Qytetarët mbajë në duar pankarta me mesazhe si “Në Kryeministri ta ngrejmë flamurin” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.
TIRANË- Mijëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në kryeqytet, për të protestuar kundër projektin në Zvërnec. Ata i janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit, Edi Rama për dialog duke thënë: “Jep dorëheqje nuk ka dialog”.
Qytetarët mbajë në duar pankarta me mesazhe si “Në Kryeministri ta ngrejmë flamurin” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”. Shumë prej tyre mbajë në shpinë flamurin kombëtar, ndërsa përsërisin kërkesën e tyre për anulimin e projektit në Zvërnec.
Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?
Të shtunën në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al