Duke folur me të, herë pas here më ngacmonte ideja për ta pyetur edhe për diçka tjetër. Kisha kohë që po shqyrtoja dokumente, rrëfime dhe intervista të të internuarve në diktaturë, kryesisht në fillimet e persekutimit. Të afërmit e mi: gjyshja, baba dhe nëna kishin qenë në valën e parë të persekutuarve. Nga këta vetëm nëna është gjallë dhe sigurisht që mban mend gjithçka, por deri tani nuk kam dashur ta përfshij në kërkimet e mia.
Teksa e dëgjoja të fliste ashtu, me zë të ngadaltë, mendova ta lë mënjanë dilemën. Ndeza diktofonin, e lashë mbi komodinën pranë shtratit dhe gjeta momentin për t’i kërkuar të më tregonte ndonjë detaj a histori nga vuajtjet e saj në internim.
Çuditërisht nuk kërkoi ndonjë shpjegim. Vazhdoi të tregonte me të njëjtin intonacion siç tregon edhe historitë e tjera. Sytë i kishte ngulur në cep të shtratit dhe herë pas here i kthente nga unë si për të kontrolluar ndonjë shenjë në mimikën e fytyrës sime.
Filloi të tregonte se si e kishin thirrur në Degën e Brendshme për ta internuar në Tepelenë me gjithë gjyshen dhe djalin 4 vjeç. Pastaj një miku i babës i ishte lutur t’ia linte djalin për ta çuar tek dajat, sepse sipas fjalëve të tij “po t’maron n’Tepelenë se atje a ka bahet nami”.
Vazhdoi të më rrëfente për punën e detyruar, vuajtjet… dhe kur përfundoi tregimin, pas një pauze të shkurtër u kthye vrik nga unë, thua se s’kishte qenë kurrë në shtrat, sy të hapur: N’Tepelenë nuk vdiq kurrkush!
Shtanga. Më kishte drejtuar sytë që nuk i sheh kurrë te një i moshuar, sytë që nuk ja kisha parë kurrë nënës sime. Nuk po arrija ta njihja mirë. Ishte nëna ime që po kërrusej nga shtrati për të më bindur se ajo që tha ishte e vërtetë? Ndërsa kisha përballë fytyrën e saj të tendosur, ato pak sekonda u mundova të kuptoja përtej asaj që tha, u mundova të shihja përtej syve të saj.
Fillova të kuptoj se detyrimi që ajo ta thoshte atë frazë me zë të lartë vinte nga një kohë e largët dhe nga një vend i largët. Mbi supet e saj të brishta pashë kërcënimin që i kishte rënduar për 70 vjet. Me sa duket, asokohë e kishin urdhëruar të mos rrëfente atë që kishte parë në kampin famëkeq të Tepelenës. Mu dhimbs shumë. Si mund të të mbajë peng kaq gjatë një brengë e tillë. Ishte fati i saj i keq që kishte parë e dëgjuar gjëra të tmerrshme, por ishte edhe më e rëndë që i kishte mbajtur përbrenda gjithë jetën.
Damarët e tendosur në fytyrën e saj filluan të çlirohen pak nga pak dhe uli kokën me ngadalë. Dukej sikur ajo minutë e lodhi sa një jetë. U qetësua dhe e ktheu vështrimin përsëri në cep të shtratit.
Nuk e di a bëra mirë që e pyeta. Ndoshta nuk është e lehtë t’ia tregosh disa gjëra fëmijës tënd. E dija që nuk mund ta hapja më atë bisedë, ndoshta kurrë. Pas gjithë atyre hulumtimeve që kisha bërë nga njerëz të ndryshëm për vitet e para të persekutimit m’u duk sikur gjithçka u rrëzua, sikur asgjë s’ishte më e vërtetë. Instinktivisht, ndoshta nga forca e zakonit të profesionit doja ta kundërshtoja. Nuk po arrija të mendoja si bija e saj, por si një gazetare që ka përballë një person për ta intervistuar.
– Si nuk vdiq kurrkush? Po moj Zojë kanë vdek’ shumë njerëz atje. …edhe fëmijë – i thashë.
– Mue për Tepelenën mos m’dvet ma. Nuk due me e kujtue kurr ma. Atje asht ba ç’a s’asht ba kurr n’ftyr t’toks…
Qëndroi ashtu e kërrusur edhe për pak çaste, pastaj i lëshoi supet në jastëk dhe u kthye ngadalë nga ana tjetër.
E Nderueme Zonje! Nanen mos e pyet kurrma se ti ka thane te gjitha!
Nje Zonje shume e Nderueme si Nana e Juej, me ka shpjegue mue
aq shume tmerre sa, as une nuk i kam shkrue kurre.
Vetem akuzojme njerzit tane, mbasi armiqte vazhdojne me u krenue
me krimet e tyne te pandigjueme ne asnje vend tjeter si ne Shqipni.
Ju falemnderes per kallximin.
Ne te vertete nuk je ca shton ma gjate
I dashur Fritz, “as une nuk i kam shkrue kurre”, thoni. Ashte mekat mos me i dokumentue keto veprime shtazarake te nji sistemi antinjerezor.
Ah dhe mu me ka tregu gjyshja jeme qe bashke me nanen teme e tezen i ka ba tre vjet ne ate kamp e qe vec zoti i madh ne qiell e din se ca asht ba ,e egersiant qe vec njerez nuk quhen qe i kane ba ato gjana
Burgjet edhe kampet kudo që janë dihet se si funksionojn,por në Maqedoni në burgje gardianët kanë qenë gjithmonë maqedon dhe ata kanë ba ashtu si kanë dasht,po në Shqipëri torturat i kanë ba shqiptarët ndaj shqiptarëve.
Kurnji gje qe kan ba e nuk denohet te gjith mbare herdo kurdo nuk eshte njerzishte nsaje atyre qe kan perjetua te gjithat torturat e udheheqeve dhe dores se gjate te tyre,me ta ne litar ose ne flak mi kall ehinine me ji gjute ne valet e vullkanit.
Gjenocid tipik!
Sipas dy tri shkrimeve që unë lexova dhe biseden me nënën nuk paskan lënë gjë të keqe pa bërë zoti i vraft ,akoma ka pasoja në atë vend nga zullumi dhe trishtimi për atë edhe pasardhësit nuk janë në terezi.