VOAL – Pranvera duket të jetë ende larg. MeteoSwiss paralajmëron: “Orët e ardhshme do të jenë të ftohta, ende është dimër.”
“Marsi i çmendur, shikoni diellin dhe merrni ombrellën.” Asnjëherë si në këto ditë nuk duket më e zgjuar kjo thënie e tillë popullore. Pas temperaturave ngrohta të ditëve të fundit, Zvicra është prekur nga një shqetësim i ri: mot i ftohtë, shi dhe borë në lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit.
“Të dielën në male priten deri në 30 centimetra borë e re,” siguron Guido Della Bruna nga MeteoSwiss, sipas të cilit: “Për ardhjen e pranverës duhet të prisni një javë. Në fakt, në ditët e ardhshme, do të ketë paqëndrueshmëri atmosferike: kthjellimet e para duhet të arrijnë mes të hënës dhe të martës, por temperaturat do të mbeten mjaft të ulëta.”
Për të ndryshuar veshjet, thonë meteorologët, duhet pritur edhe disa javë.
Komentet