VOAL – Në konkurimin për një hymn të ri të mundshëm kombëtar të Zvicrës kanë hyrë në garë edhe tri këngë. Ato kanë tekste të reja, por bazohen të tria pak a shumë në melodinë psalm të hymnit të deritashëm zviceran të Alberich Zwyssig.
Shoqata Zvicerane e Dobisë së Përbashkët (Schweizerische Gemeinnützige Gesellschaft, SGG) i përzgjodhi sot (e premte) tre finalistët. Ato janë publikuar online dhe janë përballur me konkurrentë të tjerë prej 30 marsit deri më 15 maj.
Finalja fillon prej 8 majit dhe zgjat deri më 6 shtator. Në këtë ndërkohë të interesuarit për të marrë pjesë në vlerësimin e tekstit më të mirë mund t’i vizitojnë faqet e internetit www.nationalhymne.ch ose www.chymne.ch ku të japin votën e tyre. Fituesi do të shpallet më 12 shtator në programin televiziv “Potzmusig” të SRF1.
Tri hymnet finaliste
Tri hymnet finaliste “Weisses Kreuz auf rotem Grund, unser Zeichen für den Bund” (Kryqi i kuq në sfond të bardhë, shenjat tona të bashkimit), “Wir, das Volk der Freiheit, leben für die Einheit” (Ne, populli i lirisë, jetojmë për unitet) dhe “Wir alle, wir stehen, unser Land anzusehen” (Ne të gjithë qëndrojmë, për hir të vendit tonë) i përmbahen preambulës së Kushtetutës së Konfederatës Helvetike, komenton SGG.
Teksti i hymnit aktual nga Leonhard Widmer (“Trittst im Morgenrot daher, seh’ ich dich im Strahlenmeer”) do të shfuqizohet. Të tria tekstet finale të hymnit i përshtaten melodise së hymnit, të kompozuar më 1841, ie cila nuk ndryshon. Njëri nga finalistët i përshtatet plotësisht muzikës së Alberich Zwyssig, shkruan SGG, një tjetër e përdor atë si bazë, ndërsa i treti parashikon ndryshime në referen.
Se kush janë autorët e tri finalistëve ende mbahet e fshehtë. Anonimiteti do të ruhet deri në shpalljen e fituesit.
Teksti fitues do të jetë hymni i ri
SGG thekson se teksti fitues do të jetë hymni i ri kombëtar zviceran. Në mënyrë që teksti fitues të ketë sa më shumë mbështete popullore, instanca federale që do të marrë vendimin, kërkon që të votohet online për tekstin më të mirë.
SGG kishte dy vjet që e kishte nisur projektin për hymnin e ri kombëtar zviceran. Ai kishte habur një debat lidhur me vetëdijën ndaj shtetit, identitetin dhe vlerat e Zvicrës, të cilat duhej t’i përmbante teksti fitues i mundshëm.
Ideja për një tekst të ri të hymnit kombëtar zviceran nuk ka pasur një mbështetje të gjerë. SGG e merr parasysh edhe kundërshtimin ndaj kësaj ideje.
sda-ats
Komentet