Lituani Berankis kundërshtari i parë i Stan Wawrinkas
VOAL – Shorti i Australian Open duket se nuk është me fat për Roger Federerin (ATP 2) e Stan Wawrinkan (9). Dy zviceranët, të cilët mund të takohen në gjysmëfinale, kanë shumë lojtarë të mëdhenj përgjatë rrugës, mes tyre i sapokthyeri Novak Djokovic (14), Alexander Zverev (4) e Juan Martin Del Potro (12). Federer në takimin e parë do të ndeshet me sllovenin Aljaz Bedene (51), 28 vjeçsrin me të cilin ai nuk është ndeshur kurrë. Wawrinka, i përfshirë në tabelë pavarësisht dyshimeve mbi gjendjen e tij fizike, do të sfidojë lituanin Ricardas Berankis (138).
Rruga është më e pak vështirë për Rafael Nadalin (1), finalist më 2017. Ai do ta fillojë garën me Victor Estrella Burgos (81), e pastaj rivalët kryesorë janë Grigor Dimitrov (3) Dominic Thiem (5) e Marin Cilic (6).
Komentet