Njё duel i gjatё sysh.
Njё shtrёngim i gjatё duarsh.
Njё buzёqeshje.
Njё mirupafshim.
Kaq, mbas dhjetё minutash bisede
mbi dramёn e njё filmi.
Njё gaz dehёs mё vёrshoi nё shpirt.
I çuditshёm ky gaz, nga buroi?
Kjo mbrёmje nuk mё duket si tё tjerat!
Meloditё qё nga timpani ishin futur nё tru,
i nxori nga gryka me zё tё ngjirur,
si ujёt nga kroi.
Nёpёr errёsirё vazhdoj rrugёn time.
Thellё nё vetvete
qesh me Sadkon qё kёrkonte zogun magjik…
Ndёrsa nё rrugё njё grumbull njerёzish
bisedojnё e rropaten pranё dy makinash.
Aksident.
Qёndroj pak, s’ka njeri tё vrarё.
Njё forcё m’e madhe mё shtyn pёrpara.
Nuk dua t’a thyej gazin e kёsaj mbёmjeje
me lajme fatkeqёsish njerёzish.
Ndofta ndёrgjegja nesёr do mё qortojё,
duke mё kujtuar se si un njeri ishte dhe Shvajceri.
Por un do tё mbrohem.
Nuk linda gjeni.
Natyra tё tillё mё krijoi.
Ndofta gjenetika nesёr
tё tjera qёnieve
kyçet e planetit do t’i a dorёzojё.
24 janar 1972
Komentet