VOAL

VOAL

Në një panair në Japoni vidhet diamant 1.84 milionë dollarësh

October 26, 2019
blank

Komentet

blank

Scholz thotë se planifikon të flasë me Putinin “në kohën e duhur”

RFE/RL

Kancelari gjerman Olaf Scholz synon të angazhohet në një bisedë me presidentin rus Vladimir Putin “në kohën e duhur”, duke sugjeruar mundësinë e rivendosjes së komunikimit pas një përkeqësimi të konsiderueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

“Telefonata ime e fundit [me Putinin] është zhvilluar goxha kohë më parë”, i tha Scholz gazetës Koelner Stadt-Anzeiger në një intervistë të botuar më 26 maj. “Por unë planifikoj të flas përsëri me të, kur të jetë koha e duhur”.

Udhëheqësit folën për herë të fundit me telefon në fillim të dhjetorit.

Gjatë asaj telefonate një orëshe, Scholz i kërkoi Putinit të tërheqë trupat e Moskës nga Ukraina, ndërsa udhëheqësi rus akuzoi Perëndimin për ndjekjen e politikave “shkatërruese”.

Gjatë një samiti në Japoni më 19 maj, krerët e vendeve të industrializuara të Grupit Shtatë (G7) njoftuan për zgjerimin e sanksioneve kundër Rusisë.

G7-ta përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Udhëheqësit e G7-ës thanë në një deklaratë të përbashkët se sanksionet e reja do të ndikojnë në “eksportet e makinerive industriale, mjeteve dhe teknologjive të tjera që Rusia përdor për të rindërtuar makinerinë e saj të luftës”.

Gjermania i ka dhënë Ukrainës 18 tanke Leopard 2, në mënyrë që ta ndihmojë Kievin të përballet me pushtimin rus që nisi vitin e kaluar.

blank

Sulmonte gazetarët gjatë kohës që ishte në pushtet, dënohet me gjobë gati 10 mijë euro Bolsonaro

Një gjykatë apeli në Sao Paulo la të enjten në fuqi dënimin e ish-presidentit brazilian të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, i cili ishte paditur për sulmet e tij të vazhdueshme ndaj gazetarëve gjatë mandatit të tij (2019-2022).

Gjykata konfirmoi një vendim të shkallës së parë të qershorit 2022 , i cili shfajësoi Unionin e Gazetarëve Profesionistë të Shtetit të São Paulo (SJPSP), raportoi ky i fundit përmes faqes së tij të internetit. SJPSP kishte ndërmarrë veprime ligjore kundër Bolsonaro për “sulmet e tij të përsëritura” ndaj gazetarëve, për të cilat tha se përbënin “ngacmim moral sistematik” kundër “të gjithë” profesionistëve të medias.

Megjithatë, gjykata e Apelit përgjysmoi dëmin dhe interesin që ish-presidenti ishte urdhëruar të paguante, në 50,000 reale (9,250 euro), në vend të 100,000 që ishte dhënë në shkallën e parë. “Kjo fitore është një hap i madh për të gjithë profesionin e gazetarëve, pasi gjatë mandatit të Jaich Bolsonaro ka pësuar sulme të përsëritura”, theksoi kjo shoqatë e redaktorëve të shtetit të São Paulo.

Kur ishte në pushtet, zoti Bolsonaro akuzoi pamëshirshëm shtypin për përhapjen e lajmeve të rreme për mjedisin e tij për ta dëmtuar atë. Ai kishte pasur sukses në mënyrë të përsëritur kundër mediave dhe gazetarëve- veçanërisht grave. Avokatët e ish-presidentit argumentuan gjatë procesit se klienti i tyre nuk punon kundër profesionit në tërësi, por kundër individëve të veçantë.bw

blank

Intervista- Roman Anin: “Lufta e klaneve për fronin e Putinit ka nisur”

Vazha Tavberidze

Roman Anin është gazetar hulumtues rus që punon për Novaya Gazeta dhe është në mesin e themeluesve të medias së pavarur, iStories, që u krijua më 2020.

Ai ka ligjëruar lëndën e gazetarisë në Moskë dhe ka punuar për rrjete ndërkombëtare, përfshirë Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues (ICIJ) dhe në Projektin për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP). Gjithashtu, ai ka hulumtuar miliona dokumente, në hulumtimin që njihet si Letrat e Panamasë. Anin, po ashtu ka raportuar për udhëheqjen brenda Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB).

Më 2021, autoritetet ruse e shpallën atë “agjent të huaj”. Ai jeton jashtë Rusisë.

Anin bisedoi me Shërbimin gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë lidhur me rreziqet potenciale për Vladimir Putinin, që dalin si pasojë e vendimit të liderit rus për ta pushtuar Ukrainën, manovrat aktuale për pushtet nga persona sikurse shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, dhe kreu i Gardës Kombëtare ruse, Viktor Zolotov, dhe çfarë do të mund të sillte humbja eventuale e Rusisë në Ukrainë.

Radio Evropa e Lirë: Shumë ekspertë perëndimorë janë skeptikë për skenarin në të cilin Putin do të sfidohej apo do të rrëzohej nga pushteti nga persona brenda Rusisë. Nëse bazohemi në titullin e artikullit tuaj, që u publikua në janar në iStories, “Një luftë klanore për fronin e Putinit ka nisur”, ju nuk ndani këtë skepticizëm. Pse?

Gazetari rus, Roman Anin.

Gazetari rus, Roman Anin.

Roman Anin: Besoj se lufta klanore për fronin e tij ka nisur. Kjo nuk do të thotë se ata do të tentojnë ta rrëzojnë nga pushteti. Putin është 70 vjeç, nuk është i ri. Kjo nënkupton se qarqet e tij e kuptojnë se herët apo vonë ai do të vdesë apo do të largohet nga pushteti. Ata e kuptojnë se duhet të punojnë për një skenar pas vdekjes së tij. Problemi i qarqeve të tij është se ata janë të ndarë, ata kanë luftuar vazhdimisht kundër njëri-tjetrit për vite të tëra, për qasjen ndaj Putinit, për mundësinë e ndikimit në vendimet e tij, për pushtet. Këto luftëra shpesh nuk ishin “të ftohta”.

Ka shumë shembuj. Për shembull, [anëtari i Këshillit të Sigurisë dhe drejtori i Gardës Kombëtare, Viktor] Zolotov, është njeri shumë i afërt me Putinin ose më saktë ka qenë një njeri shumë i afërt me të. Ai ka qenë truproja e tij, një person që kalonte shumicën e kohës me Putinin. Zolotov urren [drejtorin e FSB-së, Aleksandr] Bortinkov, dhe Bortnikov e urren Zolotovin, ata përplasen vazhdimisht. Kjo e bën të vështirë që ata të pajtohen për një pasardhës të mundshëm. Prandaj, unë mendoj se kjo rrit shanset që njëri prej tyre, apo një koalicion i tyre, do të fillojë të veprojë edhe para se Putin të vdesë apo para se të humbë pushtetin – vetëm për faktin se tani ata e kanë kuptuar se nuk duan të humbin më shumë kohë.

Radio Evropa e Lirë: Kur ju shkruani se beteja për fronin e Putinit veçse po zhvillohet, çfarë duan këta njerëz: ta zëvendësojnë Putinin apo t’i afrohen më shumë carit, për t’i përshpirtur në vesh?

Roman Anin: Është shumë e thjesht. Ata duan të shpëtojnë jetën e tyre, asetet, jetën e familjarëve të tyre. Ata e kuptojnë se pasi Rusia ta humbë luftën – sepse askush në mesin e tyre nuk beson më në fitore – do të jetë pika e nisjes së kësaj lufte për fron. Dhe kushdo që e humbë betejën, do të humbë gjithçka, pushtetin, asetet…. Imagjinoni, presidenti i ardhshëm i Rusisë është dikush nga klani i [Nikolai] Patrushevit, që është shef i Këshillit rus të Sigurisë Kombëtare, një prej trupave më të mëdhenj qeveritar në shtet. Kjo do të thotë se njerëzit që kanë luftuar kundër tij gjatë gjithë këtyre viteve nuk do të jenë në gjendje të shpëtojnë asetet e tyre, apo edhe jetën apo lirinë e tyre, dhe ata e kuptojnë këtë gjë. Prandaj, unë mendoj se kjo do të bëjë që të ketë luftë për pushtet. Ata do të luftojnë për jetën e tyre.

Sepse problemi tjetër është se ata kanë ngecur në këtë anije, për shkak të sanksioneve, për shkak të përfshirjes së tyre në krime të ndryshme. Ata nuk mund të largohen nga shteti. Ata nuk mund thjesht të thonë “Në rregull, le ta tradhtojmë Putinin dhe të ikim diku”. Ata janë bllokuar në Rusi. Dhe imagjinoni, gjarpërinj të bllokuar brenda një shisheje, dhe që të gjithë ata e urrejnë njëri-tjetrin.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë mendon vetë Putini për këtë luftë për pushtet? Një interpretim është se ai po tenton që t’i vendosë njerëzit e tij të afërt kundër njëri-tjetrit në mënyrë që vetë të qëndrojnë i fortë dhe të tjerët të dobësohen.

Roman Anin: Para luftës, kjo vërtetë ishte pjesë e strategjisë së tij. Ai adhuron që të sillet si një gjykatës në këto lloj betejash brenda qarqeve të brendshme. Sot, puna nuk qëndron më kështu sepse këto përplasje publike midis [ish-truprojës dhe themeluesit të grupit Wagner, Yevgeny] Prigozhin dhe [ministrit të Mbrojtjes së Rusisë, Sergei] Shoigu, midis Prigozhinit dhe [liderit të Republikës Çeçene, Ramzan] Kadyrov, definitivisht nuk e bëjnë pushtetin e Putinit më të fortë. Është e kundërta, këto përplasje po e bëjnë më të dobët. Problemi i Putinit është se ai është një politikan që vazhdimisht ka frikë të marrë vendime, që preferon të qëndrojë duke mos bërë asgjë dhe të presë derisa problemi disi zgjidhet vet.

Radio Evropa e Lirë: Ky është një vlerësim i çuditshëm për një person që mori vendim për të pushtuar fqinjin e tij.

Roman Anin: Por, këto janë lloje të ndryshme vendimesh. Sepse ai besoi, kur e mori atë vendim, se do të ishte një luftë shumë, shumë e lehtë. Ata besuan se do ta pushtonin Ukraina për tri ditë. Prandaj, ai realisht nuk po rrezikonte asgjë.

Vendimi për të bërë diçka brenda klanit të tij [është diçka tjetër] dhe realisht Putin nuk ka shumë zgjidhje. Nëse lexoni deklaratat publike të Prigozhinit dhe të shumë liderëve të tjerë, të ashtuquajtur patriotë, ata veçse kanë nisur që ta kritikojnë atë. Ata veçse kanë nisur të thonë se Putin po e tradhton shtetin. Këto janë akuza shumë serioze, dhe Putin ose do të veprojë vetë – që nënkupton të nisë represionin ndaj ish-aleatëve të tij – ose do të bëhet tepër vonë. Ky është një vendim shumë i vështirë. Është qesharake që këto lloj vendimesh për të janë më të vështira sesa vendimi për ta pushtuar Ukrainën. Dhe ai nuk e ka marrë këtë vendim. Por, unë besoj se teksa po u afrohemi zgjedhjeve presidenciale, aq më shumë duhet që ai të veprojë, dhe besoj se do të jemi dëshmitarë të represionit ndaj ish-aleatëve të tij.

Radio Evropa e Lirë: Një tjetër vendim që ai ka mundur ta marrë, por nuk e ka marrë, është emërimi i ndonjë pasardhësi. Pse nuk e ka bërë këtë?

Roman Anin: Besoj se nuk e ka bërë pasi nuk ka ndonjë figurë të mirë. Ai e di se klani i tij është i ndarë dhe është shumë e vështirë të gjendet dikush që do t’iu shërbejë të gjitha klaneve. Në të njëjtën kohë, ai nuk ka zgjedhur një pasardhës sepse vërtetë është i frikësuar për lirinë e tij dhe jetën e tij. Ai ka frikë nga humbja e pushtetit. Mendoj se pendesa më e madhe që ai mund të ketë këto ditë është që nuk ka një djalë, që do të ishte pasardhësi i tij natyral… Pesë vjet më parë, unë shkrova një artikull për truprojat e tij, se si ata nisën të merrnin pozita në agjenci të ndryshme, veçanërisht në shërbimet sekrete. E pyeta njëri nga truprojat, “pse po e bën këtë Putini?”. Përgjigja ishte shumë e thjesht: “Sepse ai u beson këtyre personave. Këta persona për 20 vjet kanë qëndruar prapa tij me armë dhe nuk e kanë vrarë”. Gjetja e një pasardhësi është vërtetë një vendim i rrezikshëm, sepse si mund të jetë ai i sigurt që pasardhësi i tij nuk do ta tradhtojë një ditë pasi të bëhet president? Prandaj ai është i frikësuar dhe jam i sigurt se Putini do të synojë edhe një mandat presidencial.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë do të thotë kjo luftë për pasardhësin e Putinit për vetë trashëgimin e tij, me të cilin Putin është i fiksuar?

Roman Anin: Këto ditë është bërë e qartë se cila do të jetë trashëgimia e tij dhe roli i tij historik. Në historinë e Rusisë dhe të botës, është e qartë tashmë, ai do të vazhdojë të jetë më i përafërt me Hitlerin, si një prej diktatorëve më të këqij, një prej personave që nisi një prej luftërave më mizore në Evropë. Ai dëshironte të jetonte në historinë ruse dhe të botës midis Pjetrit të Parë dhe Katerinës së Madhe. Por, ai tashmë do të jetë diku midis Hitlerit dhe Qaddafit.

Radio Evropa e Lirë: Le të flasim për ata që janë në garë për fronin e tij dhe të nisim me atë më famëkeqin, që padyshim është Prigozhini. Kush është “gjyshi i lumtur” me të cilin po tallej Prigozhin në videon e tij të fundit? A e ka pasur fjalën për [shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, gjeneralin Valery] Gerasimov, siç pretendoi ai më vonë, apo për “gjyshin e bunkerit”, siç e quan ai vazhdimisht Putinin që kur ka nisur lufta?

Roman Anin: Jam absolutisht i sigurt se e kishte fjalën për Putinin, e jo Gerasimovin. Pikë së pari “gjysh” është nofkë për Putinin dhe të gjithë e dinë këtë. Prigozhin nuk e zgjodhi këtë nofkë aksidentalisht. Pastaj, sigurisht, ai e kupton se Gerasimov zyrtarisht është përgjegjës për atë që ata e quajnë “operacion të posaçëm ushtarak”, por të gjitha vendimet e mëdha sigurisht që merren nga Putini. Vendimi për t’i dërguar ose jo armë dhe municione Wagner-it nuk merret nga Gerasimovi, por nga Putini.

Ajo që është më e rëndësishmja dhe më interesantja në kuadër të kësaj lufte klanore dhe Prigozhinit ishte deklarata e tij publike [në po të njëjtën video] që ishte pikërisht e njëjta deklaratë… se ata do të largohen nga Bahmuti më 10 maj. Të gjithë i kushtuan vëmendje vetëm pjesë së parë të deklaratës së tij. Por, për mendimin tij, pjesa e fundit ishte më e rëndësishme. Ajo se çfarë tha ai ishte se “ne do të largohemi më 10 maj, dhe do të presim derisa populli rus të ketë nevojë për ne, që ne besojmë se do të ndodhë shumë shpejt nëse shikoni sesi liderët tanë po veprojnë”. Qartësisht ai po i referohej një lloj revolucioni, puçi, apo diçka të ngjashme. Ai e sheh Wagner-in si një lloj grupi ushtarak që përfaqëson interesat e shumicës së rusëve dhe nëse rusët kanë nevojë për të, ata do të jenë të gatshëm. Kjo është një deklaratë e rrezikshme që askush nuk e vërejti. Por, unë besoj se Putini dhe njerëzit e tij në Kremlin vërtetë kanë lexuar mes rreshtave.

Radio Evropa e Lirë: Nëse është kështu, a ka vërtetë leverdi Putini që ta lejojë Prigozhinin të bëjë diçka të tillë pa u ndëshkuar? Ka pasur edhe një deklaratë tjetër, kur Prigozhin tha se “ne duhet të reduktojmë humbjet tona, të konsolidojmë fitoret tona dhe të ngrijmë luftën në Ukrainë”. Njerëzit në Rusi janë dënuar me burg për deklarata më të buta se kjo.

Roman Anin: Absolutisht. Sërish, këto deklarata dobësojnë pushtetin e Putinit… Është shumë interesante sepse ata varen shumë nga njëri-tjetri. Prigozhin udhëheq 50.000 njerëz në seksionin më të rëndësishëm në vijën e frontit. Nëse ata largohen, do të jetë fundi i luftës, ose të paktën do të jetë një humbje serioze për ushtrinë ruse. Prigozhin varet nga Putini sepse ata [luftëtarët e Wagner-it] nuk mund të luftojnë pa municion, pa armë. Prandaj, besoj se Putini është duke ëndërruar më shumë sesa [presidenti ukrainas, Volodymyr] Zelensky që Prigozhin të vdes atje. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për këtë problem të Putinit.

*Video: Sa e rrezikon Putinin shefi i Wagner-it?

Radio Evropa e Lirë: Por, çfarë thotë kjo për vetë Rusinë që një ish-abuzues i grave, një bandit, që tani është shndërruar në një person që tallet duke mbajtur në duar një çekiç, e i cili po garon për vendin kryesor të pushtetit? Këtu ne kemi shembuj nga historia, precedentin e Stalinit, i cili ishte një grabitës bankash.

Roman Anin: Vërtet nuk mendoj se ka shembuj, të paktën në historinë moderne, të një shteti të tillë. Ndonjëherë i mbylli sytë dhe imagjinoj që jam në vitin 2007, dhe një skenarist nga Hollywood-i vjen dhe më thotë: “Shiko, këtu është një libër apo një skenar i jashtëzakonshëm që thotë se Rusia do të nisë një luftë kundër Ukrainës, Putin qëndron në bunkerin e tij për dy vjet, ushtaraku kryesor është një ish-kriminel që rrihte gratë dhe i grabiste. Ai po rekruton dhjetëra mijëra të burgosur dhe ata do të vriten në frontet e luftës, dhe Rusia do të bëhet shteti më i izoluar, diku midis Iranit dhe Koresë së Veriut”. Do t’i thosha këtij skenaristi se është i çmendur. Por, ky është realiteti. Ne folëm për trashëgiminë e Putinit. Kur ai u bë president, Rusia ishte një prej shteteve më të zhvilluara, një prej shteteve më elite në botë. Ku është sot? Është tragjedi, sigurisht, pikë së pari për Ukrainën. Por, po ashtu është tragjedi ajo çfarë Putini i bëri Rusisë: Ai e ktheu shtetin dhjetëra e dhjetëra vite pas, dhe nuk e di se sa kohë do t’i duhet shtetit që të rimëkëmbet apo nëse ka gjasa që të rimëkëmbet.

Radio Evropa e Lirë: Nëse Prigozhin vërtetë ka ndonjë plan të madh në mendje, si do ta bindte ai popullin rus?

Roman Anin: Duhet ta pranojmë se ai është një person shumë i talentuar sa i përket marrëdhënieve me publikun dhe ai veçse po e shet idenë që “shikoni se si këto lopë të trasha nga Rublevka, një prej pjesëve më të pasura të Rusisë, po e tradhtojnë shtetin. Ata po na i dërgojnë djemtë tuaj në vijat e luftës pa asgjë. Ata kanë vjedhur gjithçka. Djemtë tuaj po vdesin atje. Unë e di se si ta fitoj luftën, por këta tradhtarë nuk po më lejojnë, nuk po na lejojnë që të fitojmë”. Dhe rusët po i besojnë kësaj ideje. Ai po bëhet gjithnjë e më popullor. Sepse ai praktikisht po thotë të vërtetën, ose po thotë diçka që rezonon me rusët. Sepse, fatkeqësisht, shumica e rusëve e mbështesin luftën, ose të paktën jo vetë luftën, por ata këto ditë po mendojnë se “nëse ne e nisim luftën, atëherë nuk ka shanse që ne ta humbim atë, ne do ta çojmë deri në fund”. Idetë e Prigozhinit rezonojnë me rusët.

Radio Evropa e Lirë: Ai po ashtu është i vetmi që mundet, deri në njëfarë mase, të pretendojë se ka arritur një sukses në Ukrainë, krahasuar me të tjetër.

Roman Anin: Pikërisht. Këtë po e thonë edhe ukrainasit. Këtë po e thonë edhe ekspertët perëndimorë. Dhe popullata në Rusi po thotë se ushtria e tij private është më efektive sesa ushtria zyrtare.

Radio Evropa e Lirë: Duke pasur parasysh këtë, kë shihni që do të fitonte në një duel midis Prigozhinit dhe Shoigut e Gerasimovit?

Roman Anin: Vërtetë varet se çfarë do të ndodhë pas dhe gjatë ndonjë kundërofensive ukrainase. Gjërat mund të nisin të ndryshojnë dhe të zhvillohen shumë shpejt, dhe unë kam frikë se ne jemi një hap para nisjes së kaosit të vërtetë në Rusi – përveç nëse Putin vendos të tërheqë trupat, të mbyllë shtetin, të shpallë diktaturë ushtarake, të arrestojë të gjithë armiqtë e tij dhe të transformojë shtetin në një Kore të Veriut…

Radio Evropa e Lirë: Nëse ai vendos të veprojë kështu, a do të ishte në gjendje ta bënte?

Roman Anin: Këtu qëndron problemi, mendoj se ai nuk është i gatshëm ta bëjë këtë. Ai po shpreson që të ndodhë një mrekulli. Ai nuk po bën asgjë. Ai duket sikur është bllokuar në bunkerin e tij. Prandaj ai kritikohet. Nëse lexoni kanalet më të famshme “Z”, ato thonë: “Ku është lideri ynë? Cili është plani ynë? A do të fitojmë?”. Ai ka frikë ta bëjë këtë, prandaj unë mendoj se ai nuk do të zgjedhë këtë rrugë. Në njërën anë, unë kam frikë, në anën tjetër shpresoj që një kundërofensivë e suksesshme do të nisë luftën e nxehtë mes elitave, këtë kaos.

Por, kam frikë se dikush edhe më i keq mund ta fitojë këtë betejë. Dhe kjo do të ishte një sfidë e vërtetë për Perëndimin. Si do të veprojë Perëndimi? Sepse, imagjinoni, Prigozhin fiton betejën, dhe tani shteti, që ka arsenalin e dytë më të madh në botë të armëve bërthamore, është në duart e një krimineli famëkeq, një kriminel që është edhe më i keq se Putini, një kriminel i çmendur, një sadist, një person që i pëlqen të torturojë dhe vrasë njerëz. Dhe shpresoj që Perëndimi ka plan se si do të veprojë nëse dikush si Prigozhini apo Girkini [Shënim i redaksisë: Igor Strelkov, që ka luajtur rol në aneksimin e Krimesë më 2014 dhe ka mbështetur separatistët e armatosur në lindje të Ukrainës] ose kushdo tjetër që fiton luftën [për pushtet].

Fatkeqësisht, nuk ka njerëz të arsyeshëm brenda elitës, në mesin e atyre që kanë pushtet. Liberalët janë shumë të dobët. Ka disa liberalë në mesin e rrethit të Putinit – njerëz sikurse [strategu i kamotshëm i Kremlinit, Sergei] Kiriyenko, njerëz sikurse [Aleksei] Kudrin, sikurse [Anatoly] Chubais – por këta persona nuk kanë pushtet fizik. Në një shtet të dështuar – dhe për mendimin tim Rusia është bërë shtet i dështuar – personi që ka armët më të mëdha fiton, që kanë pushtet fizik… dhe ata që nuk janë të frikësuar që t’i përdorin ato. Këto forca liberale, si brenda rrethit të Putinit dhe në përgjithësi në Rusi, fatkeqësisht nuk kanë fuqi të tillë, prandaj nuk mund ta përdorin.

Radio Evropa e Lirë: Edhe Ramzan Kadyrov, “akademiku i shquar çeçen”, siç e keni portretizuar ju në artikujt tuaj, ishte i gatshëm të zëvendësonte trupat e Wagner-it me detashmentin e tij Akhmat, në Bahmut. Cilat janë ambiciet reale dhe joreale që mund të ketë Kadyrov në këtë luftë për pushtet?

Roman Anin: Mendoj se shumica e ekspertëve disi i ekzagjerojnë ambiciet e tij. Nuk mendoj se ai ka ambicie për t’u bërë president apo diçka tjetër. Nëse shikoni se çfarë po bën ai në Republikën [Çeçene]e tij, ai po emëron familjarët e tij në poste të mëdha shtetërore. Është qesharake. Besoj se ai ka emëruar mbi 30 ose 25 anëtarë të familjes së tij në postet më të rëndësishme në Çeçeni.

Radio Evropa e Lirë: Një qasje monarkike?

Roman Anin: Pikërisht. Sipas meje, ai vetëm dëshiron të jetë aty ku është tani: lider i Çeçenisë, të mbretërisë së Çeçenisë, një person që mund të bëjë çfarë të dojë në Çeçeni dhe të vazhdojë të marrë para federale. Është një shtet i jashtëzakonshëm brenda një shteti që financohet nga të gjithë rusët. Çeçenia, sipas meje, mbi 90 për qind varet nga paratë që vijnë nga buxheti federal. Prandaj, nuk mendoj se ai ka ndonjë ambicie tjetër veçse të qëndrojë në pushtet dhe të vdesë në fronin e tij, dhe t’ia japë pushtetin një prej familjarëve të tij.

Radio Evropa e Lirë: Le të flasim për një figurë tjetër. Kemi një mori klanesh, sikurse ai i [sekretarit të Këshillit të Sigurisë, Nikolai] Patrushev, [miliarderit, Yuri] Kovalchuk, [oligarkut, Igo] Sechins, e kështu me radhë. Si i vlerësoni shanset e tyre për marrjen e drejtimit të shtetit?

Roman Anin: Sigurisht, që të gjitha këto figura janë të ndryshme. Besohet se – mendoj se është fakt – Kovalchuk është njeriu i dytë më i fuqishëm në shtet. Ai është një prej njerëzve më të afërt të Putinit, dhe definitivisht ishte ai që e dinte për pushtimin, dhe ndoshta ishte ai që ndikoi në këtë vendim. Nuk e dimë, por kështu mendojnë shumica e ekspertëve. Njëkohësisht, këta persona konsiderohen si miqtë më të vjetër të Putinit, sikurse Sechin, [drejtuesi i konglomeratit të mbrojtjes, Rostech, Sergei] Chemezov, Kovalchuk. Po ashtu, ka shumë përplasje mes tyre. Për shembull, [drejtuesi i Transneft, Nikolay] Tokarev, që ka shërbyer së bashku me Putinin në Gjermani si pjesë e KGB-së, vazhdimisht përplaset me Sechinin, i cili po ashtu është një mik i vjetër i Putinit. Në disa raste, këto përplasje kanë rezultuar në raste penale kundër personave të tjerë. Personat brenda qarqeve të brendshme nuk mund të iniciojnë raste penale ndaj njëri-tjetrit, prandaj ata iniciojnë raste të tilla ndaj njerëzve të tretë apo katërt, vartësit e bëjnë këtë dhe kjo nuk ka ndryshuar. Burimet po më thonë se këto përplasje janë intensifikuar gjatë vitit të fundit, sepse torta është bërë më e vogël, ata e kuptojnë se rreziqet janë të larta, dhe, sigurisht, ata duan të mbrojnë klanin e tyre në mënyrën më të mirë dhe duan të dobësojnë klanet e tjera. E gjitha kjo po zhvillohet pas perdeve. Por, më e rëndësishmja, shumicën e tyre ne nuk i shohim.

Biznesmeni rus, Yuri Kovalchuk, që besohet se është njeriu i dytë më i fuqishëm në Rusi.

Biznesmeni rus, Yuri Kovalchuk, që besohet se është njeriu i dytë më i fuqishëm në Rusi.

Radio Evropa e Lirë: Në artikullin tuaj, ju në njëfarë mënyre i ndani këta persona në tri kampe kryesore. Një prej tyre thatë se ishte “i etur për gjak”, ku bëjnë pjesë njerëz sikurse Prigozhin dhe të tjerë. Kampin e dytë e keni përshkruar si “të privilegjuarit”, ku përfshihet rrethi i brendshëm i Putinit, sikurse oligarkët dhe njerëzit e sektorit të financave. Ndërkaq, ju thatë se ka edhe një kamp tjetër të “patriotëve”, pra njerëz që duan të largojnë personat që kanë pushtet në Kremlin për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë, por po ashtu ata duan ta fitojnë luftën. Si po zhvillohet kjo garë?

Roman Anin: Opsioni më i mirë për Rusinë – jo vetëm për Rusinë, por edhe për Ukrainën dhe mbarë botën – do të ishte nëse do të fitonte klani i “të privilegjuarve”. Çfarë dua të them është se brenda rrethit të brendshëm të Putinit – nuk ka njerëz të mirë, që të gjithë janë të korruptuar dhe që të gjithë janë të përshirë në krime të ndryshme – ka disa persona që janë më të arsyeshëm sesa Prigozhin dhe Strelkov. Nëse koalicioni i këtyre personave e kuptojnë se në fund ata mund ta ndalin luftën dhe mund të ndryshojnë gjithçka në Rusi shumë shpejt. Imagjinoni situatën ku ky koalicion klanesh e dorëzon Putinin para Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe premton se “ne do të tërheqim të gjitha trupat nga Ukraina në kufijtë e vitit 1999, do t’i japim Ukrainës garanci të sigurisë dhe në këmbim Perëndimi të na japë garanci për sigurinë tonë, të aseteve tona, të anulojë të gjitha sanksionet dhe të nisim gjithçka nga fillimi”. Besoj se Perëndimi, që veçse është i lodhur nga kjo luftë, do të pajtohej me këtë, sepse do të nënkuptonte fitore për Ukrainën, fundin e luftës dhe nisjen e një raporti të ri me Rusinë. Ky do të ishte skenari më i mirë. Vërtetë shpresoj që një koalicion, i atyre që ne i quajmë “të privilegjuar”, sa më shpejt ta kuptojë këtë. Në të kundërtën, Rusia do të mbetet diku midis Prigozhinit dhe Strelkovit. Dhe, ky nuk është një opsion i mirë.

*Video: Putin, në kërkim nga drejtësia ndërkombëtare

Radio Evropa e Lirë: Çfarë ndodh nëse Ukraina e fiton luftën në fushëbetejë?

Roman Anin: Ne të gjithë shpresojmë se kështu do të ndodhë, që Ukraina të fitojë në fushëbetejë. Kjo do të nënkuptonte nisjen e kaosit në Rusi dhe nisjen e kësaj “lufte të klaneve” për të cilën folëm…. Nisjen e Smuta-s [Shënim i redaksisë: Kjo është referencë për të ashtuquajturën Koha e Trazirave në historinë ruse që përfshin ngjarjet në periudhën 1598-1612]. Dhe më pas ne do ta shohim se kush do ta fitojë këtë luftë. Ne nuk mund të parashikojmë skenarë se çfarë do të ndodhë më pas, sepse përfshihen shumë aspekte: nga një kaos i plotë dhe transformimit të Rusisë në një shtet sikurse ndonjë shtet afrikan me banda dhe luftime të vazhdueshme në rrugë, deri te transformimi në një shtet demokratik pas 20 apo 50 vjetësh. Nuk e di. Do të varet se kush do ta fitojë luftën për fronin.

Përgatiti: Mimoza Sadiku
blank

Borxhi amerikan trondit bursat, Evropa djeg 227 miliardë euro

VOAL- Frika e një dështimi të SHBA-së trondit tregjet financiare. Nga Azia në Evropë, bursat mbyllen të gjitha në të kuqe: Kontinenti i Vjetër djeg 227 miliardë euro me Milanon në fanellë të zezë, që mbyll seancën me 2.39% dhe sheh 14 miliardë të bëhen tym.

Rëndë është edhe Wall Street, ku sytë e investitorëve janë përqendruar te Shtëpia e Bardhë, ndërsa prapaskenat përgatitin për më të keqen.

Negociatat mes presidentit amerikan Joe Biden dhe kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, vazhdojnë edhe nëse një marrëveshje është ende larg.

Ndërkohë, 1 qershori është identifikuar nga Sekretarja e Thesarit Janet Yellen si një ditë e mundshme X e mospagimit, dita e saktë në të cilën Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të mos jenë më në gjendje të respektojnë angazhimet e veta financiare. rsi-eb

blank

Prigozhin: Mbi 20.000 luftëtarë të Wagner-it janë vrarë në Bahmut

Trupat ukrainase duke sulmuar me obusë pozicionet ruse në afërsi të Bahmutit. Mars, 2023.

 

RFE/RL

Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha se grupi i tij ka humbur mbi 20.000 luftëtarë në betejën për kontrollin e qytetit lindor ukrainas të Bahmutit.

Shifra e të vrarëve, e paraqitur nga Yevgeny Prigozhin, përbën 20 për qind të 50.000 të dënuarve rusë që ai rekrutoi për luftën në Ukrainë.

Ky numër i luftëtarëve të vrarë vetëm në betejën për Bahmutin është shumë i lartë krahasuar me numrin e ushtarëve që Rusia pretendon se i janë vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë, përkatësisht Moska pretendon se që nga nisja e pushtimit në shkurtin e kaluar, i janë vrarë mbi 6.000 ushtarë.

Analistët besojnë që në nëntë muaj betejë në Bahmut janë vrarë dhjetëra mijëra ushtarë, në mesin e të cilëve edhe të dënuar që ishin rekrutuar, e që besohet se janë trajnuar pak ose aspak para se të dërgoheshin në fushëbetejë.

Prigozhin, gjatë një interviste të publikuar të martën mbrëma të realizuar nga Konstandin Dolgov, një politolog pro-Kremlinit, tha se qëllimi i Rusisë për “çmilitarizimin” e Ukrainës – që u proklamua si qëllimi i nisjes së pushtimit – ka dështuar sepse ushtria ukrainase është bërë më e fortë pas furnizimeve me armë dhe trajnimeve nga aleatët e saj perëndimorë.

Shefi i Wagner-it po ashtu tha se forcat e Kremlinit kanë vrarë civilë gjatë luftës, gjë që Moska vazhdimisht e ka mohuar.

Prigozhin, një biznesmen i pasur që ka lidhje me presidentin rus, Vladimir Putin, njihet për deklaratat e tij kritikuese ndaj komandantëve ushtarakë rusë.

Muajin e kaluar ai akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes se nuk po furnizon trupat e tij me municione dhe kërcënoi se do të tërheqë mercenarët nga Bahmuti.

Gjatë intervistës, ai po ashtu tha se ka shumë të ngjarë që kundërofensiva e Kievit, që pritet të nisë në javët në vijim, mund të largojë trupat ruse nga jugu dhe lindja e Ukrainës, por edhe nga Krimeja e aneksuar, marrë parasysh mbështetjen e vazhdueshme që ka Kievi nga Perëndimi.

“Skenari pesimist: ukrainasve u jepen raketa, ata përgatisin trupat, sigurisht ata do ta vazhdojnë ofensivën e tyre, duke tentuar të kryejnë një kundërofensivë”, tha ai.

“Ata do ta sulmojnë Krimenë, do të tentojnë ta shkatërrojnë urën e Krimesë [që e lidh këtë gadishull të aneksuar ukrainas me territorin e Rusisë], të ndërpresin linjat e furnizimit. Prandaj, ne duhet të përgatitemi për luftë të ashpër”, shtoi ai.

Rusia ka pretenduar se ka shënuar fitore në Bahmut, por Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha më 24 maj se “luftimet e ashpra” po vazhdojnë brenda Bahmutit.

Bahmuti gjendet në provincën e Donjeckut, që është një prej katër provincave që vitin e kaluar Rusia pretendoi se i ka aneksuar. Këto katër provinca janë pjesërisht në kontrollin e forcave të Moskës.

blank

Rusia e shokuar- Ukraina po përdor taktikat e Putinit kundër Kremlinit

Nga Julian Roepcke, BILD

Ishte një operacion i vogël ushtarak- por me një efekt të madh shokues për Rusinë!

Të hënën, deri në 100 militantë rusë dhe bjellorusë me dhjetë automjete të blinduara Humvee dhe MaxxPro sulmuan një vendkalim kufitar midis rajonit Kharkiv të Ukrainës dhe rajonit Belgorod të Rusisë.

Pasi eliminuan rojet kufitare ruse, ata u zhvendosën më në lindje dhe pushtuan fshatrat Kosinka, Glotovo dhe Gora-Podol.

Vetëm pas gjashtë orësh udhëtim të lirë nëpër Rusi dhe pak para se të mbërrinin në qytetin e vogël të Graivoron, ata u ndalën më shumë se 5 kilometra brenda Rusisë nga njësitë masive luftarake ruse. Pas një ‘operacioni anti-terror’ më shumë se 24 orësh, ushtria ruse arriti të zmbrapsë grupin relativisht të vogël të sulmuesve. Sulmi tregoi se sa poroz është kufiri rus dhe sa e lehtë është të depërtosh në territorin rus.

E veçanta: Sulmuesit nuk ishin njësi të ushtrisë së rregullt ukrainase. Sipas deklaratave të tyre, ‘Legjioni i Lirisë Rusia’ dhe ‘Korpusi Vullnetar Rus’ janë përgjegjës për operacionin- të përbërë nga qytetarë rusë, disa nacionalistë ekstremistë të djathtë.

Befasues është fakti se sulmet janë të ngjashme me pushtimet e Putinit në Krime dhe në Ukrainën lindore në vitin 2014.

Për ekspertin ushtarak italian Thomas C. Theiner, është e qartë: “E gjitha kjo ndodh tani në krahun e kundërt”. Në atë kohë ishin ‘separatistët’ ata që filluan sulmet. “Ukrainasit morën manualin e vitit 2014 dhe po e përdorin për vete. Megjithatë, Ukraina ishte më e përgatitur atëherë sesa Rusia tani”.

Me fjalë të tjera, Ukraina po mbështetet në taktikat e Putinit kundër Ukrainës në vitin 2014 dhe 2015 në kundërsulmin e saj ndaj Rusisë.

Sepse në vend që të sulmonte Rusinë me trupat e veta, udhëheqja ukrainase dërgoi armiqtë e Putinit të armatosur rëndë dhe të pajisur me mjete luftarake perëndimore për të zhytur në kaos rajonin perëndimor rus të Belgorodit.

Në atë kohë, Moska dërgoi dy njësi speciale pro-ruse me ukrainas përtej kufirit- të trajnuar dhe të armatosur nga ushtria dhe shërbimet sekrete ruse.

Vetëm kur këta ‘burra të gjelbër’ dështuan dhe ranë viktimë e ‘operacionit antiterrorist’ të shpallur nga Kievi, Moska dërgoi dhjetëra mijëra ushtarë në Ukrainën lindore për të marrë pushtetin në Donbas pas muajsh luftime të rënda.

Në atë kohë, Kremlini i quajti trupat e tij në Ukrainë ‘separatistë pro-rusë’ dhe i shpalli luftimet e ndezura nga Moska si një ‘konflikt i brendshëm’ në Ukrainë. Kur dihej mirë se të gjitha operacionet luftarake kontrolloheshin nga Moska.

Të njëjtën gjë po bën edhe udhëheqja në Kiev. Vëzhguesit në mënyrë tallëse i quajnë rusët e mërguar ‘separatistët pro-ukrainas’. Bazuar në pretendimin e rremë të Kremlinit në vitin 2014.

E thënë ndryshe: Tani Putini po shijon ilaçin e tij!

Sepse trupat anti-Putin, të cilët prej vitesh jetojnë në mërgim, depërtuan në Rusi nga toka ukrainase, të pajisur nga qeveria ukrainase dhe madje të mbështetur me artileri. Suksesi i tyre i përkohshëm në Belgorod mund të shihet si një grusht shteti nga udhëheqja e ushtrisë ukrainase kundër Rusisë agresore. syri.net

blank

Paralajmëron kreu i grupit Wagner: Moska mund ta humbasë luftën në Ukrainë

Kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin ka paralajmëruar Rusinë se mund të përballet me një revolucion të ngjashëm me atë të 1917-ës dhe të humbasë luftën në Ukrainë.

Ai gjithashtu kjo situatë nuk duhet të neglizhohet se liderët rusë duhet të merren seriozisht me luftën.

Pushtimi rus i Ukrainës  në shkurt 2022 shkaktoi një nga konfliktet më vdekjeprurëse në Evropë dhe konfrontimin më të madh midis Moskës dhe Perëndimit që nga kriza raketore kubane e vitit 1962.

Nga ana e saj Ukraina po përgatit një kundërsulm që synon të largojë trupat ruse në kufirin që ekzistonte para vitit 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë, vuri në dukje Prigozhin.

Ndër të tjera ai ka paralajmëruar se Ukraina do të përpiqet të rrethojë Bakhmutin dhe të sulmojë Krimenë.bw

blank

Gulagu kibernetik: Si gjurmon, censuron dhe kontrollon Rusia qytetarët e saj

Yekaterina Maksimova duke u futur në metronë e Moskës (22 maj 2023)

VOA/Marrë nga Associated Press

Gazetarja dhe aktivistja Yekaterina Maksimova i shmanget metrosë së Moskës edhe pse është ndoshta rruga më efikase për të udhëtuar.

Ajo e bën këtë për shkak se është arrestuar pesë herë gjatë vitit të kaluar, për shkak të kamerave të sigurisë që punojnë me sistemin për njohjen e fytyrës. Ajo tregon se policia i ka thënë se kamerat “reagojnë” ndaj saj – megjithëse shpesh dukej se nuk e kuptonin pse, dhe e linin të lirë pas disa orësh.

“Duket se emri im është në një lloj baze të dhënash”, thotë aktivistja Maksimova, e cila është arrestuar edhe dy herë të tjera më parë: njëherë në vitin 2019 pasi mori pjesë në një demonstratë në Moskë dhe më pas në vitin 2020 për aktivizmin e saj për mbrojtjen e ambientit.

Për shumë rusë si ajo është bërë gjithnjë e më e vështirë t’i shmangen kontrollit të autoriteteve, pasi qeveria ruse monitoron në mënyrë aktive llogaritë e rrjeteve sociale dhe përdor kamera vëzhgimi kundër aktivistëve.

Autoritetet po shfrytëzojnë si mjet kontrolli edhe një platformë në internet, që më parë është lavdëruar nga përdoruesit pasi mundëson përmbushjen me lehtësi të disa detyrimeve burokratike. Autoritetet planifikojnë ta përdorin atë për t’i dërguar thirrjet për mobilizim ushtarak tek njerëzit që u janë shmangur thirrjeve për rekrutim kur autoritetet janë munduar t’ua dorëzojnë ato fizikisht.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut thonë se Rusia, nën Presidentin Vladimir Putin, ka shfrytëzuar teknologjinë dixhitale për të gjurmuar, censuruar dhe kontrolluar popullatën, duke ndërtuar atë që disa e quajnë një “gulag kibernetik” – një referencë e errët për kampet e punës që mbanin të burgosur politikë në kohën e Bashkimit Sovjetik.

Është një situatë e re megjithëse bëhet fjalë për një komb me një histori të gjatë spiunazhi ndaj qytetarëve të tij.

“Kremlini është bërë me të vërtetë përfitues i epokës së dixhitalizimit dhe po përdor të gjitha mundësitë për propagandën shtetërore, për vëzhgimin e njerëzve dhe për zbulimin e identitetit të përdoruesve të internetit”, tha Sarkis Darbinyan, kreu i praktikës ligjore në Roskomsvoboda, një grup rus për lirinë e internetit që Kremlini e konsideron si “agjent të huaj”.

RRITJA E CENSURËS NË INTERNET DHE ÇËSHTJEVE HETIMORE

Indiferenca e Kremlinit për monitorimin dixhital duket se ka ndryshuar pasi protestat masive të viteve 2011-12 u koordinuan në internet, duke i shtyrë autoritetet të forcojnë kontrollimin e internetit.

Gjatë protestave në shtator 2022 në Moskë

Gjatë protestave në shtator 2022 në Moskë

Disa rregullore mundësuan bllokimin e faqeve të internetit; rregullore të tjera urdhëruan kompanitë e telefonisë celulare dhe të internetit që të ruajnë të dhënat e telefonatave dhe mesazheve, për të ndarë informacionin me shërbimet e sigurisë, nëse është e nevojshme. Autoritetet ushtruan presion ndaj kompanive si Google, Apple dhe Facebook për të ruajtur të dhënat e përdoruesve në serverët rusë dhe njoftuan planet për të ndërtuar një “internet sovran” që mund të shkëputet nga pjesa tjetër e botës.

Shumë ekspertë fillimisht i hodhën poshtë këto përpjekje si të kota, dhe disa ende duken të paefektshme. Masat e Rusisë nuk mund të krahasohen me kontrollet e rrepta të internetit të Kinës, por aksioni në internet i Kremlinit është përshpejtuar.

Pasi Rusia nisi sulmin në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, censura në internet dhe ndjekjet penale për postimet dhe komentet në rrjetet sociale u rritën aq shumë sa thyen të gjitha rekordet ekzistuese.

Sipas “Net Freedoms”, një grup i njohur i të drejtave në internet, më shumë se 610,000 faqe interneti u bllokuan ose u ndaluan nga autoritetet në vitin 2022, numri më i lartë vjetor në 15 vjet. 779 persona u përballën me akuza penale për komente dhe publikime në internet, që gjithashtu arriti një rekord.

Faktori kryesor ishte një ligj, i miratuar një javë pas nisjes së sulmit, që penalizon deklarimet kundër luftës, tha kreu i “Net Freedoms”, Damir Gainutdinov. Ai e bën të jashtëligjshëm “përhapjen e informacionit të rremë” ose “diskreditimin” e ushtrisë.

Organizata “Human Rights Watch” citoi një ligj tjetër të vitit 2022 që u lejon autoriteteve “të mbyllin, pa vendim gjyqësor, organet mediatike dhe të bllokojnë përmbajtjen në internet për shpërndarjen e ‘informacionit të rremë’ në lidhje me sjelljen e Forcave të Armatosura Ruse ose organeve të tjera shtetërore jashtë vendit ose për shpërndarjen e thirrjeve për sanksione ndaj Rusisë”.

PËRDORUESIT E RRJETEVE SOCIALE ‘NUK DUHET TË NDIHEN TË SIGURT’

Ligjet më të ashpra kundër ekstremizmit të miratuara më 2014 kishin në objektiv përdoruesit e rrjeteve sociale dhe publikimet në internet, duke çuar në qindra raste penale për publikime, pëlqime dhe shpërndarje. Shumica e përdoruesve të përfshirë ishin të platformës së njohur të rrjetit social rus ‘VKontakte’, për të cilin thuhet se bashkëpunon me autoritetet.

Ndërsa masat u zgjeruan, autoritetet synuan gjithashtu rrjetet e tjera sociale “Facebook”, “Twitter”, “Instagram” dhe “Telegram”. Rreth një javë pas nisjes së sulmit në Ukrainë, “Facebook”, “Instagram” dhe “Twitter” u bllokuan në Rusi, dhe përdoruesit e platformave u ndoqën penalisht.

Marina Novikova, 65 vjeçare, u dënua gjatë këtij muaji në qytetin siberian Seversk për “përhapje të informacionit të rremë” për ushtrinë pas publikimeve në Telegram kundër luftës, duke e gjobitur atë me mbi 12,400 dollarë. Një gjykatë në Moskë javën e kaluar dënoi aktivistin e opozitës Mikhail Kriger me shtatë vjet burg për komentet në “Facebook” në të cilat ai shprehte dëshirën “për të varur” udhëheqësin rus, Putin. Blogerja e famshme Nika Belotserkovskaya, e cila jeton në Francë, u dënua me nëntë vjet burg në mungesë për publikimet në “Instagram” në lidhje me luftën, që autoritetet pretenduan se përhapnin lajme të rreme për ushtrinë.

“Përdoruesit e çdo platforme të rrjeteve sociale nuk duhet të ndihen të sigurt”, tha zonja Gainutdinov.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut shqetësohen se censura në internet do të zgjerohet në mënyrë drastike përmes sistemeve të inteligjencës artificiale për të monitoruar rrjetet sociale dhe faqet e internetit për përmbajtje që konsiderohen të paligjshme.

Në shkurt, rregullatori qeveritar i medias “Roskomnadzor” njoftoi vënien në funksionim të “Oculus-it” – një sistem që punon me inteligjencë artificiale, i cili do të kërkojë për përmbajtje të ndaluar me ligj duke shqyrtuar fotografitë dhe videot në internet. Ky program mund të analizojë më shumë se 200,000 imazhe në ditë, krahasuar me rreth 200 në ditë që mund të kontrollohen nga njerëzit. Dy sisteme të tjera të inteligjencës artificiale që ende po projektohen do të kërkojnë për materiale në formë të shkruar që janë të ndaluara me ligj.

Në shkurt, gazeta Vedomosti citoi një zyrtar të Roskomnadzorit që shpreh keqardhjen për “sasinë dhe shpejtësinë e pahasur më parë të përhapjes të informacioneve të rreme” për luftën. Zyrtari, emri i të cilit nuk jepet nga gazeta, bën thirrje që protestat dhe “propaganda LGBT” të bëhet pjesë e përmbajtjes së ndaluar që do të identifikohet nga sistemet e reja.

Aktivistët thonë se është e vështirë të dihet se si po veprojnë sistemet e reja dhe se çfarë efektiviteti kanë. Sarkis Darbinyan, i grupit për lirinë e internetit, i përshkruan si “gjëra të tmerrshme”, që do të sjellin “më shumë çensurë”, ndërkohë që ka një mungesë të plotë transparence se si do të funksionojnë sistemet e reja dhe se si do të administrohen ato.

Autoritetet do të punojnë gjithashtu edhe për një sistem programesh të automatizuara (bots), të cilat do të mbledhin informacion nga faqet e mediave sociale, aplikacionet e mesazheve dhe komunitetet e tjera në internet, thotë grupi i hakerëve aktivistë bjellorusë Cyberpartisans, të cilët morën disa dokumenta nga një entitet në varësi të Roskomnadzorit.

Koordinatorja e tyre Yuliana Shametavets i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se programet e automatizuara pritet të infiltrojnë grupet e mediave sociale në gjuhën ruse për qëllime mbikëqyrjeje dhe propagande.

“Është e zakonshme të qeshet me rusët, të thuhet se kanë armë të vjetëruara dhe se nuk dinë të luftojnë, por Kremlini është shumë efikas në fushatat e dezinformimit dhe ka ekspertë të informatikës të kalibrit të lartë, të cilët nxjerrin produkte jashtëzakonisht të efektshme dhe tepër të rrezikshme”, tha ajo.

Agjencia rregullatore e qeverisë Roskomnadzor nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

SY MBI RRUGË DHE NËN TO

Në periudhën 2017-18, autoritetet në Moskë vendosën kamera në rrugë që përdorin teknologjinë e njohjes automatike të fytyrave.

Gjatë pandemisë COVID-19, autoritetet patën mundësinë të gjurmonin dhe të gjobisnin shkelësit e masave izoluese.

Gazeta Vedomosti raportoi në vitin 2020 se shkollat do të kenë gjithashtu kamera të lidhura me sistemin e identifikimit të fytyrave, të cilit i është vënë nofka “Orwell”, sipas emrit të autorit britanik që shkruajti librin “1984”, ku në epiqendër është personazhi “Vëllai i Madh” (Big Brother) që shikon dhe di gjithçka që ndodh.

Kamerat e mbikëqyrjes në Moskë

Kamerat e mbikëqyrjes në Moskë

Kur protestat për burgosjen e udhëheqësit opozitar Alexei Navalny filluan në vitin 2021, sistemi u përdor për të gjetur dhe për të arrestuar personat që morën pjesë në demonstrata, në disa raste edhe disa javë më vonë. Pasi Presidenti Putin shpalli vitin e kaluar mobilizimin e pjesshëm për Ukrainën, duket se ky sistem i ndihmoi zytarët për kapjen e personave që donin t’i shmangeshin mobilizimit.

Një person që u ndalua në trenin brenda qytetit të Moskës për shkak se nuk zbatoi urdhrin e thirrjes në shërbimin ushtarak, tha se policia e kishte informuar që e kishin gjurmuar nëpërmjet sistemit të njohjes së fytyrës. Bashkëshortja e tij ia dha këtë informacion agjencisë së lajmeve AP me kusht ruajtjen e anonimitetit, për shkak se i frikësohej masave ndëshkimore.

Në vitin 2022, “autoritetet ruse zgjeruan kontrollin e tyre mbi të dhënat biometrike të popullsisë, përfshirë nëpërmjet marrjes së këtyre të dhënave nga bankat, si dhe duke përdorur teknologjinë e identifikimit të fytyrës për të mbikëqyrur dhe për të persekutuar aktivistët”, raportoi këtë vit organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch.

Zonja Maksimova, aktivistja të cilën shpesh e ndalojnë në tren, ngriti një aktpadi për të kundërshtuar këto lloj ndalimesh, por e humbi çështjen. Autoritetet u shprehën se për shkak se ajo është arrestuar më parë, policia ka të drejtën ta ndalojë për “një bisedë këshillimore” – gjatë së cilës oficerët i shpjegojnë shtetases “përgjegjësitë morale dhe ligjore”.

Zonja Maksimova thotë se zyrtarët nuk shpjeguan se përse ajo gjendet në listat e tyre të mbikëqyrjes, dhe e konsiderojnë rastin një sekret shtetëror. Ajo dhe avokati i saj po e apelojnë vendimin gjyqësor.

Janë 250 mijë kamera në Moskë që funksionojnë me këtë program; ato gjenden në hyrjen e godinave, në transportin publik dhe nëpër rrugë, thotë zoti Darbinyan. Sisteme të ngjashme ka edhe në Shën Petersburg dhe qytete të tjera të mëdha, si në Novosibirsk dhe Kazan, thotë ai.

blank

Ai mendon se autoritetet donin të ngrinin “një rrjet kamerash në mbarë vendin. Duket si projekt i vështirë, por ekzistojnë mundësitë dhe fondet për ta realizuar”.

‘MBIKËQYRJE E PLOTË DIXHITALE’

Përpjekjet e Rusisë krahasohen shpesh me ato të Kinës, ku autoritetet përdorin mbikëqyrjen dixhitale në masë. Në qytetet kineze mbizotërojnë miliona kamera që regjistrojnë fytyrat, format e trupit, madje edhe mënyrën se si ecin njerëzit, për t’i identifikuar ata. Individë të caktuar gjurmohen vazhdimisht, si prej kamerave ashtu edhe nëpërmjet celularëve të tyre, postës elektronike dhe llogarive në mediat sociale, me qëllim dekurajimin e të gjitha formave të disidencës.

Edhe Kremlini duket se dëshiron të veprojë po kështu. Në nëntor, Presidenti Putin udhëroi qeverinë të krijojë një regjistër në internet për personat që janë të aftë për shërbim ushtarak, pas përpjekjeve për të mobilizuar 300 mijë meshkuj për të luftuar në Ukrainë, kur u bë e qartë se regjistrat ushtarakë kishin probleme serioze.

Regjistri i ri, për të cilin është premtuar se do të bëhet gati deri në vjeshtë, do të mbledhë të dhëna të shumta, “që nga klinikat shëndetësore, deri tek gjykatat, zyrat e tatimeve dhe komisionet zgjedhore”, tha analistja politike Tatyana Stanovaya në një koment për Fondacionin Carnegie për Paqen Ndërkombëtare.

Kjo do t’u mundësojë autoriteteve të nxjerrin në mënyrë elektronike thirrje për shërbim ushtarak nëpërmjet një faqeje në internet të qeverisë që përdoret për aplikimet për dokumenta, si pasaportat apo vërtetimet e pronësisë. Pasi një fletëthirrje shfaqet në internet, personave të thirrur në shërbim ushtarak nuk do t’u lejohet largimi nga Rusia. Do të vendosen kufizime të tjera – si pezullimi i lejes për drejtimin e automjetit, apo ndalimi i blerjes dhe shitjes së pronës – nëse nuk zbatojnë fletëthirrjen brenda 20 ditëve, pavarësisht nëse e kanë parë atë apo jo.

Zonja Stanovaya mendon se këto kufizime do të përhapen në aspekte të tjera të jetës ruse, me qeverinë “që po ndërton një sistem shtetëror të mbikëqyrjes dixhitale, shtrëngimit dhe ndëshkimit”. Një ligj i miratuar në muajin dhjetor urdhëron që kompanitë e taksive t’ja japin të dhënat e tyre agjencisë që pasoi KGB-në sovjetike, duke i mundësuar asaj kështu qasje në bankat e të dhënave të qytetarëve, destinacioneve dhe pagesave.

“Gulagu kibernetik, për të cilin u fol në mënyrë aktive gjatë pandemisë, tashmë po merr formë reale”, shkruajti zonja Stanovaya.

blank

Belgorodi i Rusisë përsëri nën sulmet e dronëve

Rajoni rus është ende subjekt i sulmeve me dron. Sipas guvernatorit nuk do të kishte shumë të lënduar por vetëm dëme të mëdha

 

VOAL- Një burrë u plagos të mërkurën mbrëma në periferi të fshatit Terezovka, në rajonin rus të Belgorodit, pas granatimeve nga forcat e armatosura ukrainase: Guvernatori i rajonit, shkruan Vyacheslav Gladkov në Telegram. Gladkov njoftoi gjithashtu se një bombë u hodh nga një dron mbi një shtëpi në Novaya Tavolzhanka, por nuk shpërtheu, duke specifikuar se nuk kishte viktima.

“Nata nuk ishte plotësisht e qetë. Pati sulme të shumta me dronë. Shumica e sistemeve të mbrojtjes ajrore u mbajtën, por ka dëme në Belgorod: u goditën makina, shtëpi private, ndërtesa,” shtoi guvernatori Gladkov në Telegram. “Një tubacion gazi është dëmtuar në lagjen Grayvoron, një zjarr po shpërthen.

Po rikthehen rrjetet elektrike të dëmtuara gjatë hyrjes së grupit sabotues të hënën. Të gjitha punimet për restaurimin e furnizimit me energji elektrike në lagjen Grayvoron do të përfundojnë sot,” tha ai. “Furnizimi me ujë dhe komunikimet celulare do të rikthehen, mbi 500 njerëz u desh të shpërngulen.”

Marrëdhëniet Kinë-Rusi

Ndërkohë, Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të promovuar bashkëpunimin pragmatik midis dy vendeve në fusha të ndryshme dhe për ta çuar atë në një “nivel të ri”. Kështu e siguroi kryeministri kinez Li Qiang kryeministrin rus Mikhail Mishustin gjatë takimit të tyre në Pekin.

Kryeministri i Federatës Ruse Mikhail Mishustin u takua me Kryeministrin e Këshillit Shtetëror të Republikës Popullore të Kinës Li Qiang në Pekin.

Pas takimit, Mishustin deklaroi edhe një herë se marrëdhëniet midis Moskës dhe Pekinit janë në një “një nivel të lartë të paprecedentë… pic.twitter.com/hp3WV0IvaU
— Lew Anno Suport #Ukraine 24/2-22 (@anno1540) 24 maj 2023

Kështu raportojnë mediat ndërkombëtare. Bashkëpunimi pragmatik midis Kinës dhe Rusisë ka treguar një trend “të mirë” zhvillimi dhe shkalla e investimeve midis dy vendeve po përmirësohet vazhdimisht, shtoi Li. rsi-eb

blank

DASH: Takimi i Dodikut me Putinin, veprim shkurtpamës

Presidenti rus, Vladimir Putin, merr pjesë në një takim me udhëheqësin serb të Bosnjës, Milorad Dodik, në Moskë, Rusi, 23 maj 2023.

RFE/RL

Departamenti amerikan i Shtetit, duke komentuar takimin e presidentit të entitetit të Republikës Sërpska të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, dhe presidentit rus Vladimir Putin, deklaroi se “asnjë qeveri, në asnjë nivel, në këtë moment nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë, ndërkohë që ai vend po kryen agresion kundër Ukrainës”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha për Zërin e Amerikës se vendimi i Dodikut për t’u takuar me Putinin, “në kohën kur Rusia shkel haptazi themelet dhe ligjet e rendit ndërkombëtar, si dhe vendimi i mëparshëm i Dodikut për të dekoruar Putinin, janë lëvizje shkurtpamëse që nuk u shërbejnë interesave të qytetarëve të Republikës Sërpska”.

“Rruga që të çon drejt një të ardhmeje demokratike, të begatë dhe të sigurt, të cilën e dëshirojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës, kalon përmes Brukselit, jo përmes Moskës. Prandaj, ne e konsiderojmë rrugën e Dodikut kundërproduktive dhe mbi të gjitha të dëmshme”, tha zëdhënësi i Departamenti i Shtetit.

Dodik tha në Moskë të martën se Republika Sërpska vazhdon të mbetet pro-ruse, antiperëndimore dhe antiamerikane.

Përderisa agresioni rus kundër Ukrainës po vazhdon, Dodik gjatë takimit me Putinin theksoi se Republika Sërpska u është ekspozuar presioneve të shumta të Perëndimit për shkak të mbështetjes së saj për Rusinë.

“Ne nuk kemi lejuar që të merret një vendim zyrtar sa i përket sanksioneve kundër Federatës Ruse dhe për shkak të kësaj ne u jemi ekspozuar formave të ndryshme të presionit nga partnerët tanë perëndimorë, në formë të sanksioneve dhe suspendimeve nga projekte dhe programe të caktuara. Por, ne kemi zgjedhur që të mos jemi pjesë e histerisë që po krijohet”, tha Dodik.

Pas takimit me Putinin, Dodik i quajti “armiqësore” vendet që vendosin sanksione ndaj Rusisë. Së bashku me akuzat dhe retorikën e ashpër ndaj Ambasadës amerikane në Bosnje dhe Hercegovinë, ai e quajti ambasadorin Michael Murphy “antiserb”.

Dodik pohoi se qëllimi i ambasadorit amerikan është “të shkatërrojë Republikën Sërpska deri në fund të mandatit të tij”, ndërsa ambasadori Murphy ka thënë qartë se Shtetet e Bashkuara kurrë nuk kanë dashur ta shfuqizojnë Republikën Sërpska, por korrupsionin.

Murphy paralajmëroi më parë se Dodiku, me paturpësi, po sulmon gjithnjë e më shumë stabilitetin e Bosnjë dhe Hercegovinës me retorikë nacionaliste.

blank

Dodik takohet me Putinin në Moskë: Jemi mirënjohës për sjelljen miqësore ndaj Rusisë

Republika Sërpska vazhdon të mbetet pro-ruse, konfirmoi presidenti i këtij entiteti të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, gjatë takimit që zhvilloi në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ndërsa agresioni rus kundër Ukrainës po vazhdon, Dodik gjatë takimit me Putinin theksoi se Republika Sërpska i është ekspozuar presioneve të shumta të Perëndimit për shkak të mbështetjes së saj për Rusinë.

“Ne nuk kemi lejuar që të merret një vendim zyrtar sa i përket sanksioneve kundër Federatës Ruse dhe për shkak të kësaj ne u jemi ekspozuar formave të ndryshme të presionit nga partnerët tanë perëndimorë, në formë të sanksioneve dhe suspendimeve nga projekte dhe programe të caktuara. Por, ne kemi zgjedhur që të mos jemi pjesë e histerisë që po krijohet”, tha Dodik.

Pamjet nga nisja e takimit u publikuan nga Televizioni Alternativa nga Banja Lluka, që është e afërt me Dodikun, dhe që është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara, por edhe nga Radio Televizioni publik i Republikës Sërpska (RTRS).

Sipas RTRS, “Putin i tha Dodikut se është mirënjohës për këtë sjellje miqësore ndaj Rusisë, dhe për qëndrimin neutral të Republikës Sërpska sa i përket çështjes së Ukrainës”.

Takimi mes Dodikut dhe Putinit u bë në margjinat e një tubimi, që pritet të mbledhë “mbi 500 të ftuar nga nivelet më të larta të Federatës Ruse dhe të shteteve fqinje”.

Dodik është një prej zyrtarëve të pakët shtetërorë që është takuar me Putinin, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Lideri pro-rus i Republikës Sërpska dhe Aleanca e tij e Socialdemokratëve të Pavarur, po ashtu kanë bllokuar miratimin e vendimeve në nivel shtetëror që do të mundësonin zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë, që Bosnje e Hercegovina u është bashkuar.

Dodik po ashtu ka mbështetjen e Moskës në minimin e institucioneve të Bosnje e Hercegovinës dhe për deklaratat e tij të shpeshta lidhur me shkëputjen e entitetit të Republikës Sërpska nga Bosnje e Hercegovina.

Për shkak të minimit të Marrëveshjes së Dejtonit, që i dha fund luftës në Bosnje e Hercegovinë më 1995, por edhe minimit të stabilitetit të shtetit dhe rajonit dhe mbështetjes së veprimeve korruptive, Dodik është në listën e sanksioneve të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Takimi midis Dodikut dhe Putinit vjen pas deklaratës së zëvendësministrit të Jashtëm rus, Aleksandar Grusko, i cili në mesin e muajit maj tha se Rusia do të vazhdojë të investojë në Republikën Sërpska dhe se “Rusia duhet të jetë më shumë e pranishme në rajon”.

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, javën e kaluar kishte kritikuar Dodikun, i cili edhe në të kaluarën ka zhvilluar vizita në Rusi, duke thënë se BE-ja ka nevojë për aleatë në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës “dhe ata nuk shkojnë në Moskë”.

Ndërkaq, Ambasada amerikane në Bosnje e Hercegovinë, i tha Radios Evropa e Lirë para nisjes së vizitës së Dodikut në Rusi, se “asnjë qeveri, në asnjë nivel, nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë, teksa ky shtet vazhdon agresionin kundër Ukrainës”.

Më 22 maj, në Moskë Dodik u takua edhe me një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Putinit, sekretarin e Këshillit rus të Sigurisë, Nikolai Patrushev.

Para takimit mes Dodikut dhe Putinit, u bë e ditur se dy zyrtarët do të bisedonin për situatën politike në Bosnje e Hercegovinë, furnizimin me gaz rus të Republikës Sërpska dhe për ndërtimin e një gazsjellësi të ri.

Gazsjellësi i ri është paraparë që të sjellë gazin rus në Republikën Sërpska përmes Serbisë. Ndërtimi i këtij gazsjellësi është një prej kushteve kyçe që Dodik ka vënë në këmbim të mbështetjes së projekteve të tjera të Këshillit të Ministrave të Bisnje e Hercegovina. Më herët është thënë se gjiganti shtetëror i gazit rus, Gazprom, do të marrë pjesë në ndërtimin e gazsjellësit.

Në fillim të këtij viti, Dodik kishte nderuar Putinin me urdhrin më të lartë që ndan Republika Sërpska. Ndarja e këtij urdhri u bë më 9 janar, në Ditën e Republikës Sërpska, ditë që Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës e ka shpallur si festë jokushtetuese.

Gjatë ceremonisë të mbajtur në Banja Llukë, Dodik kishte thënë se Putin ishte përgjegjës për zhvillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit, por edhe të raporteve politike dhe miqësore mes Republikës Sërpska dhe Rusisë.

Ky është takimi i tretë mes Dodikut dhe Putinit që nga nisja e pushtimit të Ukrainës dhe biseda e nëntë që këta dy zyrtarë zhvillojnë që nga viti 2014./ REL/

blank

Qyteti rus Belgorod u sulmua me dronë

Shtëpitë dhe ndërtesat administrative të synuara. Sipas guvernatorit lokal nuk ka pasur të lënduar

 

VOAL- Sulmet me dronë gjatë natës (të martën) kishin në shënjestër shtëpi dhe një ndërtesë administrative në rajonin Belgorod të Rusisë, objektiv i një inkursioni të luftëtarëve të armatosur nga Ukraina, ku operacioni kundër terrorizmit vazhdoi të martën, thanë autoritetet lokale. Sulmet, të cilat ndodhën në Graivoron, kryeqyteti i distriktit me të njëjtin emër, dhe në fshatin Borissovka, nuk shkaktuan viktima apo lëndime, tha në Telegram Vyacheslav Gladkov, guvernatori i rajonit Belgorod.

Rajoni i Belgorodit, dhe në veçanti distrikti Graivoron, iu nënshtrua tashmë një inkursioni nga luftëtarë të armatosur nga Ukraina dje, të hënën, i cili plagosi tetë persona dhe detyroi Rusinë të shpallte një regjim “anti-terrorist” dhe të evakuonte civilët në përpjekje për të zmbraps këtë sulm të ri në territorin e vet.

Shërbimet ruse të sigurisë (FSB) futën pasdite në rajon “regjimin ligjor të zonës së operacioneve kundër-terroriste”, duke u dhënë autoriteteve më shumë kompetenca për të kryer operacione të armatosura, për të kontrolluar civilët ose për të evakuuar popullsinë. Kjo është hera e parë që kjo është bërë që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë në shkurt 2022. “Pastrimi nga Ministria e Mbrojtjes dhe agjencitë e zbatimit të ligjit po vazhdojnë” në rrethin Gryvoron të martën, tha Gladkov.

Ukraina ka mohuar organizimin e inkursionit të armatosur në vazhdim në rajonin e Belgorodit. Operacioni u pretendua në një kanal Telegram, i cili u identifikua se i përkiste “Legjionit të Lirisë për Rusinë”, një grup rusësh që luftonin në anën e Ukrainës, i cili më parë kishte pretenduar se qëndronte pas inkursioneve të mëparshme në të njëjtin rajon. rsi-eb


Send this to a friend