(Bashkebisedim spontan ose eksluziv me Luz Thacin- kryetar i Bashkesise se Degeve te PSDHDK-se ne Gjermani dhe njerin prej miqve me te afert te Akademik Mark Krasniqit)
Fojerbahu dikur me plot të drejtë do e quante dhe kualifikonte njëriun intelektual si “prodhuesin” ose arkiktektin ( instruktorin) me të rëndësishem dhe kryesorë të moralit, edukates, kulturës, zhvillimit, disiplinës dhe emancipimit të gjithëmbarëshem shoqërorë ose qytetar. Respektivisht, si arkitekt të ndërgjegjëshem dhe kompetent të etosit dhe erosit të lartë shtetërore, nacional ose historik.
Në anën tjetër ndërkaq, Platoni dhe Aristoteli që nga Antika e largët dhe gjer me sot na bejnë me dije se njeriu në radhë të parë është qenie e lartë intelektuale dhe politike që dallon nga qeniet ose krijesat tjera për nga edukata, kultura, zhvillimi, mentaliteti, intelekti, holistika, moraliteti, primatologjia, humanizmi dhe ekskluziviteti i tij. Respektivisht, për nga marëdhëniet ose raportet e tij me të tjerët.
Për me tepër ndërkaq, gjithnjë sipas Platonit, Aristotelit si dhe të shume filozofëve ose mendimtarëve të tjerë, me kulture dhe edukatë nënkuptojmë ligjshmerinë e brendshme (morale, intelektuale dhe profesionale ) të personit ose individit. Respektivisht, edukaten, kulturën, humanizmin, moralitetin, arsimimin, profesionalitetin, disiplinën, emancipimin si dhe përgatitjet ose afinitetet tjera intelektuale ,profesionale ose akademike në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. Në të kundërten, politika pa moral dhe pa arsimimi ose edukatë të mjaftueshme shkencore, profesionale, intelektuale ose akademike, të ngjanë në hedonizëm ose makiavelizem politikë.
Gjithnjë duke menduar ose reflektuar këtu në figurën ose personalitetin e jashtëzakonshëm shkencor, intelektual ose politik të Akademik Mark Krasniqit. Respektivisht në çështjet dhe aspektët e njohura morale, politike, patriotike, shkencore, intelektuale ose akademike të Profesor Mark Krasnqit që i bëjnë të pavdekshme ose të përjetshme jetën, veprën dhe personalitetin e tij. Sidomos karisma, akribiteti, luciditeti, subtiliteti, sovraniteti dhe eksluziviteti i tij shkencor, intelektual, moral dhe patriotik së bashku me horizontin ose universin e tij aq të pasur prej një eruditi të pashoq shkencor ose poliedrik.
Çka ose cfare do i shtonte kesaj z. Luz Thaci -kryetar i Bashkesise se Degeve te PSHDK-se ne Gjermani dhe njeri prej miqve ose bashkepunetoreve me te afert te Akademik Mark Krasniqit ne nje vjetorin e shuarjes ( vdekjes) se Profesor Markut?
Luz Thaçi: Si njëri prej miqve ose bashkëpunëtorë me të afërt të Akademik Mark Krasniqit, përkatësisht si njeri që kam patur fatin të ndaj dhe të kaloj çaste ose momente të paharruara me Profesor Markun: Pos tjerash kam mësuar se intelektulët dhe patriotët e rangut ose kalibrit të lartë të Akademik Mark Krasniqit, si të thuash kurrë ose asnjëherë nuk shikojnë në orë ose kalendar. Sepse, ora dhe fusha e tyre janë koha dhe veprat e tyre politike, shkencore, intelektuale ose patriotike. Në këte frymë Profesor Krasniqi ishte koha dhe historia vet. Ai ishte Instutucion në vete. Respektivisht, një Instancë e lartë morale, shkencore, intelektuale dhe patriotike për njerëzit ose popullin ( kombin) tonë iliro-shqiptar gjithandej. Dhe, pse ( përse) jo edhe për botën e njohur shkencore ose akademike. Në ´galerinë e madhe´ shpirtërore, intelektuale dhe patriotike të Akademik Mark Krasniqit kishte vend dhe hapësirë të mjaftueshme për të gjithë intelektualët dhe patriotët e vërtetë shqiptarë. Profesor Marku i çmonte dhe vlerësonte të gjithë ata që jetonin dhe punonin për të ditur, për të dashur dhe mësuar nga ata që i bejnë jetën, kohën, natyrën dhe botën tonë me të dashura, me të çmuara dhe me të bukura. Në këtë kontekst, Profesor Marku shpeshherë i merrte si shëmbull, respektivisht si udhërrefyes apo si model- shtetin dhe popullin ( kombin) e madh gjerman. Sidomos edukatën, kulturën, traditën, moralin, disiplinën dhe historinë e lashtë dhe aq të lavdishme të gjermanëve. Duke thënë shpesh se së bashku me përvojën, diturinë ose mençurinë e individit dhe kolektivitetit, shtohen ose rriten gradualisht (sistematikisht) edhe morali dhe vetëjia e gjithëmbarërshme shtetformuese, nacionale ose patriotike.
Si i konceptonte ose vleresonte Akademik Mark Krasniqi angazhimet dhe kontributet e njohura te mergates ( diaspores) se madhe shqiptare ne Gjermani dhe gjithandej per Kosoven dhe shqiptaret? Cila ishte formula ose porosia e tij…?
Luz Thaçi: Meqë, e kaluara dhe zhvillimi i gjithëmbarshëm shtetëror dhe nacional, parasegjithash janë një univers ose burim i pashterëshem të dhënash dhe burimësh të shumëta shkencore, materiale dhe historike, Akademik Mark Krasniqi, lirinë tonë individuale dhe kolektive, gjithëmonë i çmonte dhe vlerësonte në bazë të asaj se sa kemi dhënë, kontribuar dhe sakrifikuar për to si individ dhe kolektivitet. Respektivisht, si popull apo si komb shqiptar. Duke e trajtuar dhe elaboruar në këtë kontekst një aspekt shumë të rëndësishëm dhe esencial (kardinal) çfarë është pikërisht aspekti i njohur finansiar ( material), social ose ekonomik. Respektivisht, angazhimet dhe kontributët e njohura kolosale ose titanike të mërgatës së madhe shqiptare në Gjermani dhe gjithandej për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Mbase si një pjesë të rëndësishme (materiale ose historike) për mbijetesën dhe zhvillimet e përgjithshme epokale dhe historike në Republikën e Kosovës dhe me largë.
Atehere cilat jane angazhimet ose kontributet personale ose familjare te Luz Thacit si lider i demokristianeve shqiptar ne Gjermani si dfhe te anetaresise se gjere te PSHDK-se ne Gjermani per lirine dhe pavaresine e Kosoves?
Luz Thaçi: Liria (çlirimi) , pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i përgjithëshëm shtetëror, nacional, politik, teritorial ose gjeografik, gjithëmonë i kanë bashkuar, homogjenizuar dhe mobilizuar intelektualët ose patriotët e njohur shqiptar në mërgim ose emigracion. Në këtë frymë, pa stisje ose modesti të tepruar, si lider ose kryetar i Bashkësisë së Degëve të PSHDK-së në Gjermani, le të me lejohët të thëm se të shumëta dhe të shumëfishta kanë qenë ndihmat dhe kontributët e përgjithshme politike, diplomatike, materiale, teknike, logjistike dhe të tjera të kryesisë dhe anëtarësisë gjërë të PSHDK-së në Gjermani për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës para dhe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Duke filluar që nga takimet tona të nivelit më të lartë me zyrtar të shtetit, qeverisë dhe parlamentit ( bundestagut) gjerman si dhe më çështje dhe aspekte tjera të angazhimëve të fuqishme politike dhe diplomatike nga ana e Akademik Mark Krasniqit si dhe nga ana ime dhe familjers time personnalisht për kombin dhe atdheun kur ata e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe angazhimet dhe kontributët e njohura materiale, teknike ose logjistike të disa afaristëve ose patriotëve të shquar shqiptar nga kryesia e Bashkësisë së Degëve të PSHDK-së në Gjermani për Kosovën dhe shqiptarët për të cilat në të ardhmën sigurisht se do botohen libra ose monografi të ndryshme.
Për fund: Thonë se Njerëzit e Mëdhënjë si Akademik Mark Krasniqi nuk vdesin kurrë! Ata vetëm ndërrojnë jetë për t´u bërë të përjetshëm ose gjithëmonë aktual në shpirtin dhe kujtesën e gjithëmbarshme historike dhe patriotike të vendëve ( shtetëve) dhe popujve ose kombëve të tyre përkatëse ose respektive. Ata ikin ose fluturojnë atje dikund lartë ku nuk është kurrë zhurmë as tollovi. Në Pantheonin e Lvdisë së Madhe dhe Përjetësisë! Aty ku i mbështetur për gjoksin dhe ato shpatulla vigane dhe titanike të tokës së bekuar atërore dhe stërgjyshore që e deshti dhe afirmoi aq shumë në gjitha vendët dhe meridianet e ndryshme të globit: Pushon i qetë trupi i njerit prej kolosëve dhe korifejve me të mëdhënjë të Kosovës dhe shqiptarizmës, Akademikut Mark Krasniqi! Atje është vetëm trupi, arkivoli ose sarkofagu i profesor Mark Krasniqit! Ndërsa, fama dhe lavdia e tij shkencore, intelektuale dhe patriotike jetojnë dhe bënjë dritë gjithëkah dhe gjithandej
Pusho në Paqën e Madhërishme të Qiejve i nderuari Akademik Mark Krasniqi! Amen!
P.S. Ishte z. Luz Thaçi-kryetar i Bashkësisë së Degëve të PSHDK-së në Gjermani dhe anëtar i kryesisë qëndrore të PSHDK-së në Kosovë.
Komentet