Ky tregim është si një përjetim me një NJERI TË NDERUAR të FOLKLORISTIKËS SHQIPTARE siç ka qenë PROFESOR QEMAL HAXHIHASANI.
PROFESORI erdhi në fshatin ku banoja unë,në MBROSTAR-URA të FIERIT, i shoqëruar nga BAJO TOTO,ky qe punonjës në SHTËPINË e KULTURËS në FIER që merrej me vallet popullore të TREVËS SË MYZEQESË. Erdhën enkas në MBROSTAR-URA,se PROFESORI në hulumtimet e tij kish zbuluar e dikur ish kërcyer një valle popullore pak sinjifikative me titullin” Si mbillet piperi”. PROFESORI jo vetëm e kish zbuluar,por merakli siç qe,donte që vallja të përgatitej dhe të demonstrohej apo të kërcehej në FESTIVALIN FOLKLORIK të GJIROKASTRËS nëTETOR kur kish ditëlindjen Enver HOXHA. Natyrisht, BAJO TOTA e dinte që fshati im,MBROSTAR-URA kish vallëtarë me nam dhe,për t’i parë me sytë e tyre,mbrritën në MBROSTAR-URA një mbasdite aty nga muaj shtator.
Më kërkuan mua,se isha mësues që banoja aty dhe jo vetëm për kaq: lideri që e “qante këtë valle”,vërtet qe banor në këtë fshat,por ishte me”blanë” në biografi. Unë,në këtë kohë, isha dhe kryetar i Organizatës së FRONTIT në fshat(fshati kish gati dymijë banorë) dhe duhet të sqaroja pak a shumë se si qe”blana” e liderit të mundshëm(do kërcehej si një “risi” apo zbulim,humbur mjegullave të kohës në një zonë, ku Enver Hoxha në rininë e tij kish jetuar në një familje gjirokastrite me banim në FIER).
*
I prita dy miqtë(PROFESORIN e njihja,kurse BAJON e kisha mik,se ky qe mësues biologjie dhe i pasionuar pas valleve popullore,punonte në Shtëpinë e Kulturës në FIER. I ftova për kafe në klubin e fshatit dhe, sa porositëm kafetë, i thashë:-Miqtë pyeti si i duan kafetë dhe timen ti e di:-Unë e dua “shqeto”. Profesori,sa dëgjoi që unë i thashë”shqeto”,sikur qeshi paksa. Bëmë gëzuar me njëri-tjetrin dhe nisa të tregoj ( duket i tregoja “Babait arat”) histori mbi pirjen e kafes.
I thirri sulltani ata njerëzit kryesorë të tij në pallat dhe u nxorri nga një kafe. Pas kafes, u nxorri tepsinë me bakllava dhe,kur pa që të gjithë e përrlan bakllavan, jo vetëm u rrudh në fytyrë,por i thotë eunukut të tij:
– Ore,a njeh njeri që di të pijë kafe?
-Njoh,- tha eunuku,- është një që bën e shet dru. Mirë,- tha sulltani,- nësër e dua në pallat për kafe. Shkoi euuku dhe e mori druvarin. Sulltani i thirri prapë “qeveritarët” e tij.Këtë radhë aty qe dhe druvari. U nxorri kafe. Druvari e falnderoi sulltanin dhe e gjerbi kafenë me ngadalë. Mbaruan kafetë dhe mbrriti tepsia me bakllava. Lukunia u lëshua nga tepsia,por miku(druvari) nuk lëvizi nga vendi.
– Po ti,- i tha sulltani,- e sheh apo nuk e sheh bakllavan?
– Të fanderoj për nderin që më bëre,po unë,pas kafes,nuk fut gjë në gojë!!!
– Ashtu?- shpotiti sulltani. Që sot ti do jeshë veziri dhe ti,vezir,shko prit dru në pyll. Qeshën miqtë e mi,por PROFESORI më tha:- Unë do të tregoj një ngjarje që kam jetuar për kafen”shqeto”.
*
Pranë INSTITUTIT të FOLKLORIT erdhi një studiues i riteve popullore nga FRANCA. Francezi donte të njihej me ritet në një dasëm në fshat. E shoqërova në një fshat të Labërisë. Qe korrik dhe bënte shumë nxehtë. E gjetëm shtruar,në hijen e një rrapi;ulur shesh,me faqoret e rakisë përpara. Dhe unë,dhe miku u ulëm shesh. Na dhanë edhe nga një peshqir të madh,ta hidhnim mbi gjunjët,por Francezi e la përbri. Mezetë e asaj kohe.gjizë djathë,qepë apo hudhër dhe,kur afrohej dreka,kusia me lëng. Çdo gjë që fusnin dasmorët në gojë,Francezi e hidhte mbi peshqirin e tij. Kur erdhi dhe lëngui mishit,e kërceu dhe atë mbi peshqir dhe nga vapa e madhe,pa që”masa mbi peshqir” zu të gurgullojë sikur të qe tenxhere me presion. Francezi vërente ç’ndodhte dhe mendonte:tek secili dasmor ndodh një”erupsion i tillë” dhe priste cili do”vdiste” i pari!!! Kur i dhanë fund gostisë,plaku që drejtonte dasmën,bërtiti:- Nga një kafe “shqeto”! E mori dhe Francezi dhe e hodhi kafenë mbi”vullkanin” që kish shpërthyer mbi peshqirin e tij.Sa e hodhi mbi të,pa që”erupsioni” u shua. -Shpëtuan,- bërtiti ai. E paskan “ilaçin”. E përqafova PROFESORIN dhe e kujtoj me mall.
*
Epilog
LIderni që ekzekutoi vallen “Si mbillet piperi”,pavarësisht”blanës” e dërguan të kërcente në FESTIVALIN e GJIROKASTRËS, se,për fatin e tij të mirë, një djali i tij,i madhi,FATMIRI, kish marrë gruan komuniste. Po duke shkruar për për këtë”lider” që kish lindur për valle, për XHEVIT DEMO VELIU nga MBROSTAR-URA në FIER, s’kam se si mos pohoj një fakt shumë domethënës:”Profesori m’u rrëfye mbrëmë në ëndërr dhe me të sikur hymë në klub. PROFESORI i NDERUAR është ndarë nga jeta në vitin 1992 po rron përmjet veprave. BAJO TOTO,miku im po shkon drejt 90-vjeçëve dhe sado që rron dhe jeton në TIRANË,nuk jemi takuar dot. Sidoqoftë, ia vlen që të kujtohen këta njerëz kaq të mirë.
Tiranë,26 janar 2026