N`zemër të Velanisë shëndrritë një mermer përgjimtarë
Nga toka deri në qiell drita perhihet
Edhe nga ajo botë buron vizioni flakadan e ar
Ai e ledhatoi dje me shallin e ti trupin e përvujtur
të Dardanisë nanë
Elipsat e shallit të tij ishin paravani tehu i kosës
Qe shtirakve ju tha se ja këtu e kam mbështjellur
Fatin e nëpëkembur te dy milion shqiptarëve
Me këtë shall ua mbuloi trupin e mërdhirë
Me këtë shall ua qepi plagët e shpirtit
ua shtërngoi plagët vëllazërve pjestar..
Tymtari do të tymojë këtu i zjarrmuar
Se jemi ashti shpirti gjaku e toka lidhur ne një ograjë
Kemi një gjuhë një aortë zemre një trung te lashtëruar
Jemi autokon dardan te bekuar nga një diell e një henë.
Kollitën mjegullat e zemruara mes dafinash
Ato fërsherisin ne patyjshmërin e mendjës
Te Bogdanit të dytë shqiptarë
E sa skenare puçiste pusi e intriga te pa pritura..
T`ja humbin gjurmat e varrin si Bogdanit të parë
Një ditë të erdha te varri si mergimtarë
Me trathtuan ndijenjat dy lot prej guri rreshkitur
E te ranë mbi mermerin tend te bardhë….
Mbi ty kalorsi i ndritshëm i qenesisë tone fatndritur
Nga aorta e zemrës tende bota na nohu se jemi Dardan
At mbremje dielli vezullonte mbi mermerin e praruar
E Dardania e jonë fymonte lirshëm
Te përgëzova se u realizu arkitektuara jote e zjarrët
Tani jemi Shtet i Pavaruar edhe ne mergimtaret jemi fat bardhë..!
Mu be se pashë fytyrën tende te buzëqeshur mes rrezeve te diellit
Ketu ne Velani po e ndiej vegimin e shpirtit tend
Nëpër gjethët e pemëve po fërshferisin si fletë librash
E ne çdo faqe nderi e lexoi dashurinë tende
Iden e rrugës se kombit
Për Bashkim Kombëtar …
…më vjen mirë kur përputhen shkrimet e mia të moçme, të para 1 dekade, me shkrimet e reja dhe me pikëpamjen e Akademisë së Shkencave Shqiptare : ) natyrisht që më vjen mirë, s’ka më bukur sesa kur përputhen gjërat, psh. Romeo Gurazkuqi (sapo e lexova) e përmbyll artikullin e tij “Në Anën e Duhur të Historisë…” [ Akademia e Shkencave e Shqipërisë – Instituti i Historisë ] si vijon:
[cit.] “…Enver Hoxha, hoqi dorë nga të gjitha interesat e shqiptarëve, që jetonin në Malin e Zi, në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore, për të ruajtur pushtetin e tij dhe për t’u izoluar plotësisht në shtetin komunist, në kufijtë e para Luftës së Dytë Botërore. [ f/cit.]
(më poshtë pjesë nga shkrimi im, v. 2014 – fotoja ngjitur: foto e kohëve më të reja, s’e di vitin por Akademia e Shkencave e Shqipërisë)
Hallkat kauzale të “politikëbërjes enveriste”!
Senad Guraziu, Ars Poetica, Prill 2014
|- – –
Aparatura e diktaturës enveriste ishte nga më të egrat që ka parë njeriu ndonjëherë. Partia e udhëhequr nga ai vetë, e likvidoi a burgosi secilin që mendonte qoftë dhe vetëm pakëz më ndryshe nga “mendimi zyrtar i Partisë… nga mendimi i tij”.
Sipas meje Enver Hoxha ishte i “verbër”, i ngulfatur nga mentaliteti “despotik”, nga mendësia “autokratike”, ishte thjesht një “diktator” egocentrik. Enver Hoxha vuante si tepër nga ndjenja megalomaniake e superioritetit. Qasja e tij ishte pothuaj një qasje narcizistike prej politikani, një “narcizist” i paparë i politikës. Ndonjëherë duhet ta duash Atdheun duke i “hapur sytë”, duke mos ngelur i verbër në kthetrat e megalomanisë dhe të arrogancës. Pasi që, nga gëzhoja e ngushtë personale, nëse në pozitën e udhëheqjes së vendit, edhe si “atdhetar e patriot” mund t’i bësh shumë dëm Atdheut.
Unë ia zë për të madhe që ai ndoqi politikë të gabuar, ose një lloj politike “dëshpërimi”, gjoja politikë e “deles bardhoshe në tufën e të zezave”. Të gjitha shtetet e botës rreth e rrotull ishin “zezona” që duhej patur frikë, ndërsa Shqipëria dhe “egoja” e liderit të saj ishin Dielli që i falnin botës dritë.
Enveri nuk tregoi fleksibilitet, strategji as maturi politike… ai mbijetoi jo me Grushtin e Partisë as me Kazmën, por me “grushtin e centralizmit” politik, me oportunizmat e tij të paturpshëm. Në fund fare, e izoloi vendin totalisht. Populli u robërua dhe u prangos nga vetë “koha dhe liria”.
Si fakte të frymës së tij “despotike” mund t’përmenden shumë sosh, ka sa të duash fakte, bie fjala praktika e tij (gjoja në emër të Partisë) për ta krasitur rrugën nga “vëllazëria” nonkonformiste – e kishte si mani, si ves prej maniaku të paparë, për t’i krasitur të gjithë filizat e ideve që nuk përputheshin me “idetë” e tij.
Ka mjaft gjërash që nuk i falen kurrë nga historia (tekefundit s’ia “fal” unë personalisht). Enver Hoxha duke i ngritur interesat vetjake dhe ato të “klikës” servile (sunduese, të Partisë) mbi interesat e Atdheut, u soll thjesht si një “arrogant” i politikës. Gjë që shkaktoi ngeljen e Atdheut në vend. U stagnua në të gjitha aspektet, e që, kuptohet shtylla kryesore e të gjitha dhimbjeve ishte aspekti “ekonomik” dhe zhvillimi.
Pasojat e politikës së tij shkurtpamëse e sollën njërën nga dekadat më “kritike” në historinë e Shqipërisë si shtet (1995 – 2005). Dekadë mjerimi e turpi, e cila madje për pakëz sa nuk e pati hedhur vendin në humneren e anarkisë e të luftes civile (vëllavrasjes).
Stagnimi për 3-4 dekada në planin e zhvillimit dhe pritja aq e gjatë për të qenë e mundur që Shqipëria t’i bashkohet “aspiratës” reale për në EU, janë po ashtu hallkash kauzale, pasojë e politikës së dikurshme të verbër.
|- – –
-E hëngri pema shokun Meleq!- thuhej aso kohe në qytet për drejtorin e komunales.
-Si e hëngri?
-E hëngri pema. Bredhi i Viti të ri . Kishte dhëmbë!….
-Kishte dhëmbë?!…
Dhe kështu me këtë legjendë urbane mbuluar, shokun Meleq një ditë e shkarkuan nga kreu i ndëmarrjes. Madje, pas nisjes së mbledhjeve në të dy komitetet, atë Ekzekutiv dhe atë të Partisë, rrokullima, vijoi edhe më tej në mungesë të përgjigjes: Thellou! Kush të shtyu ta thoshe këtë gjë?.Për udhëheqësin e Lartë? Furia kundër tij rreshti disi kur e transferuan në një kooperativë. Sipas termave të kohës, biçim qarkullimi në bazë. Të ngratit Meleq, nuk piu ujë as numri i anëtarëve të Partisë që kishte në farë e fis dhe asfare, sakrificat që kishte bërë për vite të tëra si një bir i denjë i Partisë. Porosia: Të mbyllet me kaq!
Shoku Meleq kishte vënë dorën në zemër dhe falënderoi Partinë që ia kishte dhënë edhe njëherë dorën për gabimin që kishte bërë, atë të mallkuar togfjalësh që kishte lëshuar nga goja pa u thelluar, por që merrej sikur kishte bërë ‘pis’ në publik (larg qoftë!) shokun Kryeministër!. Ku e kishte mendjen? Për laraska?
Por njerëzia, nën zë, ende e përmendnin rastin e Meleqit kur afrohej atmosfera e Viti të Ri, ( se, Krishtlindjet as që bëhej fjalë të prmendeshin atëbotë në vendin e shpallur si i vetmi shtet ateist në botë.‘Feneri ndriçues i Marksizëm-Leninizmit’).
Po emri i shokut Meleq vazhdonte të tirrej nga njerëzia e qytetit. Ca me zë ,e ca, nën zë. Shokun Meleq e hëngri bredhi i festës.Të tjerë, këtë e risillnin në biseda në kafene, në radhë te dyqanet, kudo.’ Ej babam, bëj kujdes me fjalën se do të të gjejë si shokun Meleq që e hëngri bredhi me dhëmbë!’
***
Kur fleta e muajit nëntor grisej nga kaledari i murit, shokët e komunales duhet ta kishin nisur dekorin festiv të ndërrimit te viteve. Atmosfera festive duhej të ndjehej jo vetëm në qytet po edhe në çdo fshat sipas mundësive.
Ne qytetin e Dervenit, në fillim të dhjetorit atë botë, ishte ndezur një atmosferë festive që lexohej lehtë jo vetëm te shenjat me pambuk dhe zbukurimet me letrat me ngjyra të punëdoreve të vendosur nga nxënësit në klasat e shkollës, por më së shumti edhe në vitrinat e dyqaneve dhe MAPO-n e madhe ku tregtoheshin artikuj ushqimore dhe fruta perime. Në MAPO në qendër të qytetit, fiks në sallonin e madh midis njësive të tregtinit llamburiste festa me nje pemën e vogël të bredhit ngarkuar me larmi xhinglash, ‘borë’ e globe llamburitës. Në rrugë dhe mjedise të tjera publike, ato ditë dëgjoheshin dendur togfjalëshat festive: Mishi i festave. Mollët e festave…
Për fëmijët dhe prindërit e tyre, ato ditë, e para ishte kinkaleria e Ftikos, mbushur me lodra të reja për festën dhe llamburitjet me dritëza xixëllonje në çdo dritare e cep të kinkalerisë në bulevardin kryesor.
Por arkitektët e këtij gëzimi fëminor dhe të kësaj atmosfere në qytet ishin pak zyra në ndërrmarrjen e tregtisë dhe veçmas, në atë të komunales.
Në zyrën e madhe të drejtorit të komunales të gjithë shefat e sektorëve, brigadierët, specialistët e dekorit, elektriçistët e të tjerë ‘ofiqarë’, kishin rrethuar drejtorin Meleq dhe e shihnin gjithë sy e vesh si gjeneralët Napoleonin para fillimit të betejës së re. Po raportohej një nga një. Ku jemi me këtë? Po me ndriçimin festiv? Po me dekorin e parullave me drita e neone? Ajo që e shqetësonte më tepër shokun drejtor ishte vonesa në prerjen ne mal dhe sjelljen në qytet të bredhit tradicional të Vitit të Ri.
-Pa bredhin, Festa mungon!-bërtiti papritur shoku Meleq dhe në sallë, sikur ra bomba dhe të gjithë i pushtoi heshtja.
-Tamam. Përgatitjet po ecën mirë por mua, më kujton atë fjalën e moçme. Bëjmë dasëm por na mungon nusja: pema e Vitit të Ri! Bredhi!-tha Roko, shefi i sektorit të pastrimit, një veteran lufte i cili numëronte ditët e fundit para daljes në pension.
Në sallë u vendos sërish një heshjte e rëndë që i preu raportimet si me thike.Të gjithë shikonin kush shkarazi, kush drejtpërdrejt nga shoku Meleq. Por qetësia nuk zgjati shumë kur u dëgjua zilja e fortë e telefonit të kuq mbi tavolinën e drejtorit që të kujtonte zilen e fortë të shkollës kur lajmëron nisjen e mësimit
Dora e Meleqit u zgjat drejt receptorit. Dhjetra sy po ndiqnin me kërshëri. Ashtu i ulur, drejtori tha rëndë-rëndë:
-Urdhërooo! Kush je??
Nuk kaluan as dhjetë sekonda dhe ai u zverdh e u bë ftua.U ngrit vrik në këmbë dhe tha me zërin që i dridhej:
-Urdhëroni, shoku Mehmet! Urdhëroni shoku Kryministër!
U vilanis si ta kish zënë rryma elektrike.
Në sallë ra përsëri bomba por kjo, më e madhe. Të pranishmit komunikonin vetëm me shenja: Shëët! Kryeministri! Të piu e zeza, po mos fol!
Hija e rëndë e Kryeministrit pushtoi krejt sallën dhe iu përhit gjithkujt se tashmë ai kishte hyrë dhe ishte midis tyre me fytyrën e vrerosur.
-Po, shoku Kryeministër. Siurdhëron!… Për pemën e Viti të Ri jemi gati, pothuaj, sot….
Dhjetra sy e veshë pipëz, ishin përpirë nga bisedë e papritur e drejtorit me Kryeministrin e vendit.
-Shëëëëët! Shëëëëët! – U dëgjua spikama e shurdhët në sallë. Nuk ishte e lehtë. Hija e rëndë e kryeministrit vijonte të ishte e nderë tani, gjatë e gjerë në çdo cep të sallës duke hyrë edhe në skutat e shpirtit të çdo raportuesi dhe të pranishmi. Në këtë qetësi reanimacioni tani mund të dëgjoje vetëm fluturimin e mizës që lëvizte në atë ajër të rëndë dhe të mallkuar nga hija e të Madhit më të ashpër e më hijerëndë që kishte njohur regjimi i kohës.
Befas, si të kish shkelur dikush një sustë te padukshme, drejtor Meleqi kërceu në këmbë, i vuri dorën pjesës së poshtme të receporit të kuq të telefonit dhe shikoi i tmerruar nga pjesëmarrësit duke vënë mbi buzë shenjën e gishtit tregues. Domethënë, as miza mos të dëgjohet!
-Po, shoku Kryeminister! Gati jemi për pemën e Viti të Ri, sot….
Të gjithë, sy e veshë ishin ngrirë e përpirë nga biseda e drejtorit me Kryeministrin e vendit.
Por befas, krejt papritur, drejtor Meleqi klithi duke e ngritur zërin tre oktavë më lart, krejt ndryshe nga përulësia prej skllavi deri atë grimë kohe.
-Urdhëroooo?! Të dërgojmë njeri dhe makinë për të tërhequr bredhin e Vitit të Ri të qytetit nga kooperativa juaj e Luaaaaa-dhit?! Aaaaaa!!?… Po kush jeni juve edhe një herë? Mehmet Sheehuuu? Përgjegjësi i sektorit në kooperatiiii-vë:??…..Aaaaaaah??…
Drejtori e përlasi receptorin me forcë mbi tavolinë. Mbi çehren e tij si ftoi në tetor, bulëzoi djersë. Pastaj u ul dhe sërish u ngrit vrik në këmbë me sytë e ngulur si shigjetë mbi telefonin e kuq si mbi një sasi eksplozivi gati për plasje mbi skrivaninë e punës.
Bëri dy çapa nga skrivania dhe duke iu drejtuar telefonit të hapur me zërin që ende dëgjohej nga krahu tjetër, i dridhur si ajo purteka në ujin e lumit të vrullshëm, përsëriri:
-Mehmet Sheeehuu???? Kështu e ke eem-rin?… Mehmet Muuuti, thuaj! Mehmet Muuuti!! … Po, ndryshoje more shok! Po ndryshoje atë emër, të kam rixha, Ndryshoje!.Ndryshoje, more njeri! Ndryshoje, se na bëre për operim në zemër !-dhe ra brom mbi karrike si një lëmsh prej kocke dhe mishi.
Njerëzia e sallës si të kishin qenë të lidhur me litar, me tapa në gojë e gryke, nisi zhurmërimin.
-Një kanë me ujë! Shpejt!Tundu!-u dëgjua në sallë.
Nga zëri, ishte Roko Corrodoli, shefi i sektorit të pastrimit.///
—-o0o—-
S’i ka as 5-6 orë më përpara, Kryeministri Rama e kishte postuar në Fb-faqen e vet të ashtuquajturin “FotoAlbumi i Javës”, me 70 e kusur foto. Dhe bukur, pjesa dërmmuese e fotove “të kuqe” (sepse rreth eventit festiv 28 Nëntorit, s’ka më bukur, dhe unë vetë e pata postuar 1 album tek faqja personale). Tek fotot, po ashtu figuronin dhe vizitat e tij nëpër kantieret e ndërtimit, psh. në Vlorë tek aeroporti, e edhe gjetiu. Unë vetë s’i kam pritur fotot, për mua s’ishte nevoja pasi i kam parë madje dhe videot, ka kohë, ka me muaj (psh. të vizitës së tij në Vlorë, apo tek Ura Madhe e Kuksit, apo videot e Unazës së Madhe të Tiranës, i kam parë dhe ato videot e mburrjes etj).
Mirëmbajtësit e “faqes së Ramës” i postojnë rregullisht videot + fotot në Fb, kjo bukur sepse i shërben qëllimit informativ të qytetarëve dhe të fancave politik. Në rastin tim, si vizitor i rrallë, t’i shohësh ca foto “statike” pasi t’i kesh parë “videot dinamike”… si përvojë duket kot. Patjetër, e kuptoj që fotot e kanë vendin e vet, edhe vidot e meritojnë vendin që u takon. Mirëpo jo të gjithë i kanë parë videot, për mua tani fotot dhe s’janë aq interesante, anise kuptohet më takon t’them “urime foto-albumin e javës”.
Gjithsesi, foto-albumi i tij më “frymëzoi” ta shkruja tani këtë koment. Se ç’ka diç të çuditshme në qeverisjen e Ramës, pse t’mos thuhet “troç” (tekefundit shqiptar jam dhe unë, anise s’jam Tironc, do doja por s’mund t’jemi të gjithë Tironca, thjesht s’e kemi patur atë fat : )
Dmth. pse t’mos shkruaj tani “fort bukur z. Rama, urime foto-albumin e javës, por ku ishit tani e 3 mandate, dmth. mbi 1 dekadë të qeverisjes suaj, pse Unaza e Madhe e Tiranës e zvarrit për 10-15 vjet… (s’e kam idenë mirëfilli por ndoshta i ka dhe mbi 15 vite tashmë, për 12 vite e di sigurt, sepse në v. 2012 qe publikuar njëfarëlloj plani, njëfarë harte)?!
Pse z. Rama duheshin të kalonin gjithë ato vite dhe asgjë, ku ishit tani e 15 vjet, pse s’qe përfunduar as gjysma e “Unazës” për aq gjaaaaaaatë (e keni ju idenë se ç’do t’thotë 3 mandate të qeverisjes pakëputshëm, ju ishit boss-i i kasës dhe i të gjitha “kroshneve” ekonomike të Shqipërisë, vallë assesi s’pati qenë e mundur, patjetër duhej kaq gjatë?!
Bazuar në të dhënat publikuar nga Ju vetë (në faqen tuaj të Fb, në të njëjtën faqe ku e keni postuar tani foto-albumin) para disa muajve, në Maj 2024, thoshit se Loti 1 i Unazës, 41% të punimeve janë realizuar, Loti 2 – 93% (për fat të mirë i vetmi Lot sadopak më realistik me afër-fundin e tashëm), Loti 3 (s’përmendej fare, mbase i kryer), Loti 4 – 51%, Loti 5 – 59%, Loti 6 – 35.6%, Loti 7 – 65% i realizuar (ashtu thuhej nga Ju vetë, në Maj 2024) – dhe pra z. Rama si është e mundur tani jeni aq efikas?!
Aq shumë vite u deshën që t’i përfundoni herë 50%, herë 35.6%, herë 41 %… ndërsa tani në v. 2024, për 4-5 muajt final kryhen punimet e pothuaj të “gjysmës tjetër së Unazës” (statistikat tuaja e bëjnë tani të tingëllojë diç si hov i madh a la Ramushçe), pse ky “hov ndërtimtar” z. Rama, njëherë për 15 vjet zhagas si breshkan, tani për 4-5 muajt e fundit do i kryeni mbi gjysmën e projekteve të Unazës, si është e mundur z. Rama, s’keni pse shtireni modest, për fancat tuaj tani dukeni si ndonjë Superman?!
Unë çuditem për vete, me këtë “ritmikë shqiptare” të pompozitetit dhe me mospërputhjen me realitetin, nëse “Unaza” kryhet në fund të 2024 (31 Dhjetor, dmth. ekzaktësisht në fund të vitit, me ndërrim të moteve dhe të nismës së 2025-tës, kjo vërtet bukur askush s’e mohon, gjithçka bukur kur mbaron dhe kryhet. Sepse nëse t’mos kryhej, jo vetëm Ju por sikur do bëhej “gaz mbarë Shqipëria” para syve të Evropës (pasi dhe evropianët dinë të ndërtojnë rrugë, unaza, ura, aeroporte, e dinë fort se ç’do të thotë 15 vite, 20 vite zvarritje projektesh).
Le t’bëjmë dhe ngapak shaka, tekefundit të gëzuar që do mbarojë Unaza. Në Kosovë kur pati mbaruar gjithçka dhe gjërat qenë vargëzuar drejt mbarësisë, e sidomos kur do shpallej Pavarësia, vetë populli do e kishte për zemër meme-logjinë (për bacën Adem) “Bac u kry”, dmth. një lloj salutimi fare shkurt e kuptimplotë për heroin legjendar. Edhe Ju z. Rama, meqë u zgjat aq shumë, tani kur t’mbarojë Unaza, sapo të inaugurohet plotësia e saj, s’duhet të çuditeni nëse shqiptarët e ujdisin ndonjë “Ramë u kry” : )
Vetë Top-Channel-i thoshte në Maj 2024 se, sipas kryeministrit Rama, deri më tani janë realizuar rreth 70% e punimeve. Dmth. Top-Channel thoshte se Ju atëbotë keni thënë “70 % e kryer”, mirëpo si na qenka 70%… kur herë 50%, herë 35.6%, herë 41 % ?! Po ashtu, bie fjala, në Maj 2024 keni thënë se Loti 7 është realizuar 65%, mirëpo edhe sikur t’ishte 90% e realizuar, fjala është për 1.92 km gjithsej… for “God’s sake”, edhe ndokush privat do i kryente 2 km, ndërsa juve ju duheshin 15 vjet!
Ndërsa pse quhen “Lot, Lote, Loti” s’e kam idenë t’jem i sinqertë (mbase s’është fjalë e Shqipes… në mos ndonjë barbarizëm a la italiançe, mirëpo s’ka rëndësi, shqiptarët thonë psh. dhe “foristrada e Kryeministrit duke kaluar Unazës”, se mos kjo “foristrada” na qenka shqip), mirëpo duke qenë se puna e “Unazës” u zvarrit dhe u stërzgjat jashtë vetë përceptimit, njëherë më pati shkuar mendja mos vallë t’na jetë ndonjë sistem Lotarie i koduar (andaj Lotet).
Po po, pa shaka, më pati vajtur mendja mbrapsht. Sipas kësaj ideje të krisur, psh. shqiptarët i depozitojnë lekët e bastit, provojnë t’ia qëllojnë cili Lot do përfundojë i pari, cili do ngelet i mbrami… e kështu, Loti si term do jetë ndonjë derivat nga “Lotaria” – thosha. Tironcat janë të njohur sa u përket basteve, bie fjala për bastet sportive, historia e di, vetë z. Rama pati intervenuar… duhej të intervenonte në sitemin e “basteve” tiranase, sepse katastrofë. Dhe dmth. pse t’mos e kodojnë ndonjë “lotari për lotet e ndërtimit” të Unazës, kjo ishte ajo ideja e krisur që më pati shkrepur, anise e pata hedhur menjëherë “posht”, ide kot kot, fare “crazy” : )
(ngjitur: përqindja % e punëve të realizuara në Maj 2024, sipas videografisë së z. Rama)
Jezusi takohet me Dostojevskin. Ai i hedh atij një vështrim, dhe për një çast depërton thellë në tunelet e errëta të atyre syve të munduar, dhe kryen një ekzorcizëm të menjëhershëm. Shpejt, me guxim, pa bujë, në stilin e Jezusit: Festa mbaroi, djall i vogël. Dil jashtë! Një gumëzhimë e lehtë, dhe ja ku u bë.
Dhe Dostojevski, me dëbimin e demonit, është i lehtësuar nga hemorroidet, vesi i bixhozit, dhimbjet e forta të kokës, ethet, depresioni, hipokondria, intuitat dhe obsesionet e tij të tmerrshme futuristike. Ai lirohet nga “qelia“ e kafkës së tij. Dhe ai nuk shkruan më libra, kurrë.
Në librin e tij “Mëkatari dhe shenjti ”Kevin Birmingem i frymëzuar mbi historinë e gjenezës – filozofike dhe neurologjike – të romani“Krim dhe ndëshkim”, do t’ju lërë në mëdyshje mbi figurën e Dostojevskit, aq më tepër që vetë rusi i famshëm kishte të paktën dy mendime për veten e tij.
Nga njëra anë, ju do të keni frikë nga qëndrueshmëria e tij si shkrimtar, nga përkushtimi i tij ndaj përvojës, besnikërisë së tij artistike, brishtësia/qëndrueshmëria e tij, imagjinata e tij e pambrojtur, etj. Nga ana tjetër, do të pyesni veten nëse një pjesë e mirë e “Krim dhe ndëshkim” mund të mos jetë patologji e pastër.
Atë nuk mund ta quani as edhe një:Tërësia e kësaj vepre përshkruan vetëm 1 minutë dhunë. Raskolnikovi, një student arrogant dhe i varfër që vërdallosej nëpër lagjet e varfra të Shën Petersburgut, vret brutalisht një plakë të keqe-një fajdexheshë dhe motrën e saj që u ndodh rastësish aty.
Por pse e kryen ai atë krim? Pse e ngre sëpatën? Jo për para, dhe as për pasion. Ndoshta motivi qëndron pas pasionit ndaj ideve. Sepse përveç se është i çmendur, Raskolnikov
është një lloj filozofi:Ai abstragon mbi vlerën (ose mungesën e saj) të një jete të vetme njerëzore; mbi gabueshmërinë e kriminelëve; dhe mbi fuqinë e një akti, të një goditje vendimtare, për ta transformuar realitetin.
Shkëputja e tij nga shoqëria dhe nga matrica e mirësisë njerëzore, është e plotë. Ai është një ujk i vetmuar. Pra me fjalë të tjera, sa për të cituar grupin muzikor “Iggy Pop”, ai është thjesht një djalë modern. Ai paraqitet si i braktisur nga boa, si një personazh i Samuel Beket; ai sillet me vetëdijen e personazheve të Kafkës; dhe murmurit me vete si Trevis Bikëll, protagonisti i filmit të famshëm “Shoferi i taksisë” luajtur nga Robert De Niro.
“Të shohësh mbulesën mizore nën të cilën vuan Universi, ta dish se edhe një shpërthim i vetëm i vullnetit njerëzor mjafton për ta shkatërruar atë dhe bashkuar me përjetësinë, të njohësh veten dhe të jesh si krijesa e fundit… është e tmerrshme!”-i shkroi Dostojevski vëllait të tij Mikail para se të botonte “Krim dhe ndëshkim”.
Pora ishte ai krijesa e fundit, apo një nga të parët e një epoke të re?Biografia e tij është një sekuencë ngjarjesh për të cilat vetëm mbiemri “dostojevskian”mund t’i përshkruajë si duhet. E ëma i tij vdiq nga tuberkulozi kur ai ishte vetëm 15 vjeç.
Dy vjet më vonë, i vdes edhe babai në rrethana misterioze, me shumë gjasa i vrarë nga bujkrobërit. Me synimin për të nisur një karrierë letrare në Shën Petersburg, i riu Dostojevski zhytet në borxhe të mëdha. Ai u bë pjesë e politikave reformiste, për të cilat po ziente në atë kohë e Rusia cariste: takime sekrete, manifeste të zjarrta.
Në vitin 1849 u arrestua gjatë një vale spastrimesh nga shërbimet sekrete të Carit dhe u akuzua për kryengritje dhe komplot. I nxjerrë përpara një toge pushkatimi në Sheshin e Paradave Semenovski, në praninë e një turme të madhe, Dostojekski dhe shokët e tij i shpëtojnë vdekjes nga një gjest mëshire i minutës së fundit nga vetë Car Nikolla I.
Dënimi i tyre ulet. Jo vdekje, por internim në Siberi. Dostojevski kalon 4 vjet në punë të rëndë në kampin e të burgosurve në Omsk, dhe 5vite të tjera si ushtar në ushtrinë siberiane.
Pastaj në moshën 38 vjeçare rikthehet në Shën Petersburg. Birmingem është i shkëlqyeshëm në përshkrimin e mjedisit intelektual që e pret atje shkrimtarin rus. Nihilizmi, egoizmi, materializmi … Njeriu që po rikonceptohet. Një fiziolog boton një libër me ndikim me titull “Reflekset e trurit”.
Bazuar në eksperimentet e tij me një numër bretkosash fatkeqe, ai pretendonte se aktiviteti mendor është i gjithi reflekse. “Animacioni, pasioni, tallja, pikëllimi, gëzimi, etj, janë thjesht rezultate të një tkurrje më të madhe ose më të vogël të grupeve të caktuara të muskujve”-shkruante ai.
Dostojevski e kupton menjëherë se ku çonte e gjitha kjo:individi, i bllokuar në kokën e tij, i mbetur në mëshirën e neuroneve të tij. Ndërkohë truri i tij vazhdon t’i shkaktojë kriza – epilepsi të lobit temporal, atë që Dostojevski e quan “sëmundja e rënies”.
Dhe ka diçka tjetër. Ai lexoi një ditë mbi gjyqin e një vrasjeje të ndodhur në Francë, të kryer nga Pier-Fransua Lesnar. Ky ishte një tip në dukje i qetë, me një sjellje të përsosur në shoqëri, lexonte Rusonë; shkruante poezi. Por në fakt ishte një sociopat i çmendur, një lloj i ri njeriu.
Kur e fusin në gijotinë, ai e kthen kokën lart, në mënyrë që të shikojë tehun e mprehtë që zbriti mbi qafën e tij. Dostojevski botoi një ese 50faqëshe, të përkthyer nga frëngjishtja, për Lesnarin me titullin “Një personalitet i shquar”, në revistën e tij letrare “Vremya”.
Gjyqet e vrasjeve, shkruan ai në një shënim hyrës, janë “më emocionuese se të gjitha romanet e mundshme, pasi ato hedhin dritë mbi anët e errëta të shpirtit njerëzor, të cilave arti nuk pëlqen që t’i afrohet”.Ajo ngjarje çoi më pas në shkrimin e romanit “Krim dhe ndëshkim”, të cilin Dostojevski e nisi në shtatorin e vitit 1865, ndërsa ishte gjysmë i uritur dhe pa gjumë në një hotel në Vizbaden të Gjermanisë, pasi kishte humbur në ruletë të gjitha paratë e tij.
Është një roman me ndërtesa të rrënuara sikur kanë dalë nga lufta, me dyer plot blozë, dhe me dhoma të vogla që mbajnë erë minjsh dhe lëkurësh. Halucinacionet përzihen me realitetin dhe anasjelltas. Të dehurit thonë gjëra shumë të zgjuara.
Ai është mbi të gjitha është një roman i subjektivizmit:i shtypjes së tij, i vetmisë ulëritëse të protagonistit. “Detajet tërësisht të panevojshme dhe të papritura duhet të lihen mënjanë në çdo moment në mes të tregimit”- shkroi Dostojevskin në ditarin e tij. Motivet e Raskolnikovit, shpengimi apo mungesa e tij, kthesat e komplotit.
“Krim dhe ndëshkim” ka të bëjë me trurin tuaj, trurin tuaj të ngratë, që është “selia” e vetëdijes moderne. Ai ka të bëjë me atë se si ndihet njeriu vërtet. “Çfarë është Ferri?”pyet At Zosima në romanin tjetër të Dostojevskit “Vëllezërit Karamazov”. “Unë pohoj se është vuajtja nga pamundësia për të dashuruar”. Duke kërkuar çlirimin nga vetja, nga izolomi i plotë mendor, ju mund ta shkatërroni atë si Lesnar ose ta lini veten të bini në dashuri siç bën Raskolnikov në epilogun jo shumë bindës të “Krim dhe ndëshkim”.
Dashuria e gruas së tij, Sonja, arrin ta ngushëllojë dhe mendja e tij transformohet:“Tani ai nuk po vendoste asgjë me vetëdijen e tij; ai ndihej i vetmuar. Në vend të dialektikës, kishte mbërritur vetë jeta, dhe në vetëdijen e tij duhej të përpunohej diçka krejtësisht e ndryshme”. Siç ndodh në përgjithësi me Dostojevskin, Jezusi është diku këtu pranë, i buzëqeshur, i fshehtë. Raskolnikov i ka Ungjijtë nën jastëk, dhe ai kujton se si Sonja i lexoi dikur historinë e Llazarit. Dashuroni do të dilni nga gjendja e vdekjes. Po nëse nuk e bëni këtë?
Në të njëjtin epilog, Raskolnikov, i shtrirë në një spital të burgut në Siberi, sheh një ëndërr në mesin e etheve:Ai sheh një murtajë të madhe që vjen “nga thellësitë e Azisë”. Por prisni – është një plagë mendore. “Njerëzit që u prekën nga ajo, u bënë menjëherë të pushtuar nga djalli dhe të çmendur. Por asnjëherë këta njerëz nuk e konsideruan veten aq inteligjentë dhe aq të pagabueshëm ndaj së vërtetës sa kur ishin infektuar”.
Individualizmi ka arritur kulmin e tij; atomizimi është total. “Të gjithë ishin të shqetësuar, askush nuk kuptoi askënd tjetër, secili mendoi se e vërteta qëndronte vetëm tek ai dhe në lidhje me të gjithë të tjerët, vuajti, rrahu kraharorin e tij, qau dhe shtrëngoi duart”. / “The Atlantic” – Bota.al
Teksa shëtisja shkujdesur, pa e ditur se ku dhe pa datë çlirimi, që gjithsesi kthehet në një prangë të padukshme, gjethet e rëna mbulonin gjurmë këpucësh të atyre që kishin kaluar para meje, kur befas më tërheq vëmendjen në anë të trotuarit një lehëz e vogël plot pllaka me vizatime me ngjyra, një florë me estetikën e së lirës, një ekspozitë përdhé, – po thosha me vete.
Ndjeva respekt nga njerëz që s’ishin aty, që s’e dija cilët ishin, nuk të njohin, që s’e dinë se je.
Desha t’i fotografoj pllakat, mos duhej marrë leje? S’ishte askush përreth dhe unë isha në një ditë lirie timen. Nxora celularin dhe sytë më shkuan mbi njërën nga pllakat, ku ishte shkruar:
“Be kind”.
Jemi mësuar me tabelat e rrugëve, me emrat e tyre, me sinjalistikën: kthesë, udhëkryq, tren, – s’ka tabela për lamtumirat, – restorant, hotel, – dashuria aty, – shpejtësia e lejuar, kamera në krye, – kujtime në erë dhe dëshirat, – etj, reklama, mall, madje ndodh të shkruajnë me të madhe dhe një ditë çlirimi për të gjithë, e pamundur kjo, etj, etj, por rallë ndodh të gjesh një porosi e tillë, kaq thjeshtë, miqesisht e me besim:
Be Kind!
Ji i mirë, – e thashë me zë në shqipen time, se ka më fokus emocional dhe universal, po i shpjegoja vetes dhe menjëherë m’u ndërmendën pllakat e gurta të “10 Urdhërimeve” të Hyjit në Bibël, që ranë nga Qielli për Moisiun në Malin Sinai (Eksodi 31:18) dhe që u bënë baza e etikës me ndikim të thellë në kulturat e botës.
Të jesh i mirë, – lexon befas në rrugë anglisht: Be Kind! – Porosi që këtë radhë vinte nga toka. Dhe i ngjan një çlirimi të munguar.
I kundrova dhe një herë të gjitha pllakat, vizatimet dhe ngjyrat m’u dukën se kishin diçka nga duart e fëmijëve. Është Urdhër i tyre, besoj, pa ndonjë shenjë pikësimi në fund, pikë a pikëçuditëse a tre pika dhe na e kishin lënë aty ku ecim, te këmbët, por në anë për të mos penguar. Fëmijët s’guxojnë më shumë ndaj nesh dhe sa të sinqertë që janë, sa të mençur! Ata janë çlirimtarët e vërtetë.
Ji i mirë, që tani, edhe i rritur… Apo ato pllaka i kanë punuar të rriturit, brenda të cilëve ende ruhet fëmija dhe na i vunë përpara si në një lojë gazmore, por sa serioze! Një porosi aq e urtë s’të bën keq. S’është si një datë e dhunshme çlirimi e një vendi, kur njerëzit s’janë të lirë. Të dish të arrish tek tjetri si tek vetja, të shkosh si në histori tek e ardhmja me një çelës që e dije të humbur, por e kanë lënë në anë të rrugës për ty:
Be kind!
Ji i mirë!
Ai, që njëherësh mund të jem dhe unë, sikurse mund të jesh dhe ti: ishte pasionant, por jo i rrëmbyer. Tip që përballej dhe falte shumë. Si gjithë të tjerëve dhe atij i thoshin se Shqipëria, shtëpia jonë e përbashkët, i përket atij. “Atdheu im” shkruante gjithë krenari, edhe pse prej vitesh e sorollatnin për një strehë, ku të fuste kokën. Po kështu dhe “partia ime”, duke mos qenë në parti, madje shkrimet ia kthenin për gabime ideologjike. Nëse i referohesh poezive, dukej sikur partia i përkiste atij më shumë, se atyre që rrihnin gjoksin e të qënit komunist. Zor se gjeje në botë një njeri tjetër, që, t`i quante të tijat shumë e shumë, duke mos patur asgjë?! Sa herë që hartoheshin lista, qofshin për dekorime a për delegacione jashtë shtetit, mbrëmje jubilare apo darka qeveritare, kongrese apo takime me të dalluar, emri i tij nuk figuronte. Kujtonte se ishte i tyri dhe ata asnjëherë s`e pranuan. Në jetën e tij nuk mori qoftë dhe një fletë-lavdërimi, pavarësisht se “heroi pozitiv” ishte i pranishëm në krijimtarinë e tij.
Një ditë iu sos durimi dhe një mbrëmje në pallatin parafabrikat ende të papërfunduar zë forcërisht një hyrje, duke i vënë çelsin derës së jashtme. Të parët që do e akuzonin për kurajo të tepruar, ishin ata që i merrnin gjërat me përulësi, me mik dhe allishverishe. Trimëria i tregohet armikut dhe jo pushtetit popullor, pëshpëshnin lart e poshtë. E lajmëruan me ngut të paraqitej në komitetin e partisë, ku si zakonisht: o këshilloheshe, o paralajmëroheshe. Sekretari, s`i ndenji rënd, siç priste, veçse i tha fjalë që rëndonin: “nuk hahet inat me pushtetin popullor”, duke i lënë të kuptonte se konfliktin s`e kishte me partinë, por me pushtetin. Pra, nëse i ndodhte gjë, të keqen s`e kishte prej tij. Para se ta përcillte, i kujtoi historinë e shokut të tij poet, i cili, sapo qe rehabilituar në gjirin e klasës punëtore. Një poezi e tija për strehimin, ku demaskonte hatërllëqet në ndarjen e shtëpive, ishte kritikuar për nxirje të realitetit. Duke zënë forcërisht një apartament, mos po i jepte të drejtë poetit, jo me fjalë, por me një akt të paprecedent? Përderisa uzinat, fabrikat, hidrocentralet, rrugët, pallatet quheshin dhurata të partisë, si guxoje ti, të merrje forcërisht, atë që është e destinuar të dhurohet? (Dhurata ishin dhe studjot, që, partia ua kishte dhënë disa piktorëve të njohur të qytetit. Meqë akti i dhunshëm në përvetësimin e pronës së përbashkët qëlloi pikërisht në këtë kohë, s`munguan zëra, ta përflisnin për ziliqar. Kështu që fajin duhej ta kërkonte tek vetja, pse nuk shihej me sy të mirë nga autoritetet.)
-Mos harro, se ky atdhe, për të cilin ti shkruan aq bukur, të tjerëve s`u ka dhënë as një copë tokë për varr!-do i thoshte Spiro, i njohur si provokator.
-Ja më shih mua, shokun tënd, që lë përshtypjen e një të privilegjuari, ama jeta më shkoi duke fjetur në makinë! Ja që ky lloji atdheu na qëlloi, me vuajtje dhe sakrifica dhe ne do t`i përgjigjemi!-do i thoshte Gonja, shofer mauneje, që eksportonte perime në vendet evropiane.
-Unë të di jashtë ty?! Nga e more vesh kaq shpejt se ç`bëj unë këtu?!
-Unë zgjedh miqtë, ndërsa ti vazhdo e rri me problematikët, si ai miku yt, që e shiti partinë për një hyrje pallati! Ej, i bën hesap kokës ti, se kujt po i bën karshillëk?! Ngaqë s`po t`i lexon njeri librat, na bëke trimin, si e si të jesh në qendër të vëmendjes?! Se me heroin pozitiv na e ndrite?!
-Jepi gaz, Gone, jepi, se skapamento të nxjerr avull ekspresi!
-Shiko, sinqerisht s`më vjen mirë, që unë të marrë rrugët e Evropës dhe ti xhaden për tek shtëpia pa qera! Do më quajnë dhe mua shoku yt, sikurse të quanin ty për atë bejtexhiun?! Jo, or jo, sa duan partinë unë, s`dua njeri!
Me t`u larguar Gonja, si të ishte dhe ky i porositur, i afrohet Idrizi, një kapter ushtria, i cili do i qahej:
-Të them të drejtën, s`e prisja prej teje të bije në këtë batak! Vëllai yt më shumë fle në repart se sa në shtëpi dhe, si urdhëron shefo, ku të ketë nevojë atdheu! Ja si thua ti, të lëmë bunkerin dhe të bëjmë strehën tënde tek parafabrikati?! Sipas teje, liri e popullit, kap ça të kapësh?!-Ishte koha kur kapterët hanin gjeneralët.
Prej vitesh, të njohur e të panjohur, i afroheshin duke e pyetur: “Hë, more gjë shpi?!” Ngado që shkonte: “Hë, e more?!” Edhe pse e dinin pergjigjen, s`përtonin të reagonin njësoj:
“Ah, sa keq më vjen për ju, u iku rinia rrugëve!”
“Vjen katundari, zë një qoshe të ngrohtë në administradë dhe fap shtëpinë me dy dhoma e një kuzhinë! Të rroftë ty gjithë ai kontribut! Figurë leshi!”
“Është koha e të shkathtit dhe ta merr tjetri në kthesë! Ti, po kalë karroce!”
“Trasta e katundarit ka më ndikim sot nga çanta e shpinës së ushtarit.”-I dëgjonte dhe s`fliste. Ngaqë heshte e merrnin për të trëmbur. Ishin mësuar ta mënjanonin dhe e donin me patjetër të mundur. E dinte që s`ishte e lehtë të jetoje në kohën e të tjerëve, sikurse e kishte bindje se koha e tyre po mbaronte. Pas disa ditësh i sollën autorizimin e shtëpisë, pa i thënë ta gëzosh.
-Dhe nga kush e kemi këtë nder?-e pyeti e shoqja.
-Nga gjermanët që rrëzuan Murin e Berlinit dhe rumunët që vranë Çausheskun.-Ajo i mori të mirëqena fjalët e tij, ndoshta ngaqë vazhdimisht e shihte me tranzistorin pranë veshit, duke dëgjuar lajmet në disa gjuhë të huaja.
Sapo e pajisën apartamentin me sendet e nevojshme, e shoqja mbushi çantën më karamele, llokumet me arra, palafiku, amareta, liko e liker për gratë, ndërsa ai porositi raki muskat për burrat. Kur doli nga banesa, përherë të parë u ndje zot shtëpie dhe hapi iu duk më i rëndë. Bëri një copë rrugë duke i kërkuar njerëzit e merakosur me sy, por askush s`po e përshëndeste, pale ta ndalte dhe ta uronte. Këmbehej me atë, që dikur i kishte zënë rrugën: “prapë asgjë, ë, hë maskarenjtë”, po ai i rrëshqiste sikur s’e kishte njohur kurrë. Pandehma se do rrethohej nga njerëz, që e uronin dhe e përgëzonin, sa vinte dhe fashitej. Idrizi, për t`u dukur oficer, s`para e vinte kapelën e kapterit në kokë, por këtë radhë e kishte ngjeshur fort dhe shtoi hapat. Ndoshta nxitonte për në repart, ku do kalonte natën. Gonja, i sapokthyer nga Gjermania, veshur e ngjeshur si zakonisht me rroba të jashtme, i foli nga larg. Fliste me zë të lartë, përkundër të tjerëve me zë të ultë, ngaqë ndjehej si i jashtëm.
-Në rrugë të lashë dhe prapë në rrugë të gjeta! Të them të drejtën, edhe pse në dhé të huaj mendja tek ty më rrinte! Shyqyr që pi të shoh, të shëtisësh i lirë, se helbete?! Mos gjetsha njeri në shtëpi, nëse të gënjej, kastile mora një stekë me cigare filtër t`i sillja atje, ku dhe hasmit mos ia uro!
-Këtë radhë ku i çove domatet në Gjermaninë Lindore apo atë Perëndimore?
-Ëhë, iku muri! Mu kujtua koha e krijimit të kooperativës, kur i hodhëm për tokë gjerdhet!
-Njeri i bredhur ti, Gone, sheh botë me sy, ndërsa ne fakirët vijmë tryl, si kali në lëm.
-E di që të qan syri për atë botë, pa më thuaj mua, se çfarë s`më shohin sytë andej?! Një gjë s`kuptoj, ti që e ke mendjen për të ikur, përse të duhet shtëpia?!
-Ta gëzosh shpinë, shoku! I madh u tregove! S’pordhe fare dhe more atë që deshe! Hallall!-Ishte Luti, që kish sajuar një strehë me kartona diku në qoshen e muzeut të qytetit, ku kalonte natën.
-Si ore e paske marr shtëpinë ti dhe s`më the një llaf?! Më fal se po ta them, por kështu ke qenë gjithë jetën, i rezervuar me shokët! Të gjithë u habitëm se nga të erdhi gjithë ajo kurajo?! Askush s`është burim energjie, veçse përcjellës i saj. Të shihnim nga degët dhe ja u desh ky rast, të kuptonim se sa të thella qënkshin rrënjët e tua! Respekte miku im, qënke dora jonë!
-Ta dhanë, ë?! Si ka mundësi, kur ai miku yt, për punë shpije e hëngri?-Spiro pasi ngulte thumbin, nuk priste përgjigje, por nxitonte të ikte, t`i shpëtonte të sharave. Kur u kthye, e shoqja, e priti si zonjë shtëpie, njëherësh kurjoze të mësonte lajmet, të dinte se sa shumë e kishin uruar.
-U pa puna gjithë këto të qerasurat, do t`i hamë vetë, duke uruar njeri-tjetrin!
-Asnjë, fare asnjë nuk të uroj?
-Vetëm, Luti, ai që fle nëpër stolat e lulishtes. Kështu që muskatin dhe amaretat m`i vërë në një qeskë, që t`ia çoj atij.
-Ua, dhe këtë s`e prisja?!
-Me sa duket, urohet vetëm kur të jepet diçka dhe jo kur e merr vetë. Me forcat tona nuk ndërtohet vetëm socializmi, ja që u merrka dhe shtëpia.
-Po ai shoku yt, që u hodhe në flakë për të, u bë i gjallë?
-I ka mbetur hatri, pse planin e zënies forcërisht ia paskam mbajtur sekret, pasi ai m`i paska thënë gjithë të fshehtat e tij?!
Vite më pas, në kohën e re, ata që kishin bërë njërën për të mos ardhur kurrë, do e akuzonin si njeriu, që krijoi precedentin e asaj dukuria masive në plaçkitjen e atdheut, duke zaptuar fabrika e uzina, si ideator i “tokës së xanum”…
IMAIL QEMALI! ISMAIL KANINA!
Të kërkon sulltani(zihet vetëtima?!)
Ti more gjeminë,çave nëpër dete
Vendose:-SHQIPËRINË,do ta shpallë më vete!
Dhe kishe me vete,gjithë urtësinë
Mjaft jetës me ethe!S’durojmë më Turqinë!
Çave nëpër dete, si një KAPEDAN
Brodhe nëpër shtete (bashkë dhe me ISAN) *
Herë si vetëtimë;herë si meteor
Dhe mes pritash e kurthesh
Mbrrite mu në VLORË
SHpalle MËVETËSINË mr flamur në dorë!
Seç të fekste nuri,dritë mjekrra e bardhë
ISMAIL QEMALI! KRYEATDHETAR!
Vittet ikin tutje, ti gjithmonë na je pranë
Ti je BABAI I KOMBIT! Rron në tonin xhan.
*ISA BOLETINI
2. Për dëshmorët
Do të shkruaj për dëshmorët
Që dhanë jetën për ATDHE!
Do të shkruaj dhe për “therrorët”
Që tradhtarë u qujtën “dje”?!!!
Jam gjakftohtë si historia
I paanshëm si gjyqtar!
S’jam lamash nga partia
Sa dëshmorë quajti tradhtar!
Jam i drejtë si drejtësia
Që i jep të drejtit hak
Vij në FESTË e vendos lule
Tek ata që fyen pa shkak.
50-vjet i nëpërkëmbën
Nuk u lanë nishan mbi varr
Dhe i fyen,u bënë gjëmën
Sa i quajtën tradhëtarë!
Tani shkoi “Nata e zezë”
Që sundoi në SHQIPËRI
i kujtoj me mall e dhimbje
Gjithë kush ra për liri.
…bazuar në shakanë e Mark Twain gjenialiteti shpesh shkon dëm, as nuk zbulohet as nuk njihet (ndërsa dihet, ai vetë ishte një lloj koke e madhe, kokë e mençur, shkrimtar, eseist, humorist amerikan, madje ishte dhe mustakolog… me mustaqet e me stilin thuase donte të shtyhej me Niçen), dmth. sipas tij intelekti i shumë kokave ngelet gjenialitet i papërdorur, i pashfrytëzuar, i panjohur, i pavlerësuar etj. etj…
…e lehtë kur ndahen Nobelat, e lehtë kur i kujtojmë Ajnshtajnat, Maks Plankat… e këso kokash, nobelistët e shkencave dhe Ajnshtajnat i njeh e gjithë bota, mirëpo problemi në fakt akoma më i thellë, sipas Twain shumë kokash s’e kanë idenë madje as vetë se janë “gjeniale”, sa të duash njerëz të mençur lindin dhe vdesin të “pazbuluar”, nga ata vetë të “pazbuluar… të panjohur” për veten, por dhe nga të tjerët – dhe nëse kjo qëndron atëherë del se është pothuaj tragji-komike, t’mos e njohësh gjenialitetin tënd, hm e dhimbshme aq sa vetë patetikja sikur kthehet në diç qesharake, sikur e pabesueshme…
…dhe kështu dmth., s’di për lexuesin nëse ta ketë shoshitur këtë punë, mua më është shmangur tërë jetën, e njoh… e njihja shkrimtarin Mark Twain, aventurat e Tom Sojerit e të Hakelberry Finit i kam lexuar ihyyyy qëkur si kalama, meqë ra fjala… më kujtohet bibliotekisti i fshatit tonë quhej Shani (Lumi) dhe unë kur e vizitoja gjithmonë e gjeja duke lexuar, e ngrinte pakëz njërën vetullë dhe kur sigurohej që isha unë as që lëvizte vendit, ma kthente “mirëditën” dhe sakaq zhytej rishtas në lexim, sepse e dinte (pothuaj sikur isha pakëz i “privilegjuar” nga ai), nuk brengosej, kishte besim tek unë, e dinte që do e zgjedhja ndonjë libër pa i prishur raftet, pa ia trazuar rregullin e librave, madje as dimrave nuk m’i “inspektonte” këpucët, të tjerë fëmijë mund t’kenë sjellur plot baltë brenda, dyshonte ndaj tyre, ishte strikt me inspektimet, mirëpo tek unë kishte besim, isha i kujdesshëm etj. etj.
…dmth. e njihja, e kam njohur shkrimtarin Mark Twain që nga kur isha fëmijë, e njihja fort mirë dhe pastaj kur qesh rritur sadopak, e edhe gjatë rinisë, gjithmonë e kam njohur, tërë jetën e kam njohur, por s’e kam vrarë mendjen rreth kësaj thënies për gjenialitetin sepse padyshim do kem pandehur “mjaft i mençur”, dhe tani nëse mund t’i besohet thënies së tij shakalogjike patjetër se ia vlen ri-shqyrtimi, ri-vlerësimi, ri-zbulimi i vetvetes, gjithkush veten e vet, sa për veten, sepse nuk i dihet… ku i dihet, kurrë s’duhet thënë kurrë, më mirë ta zbulosh gjenialitetin vonë, qoftë dhe në pleqërinë e thellë, sesa kurrë…
…sëpaku ta zbulosh për veten, sëpaku vetë t’ia pranosh, t’ia njohësh vetes meritat, nëse gjenialiteti ekzistent sëpaku ta kesh ngushëllimin, ta përkëdhelësh sadopak ego-n tënde, ta njohësh satisfaksionin, kënaqësinë, le t’mos e dinë të tjerët, le t’mos e ketë idenë as vetë alter ego-ja jote, s’është nevoja t’bëhet bujë për botën, sidomos nëse s’je as shkencëtar, as shkrimtar as gjë… por mëkat ndaj vetë intelektit tënd t’mos e kesh idenë as vetë sa vlen, thjesht diç e pafalshme : )
Jeronim de Rada (Maqi, 29 nëntor 1814 – 28 shkurt, 1903), ishte mësues, botues, folklorist, filolog, poet dhe shkrimtar italo-arbëresh, themeluesi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Biri i një profesor të greqishtes dhe i latinishtes, Jeronimi mbaroi studimet për letërsi në Universitetin e Napolit.
Në tetor të 1836 u largua nga Napoli duke u kthyer në vendlindje. Më 21 qershor të 1837, pasi u bë pjesë e një grupi revolucionarësh të fshehtë nga miku Pasquale Rossi, vihet në krye të një grupi prej dhjetë kalabrezësh të cilët shkojnë në një takim grupesh komplotiste për një kryengritje në Kozencë, por paraqitet vetëm një grup arbëreshësh kalabrez dhe kryengritja dështon. Në gusht të 1840, u arrestua dhe burgosur i dyshuar për veprimtari ilegale, por u lirua një muaj më vonë për mungesë provash.
Në vitin 1848 mori pjesë në një demonstratë për kushtetutën dhe nxori gazetën e parë shqiptare: “L’Albanese d’Italia”, në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës. Mbylli gazetën në të njëjtin vit pas dështimit të revolucionit dhe u kthye në vendlindje, i vendosur për të mos u përzier më me politikë. Më 1849 u emërua profesor i arbërishtes në Shën Adrian.
Ai organizoi kongresin e parë të arbërishtes në Corigliano Calabro dhe mori pjesë në kongresin e dytë të gjuhës shqipe në Lungro. Falë De Gubernati dhe së bashku me Giuseppe Schirò themeloi katedrën e arbërishtes në Institutin Oriental në Napoli.
De Rada ndërroi jetë më 28 shkurt 1903 në Maqi.
Në fjalinë e dytë të veprës Autobiologia Rada shkruan: “Stërgjyshët e mi qenë mbase pinjoj të Pietro Antonio Radës nga Arbëria – në Arkivat e Venedikut të shek. XIV gjendet një kontratë shitblerjeje ndërmjet tij dhe Doxhës”. De Rada nuk e jep burimin e kësaj të dhëne, mirëpo më 1392 është shënuar në një dokument venedikas “Radacha serbe, bijë e Gjonit nga Arbëria” (venetisht Radacha serva filia Joan de Albania), kurse një “Radoslav albanese” nga Dukagjini del në një tjetër dokument venedikas.
Radët qenë zhvendosur nga Morea në shek. XVI, saktësisht nga Koroni, pas një garancie që u dha Mbretëria e Napolit fisnikëve koroniatë, të kërcënuar nga asgjësimi, mund të udhëtonin për në Kalabri dhe Pulje. Fisnikërimi i Radave e ka zanafillën në shekullin e XVI.
Lindi në Maqi, atëbotë nën sundimin e Mbretërisë së Dy Siçilive (sot provinca e Kozencës, Itali) i biri i Mikele Rada dhe Brailes. Në prill të 1822 hyn në kolegjin e Shën Adrianit të Shën Mitri Koronës, ku i ati ishte profesor i greqishtes dhe i latinishtes. Më 1827 përjeton një periudhë kritike, duke dashur të hynte murg. Përfundoi shkollën në Shën Adrian më 1833.
Më 1 dhjetor 1834 nisi studimet për letërsi në Universitetin e Napolit, italisht në shkollën e Markez Puotit. Nxuri frëngjisht. Verën e 1836 fitoi një laurea franca për letërsi në Universitetin e Napolit. Në tetor të 1836 largohet nga Napoli, ku kishte rënë kolera, dhe kthehet në vendlindje. Më 21 qershor të 1837, pasi u bë pjesë e një grupi revolucionarësh të fshehtë nga Pasquale Rossi – tek i cili ishte mik në Tessano, vihet në krye të një grupi prej dhjetë kalabrezësh të cilët shkojnë në një takim grupesh komplotiste për një kryengritje në Kozencë, të planifikuar për ditën e nesërme. Por paraqitet vetëm një grup arbëreshësh kalabrez dhe kryengritja dështon. Një numri komplotistësh u pritet koka; nga gushti deri në dhjetor të atij viti jetoi në gjysmë ilegalitet. Nëntorin e 1838 kthehet në Napoli. Gushtin e 1840, pas një viti të trazuar të vëllezërve, i dyshuar për veprimtari ilegale, arrestohet dhe burgoset në Santa Maria Apparente; lirohet një muaj më vonë për mungesë provash. Më 1 nëntor 1840 me rekomandim nga Cesare Marini u pajtua si mësues privat në familjen e Kavaljer Nicola Spiriti. Më 8 dhjetor 1840 preket nga tuberkulozi me hemoptizi.
Më 1841-1842 janë vitet më të lumtura të jetës së tij, i dashuruar me Gabriela Spiriti, bijë në familjen ku u pajtua. I zhgënjyer ka vite nga lëvizjet revolucionare, refuzon më 1844 ftesën e Komitetit Kushtetues në Napoli për të kryesuar revolucionin kalabrez që do të përfundonte në dështim. Pranverën e 1847 prishet me Gabrielën, pas një viti më 25 janar 1848 mori pjesë në një demonstratë për kushtetutën dhe luan rol në politikën e kohës, kur takon edhe Demetrio Lecca (Dhimitër Leka) të cilit i kushtoi “Milosao A”. Më 1848 nxori të parën gazetë shqiptare “L’Albanese d’Italia”, në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës, pas dështimit të revolucionit më 1848 e mbylli gazetën dhe i zhgënjyer, shtator-tetorin e atij viti kthehet në vendlindje, i vendosur për të mos u përzier më me politikë.[3]
Më 1849 emërohet profesor i arbërishtes në Shën Adrian, mbajtës i katedrës së letërsisë krahasuese të themeluar për të. Më 1851 shkarkohet nga katedra për shkak të veprimtarisë së tij kundër Burbonëve.
Më 1868 emërohet drejtor i gjimnazit komunal në Corigliano Calabro, prej ku dha dorëheqjen më 1873.
Më 1891 u riemërua në katedrën e arbërishtes në Shën Adrian. Më 1893 ndodhi shpërngulja e katedrës në Shën Mitër. Më 1896 organizoi kongresin e parë të arbërishtes në Corigliano Calabro. Më 1897 merr pjesë në kongresin e dytë të gjuhës shqipe në Lungro. Më 1900 falë De Gubernati dhe së bashku me Giuseppe Schirò themeloi katedrën e arbërishtes në Institutin Oriental në Napoli, ku për zhgënjimin e thellë të tij nuk iu dha vendi i profesorit të arbërishtes.
Ndërroi jetë më 28 shkurt 1903 në Maqi.
Më 1824 i vdes i gjyshi, jakobin, me banim të detyrueshëm në Kozencë. Në tetor të 1825 i vdes e ëma, i ati bëhet prifti i fshatit. Më 1840 vëllai më i madh i tij, Constantino, qëlloi me armë një roje të Dukës së Corigliano-s gjatë një grindjeje të shkaktuar nga vëllai i tyre më i vogël, Camillo, që fshihej në arrati. Pasi u arrestua dhe u burgos në Kozencë, Camillo vrau me thikë kapobandën e burgut. I mbrojtur nga avokati i tij R. Valentini, u lirua e më pas u priftërua. Verën e 1845 e motra, Leticia, u martua me G. Ferrioli nga Shën Sofia.
Pas fejesës së prishur të Gabrielës me një të sërës së saj, po atë verë, njihet me bashkëshorten e tij të ardhshme Maddalena Melikji. Martohen bashkë me 1849. Më 1852 u lindi djali i parë, Giuseppe (Xhiuzepe), më 1855 djali i dytë Michelangelo (Mikelanxhelo) dhe më 1856 i treti, Rodrigo. Më 1859 u lindi djali i katërt Ettore, i cili vdiq vitin që pasoi. Më 1873 i vdes i biri, Michelangelo. Pas dhjetë vjetëve më 1883 vdes i madhi, Giuseppe dhe më pas e shoqja, Maddalena. Më 1897 i vdes djali i vetëm që kish mbetur gjallë deri atëherë, Rodrigo.
Gjatë viteve të studimeve në shkollën e Shën Adrianit, këndoi veprat Il Cavalier meschino, La Gerusalemme liberata, Il Pastor fido, Argenis (Barcleius), Biblën. Në vitet 1830-32 Danten dhe Petrarkën, tragjedianët grekë, Ciceronin (De officiis, De amicitia), Byron (Korsarin). I pëlqente shumë Corinne. Mësoi përmendësh pjesë nga Gjeorgjikat e Virgjilit, nga Ariosto, Tasso, Metastasio dhe nga I Sepolchri i Foscolo-s. Pasi nxuri frëngjishten, këndoi dramaturgë e filozofë, Shekspirin e Kalderonin; letërkëmbimin Gëte-Shiler. Më 1837 këndoi F. Schlegel.
Shkrimet e De Radës në gjuhën italiane vijnë përpara atyre në arbërisht. Por këto krijime, të cilat janë përkthime në prozë të vjershave arbëreshe, lypsen dalluar nga vjershat italiane sipas Pipës. Interesimi i tij për folklorin u shty nga leximi i teoricienit të Romantizmit, Schlegel, prej ku nisi përkushtimi ndaj arbërishtes dhe doli përmbi fazën italiane të ndikimeve të Dantes, Ariostos e Foscolos.[5] Veprat në poezi, përpos “Odisse” (që De Rada e quante “me temë arbëreshe”) dhe “Sofonisba”, janë të gjitha në arbërisht, por të pajisura me një përkthim italisht në prozë në krah të origjinalit. Titujt e veprave në poezi, të gjata si rregull, janë në italisht me një përjashtim: Skanderbeku i pafaan. Veprat e tjera janë në italisht. Ndërsa nga të dy periodikët të redaktuar e të botuar prej De Radës, L’Albanese d’Italia është edhe në italisht, kurse Fiamuri i Arbërit është në të dyja gjuhët.
I cytur nga avokati kalabrez Rafaele Valentini, shtator-tetorin e 1833, De Rada asokohe nëntëmbëdhjetë vjeçar zuri të mblidhte këngë popullore arbëreshe në fshatrat kalabro-arbëreshe të krahinës së Kozencës. Vjeshtën e 1834 pasi hartoi “Raccolta di canti albanesi”, dhe më 1866 botoi “Rapsodie” nën kujdesin e N. Tommaseo. Më 1845 Kamarda i tregoi një tufë këngësh popullore të mbledhura nga F. Avati.
Më 1963 ose 1964 Giuseppe Ferrari botoi një dorëshkrim të De Radës, të cilin e quajti Canti albanesi. Raccolda di Michele Bellusci del ‘600 gjetur në Frashinetë. Vepër që me Milosaon ka të përbashkët 11 këngë dhe teza e Ferrarit çonte drejt një pandehme për plagjiaturë. Më 1966 Francesco Solano në një artikull botuar tek “Shêjzat” hodhi poshtë hipotezën e Ferrarit, duke provuar se gjuha e përdorur ishte ajo e anëve të De Radës, por edhe stili i ngjante shumë stilit të Milosaos. Solano doli në përfundimin se tufa e këngëve e mbledhur nga Belushi nuk ishte tjetër veçse tufa e parë e këngëve popullore e mbledhur nga djaloshi De Rada me shtysën e Valentinit.
Më 1832 shkruan Odisse në terza rima Më 1833 porsa mbaroi studimet në kolegjin e Shën Adrianit, u caktua që të administronte pronën e familjes dhe kësodore i ra të njihej me të bijën e fshatarit që merrej me tufën e bagëtisë së familjes De Rada. Nuk vonoi dhe poeti i ri nisi të shkruante vjersha dashurie në stilin e këngëve popullore që mblidhte asokohe “duke imituar siç të mundte thjeshtësinë e rapsodive”. Vitin tjetër, më 6 janar 1834, ditën e Epifanisë, hartoi të parin idil në të cilin paraqitet një episod dashurie që më vonë doli tek Milosao A 4. Në vitet 1835-1836 nisi të shkruante skicë-idetë e para të Proto-Milosaos dhe Proto-Serafinës. Më 22 shkurt 1836 botoi për herë të parë në Omnibus “Canto in morte di Scanderbeg”. Më 1837 skicoi këngë të ndryshme të Scanderbeg dhe shkruan variantin e parë të Serafinës, të cilën e shtyp më 1839. Pipa gjykon se Skanderbeku është vazhdim i Serafinës me emër tjetër.
Gjatë burgimit njëmujor shkruajti një vjershë kushtuar Huniadit, Giovanni Uniade, botuar pas vdekjes.
Më 1841-42 shkruajti tragjedinë I Numidi, që nuk i ngrohu edhe aq miqtë e tij, të cilën e botoi më 1846. Provoi fatin e tij me trajtesën filozofike “Divinazione pelasgiche”, botuar së pari te Lucifero dhe pastaj te Mattneer po më 1842. Më 1861 botoi “Principi di estetica”, “Antichità della nazione albanese”, “Lettera a Stamile”, përkujdeset për gramatikën që punoi i biri Giuseppe “Grammatica della lingua albanese” mbështetur në dialektin e Kratit, më 1870. Më 1890 botoi “Pelasgi ed albanesi”, 1892 “Il Collegio Albanese”, “La Cattedra Albanese” dhe shkruajti tragjedinë “Sofonisba”. Më 1894 shkroi veprën “Caratteri e grammatica”, më 1896 “Abecedario” dhe “Antologia”, në vitet 1898-1902 “Autobiografia” dhe “Testamento politico”.
Më 23 shkurt 1848 botoi numrin e parë të së përkohshmes L’Albanese d’Italia. Më 20 korrik 1883 botoi numrin e parë të Fiamuri Arbërit, e përmuajshme letrare e politike.
Mbase prej grafomanisë, poeti i shkruante dhe i rishkruante pambarimisht veprat e tij, por ruante edhe skicë-idetë e varianteve paraprake. Ai ruante jo vetëm letrat më të rëndësishme të tij, por edhe zarfat që i shkonin me postë. Kur u nda nga jeta la mbrapa vandakë letre me shënime e dorëshkrime. Ky material u ruajt prej trashëgimtarëve deri kur më 1934 ia bleu pjesën më të madhe të dorëshkrimeve, shtyrë edhe nga gjendja e keqe ekonomike në të cilën ra familja. Njëra nga dy arkat u zhduk dhe tjetra përshkoi një odise duke përfunduar në duart e Institutit të Gjuhësisë në Kopenhagë më 1956. Pas hulumtimeve të Arshi Pipës në Kozencë, mësoi se me shumë gjasë një pjesë e materialit nga arka e zhdukur që kishte dorëshkrimet më me vlerë të De Radës, përfundoi në Arkivin Qendror të Shtetit, ku sapo ishte formuar Fondi i De Radës ku dhe gjendet letra me poetin frëng Lamartine. Fondi i De Radës në Bibliotekën e qytetit të Kozencës përbëhet prej më se 3000 fletësh me material poezish në arbërisht, në italisht, faqe ditari (libra llogarie), një trajtesë metafizike dhe letërkëmbimi.
Letërkëmbimi në Kozenca numëron 122 letra mbi tema letrare të rëndësishme. Këmbime letrash me Josephine de Knorr, Dora d’Istria, Emil Reinhold, Domenico Damis, Faik Konica, Giuseppe Schirò, Louis Podhorsky, Paolo Dodaj, Pietro Chiara, Cristina Gentile Mandalà, Michele Marchianò, Bernardo Bilotta, etj.
Në Kopenhagë dorëshkrimet e koleksionit shqiptar u kataloguan më 1973, për nga sasia nuk matet me të Kozencës, por për nga cilësia mbulojnë çdo dorëshkrim para ose pas Milosaos A tek materiali me poezi tejet i çmueshëm për hetimin e zanafillës së poezisë të De Radës, një libër llogarie dhe letërkëmbimi me letra me rëndësi. Një letër me dt. 12 shtator 1800 hedh dritë mbi jetën pak të njohur të autorit të saj, Francesco Avati, profesor italo-arbëresh i greqishtes në Universitetin e Urbinos, mbledhësi i parë i këngëve popullore arbëreshe, sipas De Radës. Një tjetër letër pa datë dërguar nga Zef Serembe shfaq shenja paranoje mistike. Dy letra të Kamardës dërguar De Radës qershor-korrikun 1865 përmbajnë kritika për Rapsodie-n e De Radës. Një letër e dërguar nga Hanoveri më 15 korrik 1880, në të cilën dërguesi, një filolog gjerman, mundohej t’ia kthente mendjen poetit që të mos shkonte në Turqi për të propaganduar ndër shqiptarët e atjeshëm për botimin e një gazete shqip (jo shumë kohë më pas, arriti të botonte Fiamuri Arbërit). Disa prej 14 letrave me Dora d’Istrian japin të dhëna të tjera për jetën e intelektuales me origjinë shqiptare. Ndër letrat e shkruara prej De Radës drejtuar inteligjencës shqiptare, janë ato dërguar Pashko Vasës, Zef Jubanit, Mitkos dhe letrat të tjera destinuar djemve.
Në një letër drejtuar të atit më 1845 nga Napoli, jep të dhëna për konceptin e De Radës për martesën:
Dhe a mos duhet ta shes talentin, që Zoti më ka falur për t’u shërbyer shumë njerëzve, për çmimin e një gruaje, në një kohë kur Ai don që martesa të jetë një betim i shenjtë hyjnor?”
Në radhët e periodikut “Fiamuri Arbërit”, pas tkurrjes territoriale të Perandorisë Osmane pas Kongresit të Berlinit, qëndrimet e shprehura të rilindasit në lidhje me marrëdhënien e viseve shqiptare me Maqedoninë dhe Perandorinë Osmane është pa mëdyshje për një bashkim tokësor të të dy (tre) vendeve. Bashkimi i Shqipërisë me Turqinë nënkupton medoemos përfshirjen e Maqedonisë, të cilën De Rada e konsideron një zgjerim të Shqipërisë.
Maqedonia është një tokë shqiptare për ne sipas një tradite të vazhdueshme. – shkruan De Rada në një shënim në një fjalim të lexuar në Kongresin e 12-të Ndërkombëtar të Orientalistikës.
Një letër e 24 korrikut 1897 përsërit bindjen e tij politike se Shqipëria duhet të vazhdojë të qëndrojë në suazën e Perandorisë Osmane nga droja e copëtimit ndërmjet grekëve e sllavëve.[4]
Poesie albanesi de secolo XVI | Canti di Milosao | figlio del despota di Scutari. Napoli, 1836.
Canti storici di Serafina Thopia | moglie del principe Nicola Ducagino | tradotti in prosa italiana. Napoli, 1839.
Canti di Serafina Thopia | principessa di Zadrina nel secolo XV. Napoli, 1843.
L’Albania dal 1460 al 1487, më pas Storie d’Albania, 1848.
Principi d’estetica, 1861.
Antichità della nazione albanese e sue affinità con gli Elleni e i Latini, 1864.
Lettera a G. Stamile. Kozencë, 1865.
Rapsodie di un poema albanese | raccolte nelle colonie del Napoletano | tradotte da Girolamo de Rada | e per cura di lui e di Niccolò de Coronei ordinate e messe in luce. Firence, 1866.
Grammatica, bashkëpunim me të birin Giuseppe. Firence, 1870.
Poesie albanesi del secolo XV, që përbën botimin e tretë të Milosaos dhe tre librat e parë të Skanderbegut, 1873.
Quanto di libertà e di ottimo vivere sia negli Stati rappresentativi. Napoli, 1882.
Pelasgi e Albanesi. Napoli, 1890.
Sofonisba | dramma storico. Napoli, 1892. – ripunim i I Numidi.
Autobiologia. Dy fashikuj në Kozencë, 1898; dy në Napoli, 1899.
Testamento politico. Katanxaro, 1902.
Divinazioni pelasgiche, ribotuar nga E. Bidera në gazetën Mattneer. Napoli, 1842.
Odisse, botuar nga Saverio de Marchesi Prato, Napoli 1847 – 4 këngë në varg të bardhë, italisht.
Hieronymi de Rada carmina albanica quinque, përkthim në gjermanisht i “Annmaria Cominiate” nga Theophilus Stier. Brunswich, 1856.
Poemi albanesi di Girolamo de Rada | scelti, tradotti e illustrati | con prefazione nga Michele Marchianò. Trani, 1903.
Giovanni Uniade, nga Michele Marchianò. Foggia, 1906.
Jeronim de Rada | Vepra të zgjedhura, përshtatje në shqipen standarde nga Andrea Varfi. Tiranë, 1969[4].
Rrëfime të Arbrit | poemë, përshtatur në shqipe standarde dhe pajisur me shënime nga A. Varfi. Tiranë, 1975[9].
Marchianò, Michele, L’Albania e l’opera di Girolamo de Rada, Trani, 1902.
Gualtieri, Vittorio, Girolamo de Rada poeta albanese, Palermo: Sandron, 1930.
Kastrati, Jup, Jeronim de Rada | Jeta dhe veprat, Tiranë, 1962[4].
Zeqo, Moikom, De Rada | Rishpikja e Arbërisë: sprovë kritike për një lexim të ri. Tiranë, 2014[10].
Shêjzat VIII, 1964, 7-10: 217-460.
Jeronim de Rada (me rastin e 150-vjetorit të lindjes), Tiranë, 1965[4].
^ Pipa, Arshi (2013). “Trilogia Albanica II: Hieronimus De Rada” [Trilogjia Albanika II: Jeronim de Rada]. Princi. fq. 55. ISBN 978-9928-4090-7-2.
^ Pipa, Arshi (2014). “Trilogia Albanica III: Albanian Literature: Social Perspectives” [Trilogjia Albanika III: Letërsia shqipe: Perspektiva shoqërore]. Princi. fq. 43–44. ISBN 978-9928-4090-9-6.
^ a b c d e f g h i j k Pipa 2013, pp. 12-16.
^ a b c d e f Pipa 2013, pp. 267-279.
^ Pipa 2013, pp. 31-38.
^ a b c d Pipa 2013, p. 20-24.
^ Belmonte, Vincenzo (25 tetor 2012) [2002]. “Il Segreto di De Rada” [Sekreti i De Radës] (në italisht). Castroregio. Marrë më 18 shkurt 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
^ Pipa 2014, pp. 36-37.
^ De Rada, Jeronim (1975). Rrëfime të Arbrit. Tiranë: Naim Frashëri.
^ Bela, Muhamet, Vepra “De Rada, Rishpikja e Arbërisë’”, një vepër me vlera për kulturën Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine, Shekulli, 16 mars 2015.
Çfarë bëri me trimat Ismail Qemali
e di dhe gjyshi, dhe babai, dhe djali:
që ndezi zjarrin e shtëpisë shqiptare,
kur dinakët donin ta shuanin fare.
Por Shkodra, dhe Lezha, dhe Kruja, Kanina,
Prizreni, dhe Shkupi, dhe Ohri, Janina,
Plaku i Bardhë dhe Luigji Mendjeqiell,
Baca Is’ e Rasih Dino na mbushën me diell.
Marigo Posio stafetën e Elena Gjikës,
e ngriti si kurorë të bukur të Dritës.
Dhe Qirinjve të Atdheut u falem unë,
larë me diell, qëlluar me furtunë.
Dhe Dibra, dhe Delvina, dhe Hasi, dhe Hoti,
Dhe labi, dhe malësori kanë frymë Kastrioti,
Dhe çami, dhe myzeqari, dhe ulqinaku qëkur
Janë firmë lirie e këngë për Flamur!
Se me centaurët Europa rrufjane,
Kasandra me Pandorën europiane,
e plakur, e egër, marrëzisht e bukur
na ka dashur, na ka flakur e na ka ndukur.
U tkurr, u mpak, u mplak e nuk u gremis Nëna,
u trondit në flakë e nuk iu thye zemra.
Dhe deti, dhe fusha dhe maja e malit
si balli i bardhë i Ismail Qemalit.
Se s’është Vlora si Meka e Muhametit,
është anije e bardhë në mes të rrebeshit;
s’është Vlora as Bethlehem i Krishtit,
është vatër e mendimit dhe rrufe e gishtit.
Vlora është Vlorë, me dritë mes ciklonit,
është djepi ku u përkund palca e kombit;
është bërthama diellore e Flamurit,
me shqiponjën që fluturon mbi gjakun e burrit.
Vlora është magje e bukës kombëtare,
Është tharmi i mbrujtur në zemrat shqiptare.
Është rrënjë e besim dhe vizion në shikim,
është eshtër e dinjitetit të kombit tim.
Urata e Plakut, si mirësi e ullirit,
u mbjelltë e shpërtheftë si lulet e prillit!
O ju zogj të Shqiponjës, po ju flas sinqerisht:
sot zemrat Pavarësia na Flamurëron Vlorërisht!
Sheshi i Flamurit, Vlorë. Vjeshtë e tretë, Njëzet e tetë, 2024
Vjeshta e tretë e vitit 1912 ishte në mbarim. Ditët qenë shkurtuar fare dhe dukej
sikur mblidheshin dhe tkurreshin gjithnjë nga retë e dendura dhe mjegulla. Frynte erë
jugu dhe binin shira. Udhët qenë tërë baltë dhe fushat ngjanin si gjysmë të përmbytura.
Në një mëngjes të këtyre ditëve te vrenjtura në garnizonin e kazasë së Beratit kishte
lëvizje. Zabitët i ngritën asqerët herët dhe pa bërë as talimin e sabahut 2 , i vunë ata për të
ngrënë bukë shpejtë dhe pastaj i mblodhën të rreshtuar tek sheshi midis kazermave. Me
zabitët përpara asqerët prisnin në heshtje. Dhe ja pa pritur, atë mëngjes të vrenjtur,u shfaq
në tribunën e ultë prej guri bimbashi i vrazhdët, i quajtur Hasan Tursun Oglli, i cili filloi
të fliste me një zë të rreptë. Asnjë ushtar nuk po e kuptonte turqishten e tij, përveç
ndonjë një zabiti që kishte mësuar në ndonjë ruzhdije të kohës..
Terxhuman ishte heqimi i garnizonit, Tahir Efendiu. Ai ngjante më i moshuar nga
bimbashi, po dukej i ndrojtur dhe i përulur para tij. Tahir Efendiu përkthente qartë dhe
saktësisht.
Midis ushtarëve që e dëgjonin ishte edhe Bushi Furka nga Fushëmarinasi i
Myzeqesë, i cili qe në rresht si gjithë të tjerët. Tërë ushtarët e taborit e dinin se Bushi
ishte djalë i vetëm. Këtë e kuptoje edhe nga veshi shpuar, ku pati pas varur vath, që
zakonisht iu vihej djemve si shpresë për të qenë me jetë, për të rrojtur gjatë. Kjo anë e tij
si djalë i vetëm kuptohej edhe nga emri: Bushi. Pra, njerëzit e shtëpisë i kishin vënë atë
emër që të ishte i fortë e jetonte shumë si druri i bushit. Kur erdhi koha për të ngritur
nizam, morën edhe Bushi Furkën. I ati tij, Rrapi Furka, u qe lutur njerëzve të
kryepleqësisë si edhe komisionit të okllamasë, po më kot. Bushi duhej të shkonte nizam. I
ati kishte dashur që të shiste qetë e parmendës e të paguante një njeri që të vinte bedel për
të, po askush nuk kishte dale bedel në vend të tij për ta zëvendësuar.
Sidoqoftë, njerëzit e shtëpisë, e sidomos e ëma, u gëzuan kur morën vesh se
Bushin nuk e kishin shpurë larg, andej tutje nga Anadolli, nga Jemeni a po nga vendet e
Arabistanit. Ai do të shërbente si nizam në ushtrinë e vilajetit, në një tabor, që qëndronte
brenda kazasë.
Terxhumani 3 vazhdonte të përkthente fjalën e bimbashit: “Për asqerët e këtij tabori është
nder i madh detyra, që po u ngarkohet. Ju do të ruani rrugën që shkon nga Shkumbini deri
ne Vjosë. Këto ditë pritet që të kaloje andej një njeri që ka dalë nga dora e dovletit. Ai
është treguar dinsëz e harramsëz para sulltanit dhe sadrazemit. Dovleti e nderon me tituj
dhe ofiqe, kurse ai në vend që t’ia dijë për nder, i kthen shpinën, dhe lidhet me mbretëritë
e kaurëve. Ky njeri dinsëz, që po na sillet si rebel ndaj perandorisë, është Ismail Qemali, i
cili i ka sjellë dëme dovletit dhe po përpiqet të bëjë ngatërresa të tjera për mbretërinë.
Qëllimi i këtij rebeli është që të arrijë të shkëpusë nga trupi mbretërisë sonë gjithë nahijet
e Arnautistanit. Po a mund të qëndrojë Arnautistani i vetëm? Jo, s’ mundet. Këtë e di
edhe ai vetë, Ismail Qemali, me gjithë rebelët e tjerë. Jo më kot ka vajtur ai në mbretëritë
e të krishterëve të Evropit. Ai do që ta lidhë Arnautistanin me Kaurët. Do që të krijojë një
mbretëri të vogël alla kaure nën hijen e mbretërve kaurë. Ky i mallkuar i Allahut ka
shkelur besën ndaj sulltanit dhe i ka dhënë shpirtin xhehenemit. Qëllimi i tij është që të
dobësojë dovletin edhe të bëjë sa më shumë njerëz dinsëzë si vetja. Prandaj, me urdhër
nga lart, nga vilajeti, ai duhet kapur i gjallë o vdekur. Ja kjo detyrë i ngarkohet sot taborit
tonë.”
Ashtu vazhdonte të fliste bimbashi 4 , duke parë me kujdes fytyrat e nizamëve dhe të
zabitëve para tij.
Bushi Furka e dëgjonte si i shtangur dhe mishi i trupit i bëhej gjemba-gjemba. Ai
sikur nuk po u besonte fjalëve, që përkthente terxhumani. “Si është e mundur të jetë ashtu
Ismail Qemali?” – mendonte me vete Bushi Furka. Në fillim të asaj vjeshte, para se atë ta
merrnin nizam, nëpër dasma e gostirat e fshatit, Ismai Qemali ishte dëgjuar aq shumë
nëpër këngë. Për atë këndonin të moshuar edhe të rinj. Dihej nga shumë njerëz se ai
kishte vajtur nëpër Europë për të mirën e Shqipërisë. Duke menduar ashtu, ai sikur nuk
po ua vinte më veshin fjalëve të terxhumanit. Atij po i zjente brenda vetes kënga që pati
mësuar para pak kohe në një nga dasmat e fshatit:
O shokë, më mori malli,
Ku gjendet Smail Qemali;
Në Paris atij krajli,
Po vrapon si sorkadh mali,
T’i dalë zot këtij vatani.
Dhe, tek kalonte me mendje fjalët e asaj kënge, Bushit i kujtoheshin shokët e
fshatit si edhe njerëzit e shtëpisë dhe te fisit. Një mall i brendshëm e pushtoi të tërin.
Fjalët e bimbashit nuk kishin më kuptim për të.
Po gjithsesi tabori mori urdhrin që të bëhej gati për udhëtim. Marshimi do të ishte i
gjatë dhe duheshin përgatitur për çdo gjë. Të gjithë nizamët u vunë në lëvizje. Lidhnin
këpucët, shtrëngonin shallvaret halldupe, qepnin xhybetë, rregullonin rripat e dyfekëve
edhe i hidhnin pastaj krahaqafë.
Bushi Furka bënte si të gjithë dhe dorën e vinte shpesh tek qesja me para që e
kishte varur me gjalmë në qafe e që i lëvizte mbi kraharor. Ato para ia kishte dhënë i ati,
me qëllim që po të gjente bedel, të kishte mundësi të paguante edhe t’ i shpëtonte
nizamllëkut.
Udha ishte e gjatë, po në marshim e sipër bëheshin ndalesa për pushim, a po edhe
për ta mbajtur taborin të rregullt dhe të mirë komanduar. Sa herë qëndronin për t’u
çlodhur, ose për të ngrënë ushqim, Bushi mendonte se si mund t’u vidhej nga sytë e të
tjerëve dhe të ikte pa u diktuar.
“Sikur të shpëtoj nga arratisja prej taborit; – mendonte ai, – do të vrapoj sa të
mund dhe do të hap lajmin kudo se Ismail Qemalit i kanë zënë pusinë.”
*
Aftër Lushnjës tabori ndali përsëri. Pas pushimit, bimbashi e ndau ushtrinë në
dysh: Njërën pjesë e nisi nën komandën e një zabiti ne drejtim të Shkumbinit; pjesa tjetër
do të shkonte nga ana e rrjedhës së Semanit. Merrej me mend se nizamët e këtij tabori
ishin në përforcim dhe mbështetje për te gjithë koshadhet e nahijeve midis lumenjve nga
Shkumbini deri ne Vjosë.
Qeveritarët e asaj kohe mendonin se mos vullnetarët që kishin dalë në përkrahje të
Ismail Qemalit do të ishin të shumtë. Ata kishin ndrojtje se mos nuk e përballonin
gjendjen vetëm me koshadhet e forcave krahinore, pa ndihmën e taborëve të ushtrisë së
gazermave.
Ajo pjesë e ushtarëve të taborit, që mori drejtim për nga ana e lumit të Semanit, pasi
kishte bërë disa orë të lodhshme udhëtimi, kur mbërriti afër kodrave të ulta midis Petovës
dhe Mbrostarit, mori urdhër të qëndronte e të pushonte për tërë atë natë. Midis këtyre
nizamëve ishte edhe Bushi Furka.
Diku më tutje ndodhej lumi, ku ishin ngritur dy lundra gjemi, ajo e Mbrostarit e
njohur nga të gjithë dhe ajo e Petovës, ndanë një trage prapa pyllit të madh, gjysmë e
fshehur. “Çfarë të bëj tani? – pyeste veten Bushi: Të rri këtu dhe të bëj dyfek me Ismail
Qemalin? A po të arratisem? Po sikur të më diktojnë? … Po më mirë të më diktojnë dhe
të më vrasin sesa të shtije kundër Ismail Qemalit dhe shokëve të tij.”
Kur erdhi nata, asqerët nisën të kërkonin bregoret edhe ledhet e terura të lumit.
Ata vinin përqark drurëve, për t’u mbrojtur pak a shumë nga era, ose silleshin për rreth
rrënjëve të trungjeve, ku qenë grumbulluar gjethe, që t’i përdornin si dyshek. Përpiqeshin
që të mbroheshin sado pak nga lagështira. Ashtu, në vendet, që zgjodhën vetë, asqerët u
shtrinë të mbuluar me xhybetë e tyre.
Edhe Bushi Furka u shtri, po atë nuk e zinte gjumi. Më tepër se lodhja e
marshimit, po e mundonte qëndrimi midis nizamëve dhe zabitëve. Shiu, që kishte rënë
gjatë ditës, pushoi dhe retë e dendura po zgaliteshin ca. Sikur po rrezonte pak hëna. Në
mugëtirën e asaj nate Bushi po vriste mendjen se si të gjente mënyrën më të mirë për të
marrë arratinë. Dhe ja tek i shkrepi në mendje shërbimi i rojes. Në mesnatë atij do t’i
takonte të ishte roje. Bushi i njihte mirë këto anë të lumit, se ai për fat ishte nga kjo
krahinë. Fshati i tij i lindjes, Fushëmarinasi, nuk ishte shumë orë larg nga ato brigje të
Semanit. Kur pat qënë çunak, katërmbëdhjetë vjeç e ca, ai pati vajtur nga këto brigje për
të gjuajtur mëllenja dhe lepuj të egër. E dinte se nga bënte lumi va dhe ku ishte vendi më i
cekët.
Në mesnatë, kur mori shërbimin e rojes, pyeste veten në se do të ishte mirë, po ta
kalonte lumin, a po jo. Dhe, tek po shikonte errësirën e pyllit, i ra në kokë mendimi që të
çante përmes tij. “Qëllimi im, mendonte, nuk është që të shpëtoj kokën, po të lajmëroj
për rrezikun, se Ismail Qemalit i kanë zënë pusinë.” Ashtu, atëherë, në mesnatën pus të
errët, kur gjithë nizamët dhe zabitët kishin rënë në gjumë të thellë, të lodhur nga udha
përmes shiut me llohë, Bushi Furka në majë të këmbëve largohet pa u ndjerë. Eci dhe eci
për një kohë të gjatë pa kthyer kokën pas, deri sa ai u bind se i kishte humbur gjurmët dhe
asqerët e taborit i kishte shumë larg. Në rrugë e sipër hasi në zgërbonjën e një plepi të
vjetër. U fut brenda saj, dhe u ul të çlodhej e të mblidhte veten. Nga larg vinte uturima e
detit. Frynte jugë gjithnjë dhe deti kishte dallgë e lëshonte një burë të madhe uturitëse sa
të përgjumte. Lumi qe mbushur degë më degë me ujëra të përzjera e të turbullta. Dukej
sikur lumi nuk merrte tutje; sikur i pëlqente më mirë të teptiste nga anët e tij e jo të
merrte udhën andej nga gryka e tij në det. Bura e detit ngrinte gjithnjë dallgë dhe nuk e
linte gjithnjë lumin të derdhte gjithë prurjet e veta.
Atje, brenda në guvën e zgërbonjës, tek po shlodhej, ai mendohej, pyeste veten se
ku mund të ndodhej Ismail Qemali? Sa shpejtë paskej ardhur nga Evropa! Kurse kënga
në një dasmë thoshte se ishte aq larg…tutje nga Parisi. Bushi nuk dinte asgjë për vajtjet
dhe takimet e bisedimet e Ismail Qemalit nëpër qytete të mëdha si në Vienë, Budapest, në
Bukuresht, në Trieste. Dhe ja tani, ai prapë, nuk ka një ide të qartë për udhëtimin që
karvani i Ismail Qemalit ka marrë drejt Vlorës. Ai nuk kishte dëgjuar nga askush se
Ismail Qemali kishte ca ditë që ndodhej në Durrës. Dhe ja tani nga fundi i vjeshtës së
tretë ai po shtegëtoka nëpër Shqipëri, siç kishte thënë bimbashi, “që të prish dovletin” dhe
prandaj tabori i kazasë së Beratit, ka dalë rrugëve për t’i zënë pritë. Dhe ashtu, tek po
fekste moti, Bushi Furkën e kaploi një hije gjumi, duke mbajtur pushkën në duar.
*
Pas bisedimeve që pati bërë me personalitete në Vjenë, Budapest e në Bukuresht,
Ismail Qemali qe bindur edhe më shumë se pa humbur kohë duhej shpallur pavarësia e
kombit shqiptar. Çdo ditë vonesë, mendonte ai, e rrezikonte fatin e kombit. Me këtë ide
në mendje, ai tok me shokët e shpurës së tij, Luigj Gurakuqi, Dhimitër Berati, Dhimitër
Mborja, Dhimitër Zografi, Spiridon Ilo e të tjerë, së bashku, u nisen nga Bukureshti për të
mbërritur në Trieste dhe prej aty të zbrisnin në Durrës, më 21 nëntor të vitit 1912, ku u
pritën me nderime nga Imzot Nikollë Kaçorri, Abas Dilaver Çelkupa dhe patriotë të tjerë
durrsakë. Qysh në fillim, pasi zbritën nga anija, tok me personat, që i pritën, shkuan e u
vendosën në hotelin luksoz, buzëdetit, të Azis Pashë Vrionit. Siç tregojnë kronikat dhe siç
deklarojnë në kujtimet e tyre bashkudhëtarët e prinjësit të flamurit, Ismail Beu kërkoi që
qysh të nesërmen të bëhej me një herë një mbledhje urgjente e patriotëve të shquar, ku të
shpallej me vendosmëri mëvetësia e Shqipërisë dhe të ngrihej Flamuri Kombëtar.
Për të arritur sa më shpejtë këtë qëllim dhe këtë dëshirë, Ismail Qemali fillimisht e
pa të arsyeshme të shkëmbente mendime me parinë e Durrësit në një bisedë, ku të ishin të
pranishëm myslimanë e të krishterë, bejlerë e tregtarë të shquar. Në atë takim, që u bë
shpejt, më datën 22 nëntor, pa u zgjatur, Ismail Bej Qemali ua shpjegoi njerëzve të
mbledhur aty se në ç’ rrezik gjendej Shqipëria pas thyerjes së ushtrive turke nga sulmet e
shteteve të Ballkanit:
-…..“Unë them se i vetmi veprim për të mënjanuar rreziqet, që
kërcënojnë kombin tonë në këtë gjendje politike, do të ishte të ngrinim flamurin
kombëtar dhe të shpallim mëvetësinë e Shqipërisë, një Shqipëri të mosvarme.
Ashtu t’i themi botës se jemi një komb më vete, dhe tani që fati na ndau nga
Turqia, duam të qeverisim vetveten dhe të rrojmë në paqe e urtësi me të gjithë
fqinjët. Po për këtë dëshirë dhe qëllim të shenjtë kemi edhe mbështetjen e
Evropës, dhe në mënyrë të veçantë do t’u kujtoja mbretërinë e Austrisë. Nxitje
dhe kurajo të madhe më dha për këtë udhë Shkëlqesia e tij Konti Berthold,
Ministri i jashtëm i Austrisë. “Shko në Shqipëri, më tha i përndrituri Kont, –
shpall pavarësinë dhe ngri flamurin…”. Mirë që flamurin po e ngremë, ia ktheva
atëherë, po më mungon shtiza për ta lartësuar, se flamurin pa shtizë e merr era që
fryn. Atëherë, pa u vonuar, ai, Konti Berthold, ma ktheu: ju siguroj se për shtizë të
këtij flamuri do të keni bajonetën austriake”.
Mirëpo sa mbaroi fjalën e tij Ismail Qemali në atë mbledhje, na ngrihet dhespoti grek i
Durrësit, Imzot Jakovi, i – cili u dëgjua të thoshte: “Mendimet dhe qëllimet e Ismail Bej
Qemalit janë çështje që mund të bisedohen, por jo tani. Këto punë i ka në dorë Evropa
dhe ajo do t’i rregullojë për së miri, kur të vijë koha. Kurse për ngritjen e Flamurit
kombëtar të Shqipërisë, që e përmendi Ismail Beu, – vazhdonte të fliste dhespoti Jakov, –
unë mendoj se ne si shtetas besnikë të Sulltanit, vetëm një flamur njohim, atë të Turqisë
dhe atë e kemi mbi krye e sipër.”
Pasi tha ato fjalë, dhespoti Jakov fërkoi pak mjekrën, picërroi ca sytë dhe iu
drejtua Myftiut të Durrësit duke i thënë: “Po ti Myfti Efendi, si njeri i urtë dhe besnik i
mbretërisë që je, ç’thua?”
Biseda nuk po ecte për mbarë. Myftiu i Durrësit, që njihej si fanatik, dhe që nuk
shquhej për zgjuarsi dhe as për kulturë, nuk e kuptoi aspak djallëzinë e dhespotit. Pa e
vrarë mendjen për të treguar ndonjë gjë me vlerë, ai mbështeti fjalët e dhespot Jakovit:
– “Vallahi, Dhespot Efendi, ti e ke thanë fjalën drejt; na vetëm bajrakut të
padishahut i bajmë temena.”
Kurse mytesarifi 5 i Durrësit, që nuk mund t’i thoshje se qe i paditur, por si tip i
pavendosur, nuk dukej as mish as peshk, një person i pasigurt, i cili nuk dinte nga të
mbante dhe bënte gjoja figurën e njeriut të paanshëm. Po më në fund, kur pa se rreth e
qark kishte njerëz të ditur, e gjeti të udhës t’i deklarohej Ismail Qemalit frëngjisht:
“Comme Albanais, je suis avec vous, mais comme fonctionniare, je dois etre contre
vous”
Pas tyre e mori fjalën Imzot Nikollë Kacorri, i cili në kundërshtim me ta, tha:
“Unë për vedi them se duhen me u marrë në konsideratë fjalët e Ismail Beut. Që të
shpëtojmë Shqypninë, duhet të ngremë Flamurin tonë Kombëtar dhe të shpallim
Shqypninë e mosvarme. Dhe po e përsëris edhe nji heri idenë e Ismail Beut për ngritjen e
Flamurit Kombëtar, të cillën po e quej vendimtare për fatin e kombit. Ky akt solemn
duhet me u krye një orë e ma parë. Me anë të këtij akti do te dallohen se cillët janë
atdhetarët e vërtetë, dhe, cilët do të jenë sahanlëpirësit e Turqisë ”. 7
Po gjithsesi, nga mënyra se si po shkëmbeheshin fjalët, Ismail Qemali e kuptoi se një
pjesë e parisë së Durrësit nuk po e përkrahte për qëllimin e tij të shenjtë. Kështu që
mendimi për ngritjen e flamurit në Durrës, për të fituar kohë, nuk doli për mbarë. Merrej
me mend se puna antishqiptare e dhespot Jakovit si edhe e myftiut të Durrësit e kishin
bërë efektin e saj të keq tek shumë njerëz të pa informuar për rreziqet që po i kanoseshin
kombit shqiptar.
Po megjithëse nuk ia arriti qëllimit që ta ngrinte flamurin në Durrës, Ismail
Qemali nuk e dha veten, nuk u përkul. Mendja filloi t’i rrihte për nga Vlora, tek
vendlindja e tij. Paria e atij qyteti ia kishte bërë ftesën me telegram që kur ishte në
Trieste. Vlonjatët me krenari dhe vendosmëri e prisnin që t’u vinte atje, në shtëpinë e tij
dhe ashtu të ngrinin së bashku flamurin.
*
Në mbrëmje, pas mbledhjes me parinë e Durrësit, kur Ismail Qemali vajti në
restorant për t’u darkuar, njerëzit e shpurës së tij i thanë se kuajt e karvanit qenë gati për
udhëtimin drejt Vlorës. Nga këto fjalë Ismail Beu u bë prap plot besim në vetvete se e
merrte me mend përpjekjen e patriotëve të qytetit të tij të lindjes, Vlorës së dëshiruar.
Telegrami i tyre e kishte vënë në dijeni. Atë telegram e ruante si një thesar. Sa herë fuste
dorën në xhepin e brendshëm, prekte letrën e atij telegrami, që i kujtonte zotimin e
bashkëqytetarëve vlonjatë. Ashtu, udhëtimi i karvanit të shpurës së flamurit të pavarësisë
do të niste rrugën të nesërmen, në mëngjesin e ditës së shtunë, më 23 nëntor, 1912. Tok
me katërmbëdhjetë bashkudhëtarët, që e kishin shoqëruar Ismai Qemalin në rrugën e
largët, qysh nga Bukureshti, do t’i bashkoheshin atij drejtë Vlorës edhe delegatët e
Durrësit, Krujës, Tiranës të përfaqësuar nga Hirësia e tij Imzot Nikollë Kaçorri, Musta
Ali Ibrahimi, Abdi e Murat Toptanin, Mustafa Krujën, Abaz Çelkupën e të tjerë. Në rrugë e
sipër Karvanit të Pavarësisë do t’i shtoheshin edhe delegatët e Kavajës, si dhe të
qyteteve të tjera. Dhe, ndërsa Ismail Qemali me gjithë zotërinjtë e mbledhur rreth tij,
qenë duke pirë kafenë e atij mëngjesi në sallon, ku po bisedonin rreth udhës, që do të
ndiqnin, hyn portieri i hotelit, i cili iu drejtua të pranishmëve, duke thënë:
– Nja katër pesë burra kanë ardhur nga kazatë e Toskënisë dhe duan të takohen me
zotërinë tënde, Ismail Bej.
-Të urdhërojnë e të vijnë këtu pa tjetër, – i tha ai.
Me t’u hapur dera e hotelit, u dukën të hynin brenda në sallon pesë burra të veshur
trashë, katër nga ata qenë me guna çile dhe mbanin në kokë qylafë të bardhë me majë për
sipër, kurse ai që i printe, qe i veshur me qyrk dhe mbante në kokë qylaf të errët.
Pikërisht ai do t’i drejtohej prinjësit të Flamurit, duke i dhënë dorën e i tha:
-Jam Qemal Karaosmani dhe po vij nga jugu bashkë me këta trimat; kemi ardhur
me dëshirën e parisë së Vlorës dhe të Beratit, dhe, veçanërisht me porosi të mytesarifit të
Vlorës, Xhemil Beut, për të takuar Zotërinë tënde, me qëllim që t’u ndihmojmë me sa të
mundemi në këtë udhëtim të shenjtë.
– Mirë se na urdhëruat, o burra fisnikë, – u dëgjua me një ngazëllim të dukshëm
Ismail Qemali, tek i shtrëngonte duart dhe mori të çohej, për t’i hedhur dorën në qafë.
Dhe, kur ai u ngrit, duke u mbajtur me një dorë në tavolinë, gjithë të tjerët u çuan, si për
t’u lënë vend miqve të sapo ardhur.
– Na keni gjetur në kohën më të mirë, po urdhëroni, uluni, merrni dhe ju një kafe
dhe t’u dëgjojmë për lajmet, që po na sillni nga patriotët e atyre anëve.
Sa kohë që po rregullonin karriket për t’u ulur, miku, që mbante qylaf të errët,
Qemal Karaosmani, ngriti zërin dhe tha:
-Nga nahijet tona ka marrë dhenë fjala se i ndrituri Ismail Beu është nisur për në
Vlorë dhe pritet të mbërrijë në qytet nga koha në kohë. Për këtë arsye paria e Beratit, duke
u marrë vesh edhe me zotërinjtë e lartë të Vlorës, dhe më ngarkuan mua të nisesha sa më
shpejt drejtë jush, që t’ju takoja për të dhënë ndihmën tonë të mundshme. Atëherë, unë
pa humbur kohë, u bashkova me këta katër miqtë trima, dhe, pasi siguruam dhe ca kuaj
me shalë me vete, u nisëm drejtë Durrësit, që të ju takonim këtu në hotelin e Aziz Beut,
ose kudo të ishit. Bëmë dy ditë udhë derisa arritëm mbrëmë dhe u vendosëm në hanin e
Vesel Vargut, që na priti aq mirë, me ngrohje dhe me të ngrënë e me të pirë.
Kur të gjithë burrat zunë vend, dikush porositi kafenë për miqtë e sapoardhur. Atëherë
Ismail Qemali mori përsëri fjalën dhe nisi të fliste:
– O zotërinj! Ndjehemi shumë të nderuar nga ardhja juaj këtu,
për të na takuar dhe për të na ndihmuar. Të qenurit tuaj midis
nesh na rrit besimin për arritjen e qëllimit tonë të shenjtë. Tok
me ju do ta kemi më të lehtë rrugën.
-Po nuk jemi vetëm ne, i dashur Ismail Bej, – u dëgjua njeri nga ata me qylaf të bardhë.
Andej nga ne, – vazhdoi ai, – të gjithë sa kanë dëgjuar se po vinte Zotëria jote për të
ngritur flamurin, me një herë lidhën fjalën, se do të dalin që t’ju ju presin me krahë hapur.
– Po këndojnë për ju, Ismail Bej, – tha një tjetër, – dhe po kërrejnë këngë të reja.
Ndër kaq kamarjeri solli tabakanë me filxhanët e kafesë. Dhe, duke pirë kafetë, Ismail
Qemali mori fjalën prap duke u thënë miqve nga zonat e jugut:
-Dhe tani, i nderuar Qemal Bej Karaosmani dhe ju të dashur zotërinj, me lejoni, që t’ju
njoh, me shokët e mi të udhës time të gjatë. Ky që shihni këtu pranë meje është zotëria e
tij Liugj Gurakuqi, ish drejtor i parë i shkollës Normale të Elbasanit. Në anën tjetër kam
Hirësinë e tij, Dom Nikoll Kaçorrin, dhe të tjerët janë përfaqësues të Durrësit, të Krujës,
Tiranës dhe të Shijakut, dhe tok me ta, ndodhen edhe përfaqësuesit e Kolonisë Shqiptare
të Bukureshtit. Sot, ne së bashku vendosëm që të nisemi për në Vlorë. Me që rruga
është e gjatë, në udhë sipër, do të ndalemi edhe për të pushuar. Ndalesën e parë mendoj se
do ta kemi në Çermë, ku po na pret me dëshirë Dervish bej Biçaku. Dhe kështu, me
bekimin e Zotit, qysh tani le ta marrim këtë udhë për të mbërritur në Vlorë një ditë e më
parë.
Qysh atë çast karvani u bë gati për udhë dhe gjithë delegatët e mbledhur në Durrës u
hipën kuajve dhe morën rrugën e gjatë drejt jugut për në Vlorë. Kalorësit ecnin qetë-qetë,
duke ndjekur vargan njeri tjetrin. Si pa u ndjerë, pas dy orë e ca udhëtimi, kishin lënë pas
Gjirin e Durrësit, Golemin, Qerretin. Dhe, kur po i afroheshin Kavajës, ndaluan pak sa
për t’u çlodhur. Lanë kuajt në një han dhe shkuan te një gjellëtore që të ndiznin ndonjë
cigare dhe të thyenin urinë a po të pinin ndonjë kafe. Pastaj, mbasi kishin ngrënë e pirë, u
hipën kuajve dhe karvani i delegatëve mori rrugën nga Kavaja drejtë Gosës dhe
Rrogozhinës. Kishin kaluar disa orë udhë dhe qe thyer dita; retë nga perëndimi po
dendësoheshin dhe po bëhej dalë nga dalë si mugëtirë dhe ashtu, buzë-mbrëmjes patën
mbrrijtur tek bregu i Shkumbinit, tek vau i trrëshëm 8 , atje, ku thuhej se lumi kalohej pa
rreziqe edhe pa vështirësi. Hapat e kuajve qenë ngadalësuar dhe kalorësit e karvanit qenë
më pranë njeri tjetrit. Dhe ashtu, në kalërim e sipër, dy delegatë nga Kolonia Shqiptare e
Bukureshtit, Dhimitër Berati dhe Dhimitër Zografi u gjenden fare afër njeri tjetrit.
-Si ndjehe, Zoti Dhimitër? – E pyeti Dhimitër Zografi, – po mbushen rreth tri javë nga
dita që u nisëm prej Bukureshtit.
– Me thënë të drejtën, për vete, jam pak i lodhur, me gjithë atë nuk ndjehem keq, e
përballoj rrugën si do që të jetë, po mendja më shkon gjithnjë tek Ismail Qemal
Beu. Sa do që e mban veten, prap është moshë e thyer.
– Ashtu është, – ia pranoi fjalët tjetri, ai ka djalin sa ne, i biri, Et-hem Beu është
versa jonë.
– Ismail Beu është zemra dhe truri i gjithë këtij karvani.
– Prandaj që të tërë ta kemi mendjen tek ai për gjatë këtij udhëtimi me shira të
rënduar dhe me rrugë gjithë pllashtira e baltovina.
– Do të ishte mirë të kishim porositur ndonjë karrocë të mbuluar, a ndonjë pajton, –
shtoi në fund Dhimitër Zografi.
– Po ç’ thua, Zoti Zografi? Kujton se je ndë rrugë të Korçës, a po të Bukureshtit!
Ndë këto udhë të Myzeqesë zor, që të udhëtosh edhe me qerre me rrota të mëdha
të tërhequr me buaj të fuqishëm.
– Atëherë, po u krijua ndonjë gjendje vështirësije, do t’u drejtohemi banoreve
vendas rreth e përqark.
-Pa tjetër, – tha Dhimitër Berati, – nuk e dëgjove se ç’thanë ata zotërinjtë, që erdhën tek ne
tok me Qemal Karaosmanin, që gjithë fshatrat e Myzeqesë nga Shkumbini e deri në Vlorë
do të jenë në këmbë në mbrojtje të Karvanit të Pavarësisë.
Dielli, i veshur nga retë ngjyrë gri, ish në perëndim e sipër. Horizonti po errej gjithandej.
Përmes mugëtirës, delegatët e Karvanit të Pavarësisë, kaluan lumin e Shkumbinit që nga
u doli para syve fushëtira e Divjakës, prej ku dukeshin qartë sarajet e Dervish bej
Biçakut, ku Ismail Bej Qemali ishte i ftuar të kalonte natën tok me shpurën e tij. Dhe
ashtu, duke shpejtuar udhën, karvanin e pavarësisë e zuri mbrëmja e asaj dite, të datës 23
Nëntor, në anën e majtë të lumit Shkumbin, pra, atje në Çermë, para konakëve të Dervish
Bej Biçakut, ku delegati i Peqinit po priste tok me shumë zotërinj të tjerë nga zona
përqark. Atë natë në shtëpinë e Dervish Bej Biçakut përveç delegatëve të Durrësit, të
Krujës, e të Tiranës erdhën edhe Nebi Sefja i Lushnjës, Bexhet Bej Hydi, si edhe
kryeplaku i Ardenicës dhe Kolonjës, mësuesit e Libofshës dhe të Ardenicës Spiro Saqellari
dhe Jovan Ndreko, po ashtu edhe myzeqarë të tjerë, vullnetarë me armë në dorë në
ruajtje të udhëtimit të Ismail Qemalit dhe të shpurës së tij drejt Vlorës 9 .
Atë kohë, kur shpura e flamurit të pavarësisë ishte duke mbërritur konakët e Dervish
Biçakut, njerëzit e asaj shtëpie të gjithë së bashku, shërbëtorët, stallierët, barinjtë, po
edhe të ftuarit vendas po bënin kujdes për të ndezur zjarrin në vatrat e oxhaqeve, po
rregullonin mangallët me qëllim që të kishte sa më shumë ngrohtësi për delegatet e
kuvendit të madh. Ishin bërë gati për ndriçim edhe llambadhe, qirinj e kandila për të
ndriçuar dhomat dhe korridoret e konakëve. Dhe ja, kur po vazhdonin punët e mikpritjes,
karvani i pavarësisë me Ismail Bej Qemalin në mes, nisi të futej brenda në oborrin e
sarajeve. Gjithandej përqark shtëpisë ndihej atmosfera e përgatitjes për të nderuar miq e
rrallë. Aroma e çajit të malit përzjerë me afshin e kafesë të sapo bluar si dhe me erën e
mishit të pjekur dhe të jahnisë, tregonin për vëmendjen, që rrugëtarëve të Karvanit të
Pavarësisë t’u shërbehej sa më mirë, me qëllim që të çlodheshin dhe të kishin fuqi për
rrugën e vështirë që i priste.
Kalorësit e karvanit, sapo hynë brenda oborrit, zbritën njeri pas tjetrit, duke ua dorëzuar
kuajt stallierëve, të cilët, pasi u hiqnin kuajve frerët nga goja, i lidhnin me kapistra dhe i
rregullonin në stalla.
Ndër kaq tërë udhëtarët e karvanit hoqën xhokat, gunat, a po qyrqet e rënda e të lagura
dhe po i vendosnin në varëse ose parmaqe. Kur gjithë delegatët ishin ulur dhe po
shkëmbenin mendime për udhëtimin drejt Vlorës, Ismail Qemali hodhi shikimin rreth e
rrotull, dhe mbasi i pa të tërë, ngriti zërin dhe tha: “me sa shikoj, më duket se deri këtu e
kemi përballuar rrugën mirë që të tërë. Dhe tani duhet të falnderojmë zotërit e shtëpisë
për gjithë kushtet dhe mundësitë, që na kanë krijuar, që të pushojmë, të rehatohemi dhe ta
marrim veten për nesër. Me këtë rast, një gjë do të doja ta kemi para sysh se duhet
të mbërrijmë në Vlorë sa më shpejtë, me qëllim që të fitojmë kohë, për ta mbledhur
Kuvendin më 28 Nëntor dhe, po atë ditë, të shpallim pavarësinë dhe të ngremë Flamurin
Kombëtar, e përsërisë ta ngremë Flamurin në atë ditë, më 28 Nentor, sepse edhe
Skënderbeu po në atë ditë, më 28 Nëntor të vitit 1443 e ngriti këtë Flamur në Krujë.”
Po pikërisht, kur prinjësi i Kuvendit po thoshte ato fjalë, tek porta e oborrit u duk një
kalorës lajmëtar, një mesoburrë, i cili kërceu nga kali e u dha këmbëve në drejtim të
sarajeve. Ky njeri mbante në dorë një letër dhe deshte të takohej pa tjetër me Ismail
Qemalin, që t’ia jepte vetë në dorë zarfin dhe t’i thoshte atij gojarisht:
“Vij me porosi nga zotëria e tij Emin Bej Vokopola, vij i urdhuar edhe nga kumandari i
xhandarmarisë së Lushnjes, kapiten Ibrahim efendi Borshi, që t’ju gjeja kudo që të
ndodheshit, dhe që t’i dorëzoj Zotërisë tënd këtë kartë”. Dhe atëherë Ismail beu e mori
atë letër, ku shkruhej: “Ju bëjmë ne dije se nga posta e Lushnjes njoftohemi fshehurazi
lidhur me një telegram, që sapo kishte mbrrijtur nga vilajeti i Janinës në sanxhakun e
Beratit, të cilin Mytesarifi e kishte shpërndarë si lajm në formë urdhëri me post-telegraf
ndër të gjithë kajmekamët 10 : Në atë letër shkruhej:
“Ismail Qemali me shokë gjallë a vdekur të shtihet në dorë”
– Hapni sytë se u kanë zënë pusinë gjatë rrugës, Ismail Bej, – këto fjalë m’i tha me
gojë vetë komandari, si amanet.
Aq foli lajmëtari, që sapo kish mbrritur me kalë, i cili, me të dorëzuar letrën, u
largua pa u zgjatur drejt qytetit të tij.
Atëherë Ismail Qemali, pasi lexoi me zë të larte lajmin e keq, u tha gjithë të
pranishmëve:
– Si do të bëjmë vëllezër ?!… Në qoftë se ia mbërrijmë Vlorës, dëshira jonë plotësohet, do
ta shpallim Shqipërinë më vete, të mosvarur. Në qoftë se do të vritemi, atëherë bëhemi
dëshmitarë dhe therorë të Atdheut të dashur.”
Atë çast brenda odës së madhe të shtëpisë së Biçakajve në Çermë, pas atyre
fjalëve të prijësit, u bë një heshtje, që nuk zgjati. Atë moment një nga vullnetarët e
armatosur për ruajtjen e Ismail Qemalit, çohet në këmbë dhe fletë: Shumë të nderuar
zotërinj! Jam këtu si i dërguar nga pleqësia e Divjakës dhe Gradishtës. Dhe dua t’u siguroj
se s’ ka njeri që të pengojë dhe ta trembë Ismail bej Qemalin me shokët e tij në këtë udhë,
që kanë nisur. Tërë burrat e katundeve tona kanë lidhur besën se sonte dhe nesër, dhe, sa
do ta dojë puna, do të jenë me dyfek në dorë për të mbrojtur Ismail Qemalin dhe
zotërinjtë, që udhëtojnë me të. Do të vëzhgojmë çdo rrugë e çdo shteg. Kaq kisha.
Prandaj zotërinjtë delegatë të flenë të qetë dhe të marrin fuqi për udhën që do të kenë
përpara.”
Pas atij, u çua edhe një tjetër myzeqar, i cili foli, po ashtu me guxim: “Edhe unë jam këtu
në emër të pleqësisë se Ardenicës, të Libofshës dhe Kolkondasit. Edhe në zonën tonë
gjithë burrat e çdo shtëpie janë bërë një. Kemi bërë çetën tonë dhe, ashtu së bashku, i
njohim gjithë rrugicat dhe shtigjet me rreziqe dhe, po ruajmë nga çdo anë, qe nga Ura e
Mbrostarit deri tek Lundra gjemi e Petovës. Kështu që udha jonë është e mbrojtur dhe
askush të mos ndjehet i ndrojtur.”
Duke shkëmbyer mendime në odën e madhe të miqve, burrat e ardhur vullnetarë nga
Myzeqeja caktuan si udhërrëfyes për karvanin Tano Bozarin nga Divjaka, që e njihte
vendin me pëllëmbë. Në bisedë e sipër, tek sillte në mendje udhën, që do të bënin të
nesërmen, ai, Tano Bozari, gjeti rastin dhe u tha delegatëve: “Për të qenë sa më të sigurt,
mendoj që ta ndryshojmë pak drejtimin e rrugës, pra ta lëmë mënjanë udhën e madhe
edhe të marrim tragën e Tërbufit e të Karatoprakut.
Do të bëjmë ecje të vështirë, do të shkelim mbi një rrugë pa rrugë, mes baltës, ku ujët ka
vajtur në shalë të kalit, po nuk është e pamundur, do të gjejmë shtigje dhe do të dalim në
dritë, them kështu se i njoh vendet fare mirë.”
Të nesërmen, më 24 Nëntor, pa lindur mirë dielli, Karvani i Flamurit të Pavarësisë doli
nga Çerma, dhe pa u zgjatur shumë, duke u mbështetur edhe tek udhëzimet e vendasve
myzeqarë mori drejt Gradishtës. Nga shirat e rëndë të vjeshtës toka qe squllur aq shumë
saqë dheu kudo qe bërë si baltë kamine. Kënetat qenë mbufatur dhe lumenjtë vinin trarë-
trarë e gërryenin ledhet degë më degë. Deti uturinte dhe vazhdonte të ngrinte burë. Pas
një zagushije të rëndë, retë e veshën qiellin pus. Vetëtimat dhe gjëmimet përsëri po
rrethonin horizontin. Shirat nisën prap shtruar, pa erë, po të dendur. Duke kaluar para
fshatit të Këmishtajt, dheu po bëhej dhe më i rëndë, balta e zezë ishte shumë ngjitëse.
Dukej sikur kuajt nuk ecnin, por po ngjishnin llucë të zezë kamine.
Ishte e diela e parafundit të vjeshtës së tretë të vitit 1912, kur Karvani i
Pavarësisë, i shoqëruar edhe nga vullnetarët e armatosur, po u afrohej dherave të
Karatoprakut, ku kalimi i udhës me këmbë ose me kuaj bëhej më se i vështirë 11 . Duke
çarë udhën me pllashtira të Karatoprakut, Karvani kish mbërritur tek rrema 12 e
Sulzotajt, që dukej e mbushur krejt me ujë, po që nuk kishte rrymë me rrëmbim. Pikërisht
në atë kohë me llohë e me shi, një qerre me rrota të larta po afrohej në drejtim të karvanit.
Koha e dasmave ende nuk kishte mbaruar dhe ata që shikonin atë qerre, mund të kenë
kujtuar se ajo do të qe nisur për të marrë ndonjë nuse të re në atë ditë të përbaltur plot me
shi, sipas zakonit të lashtë “të prerjes së ditës”, që do të thoshte se vajza behej nuse
pikërisht në ditën e caktuar nga të dyja palët e krushqisë. Po jo, nuk kishte qënë ashtu.
Qerrja me rrota të larta nuk qe nisur as për nuse e as për pajë. Pendari, që po hiqte qetë
për dore me hosten, e ndali qerren në mes të udhës. Vuri hostenin në vrimën e qajkës dhe
doli para shpurës se kalorësve. Ai ngriti duart lart në formën e gjysmë harkut duke thënë
ca fjalë që nuk merreshin vesh nga shkaku i shiut. Kur u afrua edhe më, pendari vuri një
dorë në zemër dhe me dorën tjetër takoi udhë-rrëfyesin.
– Jam i dërguar nga paria e anës sonë të Analumit, Karatoprkut dhe Sulzotajt, –
foli ai, – që të takoj Ismail Qemal Beun dhe ta marrë në qerre dhe ta shpije te odat
e vakëfit të kishës dhe konakët e Nedim Bej Leskovikut. Siç e shikon kjo qerre
është e siguruar mirë: është e mbuluar me rrogoza të rinj që nuk i hyn asnjë pikë
shiu; kurse në shtratin e saj janë shtruar dyshekë dhe qilima me thekë.
Kur udhë-rrëfyesi po e dëgjonte dhe po shikonte pak si i çuditur nga e papritura,
pendari vazhdoi prap:
– Nuk jam vetëm, zotëri; tok me mua kanë dalë edhe shumë burra të tjerë, të cilët
janë endur andej e këndej që të bëjnë roje, kurse populli po u pret në Libofshë.
Atje do të bëhet festë. Te oborri i vakëfit dhe te konakët e Nedim Bej Leskovikut
është ngritur kënga e po hedhin valle nga gëzimi.
Udhërrëfyesi ktheu kalin, u fut në mes të shpurës, iu drejtua prinjësit të flamurit e
i tha:
-Ismail Bej! Populli i kësaj ane ka nisur këtë qerre të madhe për Zotërinë Tënde.
– Po pse janë munduar!? Kur ne kaluar jemi, – tha Ismail Qemali, duke ndjerë
ngrohtësinë e dashurisë së përzemërt të popullit.
Pendari me takije të bardhë atë çast qe pushtuar nga një ndjenjë përfaljeje para
prijësit të flamurit. Tërë qenia e tij përshkohej nga një hutim dhe marramendje
ngazëllimi. Po megjithatë e mori veten, u përcoll, hapi gojën e nisi të fliste me
shumë mirëdashje:
– Më tutje rruga bëhet edhe më e vështirë Ismai Bej, shiu e bën udhën edhe më të
zorshme, sidomos këtu, tek rrema e Sulzotajt, dheu bëhet det. Prandaj na …
urdhëroni! Të paktën sa kohë që bije shi. Nuk do të lageni dhe do të çlodheni ulur.
Atë minutë, Ismail Qemali pak si i menduar, vuri dorën te mjekra dhe shikoi
udhë-rrëfyesin, sikur të merrte mendim nga ai dhe i tha:
– Po ti si mendon për këtë rast? Or bir.
– Ismail Bej ! – i tha ai pa u menduar shumë, – Plotësojani dëshirën. Të paktën sa
të kalojmë Karatoprakun.
Atëherë prijësi i udhëtimit të flamurit vështroi gjithë bashkudhëtarët e karvanit
dhe i prekur nga ngazëllimi dhe mikpritja e popullit, foli me qetësi: “Vetëm nuk do të
ulem aty. Le të urdhëroi edhe zoti Gurakuqi e ndonjë tjetër.”
– Faleminderës, Ismail Bej, po ma i moshum asht Imzot Nilollë Kaçorri. Le të
urdhëroi Zotnia e tij ma parë, – u dëgjua Gurakuqi.
-Të lumtë goja, zoti Luigj, për punët e shquara, që ka bërë, ai e meriton të jetë
para meje, veçanërisht për mbështetjen që më dha, kur u futa në Durrës.
– Ju lutem zotërinj të shtrenjtë, me më ndigjue edhe mu, para se të më çmoni
kaq shumë. Andej nga malësia e Lurës asht nji zakon që nderon ma së pari at mik
që ka ba rrugën ma të gjatë. Më thoni Ju tash, kush duhet të jete ma i parë. Unë
nuk mundem me e thye rregullin e Lurës dhe të Kurbinit.
– Ka vend për tre e më shumë, – u dëgjua atë kohë pendari i qerres.
Dhe ashtu ata të tre: Ismail Qemali, Dom Nikollë Kaçorri e Luigj Gurakuqi u
drejtuan nga qerrja e mbuluar me rrogoza. Pendari hapi pak vend tek shtiza e qerres, duke
mënjanuar një ka, me qëllim që shtiza qerres të shërbente si mbajtëse për të vënë këmben
kalorësi, kur ta hiqte nga yzengjia. Sa mori për të zbritur Ismail Qemali nga kali, pendari
i tha:
– Kujdes Ismail Bej, mbahuni edhe te supi im.
Po kot u shqetësua pendari. Ismail Qemali i bëri lëvizjet të ngadalta, po të sigurta.
Hodhi këmbën mbi shtizë, u kap pas rrapinës e shkoi u ul mbi qilimin me thek pa zor të
madh. Po ashtu bëri edhe Luigj Gurakuqi. Kurse Dom Nilollë Kacorri, dukej që qe më i
stërvitur dhe i bëri lëvizjet e zbritjes nga kali për në qerre më me shkathtësi.
Shpura e kalorësve me qerren në mes rifilloi udhën me baltë, pa pyetur për shiun
që s’ kishte të ndaluar. Me gjithë atë, Karvani i Pavarësisë ecte drejt Vlorës pa pushuar.
Qielli shtrydhte re si guna, moti qe bërë bunacë, po karvani nuk stepej.
*
Kur u kalua Karatopraku edhe rrema e Sulzotajt, balta e zezë sikur po bëhej më e
butë, më e ujshme se sa ajo e dheut të zi. Tek po kalonin Gradishtën dhe po i afroheshin
Libofshës, qielli nisi të zgaliste. Retë sikur po çaheshin dhe shiu u bë si vesë e hollë, deri
sa pushoi. Te sheshi i një djerrine ndanë një kodre, karvani ndali. Kalorësit zbritën nga
kuajt dhe Ismail Qemali me dy zotërinjtë e tjerë, Dom Nikollë Kacorrin dhe Luigj
Gurakuqin dolën nga qerrja e mbuluar. Atje, në atë vend, ndanë kodrës kalonte një
rrjedhë uji, që ish si degë e një përroi që zbriste për poshtë. Të gjithë njerëzit e shpurës u
vunë në lëvizje për të ushqyer kafshët. Kuajve u dhanë për të ngrënë tagji tërshëre, kurse
qeve misër me lëpushka. Pastaj i shpunë kafshët për të pirë ujë te vija e rrjedhshme. Nga
mundimi i udhës së vështirë si kuajve ashtu edhe qeve u dilnin avuj djerse nga kurrizi.
Për disa minuta gjithë burrat e shpurës çlodhën gjymtyrët e u shpinë duke ndezur
edhe nga një cigare duhan. Dhe pak udhë dhe ata do të arrinin në Libofshë. Pasi kafshët e
shuan etjen me ujë, karvani me njerëzit e flamurit vazhdoi rrugën drejt jugut.
Lajmi se dita e flamurit kishte afruar, pati pushtuar mendjet dhe zemrat e të gjithë
myzeqarëve, të cilët po i prisnin si në një ditë feste tërë delegatët e ardhur nga shumë anë
të Shqipërisë, që ishin nisur drejt Vlorës.
Kudo që shkelnin mësuesit dhe patriotët e Myzeqesë përhapnin lajmin për ngritjen e
flamurit. Qëllimi historik që i kishin vënë vetes ata me Ismail Qemalin në krye, nuk ishte
i atillë që mund të kalohej në heshtje. Populli i Myzeqesë i lumturuar po e priste e
përcillte Ismail Qemalin me shokë në çdo fshat. Udhëtimi rrugë e pa rrugë përmes viseve
fushore zgjati më shumë se sa qe menduar. Vonesa në udhëtim po e vinte në merak
Ismail Qemalin. Ai shqetësohej përbrenda dhe mezi e përmbante ndjenjën e padurimit. Sa
herë që vinte dorën në xhepin e brendshëm, prekte telegramin e komisionit përgatitor të
Vlorës dhe i kujtoheshin fjalët e shkruara: “Nisuni, ju presim. Jemi gati.” Atë që e
shkruante Vlora në telegram, ai po e shikonte në fytyrat e qeshura e në sytë e ndezur nga
dashuria për Shqipërinë e lirë në çdo krahinë. Të gjithë delegatët e ndjenin se kudo ishin
të rrethuar nga një gëzim i tërë popullit kudo që shkelnin.
Në të hyrë të Libofshës kënga dhe brohoritjet ndiheshin edhe më shumë. Ikonom
Papa Dhimitri, i cili pati dhënë fshehur mësimin e gjuhës shqipe në konakët e vakëfit,
kishte ngritur për këtë rast një komision feste. Me mundësitë që kish pasur, ai pati arritur
të bënte edhe një kor me djemtë e shkollës së parë të krahinës, të cilëve u mësonte këngë
patriotike, që i sajonte vetë. Njëra nga këto këngë qe bërë posaçërisht për këtë rast. Atë
mbasdite ajo këngë u dëgjua për herë të parë:
Shqipëri e ngrite Ballin,
Ta ngritën trimat e rrallë;
Shqipet me Smail Qemalin,
Nipat e Gjergjit me pallë.
Gjithë djemëria e Libofshës me këtë këngë në gojë doli në rrugë dhe nuk po dinin
se si t’i prisnin sa më mirë e më mirë delegatët e flamurit me prijësin e shquar në mes.
Në gëzimin e kësaj feste atë ditë qe therur një dem, po piqeshin në furrë gjela deti, po
gatuheshin gjellë me jahni, mish i pjekur, qofte dhe të gjithë familjarët me gratë e tyre
kishin sjellë lloj lloji ëmbëlsirash me kanistra si në ditën e Pashkës së Madhe edhe më
shumë; gjithandej oborri i kishës së madhe të Libofshës dhe i konakëve të vakëfit
kundërmonte nga era e kanellës që u qe hedhur përsipër pjatave me kabuni, me reshedi
dhe paluze.
Merrej me mend se delegatët kuvendarë po vinin të lodhur, të lagur dhe të uritur,
prandaj te konakët e vakëfit qenë marrë të gjitha masat sipas porosive që kishte dhënë
Ikonom Dhima, Jovan Ndrekua dhe Kov Saqellari. Oxhaku bubullonte nga flaka e zjarrit
me drurë të trashë, mangallët qenë rregulluar të ndizeshin kur të ishte e nevojshme.
Gjellët, buka, vera dhe rakia ishin bërë gati.
Dhe ashtu, në atë buzëmbrëmje, Karvani i Flamurit të Pavarësisë mbrrijti në
Libofshë para perëndimit të diellit, ishte data 24 Nëntor 1912. Gjithë njerëzit e shpurës,
pasi u zbritën kuajve, u pritën me përqafime dhe shtrëngime duarsh prej parisë dhe
gjindjes që qe mbledhur me në krye Ikonom Dhimën, si dhe zotërinjtë e tjerë të zonës së
Libofshës, Spiro Saqellari, Tuni Gjergji, Jovan Ndreko.
Delegatët, të lodhur ashtu si ishin, u futën në një odë, që qe caktuar vetëm për ta. Ismail
Qemalit i qeshte fytyra si dielli kur lind. Në mes të asaj mikpritjeje të ngrohtë, në atë
gosti të begatshme, në mes të atij ngazëllimi, që bënte të dridheshin të gjitha zemrat,
Ismail Qemali nuk po qëndronte dot pa folur. Nga gëzimi i madh vetja po i dukej disa
vjet më i ri.
Prinjësi i Flamurit, tek po rrinte i ulur mbi një shilte të madhe pran zjarrit
flakadan, midis Spiro Saqellarit dhe Ikonom Papa Dhimitrit, pasi ngriti dollinë për
Shqipërinë dhe flamurin, me atë zërin e tij të ngrohtë e të përmallur tha:
-“Vëllezër të dashur ! Erdhëm vonë; të na e falni se u bëmë të na prisni ca si
shumë. Po vonesa qe se nuk kemi rrugë, nuk kemi ura, nuk kemi as siguri. Udhëtojmë
me vështirësira. …Sa varfëri duket në tokën tonë të begatshme. Dhe kush e ka fajin?
Fajin e ka qeveria turke. Tani mjaft me Turqinë… Së shpejti do të ngremë flamurin dhe
pastaj duhet të përpiqemi me mish e me shpirt për ta shpurë vendin përpara.. Duhet të
ecim edhe ne në rrugën e qytetërimit, të përparimit dhe të mbarësisë. Kështu ne do t’i
tregojmë Evropës se shqiptari ka mbetur gjithmonë evropian në gjak dhe se nuk dëshiron
gjë tjetër veçse të forcojë kombësinë e tij.”
Po gostia nuk qe shtruar vetëm brenda konakëve të vakëfit të kishës, po edhe në
korridore edhe në postrehët përjashta. Të gjithë burrat te vjetër e të rinj patën ardhur atë
mbasdite festive. Të tërë patën marrë me veta ushqime për të ngrënë e për të pirë me
çfarë u ndodhej. Te gjithë e ndjenin se atë mbrëmje Libofsha po jetonte ngjarjen më të
jashtëzakonshme.. Ajo kishte nën çatitë e saj përfaqësuesit e kombit, ata që kishin bërë e
po bënin aq shumë, për ta shpëtuar Shqipërinë nga zgjedha e huaj halldupe.
*
Bushi Furka pas gjithë asaj lodhjeje nëpër pyll, kur kishte ikur tek rafsha mos u vrafsha,
rrinte si i strukur atje tek zgërbonja e lisit plak. Priste sa te fekste e të nisej andej nga i
dilte më mbarë për te ura gjemi ndanë lumit. Në ushtrinë turke i dukej vetja sikur të qe
syrgjyn. Kazermat i ngjanin si burg. Godina e fjetinës ia ndrydhte gjithë dëshirat. Dhe
ashtu tek po rrinte fillikat i vetëm në atë guvë iu bë sikur po e kërkonin, sikur po e
thërrisnin me emër. Për një çast u ngjeth dhe filloi të dyshonte se mos zabitët do të kishin
urdhëruar nizamë të taborit për ta gjetur kudo që të ishte. Atë kohë shtrëngoi dyfekun nga
gryka dhe mbante veshët pipëz, për të kapur ndonjë fjalë. Po asgjë nuk dëgjohej përveç
degëve që shushurinin nga fërkimi me njëra tjetrën.
Dhe në atë mënyrë, duke pritur agimin, Bushi ra pa dashur në krahët e një ëndërre
tërheqëse. Ajo ëndërr sikur ia hoqi të gjithë lodhjen, ndrojtjen dhe pasigurinë e
veprimeve. Në atë dremitje atij iu duk sikur shiu ndali dhe një agim i purpurt po ndizte
qiellin. Tutje, shumë larg, dielli po hapte syrin me qerpikë të zjarrtë. Atë kohë kalon para
syve të Bushit e fejuara e tij, Lulja. Ndërsa ajo po nxirrte pulat e detit në kullotë, ai i doli
përpara si atëherë kur nuk e kishin marrë nizam. Ajo u tremb nga befasia, po me ta njohur
nuk u përmbajt dot nga gëzimi dhe iu hodh në qafë, duke i thënë:
– Ke ardhur me leje.
– Jo, jam larguar vetë.
– Po si e bëre këtë? – e pyeti prap vajza.
– Sepse nuk më mbante vendi. Kam merakun e argëllëkut 13 . Vajti aq kohë pa ua
dhënë.
– Po ne u deshëm vetë; ne nuk u deshëm për argëllëk.
– Po ç’ thonë bota pastaj….
– Asgjë…
– Si…asgjë! – Nizamët 14 e rinj që erdhën në tabor më thanë se na përflasin:
“Turp për ne që nuk e kemi dhënë…turp për ju që nuk e keni prishur fejesën.”
– Të gjitha janë gënjeshtra. Për këto llafe paske vënë kokën në rrezik dhe
paske ardhur pa lejë.
– Nuk ika vetëm për punë të argëllëkut, po edhe për një gjë tjetër shumë të
rëndësishme.
– Po ç’ është ajo gjëja tjetër që të paska detyruar të vish?
– Flamuri, Lule, Flamuri. Unë kam dalë këtu në mbrojtje të atij që do të ngrejë
flamurin
– Po cili qenka ai? – deshi të dinte vajza.
Ai njeri është Ismail Qemali. Nuk të kujtohet? Emri i tij u përmend me këngë në
dasmën e vëllait tënd.
– Kënga më kujtohet, po atë nuk e kam parë, – iu përgjegj ajo dhe po i përhumbej si një
qënie fluide.
Bushi, atë çast, duke menduar se ajo po i ikte, nuk e mbajti veten dhe nxitoi ta
kapte dhe ta pushtonte përsëri si atëherë, kur nuk e kishin marrë ushtar. Po ajo bënte si
lozonjare, vërtitej anës gëmushave, çapitej andej këndej dhe bënte sikur nuk i pëlqente.
Sapo ai arrinte ta kapte, ajo i shkiste nga duart si peligorgë e bukur duke cijasur si fugë.
Po më në fund ai e arriti. E zotëroi mirë dhe nuk e la t’i shkiste nga duart. E përqafoi fort
dhe nisi ta puthte si atëherë, kur takoheshin fshehur midis marinave te kullotës. “Jo jo – i
foli ajo, e bënte sikur nuk donte- ik se na shohin”. Kurse ai nuk deshte t’ia dinte; e
pushtoi dhe e mbështeti mbi gjethet e rrëzuara tek ledhi midis marinave. Ik se na shohin
!- përsëriti ajo prap. Po kur ai, i përqafuar, hodhi shikimin përqark, se mos e kishin
pikasur të tjerë, u zgjua nga ëndërra. Hapi sytë dhe pa se po binte mëngjesi. Shiu vërtetë
pati pushuar dhe nga të çarat e mëdha të reve po dukeshin copa qielli, që i sillnin në
mendje sytë e kaltër të Lules, që sapo i qenë fanepsur në dremitje e sipër. Atë kohë Bushi
doli nga zgërbonja e lisit plak dhe, tek po shpihej, pa se ishte nga fundi i Pyllit të Vjetër.
Iu kujtua koha kur dilte nga kjo anë e lumit për të gjuajtur lepuj të egër dhe
mëllenja. Bushi hapi mirë sytë dhe mori me mend se në ato anë ndodhej bregu i Lumit të
Semanit dhe pastaj, diku më tej gjendej lundra e vjetër gjemi e Mbrostarit.” Ndonëse
natë, po i paskam rënë udhës në të, – tha Bushi me vete,- paskam dalë atje ku doja të
mbrrija”. Hodhi dyfekun në krah e u nis sipas një trage që duhej të dilte tek ura e vjetër
gjemi. Ecte me nxitim që të nxehej. Pas një gjysmë ore mbrrijti para vendit ku voziste
lundra e vjetër e Mbrostarit. Me armën në dorë ai u drejtua nga ana e lundrës. Atje sikur
po i bënin sytë se ishte një njeri. Mirëpo njeriu e kishte parë atë më përpara. Kur ai mori
t’i thërriste, ai tjetri i humbi nga sytë. Atëherë Bushi nisi t’i afrohej sa më shumë lundrës,
duke shikuar rrethe rrotull. Po askush nuk po dukej përqark. Më kanë bërë sytë, – foli me
vete, – ose ka qënë ndonjë hije. Që andej iu drejtua një ledhi, që e rrihte dielli dhe kishte
shtroerë. U ul te rrënjët e një shkoze që të ngrohej. Që atje vështronte urën e vjetër prej
druri krejt të shkatërruar. “Po qe se Ismail Qemali me shokët e vetë do të kalojë nga kjo
anë, unë që këtu do të jem ne mbrojtje të tij. Le të vijnë koshadhet, le të vijnë asqerët, unë
që këtej do të hap zjarr, po qe se e rrezikon kush atë”. Dhe ndërsa po shullëhej atje në
shtroerë, mendja i shkoi te tjetra lundër gjemi, tek ajo, që voziste ca më larg, andej pas
kodrës së vogël të Petovës. Ajo urë gjemi qe bërë shumë më vonë edhe për këtë arsye i
thoshnin edhe lundra gjemi e re, ose vetëm Lundra e Petovës.
*
Njeriu që pati parë Bushi tek lundra e vjetër, nuk kishte qënë hije, po njeri i
vërtetë. Ai kishte qënë biri i lundërtarit plak, i cili pati vajtur atje që me natë, për të vënë
re se mos andej nga anët e lundrës dukeshin koshadhe ose njerëz të dyshimtë. Po i biri i
lundërtarit plak, me të parë njeriun e armatosur alla halldupshe, u largua fshehur dhe iku
me nxitim drejt fshatit. Iku me vrap që të jepte lajmin se një njeri i armatosur dhe me
rroba si të nizamit turk qe dukur te plepat anës lundrës gjemi.
Kur djaloshi dha lajmin për personin e veshur nizamë që e kishte parë te lundra e
vjetër, i ati nuk u çudit, po i tha me qetësi.
-Siç duket me urdhër të kajmekamit gjithë shtigjet e udhës kryesore qenkan zënë
nga koshadhet, or bir, po ne nuk do të jepemi. Të mëdhenj e të vegjël do të bëhemi mur
dhe do ta mbrojmë Ismail Qemalin. Ai edhe shokët e tij mbrëmë kanë fjetur në konakët e
vakëfit të kishës së Libofshës dhe nga ora në orë priten të vijnë këtu në Petovë. Edhe
kryepleqësia edhe Ikonom Dhimitri e kanë parë më të arsyeshme që Ismail Qemali me
gjithë shokët dhe karvani i tyre ta kalojnë lumin këtej nga ura e Petovës. Mos u trembni.
Gjithë burrat e nahijes, nga Libofsha në Petovë e deri në Mbrostar e më gjerë, deri në
Kolëkondas, nuk kanë vënë gjumë në sy sonte. Të gjithë janë në mbështetje te tij, ta
përcjellim shëndosh e mirë nga lumi dhe ta shoqërojmë deri në Vlorë, ku do të ngrihet
Flamuri ynë.
– Po ne të rinjtë çfarë duhet të bëjmë deri sa të vijnë kalorësit e karvanit? – Pyeti
djali lundërtarin plak.
– Ju do të bënit mire, po të vendosni kërcunj nga të dyja anët e lumit, atje ku lidhet
lundra, me qëllim që të mos u lagen këmbët njerëzve nga uji i lumit, kur do të hipin në
lundër, ose kur do të dalin nga lundra. Për ta bërë shpejtë këtë punë përdorni sharrën, po
edhe spatën. Ndër kohë unë po shkoj tek lundra e vjetër që të marrë litarët e lirtë, që t’i
kemi gjendje, në rast nevoje t’i përdorim për përforcim.
Lundërtari plak, pa humbur kohë, i vuri samarin kalit dori, lidhi hejbetë në kocen
e samarit dhe mori tragën drejt lundrës së vjetër. Me të mbrrijtur atje, zgjidhi litarët e
limtë, i bëri si rrokotë, i futi në të dyja anët e hejbesë dhe u kthye vrap, duke i dhënë
kalit me të katra, deri sa mbrrijti te ura e re në Petovë. Me të arritur atje, pa se edhe
djemtë kishin prerë trungje dhe po i çanin me pyka, që ti përdornin si gjysmë dërrase të
rënda e t’i vendosnin në të dyja anët e lumit sipas porosisë, që ai u kishte dhënë.
*
Kur lundërtari plak vuri në trastat e hejbeve litarët e lirtë dhe mori rrugën drejt
Petovës me kalin dori, Bushi Furka po vriste mendjen edhe më shumë dhe nuk po dinte
se si të vepronte. Të rrinte ende i fshehur, a po të tregohej. Rrobat e nizamit turk si prej
halldupi i prishnin punë. Vendi nuk po e mbante më. Pastaj ai nuk po dinte të shpjegonte
veprimin e lundërtarit plak, i cili tërhoqi litarët e lirtë dhe i mori ato me vete. Pse e bëri
ai atë gjë? Çfarë do të ishte arsyeja e këtij veprimi?! Mos vallë i duheshin ata litarë për
lundrën e Petovës, a po do të kishte qënë urdhër i kajmekamit, me qëllim që lundra të
mos punonte dhe Ismail Qemali të mos kishte mundësi të kalonte lumin. Me këto
mendime në kokë, Bushi doli nga pylli dhe iku midis gëmushave, duke ndjekur tragën e
lundërtarit të vjetër.
*
Ndërsa delegatët me Ismail Qemalin në mes morën rrugën kaluar për tek lundra e
re, populli i zonës së Libofshës atë mëngjes të 25 Nëntorit doli i gjithë përpara tërë
brohori me këngë e gëzim. Atë mëngjes po dëgjohej një tjetër këngë e re:
Kemi qënë rrogoz e baltë,
Po flamurnë e ngritëm lartë..
Japim besën në Myzeqe,
Për flamur e për atdhe.
Ishte kënga më e re e asaj feste, që po këndohej me zë të lartë dhe po shoqërohej
me iso “eee”.
Ismail Qemali gjithnjë i mallëngjyer nga përzemërsia dhe dashuria e Myzeqesë,
mezi po i mbante lotët e gëzimit.
“Populli na ka në mendje edhe në zemër, vëllezër; të ecim përpara për flamurin
tonë”.
Me të dëgjuar ato fjalë, Karvani i Pavarësisë u vu në lëvizje. Tek ikte kaluar
prijësi i flamurit përshëndeste njerëzit nga të dyja anët e udhës. Kur dëgjonte urimet e
myzeqarëve, Ismail Qemalit i erdhën në mendje fjalët që kishte biseduar me Ikonomin e
vakëfit, Papa Dhimitrin.
“Po mbjellim një lule të re i nderuar Ikonom, si thua të na rritet?”
“Do të rritet e shëndetshme Ismail Bej, – ia kishte kthyer ai, – sepse edhe toka
është e punuar mirë”
“E kishte thënë shumë bukur Ikonomi plak- mendonte me vete prijësi i
Flamurit,- toka e punuar është populli i këtij vendi, i etur për liri dhe për flamur”
Dhe ndërsa kalonte në mendje ato fjalë, duke përshëndetur njerëzit, Ismail Qemali
dëgjoi edhe një herë urimin e Ikonomit, Papa Dhimitrit “Udhë të mbarë, o ëngjëlli
shpëtimtar”.
Ashtu me atë urim Karvani i Pavarësisë nisi rrugën drejt urë së Petovës, ku
lundërtarët kishin bërë gati gjithçka që duhej për të kaluar lumin.
*
Bushi Furka, i cili kishte ndjekur tragën e lundërtarit plak, i qe afruar brrylakut të
fundit të lumit, ku qe ngjitur tek një ledh i rrethuar prej ca shkurre marinash dhe blaca
ferrash. Prej andej po vështronte rreth urës së Petovës, ku lëviznin njerëz. Pas pak atij i
zunë sytë Karvanin e Pavarësisë. Sa mbrrijtën atje te Ura e Re, pra tek Ura Gjemi e
Petovës, delegatët zbritën nga kuajt dhe po bëheshin gati që të kalonin lumin. Atëherë
Bushi nuk e mbajti më veten. Vrapoi drejt blacave me ferra dhe anës murrizave, deri sa
doli te marinat e ulta të lumit. Armën e mbante gjithnjë në dorë, me dëshirën e mirë që ta
përdorte, po të rrezikohej Ismail Qemali, ose ndonjë nga shokët e Prijësit të karvanit. .
Po atë çast e kuptoi se Prinjësi i flamurit ishte shumë e shumë më i mbrojtur nga trimat
vullnetarë të popullit. Duke ecur me nxitim, Bushi thoshte me vete se “mua tani nuk më
mbetet gjë tjetër vetëm ta shoh atë burrë trim dhe t’i puth dorën me nderim”.
Me këtë dëshirë të papërmbajtur, Bushi Furka po çante përpara nëpër tragën e
ngushtë midis marinave me krende të zverdhura nga vjeshta. Po befas u gjend i rrethuar.
Vullnetarët e fshatit e kishin kapur si person të dyshuar. Ai ndjeu se duar të fuqishme po
e mbanin shtrënguar si darë.
– Ç’ do ti halldup këtu? – qe pyetja e parë.
– Këtë halldup 15 si hije ma zunë sytë sot herët në mëngjes tek lundra e vjetër, –
foli i biri i lundërtarit plak.
– Ky do të jetë hafije. – u dëgjua një zë tjetër.
– Ose vrasës i shtyre kundër Ismail Qemalit.
Pyetjet dilnin të shpejta dhe Bushi nuk po dinte se kujt t’i përgjigjej më përpara.
– Jam shqiptar, o vëllezër, jam shqiptar bir shqiptari. Po më patën marrë më zor
nizam.
– Që nga ke ardhur këtu?
– Vij nga tabori i kazasë së Beratit, po i u vodha zabitëve nga sytë natën. Rasti e
solli te ndodhem këtu te lundra e lumit.
– Pse qëndroje te lundra e vjetër?
– Pse erdhe më pastaj këtu?
– Dola këtej anës së lumit, sepse doja t’i vija në mbrojtje, atij që po përcillni ju..
Do të jepja jetën time, po të rrezikohej gjë ai.
– Po këtu, tek Lundra e Re, çfarë doje.? A nuk e pe se ne po e mbronim vetë atë.?
Fol! Fol!
– Ju them të drejtën, këtu te Lundra e Petovës nuk erdha për ta mbrojtur. E pashë
se këtu ishte një popull i tërë, që po e mbron dhe po e përcjell.
– Fol, pra, pse erdhe këtej?
– Erdha vetëm për një gjë, vëllezër; të më besoni: dua të shoh Ismail Qemalin, të
përulem para tij dhe t’i puth dorën.
– Mos kujton se do të na e hedhësh?
-Jam shqiptar bir shqiptari vëllezër, më zini besë. Vetëm aq dua: ta shoh Ismail
Qemalin. Në doni të dini me hollë, jam nga nahija matanë lumit, jam i biri i Rrapo Furkës
nga Fushëmarinasi.
Aq foli ai dhe me të thënë ato fjalë, nga sytë e shqiptarit të veshur nizam dolën
pika loti. Atëherë vullnetarët e morën njeriun e veshur nizam midis tyre dhe, tok me të,
shkuan tek grumbulli i delegatëve, që po përgatiteshin për të kaluar lumin. Pa ia treguar
njeri, Bushi Furka e mori me mend nga nderet që i bëheshin se cili duhej të ishte Ismail
Qemali. Pa folur asnjë fjalë, shqiptari i veshur nizam, me sy pak të përlotur u përkul
përpara Prinjësit të Flamurit dhe i puthi dorën. Ismail Qemali, që edhe asaj radhe ndjeu t’i
rrihte zemra për brenda, i fërkoi krahët shqiptarit, të veshur nizam. Dora iu lag the e
kuptoi se ai i kishte rrobat të qullura, nga që kishte qëndruar jashtë në shi e në erë.
– Do të ngremë Flamurin. – i tha atij Ismail Qemali, pa ia hequr dorën nga supi.
– Rroftë Flamuri, – hapi gojën për herë të parë Bushi, pa ditur se ç’ të thoshte tjetër
gjë.
– Dhe nuk do të shkojmë më nizam për Turqinë, por ushtar për Nënën tonë,
Shqipërinë., – vazhdoi me zë të qartë Ismail Qemali.
– Rroftë Shqipëria, – u dëgjua për së dyti Bushi dhe iu lut që t’i jepnin pushkën,
se, pasi të hiqte rrobat e nizamit, do të vishej si gjithë myzeqarët dhe do të shkonte tok me
të tjerët vullnetar drejt Vlorës, atje ku do të ngrihej flamuri.
*
Kur delegatët po çlodheshin në Petovë, nisën të bisedonin praktikisht se si do të
bëhej kalimi i lumit sa më i sigurt. Po ndërsa të tjerët flisnin midis tyre, Ismail Qemali, që
po dëgjonte si i menduar, i bëri shenjë mësuesit, Spiro Saqellari, duke i thënë:
– A mund të ma sqaroni, i nderuar zoti Saqellari, se pse zbritëm këtu në Petovë
dhe jo atje në Mbrostar, pra te vendi ku qe caktuar në fillim të udhëtimit tonë?
Ku bie ky Mbrostari, sa larg është prej këtej.
– Mbrostari është afër me Petovën, Qemal Bej, – iu përgjegj ai,- nuk është as
një gjysmë ore më tutje. Po kryepleqësia e pa më të udhës që kalimi i lumit të bëhej këtu
në Petovë, sepse ura gjemi këtu është më e re dhe më fortë, e dyta se këtu lumi ikën drejt
e nuk bënë kthesa fare, pastaj gjerësia e lumit nga një breg në tjetrin është më e ngushtë,
kurse thellësinë e ka më të vogël. Dhe, ajo që ka rëndësi është edhe ana e fshehtësisë nga
sytë e koshadheve.
– E bëra këtë pyetje se kam merak për delegatë e Elbasanit dhe një pjesë e
delegatëve të Kosovës, të cilët janë nisur dhe kanë çuar fjalë se do të takoheshim në
Mbrostar.
– Po për këtë çështje është marrë kryepleqësia, që ka porositur gjithë rojet e
çetës sonë vullnetare të Mbrostar Urës, që, sapo t’i dallojnë duke ardhur ata kalorës, t’u
venë në ndihmë, për t’i shoqëruar deri këtu tek Ura Gjemi e Petovës.
– E po rrofshë, se më lirove nga një shqetësim i madh, – i tha prinjësi i
flamurit mësuesit Saqellari.
Po ndër kohë, pa pritur u ndjenë zëra dhe hingëllima kuajsh, pastaj u panë kalorës,
që po vinin vargan. Ishin delegatë nga Elbasani dhe Kosova. Në krye të atij karvani ishte
patrioti Lef Nosi, pas tij, njeri pas tjetrit, vinin Shefqet Dajiu, Mit’hat Frashëri, Sali
Xhuka, Bedri Pejani e të tjerë..
Atë çast gjithë delegatët e bashkuar rreth Karvanit të Pavarësisë, të cilët qenë
nisur tok që nga Bukureshti, Triestja, Durrësi e deri aty në Petovë të Fierit, u bënë
grumbull, duke duartrokitur përfaqësuesit e sapoardhur nga Elbasani. Qe një takim i
përzemërt me shtrëngime duarsh dhe me përqafime miqsh patriotë.
Ndër kaq, midis bisedave në atë takim të ngrohtët, Mit’hat Frashëri iu drejtua
Luigj Gurakuqit, duke i thënë: ”Katër vjet që nga Kongresi i Manastirit shkuan dhe ja tek
po shihemi prap për një tjetër kongres , për atë të shpëtimit të Shqipërisë, aty pranë në
Vlorën e bukur dhe trime.
– – Mësimet e atij kongresi u ban dritë, – ia ktheu ai,- për tan vendin,
alfabeti tij u përhap ma tepër dhe janë çelë dhe po çilen mjaftë shkolla; gjatë kësaj kohe u
hap shkolla e parë këtu në Libofshë të Fierit, po ashtu në Cakran si dhe në Vlonë,
gjithashtu kanë nis mësimin plot shkolla të reja.
– -Patëm udhë të ndryshme, po qëllimi i njëjtë përsëri na bashkoi, i dashur
Luigj. Ashtu si katër vjet më parë, ja tek jemi tok tani drejt, Vlorës për një tjetër kuvend
mbarëkombëtar.
– Me shpresë te Zoti, i nderuar mik, mbarë ka me na dalë.
Në këtë kohë, hirësia e tij Ikonom Dhima i afrohet Ismail Qemal Beut dhe Luigj
Gurakuqit, për t’i shprehur merakun lidhur me delegatët e ardhur nga Elbasani, se,
me që kishin bërë edhe ata rrugë të gjatë, mund të ishin të uritur dhe duhej bërë
diçka për të ngrënë një hoft të shpejtë.
– Faleminderit për vëmendjen tuaj, i nderuar uratë, shqetësim i drejtë. Për këtë
gjë duhet t’i pyesim.
– Po shkoj vet me i pyet ata, – tha Luigji Gurakuqi dhe pa humbur kohë ai takoi
zotërinë e ditur, Prof. Lef Nosin, i cili nga ana e vet e sqaroi, se ishin të ngrënë
e të pirë, sepse kishin bujtur dhe kishin fjetur në çifligun Godolesh të zotit
Dhimtër Dashi, i cili na priti me një qind të mira; na pajisi dhe na siguroi çdo
gjë, për më tepër, nuk na u nda, madje e patëm shoqërues dhe udhë rrëfyes në
gjithë rrugëtimin tonë. Dua t’ju njoftoj gjithashtu se ai ka ardhur me ne dhe
ndodhet midis nesh.
– Ky lajm më gëzon pa masë, zotni Nosi, dhe le t’ia bëjmë të ditur edhe
zotërisë së tij Ismail Beut, se ai e ka pas merak të veçantë për ardhjen tuaj.
Atëherë ata, të dy zotërinjtë, Nosi dhe Gurakuqi, takuan Dhimitër Dashin, e
vunë midis tyre dhe shkuan tok me të tek Ismail Beu, që t’ia tregonin atij si
udhë rrëfyes dhe përkrahës i ngritjes së Flamurit.
Atë kohë kur prijësi i flamurit, u njoh me burrin e ardhur nga Godoleshi i
Elbasanit, u ngrit në këmbë dhe fytyra iu qesh si diell, që rrezatonte mençuri
dhe dashuri, dhe e përqafoi mikun dashamirës, duke thënë:
– Bashkimi i këtij zotërie me karvanin tonë tregon se jemi ne rrugë të mbarë, se
me ne janë gjithë shqiptarët edhe prandaj ne do t’ia dalim mbanë qëllimit tonë
atje në Vlorë, për të ngritur flamurin.
*
Në ato rrethana, mbasi lundra gjemi qe siguruar mirë, e lidhur me kavo çeliku dhe
litarë të limtë, nisi kalimi i karvanit mbi lumin Seman në fshatin Petovë. Delegatët, ca
nga ca, grupe grupe, herë nga gjashtë e herë nga shtatë veta, arrinin nga një breg i lumit
në anën tjetër. Pas tyre kaluan lumin gjithë kuajt e karvanit.
Më 25 nëntor, afër mesditës, Karvani i Pavarësisë arriti në qytetin e Fierit.. Ishte koha
kur anëtarët e komisionit për pritjen dhe përcjelljen e shpurës së flamurit, po lexonin
telegramin që pat mbërritur nga Vlora: “A erdhi Ismail Qemali aty a po jo? Në mos nuk ka
ardhur, ku gjendet? Në ç’ditë vjen? Na bëni të ditur hetimet tuaja gjërë e gjatë.”
Përgjigjja e telegramit të Vlorës u bë me një herë.
Lajmi për ardhjen e Karvanit të Pavarësisë u përhap në të gjithë Fierin si erë.
Gjithë populli rrodhi në shesh të qytetit për të parë dhe për të nderuar shpurën e
delegatëve që po vinte kaluar nga rruga aq e gjatë. Në krye të turmës dukej
kryetari i zgjedhur i bashkisë së Fierit Tonç Kilica, si edhe Ymer Pashë Vrioni
nga ana e parisë së qytetit. Tok me ta ndodheshin edhe Hajredin Bej Cakrani i
shoqëruar me trima mallakastriotë, si edhe Babë Dudë Karbunara me delegat nga
Berati.
Atëherë atdhetarëve në Fier u mbetej që t’i mirëprisnin me nderime të veçanta
gjithë delegatët, të cilët rruga i kishte munduar aq shumë. Fillimisht ata u
vendosën në kafenetë më të mira të qytetit, qe të merrnin veten për të bërë rrugën
e mbetur. Ndërkaq Ismail Qemali deshte të niseshin një orë e më parë drejtë
Vlorës, për të fituar kohë.
Po pleqësia e qytetit të Fierit, kur pa se sa të lodhur ishin, iu lut delegatëve që të hanin
drekën së bashku në sarajet e Ymer Pashë Vrionit. Atëherë prijësi i Karvanit u bind dhe
ia plotësoi dëshirën parisë së qytetit.
Kujdes treguan fierakët edhe për kuajt e shpurës së delegatëve. Pasi u dhanë ujë
në korita e në kova të gjëra rreth puseve nëpër oborre, i kashaisën dhe i futën
nëpër haure dhe kasolle, duke i grazhduar me tagji tërshëre dhe misër të shkoqur.
*
Sapo ishte thyer dita e 25 Nëntorit 1912. Gjithë delegatët e mbledhur
dukeshin më të qetë dhe ca si të çlodhur. Pasi hëngrën drekë dhe pinë kafenë, në
sarajet e Ymer Pashë Vrionit, nisën të bisedonin përsëri për udhën me
përfaqësuesit e Fierit.
-Duhet të mbërrijmë në Vlorë sa më parë, – u dëgjua midis kuvendarëve Ismail
Qemali, – të fitojmë kohë, që kuvendi të mblidhet pa tjetër më datën 28 Nëntor,
zotërinj. Dhe duhet ta ngremë pa tjetër Flamurin atë ditë, sepse, siç e kam thënë
disa herë, edhe Skënderbeu pikërisht, më këtë datë, më 28 Nëntor, 1443, e ngriti
flamurin kombëtar në kështjellën e Krujës.
Mbas këtyre fjalëve të Prijësit të Flamurit, gjithë delegatët filluan të bëheshin gati
për t’u hipur kuajve. Udha nga Fieri drejt Vlorës ishte më e sigurt dhe nuk duhej të kishte
ndonjë trazim. Patriotët e njoftuan Ismail Qemalin se gjithë shtigjet e rrugës ishin në
duart e vullnetarëve. Edhe lundra gjemi e Mifolit drejtohej nga vullnetarët. As asqerë turq
dhe as koshadhe nuk qenë dukur për rreth gjemisë së Mifolit. Vjosa atë ditë qe bërë buzë
më buzë, po lundra gjemi ishte e fortë dhe lundërtarët shumë të sigurtë.
Dhe ndërsa shikonte Vjosën e rënduar nga prurjet e mëdha të ujit, Ismai Qemali,
si pa pritur, e ndjeu veten të ngacmuar edhe më shumë nga malli i vendlindjes. I vinte në
mendja fëmijëria, lodrat, deti, Kanina, Sazani; pastaj shtegtimi i gjatë dhe internimi i
Familjes. “Ika i mitur nga ti, o Vlorë,- thoshte me vete Prijësi i Flamurit,- dhe ja tek po
kthehem me mjekër të bardhë, po sidoqoftë fitimtar”.
Kalimi i lumit të Vjosës u bë më i shpejtë se në lumenjtë e tjerë. Po moti bënte prap kohë
vjeshte dhe qielli vinte anës për shi. Ndërsa Karvani i Pavarësisë kalonte pjesë – pjesë me
lundrën gjemi mbi Vjosë, një turmë e gëzuar njerëzish qe grumbulluar dhe këndonte duke
hedhur valle. Midis tyre dalloheshin njerëz të shquar si Arshi Halili, Bilal Nivica, Jani
Minga, Hamza Isai, Zihni Abas Kanina. Hareja dukej te të gjithë njerëzit e mbledhur.
Melodia polifonike labe përzihej me ison e shtruar myzeqare. Kur Ismail Qemali po
bisedonte me patriotët e Vlorës, që kishin dalë për ta pritur atje te Lundra e Mifolit, si pa
u ndjerë, vjen ngadalë një djalë i vogël me një tufë lule vjeshte prej çikoresh të kaltra,
përzjerë edhe me lule bovice dhe konopice, që i kishte lidhur me një fije të hollë zhuke; ai
e mbante në dorë atë tufë lulesh për t’ia dhënë Prinjësit. Po para se të jepte lulet, djali i
vogël pak si i hutuar, nisi me nxitim fëmijëror të recitonte:
Jam dymbëdhjetë vjeç djalë,
Që brodha në fushë e në mal,
Mblodha këtë tufë me lule
Për Prijësin Smail Qemal.
Pastaj, çuni me të mbaruar vjershën, iu afrua Prijësit të flamurit, për t’i dhënë tufën me
lule. Ismail Qemali, duke marrë ato lule, e përqafoi çunin të vogël dhe e puthi i
mallëngjyer nga ngazëllimi popullor.
Dhe atë çast, Prijësi i Karvanit të Pavarësisë, u drejtua nga populli, që po priste me
admirim dhe u foli me fytyrë të qeshur: “E shikoni, o vëllezër se ç’ lule rrit kjo tokë!”
Dhe pastaj u fut në mes të gjithë të pranishmëve, duke i takuar me radhë.
Nga Mifoli, Karvani i Flamurit të Pavarësisë u nis drejt Vlorës. Sa më
shumë që delegatët i afroheshin qytetit, aq më tepër ndihej atmosfera e lirisë, aq
më shumë rritej hareja popullore. Kënga për Ismail Qemalin dhe shokët e tij
ndihej në çdo fshat e në çdo anë.
Delegatët e Karvanit të Pavarësisë u futën në Vlorë në orët e vona të
mbrëmjes të datës 25 nëntor. Po Vlora nuk flinte. Rrugët ndrinin nga fenerët e
ndezur nëpër drurë, në shtylla dhe në ballkone. Qyteti kishte ditë që po përgatitej
për të përjetuar atë ngjarje të madhe të historisë kombëtare, ngritjen e Flamurit,
Rilindjen e Shqipërisë.
*
Po ndërsa Karvani i Pavarësisë kishte bërë udhën drejt Vlorës, Bushi
Furka pati marrë tragën që të shpinte andej nga fshati i tij, Fushëmarinasi. Ikte me
nxitim dhe me gëzim në shpirt. Zemra i gufonte nga hareja. E ëma sa e pa, u
çudit, e puthi, e përqafoi me mall dhe me ngrohtësinë e nënës i tha: “Shitëm pelën
me gjithë mëz, me qëllim që të mbledhim para të tjera që të mund të gjejmë bedel e
të lirojmë nga ushtria.
– I ruani ato para për argëllëkun, o nënë, se nuk do të kemi më nevojë të kërkojmë
bedel.
– Po pse, o bir?
– Sepse do të bëhet Shqipëria e lirë
– Si, o bir, si? Si do të bëhet? Kur do të bëhet ?
– Ja, sa të ngrihet flamuri ynë.
Të parën gjë që bëri Bushi , sapo vajti në shtëpi, qe heqja e rrobave të halldupit.
U zhvesh, u la, dhe veshi rrobat e tij. Vetëm qeskën e parave e mbajti ende varur nën
gushë. Kishte dashur me gjithë zemër që ato para t’ia kishte falur Ismail Qemalit, po qe
hutuar dhe nuk kishte ditur se kujt dhe si t’i drejtohej. “Sidoqoftë, – tha me vete,- këto
para që qenë taksur për bedelin, tani i takojnë Flamurit. Ashtu mendoi dhe mendja iu bë
tym e veri drejt Vlorës.
Pasi hëngri me uri gjellët që i gatoi nëna, ra të pushonte, po mendja i rrinte andej nga
udhëtonte Karvani i Pavarësisë. Po ndërkohë deshte ta shikonte edhe të fejuarën, Lulen.
Dhe, si t’ia shtinte asaj në vesh se ai kishte ardhur në shtëpi. … Për këtë ngasje, Bushi ia
hodhi fjalën si anës e anës së ëmës.
– Po andej nga Lulja si janë. Ça thonë për ne.
– Janë shumë të kënaqur me ne, edhe ne gjithashtu me ata. Ty nuk të heqin
nga goja dhe Lulja të do shumë. Unë do të shkoj t’u them që ti ke ardhur. Sa do të
gëzohen….
– Po do të shohin njerëzia dhe do të na përgojojnë……. Paska qënë plasur i
biri Rrapi Furkës, do të thonë, dhe nuk ia mbajti vetë, për të parë të fejuarën, po dërgoi të
ëmën që t’ia ujdiste shtegun për takim.
– Shpirti i nënës, unë kam arsye që do të shkoj, sepse kam këstin e fundit të
argëllëkut për të dorëzuar. Pastaj nuk është turp pse do t’ju tregoj edhe për ardhjen tënde.
Lulja… të do shumë dhe do të fluturojë nga gëzimi.
– Mirë, mirë, shko, po mos u lerë të kuptojnë vëllezërit e saj, a po prindërit,
që unë kam dalë ta pres atë gjëkundi fshehur.
– Jo, bir, ç ’është ajo fjalë; pa vënë kurorë…si ta bëj nëna atë, nuk shkel nëna
në dërrasë të kalbur, unë po vete atje për arsye të argëllëkut.
– Atëherë, ti shko andej nga njerëzit e shtëpisë së Lules, kurse unë për vete
do të dalë nga kullota, te furri i kaminës, me qëllim që të gjej shokë për t’i marrë më vete
në Vlorë, ku është duke vajtur edhe ai Karvani i atyre zotërinjve, që të thashë, që do të
ngrerë flamurin.
Ndërsa Bushi u nis nga furri i kaminave, Maria, e ëma, mori rrugën nga krushqia.
Sa e pa nëna e te fejuarës së të birit, i doli përpara, e përqafoi dhe e futi brenda me nderet
që duhen për një krushkë.
– Po ç’e mirë të solli, moj zonja krushkë, që je munduar zotrote, duke çarë
rrugën me baltë, në këtë ditë jave, pa pritur të dielën.
– Po për mirësi, moj krushkë, për mirësi. Ja së pari erdha t’ju sjellë edhe
këtë pjesë të fundit të argëllëkut, se duhet të jemi në rregull me të gjitha punët e
krushqisë, – tha nënë e Bushit.
– Ç’ është ajo fjalë, moj krushkë. Pse për pesë para spec do të prishemi ne.
Pastaj të gjitha këstet ju i keni sjellë para kohe.
– Fjala e dhëne, puna e bërë, – u dëgjua përsëri nënë e djalit dhe nxori nga xhepi
i trikos një tufëz me para dhe ia dorëzoi të ëmës së të resë në dorë.
– Faleminderit, patshi dhe dhënshit, ju shtofshin dhe çifti me mbarësi e bashkim
të shpejtë. Sa t’ju vijë djali, pa edhe ne çupën po e bëjmë gati me të gjitha.
– Të lumtë goja, krushkë, po edhe djali na erdhi, prandaj shkela dhe unë sot, pa
pritur, një rrugë e dy punë thashë.
– Po të lumtë ajo gojë, moj krushka jonë! Po këtë të na e kishje thënë më
përpara. Ku ka gaz më të madh për ne sot. Pa le Lulja që do të fluturojë fare,
kur ta marrë vesh. Po pse nuk na e solle me vete. Do të çmalleshim të gjithë.
Po vajza një herë….që për dite e ka në mendje dhe për ditë, krahas pajës së saj
bën edhe për Bushin. I ka bërë çorape, i ka blerë bluza me lule dhe këmisha.
Sa keq që nuk na e solle, moj krushka jonë…
– E para, me thënë të drejtën, i vinte zor. E dyta, e ka mendjen të ikë në Vlorë
një orë e më parë.
– – Po ç ‘qenka kjo Vlorë, sa nuk ka ardhur mirë ende nga ushtria ……!
– Eee…, ashtu lamë mendjen edhe ne, po puna qenka, si na tha ai, se qenkan
mbledhur shumë burra trima nga gjithë krahinat e vendit dhe do të shkokan në
Vlorë që të ngrenë Flamurin e Shqipërisë.
– Po kësaj s’i thonë shaka. Kjo gjë është me kokë në dorë. Pse moj të lë turku të
bësh xhap. Po Bushi e ka me gjithë mend?!
– Po, moj, po. Ja tani ka dalë andej nga furri i kaminave dhe do të takojë shokë
të tjerë, që t’i marrë më vete, dhe të shkojë tok me ta në Vlorë.
Lulja, që rrinte në dhomën kundruall, i kishte dëgjuar gjithë fjalët, që kishin thënë
të dyja gratë me njëra tjetrën, dhe s’iu durua më. Krehu flokët, veshi një bluzë të
kuqe, që e bëri të dukej edhe më trëndafili nga faqet ashtu doli si një mollë e bërë.
Atë kohë, si me turp, që do të takohej me të vjerrën, u fut në odën e miqve, atje,
ku të dyja krushkat vazhdonin të flisnin.
Sa u dha Lulja në derë, krushka, nënë e Bushi Furkës, hapi krahët gjithë kënaqësi
që e pa aq afër. Vajza shkoi dhe përqafoi nënën e Bushit, kurse ajo e puthi në
faqe, kurse Lulja, sipas zakonit, i puthi dorën.
– Dhe tani, ulu pak në minder, – u dëgjua e ëma.
– Jo, nënë, do të dal, se do të shkoj për tek patat ne kullotë. I lashë nga lera e
kaminës dhe ato mund të futen në kënetë dhe kush e di se kur mund të
kthehen. A po s’kanë dalë edhe dhelpra e çakenj….!
– Atëherë, kij mendjen, – u dëgjua prap e ëma, mos i lërë më patat të futen në
kënetë, se një patok i egër është mësuar me patat e buta……… dhe na dalin
biba të egra edhe na ikin, të keqen nëna, dhe ashtu, bëj kudjes, xhan. Të jesh si
çupë e rritur… me mend në kokë.
– Mirë, nënë, mos kij merak, – tha Lulja dhe mori rrugën veri si fugë drejt
kullotës buzë kënetës, ku duhej të ishin patat, po ku mund të gjente edhe Bushin
atje te furri i kaminës.
*
Shkrepja e diellit pas shirave të zgjatur pati çelur kudo natyrën atë ditë. Gjithë fusha qe
zgjuar dhe Lulja ecte sikur fluturonte nga një gëzim si dehje. U nis për patat, po në
mendje kishte të fejuarin, që kishte aq kohë pa e parë. Ajo ecte me aq vrull në tragën e
gjatë, sa që i trembte gjithandej harabelat, gushëkuqët dhe mullenjat, që çukisnin, duke
cicëruar e cijasur nëpër ferra e gëmusha.
Kur mbërriti te kullota e kaminës, ndali çapin dhe shikoi rreth e rrotull për lule të
egra. Në fillim shkoi te shkurret, ku kishte lule të verdha bovice. Bëri një tufë të
madhe me to duke i lidhur me një fill zhuke. Pastaj u drejtua nga ana tjetër, tek
një hendek, ku gjeti lule konopice ngjyrë vjollcë me vile si jargavan. Këputi
edhe ca lastar prej tyre, dhe formoi ashtu tufën e dytë. Duke ecur me te dy tufat e
luleve në duar, vështroi rreth e qark për patat, të cilat i gjeti tek po zhuzhitnin e
kullosnin në lerat me ujë të cekët, pa vajtur në kënetën e madhe.
Pasi i la pas patat të çukisnin, atje ku ishin, mori anën tjetër të kullotës, andej nga
ngrihej furri i kaminës me shpresën se mos atje do të kishte vajtur Bushi, siç dilte
atëherë, kur nuk kishte ikur nizam. Ec e shiko, ec e shiko përpara me tufat e luleve
në duar e me zemër që po i rrihte nga e papritura. Mbi mezhdën e furrit më në
fund po dukej një njeri. “Ai duhet të jetë”- tha Lulja me vete. Pastaj ndërroi
mendje…”Po sikur të mos jetë Bushi, çfarë t’i them atij njeriut të botës, ….sikur
të më pyes se nga jam duke shkuar.” Atëherë Lulja, si një peligorgë e trembur
ndali hapin, doli nga traga dhe u drejtua një marine me degë të holla. Këputi atje
një shufër, e pastroi nga gjethet krënde dhe e mbante me një dorë dhe me dorën
tjetër tufat e luleve. Me shufrën e marinës në duar Lulja e ndjente veten më të
sigurt nga kushdo që ta pyeste. “Jam duke kërkuar patat”- do t’i përgjigjej me
krenari çdo njeriu.
*
Edhe Bushin nuk e mbajti shtëpia brenda. I bëhej mendja verige të takonte shokë
të moshës dhe t’i merrte me vete në Vlorë. Të parën gjë që bëri doli nga ajo anë e fshatit
që quhej Bishti i Kaminave, nga që zgjatej si një rrip toke në kënetë. Andej mund të
takonte ndonjë peshkatar, ose gjahtar. Po kush e di andej mund të dilte me pulat e detit
ose me patat e shtëpisë edhe Lulja. Bushi kishte mall për kaminën. Pati punuar atje që kur
ishte çun i ri fare, kish punuar si nderës. Merrte qeramidhen në gjendje balte nga
tezgjahu, ku ato priteshin, i vendoste mbi kallëpin prej druri dhe i çonte në lëmë që të
thaheshin e të bëheshin gati për t’u pjekur ne furrë. Po më shumë mall kishte për djegien
e furrit, kur piqeshin tullat apo qeramidhet. Detyra e tij ishte të afronte dëllinja, shqopë
ose çdo lloj druri shkarpë te gryka e furrit, ku furrtarët, sipas rastit, herë shumë e herë
pak, “ushqenin”, mbanin gjallë zjarrin e furrit, duke përdorur hozhegë të gjatë e të trashë .
Bushi, si punëtor i ri kamine, kishte parë disa herë me radhë se si bëhej pjekja e tullave
dhe qeramidheve. Zjarri i furrit të kaminës niste nga dalë. Nuk duhej të merrte furri
nxehtësi me një herë se plasariteshin, ose çaheshin qeramidhet e papjekura, që ishin futur
brenda. Po kështu, kur furri nxehej, duhej edhe më shumë kujdes, se prej nxehjes së
tepruar qeramidhet shkriheshin e bëheshin zgjyra. Bushi i dinte të gjitha proceset e punës
në kaminë, po gjene nuk mund ta quante veten mjeshtër. Për atë mjeshtëri, si usta i zoti
ishte i ati, Rrapi Furka, si dhe daja i tij.
Mbasi qe sjellë anës furrit dhe fushës së vogël, që shërbente si lëmë, tek ndereshin, për
t’u tharë qeramidhet e papjekura, Bushi u fut edhe ne kasollen e mbuluar të kaminës, që
ndodhej disa metra larg furrit. Në një anë të kasolles kishin mbetur qysh nga koha e verës
disa dengje me kashtë, stivë, njeri mbi tjetrin, kurse për tokë dukej një kapicë me vandaqe
truske të butë. Bushi, me t’u future në kasolle, u ul mbi truskën e shtypur si për t’u
çlodhur pak dhe nisi të kujtonte kohën kur shkonin nga Vija e Ngjalës, në mes të kënetës,
për të korrur truskë, që, pasi e lidhnin me fije zhuke, e mbartnin me qerre deri te furri i
kaminës. Truskën e thatë kaminatorët e përdornin si lëndë djegëse në mbarim të pjekjes
së furrit. Flaka, që del nga djegia e truskës, vjen pak si e zbardhur dhe ajo ngjyrë u jepte
qeramidheve një pamje të bukur. Ashtu ato bëheshin më tërheqëse për blerësit. Gjatë verës
të vitit tjetër, kur Shqipëria do të ishte bërë më vete, Bushi mendonte se ai, sapo të vinte
në shtëpi, me një herë do të fillonte nga puna në kaminë. Të bënin tulla dhe qeramidhe
edhe të ndërtonin me to shtëpinë e tyre të re. Ustallarët, që ndërtonin shtëpira, në vend të
flamurit varnin sipër mbi çati, si shenjë mbarësie nga një shami me lule, varnin shami se
nuk lejohej nga kajmekani ngritja e flamurit. Po tani, kur kuvendarët e gjithë kombit në
Vlorë do të ngrinin flamurin dhe do të shpallnin Shqipërinë e mosvarur, nuk do të kishte
më pengesa për flamurin. Në çatinë e shtëpisë së re do të valëvitej flamuri me shqiponjën
dykrenore. Pas pak Bushi doli nga kasollja dhe u ngjit përsëri te mezhda e furrit të
kaminës, duke shikuar hapësirën e pafund të kënetës, që zjente nga klithmat, ciasjet dhe
gagitjet e shpendëve të ujit, të cilat ishin shpërndarë tufa-tufa sa andej këndej. Më larg
rrinin patat egra, pak më afër ishin tufat me rosa, kurse çajkat kullosnin një nga një, ose
dy nga dy. Nga zhaurimat e gëzuara të shpendëve, Bushit po i dukej se e tërë këneta ishte
ne festë vjeshte. Po mbi të gjitha klithmat dallohej ngakitja e gëzuar e një rosaku
gushëblertë. Siç dukej, i dehur nga ushqimi që po gjente në kënetë, rosaku gushëblertë
këlthiste me sa fuqi kishte dhe sikur ftonte të gjitha rosat të vinin pran tij, të gushoheshin
dhe të bënin dashuri.
Bushi i gjendur vetëm përmbi furrin e kaminës, shikonte pulëbardhat, që endeshin
mbi kokën e tij, dhe nuk po dinte se çfarë të bënte. Sikur po ndjente një zbraztësirë
brenda vetes. Ndërkohë nxori nga xhepi një ftua dhe nisi ta hante, duke e bërë feta feta
me brisk. Hante ngadalë fetat e qëruara dhe cipat e ftoit i hidhte andej këndej ledhit të
furrit të kaminës. I mërzitur, i vinte plasje që nuk u takua me asnjë peshkatar a po
gjahtar, që të bisedonte dhe t’u tregonte joshjen e vet drejt Vlorës. Po as Lulja nuk u duk
siç e kishte zakon për të mbledhur pulat e detit, a po patat e shtëpisë. Dhe pikërisht,
atëherë, kur po vështronte fluturimet e lehta të pulëbardhave mbi kokë, i zunë sytë
dikë që po vinte me lule ndër duar. Në fillim sikur nuk po u besonte syve, po pastaj e
dalloi mirë me një herë, ishte vërtetë ajo, Lulja. Dhe atë kohë, si i papërmbajtur nga një
vrundull gëzimi, vrapoi drejt saj, duke i thirrur me sa zë që kishte:
– Luleee !
Vajza, atëherë, e ngazëllyer që e pa dhe i dëgjoi edhe zërin, shpejtoi hapat, ngriti
dy tufat me lule lart dhe u turr si peligorga në kullotë drejt tij.
– Më në fund të gjeta, – foli Lulja me dëshirim. – dhe gropëçelet e faqeve iu
bënë të trëndafilta, tek ndjente shikimin depërtues të fejuarit.
– Edhe unë nuk e humba shpresën se do të takoheshim, – u dëgjua edhe
Bushi, duk e përqafuar, kur zemrat që të dyve po u rrihnin nga ai gëzim i çastit të
shumëpritur. Ai e puthi në fillim lehtësisht, dhe, kur pa se ajo nuk bëri nga ato ojnat
nazike gjoja sikur nuk i pëlqente, e puthi më fort e me fort e me plot gojën. Në dehjen e
puthjeve të para shikuan edhe një herë njeri tjetrin me sy që u shkëndijonin prej
ngazëllimit të dashurisë shpërthyese. Kur Lulja erdhi ne vete pas dallgës së pare të atyre
puthjeve të forta, shikoi rrotull dhe i tha të fejuarit:
– Bushi! Kullota ka sy. Dëgjon se edhe kullota ka sy.
Po ai ia ktheu:
– Ja tek është kasollja, ku nuk na shohin dot as pulëbardhat dhe e mori hopa
si ogiçe para duarve brenda kasolles dhe, si të hutuar, të pushtuar, u ulën tok të dy tek
dengjet me kashtë. Si të paçmallur vazhdonin të putheshin me gugitje. Kur Bushi vuri
buzët e tij tek shqeka e gushës, Lulja u drodh fort nga gudulisja , aq sa dengjet e kashtës
shkanë pa pritur, dhe, ata sa kaq, u rrokullisën njeri me tjetrin sipër kapicave me truskë
të butë. Në rrokullisje e sipër, kopsa e parë e bluzës së Lules u zbërthye dhe, atëherë dy
të ngriturat e kurmit të saj si mollë u dukën qartë me majucë si luleshtrydhe. Aroma e
kashtës fryjtje dhe e truskës së thatë u përzje me erën e flokëve të Lules. Bushi i hutuar
nga e papritura e atij zbulimi u trullos fare. Si i dehur nga aromat e kashtës fryjtje dhe të
truskës, që përziheshin me erën e vashërisë së Lules, djali u dalldis me tepër, dhe buzët e
tij si me përvëlim nga dashuria, zbriten poshtë gushës së vajzës, e cila sikur u gajas prej
një galdimi që nuk e kishte provuar ndonjë herë kurrë. Tani ishte vetëm ai që puthte,
ndërsa Lulja provonte vetëm ngazëllim. Kur Bushi filloi ta kilikoste gjithnjë dhe më
poshtë, ajo po fliste si përçart me çuçuritje. Mos se na “shohin” ishte gjithnjë meraku i
saj. “Jemi në kasolle”, ishte përgjigjja. Dhe ndërkohë ata qenë përzjerë aq sa qenë bërë
njësh, duke gugatur si turtuj në fole. Dhe, më në fund, kur zërat e tyre u kthyen si klithma
çajkash, Lulja foli me dridhje ngazëllimi dhe afsh vashërie: – “Bushi! Bushi! Shpirt!”
– “Lule!”- kumboi si pasthirrme ngashërimi zëri i tij, dhe ashtu, siç ishin me
frymëmarrje të shpeshuar, u veçuan pak, u ngritën nga kapicat e truskës dhe u ulën përsëri
mbi duajt e kashtës fryjtje. Pa ditur se nga do t’ia fillonin bisedës së ndërprerë, Lulja nisi
të shprehte prap merakun e saj se mos i kishin pikasur, kur u futën në kasolle.
– Vetëm pulëbardhat na kanë parë, vetëm pulëbardhat – ia ktheu Bushi, – Ja,
si këto, që po rrinë kundruall nesh, i shikon, tek po çukisin zhapat e ftoit, që u hodha unë
aty, mbi ledhin e furrit.
Në mes të atij turbullimi dashuror, Lulja u ngrit e para me pak lagështim në trup,
dhe tha me një zë si të mekur, që i merrej akoma:
– Bushi, sikur po me djeg pak këtu te gusha, mos dukem keq, -dhe u drejtua te lera
e vogël e kaminës, për të parë veten si në pasqyrë. Dhe, ashtu, gjysmë e përkulur mbi
lerë, – u dëgjua të thoshte: “Bu-buu! Bushi! Paskam një shenjë të kuqe!”
Ai iu afrua, e pa me vëmendje dhe i tha se e skuqura mezi dallohej, “sa të vesh ne
shtëpi do të ik fare. Dhe mos harro, të mbërthesh kopsën e bluzës.
– Nëna më la porosi për patat, që të mos bashkohen me patokun e egër,
kurse unë …nuk çava kokën fare dhe i lashë patat atje te lera e madhe vetëm.
– Dhe pastaj nuk ke bërë asnjë gabim, Lule.
– E po, sikur ma tha me kast këtë punën e patokut të egër.” Ik me mend në
kokë” ma tha dy herë. Kurse ne nuk e mbajtëm veten dhe druaj mos kemi kaluar
cakun…..
Bushit atë çast i erdhi keq për vajzën dhe u përpoq ta qetësonte. Dhe, duke e
përqafuar i tha:
– Çfarë mendon, Lule! Po pse patoku egër jam unë, që nuk di se ça bëj?
Mos kij merak. Dhe mos harro ta mbërthesh kopsën e bluzës….
*
Atje te furri i kaminës, u përqafuan edhe një herë dhe u ndanë.
Po, kur Lulja mori rrugën për nga patat që t’i shpinte në shtëpi, Bushi e ndali dhe i
la porosi:
Lule, dëgjomë mua, të kam xhan, këto tufat me lule meri ti me vete, se je lule
vetë… dhe të biesh gjithandej era lule konopice.
– Po unë i solla për ty, Bushi. Tani në fund vjeshte këto lule kanë mbetur…
– Dëgjomë mua, merri me vete. Kurse unë do të ik larg. Unë të thashë se
çfarë planesh ka djemëria në Vlorë….
Atëherë Lulja, duke marrë ndër duar tufat me lule, nxori nga secila tufë nga një
lule konopice dhe bovice edhe ia vuri në kraharor, ndën jelek, duke i thënë:
– Mbaji edhe ti Bushi këto dy lule, se edhe ti duhet të biesh erë e mirë,
kupton, jo vetëm unë. Se jo vetëm unë duhet të bije era lule konopice- i tha ajo me sy për
tokë.
Ai ia pranoi ato lule me kënaqësi dhe gjeti rast ta puthte përsëri. Ashtu ata u
ndanë secili në drejtim të vetë, vajza nga patat, që vazhdonin të kullosnin te lera e
kaminës, kurse Bushi u drejtua nga traga që të shpinte në qendër të fshatit.
*
Pas pak minutash, duke ecur nga dalë, Bushi e mori veten mirë, dhe, i çliruar nga
tundimi i dashurisë, doli nga qendra e fshatit, ku takoi disa nga moshatarët e vetë. Të
gjithëve u tha se ç’i kishte ndodhur në Petovë dhe u tregoi rreth Karvanit të Pavarësisë.
Ashtu, bëri disa shokë me vete dhe vendosi tok me ata të niseshin në Vlorë sa më parë
për të parë ngritjen e Flamurit të Shqipërisë. Të nesërmen, pa u gdhirë mirë, të veshur
me kostume myzeqare, pasi vunë nga një trastë me ushqime në krah, morën rrugën në
këmbë drejt Vlorës. Mbas një orë e gjysmë udhëtimi kishin arritur afër lundrës së
Mifolit. Qëndruan për t’u çlodhur në një djerrinë anës Vjosës. Atje mblodhën ca shkarpa
të thata, krende marinash, fije bathoresh dhe i lanë ato te një gëmush zhuke; ndezën
eshkë me masat mbi gurin shkrepës dhe bënë zjarr me anën e eshkës që lëshonte xixa, tek
i frynin. Pastaj hodhën mbi shkarpa edhe ca dru të tjera deri sa u bë zjarri i madh
hamullor. Atje u ngrohën, hëngrën bukë të thekur me djathë, pinë ujë dhe poqën misra të
njomë vjeshte. Dhe ashtu, të ngopur edhe te çlodhur, nisën tragën anës lumit.
Kur ata arritën në Mifol, panë se po e kalonin lumin e Vjosës me lundër edhe
shumë njerëz te tjerë. Bushi dhe shokët e tij të udhës deshën ta paguanin lundërtarin, kur
do të kalonin Vjosën, po ai nuk pranoi të merrtre asnjë mexhite.
– Nuk paguhet udha për flamurin, or djem. Flamuri nuk ka të paguar. U qoftë udha
e mbarë, – uronte ai një palë dhe niste të përcillte palën tjetër. – Sa më shumë kalimtarë të
kapërcej sot, aq më të ri e ndjej veten, aq më e fortë dhe më e bukur më duket Shqipëria,
aq më e dashur më bëhet Vlora.
*
Nga goja e lundërtarit të vjetër të gjemisë së Mifolit Bushi Furka mori vesh se
Ismail Qemali me shokët e tij e kishin kaluar lumin e Vjosës një ditë më parë dhe
gjendeshin në Vlorë duke pritur delegatët kuvendarë nga të gjitha anët e Shqipërisë.
Flamuri me sot e me nesër do të ngrihej patjetër.
– U jepni këmbëve çuna, se do t’ia arrijmë të shohim ngritjen e Flamurit, – u tha
Bushi shokëve që e shoqëronin; – edhe pak rrugë kemi për të bërë.
Kur ata mbërritën në Vlorë, moti ish errur dhe po bëhej natë. Së bashku zunë
vend në një han, u çlodhën pak, hëngrën nga ushqimet që kishin marrë me vete dhe pastaj
dolën nëpër rrugët e qytetit dhe shikonin ca si të çuditur. Në krahasim me shtëpitë e ulta
te fshatit, godinat dhe shtëpitë e qytetit dukeshin më të larta, më të mëdha e të
zbukuruara. Kudo, nëpër Vlorë, nëpër shitore, në gjellëtore, nëpër pijetore, ndër ëmbëltore
e në çdo rrugë kishte gjallëri.
Duke ecur si për shëtitje para një restorantit të madh, Bushit i zunë sytë një njeri
që e njihte si fytyrë, ishte një burrë mesatar, me ballë të lartë, me sy të mprehtë e të
mëdhenj, që i ndrinin nga mençuria. Edhe pse kishte kohë pa e parë, Bushi e njohu. Ai
ishte mësuesi i famshëm Jani Minga. Tok me të tjerët iu afrua dhe i foli:
– Mirëmbrëma, Zoti Minga.!
– Mirëmbrëma, vëlla, – ia ktheu ai përgjigjen, duke u përpjekur që ta njihte. E
mori vesh nga takija që ishte myzeqar, po nuk po e shquante se cili mund të ishte.
– Nuk po më njihni, Zoti Jani.
– Nuk po të sjellë në mendje, po e shoh se vjen nga Myzeqeja.
– Kam ardhur nga Fushëmarinasi.
– Oh, po Fushëmarinasi është ngjitur me fshatin tim, me Shjën-Pjetrën.
– Si të quajnë?
– Bushi Furka.
– Po toke edhe një herë, – i tha dhe i dha dorën duke e përqafuar.
– Në Shën-Pjetër ju kujtojnë gjithnjë. Oborrin tuaj edhe sot e kësaj dite e quajnë
Ara e Mingës.
– Më ka marrë malli, – tha Jani Minga, – po nga pranvera, mbase ditët e Pashkëve,
kam dëshirë të vijë, se dua të bisedoj me Papa Kriston, për të hapur një shkollë shqipe ne
një nga godinat e vakëfit.- Ai më tha se do të bënte çmos që të na jepej për shkollë një
godinë dykatëshe nga të vakëfit.
– O, sa mirë do të jetë.
– Jam i sigurt se ata do ta mbajë fjalën.
– Do të jetë një gëzim për të gjithë krahinën, – u dëgjua Bushi .
– Pastaj, kur ta takoni, do t’ i bëni shumë të fala edhe kryeplakut të fshatit Petro
Simonit, mikut tim të fëmijërisë, se edhe ai ma ka dhënë llafin se do të na ndihmojë për
hapjen e shkollës.
– Mos kini merak, Zoti Jani; pa tjetër do t’ju themi. Po nuk na pyete se pse kemi
ardhur?
– Me siguri për Flamurin, – ia ktheu ai,- Këto ditë këtu në Vlorë , biri im,. është
Mbledhur gjithë djemuria e këtyre anëve.
– Po kur mund të ngrihet Flamuri ynë, Zoti Jani?
-Dëgjoni, bijtë e mi, nesër ka për t’u mbledhur Kuvendi i Madh i gjithë kombit
tonë. Kuvendarët, ose përfaqësuesit e gjithë krahinave të Shqipërisë do ta vendosin këtë
gjë. Besoj se nesër, më datën më 28 Nëntor, do të arrihet kjo ëndërr e madhe.
– Nesër? – Tha Bushi me një zë si pasthirrmë, – ooo sa mirë! Po ne prandaj
kemi ardhur, që të shikojmë si do të ngrihet flamuri.
– Atëherë, që ta keni sa më të lehtë, pjesëmarrjen tuaj në festimin e ngritjes së
flamurit, ju me gjithë shokët tuaj, duhet të shkoni nesër mbas dite rreth shtëpisë së Madhe
të Xhemil bej Vlorës, ku do të jetë një gjindje njerëzish e grumbulluar për këtë qellim.
– Po ti mos u largo, për të fjetur të më vish nga shtëpia.
– Një herë tjatër mund të vij nga shtëpia, po sot për sot dua vetëm të më japësh
një këshillë, zoti Jani.
– Urdhëro e fol, ore djalë.
– Deri pardje, o Zoti Minga, ishja nizam, më kishin marrë me zor. Po me të
dëgjuar se do të ngrihej flamuri, ika fshehur zabitëve të ushtrisë turke, u arratisa nga
tabori, dhe ndoqa pas karvanin e atyre që do të ngrenë flamurin.
– Shumë mirë ke bërë, të lumtë… dhe pastaj çfarë doje të më thoshje?
– Po ja kur ishja nizamë, më dërgoi babai para që t’i kishja për të gjetur bedel.
Tani që po rrëzohet koha e nizamllëkut, më ka lindur dëshira që këto para t’ia jap atij që
po ngre flamurin për arkën e qeverisë së re… Ja për këtë dua të më mësosh, si ta gjej
rastin që ta takoj Ismail Qemalin edhe t’ia dhuroj.
Jani Minga i mallëngjyer nga fjalët e atij djali patriot, që nuk i priste, e përqafoi
atë për së dyti edhe e puthi në faqe, duke i thënë:
– Arka e shtetit të ri do të ketë patjetër nevojë për ndihmën e popullit. Po ti zemrën
e mirë të kesh dhe mos u bëj merak se do të gjenden më vonë mënyrat për të ndihmuar
shtetin e ri.
– Atëherë si të bëj?
– Sot e nesër brohorisni e këndoni gjithë sa jeni
– Po Ismail Qemalin do ta shohim, vall?
– Si nuk do ta shihni. Do ta shikoni tok me flamurin.
Pas pak djemtë u ndanë me Jani Mingën.
Atë mbrëmje Bushi me shokët e vetë shkoi te hani i madh i Lon Myzeqarit, që
ishte hani më i madh në hyrje të Vlorës. Për çudinë e tyre, shumë nga ata që kishin bujtur
qenë mbledhur rreth një zjarri bubulak te vatra e baxhasë. Kundruall tyre rrinte hanxhiu i
ulur në një trung të cunguar të sajuar si stol dhe në një stol tjetër prej dërrase të rëndë
rrinte, pranë hanxhiut, një tjetër burrë, i cili mbante një nagant në brez dhe se çfarë po u
fliste atyre që po e dëgjonin. Bushi Furka, sa u fut në derë të hanit, e njohu atë që po fliste
dhe u tha shokëve që kishte me vete:
– Ore, ai që është duke folur, po më duket si Leksi i Mit Marinit nga Shën-
Pjetra, që është ngjitur me fshatin tonë.
– Po, po, ai këngëtari është.
– Me siguri që do të ketë nxjerrë ndonjë këngë të re, – foli tjetri, – Kot nuk
janë mbledhur gjithë ata njerëz në han.
Ndërsa Bushi me shokët e tij shkuan ngadalë dhe u ulën pas të tjerëve, njeriu me
dogra për mezi, që rrinte pranë të zotit të hanit, vazhdonte të fliste:
– Kam ardhur t’u përgëzoj për atë pritjen miqësore dhe dashurinë, që ju,
libofsharakët dhe gjithë Myzeqeja treguat për Ismail Qemalin dhe karvanin, që e
shoqëronte. Edhe unë do të ishja tok me ju, se edhe unë jam nga ajo zonë, nga Shën-
Pjetra jam, po nuk u ndodha në fshat, sepse më çoi fjalë Jani Minga që një orë e më parë
të ndodhesha në Vlorë medoemos; “se ashtu është puna”. Ju e keni dëgjuar Jani Mingën,
se ai është një mësonjës i ditur, të cilin e kam mik dhe shokë fëmijërie. Ai, Jani Minga,
unë dhe Papa Isaia, të tre kemi lindur në një fshat, në Shën –Pjetër. Ne jemi lindur në një
vit, pra jemi vërsnik. Tok kemi lojtur dokërr dhe cingël, në sheshet e kullotave me bagëti,
derisa familja e Mingajve u shpërngul dhe erdhi këtu në Vlorë. Që ta kuptoni ju, o miqtë
e mi, unë atëherë, me të dëgjuar ato fjalë, shalova doriun dhe u bëra veri drejtë e në
Vlorë, te shtëpia e Jani Mingës. “Dëgjo, – më tha, – është duke ardhur Ismail Bej Qemali
me një shpurë të madhe njerëzish, zotërinj të rrallë, nga të gjitha anët e vendit, se do të
ngremë flamurin e Shqipërisë. Ty ta kam vënë emrin në listën e rojave, që do të ruajnë
sarajet e Vlorajve, ku do të mbahet kuvendi i madh. Dhe ashtu, dhashë llafin unë dhe u
lidha këtu.”
Atë çast, hanxhiu, Lon Myzeqari, nxori kutinë e duhanit dhe iu drejtua atij që po fliste:
– Po tani, o zoti Leksi – na trego pak rreth këtij njeriu të famshëm, Ismail
Qemalit dhe zotërinjve kuvendarë me të cilët zotëria e tij paska ardhur.
– Po ç’ të rrëfej më parë, o xha Loni, lashë mendjen, tek shikoja atë burrë të
mënçur si dhe shpurën që e shoqëronte, njëri më i ditur se tjetri. Me sa kuptoja kishin
ardhur nga të gjitha viset e Shqipërisë. Ishin të lodhur nga rruga e gjatë, po të gjithëve u
ndrinte fytyra. Të tërë kishin një ide në kokë se Shqipëria do të bëhej.
– Mirë, more vëlla, si do të bëhet Shqipëria, si ta kuptojmë këtë.
– Fjala është se do të behet pa Turqinë.
– Me një llaf, Shqipëria do të bëhet më vete.
– Po ikën Turqia vetë? -Pyeti hanxhiu, – kemi ne këllqe ta përmbushim këtë qëllim? Si e
mendojnë ata krerë burrash kuvendarë, që janë mbledhur?
– Kjo punë, xha Loni, do të fillojë me flamurin, me ngritjen e flamurit
Shqiptar, duke i dhënë besën e burrit dhe të shqiptarit njeri tjetrit.
– Duke dhënë besën, po për çfarë.
– Të japim besën, se do të jemi të bashkuar për mëvetësinë e Shqipërisë dhe
për këtë do të luftojmë me armë në duar, duke u betuar para flamurit.
-Po si është ky Flamuri i Shqipërisë, more zoti Leksi, që u dashka ta ngremë dhe
do ta ruajmë. Duam të dimë rreth tij edhe ne si gjindje; kështu që, po munde, na rrëfe pak
edhe për atë flamur, si ta sqaroi Zoti Jani Minga atë ty.
– Çështja e flamurit, o vëllezër është si histori më vete. Kur mbrrijti Ismail Beu
dhe shpura e tij, ishte ora tetë a po nëntë alla frënga. Qe mbledhur një turmë e madhe
njerëzish, që i pritën me brohori. Atje te sheshi i Vlorës, njëri nga parija e qytetit mbajti
një fjalim përshëndetës për mirëseardhjen e prijësit të ndritur Ismail Bej Qemalit dhe
shokëve, që kishin ardhur nga shumë vise të Shqipërisë. Pasi u takuan dhe u përshëndetën
me parinë e vendit, ata, delegatët përfaqësues i shpërndanë ndër dyertë më të njohura të
qytetit. Ismal Qemali qe caktuar të bujtëte në shtëpinë e zotit Hasan Agë Sharrës në
lagjen Muradije. Duke ecur në këmbë për tek shtëpia e Sharrajve, Ismail Qemalin e
shoqëronte Jani Minga dhe ca zotërinj të tjerë; unë ecja nga pas si roje vullnetare dhe
dëgjova me veshët e mi, kur Ismail Qemali po e lavdëronte Jani Mingën për klubin
Labëria dhe për hapjen e shkollës shqipe. Ndër kaq kishim arritur te Porta e Sharrajve.
Me të mbërritur aty, Ismail Beun e morën të zotët e shtëpisë, që kishin dalë dhe po e
prisnin. Ashtu, Qemal Beu atëherë u përshëndet me shoqëruesit, u nda me ta, për t’u
bashkuar me Sharrajt, duke thënë.
-Natën e mirë, o vëllezër! U gdhivshi shëndosh dhe me shpresë se më e mira do
të bëhet.
Po, në udhë e sipër, kur Jani Minga me shokë të tjerë, po merrnin rrugën, për t’u
kthyer, andej nga qendra e qytetit, atij iu drejtua njeri nga bashkudhëtarët e Karvanit të
Pavarësisë, i cili kish ardhur nga Rumania:
-Më falni, Zoti Minga, – i tha.
-Urdhëroni, mik i shtrenjtë! Me kënaqësi po ju dëgjoj.
-Jam Spiridon Ilo 16, bashkudhëtar me Ismail Qemalin qysh nga Bukureshti. Dua
të më ndihmosh, për të gjetur shtëpinë e mbesës time, Marigo Pocio, besoj se e njihni.
-Po si nuk e njohim! ajo është patriotja jonë më e flaktë, një modhistre e rrallë dhe
qëndistare artiste.
Pas pesë gjashtë minutash mbrrijtëm tek shtëpia e Marigos, e cila mbeti e
mahnitur kur pa sikur t’i kishte zbritur si nga qielli daja i saj. Po ajo, Marigoja, more
miq, paskej qenë si e bukura e dheut, more, e magjishme si një engjëllushe, delikate si
peligorga në degë marine në ditë vere. Ashtu m’u duk, kur e shikoja.
-Të kam sjellë flamurin e Shqipërisë, – foli pa e zgjatur Spiridon Ilo, – ta kam sjell,
moj mbesë, që të na e qëndisësh dhe zbukurosh, ashtu si di ti, – foli ai, duke e nxjerrë nga
gjiri flamurin.
Ky është flamuri ynë, flamuri i Skënderbeut, flamuri i kuq me shqiponjën dy krenare ne
mes. Këtë flamur do ta ringremë këtu në Vlorë, siç e ngriti Gjergj Kastrioti në Krujë më
1443.
* * *
-Flamuri, o vëllezër, ashtu si ma zunë sytë, dukej si një mandile e kuqe dhe në
mes kishte të vizatuar një shqiponjë me dy krerë, -vazhdonte rrëfimin Leksi i Mit Marinit.
Kur po dilnim nga oda, ku do të qëndiste zonjusha, unë e pyeta Jani Mingën,” se pse
shqiponja kishte dy krerë?” … Ai m’u përgjegj, se “ashtu ka qenë flamuri ynë edhe në
kohën e Skënderbeut.” Dhe, duke dëgjuar ato fjalë, dhe, duke parë atë flamur, mua,
more burra, më kapi një ngazëllim i madh, sa më dehu gjithë shpirtin, dhe, atëherë ndjeva
nevojë të këndoja për Flamurin. Se duhet ta dini, që unë jo vetëm që këndoj, po edhe di të
nxjerr këngë. Po kësaj radhe kënga më buroi nga zemra e nuk dija ta përmbaja veten. Si i
rregullova dhe i terezita fjalët, shkova te komandari i rojeve. I kërkova nja dy orë lejë që
të vija deri këtu tek ju, në hanin tuaj, e ta këndoja së bashku me ju….
Në mes të heshtjes, para zjarrit bubulak, Leksi i Mit Marinit nisi të thoshte fjalët e
këngës. Ato fjalë ai i kishte shkruar dhe në një letër, që ia dha një djali, i cili kish
mbaruar shkollën në Libofshë dhe dinte shkrim dhe këndim.
Më në fund, ai u dëgjua t’u thoshte të gjithë te pranishmëve të hanit: “Unë po e zë
këngën, dhe ti, xha Loni, do ta mbash, kurse çunat e rinj të bëjnë iso… Dhe ashtu kënga
filloi.
Ajo këngë buçiti brenda mureve të hanit dhe jehoi në oborr dhe gjithandej. Kur të
rinjtë duartrokitën, Leksi i Mit Marinit u çua në këmbë, pa orën e xhepit, dhe i tha
hanxhiut:
– Kaq e pata lejën, Zoti Loni, tani më lini të shkoj se komandari më pret, po
këngën ju e vazhdoni vetë.
– Të lumtë goja, o bilbili i Myzeqesë. – i a ktheu hanxhiu, – se jo vetëm na
gëzove me këngën e re që na solle dhe këndove, po na hape edhe sytë me aq sa na
tregove për Flamurin.
– Kështu, që nesër, kur të jepet lajmi me tellall, a po pa tellall, për ngritjen e
flamurit, shpresoj se do të jemi të gjithë bashkë.
– Pa tjetër, zotëri, – i tha hanxhiu, – gjithë gjindja për këtë punë ka ardhur
deri këtu.
Atëherë, të tërë tok, në hanin e Lon Myzeqarit, gjithë sa qenë, kënduan dhe
hodhën valle. Mes haresë së përgjithshme Bushi ndjente se si i gufonte zemra nga gëzimi.
Parandjente jetën e re. Tani edhe dasma e tij s’ do të ishte e largët. Argëllëku qe paguar.
Nderi i shtëpisë qe vënë në vend dhe ai do të bëhej me nuse të re.
Dhe vërtetë, të nesërmen, pas dite të datës 28 Nëntor 1912, Bushi Furka me
shokët e tij të fshatit u nisën drejt sarajeve të Xhemil beut, ku dukej një grumbull njerëzish
që sa vinte e zmadhohej. Disa prej tyre bashkoheshin në mënyrë rrethore edhe afroheshin
duke kënduar labshe:
O prijësi Smail Qemali !
Diplomati më i parë,
Ardhja këtu në Vlorë
Do të dalë për mbarë.
Tani që na erdhe
Këtu në Vlorën tënde,
Rreth teje jemi mbledhur,
Të bëjmë ca kuvende, …
Të ngremë lart flamurin,
Të shpallim pavarësinë,
Dhe ashtu të mosvarme
Ta kemi ne Shqipërinë.
Tërë gjindja e mbledhur shikonte me admirim burrat këngëtarë, që këndonin, duke tundur
feste ose mandile në shenjë gëzim të papërmbajtur. Ca thoshnin se vinin nga Kanina, ca
nga Vranishti, nga Kuçi, nga Radhima a po Tërbaçi, dhe më larg akoma nga Tepelana, po të gjithë i bashkonte veshja, tirqet, festja, qylafi i gjatë me një majëz si antenë; pra dalloheshin se ishin lebër, që kërcenin si petrita, që sa preknin tokën, hidheshin përpjetë duke u bashkuar rrethçe, ose
grupe grupe.
Ashtu bëri dhe Bushi Furka me shokët e tij nga Myzeqeja; u bënë tok grup
ndanë rrugës së madhe dhe ia nisen këngës, që u mësoi Leksi i Mit Marinit një natë më
parë në hanin e xha Lonit. Kënga e tyre nisi shtruar, po kur “kabaja dhe “isoja” fuqizohej,
kënga kthehej në valle elegante, me ojnat e fugave në lëndinë, që të kujtonte melodinë e
njohur festive: “kush i ngre njerëzit në valle, vallja dyshe myzeqare, here e rëndë here
e lehtë, si peligorga, që kap retë”. Sado të ngjashëm të dukeshin grupet e këngëtarëve, ata
dalloheshin, se përveç intonacionit kishin ndryshime edhe nga veshja. Ajo që binte me
një herë në sy ishin qeleshet, që vinin në kokë; ndërsa lebërit mbanin qylaf të gjatë,
myzeqarët vishnin takije të bardha. Nga mbajtja e njëllojtë e takijes të dukej sikur tërë
myzeqarët të ishin nga Libofsha, nga Divjaka, nga Semani a po nga Pishë-Poro.
Dhe kënga e vallëzuar e grupit nga Myzeqeja me Bushi Furkën në mes vazhdonte:
Ne flamurin kuq e zi,
Me shqiponjën dykrenare,
Po e ngremë në Shqipëri
Dhe në zemrat shqipëtare.
Le të ndizet kënga flakë,
Të gjëmojë në fush’e mal,
Flamurin po e ngremë lart
Me prinjësin Smail Qemal.
*
Më në fund nga ballkoni i asaj shtëpie të madhe dolën delegatët. Në mes të të
gjithëve qëndronte Ismail Qemali. Përmidis atij gëzimi dhe asaj brohoritjeje, që dukej
sikur çante qiellin, Ismail Qemali ngriti dorën, përshëndeste e buzëqeshte, deri sa ra
heshtja. Pastaj mori fjalën edhe nisi të fliste me një zë të ngrohtë:
“Vëllezër shqiptarë! Sa të lumtur e ndjej veten sot, që shoh këtu në Vlorë kaq
burra shqiptarë të mbledhur së bashku duke pritur me kureshtje e padurim përfundimin e
kësaj mbledhjeje historike për fatin e Atdheut tonë të dashur.
Plot me gaz e me lot në sy nga mallëngjimi, po dal këtu para jush që t’ju njoh me
sihariqin e madh, se sot ne këtë minutë, Kongresi ynë i madh shpalli mëvetësinë e
Shqipërisë, duke lajmëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e, duke më ngarkuar mua
kryesinë e qeverisë së përkohshme të Shqipërisë së lirë.
Porsi një ëndërr më duket ky ndryshim i vendit tonë, që hoqi e vuajti të zezat e
ullirit pesëqind vjet me radhë nën sundimin turk, por që tani në kohën e fundit , ishte gati
të jepte shpirt përgjithmonë, të shuhej e të shfarosej krejtësisht nga faqja e dheut, kjo
Shqipëri që dikur shkëlqente nga trimëria e pashoqe e bijëve të saj: Kjo Shqipëri që kur i
kërcënonte rreziku Evropën nga pushtimet e Turqisë, nën kryetrimin e pavdekur të saj,
Skënderbenë, u bë porta e hekurt kundër sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më të
egër të Turqisë.”
Brohoritjet gazmore dhe duartrokitjet shpërthyen me një herë si një rrapëllimë e
papërmbajtur Edhe Bushi Furka me shokët e tij nga fshati nuk e mbante dot veten nga
hareja. Ndjenja e krenarisë kombëtare edhe ata njerëz të thjeshtë i përshkonte tej e
mbanë. Edhe atyre u rrihte zemra për lirinë. Fjalët e zjarrta të të gjithëve bashkoheshin në
një brohoritje të vetme. Qielli ushtinte dhe jehona përhapej nëpër rrugë.
Po Ismail Qemali nuk e kishte mbaruar ligjëratën e tij, ai vazhdoi të fliste:
Për t’ia arritur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i
dëshmorëve dhe puna e vlefshme e patriotëve tanë dhe e gjithë zotërinjve që morën pjesë
në këtë mbledhje, dhe e të gjithë juve, që tani po ju gufon zemra nga gazi i madh që
ndjeni.
Mbledhja, si më plak që jam, më ngarkoi mua ngritjen e shenjtë të shenjës sonë
kombëtare, të flamurit tonë të nderuar e të dashur.
Ja pra, ky është flamuri ynë i kuq e me shqiponjën dykrenore në mes. Dhe tani të
gjithë bashkë si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për ta mburruar, për ta
përparuar e për ta qytetëruar, si i ka hije atdheut tonë të lirë!
Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipëria e Mosvarme! “
Qielli jehoi përsëri prap nga brohoritjet. Njerëzit shikonin flamurin dhe nuk
mbaheshin nga gëzimi. Flamuri kombëtar valëvitej nga era dhe shqiponja e tij dukej sikur
merrte fluturim në të gjithë qiellin e Vlorës dhe të Shqipërisë.
Gjithë njerëzit ndjeheshin të lumturuar në një hare të papërmbajtur, siç do të
shkruante edhe gazeta e asaj kohe “Përlindja e Shqypnisë”, e cila, duke parë ngazëllimin
popullor na rrëfen për atë ditë të shënuar historike: “Na u duk, sikur dora e zotit e këputi
zinxhirin e skllavërisë, sikur duallëm nga terri në dritën e bekuar të diellit, zemrat na u
mbushën me gas e shpresë. Qysh mos të lindësh këtë ndjenjë duke parë skenën e
prekshme të vëllazërimit, Myftiu i Dibrës Vehbiu që u përqafua me Ipeshkvin e Durrësit17
Dom Nikollë Kaçorrin; ortodoksi i Beratit Babë Dudë Karbunara, mjekër-gjati, që puthi
në ballë katolikun Luigj Gurakuqi” ….
Bushi Furka edhe ai si gjithë gjindja e mbledhur atje tek po valëvitej flamuri
brohoriste me sa zë që kishte, përplaste duart lart edhe kishte dëshirë që ta shikonte fare
afër Ismail Qemalin, ashtu si e pa para Karvanit të Pavarësisë dhe t’i thoshte se ai e
mbajti fjalën e dhënë për të ardhur në Vlorë, kur do të ngrihej Flamuri. Po prijësi i
flamurit hidhte shikimin kudo dhe në mes të atij ngazëllimi vazhdonte të përshëndeste me
dorë, duke buzëqeshur vazhdimisht.
Në ato çaste Bushit do të dëshironte të kërcente fluturimthi deri te ballkoni i asaj
shtëpie të lartë, ta prekte edhe një herë Ismail Qemalin, e t’ia dhuronte ato pak para të
qeskës së tij për arkën e shtetit te ri, duke i puthur dorën tok me flamurin në shenjë
nderimi dhe besnikërie. Po ajo gjë nuk bëhej dot, se gjithë njerëzia e mbledhur atje para
Flamurit ishte e shumtë dhe të gjithë kishin po atë dëshirë e lumturi: të shikonin sa më
shumë atë Flamur dhe atë Njeri që e ringriti aq lart.
Boston
Tetor- 15- 2023
—
Faqe 1 – Subjekti i novelës “Karvani i Pavarësisë merr shkas nga një artikull përkujtimor, i botuar në
gazetën “Arbëria” më 28 Nëntor1936, i shkruar nga një bashkudhëtar i Shpurës historike të Ismail Qemalit, i quajtur Qemal Karaosmani, dhe që plotësohet me kujtimet e vetë Ismail Qemalit dhe të shokëve të tij, Dhimitër Berati dhe Dhimitër Zografi, që qenë bashkudhëtarë për ngritjen e flamurit. Së dyti, novela “Karvani i Pavarësisë” mbështetet edhe në rrëfimet e të moshuarve myzeqarë, nga të cilët veçoj mësuesin veteran Trushi Kola, që më ka treguar për pritjen e përcjelljen, që iu bë Ismail Qemalit në Libofshë si edhe në lundrën gjemi të Petovës, për të kaluar lumin Seman.
2 Gjimnastika e mëngjesit.
Faqe 3 3 Terxhumani= përkthyesi Faqe 4 4 Bimbashi = oficer i lartë në Perandorinë Turke, një grade ushtarake, që barazohet me gradën e “majorit” Faqe 7 5 Titulli i kryetarit të administrates së një sanxhaku të kohës së sundimit turk. 6 Si shqiptar jam me ju, por si nëpunës duhet të jem kundër jush”. Faqe 8 7 Fjalët e diskutantëve në këtë mbledhje janë marrë nga shkrimi memorial i juristit Dhimitër Berati Faqe 10 8 i trrëshëm= i cekët Faqe 11 9 – Sipas artikullit të Qemal Karaosmanit, botuar në Arbëria nëntor 1926.
Faqe 12 10 Qeveritar i një krahine të vogël, gati sa një komune në kohën e sundimit turk. Faqe 14 11 Sipas përshkrimit të Q..Karaosmanit në gazen Arbëria. 12 Rremë = vijë e thelluar me ujë, si përrua i vogël fushor, që përdorej për mullinjtë e blurjes së drithrave. Faqe 20 13 Argëllëk= me këtë fjalë duhet kuptuar detyrimi financiar i dhëndërrit ndaj të fejuarës. Ashtu si shtëpia e vajzës duhej të bënte pajë, ose prikë, dhëndërri duhej të jepte para nga ana e tij.
14 – Nizamët = Ushtarët e kohës së sundimit turk. Faqe Faqe 44 -16 Spiridon Ilo (1876- 1950) është firmëtar i aktit të Pavarësisë më 28 Nëndor 1912, ka qenë pjesëmarrës në mbledhjen e 5-Nëntorit 1912 të organizuar nga Kolonia Shqiptare e Bukureshtit, për ngritjen e Flamurit Kombëtar, ku qe i pranishëm edhe Ismail Qemali.. Faqe48 17 Ipeshkvi i Durrësit kështu e përmend dhe e quan gazeta “ Përlindja e Shqypnisë” Dom Nikollë Kaçorrin më 1913, duke përkujtuar njëvjetorin e pare të Pavarësisë.
Shënime për autorin Aristotel Mici u lind më 1935 në fshatin Shën-Pjetër pranë qytetit antik të Apolonisë të rrethit të Fiert. Shkollën e mesme e kreu ne Shkodër. Më 1960, kur mbaroi universitetin e Tiranës, filloi punën si mësues i letërsisë në gjimnazin e parë të Fierit. Më vonë do të emërohej pedagog i letërsisë në filialin e Universitetit të Tiranës po në këtë qytet. A.Mici filloi të merrej me krijimtari letrare që nga mesi i viteve ’50 të shekullit të kaluar. Gjat viteve në vazhdim do të botonte disa libra me tregime novela dhe letërsi për fëmijë, si Anës Detit, Kërrabat me bilbil, Gjoli i rosave, Lulet e pyllit, Elektricistja e betonierës, Dimri dhe shqiptarët, Blerina në malësi, Kur këndojnë gjinkallat,(titulluar :”Gjoni, Gjini dhe Motra” romani Drizana, Ariu i pyllit të madh,, Gardalina në fole e të tjera. Në vitin 1980 ai do të niste punën në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, ku u mor me përgatitjen për botimin e veprave të autore të traditës si Naim Frashëri, Pashko Vasa, Foqion Postoli, Lasgush Poradeci, Migjeni, Mitrush Kuteli, Faik Konica e të tjera vepra në seri. Në vitin 1998 emigroi në Amerikë dhe u vendos në Massacusetts, në shtetin dhe qytetin ku kish qenë emigrat ekonomik i ati para Luftës së Dytë Botërore. Atje krahas punës për jetesë, u përpoq të zgjeronte dijet e tij, duke ndjekur fillimisht Kolegjin Quinsigamond në degën e gjuhës angleze për të huaj, pastaj u regjistrua në Universitetin Shtetëror të Worcesterit, ku u diplomua Master në histori. Ndër këto kohë botoi shkrime të ndryshme në gazetat shqiptaro-amerikane në “Dielli” dhe “Illyria”, disa nga të cilat do t’i përfshinte më vonë edhe në libra të veçantë. Në kuadrin e 100 vjetorit të Ditës së Pavarësisë, 28 Nëntori 1912, botoi novelën ”Karvani i Pavarësisë, si edhe librin “Himni i Flamurit- simbol mbarëkombëtar. Dhe po në vitin 2O12 do të botonte studimin eseistik “Prejardhja e emrit Shqiptar”. Kurse në vitin 2016 botoi librin me portrete historike “Presidentët Amkerikanë në memorialin e malit Rushmor”, që u kushtohet katër figurave më të shquara të Amerikës, katër Presidentëve të famshëm Georg Washington, Th. Xheferson, A. Linkoln, edhe Th. Ruzvelt, potretet e të cilëve janë vendosur mbi memorialin madhështor të shtetit të Dakotës së Jugut. Po atë vit do të botonte edhe librin tjetër me ese , Meditime letrare , që do të pasohej më vonë prej dy librave të tjera studimore Apolonia dhe hinterlandi i saj, më 2017 dhe monografia “Pellazgët në optikën e Herodotit”, më 2020, publikuar nga shtëpia botuese ”Dudaj”. Kurse më 2022, në kuadrin e jubileut të 100 vjetorit të lindjes së shkrimtarit Jakov Xoxa, botoi monografinë “Zanafilla e romanit Lumi i Vdekur” të këtij autori në shtëpinë botuese Neraida.
Komentet