VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Nga java e ardhshme kosovarët që kthehen në Gjermani e kanë obligativ testin për COVID-19

By | July 31, 2020

Komentet

Kurti vendeve mike: Na ndihmoni që kjo krizë shëndetësore të mos shndërrohet në një katastrofë humanitare

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh lider i opozitës në Kosovë, u ka nisur të hënën një letër të hapur ambasadorëve dhe diplomatëve të huaj që veprojnë në Kosovë, duke iu kërkuar që t’i ndihmojnë institucionet e Kosovës në përballimin e sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Sipas Kurtit, situata me këtë virus së fundmi në Kosovë është dramatike, andaj u ka bërë thirrje këtyre mekanizmave që përmes ndihmave të tyre të shmangin atë që e ka parashikuar si “katastrofë humanitare”.

“Tani, në emër të popullit të Kosovës, publikisht ju kërkoj juve dhe vendeve tuaja që t’u siguroni institucioneve të kujdesit shëndetësor të Kosovës pajisjet e nevojshme mjekësore dhe burimet njerëzore për të mundësuar të parandalojmë që një krizë shëndetësore të shndërrohet në një katastrofë humanitare”, ka deklaruar Kurti.

Përgjatë letrës, Kurti ka qenë kritik edhe ndaj qeverisë që aktualisht drejtohet nga Avdullah Hoti duhet thënë se i vjen keq që Kosova nuk ka një qeveri që “vepron me përgjegjësi dhe profesionalizëm, që dëgjon shkencëtarët dhe ekspertët dhe që gëzon besim dhe kredibilitet midis qytetarëve.

“Virusi në vetvete nuk është vepër e qeverisë, por dështimi për të vepruar me përgjegjësi është rezultat i drejtpërdrejtë i paaftësisë së saj, çka vuri në rrezik gjithë vendin”, ka shkruar mes tjerash Kurti.

Qeveria e Albin Kurtit është rrëzuar më 25 mars të këtij viti, përmes një mocioni të mosbesimit të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, parti me të cilën atëbotë kishte formuar koalicion qeveritar.

Në mesin e arsyeve për mocion, LDK-ja pati përmendur dëmtimin e lidhjeve të Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara dhe shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm.

Si është situata me COVID-19 në Kosovë?

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka regjistruar të hënën në Kosovë 172 raste të reja me koronavirusin e ri, pas marrjes së 506 mostrave.

Përgjatë 24 orëve, me këtë virus kanë vdekur 14 persona, duke e çuar numrin total të viktimave në 341.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën janë regjistruar edhe 114 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 4,020.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 10,419 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Kosovës i shtohen 14 viktima dhe 172 raste të reja me koronavirus

 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka regjistruar të hënën në Kosovë 172 raste të reja me koronavirusin e ri, pas marrjes së 506 mostrave.

Përgjatë 24 orëve, me këtë virus kanë vdekur 14 persona, duke e çuar numrin total të viktimave në 341.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën janë regjistruar edhe 114 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 4,020.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 10,419 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Nga dita e hënën, përveç IKSHPK-së, teste për koronavirus do të kryejnë edhe disa laboratore private.

Përveç testimit që tregon nëse virusi është aktiv, këto institucione shëndetësore do të kryejnë edhe teste serologjike, përmes së cilave kuptohet nëse trupi ka krijuar antitrupa apo është prekur më parë nga koronavirusi.

 

Dymbëdhjetë të vdekur dhe 188 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Klinika Infektive në QKUK.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), të dielën njoftoi se 12 pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 188 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Shifrat e rasteve të reja dalin pas testimit të 462 mostrave.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Kosovë arrin në 327 . Kjo shifër një ditë më parë ishte 315.

IKSHPK njofton se janë shëruar edhe 142 persona, duke bërë që numri i të shëruarve të arrijë në 5,944. Raste aktive janë 3.976.

Sa i përket komuna, Prishtina prin me më së shumti raste, përkatësisht në kryeqytet janë regjistruar 28 raste të reja.

Kosova rastet e para me koronavirus i ka regjistruar më 13 mars.

Që atëherë, në Kosovë janë regjistruar 10,247 raste me koronavirusin e ri.

Banorët e Karaçevës: Institucioneve u kemi dërguar me mijëra shkresa, asnjëherë nuk janë marrë me ne

Tash e dy dekada, banorët e fshatit të Karaçevës pothuajse janë lënë pas dore nga institucionet e Kosovës. Ndërkohë që janë pa vëmendje institucionale, “vizitorë” të shpeshtë në territorin e tyre kanë xhandarmërinë serbe.

Selver Lenjani i cili përfaqëson banorët e këtij fshati, dhe që gjithmonë ka qenë i zëshëm për këtë çështje, thotë për KosovaPress se institucionet e Kosovës asnjëherë nuk janë marrë me hallet e banorëve te fshatit Karaçevë.

Ai tregon se ka pasur disa grupe të xhandarëve serbë të cilët kanë patrulluar në territorin e fshatit Karaçevë.

“Nuk është hera e parë hyrja e xhandarëve serbë, e forcave paramilitare, e armatës se rregulltë, e forcave të ndryshme që hyjnë në territorin e fshatit Karaçevë. Nuk është hera e parë. Ky problem është qe nga viti 2001 e deri më sot kur po raportojmë. Kanë hyrë dje në pjesën e Karaçevës atje te ‘Oxygeni’, që kanë patrulluar dhe mendojnë se është pronë e tyre. Dhe në tërësi ka hyrë në tërë fshatin e kanë korrigjuar. Edhe në lagjen, edhe tek ish-kryetari Surdulli edhe në pjesën e Breznicës, nuk është hera e parë”, tregon Lenjani.

Nuk kanë qenë të rralla rastet, kur vetë Lenjani u kishte dërguar në emër të banorëve kërkesa udhëheqësve të institucioneve, për t’u dalë në ndihmë.

Megjithatë sipas Lenjanit askush nga ta deri tani nuk është marrë me këtë çështje.

“Karaçeva dhe banorët e brezit kufitar i kanë shkruar mijëra herë kanë shkruar. Ju kemi bërë me dije, kemi kërkuar le të dalin te vizitojnë banorët me hallet, me brengat të cilat ballafaqohen me problemet që i kanë në brezin kufitar… Institucionet e Republikës së Kosovës bindshëm po ju them asnjëherë nuk janë marrë. As nuk u marrë kryeministri, as nuk u marrë presidenti, as nuk u marrë kryeparlamentari, as nuk janë marrë delegatët e kuvendit. Është tmerr çfarë ka ndodhur me Karaçevën dhe çfarë po ndodhë”, shton ai.

Lenjani thotë se do të vazhdojnë të jenë të zëshëm për mbrojtjen e territorit të këqij vendi, për këtë kërkon nga institucionet që të kthejnë vëmendjen ndaj këtij fshati.

“Kërkoj nga Brukseli zyrtar te na ndihmoni t’i mbrojmë 11 mijë km2 dhe t’ia tërhiqni vërejtjen Serbisë. Tërhiqu nga kjo kauzë e dëmshme, nga këto falsifikime që i ke bërë, sepse është tokë shqiptare. Historikisht Kosova asnjëherë nuk ka qenë pjesë e Serbisë… Lus gjithë organet relevante që kësaj here pas këtij rasti te merren seriozisht për të qëndruar seriozisht dhe për ta mbrojtur”, shton ai.

Gjatë ditës së premte 11 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë kaluar të maskuar e armatosur pranë restorantit “Oxygen”, në Karaçevë.

Derisa kanë qenë edhe disa grupe të tjera të cilat kanë kaluar në territorin e kësaj zone.

Që nga përfundimi i luftës banorët e këtij fshati të Kamenicës kanë alarmuar disa herë për futjen e xhandarmërisë serbe në këtë territor.

KFOR-i ka të vendosur tabelat për shënimin e kufirit të përkohshëm të Kosovës, në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

LVV për lëvizjen e ushtrisë serbe në Karaçevë: Qeveria nuk po mbron qytetarët

Një tjetër reagim për hyrjen e disa ushtarëve serbë në fshatin Karaçevë të Dardanës ka ardhur nga Lëvizja Vetëvendosje. Partia e Albin Kurtit ka disa pyetje për kryeministrin Avdullah Hoti, i cili ka dhënë  versionin e tij rreth lëvizjes së ushtarëve serbë në atë pjesë.

Sipas LVV’së, institucionet e vendit po tregohen të ngathët të sigurojnë mbrojtje për qytetarët që jetojnë në fshatrat rreth vijës kufitare me Serbinë, transmeton Gazeta Express.

LVV’ja kritikon Hotin që po kërkon hetime për lëvizjën e ushtrisë serbe edhe pse, sipas partisë së Kurtit, e kanë konfirmuar Policia dhe e kanë parë qytetarët e asaj zonës.

“Ky kryeministër, që ka hequr dorë edhe nga reciprociteti me Serbinë, siç duket nuk sheh mundësi që aty ku shfaqet Serbia të ketë prani edhe Kosova. Sipas tij policia kur shkoi në vend të ngjarjes nuk pa asgjë, andaj po kërkon hetim thua se banorët e policia e Kosovës nuk kanë parë hyrje të forcave të Serbisë atje”

Pa reciprocitet e me huti, kjo është qeveria Koti

Kjo fundjavë u mbyll me lajmin se në rrugën kryesore të fshatit Karaçevë kanë kaluar 8 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe, të uniformuar, me helmeta dhe armë të gjata. Dëshmitarë ishin banorët të cilët edhe i fotografuan ata, por edhe ish kryetari i komunës së Dardanës, Shaip Surdulli, i cili tregoi se policia e Kosovës më vonë ia ka konfirmuar se ata janë pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.

Nuk është hera e parë që shohim një patrullim të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës. Shpesh ka pasur incidente të tilla edhe në të kaluarën. Kujtojmë vrasjet dhe plagosjet në Dumnicë në vitin 2014 dhe dhjetëra raste kur është dëmtuar e vjedhur prona, e janë frikësuar e terrorizuar banorët shqiptarë të këtyre fshatrave në vijë kufitare.

Qeveria e Kosovës, institucionet vendore në vend se të kujdesen për rendin dhe ligjin, e të sigurojnë mbrojtje për qytetarët në këto pjesë, po vazhdojnë të jenë të ngathëta, neglizhente, ta bartin përgjegjësinë te KFOR-i, e madje edhe të shfaqin mosbesim ndaj banorëve e vetë institucioneve tona. Si u bë që KFOR-it, dhe askujt tjetër i takon ajo pjesë sipas marrëveshjes së Kumanovës, e ndërkohë shohim ecje të lirë e të rëndë të xhandarmërisë serbe aty, dhe askund ndonjë institucion vendor të sigurisë? Si u bë që policia e Kosovës nga vendi i ngjarjes e konfirmoi që ata janë pjesëtarë të xhandarmërisë, kurse më vonë kur pjesëtarë të policisë së Kosovës shkuan në Karaçevë nuk panë asgjë? Duhet hetim e raport i detajuar thotë kryeministri i hutuar përderisa nuk ka kurrfarë ndjeshmërie për cenimin e sovranitetit dhe jetën e sigurinë e banorëve të republikës në atë pjesë.

Ky kryeministër, që ka hequr dorë edhe nga reciprociteti me Serbinë, siç duket nuk sheh mundësi që aty ku shfaqet Serbia të ketë prani edhe Kosova. Sipas tij policia kur shkoi në vend të ngjarjes nuk pa asgjë, andaj po kërkon hetim thua se banorët e policia e Kosovës nuk kanë parë hyrje të forcave të Serbisë atje. Është koha e fundit që institucionet vendore të jenë në krye të detyrës për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Një ndërhyrje e tillë e xhandarmërisë është e papranueshme e po ashtu edhe indiferenca e institucioneve vendore.

Banorët e Karaçevës rrëfejnë frikën që përjetuan kur panë ushtrinë serbe para dyerve të shtëpisë

Dje rreth orës 17:00, në Karacevë të Kamenicës u panë 11 ushtarë serbë. E prezenca e tyrë në këtë fshat të Kosovës, u prit me frikë nga banorët e asaj ane.

Të njëjtit thonë për T7 thonë se të shpeshta janë vizitat e trupave serbë.

Mirëpo një ditë më pas, në këtë zonë janë parë patrullat e policisë së Kosovës.

E, Kryetari i Kamenicës, thotë se ushtarët serbë kishin një aksion me KFORI-in.

Të shtunën në Karaçevë shihen trupat policorë të Kosovës, KFOR-i thotë se ishin në koordinim me serbët.

Kjo është një lagje me dymbëdhjetë shtëpi të banuara me shqiptarë në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

E në këtë zonë, të premten u panë mysafirë të pa ftuar.

Aty, 11 ushtarë serbë kaluan mes përmes këtij fshati.

Ky veprim që po ndodh tash e sa kohë duket që i ka shqetësuar banorët këtu.

Banor i Karaçevës e ish kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli thotë që kolonën e ushtarëve serbë e kanë parë prej oborrit të shtëpisë.

Prezenca e pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe së bashku me qenë po delë të jetë më e shpeshtë në këtë pjesë, e hic e dëshiruar për shqiptarët.

Madje ushtarët serbë i kanë përshëndetur banorët.

Prej kësaj lagje ushtarët kaluan tek një restaurant goxha i frekuentuar në fshatin Karaçevë.

Pronari i tij thotë që veprimet e tilla po i shqetësojnë klientët.

E, Imami i Karacevës, ka kërkuar nga institucionet që të marrin hapa konkret dhe të shtojnë forcat e policisë në këtë pjesë.

Ndërkohë Policia e Kosovës në një përgjigje kanë thënë që e kanë njoftuar KFOR-in për patrullimin e xhandarmërisë.

E ekipa e televizionit 7 gjatë qëndrimit në Karaçevë hasi në patrulla të Policisë së Kosovës në këtë pjesë të fshatit.

Ndërkohë kryetari i fshatit, Selver Lenjani thotë që ka kërkuar ndihmë disa herë prej institucioneve për këtë çështje.

Por sipas tij, kërkesa e tij tash e sa vite kanë mbetur në heshtje.

Në anën tjetër kryetari i Komunës së Kamenciës, Qëndron Kastrati pas një bisede që ka pasur me KFOR-in thotë që veprimi i djeshëm ka qenë pjesë e një aksioni të KFOR-it.

Në anën tjetër KFOR ka thënë që bashkëpunon me Organizatat e Sigurisë së Kosovës në të gjithë Kosovën, dhe me Forcat e Armatosura Serbe në Vijën Administrative Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

E në Karaçevë të shtunën u pa edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai tha që institucionet s’duhet të lejojnë veprime të tilla.

Ministrja e Jashtme përgënjeshtron KFORin: Hyrja e ushtrisë serbe në Kosovë s’ishte e sinkronizuar

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë disa sqarime rreth “hyrjes ilegale dhe të paautorizuar” të xhandarmërisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës.

Haradinaj-Stublla përmes një postimi në llogarinë e saj “Facebook” ka sqaruar se çka nënkupton patrullimi i sinkronizuar.

“Patrullimi i sinkronizuar nënkupton që secila forcë ushtarake vepron brenda territorit të vet dhe nuk e kalon kufirin. Palët dakordohen të lëvizin përgjatë vijës kufitare, dhe në kohë të caktuar e njoftojnë njëra tjetrën për atë se çka kanë hasë në terrenin e tyre gjatë patrullimit të sinkronizuar”, ka shkruar ajo, duke theksuar se ngjarja e 7 gushtit në Karaçevë nuk rezulton të jetë patrullim i sinkronizuar, por siç thotë patrullim i përbashkët me Serbinë, për të cilin nuk ka askush mandat e as autorizim.

“Popullit të shqetësuar duhet t’i sqarohet se a e ka shkelur Serbia marrëveshjen me NATOn që ka hyrë 300m brenda territorit të Kosovës, apo këtë e ka bërë me aprovimin paraprak! Terrorizimi i popullit shqiptar të fshatit kufitar me Serbinë, përmes defilesë së uniformës serbe dhe rikujtimit të krimeve gjenocidale të Serbisë në Kosovë, nuk e ndihmon normalizimin e marrëdhënieve, pajtimin, e as vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Uniforma ushtarake e policore serbe në territorin e Kosovës hapë plagët e krimeve të pandëshkuara, dhe traumat e luftës së vitit 1999”, ka shkruar ministrja Haradinaj-Stublla.

Sipas saj mekanizmat e sigurisë në asnjë menyrë nuk do të duhej të lejojnë, e aq më pak të lehtësojnë patrullime të tilla në territorin e Republikës së Kosovës, që shkaktojnë shqetësime dhe pasiguri tek qytetarët e asaj ane, trazojnë paqen, dhe provokojnë dhunë e vetëmbrojtje.

Haradinaj-Stublla tha se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, ashtu siç e kanë njohur gati mbi 2/3-tat e shteteve të botës, 22 nga 27 shtete anëtare të BE-së, dhe 26 nga 30 shtete anëtare të NATOs, e poashtu të respektojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që konfirmoi ligjshmërinë e plotë të Pavarësisë të Republikës së Kosovës me 17 shkurt 2008 në kufijtë ekzistues. “Veprimi sipas Kushtetutës dhe Ligjit nuk është deklaratë pompoze, por obligim shtetëtor që duhet t’a ndjekim të gjithë”, ka shkruar tutje ajo.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, i njohur me shkurtesën KFOR, ka deklaruar se më 7 gusht, në Komunën e Kamenicës kanë zhvilluar një patrullë të sinkronizuar me Forcat e Armatosura serbe, përgjatë vijës kufitare administrative, në afërsi të fshatit Hodonovc.

Kosovë – Rreth 100 milionë euro më pak të hyra në arkën e shtetit

Luljeta Krasniqi – Veseli

Si pasojë e pandemisë COVID-19, buxheti i shtetit të Kosovës brenda gjashtë muajve ka më pak të hyra për afro 100 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, thonë zyrtarët nga dy institucionet kryesore për mbledhjen e taksave, tatimeve dhe detyrimeve të ndryshme financiare.

Dy institucionet që kontribuojnë më së shumti në mbushjen e buxhetit të Kosovës janë Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës.

Arsyeja e rënies së të hyrave ka ardhur si pasojë e masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, siç janë kufizimet në ushtrimin e aktiviteteve ekonomike, shlyerja dhe shtyrja e obligimeve tatimore dhe masa tjera.

Kosova kishte filluar marrjen e masave për frenimin e përhapjes së COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi, që nga data 13 mars kur ishin raportuar rastet e para me këtë virus në vend.

Doganat e Kosovës, rreth 75 milionë euro më pak të hyra doganore

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, tha për Radion Evropa e Lirë se në periudhën janar –korrik ka pasur rënie të të hyrave në vlerë prej 74 milionë euro.

“Për periudhën janar –korrik, taksat kanë pësuar ulje për 11.7 për qind më pak se vitin e kaluar. Vitin e kaluar kishim 636 milionë euro, kurse gjatë këtij viti kemi 568 milionë euro. Arsyet e rënies është rënia e importit të disa produkteve si dhe rëniet në berzat ndërkombëtare të çmimit të naftës”, thotë Stavileci.

Sipas buxhetit të Kosovës, i cili kap vlerën prej mbi 2 miliardë euro, Doganat e Kosovë për arkën e shtetit për vitin 2020 duhet të grumbullojë mbi 1,2 miliard euro, ndërsa nga Administrata Tatimore e Kosovës rreth 600 milionë euro.

ATK-ja me 23 milionë euro më pak të hyra tatimore

Grumbullimi të hyrave pas gjendjes së krijuar nga pandemia e koronavirusit, konsiderohet të jetë vështirësuar edhe në Administratën Tatimore të Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj të premten më 7 gusht, gjatë prezantimit të të dhënave të këtij institucioni, ka bërë të ditur se në vitin 2020 janë mbi 23 milionë euro më pak të hyra të mbledhura nga ky institucion.

Sipas të dhënave të ATK-së, në gjashtëmujorin e vitit 2019 të hyrat tatimore në Kosovë kanë qenë në vlerë prej 239.5 milionë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2020 janë mbledhur 215.9 milionë euro.

“Realizimi i të hyrave tatimore deri më 30 qershor, 2020 kapë vlerën prej 215,9 milionë euro. Vlen të theksohet se inkasimi i të hyrave nga fillimi i këtij viti deri më 18 mars 2020, ka qenë në përputhje me planifikimet e parapara, mirëpo pas kësaj date është vërejtur një trend i uljes së të të hyrave, duke pas parasysh efektet që ka dhënë COVID-19, si dhe vendimet për shtyrje të afatit të pagesës së detyrimeve tatimore dhe kontribute pensionale.”, thotë Muretzaj.

Parashikimet e qeverisë flasin për mbi 200 milionë euro më pak të hyra në këtë vit

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami i pati thënë Radios Evropa e Lirë se sipas parashikimeve do të ketë rënie të madhe të të hyrave të rregullta të buxhetit.

Sipas saj, gjatë vitit 2020 do të ketë 232 milionë euro më pak të hyra.

Ligji mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, të cilit i ishte bërë rishikim për shkak të mobilizimit të mjeteve financiare për të mbuluar pasojat që janë shkaktuar nga pandemia, ka mbuluar mungesën e të hyrave tatimore, prej 232 milionë eurosh.

Përveç, humbjeve në vlerë prej rreth 100 milionë euro që janë shkaktuar nga mungesa e mbledhjes së të hyrave tatimore dhe doganore, dëmet e sakta të tjera ekonomike ende nuk janë të evidentuara.

Por, nga parashikimet e bëra të institucioneve ndërkombëtare dhe ekspertëve, bëhet fjalë për dëme të mëdha.

Banka Botërore dhe Fondi Monetarë Ndërkombëtare kanë parashikuar tkurrje të ekonomisë së Kosovës në vitin 2020 për mbi 5 për qind.

Ndërkaq, sipas kryetari të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi nëse Kosova do të ketë tkurrje ekonomike deri në 7 për qind, humbjet mund të sillen jo më pak se 500 milionë euro në Bruto Produktin Vendor.

Këta politikanë shumë i duroi kjo tokë!! Nga Skënder MULLIQI

 Çka është , këtu është. Dhe, shumë pyetje të cilat janë të rëndësisë publike, edhe kërkojnë përgjigje adekuate publike.Sa na është koklavitur skena politike, zor është edhe të jepen përgjigjet, por ndoshta deri diku .Mjetët e informimit gjatë këtyre viteve kan pasur shumë punë .Kan pasur shumë ngjarje të rëndësishme, shumë ndodhi , e shumë fenomene negative të cilat e goditën Kosovën e pas luftës.Madje ndodhën edhe vrasje për motive politike.Liritë elementare dhe të drejtat e qytetarëve ende nuk janë të nivelit të dëshiruar.Unë për vete dëshirojë që të gjithë popujtë e botës edhe populli im ti kenë të drejtat që u takojnë më konventa ndërkombëtare.Kohët dhe rrethanat historike na kan pru deri këtu ku jemi.Në kontestin historikë shumë pak kemi ndryshuar nga logjika e vjetër e të menduarit . Kosova erdhi deri të liria pas shumë vitëve dhe pas shumë sakrificave njerëzore e materjale.Qysh kur u organizuan shkollat paralele dhe filluan përgatitjët për luftë , si dhe kur për president te Kosovës, u zgjodhë dr.Ibrahim Rugova , më duket mua së është zgjedhur problemi i Republikës .Por, problemi i të bërjës shtet si duhet nuk është zgjidhur ende!Kjo nuk po bëhët së presidenti ndrrojë jetë në vitin 2006. Vdekja e Rugovës la zbrazëtirë të madhe në jetën politike të Kosovës. Nuk pati kush e zëvëndëson në mënyrë të denjë.Këta që u ngjitën në pushtet pas tij, nuk e kan dijën , e as vullnetin politike të punojnë mirë. Dhe, kështu erdhem ku erdhëm më 100 adalete në një fazë që të luftojmë për jetë a vdekje. Për jetë a vdekje të Kosovës si shtet , dhe të luftojmë për një jetë më të mirë , se shumica qenqe janë duke jetuar! Kur shtyhet diqka më zor, edhe me zor rregullohen punët .Kosovën në këtë deregje e prun qeveritë që nuk punuan për interesin e qytetarëve , por punuan për interesin e pushtetarëve. Pushtetin e humbën më votë të lirë, por këtë pushtet të humbur e kthyen më qyk të zorit. U bashkuan humbësit që mos ti humbin pasuritë e kontrabanduara, që mos të humbin pozitat pushtetare, së përfitimet po i lidhin fort njeri më tjetrin . Milionerët e politikës , nuk lanë gurë pa lëvizur që ta rrëzojnë Qeverinë e mire Kurti.Nuk ka kush që më bindë së kjo punë , u bë për të mirën e Kosovës?!Këto ishin marifete të tyre politike, të plasuara për opinion , ishin paravan për ta kthyer pushtetin e humbur. Ama çdo ditë u paraqitën para gazetarëve , thua së ka kërcitë kiameti mbi këtë tokë, pse më në fund erdh në pushtet një koalicion qeverisës, I cili vërtetë ishte shpresa e këtij populli .E morën pushtetin në mënyrë tinzare e hileqare , së kështu do të vazhdojnë hajnit ,deri sa nuk do të kemi një revoltë qytetare për ti hequr qafe këta keqbërës të pangopashëm , që e kan kapur shtetin fort për gryke. Cili institucion i shtetit është duke punuar mirë? Pak e hiq. Po na qesin hi syve , së punët nuk janë keq në Kosovë! Këta politikanë , shumë i duroj kjo tokë ?!E kan çbi Kosovën duke e plaqkitur, veq ju ka mbetur edhe më e shitur! E kan lënë këtë popull aqik të ngujuar si në burgun famekq të Kolldiçit!I vetmi vend ku qytetarët e saj janë mbyllur hermetikisht nga Evropa e Civilizuar! Kohën e fundit është duke na qitë fare pandemia, e këta kan mbetur duke bërë sehir!Kan mbetur duke I numëruar viktimat e virusit pa bërë gadi asgjë .Çdo ngjarje politike po e shfrytëzojnë për marketing politik ,po e shfrytëzojnë paturpësisht për ta zhvendosur vëmendjën e qytetarëve nga problemet që po vlojnë . E kan shëndruar Parlamentin në “Klub të Cirkut”, dhe atë qëllimisht.E kan okupuar shumë hapësirën informative pikërisht për arritjën e qëllimeve të tyre?! Me shpallë konkurs , nuk kishim gjetur ma klasë hileqare politike. Edhe rastin e fundit të hyrjës të gjandarmërisë serbe ne Karaqevë , po e shfrytëzojnë që edhe disa ditë të zhvendosët vëmendja në këtë temë?! Pak e hiq dert e paten së po na cenohet sovraniteti dhe integriteti territoral i Kosovës…?!

Reagime rreth patrullimeve të përbashkëta të KFOR-it dhe forcave serbe përgjatë kufirit Kosovë – Serbi

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, thanë se të premten më 7 gusht, kanë zhvilluar një patrullim “të sinkronizuar” me forcat e armatosura serbe, përgjatë vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Njoftimi i KFOR-it, pasoi raportimet e medieve vendase se të premten “forcat serbe kishin hyrë në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës”. Njoftimi nxiti reagime dhe kritika në adresë të qeverisë së Kosovës.

Forcat paqeruajtëse shpjeguan të shtunën se bëhej fjalë për një patrullim të përbashkët me Forcat e Armatosura të Serbisë në vijën kufitare.

“Që nga viti 2008, patrullimet e sinkronizuara zhvillohen në mënyrë rutinore së bashku nga KFOR-i dhe Forcat e Armatosura serbe përgjatë vijës kufitare administrative për të ofruar siguri dhe për tu siguruar që nuk ka incidente. Në këtë drejtim, KFOR-i gjithashtu zhvillon patrulla të përbashkëta me organizatat e sigurisë së Kosovës në afërsi të vijës kufitare administrative”, thuhet në një komunikatë të forcave paqeruajtëse.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se ministri i tij i Brendshëm, Agim Veliu është takuar me komandantin e KFOR-it.

„Siguria në Kosovë nuk mund të rrezikohet nga askush. Nuk ka vend për panik, dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja. Kufijtë e Republikës së Kosovës janë të sigurt dhe të njohur ndërkombëtarisht nga pjesa më e fuqishme dhe demokratike e botës“, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.

Komentet e kryeministrit Hoti pasuan një vizitë të ish kryeministrit Ramush Haradinaj në fshatin Karaçevë, „për të biseduar me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe. Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla“, shkroi zoti Haradinaj.

Partia Demokratike e Kosovës i bëri thirrje qeverisë dhe bashkësisë ndërkombëtare “që të reagojnë me shpejtësi dhe veprime të drejtpërdrejta për t’i ndalur këto provokime të drejtpërdrejta ndaj sovranitetit të vendit dhe shmangin çfarëdo konflikti të mundshëm që mund t’i cënoj të arriturat e deritanishme”.

Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, tha pas takimit me komandantin e KFOR-it, Michele Risi, se bëhej fjalë për patrullim të përbashkët dhe se „aktivitete të tilla të sinkronizuara mbahen si me Forcat Serbe ashtu edhe ato të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të evitohet çfarëdo përplasje ndërmjet pjesëtareve të dy forcave“.

Forcat e NATO-s thanë se vija kufitare Kosovë – Serbia, “shtrihet në rreth 350 kilometra dhe nuk është e shënjuar qartë apo e përcaktuar nga elemente të terrenit natyror dhe të identifikueshëm, siç janë lumenjtë ose vargmalet, por është shënuar vetëm në harta”. Sipas tyre, „patrullimet e sinkronizuara duhet t’i përshtasin lëvizjet e tyre me terrenin“, ndërsa në asnjë moment pjesëtarët e forcave serbe „të një patrulle të sinkronizuar nuk ndahen nga pjesëtarët e KFOR-it“ dhe njësoj ka ndodhur edhe të premten.

Nënkryetari i LDK kërkon ndryshimin e kufijve me Serbinë për të mos hyrë më ushtria serbe në Karaçevë

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka përdorë ngjarjen e Karaçevës, ku disa xhandarë serbë hynë në territorin e Kosovës, për të kërkuar bashkimin e Luginës me pjesën tjetër të Kosovës.

Në një reagim në Fb, ai ka thënë se vetëm kur kufiri i Kosovës të shkon deri në Ristovë atëherë s’do të ketë më xhandarë në territorin e Kosovës. Ka thënë se tash është koha të kryhet puna e jo të bëhen deklarata popullsite.

“Kufiri në Ristovc duhet të jetë nëse doni mos me e pa xhandarmërinë serbe në rrugët e Karaqevës së Epërme. Koha me kry punë, e jo me deklarata e populizma politike. Synimi i tyre po shihet, por i yni?!”, ka shkruar Haziri, në një reagim në FB.

Mbrëmë janë publikuar pamje të ushtarëve serbë që kanë hyrë në një fshat të Kamenicës që është në kufi me Serbinë. KFOR’i ka thënë se kishin një ushtrim të përbashkët me Serbët.

Sidoqoftë, Lutfi Haziri prej vitit 2011 e ka promovuar idenë e tij që të bashkohet Lugina e Preshevës me Kosovës. ka thënë se zgjidhja më e mirë për shqiptarët dhe Kosovën është bashkë bashkimi i Luginës.

“Çfarëdo marrëveshje me Serbinë që nuk e rikthen këtë pjesë të natyrshme të Kosovës brenda kufijve të saj, nuk është zgjidhje as e qëndrueshme, as e përhershme. Pra, nuk mund të quhet finale, por marrëveshje gjysmëfinale”, ka thënë Haziri, në janar të vitit 2019.

“Nuk ka asnjë argument të vetëm politik e as socio-ekonomik që do të vërtetonte se zgjidhja përfundimtare e çështjes së Kosovës me Serbinë është e qëndrueshme pa rikthimin e Kosovës Lindore në Republikën e Kosovës”, ka shtuar ai.

Fshatin Ristrovc ndodhet në Vranjë të Serbisë.

Komuna e Kamenicës e qartëson rastin e Karaçevës: KFORI na tha se kishin një aksion të përbashkët me ushtrinë serbe

Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati për Gazetën Express tha se KFOR’i u ka sqaruar se patrullimet e xhandarmërisë serbe dje në Karaçevë kanë qenë aksion i përbashkët me forcat paqeruajtëse të tyre. Kastrati tha se si komunë e as nga policia nuk kanë qenë të informuar paraprakisht për këtë aksion të përbashkët.

Ngjarja e djeshme në Karaçevë të Kamenicës ku xhandarmëria serbe janë parë duke hyrë në thellësi të fshatit ka zgjuar jo pak reagime.

Kryetari i Kamenicës Kastrati tha se i ka shprehur shqetësimin e tij KFOR’it pasi pavarësisht aksionit të përbashkët, xhandarmëria serbe nuk ka të drejtë të futet në brendi të territorit të Kosovës.

“Me të pranuar informatën, menjëherë kam kontaktuar me nivelin  qendror për shkak që mbrojtja e kufijëve është në mandatin e tyre. Kam biseduar edhe me KFOR-in sepse askush nuk mund të hyj në atë pjesë pa pasur fillimisht leje të veçantë nga ta. Sipas tyre ka qenë kontroll i përbashkët me ushtrinë serbe, për çka edhe ua shpreha shqetësimin tonë si komunë sepse pavarësisht aksioneve të përbashkëta ata nuk kanë pasur të drejtë të hyjnë thellë brenda territorit, pra në vendin ku edhe janë marrë pamjet”, tha Kastrati për Express të shtunën.

Kastrati tutje tha se nuk kanë qenë të informuar paraprakisht si komunë për këtë aksion të përbashkët të KFOR’it me ushtrinë serbe.

“Nga informatat që kemi as Policia e as ne si komunë nuk kemi qenë të njoftuar paraprakisht për këtë aksion të përbashkët, e normalisht që kjo ka sjellë shqetësim për banorët e asaj ane sepse nuk është hera e parë që ata përballen me diçka të tillë”, tha Kastrati.

Ai u shpreh po ashtu se kësaj radhe xhandarmëria është futur në zonën e fshatit ku frekuentohet nga të gjitha moshat.

“Madje kësaj rradhe kanë hyrë në një territor të frekuentuar nga të gjitha moshat. Për shkak të një gabimi në Marrëveshjen e Kumanovës në vitin 1999, ata ndihen të provokuar që organet e Serbisë hyjnë brenda vendbanimeve të tyre, aq më pak në këtë thellësi territoriale që nuk parashihet as me këtë marrëveshje të 99-tës”, u shpreh Kryetari i Kamenicës.

Ndërkohë Ministri Anton Quni gjatë ditës ka folur për Express ku ka thënë se në lidhje me këtë rast KFOR’i dhe organet e tjera të sigurisë janë duke e hetuar rastin.

“Rasti është duke u hetuar nga autoritetet e KFOR-it dhe institucionet vendore të sigurisë.Besoj se së shpejti do ta kemi raportin e saktë mbi natyrën dhe motivin e kësaj ngjarjeje.Nga ana e FSK-së janë duke u zbatuar veprimet e duhura nën drejtimin e Komandantit të FSK-së gjenerallejtënant  Rrahman Rama”, tha Ministri i Mbrojtjes.

Kurse policia e Kosovës kanë deklaruar se kanë njoftuar KFOR’in për patrullimin e xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës. Ata thanë po ashtu se njësitet kufitare të tyre kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes por që nuk kanë hasur në ushtri të Serbisë./GazetaExpress/