Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas situatës së shkaktuar në veri të Kosovës.
Berisha deklaron se Kosova është në të drejtën e saj të vendosë ligjin në të gjithë territorin e vendit, ndërsa bën thirrje që të shmanget rritja e tensioneve.
Lideri i opozitës thekson se autoritetet e Prishtinës duhet të ndërmarrin hapat e duhura për shtensionimin e situatës në bashkërendim me SHBA, BE dhe NATO-n.
Reagimi
Tensione të forta në Veri të Kosovës.
Të dashur miq, fillimi detyrës të kryekomunarëve të rinj në komunat e Veriut të Kosovës solli reagimin nga serbomadhi Vuçiç, manipulimin e grupeve serbe në këto komuna dhe rritjen e fortë të tensioneve lokale. Duke dënuar manipulimin e pandërprerë të Beogradit me serbët në veri të Kosovës dhe duke mbështetur të drejtën e autoriteteve të Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e vendit të tyre, ju bejë thirrje këtyre autoriteteve të shmangin rritjen e tensioneve dhe në bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe partnerët kryesor NATO-n, Bashkimin Europian dhe SHBA, të ndërmarrin hapat e duhura për çtensionimin e situatës, rivendosjen e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si interesi më i mirë i Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, paqes dhe stabilitetit në rajon. #sb
Komentet