Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët ka theksuar sërish se protesta e thirrur nga opozita është paqësore.
Ai u shpreh se protesta paqësore është platformë e PD-së dhe se “opozita nuk ka banditë të tipit Proda dhe Sokol Bizhga, nuk ka trafikante, vrasës si ata”.
Berisha ka paralajmëruar zyrtarët e lartë se aksionet e opozitës do të vazhdojnë deri në fitore dhe se me ardhjen në pushtet, PD do e shpalli korrupsionin krim të rëndë.
“Të vjedhësh 13 vite qytetarët shqiptarë dhe kur merr vesh që është lëshuar fletë arresti, ikën. Korrupsioni do shpallet krim i rëndë, së dyti, largimi do shpallet krim që dyfishon dhe trefishon dënimin, do kalben, të gjitha vitet në burg do i kalojnë” tha ai.
Berisha: Për sa i përket asaj që thonë ata, protesta është paqësore, organizojmë vetëm protesta paqësore. Ne e kemi platformë këtë, po mos ta kishim nuk e thoja unë këtë. Jemi opozitë demokratike, opozita nuk ka banditë të tipit Porda dhe Sokol Bizhga, nuk ka trafikante, vrasës si ata.
Ndaj ky është një akt provokacioni i rëndë që nuk ka asnjë ndikim. Opozita do shkojë deri në fitore të plotë. Këta minjtë që po ikin do kapen kudo që të jenë. Të vjedhësh 13 vite qytetarët shqiptarë dhe kur merr vesh që është lëshuar fletë arresti, ikën. Korrupsioni do shpallet krim i rëndë, së dyti, largimi do shpallet krim që dyfishon dhe trefishon dënimin, do kalben, të gjitha vitet në burg do i kalojnë. gsh