidhje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe detyruese për mosmarrëveshjet dhe çështjet dypalëshe të së kaluarës”, thuhej në deklaratën e udhëheqësve të BE-së pas takimit.

Bashkimi Evropian, gjithashtu, rikujtoi se deri më tani është investitori dhe donatori më i rëndësishëm në rajon.

blank
GDP-ja është shkurtesë për bruto prodhimin e brendshëm
blank

Prishtina ta lexojë para se të nisë bisedimet e Brukselit – Nga SHABAN MURATI

 

“Marrëdhëniet reciproke të Beogradit dhe Prishtinës mund të jenë vetëm asimetrike, meqë aty vetëm Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht”.

– Nga komunikata zyrtare e drejtorit të Zyrës së Kosovës në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, pas takimit në 7 tetor 2021 me ambasadorin e Sllovenisë në Beograd.

P. Petkoviç është kryetari i delegacionit serb të bisedimeve teknike me delegacionin e Kosovës në Bruksel, dhe i cili duhet refuzuar si partner bisedimesh nga Prishtina për shkak të postit të tij zyrtar i emëruar nga qeveria serbe si governator i Serbisë në Kosovë, sepse duke u pranuar ai në bisedimet pranohet ajo asimetri e linjës zyrtare të Serbisë në bisedimet me Kosovën.

blank

Asnjë obelisk, memorial apo pllake perkujtimore në varrin e përbashkët të martirëve të “Bombës në Ambasadën Sovjetike” – Nga Gëzim Peshkëpia

Dr. Tobias Rüttershof, Znj. Vytone Muschick, Znj. Klaudia Zerva, Gezim Peshkepia
Viti 2021 eshte 70 vjetori i njeres prej masakrave me renqethese te krimeve te Komunizmit.
Kjo eshte bere e njohur prej medias se shtypit e televizive per vite me rradhe.
Kjo masaker eshte bere e njohur dhe ne shume seminare e konferenca nderkombetare tek ne, ne Ceki Poloni, Gjermani e deri ne Korene e Jugut.
Libri i autorit Uran Butka: “Bombe ne ambasaden sovjetike” hedh drite mbi te verten dokumentare te kesaj ngjarje.
Ky libër eshte perkthyer ne anglisht dhe ka ngjallur interes tek studjuesit dhe bota perparimtare e cila ka treguar interes te vecante ndaj tij.
Shembulli i jehones se kesaj ngjarje tragjike eshte dhe libri i autoreve Vytone Muschick e Lina Itagaki “Kunder rrymes” ,
nje histori per Sabiha Kasimatin miken e peshqeve.
Me kujtohet fjalimi plot indinjate e keqardhje i Dr. Ana Kaminskit e cila mori pjese ne dekorimin e tyre dhe viziten prane varrit te tyre ne vorrezat e deshmoreve.
Sabihaja ishte shoqe e klases se Enver Hoxhes qe ja kaloi mesuesit te tij kriminelit Lenin, i cili ja kurseu jeten atentatores se tij Fane Kapllan.
Dhe ja autorja e librit “Kunder rrymes” ka ardhur per vizite ne Shqiperi ne kete 70 vjetor dhe desheron te vizitoje vendin ku jane ekzekutuar pa gjyq 22 intelektualet.
Me lajmerojne nga Fondacioni “Konrad Adenauer Stiftung” per qellimin e saj e me luten ta shoqeroj ne kete vizite.
Shefi i KAS ne Tirane, Dr. Tobias Rüttershof na mori ne makinen e tij dhe udhetuam per ne vendin e ngjarjes.
Gjate rruges zhvilluam nje bisede te gjate me mysafiren nga Berlini.
Arritem. Tabela e vendosur nga keshilli bashkiak ne krye te rruges lexohesh “Rruga 26 Shkurti” fotografohet prej saj.
Zbritem ne vendin e zbrazet te rrethuar nga godina te reja.
Ketu ka qene gropa ku ishin hedhur trupat e pajete te martireve buze lumit Erzen.
Zonja Muschick hodhi syte perreth per te pare ndonje obelisk, memorial apo pllake perkujtimore por duke fshehur zhgenjimin e saj nxorri nga çanta nje gur te bardhe (Zakon katolik ky,) dhe e vendosi ne toke duke i vene prane dhe nje lule.
Zonja ishte fetare. Lidhi duart dhe peshperiti nje lutje.
Pasi u ngrit shprehu deshiren per te bere nje foto si kujtim.
U ndjeme ngushte. Ate qe nuk kishim bere ne e beri shkrimtarja gjermane me ritualin e saj.
                 blank
Me shkrimtaren berlineze Vytone Muschick, Gezim Peshkepia.
blank
Guri nga Berlini dhe lulja vendosur nga Znj. Muschick
blank

Fluturimin e parë satelitor Rama s’do ish keq ta bënte me Vuçiqin e dashur serb – Nga REX KASUMAJ

Nga Notesi vjeshtor, 2021, Berlin
NJË KULTURË E RE DHE QIELLI QË AFRON…
1.
U shua e treti, vallë, “Ballkani i hapur”?
I krusmuar pak, Rama lanson një projekt të ri: tashmë jo në tokë dhe jo në zonën e errët të saj, por në qiell.
Fluturimin e parë të satelitit shqiptar (po të ketë ekip) s’do ish keq t’a bënte me Vuçiqin e dashur serb.
Që atje, njëj drite më t’hyjnishme, mbase do të shohë e reflektojë sa e vogël, krejt e pashpresë, është mëria njerëzore!
Për vëllain, veçanërisht!
2.
Në Kosovë është etabluar një kulturë e re politike.
Saherë vijnë cikle zgjedhore, thyhen karriget dhe ftyrat e pretendentëve pushtetarë marrin një damkë.
Dhe nuk goditje rastësore gëzimi e transi të fitores.
Jo, jo!
Rivalët e deshpëruar për humbje nominimi a votimi, bjerrin ndjesinë e fisnikërisë. Të disfatës burrnore.
Dhe përleshja me armën e ftohtë të karrigës fiton primatin e revanshit politik!
Si për të dëshmuar praninë konstante të saj, nuk vonoi të ndodhte as sivjet kjo betejë madhore. Arena e radhës ishte në Vushtrinë e Drenicës!
Ndërkaq, s’do ishte korrekte sikur të mos i njihnim Ldk-së meritën e rrallë, historike e institucionale, për autorësinë dhe konsolidimin e fundmë të saj!
3.
Përse politika fyen kaq shumë njerëzinë?
Një ofezë e ulët e poshtëruese si rrallëkund për logjikën elementare.
Shpallin fitore, deklarojnë hareshëm tkurrjen e trishtë të votrës kundërshtare, bëjnë ekuacione numrash, zotohen për runde rikuperimi dhe triumfe të zjarrtë.
Pozitivizmi para ndeshjes politike, si për gjithçka, është një investurë e ligjshme morale.
Por kur dështimi shfaqet që larg në horizont, a s’është toni ngadhnjimtar një hipokrizi e kulluar dhe, poaq, ofendim i pështirë i popullit zgjedhor?
Ai s’është, vërtetë, kur njeriu i politik s’përfundon veçse një shifër, një statistikë mërzie në kopenë e përhumbur!
Por tani, mjerisht, nuk e di ku ngjizet faji i përtalljes?
Në fronet e shumta politike apo, në vetë të fyerin që akcepton heshtur ose bujshëm, mashtrimin e thjeshtë?!
Këtij sistemi të ofezës me inteligjencën e turmës, madje, dhe mbistrukturës elitare, nuk arriti t’i shpëtonte as Lëvizja vetëvendosje!
Fundja pse duhej e mundej?
Një Kosovë dhe një klasë e saj politike ndryshe, është akoma një sprovë.
Një ëndërr e largët!
R.
blank

Pro Kuvendit Kombëtar: për një rithemelim politik perëndimor – Nga AKIL KRAJA

Pushteti nuk do të ndërmarrë “asnjë ligj […] që zvogëlon lirinë e fjalës apo të shtypit, ose lirinë e njerëzve të mblidhen në një asamble në mënyrë paqësore, si dhe t’i bëjë peticion Qeverisë për të zgjidhur problemet”. Është ky amendamenti nr.1 i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Etërit themelues besonin se modeli i një Republike ndërtuar mbi demokracinë përfaqësuese është sistemi më i mirë për të garantuar në çdo kohë të drejtat themelore të qytetarëve. Ata besonin gjithashtu se pushteti është burim devijimesh autoritare ndaj amendamentet ishin garanci “kufizuese” për çdo pushtet, në çdo kohë. Bëhet fjalë për vitin 1791. Simbolika është e jashtëzakonshme. Flasim për amendamentin e parë, i cili i përmban njëherazi tre liri duke i bashkuar në një nen të vetëm : të firmosësh një peticion, për të zhvilluar një asamble, ku mund të flasësh lirisht. Kjo është ëndrra amerikane, kjo është demokracia amerikane. Kontinent tjetër, shekuj më pas. Viti 2000. Karta e të Drejtave Themelore e Bashkimit Evropian rendit në nenet 11 dhe të 12 të saj, lirinë e fjalës si dhe lirinë e asamblesë paqësore, duke shtuar, si pjesë e të njëjtit nen, lirinë e organizimit në “parti politike […] që kontribuojnë për të shprehur vullnetin politik të qytetarëve”. Në qasjen evropiane, sërish tre liritë themelore të fjalës, të asamblesë dhe të organizimit politik shkojnë bashkë si të drejta të pandashme. Kjo është gjithashtu ëndrra dhe demokracia evropiane. Nuk është një rastësi. Amerika dhe Europa, janë pjesë e të njëjtit djep. Perëndimi nuk ka tjetër emër, për Shqipërinë nuk ka tjetër ëndërr. Një parentezë e gjatë kjo për të qartësuar përtej çdo dyshimi se firmosja e një peticioni, ku kërkohet mbledhja e Kuvendit Kombëtar, për të diskutuar mbi të ardhmen e një force politike është njëherazi një akt demokratik, njëherazi evropian dhe amerikan. Unë jam pro një kuvendi të tillë.

Në një artikull të kaluar me titull “Pas 13 qershorit, nevoja e një vizioni rithemelues të PD” shtroja disa piketa të asaj çka mund të ndodhte me ri-organizimin dhe analizën post 25 prill. Pritshmëritë ishin të larta. Por çfarë u ofrua publikut ndërkohë? Kuvendi i 17 korrikut prodhoi si lajm kryesor vetëm fjalimin plot epos, ndjekur nga dorëheqja plot dramë, e Mark Markut. Formimi i Kryesisë nuk krijoi një momentum përpos faktit se një pjesë e mirë e saj u zgjodh me emërim. Ndërkohë ngritja e departamenteve teknikë nuk është bërë ende publike dhe organizatat partnere janë të gjitha jashtë mandateve statutore. Kjo vonon më tej perceptimin se ka një ekip. Ashtu si në vitet e kaluar, denoncimet rifilluan si në media ashtu dhe drejt prokurorisë. Prej 2013 ato numërohen tanimë me qindra, e mbase me mijëra. Përtej shpresës se një ditë do të ketë drejtësi, opozita duket se po vonon të shpalosë në këtë sezon të ri një vizion të ripërtërirë të aksionit të saj politik. Po përballemi me një deja-vu që nuk entuziazmon. Kjo po lë një boshllëk të thellë në tavolinën e një baze elektorale të përhumbur e të uritur për alternativa imediate. Është pikërisht ky boshllëk që duket se po mbush foltorja. Ajo po ngjit. Mbase sepse përballë humbjes së shpresës, e vjetra e njohur duket më ngushëlluese se monotonia e të sotmes. Një monotoni, që ndikohet ndoshta nga pritshmëritë e afërta që vinë nga Spak, ose nga besimi se skandali i radhës do të jetë dhe më i madh se ai i shkuar. Fakti është se këto mbetën mirazhe. Jetojmë në gjendjen e skandalit të përhershëm. Rezultati në terren është konsolidimi i një partie-shtet, në mes të Europës, nën hundën tonë e të çdo ambasadori. Humbja ishte e madhe, mos-ndryshimi nuk është zgjidhja. Kuvendi Kombëtar duhet të adresojë këtë situatë sa më parë.

Një forcë politike nuk është polici, hetuesi e aq më pak një gjykatë publike. Nuk është as OJF dhe as qendër sociale që shpërndan ushqime e ndihma falas. Një forcë politike është një organizim njerëzor që synon fitoren dhe jetësimin e politikave shtet-formuese në shërbim të një kombi sovran. Pa sjellë risi të qenësishme përballë të majtës, votuesit shqiptarë nuk besojnë që PD mund të rifitojë sërish. Në bazë, ky dyshim ushqen një ndjenjë vetmie të thellë mbi atë se si dhe çfarë do të jetë vijimi. Është provuar gjithçka, gradualisht dhe në mënyrë eksponenciale drejt një radikalizimi ekstrem : nga çadra, protestat, djegja e mandateve deri në mos pjesëmarrjen në zgjedhje. Masakrat zgjedhore ndoqën njëra tjetrën, sigurisht, por ne nuk fituam. Rezultati është një opozitë dymbëdhjetëvjeçare, si kurrë më parë. Duke u fshehur tek shkëndija e foltores, dhe jo tek arsyet strukturale pas saj, drejtimi demokrat nuk po ja del të ideojë, e për pasojë të artikulojë një forcë politike moderne, mbështetur në një ekip të konsoliduar, që promovon politika inovative dhe të të ardhmes. Përballë monotonisë dhe të zakonshmes, mediat dhe anëtarësia do të ndjekin natyrshëm çdo fjalë që kërkon të sjellë risi. Fjalën, pasi ajo vjen e para. Thuhet në librat e shenjtë, dhe në çdo kushtetutë që garanton fjalën e lirë.

Kuvendi Kombëtar duhet të mblidhet për të krijuar një traditë reale konsultimi me bazën. Çështja e listave të kandidatëve apo e programit, vendimet mbi pjesëmarrjen apo jo në zgjedhje etj. nuk mund të merren më nxitimthi, pa konsultime të gjëra, të thelluara, të shtrira në kohë dhe në territor. Ndaj unë do ta firmos thirrjen për Kuvendin Kombëtar, jo si një firmë “anti” apo “pro”. Por si e vetmja formë qe lidershipi i PD të dëshmojë, duke filluar nga vetvetja, se beson tek dialogu i hapur me elitën drejtuese të forcës politike që përfaqësojmë. Që në grupimin tonë politik promovohet debati i civilizuar dhe emancipues. Për çdo temë, në çdo kohë. Kjo është një betejë lidershipi dhe vizioni për ristrukturimin e aksionit të një force politike kombëtare. Të mos fshihemi pas vulave dhe interpretimeve të procedurave statutore. Koha është tani. Anëtarësia duhet të njihet me faktet e përfolura dhe të shprehet mbi drejtimin që PD duhet të marrë në të ardhmen. Me votë pozitive, apo dhe negative, votë-besimi mbetet gjithashtu një parim demokratik. Madje është pjesë e programit të PD i cili propozon që një grup votuesish mund te kërkojnë ndërprerjen e një mandati të një deputeti në çdo moment. Ky ishte një propozim modern dhe kurajoz për kohën i dalë nga vetë Kryetari të PD-së, i cili i ka të gjitha kompetencat që ta mbledhë Kuvendin apo Këshillin Kombëtar pa pritur peticionin që po firmoset nga anëtarësia demokrate. Përse vallë Rama do të pranojë ndonjëherë një debat publik kur ne vetë nuk e ushtrojmë ketë instrument demokratik?

Për ta mbyllur, thirrja e Kuvendit është e vetmja mënyrë për të fshirë nga leksiku opozitar fjalën “anti-amerikanizëm”. Një term guaskë, pa përmbajtje, që u hodh për konsumerizëm politik, por me pasoja të rrezikshme. Teza fillestare duhet të realizohet, në mënyrë që anti-teza e mëvonshme të rrëzohet. Dëshmi ndaj partnerëve dhe çdo votuesi shqiptar për karakterin realisht perëndimor të një force politike historike. Kuvendi duhet të mblidhet si një provë demokracie, statutore dhe qytetare të përkatësisë sonë ideologjike. Një kuvend perëndimor që garanton pluralizmin brenda forcës politike, që garanton mendimin e lirë dhe ndryshe, fraksionet dhe mundësinë që çdokush që nuk është në një linjë me drejtimin politik të mund të shprehet në një platformë institucionale dhe përbashkuese. Le të shpalosen këto vlera në jetën shpesh herë arkaike të partive politike shqiptare. Le të jetë ky Kuvendi i Platformave Demokratike. Le të jetë PD, sërisht, paraprijëse e standardeve më të mira demokratike. syri.net

*Anëtar i Këshillit Kombëtar PD

blank

Në kozmos me PRAS – Nga Sokol Shameti

Shqipëria me të drejtë po mendon të shpenzojë para për t’u bërë vend me program hapësinor. Kishte ardhur saktësisht koha që shqiptarët vërtet t’i mbajnë sytë nga qielli për të mos u fiksuar me vogëlsira që u ndodhin këtu në tokë, si fjala vjen varfërimi galopant, rritja e çmimeve, pagat e ulëta kur kanë punë e papunësia nëse s’pranojnë pagat e ulëta.

E mbara e do që tani t’i gjendet edhe një emër programit hapësinor shqiptar që do hedhë në kozmos satelitë me stampën “Albania”.

Sigurisht do të ishte e pasjellshme ta quajmë këtë program NASA (National Aeronautics and Space Administration), për shkak të ndjenjave të aleatëve strategjikë.

E.S.A. (European Space Agency) është brenduar me kohë nga europianët e BE-së të cilët kanë kohë që e dëshmojnë antishqiptarizmin e tyre me anë të zvarritjes së negociatave.

Por drama më e madhe është që Koreja e Jugut, me programin e saj Korean Aerospace Research Institute (K.A.R.I.) na ka zënë edhe akronimin adapt, atë të përshtatshmin për programin që shpreh aspiratën tonë astronomike.

Gjithsesi, shpresat nuk duhen humbur. Lajmi i mirë është që akronimi P.R.A.S.I (Program for Research of the Aeronautical and Space Idiocracy) është i lirë, andaj duhet kapur sa më shpejt përndryshe do na ndodhë mynxyra e padëgjuar që të nisim fluturimet në hapësirë pa pasur fillimisht bazën tokësore të këtyre fluturimeve.

Me PRASI-n të ngritur dhe me satelitët Albania 1 dhe Albania 2 në orbitë, benefitet janë të shumta. Së pari na e marrin të keqen ata që duan t’i mbajnë shqiptarët peng të shqetësimeve të kota tokësore.

Gjithashtu, programi satelitor shqiptar ka shansin të hapë edhe një faqe të re e të panjohur sa i përket qëllimeve pse një shtet vendos të shpenzojë qimet e kokës për të dalë në kozmos.

Nëse amerikanë, rusë, kinezë, francezë e koreanë i lëshojnë satelitët e tyre me qëllim shërbime telekomunikacioni, navigimi, studimesh astronomike e fshehtazi edhe ushtarake, Shqipëria me dy satelitët e saj Albania 1 dhe Albania 2 mund të bëhet vendi i parë që i nis satelitët për qëllime mjekësore.

Programi hapsinor shqiptar mund të jetë i pari që shërben si mjet për çlirimin e gazit të tepërt të prodhuar nga një stomak tepër entuziast deliranti dhe eksplorimin e ndërveprimit mes degës mjekësore të flatologjisë dhe megalomanisë politike.

blank

Mbani sytë nga qielli, sonte do të shfaqet ”Hëna e Plotë e Gjuetarit”

Sot është hëna e plotë, e njohur gjithashtu si “Hëna e plotë e Gjuetarit”. Mijëra vjet më parë, njerëzit kanë përdorur hënën për të mbajtur gjurmët e stinëve dhe për të vendosur orare për gjúetinë, mbjelljen dhe korrjen. Prandaj, hënës së plotë të çdo muaji i është dhënë emri i vet.

Pse Hëna e Tetorit quhet Hëna e Gjuetarit?

Ka shumë teori rreth asaj se nga rrjedh pseudonimi, por më së shpeshti besohet se hëna e plotë e Tetorit shërbeu si një sinjal për gjúetarët për të filluar gjúetinë përpara sezonit të ardhshëm të dimrit. Sipas këtyre teorive, fermerët mbarojnë me të gjitha punët në terren pas Hënës së Korrjes të Shtatorit dhe pastaj është radha e gjáhtarëve, pasi kafshët tashmë kanë filluar të majmën para dimrit dhe ata po dalin në ndjekje të mbetjeve të mbetura. Besohet se si Hëna e Korrjes ashtu edhe Hëna e Gjúetarit u emëruan nga fermerët dhe gjahtarët për të dalluar dy periudhat.

Kur është Hëna e Gjuetarit?

Hëna e plotë e Tetorit njihet si Hëna e Gjúetarit, por edhe si Travel Moon dhe Dying Grass Moon. Quhet gjithashtu Sanguine ose Hëna e Gjákut për shkak të gjakut nga gjúetia ose ngjyrës së ndryshimit të gjetheve të vjeshtës. Këtë vit Hëna e Gjuetarit do të bjerë të Mërkurën, 20 Tetor. Në SHBA pritet të jetë më e dukshme në orën 10:57 ET, ndërsa në MB do të arrijë ndriçimin maksimal në 15:56 BST.

Kur është hëna e plotë e ardhshme dhe si quhet ajo?

Ka edhe dy hënë të plotë këtë vit. Periudha e parafundit e vitit do të zhvillohet më 19 nëntor dhe quhet Beaver Moon. E fundit për 2021, e quajtur Hëna e Ftohtë, do të jetë e dukshme më 18 dhjetor.

blank

Ja pse unë i dua fort Veriun e veriorët e Shqipërisë…. – Nga ADRIATIK DOSTI

Sepse sa here qe ju i shani e kerkoni ti poshteroni une aq here e me shume i dua akoma e i respektoj ne ekstrem…
Sepse jeni pikerisht ju e antishqiptarizmi juaj qe me dashje e jo pa qellim keni kohe qe i fryni fort urave te ndarjes Veri – Jug e qe nuk e doni kurren e kurres bashkimin e Shqiperise me Kosoven…
Sepse une Veriun e verioret e Shqiperise i dua …pikerisht pse nuk i doni e nuk i keni dashur kurre ju pjella neveritese antishqiptare komuniste e bolshevike qe keni 76 vjet qe ja nxite jeten atij vendi e atij populli
… Une i dua sepse ata jane pjesa me atdhetare, me patriotike, me vitale e me nacionaliste e Atdheut tim…
Sepse askush si ata nuk ka luftuar per egzistencen e mbrojtjen e Trojeve amtare shqiptare…
Sepse ata kurre nuk e mbeshteten komunizmin e kurre se shiten Atdheun e tyre tek serbi, rusi, kinezi, greku , turku e arabi…
Sepse ti Shqiperi ke rrojtur per dekada me radhe fale kromit, bakrit e mineraleve te tjera te rralla e te pa fund qe ne masen 90 % nxirrej prej punes rropatese te verioreve e Veriut te pasur shqiptar qe kurre nuk u vleresua e nuk u shperblye per c’ka i dha vendit te vet…
Sepse ti Shqiperi e ti shqiptar deri me sot je ndricuar e ke marre Drite e jo erresire pikerisht prej Hidrocentraleve te Veriut te Shqiperise e qe kurre nuk te tha njehere goja -faleminderit…
Sepse antikomunizmin e tyre jo me kot e diktatura e diktatori e shperblyen me urrejtje e praprapambetje te gjithaneshme qe nga Laci deri ne Vermosh…
Sepse jo me kot ish Byroja Politike e Hoxhes vetem nja ”dy kokrra” kishte nga Veriu e te tjeret dihet fort mire se prej nga ishin…dhe jo rastesisht…
Sepse pa ju ardhur keq fare duhet te pranoni se vetite e cilesite burrerore te verioreve tane jane ku e ku me ato te shume krahinave te tjera te Shqiperise…
Sepse Libri i shenjte i drejtesise e i kodit te miresjelljes njerezore shqiptare Kanuni i Lek Dukagjinit e ka prejardhjen e tij pikerisht prej Veriut …
Sepse Heroi yne i vetem kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu lindi , luftoi e jetoi e u varros po ne pjesen veriore te Shqiperise …
Sepse Gjigandi e Vigani yne kombetar At Gjergj Fishta fatmiresisht ishte po nga kjo treve e mencur e patriotike e Shqiperise…
Sepse Kleri katolik jo me kot e urrente komunizmin e bolshevizmen shqiptare e jo me kot Diktatura e lau ate ne gjak…
Sepse trimi e nacionaliste Prek Cali jo me kot thirrjes se kriminelit Mehmet Shehu per tu dorezuar e per tu bere me ta ju pergjegj se…po si me u bo me ju kur ju u bete vellezer -gjaku me armikun e hasmin tone shekullor Shkjaun…
Sepse jo me kot te vetmet rrevolta e kryengritje antikommuniste u bene ne Postribe, Kelmend , Koplik etj…
Sepse Migjeni e Mjeda…L.Gurakuqi, P..Vasa e Marubi ishin bash prej Veriut e shkruan, punuan e luftuan per vendin e tyre si pak kush tjeter…
Sepse burgjet me te tmerreshme te diktatures Burreli, Spaci, Qafe Bari etj jo me kot ishin instaluar ne Veri te Shqiperise…
Sepse ju e keni urryer gjithmone Veriun e verioret shqiptare edhe per faktin tjeter se Mbreti i tyre Ahmet Zogu burri e njeriu …shtetari e shqiptari qe beri aq shume per kombin e popullin e vet ishte pikerisht nga Veriu…
Sepse ju vazhdoni ta urreni Veriun e verioret tane edhe pse Sali Berisha eshte po nga kjo zone gjeografike e Shqiperise…e harroni poshtersisht minimumi ti thoni nje Faleminderit kombetar qe me Rrugen e Kombit bashkoi de fakto Shqiperine me Kosoven…e futi vendin ne NATO …u hoqi shqiptareve nga fyti lakun poshterues te vizave etj etj…
Sepse ju ndjeni nje kenaqesi perverse kur keta shqiptare prej Veriut tone fisnik i shani e i fyeni teksa i quani maloke, shpellare, cecene e koke pa lare…dhe kush se…pikerisht ju qe vini era Mut koke e kembe … e se pari ju antinjerezit Rama e Veliaj…
Sepse ju nuk e duroni dot faktin se B.Curri, A. e Sh. Galica, M.Sokoli, H.Prishtina I.Boletini, Ded Gjoluli , , A.Jashari etj etj pa fund jane e mbeten burra e simbole kombetare te shqiptarise…
Sepse juve ju tmerron fakti qe Kosova ne Veri te Shqiperise eshte e mbetet krenaria kombetare e Atdheut tone Meme …ne te gjitha drejtimet…
Sepse ju beheni ligsht fort kur ne flasim per bujarine e dibraneve e besnikerine e kuksianeve…fisnikerine e tropojaneve e nacionalizmin e matjaneve…per kryenecesine e mirditoreve e burrerine e pukjaneve…per mencurine e krutaneve e dijet e lezhjaneve… e per mrekullite e pa fundme te shkodraneve …e natyrisht qe xhelozoheni keq kur ne as qe kemi ndermend ta heqim prej goje krenarine tone kombetare Kosoven te cilen ju e shitet tek serbi dekada me pare …
Sepse ju antishqiptaret qe organizuat se bashku me serbin e grekun 97 e tmerreshme qe synonte ndarjen e Shqiperise nuk guxoni dot as ta permendni Lidhjen Kombetare Shqiptare te Prizrenit qe ketu e 100 e kusur vite me pare synonte fuqishem Bashkimin tone kombetar…
Sepse ju beheni me dhimbje koke kur ne zeme e flasim per Qytet – Shtetin e Shqiperise sone – Shkodren e kultures e te historise sone kombetare…per djepin e qytetarise e te civilizimit per vatren e perjeteshme te antikomunizmit e djepin e demokracise shqiptare…per Universitetin kombetar shqiptar te artit, kultures, sportit, dijes e perparimit…etj etj…
Sepse juve ju ben keq fakti qe edhe sporti me i dashur e me popullor i shqiptareve futbolli lindi pikerisht ne Shkoder pra ne Veri te Shqiperise e qe jo me kot klubi sportiv i ketij qyteti mori emrin aq te dashur e simbolik Vllaznia,..
Sepse ju qe ja keni leshuar token tone te te pareve …varrezave te ushtareve greke… e kishave greke.,..e ju qe po i shisni edhe Detin e Shqiperise -grekut …portet e tija po ja jepni arabeve …aeroportet po ju a dhuroni turqve etj etj e keni shume te veshtire te kuptoni e te ndjeni se c’do te thote te luftsh e te derdhesh gjak nder dekada me ata qe kerkojne te te zaptojne Atdheun tend …
Sepse fisnikerine, burrerine, krenarine kombetare , atdhetarine , trimerine , besen e bujarine e Veriut e te verioreve shqiptare nuk ma do mendja se ju ”te civilizuarit e modernet e kohes se sotme” qe si fjale te pare keni tradhetine e pa besine, injorancen e poshtersine ….antishqiptarizmin e antinjezirllikun…do te arrini ti kuptoni dot…
Ndaj per keto por edhe per shume e shume te tjera une…me origjine familjare nga Jugu i Shqiperise…lindur, rritur, jetuar e formuar ne Tirane …ikur nga Shqiperia ketu e 21 vjet me pare e sot me banim ne USA…….sepse me detyruat e me larguat pikerisht JU vemjet qe sot guxoni e i etiketoni verioret tane me epitetet me fyese e banale e ferkoni duart qe na perzute ne asisoj…e dua dhe do ta dua Veriun e vendit tim e verioret e Shqiperise sime deri ne frymen time te fundit duke qene i nderuar e krenar qe shume miq te mire e te hershem te mijte i kam pikerisht nga Veriu …c’ka me ben te ndihem vertet i privilegjuar e i nderuar nen miqesine e shoqerine e tyre fisnike e te kah hereshme…

blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend