Tani te verteten, sigurisht sipas meje…qe kam jetuar dhe provuar te vertetat!
Bera mire qe shkova ne ÇADER, ndryshe do vuanja nga medyshja!
Ishte ora 9 e mengjesit kur mbërrita une aty, hodha syte per rreth…asnje fytyre e njohur!
Me terhoqen vemendjen disa pleq,
te ulur ne nje stol te gjate e te mbeshtetur secili ne shkopat e vet, si une ne shkopin tim!
Ç’jane keta, pyes miken time!?
“Pleq , m’u pergjigj ajo…e kush nuk vjen ketu!
Kur ju japin ndonje gje per te ngrene…hane dy kafshata dhe e fusin ne xhep t’jau shpien femijve…
mjerim moter mjerim!”
U vrenjta ne fytyre, i futa krahun mikes,
kurse me doren tjeter u mbeshteta ne shkopin tim
dhe morem rrugen drejt nje lokali aty prane per te pire nje kafe dhe per te pritur bisedat qe do zhvilloheshin….
kisha ndermend te thonja edhe une nja dy fjale!
Lokali filloi te popullohej nga deputete, funksionare te PD….
me pershendesnin i pershendesnja, shumica erdhen e me takuan!
Kthimi ne çader me emocionoi, ishte hera e pare qe une nuk isha pjestare aktive e nje ngjarje kaq te madhe,
unë kam qenë dhe jam shumë e sëmurë por megjithatë së shkruari nuk kam ndalur.
Po nje ngerc me shterngonte shpirtin, shume EUFORI, me te cilen u hasa pasi erdhi Lulezim Basha i shoqeruar nga nje senator ITALIAN!
Goditen Qeverine, ju bene thirrje te largohen dhe meqe kete dite ja kishin kushtuar artisteve,
filluan ata te shpalosin pakenaqesite e tyre ne qeverite socialiste…
folen per greven, per persekutimin e tyre, per zevendesimin e artit te vertete me artin banal…
dhe asnjeri nuk permendi Festivalin e 11, ku diktatura godiditi lindjen e artit bashkohor!
Degjonja dhe u ndjeva e perjashtuar nga e verteta ku familja jone e shume te tjera ne ate kohe u quajtem Armiq dhe vuajtem dhe vuajme akoma persekucionin!
U mbeshteta ne shkop dhe nisa te eci pa e kthyer koken pas!!!
Komentet