U mor vesh se çështjet ose aspektët e njohura të rubikonit ose grafikonit të rënies dhe ngritjes së inovacionit, kreativitetit ose “prodhimtarisë” së përgjithshme shkencore, intelektuale, profesionale, morale, fetare, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera në Kosovë, janë të varura dhe të ndikuara nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.
Ndonëse edhe jetën ose skenën e përgjithshme fetare, kulturore, institucionale dhe politike të Kosovës, vazhdojnë të dominojnë ose karakterizojnë tensionet ose ashpërsimet e vazhdueshme ose permanente të marëdhënieve dhe raportëve të gjithëmbarshme kontradiktore dhe polarizuese në mes blloqëve ose taborrëve rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën. Mbase, acarimi dhe tensionimi i qëndrimëve, pikëpamjve dhe konceptëve të betonuara, detronizuara, fortifikuara ose çimentuara nepër trashe, rrogoze ose istikame të ndryshme fetare, kulturore, rajonale, krahinore, partiake, politike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera të cilat sigurisht se reflektohen ose interferojnë drejtëpërdrejtë ose në forma dhe profile të ndryshme eskterne ose eksplikative edhe në gjendjën ose botën e brendshme shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikofizike të personit ose individit. Dhe, kjo me tendenca të hetueshme ose tepër transparente për t´u shfaqur ose manifestuar dikur me vonë në formë krizash të rënda globale ose kolektive me pasoja të paparashikuara për Kosovën dhe shqiptarët.
Ndërkaq, në ambiente, atmosfera ose situata të rënda krizash, tensionësh ose acarimësh të ndryshme akute ose kronike, edhe elitat ose superstrukturat e larta shkencore, intelektuale, fetare, kulturore, politike dhe të tjera, shpeshherë tremben ose ngelin pa fjalë-përballë dogmave, mediokritetëve, demagogjive, hipokrizive, anomalive, patologjive ose antivlerave të ndryshme fetare, kulturore, shtetërore, nacionale, politike etj. Edhe të të ashtuquajturat “elitat” ose “par-exelencat” e ndryshme pushtetmbajtëse ose politike në Kosovë, në pjesën esenciale ose substanciale të tyre ndodhën të ngritura ose promovuara nga “materia”( “brumi”) ose “derivatët” e proviniencave ose reminishencave të ndryshme. Gjegjësisht, nga mentaliteti, fiksionet ose trashëgimia e njohur autoritare dhe totalitariste e “sistemit”(regjimit) të meherëshëm ushtarako-policor të Beogradit dhe kështu me radhë. Duke i përvetësuar, kopjuar, zbatuar ose aplikuar në këtë vorbullë edhe metodat e njohura udbiste, staliniste, rankoviçiste, komplotiste, konspirative, dekonspirativiste dhe të tjera të shantazhit, linçimit dhe komplotit.
Aty ose atje janë edhe strukturat ose grupimet e ndryshme klanore, familjare, nepotiste, tribale, provincialiste, klienteliste etj., të afërta ose kolaboracioniste me ” etërit” ose “baballarë” e ndryshëm vendorë ose ndërkombëtarë. “Forcat” e ndryshme nëntokësore, centripetale, parainstitucionale, parapolitike, anarkoliberaliste ose anarkoindividualiste si “degë” ose”nëndegë” të zgjatura të krimit të organizuar, kontrabandës, korrupsionit, prostitucionit etj. Qarqët, strukturat, proviniencat ose reminishecat e ndryshme fetare, kulturore, informative dhe të tjera që kolportojnë ose kolaborojnë me “njerëzit e fortë” të pushtetit vendorë dhe atij ndërkombëtarë dhe që kanë ndikime ose influenca të fuqishme në ngjarjet ose zhvilimët e ndryshme shtetërore, nacionale, qeveritare, politike, diplomatike, sociale, materiale, ekonomike etj. Rjjetët ose qarqet e ndryshme vicioze, biocenoze ose enciklike të bisnesit dhe interesit të përbashkët etj. Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe uzurpimin, klanizimin, fosilizimin, monopolizimin, privatizimin, instrumentalizimin, prolongimin, personalizimin dhe relativizimin e shtetit, pushtetit, pronës (pasurisë), religjionit dhe moralit të gjithëmbarëshëm shtetërorë, nacional, fetarë dhe kulturorë në vendin tonë dhe të ngjajshme, si dhe duke i penguar në këtë prizëm edhe dihotominë ose divorcin e pashmangshëm të fesë (religjionit) nga populli (kombi) dhe shteti përmes inskenimëve infantile dhe patologjike të krizave të ndryshme fetare ose kulturore që u shërbejnë klikave, konjukturave ose nomenklaturave të ndryshme pushtetmbajtëse, politike, kleptokratike dhe të tjera nga vendi dhe bota.
Pse (përse) ndodhë kjo? Sepse, të të ashtuquajturit shtetit dhe sistemit plotik në Kosovë, i mungon populli (kombi) shtetformues ose konstituivë së bashku me elementët tjera substanciale ose bazike të shtetsisë, pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të përgjithshëm. Kosova është ngritur ose krijuar nga elementët ose instrumentet artificiale ose johistorike ( të “pakos ligjore” të Ahtisarit etj.), gjegjësisht nga “populli i ri kosovar” i “lindur nga lufta” dhe “revolucioni i ri” proletar dhe internacionalist. Sikur të ishte ngritur ose krijuar “shteti” i Kosovës nepër etapat ose periudhat e ndryshme të absolutizmit, kolonializmit ose imperializmit. Gjegjësisht të popujve artificial dhe johistorik ( “State dhe people without history”!), apo të balansave ose barazpeshave të reja koloniale ose imperialiste në Europë (“Europe and the new imperial and colonial ecquality”) etj.
Ndryshe nga kjo, në Kosovë, si askund tjetër në botë, udhëheqësit e ndryshëm fetarë ose religjioz, jo rrallë e lozin rolin ose misionin e liderëve institucional ose politik dhe ata institucional ose politik rolin ose misionin e imamëve, hoxhallarëve, priftave, ipeshkëve, kardianalëve ose misionarëve të ndryshëm fetarë ose kulturorë. Për t´i mbuluar kështu krimin e organizuar, kontrabandën, korrupsionin, prostitucionin dhe stratifikacionin së bashku me abuzimet ose tradhëtitë e ndryshme shtetërore, nacionale, politike, diplomatike etj. Duke i dehur ose hipnotizuar shtresat ose kategoritë me të prapambetura dhe primitive të shtetit dhe shoqërisë kosovare me tespih, urata, hajmelia, dogma, sehire, demagogji dhe hipokrizi të ndryshme fetare ose religjioze si në rendët ose sistemët e pandryshuara ordinare, mesjetare, primitive ose arkaike.
Ndërkohë që klerikët ,misionarët ose udhëheqësit e njohur fetarë ose religjoz të shqiptarët (qofshin ata priftërinjë, famulltar, kardinal, hoxhallarë, imam të ndryshëm, shejhlerë, dervishë etj.): Në radhë të parë duhet mbjellur, kultivuar dhe avansuar respektiin, mirëkuptimin, atdhedashurinë dhe harmoninë e njohur fetare, kulturore, shtetërore, nacionale, politike, historike dhe gjeografike tek njerëzit ose besimtarët e tyre gjithandej pa asnjë dallim. Mbase, respektin, dashurinë, devocionin dhe përkushtimin e njohur esencial ose substancial ndaj kombit dhe atdheut. Duke ngritur, krjiuar dhe projektuar kështu fusha dhe hapësira të reja shpirtërore, emocionale, fetare, kulturore, sentimentale, sakramentale, transcendentale, ontologjike, metafizike, gneseologjike, epistemologjike, etike, metaestetike, psikologjike dhe të tjera në kontekstin e lartëpërmendur të besimëve ose religjionëve të njohura reflektive, humane, integrale dhe pozitiviste të shqiptarëve në raport me njëri tjetrin. Pa u vërbuar as infektuar kurrë nga çështjët ose aspektët e ndryshme dogamtike, reaksionare, anakronike ose demagogjike që nuk i përkasin natyrës dhe karakterit të njohur fetarë ose sociokulturorë. Aq me pak religjioneve të njohura integrale, reflektive, intrinznike, kognitive, pozitiviste etj. Dhe, kjo duke qenë të bindur se asnjë fe, kulturë ose religjion i mundshëm njerëzorë ose qytetar kudo nepër botë, nuk është një proces i përfunduar, i përkryer, i rafinuar ose final në të gjitha segmentët ose drejtimët e mundshme. Jo, por, gjithmonë mund të këtë fusha dhe hapësira të mjaftueshme për rritje, zhvillime, përsosje, përmirësime ose përparime të ndryshme. Respektivisht, për bashkëpunim, koperim, harmoni, koekzistencë, mirëkuptim, dialog, kompromis ose konsenzus të përgjithshëm fetarë, kulturorë, nacional, politik etj.
Ndryshe nga kjo, religjioni Integral ose Integrativë, në radhë të parë e ka për qëllim paraqitjen ose prezantimin e globalitetit ose universalitetit të përgjithshëm fetarë ose kulturorë në individualitetit. Gjegjësisht, të individualitetit në globabalitet ose universalitet. Duke menduar në “fenomenologjinë e shpirtit” dhe “metafizikën e moralit” fetarë dhe kulturorë së bashku me “substancialitetin antikë ” dhe “subjektivitetin modern” ose bashkohorë në të gjitha fetë ose religjionet e mundshme njerëzore ose qytetare kudo në botë.
Me fjalët ose leksikun e filozofisë së përgjithshme fetare ose kulturore, në radhë të parë i nënkuptojmë respektin, mirëkuptimin, dashurinë, devocionin dhe përkushtimin tonë fundamental ose substancial- ndaj fillimit ( jetës), ndaj dijes (diturisë), ndaj qenies, krijesës, natyrës, materies dhe ekzistencës sonë në këtë botë të përhershme ose të përbotshme. Pra, respektiin, devocionin, dashurinë dhe përkushtimin tonë esencial ose substancial ndaj Zotit ( Hyjit), tespektivisht, ndaj Arkitektit ose Gjeniut të Madh dhe Kryesorë të jetës, botës, natyrës dhe shpirtit tonë mbi këtë tokë.
Kur kemi lindur ose kur kemi ardhur dhe jemi krijuar në këtë botë ose mbi këtë tokë, nuk ka ka pyetur askush as “mua” dhe as “ty”! Apo, as “ne” dhe as “ju”….! Jo.
E njëjta do vlej edhe kur do ndahemi ose shkëputemi një ditë nga ky proces i pandryshuar dhe tepër harmonik i ligjëve të njohura natyrore dhe mbinatyrore edhe “une”, edhe “ti, apo edhe “ne”, edhe “ju”. Rrugë tjetër nuk ka.
Të reflektojmë së bashku për disa çaste në parashtesën dhe prapashtesën e njohur “filo- sofia” cila mbi të gjithat e nënkuptonë fillimin (jetën), qënien, materien, krijesën, ekzistencën, përvojat e përgjithshme, aftësitë, nevojat ose kërkesat tona objektive fhe subjektive. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe praktikën dhe teorinë e përgjithshme fetare dhe kulturore. Në të kundërten, filozofia është shkenca e njohur (universale) mbi rendin e natyrshëm ose ordinarë . “Filosofiae est sciencia universalis ordinis naturalis”. Pa i harruar kurrë në këtë suspekt edhe degët ose disiplinat tjera shkencore ose filozofike si ontologjia, epistemologjia, gneseologjia, metafizika, antropologjia, logjika, etika, estetika etj. Sëcila prej tyre me tiparët, specifikat dhe karakteristikat e njohura shkencore ose humaniste.
Shih për këtë; në varësi (varshmëri) , përputhshmëri (pajtueshmeri) dhe rezonansë të plotë ekskursive dhe diskursive me marëdhëniët ose raportët e njohura në relacionin ose dimenzionin e transcendentuar njeriu- jeta (fillimi)-mendja (logjika)-qenia-krijesa-materia-ekzistenca etj. I kemi edhe dy drejtimet ose orjentimet e njohura sociofilozofike. Përkatëesisht, drerjtimin materialist dhe drejtimin idealist. Respektivisht, materializmin dhe idealizmin që janë në funksion të luftërave, por edhe të paqès ose pajtimëve të ndryshme klasore, sociale, politike, fetare, kulturore, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në të gjitha shtetët ose shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare kundo nepër botë.
Në këtë kuadër filozofia, për dallim të “degëve” ose “disiplinave” të tjera si mitologjia, eshatologjia, animizmi, tothemizmi, shamanizmi, gnosticizmi, agnosticizmi, misticizmi, hedonizmi, alkimia, ezoteria etj. Dallon dhe është e veçantë për nga forma dhe menyra e njohur e qasjëve konkrete, praktike, teorike, skematike, pragmatike, rekonstruktive, diakronike, paradigmatike etj. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe natyrën dhe karakterin e njohur të studimit, analizës dhe përkushtimit të njohur esencial ose substancial të lëndës ose materies së njohur të filozofisë ndaj zgjidhjës praktike dhe teorike të pyetjeve, nëvojave ,kërkesave, problemëve dhe parashtresave të përgjithshme (esenciale ose substanciale ) në kontekstin e njohur global ose universal.
Në fund të fundit, klikat ose kastat e harbuara dhe korriptuara kleptokratike, tribale, rurale, provincialiste, anarkoliberaliste, anarkoindibidualiste dhe të tjera në shtetin dhe pushtetin e përgjithshëm kosovar, vazhdojnë t’i shohin ose zbulojnë lezetët, benifitët ose qelepirët e tyre pushtetmbajtëse, politike, karieriste, profiteriste dhe të tjera në saje të elektoratit ose popullit të dehur, ekzaltuar ose hipnotizuar nga prijësitn(demahogèt dhe hipokritèt) e ndryshëm fetarë ose religjioz të cilët, duke i mbajtur në jetë ose në pushtet hajnat (hajdutët), matrapazët, llaskucët, analfabetët ose çobanët e ndryshëm institucional dhe funksional, ia zgjasin vetës pushtetin fetarë ose religjioz tek “xhematë” ose “famullitë” e tyre me dogma, demagogji ose hipokrizi tashmë të njohura unilaterale ose monologjike bla-bla-bla….!
Kjo për faktin se në Kosovë, politikën e bën feja ose religjioni, ndërsa fenë(religjionin) e bëjnë liderët ose politikanët e ndryshëm ditorë ose periodik, për t’i sunduar, mashtruar, vjedhur dhe plaçkitur akoma më shumë popullin (kombin) dhe shtetin.
Nje nderthurje e bukur ne mes te reales ekzistenciale dhe nevojes e domosdoshmerise per ndryshimin e qasjes ne krijimin e politikave te mirefillta shteteformuese.