VOAL

VOAL

Një bombë letrare kundër fashistit Peter Handke: Gjermania nderon me çmimin më të lartë letrar Sasha Stanishicin, një anti-Handke – Nga Enver Robelli

October 16, 2019
blank

Komentet

blank

100 Vjet histori, shkolla Teknike e Tiranës. Sot instituti “Harry Fultz”

Arian Kapedani* – Misionarët e parë amerikanë, vullnetarë të Kryqit të Kuq Amerikan dhe Kryqit të Kuq të Rinisë Amerikane…kishin mbritur ne Shqiperi pas vitit 1913. Ata shërbyen me devotshmëri për të ringritur një komb të nëpërkëmbur te cilit I rrezikohej ekzistenca. Ishte vjeshta e vitit 1919 kur në Shqipëri mbriti një zyrtar i lartë i administratës së Kryqit të Kuq Amerikan zoti D.M Salisburi dhe takimi i tij me parinë e vendit solli këtë propozim: hapjen e një shkolle Teknike në dobi të popullit. U paraqit ideja për një shkollë të tipit Robert College…..Dëshira ishte e madhe, nevoja edhe më e madhe. Krijimi i Shkollës Teknike të Tiranës, lidhet me shumë emra te rendesishem por, sipas faktologjisë historike  emri më i rëndësishëm eshte Harry Trevlye Fultz. Harry Fultz ,“ky bir fermeri” u nis me një avullore më 23 shtator 1922  për të ardhur në një vend të Ballkanit që deri atëhere nuk i kishte dëgjuar as emërin. Pa e menduar se në këtë vend Ai per 11 vjet jo thjesht do të drejtonte një shkollë teknike por, do bënte një histori, krejt ndryshe, një histori që sot është 100 vjeçare.Per 11 vjet, familje per Harry Fultz u be shkolla,nxenesit dhe mesuesit. Atdhe I dyte u be Shqiperia dhe ideal, zhvillimi I arsimit Teknik ne Shqiperi e zhvillimi I ketij vendi ne teresi.

Ndaj me respekt e përunjësi iu themi të gjithë atyre etërve themelues amerikane dhe shqipetare të kësaj shkolle: Ju faleminderit nga zemra, mirënjohje te perjeteshme.

Gjate periudhes 1921- 1933 u diplomuan 224 studente dhe shkolla kishte 35 vete staf mesimor. Ne periudhen 1934- 1944 u dipllomuan 162 studente dhe shkolla kishte 26 vete staf mesimor.

. Metodat mësimore, bibloteka e shkollës, regjimi i edukimit mësimor, shkencor dhe praktik, edukimi patriotik,vetqeverisja,personeli mësimor i shkollës, praktika dhe prodhimi bujqësor, klubet e ndryshme, ,gazeta  e shkollës “LABOREMUS”; janë shprehje institucionale dhe njerëzore se kjo shkollë ishte tashmë në minjaturë një shëmbëlltyrë e organizimit jo vetëm arsimor modern për kohën por edhe një model për shoqërinë shqiptare. Fal kësaj shkolle teknike po ndërtoheshin gjeneratat e shkolluara të një shoqërie që kërkonte te rifitonte kohën e humbur historike.

Gjate tere aktivitetit te saj motoja e kesaj shkolle ishte “ Te mesojme duke punuar”

Ne periudhen 1921-1934 me punen e perbashket te nxenesve dhe mesuesve -inxhinjere u be e mundur ndertimi I centralit elektrik qe ishte  merite historike per kryeqytetin- Tiranen  dhe pati ndikim te madh ne jeten urbane te saj. Ky central u vu ne pune me 29 mars 1923. Centrali i drejtuar dhe i mirembajtur ne makineri dhe ne rrjetin shperndares te energjise, furnizoi me rryme elektrike perreth 5 vjet pervec korpuseve te shkolles edhe ndricimin e rrugeve te Tiranes ne pjesen JL te shkolles. Midis tyre rrugen e Elbasanit, deri te Legata Amerikane, pastaj qendren e qytetit se bashku me disa zyra te administrates shteterore.Me vone u ndertua fabrika e akullit ne Tirane. Nje peshe jo te vogel pati Shkolla Teknike  ne fushen e ndertimit, ku qysh ne vitet e para te saj nxenesit e shkolles filluan punen per ndertimin e oficines, konviktit, dy ndertesave te shkolles dhe  ajo qe duhet theksuar ne 1928 nxenesit dhe inxhinjeret e shkolles moren pjese ne ngritjen e ndertesave te perfaqsise dipllomatike amerikane ne Tirane.

Tashme nxenesit e shkolles qene kudo. Ata ishin pjesmares ne luften antifashiste ( 130 ish/ nxenes jane deshmore te atdheut); Ata,I gjeje  kudo ku punohej dhe ndertohej duke treguar vlerat  personale e profesionale. Shume prej tyre ( 150 vete) u perndoqen dhe u burgosen nga rregjimi komunist ; ndersa 21 te tjere humben jeten ; por as edhe njeri prej tyre nuk I humbi dhe nuk I poshteroi  vlerat qe kishte skalitur ne shkollen teknike, emri I te ciles ishte ngulitur ne memorjen e popullit.

Shkolla Teknike e vazhdoi rrugetimin e vet me Politeknikumin nje institucion I njohur i edukimit dhe arsimimit teknik. Me Gjergj Cancon si drejtor, e me profesore te nderuar si  Turdiu, Lufin, kasimatin, Strazimiri, Xhepa,Gjoni etj u arsimuan dhe pergatiten tekniket e pare te pas luftes.Jane keta teknike e inxhinjere qe punuan e drejtuan punimet ne ndermarjet e ndertimit , ekspeditat gjeologjike, hidrocentralet,ndermarjet mekanike,te mekanikes bujqesore, institutet e projektimit etj.

Nga viti ne vit u rrit  numri i nxenesve ne shkolle dhe u krijuan dege te reja. Kjo beri te mundur qe keto dege te dalin si shkolla teknike me vehte si: Teknikumi I ndertimit, I Mekanikes bujqesore, Teknikumi I naftes, I gjeollogji miniera. Politeknikumi, me drejtor Cancon, me te drejte quhet shkolla meme qe krijoi keto Teknikume te reja…

Me pas politeknikumi me Ali Progrin Drejtor dhe me nje staf mesuesish e inxhinjeresh teper te talentuar e profesinistes si: Alizoti,Kasneci,Xhepa,Cami, Kumbaro, Muka etj etj arsimuan breza te tera nxenesish me njohurite teknike bashkekohore, teorike dhe praktike. Dega e elektronikes, radios,dega elektrike, mekanike, tashme te paisura me kabinete dhe laboratore bashkekohore, jo vetem qe pergatiten  nxenes me njohuri te thella teknike dhe shkencore por ne keto laboratore u be I mundur ndertimi I  Radiostacionit per Kukesin, u prodhuan televizoret e pare se bashku me UET e Durresit. Tekniket e pare te Radio-Televizionit Shqiptar ishin ish nxenes te Politeknikumit.

Makinat e para metalprerese  u prodhuan nga inxhineret tekniket e nxenesit ne  oficinen e Politeknikumit. Motoja “mesojme duke punuar” ishte ne qender te edukimit te ketyre nxenesve.

Ne periudhen 1946-1992 u diplomuan 14,756 nxenes me nje staf mesimor 292 vete.

Nga ky Politeknikum kane dale kryeministra te vendit, Ministra ndertimi , akademike e profesore, personalitete te fushave te ndryshme  teknikes e shkences, te artit e sportit.

Politeknikumi ishte nje qender e madhe edukative dhe sportive, shume dimensionale. Me plot gojen mund te themi se ishte shkolla e kampioneve ne sport. Me dhjetra sportiste kampion dhe perfaqsues me ekipet kombetare ishin nxenes te kesaj shkolle,qe ne zhargonin e nxenesve quhej Polikumi.

Nëse të gjithë pranojmë se ky institucion nuk ishte thjeshtë arsimor dhe shkollë profesionale, por njëherësh edhe një  vatër e edukimit kombëtar, e emancipimit shoqëror, dhe një qendër promotore e zhvillimit bujqësor dhe industrial të Shqipërisë ndër vite; atëhere me gojën plotë kemi të drejtë të themi se kjo shkollë dhe të gjithë njerëzit që kaluan në bankat e saj, mësues dhe nxënës janë pjesë e historisë së vendit, janë kontribues të rëndësishëm të historise tonë kombëtare.

Ne vitin 1992 me propozimin e stafit te shkolles, me  vendim te keshillit bashkijak Tirane emri I shkolles ndryshoi duke u quajtur shkolla teknike Harry Fultz. Po ne 16/ 7/1992 ne Uashington DC u krijua fondacioni shqiptaro- amerikan Harry Fultz me kryetare zonjen Joan Fultz Kontos e bija e Harry Fultz. Ne statutin e fondacionit shkruhet “ Objekti kryesor I Fondacionit eshte rivendosja e tradites se shkolles teknike te Tiranes e cila ne vitet 20-30 arriti standarte te larta arsimimi ne Shqiperi, nen drejtimin e drejtorit Amerikan Harry Fultz,duke synuar zhvillimin tek studentet te cilesive te ushqyera nga Harry Fultz dhe ne menyre te vecante te vlerave te vetembeshtetjes, pergjegjesise,sherbimit per te tjeret, te observimit te analizes ekzakte, me qellim per te rritur aftesite per te ndihmuar vetveten, per ti sherbyer atdheut te tyre dhe per te kuptuar e permiresuar boten ne te cilen jetojme.”

Per arritjen e ketij qellimi Fondacioni shqiptaro -amerikan “Harry Fultz” ka punuar nga afer me  ambasadoret e Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi dhe Drejtoret e USAID/Albania te cilet kane ndihmuar  per mbeshtetjen fondeve nepermjet programeve te ASHA ( American school and hospital abrod) si dhe presence te tyre ne aktivitete te ndryshme te institucionit.

Ne vitin 2000 u krijua Kolegji komunitar Harry Fultz I cili ofron kurse trajnimi ne fushen e teknollogjise se informacionit , biznesit, teknikave te aplikuara etj.

Instituti Harry Fultz ( Shkolla dhe Kolegji) tashme eshte nje qender e madhe e edukimit dhe formimit te pergjithshem e teknik sipas standarteve bashkekohore. Shkolla ka 1050 nxenes dhe kolegji I komunitetit 700 studente.

Ne shkollen Harry Fultz deri tani jane dipllomuar 3500 nxenes. Nga keta 85% kane perfunduar studimet e larta ne shkollat me te mira ne SHBA, Canada, Europe e Shqiperi, pjesa tjeter  punojne si teknike te mesem.

Tashme ne shkolle, elektronika,teknollogjia dicitale dhe robotika kane zene vend qendror ne praktiken e edukimit STEM ( shkence, teknollogji,inxhinjeri,matematike).Nxenesit planifikojne, pershkruajne, ndertojne dhe testojne zgjidhjen e problemeve duke perdorur dizenjimin e proceseve robotike dhe programimin. Nepermjet klubit te robotikes nxenesit tane marin pjese ne konkurse, prezantime, panaire brenda dhe jashte vendit me projektet e tyre.

Historia jonë 100 vjeçare është sot jo vetëm kujtime dhe kontribute. Ajo është një histori e gjallë aktive dhe e kudotakuar. Nxënësit dhe nxënëset tona ndër vite janë rritur dhe janë bërë inxhinierë të zotët, menaxherë, biznesmenë, projektues, njerëz të fushës së kërkimeve teknologjike dhe specialistë të fushave të ndryshme, apo teknikë të mesëm që me duart e tyre të arta kanë ndërtuar historitë personale të suksesit. Rrjeti ynë alumni organization është i gjërë në numur dhe në gjeografi. Antarët e tij e kanë shpënë emërin e mirë të kësaj shkollë në shumë vende te botes.. Ne krenohemi me ta dhe ata krenohen me shkollen qe kane bere.

Jetojmë në një botë që ndryshon, jo me ditë dhe me muaj, por me minuta dhe sekonda. Kush e ndjek këtë ndryshim bëhet pjesë e tij. Kush nuk e ndjek, humbet kohën, shancet dhe vlerat…Këta 100 vite tregojnë se shkolla teknike, sot Instituti Harry Fultz ka qenë në pararojë të ndryshimeve. E tillë do jetë dhe e ardhmja… gsh

– * Drejtor I pergjithshem I Institutit “ Harry Fultz”

blank

Mësimi që Ukraina duhet të nxjerrë nga Lufta e Parë Botërore

Historiani Christopher Clark, autor i librit “Somnambulët: Si shkoi Evropa në luftë më 1914” ka folur për DW mbi kompleksitetin e luftës në Ukrainë dhe pse sjellja e Putinit nuk përfaqëson Rusinë.

DW: Libri juaj “Somnambulët (Sleepwakers)” i ka bërë njerëzit të rimendojnë Luftën e Parë Botërore dhe të pyesin nëse ishte Gjermania ajo që filloi luftën, apo ishin shumë kombe evropiane që u futën në një betejë masive. Cili ishte rezultati përfundimtar i punës suaj?

Christopher Clark: Unë mendoj se konkluzioni i librit për 1914-ën ishte se shkaqet e asaj lufte ishin komplekse.

Kishte një debat – i cili ende nuk ka përfunduar – se çfarë e shkaktoi këtë luftë. Kjo sepse historia ishte kaq komplekse.

Pra, mendoj se libri është një apel për të parë kompleksitetin, për të kuptuar se sa komplekse janë këto gjëra. Ky ishte argumenti i parë kryesor.

Libri Somnambulët: Si shkoi Evropa në luftë më 1914

Argumenti i dytë ishte se ne duhet të mendojmë jo vetëm pse fillojnë luftërat dhe kush është fajtori për fillimin e një lufte. Ne gjithashtu duhet të mendojmë se si ndodhin ato, në mënyrë që të mund të veprojmë më mirë herën tjetër.

Për shembull, po të mendojmë luftën aktuale në Ukrainë, nëse thjesht vendosim se Putini është një njeri shumë i keq, se ai shkaktoi një luftë dhe se kur e gjitha përfundon kështu, ne nuk do të mësojmë asgjë nga kjo luftë.

Christopher Clark

Ne mund të mësojmë shumë më tepër nëse reflektojmë për të gjithë historinë se si ndodhi kjo situatë. Kjo në asnjë mënyrë nuk do ta pakësonte përgjegjësinë e tij për atë që ndodhi, gjë që besoj se është e padiskutueshme. Por të paktën do të na lejonte të mësojmë se si t’i trajtojmë më mirë këto situata në të ardhmen.

Si mund të mësojmë nga kjo? Cilat janë paralelet midis periudhës para Luftës së Parë Botërore dhe situatës aktuale?

Në një farë mënyre, është një mësim. Është interesante, sepse kur filloi konflikti [ruso-ukrainas], të paktën para se të shpërthente vetë lufta, m’u rikthye situata para vitit 1914, sepse imagjinoja se plani i Putinit mund të kishte qenë dërgimi i 200.000 trupave në kufirin ukrainas dhe pastaj t’i tërhiqte, pasi t’i bënin presion Perëndimit për të bërë lëshime ose vetë Ukrainës për të bërë lëshime, lëshime që nuk funksionuan.

Pra, nuk është si viti 1914, sepse në 1914 nuk ka asnjë lojtar që thjesht vendos të pushtojë një territor tjetër.

Fillon në një vend që askush nuk e pret, në Ballkan, në Sarajevë, me një atentat. Pastaj ka një pyetje komplekse, e dini: si do të reagojnë austriakët? Si do të reagojnë serbët ndaj reagimit të austriakëve? Si do të reagojnë gjermanët ndaj reagimit të austriakëve ndaj serbëve? A do ta mbështesin rusët Serbinë, apo jo – edhe nëse vetë rusët nuk sulmohen?

Situata është jashtëzakonisht komplekse dhe çdo fuqi që tërhiqet në këtë luftë e bën këtë me një logjikë të ndryshme..

Por sot situata është shumë më e thjeshtë. Rusia është mjaft e izoluar dhe Putini e mori vetë këtë vendim.

Është e qartë se shumë nga lart në sistemin e tij nuk ishin në dijeni të këtij vendimi përpara se të merrej. Është me të vërtetë lufta e Putinit. Dhe ai aktualisht po luan, me sa dimë nga raportet e inteligjencës, një rol personal në menaxhimin e kësaj lufte. Ai merr vendime edhe në nivel operacional.

Prandaj është një tablo mjaft e ndryshme nga ajo e vitit 1914. Është më pak komplekse.

Ju e keni formuluar Luftën e Parë Botërore si një “ngjarje moderne”. Çfarë donit të thoshit me këtë?

Po mendoja për faktin se kur dëgjova për të në shkollë, m’u duk si një ngjarje nga një botë e kaluar – të gjitha ato uniforma të dukshme të Habsburgëve, ato rituale të ndërlikuara në gjykatë. Dukej si një muzikë e vjetër.

Por më pas, kur fillova të shkruaj këtë libër, kuptova se filloi me një procesion, me një grup makinash që kalonin nëpër një qytet. Kishte atentatorë vetëvrasës – një figurë moderne. Pra, ishte moderne në shumë mënyra. Nuk ishte një krizë e modës së vjetër.

Dhe më dukej se argumentet e njerëzve për t’u përfshirë në këtë luftë ishin argumente që i dëgjojmë edhe sot. Për shembull, tendenca për të luajtur viktimën, për të parë provokimet e palës tjetër, por për të qenë plotësisht i verbër ndaj kontributit që ke dhënë vetë në një krizë, për t’i parë masat e tua si mbrojtëse dhe masat e kundërshtarit si sulmuese. Këto zakone është e qartë se nuk kanë vdekur.

Çfarë kanë mësuar njerëzit gjatë 100 viteve të fundit – apo nuk kanë mësuar?

Ne kemi mësuar qartë t’i bëjmë disa gjëra shumë më mirë. Por nëse jemi bërë më inteligjentë si specie politike, si homo politicus në një farë mënyre, është një pyetje tjetër.

Mendoj se kjo është një fushë ku ne mësojmë shumë ngadalë dhe gjithmonë priremi t’u kthehemi modeleve të vjetra të sjelljes.

Mendoj se BE është një lloj mësimi historik i nxjerrë. Është leksioni i dy luftërave botërore i shndërruar në një rend politik.

Pra, ka shembuj mësimesh që kanë gjetur shprehje institucionale dhe po fitojnë një lloj qëndrueshmërie, që mund të mos e kishin pasur ndryshe.

Por më duket se në mënyra të tjera, nëse mendoni për Putinin – jo vetëm vendimin e tij për të pushtuar Ukrainën, por gjithë personalitetin e tij si lider, ju e dini, duke ecur pa këmishë mbi kurrizin e një kali, gjithë ato gjëra prej maçoje; këto janë gjëra shumë ataviste.

Por nga ana tjetër, nëse shikoni se sa liderë të shteteve evropiane janë gra, nëse shikoni se sa strategji për të përballuar këtë agresion janë shkruar nga gratë: Nuk është se ne nuk kemi ndryshuar.

Mendoj se Perëndimi është një vend shumë i ndryshëm nga ai që ka qenë, dhe po ashtu edhe Rusia. Dhe ka shumë rusë që nuk duan të marrin pjesë në këtë politikë të tmerrshme të rrezikut dhe aventurizmit, në të cilën është futur Putini.

Por Putini, për fat të keq, për arsye që mendoj se ndoshta janë të rrënjosura në biografinë e tij, është dikush që kërkon të arrijë modele ataviste të sjelljes dhe vetëprezantimit në një mënyrë që sugjeron se ne nuk kemi mësuar.

Pra, a mendoni, në këtë drejtim, se jemi në prag të Luftës së Tretë Botërore?

Epo, përgjigja ime e parë është që shpresoj me të vërtetë që jo. Si ju dhe si gjithë të tjerët.

Së dyti, unë mendoj se Putini e di se do të ishte një lloj vetëshuarjeje. Ai duhet të jetë vetëvrasës për të zgjedhur atë opsion.

Gjithçka varet nga fakti nëse ai është aq irracional dhe nëse sistemi i tij do ta bënte nëse do të merrte një vendim të tillë. Ka shumë prova që vetë sistemi do të ishte mjaftueshëm i fuqishëm për t’i bërë ballë këtij lloj rreziku.

Pra përgjigja është se ne nuk e dimë, sigurisht.

Por nëse thjesht e lëmë të bëjë atë që dëshiron, atëherë përfundojmë duke autorizuar dhe legjitimuar në mënyrë efektive shkeljen kriminale të ligjit ndërkombëtar. Dhe nëse, nga ana tjetër, reagojmë me teprim, rrezikojmë ta përkeqësojmë problemin edhe më shumë.

Por nuk e krijuam ne këtë krizë. Prandaj, Perëndimi duhet të peshojë me kujdes përgjigjet e tij. Dhe unë mendoj, në përgjithësi, kjo është ajo që bën. Çështja është se argumentet më shumë shkojnë në drejtim të Perëndimit, se përgjigjet shumë ngadalë, veçanërisht gjermanët. Pse nuk bëjnë më shumë, më shpejt? Pse nuk po bëjmë më shumë për Ukrainën? Kjo sugjeron se po veprojmë drejt, sepse ka të tjerë që thonë se po e teprojmë, po provokojmë.

Pra, jeni i sigurtë se njerëzit përreth Putinit mund ta pengojnë atë të shtypë butonin bërthamor?

Epo, unë mendoj se ka shumë dëshmi se Putini po lufton me shumë njerëz në qarqet më të gjera të rrjetit të sistemit të tij. Putini është izoluar gjithnjë e më shumë.

Kështu që shpresoj që në rast të një vendimi madhor për të përshkallëzuar rrezikun duke vendosur, për shembull, armë bërthamore taktike, do të ketë njerëz që do të thonë “jo, nuk do ta bëjmë”. Dhe kjo ka ndodhur në të kaluarën.

Rusia nuk flet me një zë. Rusia është një komb kompleks. Është një komb i sofistikuar. Është pjesë e Evropës. Një numër i madh rusësh janë larguar nga vendi dhe tani janë në vende të tjera. Mes tyre ka shumë anëtarë të inteligjencës, medias etj. Loja nuk ka përfunduar ende dhe Putini nuk flet për të gjithë Rusinë. /Intervistën e zhvilloi Louisa Schaefer, DW

blank

48 orët e Tiranës nën pushtetin e tifozëve të dehur

Paralajmërimet se tifozët e Romës dhe ata të Feyenoord do të shkaktonin trazira në Tiranë u përsëritën disa herë në media para finales së Ligës së Konferencave. Në historinë mes “ujqërve” dhe “feyda-ve” kishte dhunë dhe kaos. Fotot e vjetra tregonin të rinj të dehur, të organizuar në turma që shkatërronin “Fontana dei trevi” në Romë në 2015 dhe një Roterdam të trazuar nga rrahjet masive të rrugaçëve në të njëjtin vit.

Tifo-grupet vinin në Tiranë jo vetëm për finalen e futbollit, por edhe për t’u ndeshur në rrugë, të nxitur edhe nga dy pëlqime politike të kundërta në historinë e klubeve.

Tensionin e paralajmëruan mediat, por e njoftoi edhe policia italiane dhe ajo holandeze. Dy grupe policësh të huaj erdhën në Shqipëri dhe njoftuan për tensionimin e mundshëm të situatës.

Nga drejtuesit e policisë shqiptare pritej një ndërhyrje me dorë të fortë, që të parandalonte degradimin e situatës në dhunë. Por nuk ndodhi ashtu. Drejtori i policisë Gledis Nano kishte shqetësim tjetër para ndeshjes.

Po ta dëgjosh kur flet në 21 Maj, duket sikur kryepolici po priste të vinte në Tiranë ndonjë grup akademikësh, apo sikur do vinin vajzat e Miss Universe. Jo sikur kishte përgjegjësinë të garantonte sigurinë në qytet, nga disa mijëra huliganë që vinin të karikuar për sherr me njëri-tjetrin.

Ndërsa shpërndante buzëqeshje para kamerave, Gledis Nano foli për “ditë feste” në 25 Maj. Në vend të merrte masa për të parandaluar përplasjen e disa qindra rrugaçëve të dehur, ai foli për “imazhin e Shqipërisë” në sytë e botës dhe për promovimin e “vlerave të qytetarëve evropianë”.

Normalisht udhërrefyes i punës së policit duhet të ishte ligji, garantimi i rendit dhe jetës së qytetarëve. Por Nano u duk se orientohej disa formula tipike të manovrave politike, si ato mbi ruajtjen e “imazhit të vendit”. Sikur përpjekja për t’u dukur europianë të kishte mbetur brenda ekranit të televizorit, gjithçka do kalonte me një kompleks provincial të padëmshëm.

Por pozicioni që mori kryepolici Gledis Nano dhe kupola e policisë vuri në rrezik jetën e efektivëve të thjeshtë dhe la hapësirë për përshkallëzimin e dhunës në rrugët e kryeqytetit.

Tifozët italianë dhe ata holandezë e panë se policët ishin të papërgatitur për t’i menaxhuar. Filmimet që dolën në media natën e 25 Majit treguan se policë dolën në rrugë sikur do vinin gjobat për parkim në një ditë e zakonshme dhe jo sikur do përballeshin me dy tifo-grupe që kishin dhënë prova për dhunën që mund të shkaktonin.

blank

Të pambrojtur, pa pajisjet e duhura dhe të papërgatitur për turmat e huliganëve, policët e gjetën veten shpejt në situata të vështira. Siç ishte paralajmëruar, italianët kërkuan përplasjen me holandezët natën e 24 Majit.

Nga trazirat, një polic u qëllua me thikë, ndërsa disa të tjerë u plagosën. Mbi 60 arrestime u kryen nga policia. Në rrugët e Tiranës u zhvillua një luftë guerilje, që shenjoi natën e 24 Majit. Policët e Gledis Nanos ishin për të ardhur keq.

Shikoni në pamjet lart, të filmuara pranë Drejtorisë së Policisë. Polici krejt i papërgatitur ngre duart lart dhe i bën me shenjë turmës së huliganëve të ndalen. Duket qartë se nuk ka asnjë pajisje mbrojtëse dhe as nuk ka asnjë ndihmë nga forcat e specializuara për menaxhimin e situatave të tilla.

Në këto pamje të tjera, një polic tenton t’i trembë huliganët me një shkop gome, por ata e rrëzojnë dhe e rrahin në rrugë. Fatmirësisht ndërhynë kolegët e tij që i detyruan tifozët të tërhiqen.

Të njohurja tashmë janë filmimet kur dy policë, të veshur civilë nxjerrin pistoletat dhe ia drejtojnë tifozëve, që i kanë rrethuar. Momenti tregon pasigurinë me të cilën kanë punuar punonjësit e policisë natën e 24 Majit dhe se sa shpejt mund të precipitonte situata.

Shikoni si ikin të çoroditur grupi i policëve më lart, një pjesë e të cilëve ishin të pajisur edhe me skafandra, por të papërgatitur për agresivitetin që shfaqën tifozët italianë.

Episodet e dhunës nga ana e tifozëve qenë po ashtu të shumta.

 

Pa komplekse për “imazhin” që po i jepnin botës, një grup holandëzësh neonazistë ngritën në mes të Tiranës banderolat ku e konsiderojnë Hitlerin mbretin e tyre, ndërsa këndonin tekstet antisemite kudo në rrugë.

 

Pa komplekse qenë edhe kur rrahën një të ri tek pedonalja, apo kur tërhiqnin zvarrë njëri tjetrin në shkallët e stadiumit, ndërsa qëlloheshin me grushta.

Në rrjetet sociale tani kanë dalë pamje të tjera, Pas sherrit mes njëri-tjetrit duket një tifoz pa ndjenja në tokë, pasi është rrahur nga ekipi kundërshtar.

Për të kuptuar në çfarë situate të vështirë u gjendën policët përballë tifozëve të huaj, vlen të shihet filmimi më lart, kur një grup tifozësh lirojnë shokun e tyre, të cilit më herët i ishin vënë prangat. Policët tërhiqen me bisht ndër shalë.

Situata është e paimagjinueshme në jetën e përditshme në Shqipëri, ku uniformat blu nuk ngurrojnë të ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë për shumë më pak se kaq.

Por përballë huliganëve të huaj, vendosin të lirojnë të arrestuarin dhe të bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Para finales, tifozët lanë edhe shenjën e fundit të lamtumirës. Një urinim në grup pranë stadiumit, që është edhe kartvizita e fundit për policinë dhe autoritetet në Shqipëri.

blank

Ata që në çdo vend të Europës konsiderohne llumi i llumit, rrugaçë, banditë dhe elementë kontigjentë të krimit, në Tiranë gjetën një polici të kompleksuar, të cilën shefi e kishte porositur të ruante imazhin e vendit dhe të tregonte vlerat europiane, duke i lënë zonë të lirë turmave të dehura, që e shndërruan për dy ditë kryeqyetin në një hapësirë të pasigurtë dhe në disa raste, edhe në një nevojtore publike./Lapsi.al

 

blank

Deklaratat kundërthënëse- Ç’po ndodh me marrëveshjen e detit me Greqinë

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka dalë sot para shtypit për të përgënjeshtruar në mënyrë të tërthortë deklaratat e homologut të saj grek Niko Dendias, i cili pohoi disa ditë më parë se qeveria Rama po pret largimin e presidentit Meta dhe zëvendësimin e tij me një njeri të besuar për të rinisur negociatat për kalimin e marrëveshjes së detit në Gjykatën e Hagës. “Kjo nuk është çështje që ka lidhje vetëm me presidentin, por ka të bëjë me përgatitjet reciproke të dy vendeve para se të ulen për të gjetur kompromisin apo mosdakordësitë për të shkuar pastaj në gjykatë. Në këtë fazë jemi“, deklaroi Xhaçka.

Por ministri i jashtëm grek Nikos Dendias, i tha në fillim të javës radio Sky në Athinë se kjo punë lidhet eksluzivisht vetëm për mosmarrëveshjet mes Ramës dhe Metës, kur dihet që ky i fundit, sipas kushtetutës, duhet të autorizojë qeverinë të hyjë në negociata. “Ai (Rama shënimi i Lapsi.al) ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë ende pasi presidenti nuk i jep autoritetin përkatës kryeministrit. President padyshim do të zgjidhet një tjetër në Shqipëri në dy- tre muajt e ardhshëm. Pra, e gjithë kjo atëherë është e realizueshme”, tha Dendias pas vizitës në Tiranë.

Atëherë kush thotë të vërtetën, ministrja shqiptare, apo homologu i saj grek?

Për të kuptuar këtë është mirë të kthejmë filmin pas dhe të kujtojmë ndarjen më dysh të opinionit dhe klasës politike kur Athina, pa marrëveshje, vendosi të zgjerohet në detin e përbashkët nga 6 në 12 milje, pa konsensus, në verën e vitit 2020. Por në këtë kohë Rama nxitoi menjëhetrë të thoshte se Athina është në të drejtën e saj ta bëjë këtë. Kjo deklaratë u rimor edhe nga kryeministri grek Micotaqis, i cili tha me pompozitet para parlamentit të vendit të vet se: “Kohët e fundit, Kryeministri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë se shtrirja në 12 milje është një e drejtë e patjetërsueshme e Athinës”.

Pikërisht kjo ngriti valën e akuzave nga opozitarët për tradhëti, gjë që e detyroi ish kryeministrin Berisha t’i vinte ramës epitetin “Zeografi Bis”.  “Kush thotë se Greqia është në të drejtën e saj për të zgjeruar detin bën tradhëti kombëtare”, tha atëherë Berisha.

Por idenë se Rama nuk ka pse njeh të drejtën e Greqisë për të bërë veprime të njëanshme, kur loja ka filluar dhe kur të dy palët po bëjnë përgatitje për të shkuar në Hagë, e kundërshtuan edhe ekspertë të pavarur dhe jo politikë.

Ish relatori i çështjes së detit në Gjykatën Kushtetuese, Xhezair Zaganjori (që përfundoi me rrëzimin e marrëveshjes së qeverisë demokrate) e kritikoi qeverinë aktuale se në vend që të shpallë objektivat tona, bën rolin e justifikuesit të palës greke për zgjerimin e kufirit të saj me 12 milje. “Njerëz që pretendojnë se njohin të drejtën e detit dhe që e kanë për detyrë të merren profesionalisht me këtë çështje, në kundërshtim me pozicionin e tyre dhe me çdo normë etike kombëtare e ndërkombëtare, bëjnë avokatinë e palës tjetër, duke theksuar se ata kanë të drejtë të zgjerojnë në mënyrë të njëanshme ujërat territoriale në 12 milje detare. Nuk mund ta imagjinoj se si mund të futen në bisedime me këtë tezë“, tha Zaganjori.

 

Nga një këndvështrim tjetër e kritikoi këtë qasje edhe njeriu që ka marrë aureolën e mbrojtjes së kufijve detarë dhe i cili e denoncoi në Gjykatë Kushtetuese bashkë me PS marrëveshjen e Berishës.

Në grupin negociator ka një konfidencialitet të plotë. Çfarë sekretesh ruajnë, kur fqinji ynë përditë del e flet se si po zgjerohet Greqia, duke shpallur kalimin nga 6 milje detare në 12 milje? Kurse ne s’po dëgjojmë dot që Republika jonë ta shpallë Sarandën si gji historik“, ka thënë kolonel Myslym Pashai duke theksuar se para se të mendojmë t’i japim të drejtë palës tjetër, ne duhet të mendojmë se ç’duhet të bëjmë për interesat tona.

Pra është e ligjshme në këtë moment, pas deklartës së shefit të diplomacisë greke, të ngresh pyetjen: Mos vërtetë Kryeministri ynë po pret të heqë qafe presidentin Meta për t’i bërë në fshehtësi koncesione Greqisë? Në të shkuarën Rama është përbetuar për kujtimin e gjyshërve dhe katragjyshërve të vet se mbetet një patriot që nuk negocion me kufijtë kombëtarë (shiko linkun poshtë).

 

Edhe ministrja e Jashtme, Xhaçka, tha se kjo nuk është çështje e pengesës së presidentit. Por ama premtimi i Niko Dendias për mediat greke se marrëveshja do të shkojë përpara sapo Rama të heqë qafe Metën, mbetet aktual. LAPSI

blank

31 MAJI – DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR DUHANIT. 5 – TYMOSJA E DUHANIT SHKAKTON SЁMUNDJEN E TABAGISMIT – Nga Lutfi ALIA

 

Tabagismi shkaktohet nga substancat e shumta të pranishme në tymin aktiv të duhanit, por edhe nga tymi pasiv, që provokon gjithashtu dëmtime në shumicën e organeve, në disa të rënda si në sistemin nervor qendror, në zemër,  në vazat e gjakut dhe në aparatin e frymëmarrjes, por lëndon dhe organe të tjera, të shprehura në dukje me shenja të lehta, ndërsa në fakt janë me pasoja serjoze për shëndetin dhe të subjekteve jo duhanxhinjë, që thtithin tymin pasiv.

 

EFEKTET DËMTUESE TË TYMIT PASIV TË DUHANIT.

Çdo lloj cigare, puro, dhe tymosja me llullë, prodhon dy tipe tymi. Në skajin e cigares, të puros dhe të llullës që mbahet në buzë, thithet sasia më e madhe e tymit, i quajturi tymi aktiv, i cili provokon dëmtime në shumë organe me pasoja për shëndetin e duhanxhinjëve, ndërsa në skajin ku ndizet dhe fillon djegia e duhanit pa flakë, prodhohet tymi dytësor, që davaritet në ajër, me të cilin bashkohet dhe pjesa e tymit e nxjerrë nga rrugët e frymëmërrjes dhe që formojnë tymin pasiv të shpërndarë në shtëllunga në ajër, duke provokuar ndotje difuze të mjedisit, sidomos kur tymoset në shtëpi, në lokalet publike pa sistem ajrosje dhe pa aspirim.
Substancat toksike dhe irituese në tymin pasiv, janë në sasi më të mëdha se sa në tymin aktiv, çka tregon se sëmundjet e shumta, që shkakton tymi aktiv, zhvillohen dhe në subjektet, që nuk tymosin duhanin, sepse të ndodhur në mjedise ku tymoset duhani dhe ata thithin tymin me këto substanca, që provokojnë shfaqien e bronkitit kronik, provokojnë kriza të zgjatura dhe të rënda astme bronkiale, bronkopati obstruktive kronike,  bronkopneumoni, infarkte të miokardit dhe kancere të mushkërive.
Dëmet e duhanit nuk kufizohen vetëm me ndikimin e tymit aktiv dhe pasiv, por dhe me të ashtuquajturin “efekti tretësor”, i krijuar nga një përzierje e padukëshme substancave tepër toksike të tymit të duhanit, që davariten në mjediset shtëpiake, të punës dhe në mjediset publike dhe që depozitohen e kondensohen ne flokët dhe në lëkurën e duhanxhinjëve, por dhe të atyre që nuk tymosin duhanin.
Me studime të shumta sistematike, është vertetuar se kur prindërit tymosin duhanin në mjediset shtëpijake dhe fëmijët e pranishëm shndërrohen në duhanxhinj pasivë, çka është verifikuar me praninë në përqëndrime të larta të kotininës në urinën e këtyre fëmijëve të pafajshëm.
Kotinina është prodhim metabolik i nikotinës e pranishme në gjak, në urinë dhe në pështymën e duhanxhiut aktiv dhe të “duhanxhinjëve pasivë”, që ndodhen në mjedise ku tymoset duhani. Ashtu si nikotina dhe kotinina lidhet duke i aktivizuar dhe desensibilizuar receptorët neuronale nikotinike, por me fuqi vepruese më të vogël se nikotina. Në duhanxhinjtë kotinina qëndron në gjak për disa ditë dhe javë, ndërsa ne subjektet që i thithin tymin pasiv deri në 20 orë, kohë e mjaftueshme e nikotinës për të krijuar dëmtime. Niveli i kotininës plazmatike është në vartësi të sasisë të cigareve të tymosura, mbi 20 cigare në ditë ka nivele të larta 50 – 300 ng/ml, por dhe në ata që nuk tymosin duhanin, niveli plazmatik i kotininës është në vartësi të nivelit të ndotjes të mjedisit nga tymi i duhanit, pra të sasisë të tymit pasiv dhe arrinë vlera nga 10 ng/ml deri 50 ng/ml. Individët që tymosin cigare me përmbajtje mentoli, e mbajnë kotininën për kohë më të gjatë në gjak, sepse mentoli mbështet metabolizmin enzimatik të kotininës. Edhe në subjektet duhanxhinjë që vuajnë me hepatite dhe që tymosin duhanin, kotinina ruhet për kohë më të gjatë në gjakun qarkullues, sepse favorizohet nga nivelet e larta të enzimave të prodhuara nga mëlçia e dëmtuar.
Matja e vlerave të kotininës në gjak, në urinë dhe në pështymën e subjekteve jo duhanxhinjë, por të pranishëm në mjedise të ndotura nga tymi i duhanit, është parametër i rëndësishëm për të vlerësuar efektet dëmtuese të tymit pasiv.
Tymi pasiv është i dëmshëm për shëndetin njëlloj si tymi aktiv dhe shkakton bronkit kronik, bronkopati obstruktive kronike, bronkopneumoni, infarkt miokardi, kancere të mushkërive etj, sëmundje të konfirmuara nga studime të shumta shkencore. Mbi bazën e këtyre të dhënave shkencore, në USA janë zhvilluar disa proçese gjyqësore kundër kompanive të industrisë të duhanit, duke i akuzuar përgjegjëse për prodhimin dhe tregëtimin e duhanit me efekte dëmtuese në duhanxhinjtë dhe në ata që thithin tymin pasiv. Disa subjekte të diagnostikuar me kancere të mushkërive, por që në jetën e tyre nuk kanë tymosur duhanin, ndërkohë që kanë punuar me kolegë që tymosnin duhanin në mjediset e punës, i akuzuan kompanitë e industrisë të duhanit, përgjegjës për sëmundjen kancerogene dhe gjykata federale i deklaroi fajtor industritë e duhanit dhe me dëm-
shpërblim me miliarda dollarë për vikitimat e tymit pasiv. Në këto rrethana, industria e duhanit nuk e pakësoi
prodhimin e cigareve, të purove dhe të qeseve me duhan të grirë për dredhjene cigareve, por në konfeksionet e duhanit prezantoj lajmërimet: “Tymi pasiv dëmton ata që janë pranë duhanxhinjëve”.

 

TYMOSJA E DUHANIT NGA ADOLESHENTËT.

Adoleshenca është një periudhë delikate kur djemt dhe vajzat, e kalojnë fazën e fëmijërisë dhe fillojnë fazën e rinisë së herëshme, për të ndërtuar identitetin e të riut të rritur plot vitalitet. Adoleshenca është nën kontrollin,   kujdesin dhe tutelën e prindërve, por gjatë kësaj periudhe fillojnë të shfaqen efektet e rritjes intensive fizike dhe të zhvillimeve psikoemocionale, të shprehura me prirjet e lirisë dhe të iniciativave jasht turelës prindërore, me synim për t’u dukur të rritur, të pavarur, të sigurtë. Përcaktimi i kufijëve të adoleshencës, në një farë mënyre është arbitrar, pasi shprehet në shumë aspekte individuale dhe sjelljesh socialkulturore, që ndryshojnë nga individi në individ, më herët dhe ndryshe shprehen në vajzat dhe më vonë e ndryshe në djemt.
Krahas veçorive të zhvillimit psiko-somatik të individit, adoleshenca ndikohet s pari nga statusi dhe edukimi familjar, por varet dhe nga impakti i shkollës dhe i shoqërisë. Në këtë fazë ndryshimesh të mëdha, tymosja e një cigare është një sjellje kurajo dhe sfide, është një veprim me iluzionet për të hyrë në botën e të rriturve. Djemt dhe vajzat që kanë prindër duhanxhinj, tymosjen e duhanit e shohin si një veprim burrnije, andaj e imitojnë, duke filluar me ndezjen e një cigare, por me efektin e kënaqësisë që krijon nikotina, e nxit të tymosi të dytën, të tretën e kësisoj të tjerat, duke u shndërruar skllav të efektit drogë të nikotinës.
Tymosja e duhanit në adoleshentët fillon në vitet e para të gjimnazit dhe intensifikohet e masivizohet në vitet në vazhdim dhe zakonisht si imitim i prindërve duhanxhinj, por dhe duke imituar dhe shoqruar shokët e shkollës që kanë filluar të tymosin duhanin. Në dy dekadat e para të shekullit XXI po verifikohet shtim i rasteve që tymosin duhanin. Nga hulumtimet e kryera nga qendra studimore të luftës kundër tym osjes të dduhanit, rezzulton se 20 % e adoleshentëve tymosin rregullisht, ndërsa 50 % e kanë provuar së paku një herë shijen e tymosjes të duhanit. Në vitin 2020 rezulton se duhani tymoset nga 12 % e subjekteve me mosha nën 15 vjeç, 45 % në moshat 15 – 17 vjeç, 30 % nga moshat 18 – 20 vjeç dhe 13 % nga moshat mbi 20 vjeç.
Në Itali 37 % e adoleshenëve tymosin duhanin, në Bullgari dhe Kroaci 33 %, në Francë, Gjermani, Rumani, Qipro 25 %, në Norvegji 10 % dhe në Islandë 6 %.
Tymosja e duhanit shprehet në raporte pothuajse të barabarta ndërmjet meshkujve dhe femrave, me të vetmin dallim se meshkujt preferojnë më shumë cigaret elektronike dhe duhanin me dredhje të cigareve, ndërsa vajzat cigaret tradicionale.
Duhanxhinjtë adoleshenta vuajnë më shumë nga çrregullimet në organet e frymëmërrjes, të shprehura me rhinite (formë rrufe), me bronkite akute me nxjerrje mase të madhe gëlbaze, më pneumoni të shpeshta, shumë prej tyre ankojnë dhimbje koke, ulje të përqëndrimit të vemendjes në mësime, ulje të kujtesës, që janë shprehje e dëmtimeve të trurit nga substancat toksike, të pranishme në tymin e duhanit. Sëmundjet e aparatit te frymë-marrjes janë 10 herë më të shpeshta në adoleshentat duhanxhinj, krahasuar me ata që nuk tymosin duhanin.
Me fushatat intensive të luftës kundër tymosjes të duhanit dhe me ligjet e miratuara për ndalimin e tymosjes ne mjediset publike, të punës dhe në shkollat, u konstatua pakësimi i duhanxhinjëve nga 10 – 20 % sipas vendeve të ndryshme europiane, për pasojë u pakësua tregëtimi i duhanit. Në këto rrethana, industria e duhanit, për të kompensuar pakësimin e numerit të duhanxhinjëve, filloi prodhimin e cigareve light (Slim), me çmime më të ulta, me përmbajtje më të pakët nikotine, kësisoj tërhoqi më shumë adoleshentët dhe të rinjtë në rradhët e duhanxhinjëve. Këtij veprimi iu kundërvunë institucionet shkencore të shëndetësisë, të cilat bazuar në studime të shumta shkencore, paraqitën projektligje paralmenteve, që miratuan dhe ndaluan prodhimin dhe tregëtimin e cigareve të lehta (light), ndërsa në Shqipëri ende nuk ështa ndaluar tregëtimi i këtyre cigareve, përkundrazi vazhdojnë të tymosen masivisht.

SUBSTANCAT SHTESË NË PRODHIMIN E CIGAREVE DHE TË PUROVE.

Industria e duhanit, prej kohësh përdor një numër të madh substancash kimike, madje një grup i këtyre substancave janë të pranishme edhe ne cigaret elektronike, pra dhe kjo cigare nuk i shmang efektet dëmtuese mbi shëndetin e tymuesve. Substancat shtesë përdoren nga prodhuesit për qëllime teknike dhe tregëtare:
– Për konsolidimin e cigares dhe të puros, përdoret një lloj rrëshire e holluar, e cila gjatë djegies bashkë me duhanin, çliron një sasi impresionante lëndësh dëmtuese për shëndetin e duhanxhinjëve, sidomos katramin.
– Përdoren subsubstanca aromatike, për t’i dhënë tymit të thithur shije të veçanta si të frutave, të specieve, të
barit, të alkoolit, të karameles, të mentolit, të vaniljes. Prodhimi i cigareve me mentol, janë shumë te preferuara nga femrat duhanxhije, pasi avujt e mentolit shmangin erën e keqe të duhanit.
– Për të fuqizuar proçesin e djegies të duhanit të grirë shtohen acid benzoik, acid formik dhe acid propionik.
– Për të ruajtur lagështinë e duhanit të grirë dhe të mbështjellë në purot, për të shmangur tharjen dhe ashpërsinë e duhanit përdoren glicerina (gliceroli), propilenglikoli, acidi o-fosforik. Përdorimi i glicerolit ndonëse është konsideruar substancë e sigurtë, gjatë tymosjes së shpeshtë të cigareve dhe purove, shkakton dhimbje koke, pakësim të kaliumit plazmatik, marrjemendësh, të përziera, të vjella dhe etje.
– Substancat shtesë si taurina, përdoren për të eleminuar efekte të padëshirueshme që krijon tymi i duhanit, si erën e keqe dhe shijen djegëse.
– Teknologët e industrisë të duhanit pretendojnë se shtojnë substanca kimike për ta bërë tymin sa më delikat dhe për të ulur efektin iritues dhe toksik mbi mukozën e rrugëve të frymëmarrjes, por në këtë mënyrë bllokojnë sinjalet e alarmit dhe barrierën mbrojtëse të mukozës, ndaj efekteve dëmtuese të tymit të duhanit.
– Për efekte psikologjike në duhanxhinjtë, përdorin disa lëndë kimike që e zbardhin hirin e duhanit, lëndë të tilla janë hidroksidi dhe silikati i alumnit, oksidi i aluminit, magnezi, talku, acidi salicilik dhe kriprat e amonit, të cilat kur digjen në temperatura mbi 800° C, çlirojnë lëndë të shumta toksike dhe irituese, që provokojnë dëmtime të mukozës së bronkeve dhe të qelizave të hojeve të mushkërive.
– Në proçeset teknologjike të grirjes dhe të përpunimit të gjetheve të duhanit, zhvillohen spontanisht reaksione biologjike, të shprehura me çlirimin e nitrozaminave specifike të duhanit, të njohura për efektet kancerogene, si dhe pasurohen me substanca si amoniaku dhe acetaldehidi, me efekte irituese dhe toksike.
– Industria e duhanit prodhon dhe cigaret e barit (me grirjen e bimëve verbasko, luleshtrydhe, kamomila), të quajtura Blend klasike, të cilat nuk përmbajnë nikotinë, pra nuk krijojnë efektet e dipendencës nga nikotina, por krijojnë efekte të tjera psikofizike, si dhe çlirojnë shumë substanca toksike, mutagene (katrami kancerogen) dhe blozë që shkakton antrakozë të mushkërive.

CIGARIA ELEKTRONIKE.

 

Në vitin 2003, farmacisti kinez Hon Lik prodhoi dy tipe cigare elektronike, që prodhojnë avull, një tip pa nikotinë dhe një tip me pak nikotinë, e tregëtuar nga Grupi Golden Dragon (Holdings). Cigaret elektronike të prodhuara nga industria farmaceutike e Hong Kongut, u tregëtuan si Ruyan, që do të thotë “pothuajse si tymi”, andaj dhe u quajt Personal Vapouriser (avulluesi personal).

Në fakt, patenta e cigares elektronike (e-cig) i përket amerikanit Herbert A. Gilbert, i cili e kishte prodhuar në vitin 1963 dhe këtë zbulim ia kishte prezantuar industrive kimike, farmaceutike dhe industrisë së duhanit, por ato në ujdi mes tyre, bënë gjithëçka për të penguar prodhimin dhe nxjerrjen në treg të cigares elektronike.

Pas debutimit në tregun aziatik, në vitin 2004 cigaria elektronike arrijti dhe u përhap dhe në tregun europian.

Në vitin 2020, shitja e-cig ka arrijt fitime 25 miljard dollarë në vit, ku 55 % të faturimit të fitimit është në USA, e pasuar me Anglinë (12 %), ndërsa 33 % e shpërndarë në Kinë, Itali, Francë, Gjermani, Poloni etj.

Cigaria elektronike, e quajtura e-cig, ose svapo, është një dispozitiv elektronik, pa përmbajtje nikotine, ose me përmbajtje të pakët nikotine, e prodhuar me qëllime për të konkuruar konsumin e duhanit të përpunuar (cigare, puro, llulla, nargjilia etj). Me e-cig me përmbajtje solucioni nikotine, imitohet tymosja dhe ndjehet shija e tymit të cigareve të duhanit. Këto cigare shiten si alternativë e duhanit, madje konsiderohen më pak të dëmëshme për shëndetin e përdoruesve, duke theksuar se nuk përmbajnë substanca kancerogene, si ato që çlirohen nga djegia e duhanit dhe njëkohësisht këshillohen të përdoren nga subjektet që synojnë të ndërpresin tymosjen e duhanit tradicional, duke përdorur e-cig pa nikotinë dhe e-cig me përmbajtje të pakët nikotine, duke proçeduar në pakësimin gradula dhe progresiv të përmbajtjes së nikotinës, çka ndikon në desensibilizimin ndaj dipendencës të nikotinës – drogë.

Aktualisht, cigaret elektronike prodhohen nga industria e duhanit. Megjithë reklamat se nuk ushtron efekte dëmtuese për shëndetin e përdoruesve, në nëntor 2010, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se nuk ka prova të mjaftueshme që e-cig nuk dëmton shëndetin, andaj duhet të studiohen efektet afatgjatë për të dhënë konkluzione të plota.

Pavarësisht nga format e shumta dhe madhësitë, cigaria elektronik formohet nga pipa thithëse (Drip tip), filtri, solucioni i vendosur në rezervuar (me substanca aromatike, ose me përmbajtje nikotine), bateria dhe rezistenca për nxehjen deri në temperaturën e vlimit të solucionit, i shprehur me prodhim avulli (pra nuk zhvillohet proçes djegie dhe nuk prodhon tym), nga atomizuesi (shpërbërësi i solucionit) dhe qarku elektronik i brendshëm. Disa tipe e-cig kanë një llambushkë led me ngjyrë të kuqe, që ndizet duke imituar skajin e ndezur

të cigares tradicionale.

Lëngjet aromatike për e-cig, pa përmbajtje nikotine, sipas direktivave europiane prodhohen nga bimë dhe substanca natyrale dhe janë një grup i madh molekulash si: limonen (nga agrumet), mentoli (nga menta), pinene (nga koniferet – pisha, bredhi), eukalitoli (nga eukalipti), gamma-nonalettone (nga koko), frambinone (nga luleshtrydhet), linalolo (nga baziliko), cinamato (nga qershija e nga kanella), geraniolo (nga xheranio), gamma-undekalattone (nga pjeshka), beta-ionione (nga lule vjollca).
Si kuptohet, subjektet që përdorin cigaret elektronike, thithin avujt e prodhuar nga vlimi i lengjeve nga këto substanca aromatike. Ndër solucionet më të përdorura janë ato me përzierje substancash, që i përshtaten gustos të individit, sidomos përdoren shpesh solucionet e formuara nga 50 % glicerol, 40 % glikol dhe 10 % ujë, të cilave mund t’i shtohen substanca aromatike në raporte 1 : 10 njësi. Disa subjekte përdorin e-cig me përmbajtje 100 % gliceroli, por përvoja ka treguar se gjatë thithjeve të shpeshta të cigares elektronike shkakton dhimbje koke, të përziera dhe sidomos etje.
Për subjektet me dipendencë nga nikotina këshillohet përdorimi i e-cig me solucione nikotine, që pasi avullohen tërësisht, zevendësohen me të njejta solucione nikotine me përqëndrime më të ulta të nikotinës, që pakësohen në mënyrë graduale duke ndikuar në pakësimin e dipendencës nga nikotina dhe për të shmangur abstinencën. Është verifikuar se me përdorimin e e-cig me solucion nikotine, shtëllunga e avujve të çliruar, i iriton kordat vokale të laringut, madje sa më e madhe përqëndrimi inikotinës, aq më intensiv është iritimi dhe enjtja e kordave vokale, të shprehur me ngjirje të zërit, si dhe iritimi i mukozës trakeobronkiale, çka shprehet me shtimin e gëlbazës. Për subjektet që duan të ndërpresin tymosjen e duhanit, mund të përdorin e-cig me përmbajtje nikotine, me kusht që të përdorin solucione më pakësim gradual të përqëndrimit të nikotinës deri sa të arrijnë në vlerat minimale 3 mg/mL, për të kaluar në përdorimin e solucioneve pa nikotinë, kësisoj do të shmangin abstinencën. Sasia e avullit të prodhuar nga e-cig, e quajtura dhe reja “tymuese”, e prodhuar nga vlimi i solucionit në rezervuar, varet nga efiçienca e atomizuesit (shpërbërësit të solucionit) dhe nga përqindja e përmbajtjes të glicerolit në solucion. Sa më e madhe sasia e glicerolit vegjetal, aq më e madhe shtëllunga e avullit. Të mos harrojmë dhe faktin se avujt e çliruara kanë tempertaurë të lartë, sepse çlirohen në temperaturat e vlimit e kjo rrethanë shprehet me enjtje të lehtë të mukozës së gojës dhe të vijave të sipërme të frymëmërrjes.
Avulli i prodhuar nga e-cig thithet dhe nxirret nga subjekti me shtëllunga të dendura, të mëdha, të bardha, që davariten në formën e tymit të cigareve, duke krijuar ndjenjën e kënaqësisë të “tymosjes”, sidomos më e shprehur në tipat që përdorin e-cig me llambën Led të ndezur në skaj.
Ndikimi i avujve të cigareve elektronike mbi shëndetin e përdoruesve.
Ndonëse ende nuk ka studime të plota për efektet dëmtuese dhe toksicitetin e avujve të çliruara nga e-cig, duhet të kemi në konsideratë faktet se avujt ujor përmbajnë dhe përqëndrime të larta molekulash toksike si të glikolit peopilenik dhe të glikolit dietilinik (substancë tepër toksike), të cilët shkaktojnë edemë qelizore, të shprehura me dhimbje koke, pakësim të kaliumit plazmatik, marrjemendësh, të përziera, të vjella dhe etje. Solucionet e përgatiturë me substanca aromatike bimore, natyrisht përmbajnë nitrosamina dhe sa më shpesh të thithet e-cig, aq më shumë shtohet përqëndrimi i këtyre substancave me efekte toksike në qelizat e mukozës të vijave respiratore.
E vetmja përparësi e e-cig është se në avujt e thithur nuk ka katram, benzen, hidrokarbure policiklike aromatike dhe substanca të tjera kancerogene, që çlriohen nga djegia e duhanit në cigaret dhe në purot tradicionale. Problem mbetet përdorimi i e-cig me solucione me përmbajtje nikotine dhe që nuk e zëvendësojnë me solucione me pakësim gradual të përqëndrimin e nikotinës, për pasojë nuk arrijnë të çlirohen nga dipen-denca e nikotinës.

Pavarësisht nga pretendimet e prodhuesve të e-cig, se avujt e prodhuar nuk janë toksike dhe se nuk ndosin mjediset e punës, mjediset shtëpijake dhe publike, shumë shtete kanë reaguar me masa të ndryshme mbrojtje të shëndetit të banorëve, madje disa kanë marrë masa të rrepta proibitizmi.

– Në Panama, nga viti 2009 është ndaluar tregëtimi dhe përdorimi i cigareve elektronike, vendim i bazuar nga studimet e Federal Drugs Agency, e cila konstatoi se efekti toksik i glikolit dietilenik i përdorur në këto cigare, ishte shprehur me efekte toksike dhe shkaktarë i vdekjes të mijërave panamezë në vitet 2006 – 2009.

– Për të njejtat motive, presidenti Tabaré Vàsquez i Uruguajit, me dekret të posaçëm të vitit 2009, e ndaloi tregëtimin e e-cig.

– Në Australi dhe në Finlandë është ilegale tregëtimi i cigareve elektronike me përmbajtje nikotine.

– Në Hong Kong, është ilegale prodhimi dhe shitja e cigareve elektronike.

– Në Austri, Danimarkë, cigaret elektronike konsiderohen dispozitiva mjekësore dhe ampulat me solucione me nikotinë, regjistrohen si prodhime farmaceutike. Për kato arsye, lejohet shitja e cigareve elektronike të markës CE (sipas ligjeve të Komisionit Europian për e-cig) dhe ampulat me solucione me përmbatje nikotine duhet të regjistrohen si prodhime mjekësore, para se të tregëtohen.

– Në Hollandë, lejohet përdorimi i tyre, por ndalohet reklama e cigareve elektronike me përmbajtje nikotine.

– Në Zelanda e Re, ampulat me solucione që përmbajnë nikotinë, shiten si medikamente të regjistruara.

– Në Itali është e lirë shitja e cigareve elektronike në faramcitë dhe dyqanet e tregëtimit të duhanit, por me ligj shitësit janë të detyruar të paguajnë taksën 3, 73 euro për çdo 10 ml solucion që prodhon avujt në e-cig.

– Në Malaysia, e-cig konsiderohen dispozitiva mjekesore dhe ampulat me solucion me nikotinë prodhime mjekesore. Këto e-cig shiten në dyqane të veçanta dhe në farmacitë.

– Në USA dhe në Mbretërinë e Bashkuar, nuk ka kufizime në tregëtimin dhe përdorimin e cigareve elektronike.

 

Në shkrimet në vazhdim do të trajtohen:

 

– Kompromiset dhe dilemat e duhanxhiut me duhanin (të tymos, apo të mos tymos duhanin!).
– Si të ndërpritet tymosja e duhanit, këshilla, strategjia dhe taktikat praktike.

blank

Labirint: 5000 – 6000 të varur nga droga në Kosovë, në total mbi 30 mijë përdorues

Numri i përdoruesve të drogës në Kosovë është në trend të rritjes, ndërsa konsumues gjithnjë e më të shpeshtë po bëhen adoleshentët.

Samire Braina, udhëheqëse e Repartit të Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thotë se në pesë muajt e deritashëm të këtij viti, trajtim atje kanë kërkuar 60 përdorues drogash, njofton REL

Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kjo shifër ka qenë 43, ndërsa gjatë gjithë vitit 2021, trajtim kanë kërkuar 112 veta.

“Moshat [e përdoruesve] janë nga 18 vjeç e sipër, por kemi pasur raste edhe nën 18 vjeç, 15 apo 16 vjeç”, thotë Braina për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, trajtimi i pacientëve që kanë varësi nga substancat narkotike, është afatgjatë dhe i vështirë.

Në Kosovë, aktualisht, nuk ka ndonjë qendër rehabilituese afatgjate, që do të ishte nën ombrellën e institucioneve shëndetësore të shtetit.

Braina thotë se, në shumicën e rasteve, të varurit nga droga orientohen për rehabilitim afatgjatë në qendra jashtë Kosovës.

Labirint: 5,000 – 6,000 përdorues të varur drogash

Adresë për ta nganjëherë është edhe Qendra Mediko-Psikoterapeutike Labirint – një organizatë jofitimprurëse me seli në Prishtinë.

Kjo qendër ofron programe ditore, nga mbështetja psiko-sociale deri te terapitë grupore.

Sipas të dhënave të saj, janë 5,000 – 6,000 përdorues të varur drogash në Kosovë, që kanë probleme me sjelljen dhe rrethin, ndërsa numri i përgjithshëm i përdoruesve kalon 30,000 për herë të parë.

Mosha mesatare e personave kur nisin të përdorin narkotikë, është rreth 16 vjeç, kurse llojet e drogave që konsumohen, variojnë nga marihuana deri te kokaina.

Udhëheqësit e Labirintit thonë se në qendrën e tyre, aktualisht, janë të regjistruar 2,672 persona, ndërsa në fund të vitit të kaluar kanë qenë 2,420.

Ata theksojnë se jo të gjithë personat që kërkojnë trajtim aty, pranojnë të regjistrohen.

“Për ne është shqetësuese rritja e shpejtë e përdorimit të kokainës në Kosovë”, thotë drejtori i Qendrës Labirinti, defektologu Safet Blakaj.

Sipas tij, faktorët që i shtyjnë të rinjtë të marrin drogë, janë: dëshira për t’i takuar grupit, kureshtja dhe qasja e lehtë në substanca të tilla.

“Më vjen keq për ditën kur e kam provuar”

B.S. ka nisur të drogohet 25 vjet më parë. Sot, në mesin e të 40-ave, ai thotë se është penduar dhe se ka nisur trajtimin për t’u shëruar nga varësia.

“Nuk e mbaj në mend se kush ma ka ofruar marihuanën për herë të parë. Por, sot më vjen keq për ditën kur e kam provuar. Sikur ta kisha kthyer atë ditë dhe të kisha thënë: jo, nuk e dua”, rrëfen B.S., emri i plotë i të cilit është i njohur për redaksinë e REL-it.

Ai është baba i dy fëmijëve, por thotë se është divorcuar nga bashkëshortja, rreth një vit më parë.

“Fëmijët e mi nuk e dinë [që unë marr drogë], jetojnë me bashkëshorten. Iu themi se babai nuk është mirë, por kur të shërohet, do të kthehet”, thotë ai.

B.S. thotë se ka qenë një periudhë disavjeçare, kur nuk ka përdorur drogë, por duke qenë i përballur me disa probleme, siç rrëfen ai, ka rinisur sërish të drogohet.

“Lotët po më dalin. Është problem të dalësh nga kjo [situatë]”, thotë B.S., duke iu bërë thirrje të rinjve që të rrinë larg këtyre substancave.

Çfarë bëjnë shkollat?

Psikologu Arian Musliu, njëherësh ligjërues në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë, thotë se për luftimin e dukurisë së të droguarit duhet një bashkëpunim mes prindërve, shkollave dhe autoriteteve kompetente – të arsimit dhe të sigurisë.

“Në njërën anë, kemi nivelin në rritje të substancave narkotike e, në anën tjetër, angazhimi jonë [i Kosovës] është minimal. Politika i vendos prioritetet, por prioritetet duhet të jenë e ardhmja”, thotë Musliu.

Nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë thonë për Radion Evropa e Lirë se, çdo vit, mbajnë aktivitete edukativo-shëndetësore për dukuritë si: varësia nga droga, duhani apo alkooli.

“Gjatë realizimit të aktiviteteve, shpërndahen materiale vetëdijesuese, si: fletëpalosje, broshura edhe materiale të tjera për edukim dhe promovim shëndetësor”, thuhet në deklaratën e MASHTI-t.

Aty, po ashtu, theksohet se çështja e drogave dhe substancave të tjera të dëmshme trajtohet edhe përmes disa lëndëve, të tilla si: Edukata qytetare, Biologjia, Kimia apo Edukata fizike.

Nga MASHTI thonë se te lënda e Edukatës fizike është shtuar komponenti i shëndetit, i cili trajton çështjen e drogave dhe të substancave të tjera të dëmshme nga niveli parashkollor deri në klasën e 12-të.

Prindërit kërkojnë siguri në shkolla

Këshilli i Prindërve të Kosovës kërkon patrullime policore pranë shkollave, duke thënë se siguria është e ulët.

“Në oborret e shkollave në Prishtinë janë gjetur narkotikë dhe po ashtu ka pasur shitblerje [të drogave]”, thotë kryetari i këtij këshilli, Jeton Demi.

Më 6 maj, Policia e Kosovës ka raportuar për arrestimin e një personi në afërsi të një shkolle në Prishtinë. Sipas njoftimit, atij i janë gjetur “armë, mjete të rrezikshme dhe drogë e llojit marihuanë”.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar nga Policia e Kosovës më shumë informacione për sigurinë në shkolla dhe, në veçanti, për dukurinë e substancave narkotike, por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka marrë përgjigje.

Në njoftimet e përditshme që Policia e Kosovës u dërgon mediave, gati çdo ditë raportohen raste të “blerjes, posedimit, shitjes dhe shpërndarjes së paautorizuar të substancave narkotike”.

blank

Pse shqiptarët i dhunojnë ndërsa të huajt i lejojnë t’u përmjerrin mu te dera e Qeverisë – Nga Alfred Lela

 

Tirana e së martës dhe të mërkurës ka qenë një qytet i nënshtruar, së bashku me banorët e saj. Është i qëllimtë mospërdorimi i termit ‘qytetar’, sepse ky i fundit shenjon, jo vetëm një lidhje me qytetin si hapësirë urbane, por edhe ‘qytetin e mendjes’.

Tirana dhe banorët e saj, të ardhur rishtas, të mbërritur në etapa të ndryshme të zhvendosjeve politike, apo autoktonët, kanë gjetur gjithmonë zemëratë për të reaguar ndaj tipologjive të ndryshme të shqiptarit ‘të huaj’. Si në tubime politike, ashtu edhe në festa të ndryshme laike apo fetare, është shpalosur njëfarë gërdie ndaj mitingashëve të pardjeshëm apo protestuesve të djeshëm. Ekskluzive kanë qenë reagimet e kryetarit të Bashkisë Veliaj, i cili nuk ka përtuar të pozicionohet superior në raport me shqiptarët e periferisë së qytetit apo të provincave të shtetit, sidomos atyre politike.

Protestat e opozitës kanë qenë gjithmonë shënjestra e parapëlqyer. Një rendje me gaz për të skicuar shtampën e një kontrasti mes tij dhe socialistëve ‘të ndriçuar’ dhe shpellarëve të ‘anës tjetër’. Sjellja e përunjur ndaj turmave të tifozerive të huaja këto ditë kanë dëshmuar se ata që i shohin bashkatdhetarët nga lart dhe të huajt nga poshtë, demonstrojnë komplekse inferioriteti.

E njëjta gjë mund të thuhet për aparatin e Policisë dhe shefat e saj, teknikë apo politikë. Një polic u plagos rëndë, sipas raportimeve mediatike, shumë të tjerë u lënduan apo u rrahën nga turmat e pakontrollueshme të holandezëve. Çka u vu re ishte një vetëpërmbajtje e pahasur më parë në këto anë. Të njëjtët policë që kanë dhunuar gazetarë, protestues, politikanë, fëmijë, gra e me radhë, pranuan të rriheshin nga ‘vikingët’. As ujë me kamionë, as gaz lotsjellës, as gjëmime me vrap apo me makina rrugëve të kryeqytetit, në skena që të kujtonin Amerikën e viteve ‘60 kur policët e bardhë ndiqnin afro-amerikanët të ngritur në protesta.

Askush kësaj radhe nuk u duk te kryet e fashuar mbi shtratin e policit të plagosur nga holandezët, për ta kthyer atë në ‘hero të ditës’. As Kryeministri, as kryetari i Bashkisë dhe as ministri i Brendshëm. Ai polic anonim nuk duhej dje, dhe as sot, për ta përdorur si plumb manovre politike për kundërshtarin.

Kjo skenë hipokrite na u kursye, por jo pezmi për sjelljen me dy standarde të qeveritarëve tanë: dishepuj të dhunës kundër të vetëve dhe të krishterë të faqes tjetër me të huajt. Të gatshëm për të mos toleruar ushtrimin e të drejtave politike të qytetarëve të tyre, por kryeulur para shfrimeve të të huajve.

Sigurisht, duhet thënë, ndeshja Roma-Feyenoord ishte një sukses. Si për sigurimin e një finaleje europiane, meritë e cila mendoj se i shkon Federatës dhe jo Qeverisë, por edhe për ngritjen e infrastrukturës së përshtatshme për të. Por në këtë pikë nuk kishim pse dyshonim: kur vjen puna te cirku kjo qeveri të than petën. Sa u takon paradigmave të mëdha të qeverisjes, mjafton fakti se borxhi publik është dyfishuar që nga koha kur e morën shtetin në dorë.

Holandezët, që urinoin në mes të ditës mbi paletat e rrethimit të Teatrit Kombëtar, mu përballë ministrisë së Brendshme, mjaftojnë për ilustrimin e menaxhmentit të Shqipërisë. Jemi nënshtetas të një pushteti që u përkulet si vasal të huajve, ndërsa të vetëve u thotë se do t’u publikojë rrogat, do ti ndjekë me patronazhistë, apo se do t’i lejojë nxënësit të bëhen studentë me mesatare 6.5. Si gazetarë e përkthyes, sigurisht.

Ai urinim publik e kolektiv, është metafora më përshkruese për pushtetarët tanë. Pse jo edhe një idé e mirë për protestat e opozitës, kurdo t’ju vijë koha. Një pshurrje kolektive për ujin, gazin lotsjellës, aktet prej të nënshtruari të shtetit të tyre dhe tiradën e skandaleve dhe vjedhjeve.

blank

Video- Zbulohet vila luksoze 1 milion paund në Londër ku ka regjistruar biznesin Drejtori i Tatimeve Ceno Klosi, nuk e deklaroi në ILDKPKI

Situata me pasuritë e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi, është mjaft e komplikuar. News24 ka zbuluar se adresa e biznesit që vetë Ceno Klosi ka deklaruar se disponon në Angli, është një vilë luksoze në një zonë rezidenciale mjaft të shtrenjtë.

Kështu, shoqëria “First bar limited”, me adresë numër 29 në Blackwood Close, West Byfleet, ku Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve është aksioner me 33%, është një vilë me pishinë, kopsht, 4 dhoma gjumi, tre dhoma ndenjeje, tre banjo, garazh dhe mjedise të tjera. Çmimi i vilës në 2001 ka qenë 435,000 paund, në 2010 ka arritur në 775,000 paund dhe sot kushton mbi 1 milion paund.

Ky çmim është listuar nga agjencitë imobiliare angleze, dhe duke shfletuar në internet fotot e vilës, ku Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi, ka regjistruar biznesin në Angli, kupton se ajo është një pronë luksi në çdo këndvështrim, dhe ndodhet në një zonë ekskluzive, ku nuk mund të jetojë kushdo.

Por Ceno Klosi nuk ka dhënë asnjë informacion në deklaratën e tij të pasurisë për këtë fakt, duke mbajtur të fshehur informacionin për biznesin e tij britanik.

blank

Situata bëhet edhe më ironike, pasi Ceno Klosi drejton një nga agjencitë kryesore qeveritare që duhet të hetojë pasuritë e dyshimta, ndërkohë që vetë ai zhvillon aktivitet tregtar në një vend të huaj, madje duke mos raportuar në ILDKPKI të dhënat mbi kompaninë e tij që ka më shumë se 2 vite që është hapur.

blank

Problemet me deklarimin e Ceno Klosit janë të mëdha, pasi Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve rezulton ka dhënë 140 mijë paund me fajde, të cilat i justifikon me kursimet familjare. Po ashtu, rezulton se Klosi ka në llogari bankare mbi 48 mijë paund të tjerë, të siguruara siç argumenton, nga kursimet familjare.

Listës i shtohen dhe dy llogari bankare prej gati 30 mijë eurosh po nga kursimet familjare, tre apartamente në kryeqytet me vlerë 550 mijë euro, 100 mijë euro të tjera llogari bankare e bashkëshortja, që ashtu si i shoqi, ka arritur t’i kursejë.

(BalkanWeb)

blank

1/2 = 1/13! “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” Kalë Troje i Ramës- Nga MILAIM NELA

 

E di që shumë prej jush do habiteni me titullin me numra por besoj do keni durimin sa ta shpjegoj në shkrimin tim të mëposhtëm.

Që nga premtimi publik i Liderit historik të Partisë Demokratike për mundësinë e votimit të diasporës nga vendet ku jetojmë kemi parë lëvizje të etshme nga shumë faktorë brenda dhe jashtë vendit për të bërë zhurmë për votën e diasporës.

Flamurin e kësaj potereje e ka mbajtur një grupim me qendër në Zvicër që quhet “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” grupim që në dijeninë time përpos emrit që mban nuk ka asnjë mandat të flasë në emër të Diasporës që për fatin e keq të Shqipërisë sot ndoshta është më e madhe në numër se vetë popullsia e Shqipërisë.

Narrativa publike e këtij grupimi të cilit i jepet hapësirë e bollshme mediatike në median shqiptare është përqëndruar në disa drejtime;

E para, bëhet zhurmë për votën e diasporës dhe njëkohësisht atakohet Partia Demokratike në zgjedhjet e anëtarësisë së saj që rezultuan në zgjedhjen e kryetarit të kësaj partie me 22 Maj. Kjo lloj përçmimi i lëvizjeve më demokratike që kemi parë në një parti politike për mua nuk është i rastësishëm.

Siç e ceka më sipër Sali Berisha ka premtuar publikisht votimin e diasporës.

E dyta, krejt rastësisht një grup drejtuesish i “Diasporës për Shqipërinë e lirë” u gjet në një aktivitet në New York për përurimin e një rruge ku ishte edhe numri dy i ‘rilindjes’ Erion Veliaj.

Ky grupim pozoi dhe u takua edhe me zv Ambasadorin e Shqiperisë në SHBA.

Edhe kjo lloj shfaqje kur po ky grup atakon opozitën nuk më duket i rastësishëm.

Ky grupim nën hashtagun “diasporapolëviz” i ka bërë një letër publike Kryetares së Kuvendit ku mes të tjerave kërkohet ndryshim kushtetues që t’i hapet rruga zgjedhjes si president një emri nga diaspora. A thua se problemi është tek emri dhe jo tek problemi real që janë kompetencat inekzistente të presidentit!

Kjo për mua është propagandë e orkestruar rilindase.

Argumenti që më së shumti përforcon dyshimin tim se ky grupim është kryekëput në shërbim të pushtetit të ‘rilindjes’ është fakti që shumë eksponentë të ‘Diasporës për Shqipërinë e Lirë’ në prononcime të ndryshme i bien fyellit për një opozitë të re kur ne kemi përvojën tashmë 20 vjeçare të mbytjes në embrion të çdo tentative për krijimin e një force të re politike e aftë për të marrë pushtet. Shembujt janë të panumërt.

Pushteti ka mbyllur çdo hapësirë reale për levizje të reja opozitare me pushtetin.

Duke qenë PD e rithemeluar e vetmja mundësi opozicioni jo më kot është bërë target i rilindjes dhe të gjithë satelitëve të saj brenda e jashtë vendit.

E treta, ky grupim u prit me bujë nga drejtues të Federatës Shqiptaro-Amerikane “Vatra” organizate që ka kohë që mban qëndrime që qartazi mbështesin qeverinë e Tiranës.

Drejtuesit e Vatrës – është thënë në media – që kanë anulluar takimin me një nga drejtuesit opozitës reale Belind Këlliçit që këto ditë ndodhet në Shtetet e Bashkuara.

Që nga koha e krijimit të saj VATRA nuk ka qenë kurre më indiferente ndaj zhvillimeve dramatike në Shqipëri ku vendi është shumë afër rrëshqitjes në diktaturë!

Nuk do ta kisha shkruar këtë shkrim nëse nuk do të isha informuar se sot në Tiranë qenka mbledhur një tryezë e organizuar nga OSBE për votën e diasporës.

Po në këtë takim Ambasadorja amerikane i duke u munduar të citojë një raport ndërkombëtar i paska quajtur zgjedhjet e 25 Prillit të mira por jo perfekte!

Me shumë shqetësim dëgjuam dhe pamë një propozim të deputetit Alibeaj që për diasporën të ketë zonë të 13të zgjedhore përveç 12 zonave që ka aktualisht Shqipëria.

Pas goditjes që ky ‘kalë Troje’ i Ramës i ka dhënë PD-së duke çuar siglën e saj në gjykatat e rilindjes ky është akti më i turpshmëm dhe goditja më e pabesë që ky njeri i bën demokracisë dhe votës së gjysmës së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Përveç kësaj ky është një shërbim i pastër pēr pushtetin kriminal të rilindjes që nuk duan vota të cilat nuk i kontrollojnë dot!

Këtë unë e shoh edhe si një lëvizje diabolike të rilindjes për të ulur në një minimum të papërfillshëm votën e emigrantēve që jetojnë në Greqi dhe Itali e që e kanë më të lehtë e me më pak shpenzime për të ardhur dhe votuar fizikisht në Shqipëri.

Nëse për Bashën 7×7=42 për Alibeajn 1/2=1/13!

Kjo me fjalë të tjera do të thotë të reduktosh votën e gjysmës së shqiptarëve në një zonë zgjedhore që mund të ketë nga 3 deri në 5 deputetë!

Do të ju bëja thirrje të gjithë faktorëve opozitarë që çdo orvatje për të reduktuar fuqinë e votës së Diasporës shqiptare në mandate sa gishtat e njërës dorë është goditje për dermokracinë shqiptare, është shkelje flagrante e një nga të drejtave elementare të shtetasve shqiptarë siç e drejta e votës!

Përveç kësaj kjo është shërbim ndaj pushtetit me vota të vjedhura!

I drejtohem me emër kryetarit të Partisë Demokratike Z. Sali Berisha!

I drejtohem kryetares së LSI-së Zj Monika Kryemadhi!

Ju drejtohem të gjithë kryetarëve të partive të vogla dhe deputetëve që e ndjejnë veten se kanë mandat me vota të mirëfillta dhe jo të blera:

… që ne shqiptarët që përkohësisht jetojmë jashtë atdheut nuk do pranojmë kurrë që vota jonë e mohuar prej mbi 20 vjet të reduktohet në hiç me makinacione të fëlliqura.

1/2 është 1/2 dhe jo 1/13.

Mos tentoni të na fyeni integritetin!

Milaim Nela, Britani e Madhe.
24 Maj 2022
PS: Pikëpamjet e shprehura në këtë shkrim janë veçse të autorit dhe nuk përfaqësojnë asnjë grupim, organizatë politike ose jo brenda apo jashtë Shqipërisë.

blank

Turizmi nga Rusia, pavarësisht sanksioneve

Për të anashkaluar kufizimet në lidhjet ajrore, propozohen ndalesa në vendet e treta

Operatorët rusë të udhëtimeve vazhdojnë të ofrojnë pushime në Evropën Perëndimore, përfshirë Zvicrën, falë një dredhie

 

VOAL- Pavarësisht sanksioneve, operatorët rusë të udhëtimeve vazhdojnë të ofrojnë pushime në Evropën Perëndimore, përfshirë Zvicrën: për të kapërcyer kufizimet në lidhjet ajrore, ndalesat ofrohen në vendet e treta. Megjithatë, çdo gjë ka qartë çmimin e saj, raporton Blick Thursday, e cila i kushton një artikull temës.

Në periudhën para pandemisë 2019, turistët nga vendi i Putinit përbënin rreth 350,000 qëndrime të natës, kujton gazeta e Cyrihut. Jo shumë, por së fundmi drejtori i turizmit në Zvicër, Martin Nydegger tha: “Mysafirët rusë janë shumë më të gatshëm për të shpenzuar. Do të na mungojnë.” Klientët e pasur rusë nuk duhet të mungojnë plotësisht nga hotelet luksoze zvicerane, megjithatë, duke gjykuar nga faqet e internetit të agjencive të udhëtimit të vendit të tyre. Pavarësisht sanksioneve të shumta të vendosura nga vendet perëndimore, operatorët reklamojnë turne me guidë në destinacionet e njohura turistike zvicerane.

“Tani është e mundur të arrish në qytetet zvicerane nëpërmjet Stambollit, Dubait dhe Beogradit”, thotë agjencia moskovite PAC. “Këto tani janë qendrat më të rëndësishme jo vetëm për Zvicrën, por për udhëtimet në vendet evropiane në përgjithësi”. Megjithatë, devijimet kanë një çmim: për një pushim njëjavor në Zvicër për dy persona, udhëtarët rusë duhet të paguajnë 450,000 rubla, ekuivalenti i rreth 7,400 frangave, me një të tretën e shumës së caktuar për fluturimin.

Megjithatë, fakti që grupi PAC shet udhëtime në Konfederatë duke përfshirë udhëtimet me aeroplan është një përjashtim. Një vështrim në ofertat e tjera nga ofruesit rusë të udhëtimeve tregon se situata e pasigurt e hapësirës ajrore ndërkombëtare ndikon në ofertat e shumë operatorëve. rsi-eb

blank

Historia e Urës së Matit, një ndër më të bukurat në Ballkan – Nga Eduard M.Dilo

E kujt nuk i ka bërë përshtypje kjo urë aq e bukur ndërtuar mbi lumin Mat?

Është inauguruar më 26 maj, të vitit 1927 dhe është projektuar nga inxhinieri zviceran, atëherë në moshën 30 vjeçare, Erwin Schnitter.

Vite më parë, më 1925-ën, u bë dhe projekti i parë nga inxhinieri gjerman Back, duke marre si pikë ndërtimi fushën e gjerë. Rryma e Janarit në vitin 1926 tregoi egërsinë e kësaj rryme.

Ura është e ndërtuar me gjashtë harqe, gjithsecila nga 54 metra e gjatë. E ndërtuar me çimento dhe hekur në një sistem nga më modernit për ndërtime urash (për atë kohë), edhe sot e kësaj kohe, nuk e ka humbur bukurinë dhe vlerën.

Ura e Matit është një ndër më të bukurat në Ballkan.

Sipas gazetës “SHQIPNIJA” me Drejtor Dr. Leonidha Naçi – (Tiranë, e Martë 24/05/1927), në inaugurimin e saj morën pjesë deputetë, senatorë si dhe autoritete të Shkodrës e Lezhës.

Është (po sipas gazetës në fjalë), një inaugurim solemn i më të parës vepër të madhe për dobi publike që Ministria e Punëve Botëore (nën drejtimin e të palodhurit Ministër Musa Juka) kreu me iniciativën e vet plot energji….

“Sa për punimin artistik të kësaj ure, e për hijeshinë e saj nuk mund të zhvillohet si duhet një përshkrim, e vetëm kush ka rastin me e pa, mbetet për të qenë i saktë i impresionuar prej një vepre të artit kolosal.

“…. Sipërmarrja e kësaj godine prej “Mazorana &Co”, e përfaqësuar prej inxhinierit të vet ekzekutues Z. Erwin Schnitter, me një zell e zotësi të shqueme brenda nji vjeti punimi e kreu pikrisht në bazë të kontratës, tue fitue në kët mënyrë admirimin e simpatin e gjith atyne qi kanë pasë rasin me kët shoqni ndërtimi në punë e sipër”, shkruan Cirilo Kasana.

Kjo gazetë e ruajtur nga inxhinieri në fjalë i është dërguar familjes Juka dhe me disa shënime (kujtime), që mendoj se kanë vlera të jashtzakonshme, ndaj po i riprodhoj sipas origjinalit.

Kujtimet e mia personale të viteve 1925-1928, mbi Musa Jukën ministër i Punëve Botore të Shqipnisë

“Gjatë vjetit 1924, në Shqipni, ishte tue u organizue nji grup personalitetesh me vullnet të fortë dhe të pajisun me nji mendje të vendosun mbi mbëkambjen e vendit të tyne, i cili posa kish fitue pavarësinë dhe lirinë e tij nga zgjedha e huej.

Ahmet Zogu e përfaqësoi këtë grup si kryetar. Zotni Musa Juka u emnue Ministër i Punëve Botore. Ky ishte nji njeri me fuqi vullneti jashtëzakonisht të madh e me pamje të kjartë mbi nevojat që u paraqiteshin me urgjencë për vendin e tij. Pamjet e tij ishin jo vetëm të ushqyeme nga nji inteligjencë e rrallë, por gjithashtu nga nji idealizëm i fuqishëm dhe besim të patundun në të ardhmen e atdheut të tij.

Qëllimi i tij për me nxjerrë Shqipninë-të mbushun me plagë-nga shkatërrimet e tmerrshme të luftës, nga kaosi e inercija që erdhi pas, dhe me i dhanë nji frymë guximi, aktiviteti, dhe pune, u lypste të kishte nji fuqi jashtëzakonisht të madhe tue kenë se çdo gja do t’u fillonte nga asgjaja.

Unë, si inxhinier i ri sviceran, tue pasë krye shkollën Politeknike të Zurich-ut e tue pasë marrë pjesë në ndërtimin e disa urave e digave në vendin t’em, pata fatin me ndjekë-gjatë disa vjetësh-fillimin e këtyne realizimeve të Ministrit të Punëve Botore Zotni Musa Juka.

Nji nga projektet e parë me randësi që u donte të realizohej ishte rindërtimi i rrugës kombëtare që të çonte, prej Durrësit dhe Tiranës në Shkodër, qyteti ma i randësishëm i Shqipnisë së Veriut.

Gjatë Luftës së parë Zurich-ut, shkojmë në një shtëpi të thjeshtë por posaçërisht e kandshme e origjinale.

“Kët shtëpi e ka ndërtue Lux Guyer e para grua arkitekte në Zvicër, e motër e nji zonje që banon ktu pranë Rosie Schnitter, autore, e martume me Erwin Schnitter inxhinier me famë ndërkombëtare, me tha Louisa.

Prof. Dr. Safete S. Juka tregon:

“Nji zonje e hijshme, po vjen kah un. Me ngrohtësi me shtrëngon dorën tue më thanë: “Jam Rosie Schnitter, bashkë me burrin t’em kena kalue tri vjet në Shqipni e njana vajzë më ka le atje.

Kena kujtimet ma të mira nga atdheu juej e sidomos nga Ministri i Punve Botërore i atëhershëm.

Im shoq, i cili ka ba shumë punime, në vende të ndryshme thotë: “Nuk kam njoftë njeri ma të aftë, ma të përkushtuem e të ndershëm se kët ministër. Insistonte që t’u përdorshin materialet ma të mirat, por dhe që shpenzimet të ishin sa ma të vogla. Çdo ditë, herët në mëngjez, përpara, se të shkonte në zyrë, vinte me kqyrë punimet por sidomos edhe me folë e bisedue me puntorët. U kujdeste për ta, dishironte me dijtë problemet e tyne personale për me i ndihmue.

Ishte modest, human, me vlerë e zemër të madhe”.

Ndërkaq erdh edhe Zotni Erwin Schnitter. Përsëriti, pak a shume çka më kishte thanë e shoqja. Foli me respekt e admirim për kët Ministër të Punëve Botore, mandej shtoi: “Në jetën t’eme nuk kam njoftë njeri ma të përkushtuem. Ka kenë për mue nji inspirim i vërtetë me njoftë dhe me bashkëpunue me nji njeri si ai.

Kët fakt e konsideroj si nji dhuratë nga Zoti. Emnin e ka pasë: Musa Juka. A e njifni?”.

Thellësisht e emocionume i thashë: “Jam vajza e tij”. Me lotë në sy, u përqafuem të tre. Mbasi u qetësuem nji fije, biseduam gjatë, mandej më tha se ishte ndërtuesi i Urës Matit dhe disa punimeve të tjera.

Kishin banue në Shqipni prej vjeteve 1925-1928. Më ftuen menjiherë në shtëpinë e tyne, ndeja disa ditë. Ishin jo vetëm jashtëzakonisht të kulturuem, por të sjellshëm, të thjeshtë e mikpritës si jena ne shqiptarët.

Nga ajo kohë, d.m.th. prej vjetit 1961 filloi nji miqësi e ambël ndërmjet familjeve t’ona e cila vazhdoi deri sa qenë në kët botë.

Erwin Schnitter ndërroi jetë në 1980 dhe e shoqja më 1982……… Si e shpreha ma sipër, Erwin Schnitter më ka pas thanë se Ura e Matit ka kenë ndërtue prej tij, si inxhinier i nji firme italiane triestine.

Austriakët patën ndërtue nji urë gati 500/m të gjatë aty ku lumi- mbasi kalon vargun e fundit të maleve – hyn në fushën e gjanë që shtrihet deri n’Adriatik. Kjo ishte nji urë e fortë, por mjerisht austriakët e shkatërruen krejtësisht, kur u tërhoqën në 1918. Me landën që mbetën nga ura, banorët ndërtuen nji trap.

Gjithashtu po sipas Zonjës Dr. Safete S. Juka, kemi dhe këto të dhena për Ing. Erwin Schnitter: I diplomuar prej shkollës Politeknike të Zurich-ut si inxhinier gjeometër, ka drejtuar punime të rëndësishme jo vetëm në Svicër, por dhe në shumë vende të botës. Disa prej ndërtimeve të tija që meritojnë të përmenden posaçërisht janë dy tunele nën ujë, njëri në Holandë e tjetri në Irlandë; porti i Dunkerqne-ut në Francë; qendra hydraulike e battage (dam) në Portugal (Castelo do Bode e Cabril) e n’Alsace, Francë, etj.

Ai ka bërë pjesë në ndërtimin e metropolitan-it (sabëay) të Torontos e ka lënë gjithashtu plane për ndërtimin e nji sistemi metropolitan për qytetin e Zurich-ut. Punimet e tij të mëdha e të rëndësishme e kanë bërë të njohur jo vetëm në Svicër, por në botën ndërkombëtare. Në anën tjetër, si shkruan në një revistë svicerane Fritz Marti, bota ka humbë me Erwin Schnitter- in jo vetëm një inxhinier të shquar, por dhe nje personalitet me vlerë njerëzore shumë të madhe botnore.

Ushtria italiane kishte ndërtue nji rrugë ushtarake Durrës – Tiranë, me nji degë nga Veriu, ku u gjindetë fronti që ishte organizue kundër ushtrisë austriake. Kjo ushtri (ushtria austriake) kishte ndërtue nji rrugë ushtarake që kalonte Lezhën dhe që u lypste që të vazhdonte përtej lumit Mat, lum i fuqishëm me rrymë të fortë e të vrullshme. Austriakët zgjodhën si vend ndërtimi, pikën në të cilën ky lum përshkonte malin e fundit për me hy në fushën e gjanë që shtrihet deri në Mesdhe dhe aty ndërtuen nji urë 500 metra të gjatë me këmbë çeliku të ngulura në nji thellësi të madhe. Rruga u vazhdue kah jugu deri në frontin kundër ushtrisë italiane. Kur ushtrija austriake u tërhoq në 1918, austriakët e shkatrruen gjith kët vepër të mrekullueshme.

Mbas luftës, njerzit që banojshin në at krahinë instaluan si mjet të përkohshëm nji trap, tue përdorë kabllot e landët e përdorshme që kishin lanë austriakët. Ndërtimi i nji ure mbi Matin që të sherbente për rrugën kryesore kombëtare prej Jugu në Veri të vendit nja 60/km nga Tirana paraqiste pra nji nga nevojat teknike ndër ma urgjentet. Në hir të energjisë të palodhun të Ministrit të Punëve Botore, Zotni Musa Juka, në vjetët 1926 e 1927 u realizue nji urë me beton arme, 500/m e gjatë, kambët e së cilës janë të nguluna në një thellësi shumë të madhe. Në Janar 1926-gjatë këtyne punimeve – rryma e Matit u vërsul me nji vërshim 1200/m3 për sekondë. Në Jug të Shqipnisë-në Portin e randësishëm të Vlonës – u ndërtue, në vjetet 1925-1926, nji mol me beton arme, për me ngarkue dhe me zbarkue vaporët. Në Portin e Durrësit u ndërtue nji magazinë mallnash në vjetin 1927 dhe mbas kësaj u ndërtue Banka Kombëtare.

Studimet për nji port të randësishëm në Durrës u ndoq me interesimin ma të madh, me qëllim me i hapë vendin nji zhvillimi aktif dhe të mbarë. Në pranverën e vjetit 1928, punimet e ndërtimet të këtij porti u ndërmorën me të gjithë energjinë e duhun. (Këto kujtime janë shkruajtur frëngjisht, e janë përkthye nga Prof. Fiqret Juka; unë i qëndrova besnik gjuhës së përdorur).

Lexojmë në letrën (19/6/1970) që dërgon për Zonjat e nderuara, Dr. Safete dhe Prof. Lume, Z. Erwin, këto rreshta “Ju falnderoj që do t’i pranoni kto informata që po ju dërgoj, prej nji të kalumes së largët, e cila për mue asht shum e çmueshme… Mbajmë gjithmonë kujtimet ma të mirat nga atdheu (vendi) i juej i bukur………”.

Kemi ndër duar një shkrim të këndshëm nga e shquara Erudite shqiptare Dr. prof. S.S. Juka, që rastësia e ka sjellë të njihet e bisedojë me këtë inxhinier të shquar. N’Egjipt kena kalue disa vjetë; ma të amblat në mërgim. Egjiptianët na duen shum ne shqiptarët, sidomos edhe prej të mirave që i ka ba popullit egjiptian mbreti Mohamed Ali, i cili ka kenë shqiptar. N’Aleksandri banojshin njerëz me kombësi të ndryshme. Kishte edhe nji koloni të madhe svicerane. Aty u njofta me Louise e Renxo Alleman, sviceranë të lindun n’Egjipt.

Mbas ramjes se Monarkisë Egjipiane ata – si shumë të tjerë – u larguen dhe u vendosën në Zurich ku kishin prindët e tyne. Miqësinë t’one e mbajtmë me korrespodencë. Në 1955 ndrroi jetë babai i jem i dashtun Musa Juka.

Dy vjet ma von shkova pranë vëllazënve në New York. Nana vazhdoi të banojë n’Aleksandri bashkë me motrën Lume. Louisa me të shoqin insistojshin që të shkojsha me kalue disa ditë në shtëpinë e tyne. M’u mbush mendja në 1961. Sa gëzim kur u takuem mbas sa vjetësh!… Na u duk sikur t’ishim nda nji ditë ma parë. Miqsija e vërtetë asht e shejtë. Për nder t’em, ata dhanë nji drekë ku ftuen miq të tyne të shumtë. (Që të takoheshin me nji shqiptare, profesore të letërsisë franceze, piktore, shkencëtare, studjuese, arkeologe, etj.Shënimi im E.D.)

Shtëpija e Louises ishte jo vetëm e madhe e me nji pamje të mrekullueshme mbi liqenin e Zurich-ut, por posaçërisht e kandëshme e origjinale”. Këtë shtëpi e ka ndërtue Lux Guyer, e para grua arkitekte në Svicër, e motër e nji zonje që banon ktu pranë Rosie Schnitter, autore, e martume me Erwin Schnitter inxhinier me famë ndërkombëtare”, më tha Louisa.

blank

Investigimi- Dubai, aty ku kriminelët shqiptarë urdhërojnë vrasje dhe drejtojnë trafikun ndërkombëtar të drogës! Si gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Bashkuara Arabe

Në dhjetor 2020, Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e sapokrijuar e Shqipërisë, SPAK, bëri lëvizjen e saj kundër të ashtuquajturës “banda e Durrësit”, një klan i fuqishëm kriminal me qendër në qytetin bregdetar shqiptar të Durrësit.

SPAK akuzoi anëtarët kryesorë të bandës për përfshirje në tri vrasje më 2005 dhe lëshoi ​​urdhër arresti ndërkombëtar për disa prej tyre, duke përfshirë një rezident në Dubai të quajtur Plaurent Dervishaj.

Policia në Emiratet e Bashkuara Arabe kapi atë dhe autoritetet në Tiranë nisën procesin për ekstradimin e tij. Dervishaj, megjithatë, ende nuk është dorëzuar dhe që atëherë është liruar nga paraburgimi.

“Ne bëmë çdo përpjekje, por u përballëm me burokraci dhe vonesa nga autoritetet e Emirateve”, tha një zyrtar shqiptar me njohuri për procesin dhe që foli në kushte anonimiteti. “Në një moment, i plotësuam të gjitha kërkesat e tyre, por thjesht nuk morëm më lajme prej tyre.”

Por nuk është vetëm Dervishaj. Në fakt, vështirësitë me të cilat përballen autoritetet shqiptare në sigurimin e ekstradimit të shqiptarëve të kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe duket se kanë shtyrë një numër në rritje figurash të krimit shqiptarë të kërkojnë strehim atje.

“Teknikisht, ata nuk refuzojnë ekstradimet. Kryejnë arrestime, por e zvarritin deri në atë pikë sa mbaron afati i paraburgimit dhe ata lirohen”, tha zyrtari.

Gazetarja investigative Klodiana Lala tha për BIRN: “Figura kryesore shqiptare të krimit të organizuar aktualisht po qëndrojnë në Dubai. Emiratet e Bashkuara Arabe shihen si një portë për t’i shpëtuar drejtësisë, por edhe rivalëve kriminalë që i kërcënojnë ata.”

Shfrytëzohen mënyra të ndryshme

blank
Plaurent Dervishaj

Pengesa më e madhe përsa i përket ekstradimit është mungesa e një traktati dypalësh ekstradimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bashkëpunim të mirë gjyqësor dhe traktate dypalëshe me vendet e tjera të Gjirit, dhe shumë pak me ato evropiane”, tha eksperti shqiptar Fabian Zhilla. “Me vende si Shqipëria, procesi i ekstradimit bëhet më i ndërlikuar, edhe sepse në Emiratet e Bashkuara Arabe ka disa institucione të përfshira në proces.”

Bëhet edhe më e ndërlikuar nëse personi ka kërkuar vendbanim të përhershëm në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Këto metoda po shfrytëzohen nga shumë kriminelë në mbarë botën, duke përfshirë figura shqiptare të krimit të organizuar”, tha Zhilla për BIRN.

Në prill, ministrat e brendshëm të Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe nënshkruan një marrëveshje sigurie që lehtëson shkëmbimin e informacionit dhe trajnimin mes forcave policore të dy vendeve, por çështja e ekstradimit nuk u përmend.

Lala tha se Emiratet e Bashkuara Arabe ishin bërë një strehë e sigurt, një vend ku figurat e krimit mund t’i shpëtojnë drejtësisë me familjet e tyre dhe ku mund t’i vizitojnë bashkëpunëtorët e tyre.

Gjatë pesë viteve të fundit, tha ajo, “numri i atyre që migrojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe është rritur ndjeshëm”.

Një prej tyre ishte Florenc Çapja, një nga drejtuesit e një bande famëkeqe kriminale në qytetin e Elbasanit. Në maj të vitit të kaluar, Shqipëria kërkoi pa sukses ekstradimin e tij nën akuzat për dy vrasje në vitin 2012.

Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se shqiptarët nuk ishin të vetmit që i dinin avantazhet e fluturimit për në Dubai. Dhe ata variojnë nga mbretërit e drogës tek kriminelët e vegjël me ambicie të mëdha.

“Ata po ndjekin gjithashtu trendin, të joshur nga lidhjet kriminale ndërkombëtare që mund të bënin në Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha ai.

Pastrim parash

Spak Gjykata
Spak Gjykata

Problemi nuk është vetëm shqiptar. Edhe Italia ka luftuar për të siguruar ekstradimin e Eldi Dizdarit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pavarësisht faktit se prokurorët italianë e akuzojnë atë për drejtimin e një rrjeti të madh trafiku kokaine të njohur si “Compania Bello”. Si shumë shqiptarë të tjerë që jetojnë në vendin e Gjirit, ai nuk i ka ndalur aktivitetet e tij të paligjshme, thonë prokurorët.

“Ata jo vetëm që vazhdojnë të koordinojnë trafikun ndërkombëtar të drogës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke bërë biznes si zakonisht, por gjithashtu urdhërojnë sulme dhe vrasje të rivalëve të tyre nga atje”, tha Lala.

Në prill, autoritetet në Belgjikë, Gjermani dhe Holandë arrestuan 19 persona pas një hetimi ndërkombëtar për një rrjet trafiku kokaine. Sipas një raporti të Associated Press, autoritetet zbuluan se “qendra e kontrollit të trafikantëve ishte me bazë në Dubai, ku grupi organizonte furnizimin e tij me kokainë nga Bolivia”.

Sipas Hoxhës, Emiratet e Bashkuara Arabe janë gjithashtu një destinacion tërheqës për të investuar të ardhurat nga aktivitete të tilla.

“Në fillim, ata u zhvendosën atje për t’i shpëtuar drejtësisë, por më vonë panë se në këtë vend ishte gjithashtu e lehtë të investonin paratë e tyre, kryesisht në pasuri të paluajtshme dhe sende luksoze, duke përfshirë makina dhe jahte të shtrenjta”, tha ai.

Në mars, Financial Action Task Force, një organizatë mbikëqyrëse globale e krimit financiar, i vendosi Emiratet e Bashkuara Arabe në të ashtuquajturën “lista gri” e juridiksioneve që i nënshtrohen monitorimit të shtuar, duke përmendur “mangësitë strategjike” në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Zhilla tha se Shqipëria duhet të rrisë bashkëpunimin me Emiratet e Bashkuara Arabe në identifikimin e flukseve të paligjshme të parave.

“A jo vetëm që kriminelët shqiptarë po pastrojnë paratë e tyre në Emirate, por ka edhe flukse të paligjshme parash që mund të vijnë në shumë forma të ndryshme nga ai vend në Shqipëri”, tha ai.

Udhëtim dhe investim

Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë më një destinacion i largët për shqiptarët. Sot ka fluturime direkte drejt Emirateve nga kryeqyteti shqiptar, Tirana, opsione me kosto të ulët dhe më të shtrenjta.

Qytetarët shqiptarë mund të aplikojnë online për viza afatshkurtër, ndërsa qytetarët e Emirateve të Bashkuara Arabe mund të hyjnë në Shqipëri gjatë verës pa kërkuar më parë leje.

Duke parë një mundësi, operatorët turistikë ofrojnë paketa të lira për shqiptarët që dëshirojnë të vizitojnë Dubain ose Abu Dhabin. Disa të rinj shqiptarë madje kanë gjetur punë atje, veçanërisht në industrinë e argëtimit.

Ndërkohë, zhvilluesi i pronave të paluajtshme Emaar në Emiratet e Bashkuara Arabe planifikon të investojë 2.5 miliardë dollarë në zhvillimin e portit shqiptar të Durrësit, duke u zotuar ta “vërë Shqipërinë në hartë” me 12,000 apartamente të reja, hotele, qendra tregtare dhe më shumë./BIRN


Send this to a friend