Voal – Presidenti Nishani i është përgjigjur sfidës së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, duke urdhëruar ambasadorin e Shqipërisë në OSBE, Spiro Koçi, të qëndrojë në detyrë dhe të mos i bindet urdhërave të ministrit.
Zbulohet shkresa që Nishani i ka dërguar ambasadorit tonë në Vjenë, të cilit i ka saktësuar se ndaj tij nuk ka nisur asnjë procedurë lirimi dhe se vetë Presidenti nuk ka firmosur asnjë dekret për ta liruar nga detyra. Për këtë arsye, kreu i shtetit i kërkon ambasadorit Koçi që të njoftimet e Ministrisë së Jashtme për kthim në atdhe brenda datës 1 tetor 2015 t’i konsiderojë të pavlefshme/ Panorama
Komentet