Si pasojë e krizës, në Kosovë është banalizuar nga diskorsi politik ndjenja sublime e mirënjohjes të shqiptarëve ndaj SHBA, sanksionuar përmes deduksionit strategjik kombëtar të shqiptuar nga Ibrahim Rugova, se “Shqiptarët me SHBA janë në aleancë të përjetëshme”.
ProAmerikanizmi propagandues deklarativ i shtetarëve të korruptuar të Kosovës është arma më spekulative e një makiavelizmi folklorist dhe surrogato që pushteti politik përdor të justifikojë gjithë degradën e sistemit prej shpërdorimit të pushtetit.
Në fakt, korrupsioni i kupolës qeveritare në Kosovë dhe antiAmerikanizmi janë në asonancë dhe rezonancë të plotë me njëri-tjetrin.
A mund të jenë proAmerikanë një grup oligarkësh, derivatesh dhe atavizma të tyre, që e përdorin pushtetin për ta kthyer shtetin në pronë private, që keqpërdorin votën e popullit, që mashtrojnë popullin dhe e detyrojnë të marrë plaçkat në krahë e të ikë nga vendi i vet, ashtu si e detyronte 17 vjet më parë regjimi kriminal i Milosheviçit ?
Kjo pyetje retorike e ka me vete përgjigjen !
Por unë jam përgjigjur po me një figurë tjetër të stilistikës që përmban në vetvete absurditetin ilogjik,
si forma e rebelimit të mendjes së çliruar nga mendja e robëruar:
Prandaj, nëse Thaçi vijon të thotë “jam proAmerikan”, unë do të thosha automatikisht se “jam antiAmerikane”.
Paradoksit me paradoks, me thojza të hekurta!
Sepse si qënie njerëzore,
unë jam e kundërta e asaj që është Hashim Thaçi!
Nëse Thaçi thotë se jam “për shtetin ligjor”, unë automatikisht do të thosha se “jam kundër shtetit ligjor”!
Kosova vendi ku gëlon antishteti, klientelizmi, nepotizmi, hajnia, shitja e votës për privilegje politike.
Nëse Thaçi thotë “unë jam i ndershëm”, unë do të thosha se “jam e pabesë”!
Nëse Thaçi thotë se “kam integritet”, unë do të thosha se “jam gënjeshtare”!
Nëse Hashim Thaçi thotë, unë “jam i fjalës dhe i besës”, unë do të thosha se jam e “dredhive dhe hakmarrjeve”.
Nëse Hashim Thaçi thotë, unë “jam për unitet e bashkërendësi”, unë do të thosha se jam për “ndarje e përçarje”,
Nëse Thaçi thotë se “jam i arsimuar dhe i edukuar”, unë do të thosha se “jam analfabete dhe injorante”!
Nëse Thaçi thotë “jam për drejtësinë”!
Unë do të thosha se “jam për shtetin mafioz”!
Sepse ato që thotë Hashim Thaçi & Co janë gropa e së vërtetës!
Prandaj unë jam e kundërta e asaj që është Hashim Thaçi.
Prandaj jam e kundërta e atyre që thotë Hashim Thaçi.
Kosova 17 vjet e çlirume e deri më sot asnjë dosje e zbardhur dhe kriminelët vazhdojnë e kërcënojnë
duke larë gojën e duke u shpallur proAmerikanë të thekur!
Të gatshëm të akuzojnë për antiAmerikanizëm gjithë popullin që nuk është me ta !
Dhe ta arrestojnë e fusin mbrendë të gjithë popullin, ose rruga ma e shkurtër është që ta dëbojnë sikur po bëjnë!
Duke brohoritur se qenkan proAmerikanë !
Ndërsa ne të tjerëve na anatemojnë se sipas mendjes së tyre idiote qenkemi antiAmerikanë!
I don’t care! Nuk çaj krye fare!
Sepse këtë rrugë që po vazhdoj e nisa duke besuar tek Amerika.
Kësaj rruge nuk iu shqita sepse besova se Amerika do të mbështesë ata që e meritojnë të udhëheqin popullin drejt lirisë e demokracisë!
Kësaj rruge nuk i devijova sepse besoj se demokracia Amerikane kërkon një Kosovë të lirë dhe demokratike,me të njëjtat standarte që ka çdo shtet Perëndimor.
Kosovën demokratike e bëjnë njerëzit e ndershëm, me kapacitete dhe trima.
Sepse kjo kategori njerëzish i doli zot dhe e bëri edhe Amerikën, Francën, Italinë etj!
Baballarë të Amerikës janë George Washingtoni, Thomas Jeffersoni, Abraham Lincolni.
Hashim Thaçi është njerku i Kosovës po të shprehesha në mënyrë të kultivuar,
një Thénardier, inspektori Javert,
O’Brien tek Viti 1984 George Orwell,
Uriah Heep,
Voldemort, më i keqi i të këqinjve
apo një Michael Corleone i shekullit XXI.
Tani po më bëni të besoj se Hashim Thaçi qënka aktor,
se këtë paraqitjen e tij 20 vjeçare në politikë e publik,
analfabet, rumpallë, gjarpër, i akuzuar si kriminel, pa aftësi shtetbërëse, me aftësi të kufizuara imagjinate,
veç me aftësi shtetrrënuese,
e paska vetëm si maskë,
sepse fytyra e tij e vërtetë konspirative
qenka ajo e pasperdeve, paskuintave dhe e kuluareve diplomatike.
Se atje është ai i vërteti, i pastri dhe pa asnjë të metë!
Mos më bëni të besoj se Hashim Thaçi ia kalon edhe DiCaprios.
Se ajo që shohin sytë tanë dhe provon në lëkurën e vet populli
na qenka pjesë e aktrimit, e protagonistit negativ, personazhit të keq dhe të urryer!
Ok, këtu dorëzohem,
le të shkojë në Hollywood atëherë
se ia kaluar për nga talenti
edhe Marlon Brandos
De Niros dhe Al Pacionos
në rolet legjendare të kryemafiozëve
por assesi jo të kthehet në një Putin real të Kosovës që brohoret 24 orë non stop se është proAmerikan!
Sepse unë fill do të vikasja deri në brimën e qiellit jam “antiAmerikane”!
Komentet