VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Nesër në Bjellorusi fillojnë Lojërat Evropiane

By | June 20, 2019

Komentet

Të mërkurën filloi shitja e biletave për EURO 2020

Biletat për Kampionatin Evropian në futboll, EURO 2020, për tifozët e përfaqësuesve të kualifikuara, janë në shitje nga e mërkura, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tifozët mund të aplikojnë për bileta që nga ora 13:00 sipas kohës të Evropës Qendrore të mërkurën në ueb-faqen e EURO 2020 “euro2020.com/tickets”.

Tifozët mund të aplikojnë për bileta deri më 18 dhjetor.

Në hapje të turneut, Turqia do të përballet me Italinë në Romë më 12 qershor, dhe do të udhëtojë për në Azerbajxhan për t’u përballur me Uellsin në 17 qershor dhe Zvicrën në 21 qershor në Baku.

Shaqiri rikthehet me gol në triumfin e Liverpoolin në derbin e Merseyside

Xherdan Shaqiri ka shënuar gol në rikthimin e tij titullar për herë të parë këtë sezon për Liverpoolin, në fitoren e të kuqve 4:2 kundër Evertonit në derbin e Merseyside.

Liverpooli e vazhdoi ecurinë e përkryer pa humbje në Premierligë, duke e regjistruar fitoren e 14-të nga 15 ndeshje deri tani, falë dy golave nga Divock Origi, një nga Sadio Mane, një nga Xherdan Shaqiri dhe një nga Georgino Wijnaldum, të mërkurën në Anfield, raporton Gazeta Express.

Anësorit shqiptar nga Gjilani, Shaqirit iu dha një mundësi e rrallë nga Jurgen Klopp këtë sezon dhe ai u përkujdes për ta shfrytëzuar atë në maksimum, duke shënuar një herë gjatë 90 minutave të plotë.

Në një sezon të vështirë, fillimisht duke u lënë në stol nga trajneri gjerman, e më vonë për shkak të lëndimit të gjatë dymujor, Shaqiri e gëzon startin e parë në një ndeshje të Liverpoolit këtë sezon.

28-vjeçari që deri sonte i kishte luajtur vetëm 25 minuta lojë në katër paraqitje për të kuqtë, vuante nga pulpa e këmbës.

Liverpooli tani grumbullon 43 nga 45 pikë të mundshme pas 14 javëve në Premierligë, duke e ruajtur epërsinë prej tetë pikëve ndaj ndjekësit të parë në krye, Leicester City.

Evertoni, ndërkohë, pësoi për herë të dytë radhazi në ligë dhe tani ngel në pozitën e 18-të, me vetëm 14 pikë, dhe i duhet të luftojë për mbijetesë.

De Biazi nuk harron Shqipërinë, organizon mbledhje fondesh për familjet e prekura nga tërmeti

Tërmeti që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit, ka lënë pasoja të rënda. Kjo ka bërë që shumë njerëz dhe vende të solidarizohen, duke dhënë kontributin e tyre sado të vogël për Shqipërinë.

 

Një ndër ta është dhe Xhani De Biazi, ish-trajneri i Kombëtares, që nuk e ka harruar ende vendin tonë.

Pas tërmetit ai dha një mesazh për popullin tonë, por duket se italiani nuk do të ndalet me kaq dhe do të bëjë një organizim në Itali, për mbledhje fondesh, të cilat do të nisen drejt Shqipërisë, për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.

Ishte vet trajneri, që përmes një postimi në rrjetet sociale, i bën thirrje njerëzve të ndihmojnë sipas mundësive.

/PANORAMASPORT.AL/

Lorik Cana nga Amerika, thirrje për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti (video)

Në Shtetet e Bashkuara ndodhet ish futbollisti dhe kapiteni i kombëtares shqiptare në futboll, Lorik Cana. Ai erdhi në ShBA ditën kur Shqipëria u godit nga tërmeti që shkaktoi shumë vdekje. Tragjedia i ndryshoi misionin në Amerikë. Në vizitën që kishte planifkikuar të festonte për 107 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ai po grumbullon fonde për të ndihmuar të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore. Në Detroit, gazetari i Zërit të Amerikës, Burim Goxhuli bisedoi me futbollistin, i cili ndër të tjera porositi shqiptarët që të jenë po të bashkuar kurdo dhe kudo që ndodhen.

Ish futbollisti dhe kapiteni i kombëtares shqiptare në futboll, Lorik Cana, e kishte planifikuar ndryshe vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara.

Por pas tërmetit në Shqipëri, qëllimi i vizitës së tij ndryshoi.

“Sigurisht ka pasur anulime të mbrëmjeve, por shoqatat kryesore kanë vazhduar të mbledhin njerëzit me të njëjtin simbol dhe flamur, jo më në formë gëzimi për të festuar, por në formë mbështjeje. Dhe besoj ka qenë mënyra e duhur”, tha Lorik Cana për Zërin e Amerikës.

Të pranishmit në mbrëmjet shqiptare, iu përgjigjen thirrjeve të tij për të ndihmuar financiarisht të prekurit e tërmetit.

“Kemi mbledhur më duket diku rreth 50-60 mijë dollarë, vetëm në mbrëmjen e parë. Dhe ne i kemi inkurajuar njerëzit që të vazhdojnë dhe të japin donacione në këto ditë dhe në javët në vijim aq sa munden”, tha ai.

Futbollisti Cana u bën thirrje të gjithë grumbulluesve të donacioneve, që të kenë shumë kujdes në menaxhimin e tyre.

“Duhet t’ua çojmë amanetin deri në fund sepse në fund të fundit është një detyrë morale, është një detyrë shpirtërore dhe nuk luhet me momente të tilla”.

Ai nuk beson se do të abuzohet me mjetet e grumbulluara, por preferon që të sigurohet se ato do të përfundojnë në duar të nevojtarëve.

“Ne me fondacionin dhe me shoqatat këtu në Amerikë do evidentojmë shtëpi, ose do të evidentojmë shkollë ose kopsht që do të ketë nevojë për rindërtim dhe do t’a bëjmë drejtëpërdrejtë me fondacionin tim”.

Ylli i kombëtares shqiptare në futboll thotë se populli shqiptar duhet të nxjerrë mësime nga kjo tragjedi.

“Unë jam shumë i bindur që do i ndihmojmë njerëzit, do t’i rindërtojmë dhe do të ringrihemi. Në momente të vështira e kemi dëshmuar këtë. Kemi ruajtur identitetin dhe gjuhën tonë. Problemi tek ne shqiptarët qëndron tek momenti kur gjendja qetësohet, rikthehet një llojë normaliteti. Gjithë fokusi për të ndërtuar shoqërinë tonë mbarë-kombëtare, humbet, sepse atëherë ne fillojmë të mendojmë vetëm si individ, vetëm si grupacione dhe vetëm si parti politike”, tha Cana për Zërin e Amerikës.

Mesazhi i tij në këtë intervistë për Zërin e Amerikës është që fryma bashkëpunuese të shoqërojë shqiptarët, kurdo dhe kudo që ndodhen.

“Dashuria për vendin, dashuria për të ndërtuar një shoqëri, dashuria për të investuar tek gjeneratat që do të vijnë, nuk është diçka e cila fiket dhe ndizet. Është sikur besimi ndaj Zotit. Besimit ndaj Zotit nuk mund t’i kthehemi vetëm kur gjendja është e vështirë, kur jemi të sëmurë, kur kemi fëmijë të sëmurë, kur ndodh një tragjedi, kur humbim një person. Besimi ndaj Zotit është për çdo ditë. Duhet të falenderojmë zotin çdo ditë, duhet të besojmë Zotin çdo ditë, atdhedashuria është njësoj. Ne nuk mund të ndezim pjesën e atdhedashurisë vetëm në momentin e tragjedisë, sepse në shumë raste ajo që na çon deri në këto ngjarje është pikërisht sepse gjatë rrugës nuk i bëjmë gjërat e duhura”, tha ai gjatë vizitës së tij në Michigan.

Ashtu sikur Lorik Cana, edhe personalitete tjera të njohura të sportit e kulturës kontribuan për grumbullimin e fondeve për të prekurit e tërmetit.

Kosovare Asllani e bën shqiponjën në gala mbrëmjen e Topit të Artë

Kosovare Asllani ishte e nominuar për Topin e Artë në konkurrencën e femrave. Ajo nuk e harroi shqiponjën dykrenore as në gala mbrëmjen e mbajtur mbrëmë në Paris, duke treguar se është shqiptare, përkundër faktit se e përfaqëson Suedinë

Kosovare Asllani nuk e ka fshehur asnjëherë prejardhjen e saj, shkruan Gazeta Express.

Edhe pse është lindur dhe rritur në Suedi, vend të cilin e përfaqëson edhe në futboll, futbollistja kosovare sa herë që i jepet rasti e konfirmon prejardhjen e saj shqiptare.

Një gjë të tillë, ajo e bëri edhe në gala mbrëmjen e Parisit, ku ishte prezente mbrëmë në ndarjen e çmimit Topi i Artë.

Ajo u rendit në pozitën e 16-të pas një viti fantastik, ku e fitoi medaljen e bronztë me Suedinë në Kampionat Botëror dhe më pas u transferua në Real Madrid.

Por Kosovarja ishte protagoniste me veprimin e saj: ajo e formoi shqiponjën dykrenore, simbol i shqiptarëve, duke e konfirmuar dashurinë për vendin e prindërve të saj.

“Gjithmonë me mu”, ka shkruar Asllani në rrjetet sociale, duke menduar për shqiponjën, të cilën e përcjellë me një figurë zemër.

Më i miri në histori! Leo Mesi fiton të gjashtin “Top të Artë”

Leo Mesi është fituesi i “Topit të Artë” 2019! Ashtu sikundër pritej, ylli i Barcelonës i ka lënë pas shpine të gjithë për herën e gjashtë, duke u bërë dhe lojtari më i vlerësuar me trofeun me të çmuar për individë.

Pas shpinës së tij qëndron Ronaldo me 5 trofe, por portugezi kishte braktisur ceremoninë, pasi ishte prezent në atë që jep Shoqata e Futbollistëve në Itali, duke i dhënë trofeun si lojtari më i mirë në Serinë A.

I dyti u rendit Virxhin Van Dajk, i treti Kristiano Ronaldo dhe i katërti Sadio Mane!

Biznesmeni malazez jep 2 milionë euro për katastrofën në Shqipëri

Presidenti i klubit basketbollistik Mornar nga Tivari i Malit të Zi, Djordje Paviçeviç, thuhet se ka dhuruar një shifër të majme për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Lëkundjet e tokës në Durrës dhe rrethinë kanë shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materiale. Deri më tani raportohet se janë 47 persona të vdekur dhe mbi 650 të lënduar.

Pas kësaj katastrofe vendet fqinje kanë dhuruar ndihma të mëdha.

Nga Mali i Zi raportohet se ka ardhur një donacion i madh prej biznesmenit, Djordje Pavicevic.

Në faqen e Instagramit “Basketboll pa Kufij”, kanë dalur informacione se njeriu i parë i klubit të basketbollit Mornar ka vendosur të dhurojë dy milionë euro për të ndihmuar Republikën e Shqipërisë.

Paviçeviç njihet si filantrop i madh dhe humanist. Muajin e kaluar ai ka ndërtuar një terren sportiv për fëmijë në qytetin e Tivarit në Mal të Zi.

FOTO- Tragjedia në Shqipëri, nga Lorik Cana te Xherdan Shaqiri, lutje dhe solidaritet për të prekurit nga tërmeti

Gjendja e jashtëzakonshme në Shqipëri, ku raportohen për disa të vdekur dhe qindra të lënduar nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë në orët e para të mëngjesit, ka bërë bashkë futbollistët shqiptarë kudo që ndodhen.

Nga ish kapiteni Lorik Cana dhe deri tek dy futbollistët nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të gjithë kanë shprehur solidaritetin e tyre me familjet e prekura. Ky është një moment shumë i vështirë për Shqipërinë, një moment ku çdo lutje çdo mendim shkon për familjet e prekura nga kjo tragjedi.
(BalkanWeb)

Tërmeti tragjik bën bashkë tifozët në Shqipëri dhe Kosovë, të gjithë ofrojnë ndihmë

Tragjedia natyrore që ka tronditur Shqipërinë pas tërmeteve të fortë gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës ka mobilizuar grupimet e tifozerive brenda dhe jashtë kufijve.

“Tifozat Kuq e Zi” kanë njoftuar ngritjen e një fondi për të ndihmuar familjet e godituta nga tërmeti, teksa janë vendosur në dispozicion të autoriteteve për çdo ndihmë vullnetare.

Janë solidarizuar edhe grupimet e tifozerisë nga Kosova.

“Plisat” dhe grupimi zyrtar i kombëtares kosovare “Dardanët” gjithashtu shprehin dhimbjen dhe ofrojnë ndihmën e tyre.
(balkanweb)

Boksieri amerikan Wilder barazon rekordin e legjendës Muhammad Ali

Boksieri amerikan Deontay Wilder ka mbrojtur titullin e kampionit në peshë të rëndë në kuadër të Këshillit Botëror të Boksit (WBC) duke nokautuar kubanezin Luis Ortiz, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen e zhvilluar në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas, 34-vjeçari Wilder nokautoi kundërshtarin e tij në raundin e shtatë.

Wilder mbrojti titullin e kampionit për herë të dhjetë dhe në këtë mënyrë la mbrapa boksierët e famshëm Mike Tyson, Lennox Lewis dhe Joe Frazier, të cilët kanë mbrojtur titullin nga nëntë herë, dhe barazoi rekordin me legjendën e boksit Muhammad Ali.

Rekordin për më së shumti mbrojtje të titullit e mban boksieri amerikan Joe Luis me 25 herë. Pas tij radhiten amerikani Larry Holmes me 20 ndeshje dhe ukrainasi Wladimir Klitschko me 18 ndeshje.

Wilder ngelet i pamposhtur në karrierën e tij. Nga 43 ndeshje, ai ka 42 fitore, prej të cilave 41 me nokaut, dhe një barazim.

VIDEO – Ikin drita në stadium, ndërpritet ndeshja Vllaznia-Teuta, tifozët thirrje “Rama ik”

Është ndërprerë për herë të dytë energjia elektrike në stadiumin “Loro Boriçi”, ku po mbahet takimi mes Vllaznisë e Teutës.

Ishte minuat e 29 e takimit, kur i gjithë stadiumi mbeti në errësirë.

nderprerja e dyte e dritave on Vidnews.

 

Pas shkëputjes së energjisë, tifozët kanë lëshuar thirrje kundër kryeministrit Rama, duke thërritur: Rama ik!

Nuk është hera e parë që tifozët thërrasin kundër kryeministrit Rama gjatë në stadium. Thirrje të tilla ndodhën edhe në ndeshjen mes Shqipërisë e Francës, në stadiumin e ri “Air Albania Stadium”.

 

dritat shkoder on Vidnews.

Tifozët në kor “Rama ik” gjatë ndeshjes Skënderbeu-Tirana, shihni momentin (Video)

 

Sërish thirrje “Rama ik” në stadiumet shqiptare. Pas rastit në ceremoninë e inaugurimit të stadiumit kombëtar “Air Albania”, thirrjet janë përsëritur edhe në ndeshjen e djeshme në Korçë mes Skënderbeut dhe Tiranës.

Megjithëse të paktë, tifozët dëgjohen teksa bërtasin në kor “Rama ik” për disa çaste në pjesën e dytë të sfidës.

Tifozët thirrje “Rama ik” gjatë ndeshjes Skënderbeu-Tirana on Vidnews.

Ndeshja përfundoi 2 me 1 për Skënderbeun, i cili ngjitet në kuotën e 20 pikëve dhe kap Bylisin në vendin e tretë, duke lënë pas shpine Tiranën me 19 pikë.