VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

NDRE MJEDA – Geg’ e Toskë, Malsi jallia,/janë nji komb m’u da s’duron,/fund e maje nji â Shqypnija,/ e nji gjuhë t’gjith na bashkon -GJUHA SHQYPE –

By | August 1, 2021
blank

Komentet

blank

Kanga XV – (Ferri) – ECNIM ME NJANIN PREJ ATYNE SHTIGJEVE – Nga DANTE ALIGHIERI – Përktheu PASHKO GJEÇI

Kanga XV

Ecnim ne njanin prej atyne shtigjeve,

E avulli i rrekese, tue u ngrite i rande,

Flaket i fikte ujit edhe brigjeve.

.

Si ne bregdet, ç’merr Bruzhe edhe Visande,

Tue drashte batica e eger se i rremben,

Ngrejne penda t’larta banoret flamande;

.

Si padovanet, Brenta ku shperthen,

Shpejtojne me mprojte keshtjellat, njerezine,

Ma pare se Kiarentanen vapa e zen;

.

Po n’ate menyre dhe keto brigje vine,

Dhe pse jo aq te nalta e te medha

I ngriti ai qe n’to tregoi mjeshtrine.

.

Pyllit i ishim shmange te dy aq, sa

Ku ishte s’do te dija me dalluem,

Dhe sikur mbrapa t’isha sjelle me pa,

.

Kur, ja, na dolen para do t’mallkuem

Te cilet asaj pende i binin anes

E rrinin vazhdimisht tue na veshtruem

.

Si kqyret nje njeri nen drite te hanes

Se re; dhe syte i rrudhnin ato hije

Sikur prestari plak ne bire t’gjylpanes.

.

Keshtu, sodite prej gjithe asaj morije,

Me njohti njani e menjehere me kapi

Per kind t’petkut, tue brite: “O çfare habije!”

.

Kur doren shtriu e ai drejt meje çapi,

Veshtrimin ngula ne fytyr’n e pjekun,

E ajo fytyre e djegun n’ças m’ia hapi

.

Perden mendjes, dhe e njohta ate te vdekun;

I gjegja at’herë me gisht kah sytë e tij:

“Me ju, o ser Bruneto, kam t’përpjekun?”

.

E ai: “O biri im, randë mos të vijë,

N’qe se Brunet Latini don dy fjalë

Me i shndrrue me ty, nda vargut orguzi.”

.

“Unë do t’u lutesha, – i thashe, – me u ndalë,

e sa të doni veças rrijmë të ndamë,

n’lejoftë ai me të cilin ktu kam dalë.”

.

“O bir, – m’u kthye, – kushdo që në këtë lamë

ndalet një ças, do shtrihet njëqind vjet,

pa mujtë me u mprojtë, kur flakët bijnë si namë.

.

Ti ec ma tej, e une do te rrij ngjet;

Pastaj prap do ta za çeten ftyre-nxime,

Ku ne amshim kush qan e kush bertet.”

.

Me i zbrite nuk po guxoja rruges sime,

Perkrah me i shkue; tue ece koke-ule une rrija,

Si rrihet prane te madhit me nderime.

.

“Pa vdeke akoma, ç’fat, – ia nisi hija,

– ketu te pru, a ç’force atje ne qiell?

E kush asht ai qe t’prin ku djeg shkretija?”

.

I gjegja: “Atje lart ne jet’n e kthiell,

Pa mbrrijtun mire ne moshe te pjekunise,

Humba n’nje pyll te zi i vetem fill.

.

Dje ne mengjez ate pyll e kam braktise;

E ky m’u shfaq ne çastin e trishtueshem

Te zmbrapjes, dhe kendej n’shtepi me nis.”

.

E ai: “Po ndoqe yllin tand, lumnueshem

Pa tjeter do vejsh kamben ne lima,

N’se i rashe ne te kur rroja i gezueshem;

.

Sikur prej botes shpejt mos t’ishe nda,

Tue pa se qielli mbare kaq po ta prin,

Ne punen tande ndihme do t’ishja ba.

.

Por t’keqin popull qe mirnjohje s’ndin,

Qe Fjezolen pat lane e per rrezik

Ruen edhe sot te shkambit egersine,

.

Mire tue i ba, ti do ta bash anmik;

Dhe keshtu asht, – mes vodhesh degeliga

S’ka mundesi te dale i ambli fik.

.

Nje fjale e moçme i quen te verbet; shtriga

Kreni e smira e koprracija i grryen,

Si ata ti mos u fut kurr nder intriga.

.

Ty fati yt nje nder te madh te ndryn:

Te dy partite gjalle me te ngrane u thane,

Por sqepi atyne dot ne bar s’u hyn.

.

Hangshin vetvehten shtazet fjezolane;

E askush me rrzue fidanin mos t’guxoje,

Ne dalte ndo’j bime e mire n’gjithe ate plehane,

.

Ku fara e shejtenueshme t’rigjalloje

E romakve qe mbeten at’here kur

Aty t’keqijte folene e bane pa droje.”

.

“Degjue t’me ish deshira, ju qyshkur, –

I gjegja, – s’do te kishit ra n’kete zall,

Kaq shpejt s’do t’ishit nda fisit njerzuer;

.

Ne mendje e ruej e dhimbje tash me ngjall

Fytyra juej atnore, aq e qete,

Kur ju ne tjetren bote, mesues i ralle,

.

M’ushtronit, si i gjalle n’amshim me mbete;

E sa per kete me shpirt ju a dij per nder,

Gjuha do m’ligjeroje sa t’jem ne jete.

.

Per mue çka folet, n’mend po e shkruej perhere;

Spjegim do i lypi une per çdo shenim

Vashes, qe di çdo gja, n’se e shoh ndojhere.

.

E sa per vehte, due t’ju ap sqarim

Se e kam ndergjegjen time fare t’kthjelle

Dhe i pres sulmet e Fatit pa friksim.

.

S’e ndij per here te pare çka je tue ndjelle;

Le ta sjelle Fati rroten si te duej,

Fshatari ta ngule shatin sa ma thelle!”

.

Tue marre nga e djathta prisi at’here pothuej

U suell krejt mbrapa e me shikoi ne sy:

“Ndin mire, – tha, – kush shenon çka ndin prej kuj!”

.

Por une s’e lashe biseden pa e krye

Me ser Bruneton; pyeta se kush jane

Shoket qe n’bote ma teper kane shkelqye.

.

“Me i njohte disa asht mire, – filloi me thane, –

sa per te tjere, s’po due as me i permende,

se koha s’del qe t’i kujtoj te tane.

.

Me ‘j fjale te them se ke ti ketu mbrende

Priftrij, letrare, qe ndriten lart si diell, –

Per t’njajtin mkat te ndyte tash jane tue rende.

.

Ne turmen helm e vner do shohesh fill

Prishjan e Fran Akors; n’keta te ngrite,

Po t’kishe dashe me njohte qerose t’ketille,

.

Ate do kishe mujte ti me sodite,

Qe skllavi i shkllav’ve nga Arno n’Bakiljon,

E çoi, ku n’vese i shkriu ai energjite.

.

Do flisja ma, por gjuha s’me punon

E tutje s’mund te vi; jam tue hetue

Se ‘i shtellunge pluhni prap mbi rane flutron;

.

Tjere vijne, – me ta nuk mundem me u trazue;

Ne doren tande une po e la “Thesarin”,

Aty me keni gjalle, tjeter s’te due!”

.

E vrik u suell si ata qe duen te barin

Pelhur’n e gjelber fushes ne Verone;

Dhe ngjante n’ate vrapim me ate te parin,

.

Ngadhnjyes, e jo me ate qe mbrrin ma vone.

blank

PASION – Poezi nga LOUISE ERDRICH – Përktheu ROLAND GJOZA

Qeni bren qilimin ku ti bën dashuri
për herë të fundit.
kur dashnori ikën
ti rrotullohesh brenda në qilim
dhe fle si në kllapi
qeni qëndron me ty
Qeni shqyen sqetullat e këmishës së tij
dhe të copton të brendshmet
Ishe e zhveshur kur ai bëri dashuri me ty.
Kjo është besnikëri.

blank

LIBRI PA TITULL – Poezi nga ILJAZ PROKSHI

I zhvendos dollapët e librave
Të thyej vrazhdësinë si etikë
A s’është kjo gjëmë e të pafatëve

Vetëm pranë unit tim e mallkimit
Ndiej fëshfërimën e gjetheve nga era
Ç’më plas një gaz i zemëruar i trishtë

Para marrëzisë qyteti hesht as di përse
Ndanë pyllit të vetmisë shpëtoj e çuditem
Me të dalë duke dëgjuar fraza të rreme
Nga ata që shkruakan natën pakuptim

Më infekton një hije para pasqyrës
Me zhurmë makabre s’hyhet në parajsë
As këmbë botës më kot nuk i sillem

Kuarteve të zymta ëndërrojnë të zhdukurit
Me orë seç vendos e zhvendos fotot e tyre
Kurrë më të mos jem robër në flakë

Ç’më vjen të rihap të gjitha dritaret e botës
Në ballinën e fundit të librit një varg ta vë
Kujtoj se mbaroi botë e apokalipsit

I radhis sërish ato të pakta hieroglife
Pa ndonjë estetikë varros kotësinë e mohimit
Më paskëshin mashtruar engjëjt dhe ëndrrat

Apo mbase një muzë e përgjunjur do më vijë

blank

NËNA ËSHTË SËMURË DHE FLET ME VETE – Poezi nga ROLAND GJOZA

nëna është sëmurë dhe flet me vete
jep bekime për të gjithë fëmijët
i lutet zotit krisht
t’i shohë e t’i ndih
se mos iu ngul njeri ndonjë thikë
se amerika është babiloni
ç’flet, mama
ç’flas, o bir?
ti flet me vete
jam përpara perëndisë
e ai me pyet ç’do prej meje
bekim për fëmijët, i them
po ai ç’thotë?
tund kokën, me një fjalë do ta bëjë
ç’do të bëjë, mama
atë e di unë, ja, tani jam më mirë
s’i dua ilaçet, s’më bëjnë më punë
fjalos me perëndinë
ai më del e më dëgjon prej qiellit të bekuar
me mjekrën gjer këtu
jam vetëm
ju në punë
s’keni kohë për mua
kësaj i thonë amerikë e pagjumë
rri dhe ca, më thotë perëndia
pa vij unë dhe të marr kur të dua
unë i lutem
ai hiç
për çfarë i lutesh, mama
të më marrë
e të më shpjerë lart te im shoq
ati juaj, ndjesë pastë
rri me ne, mama
ne s’të lemë të shkosh
posi, kujt ia thua ti këto
dhe para me okë të kesh në amerikë
s’ke ku gjen dhëmbshuri
vajti kjo e shkretë si vapa me gushtin
keni të më jepni?
ë, fol, bir
një hiç
unë dua dhëmbshuri
ndaj flas me vete dhe i lutem perëndisë
blank

SEKSIZËM – Poezi nga DAVID LEHMANN – Përktheu ROLAND GJOZA

Çasti më i lumtur në jetën e një gruaje
Eshtë kur ajo dëgjon kërcitjen e çelësit të dashnorit të saj
Në bravë, dhe bën sikur fle
Kur ai hyn në dhomë, duke u përpjekur të jetë
Sa më i kujdesshëm, por kjo është e pamundur, se ai përplaset me gjërat,
Dhe ajo nuhat erën e alkolit në frymën e tij
Por e fal sepse e ka kthyer nga rruga
Ngaqë nuk fle dot vetëm.

Çasti më i lumtur në jetën e një burri
Eshtë kur ai ngrihet nga shtrati
I të dashurës, pas një ore gjumë,
Dhe pasi ka bërë dashuri, tërheq
Pantallonat dhe del jashtë,
Bën ujët e hollë në shkurre, ndërsa sheh
Qiellin e lartë të gushtit plot yje
Pastaj hipën në makinë dhe niset për në shtëpi.

blank

DHURATAT – Poezi nga DAVID LEHMANN – Përktheu ROLAND GJOZA

(Ai i dha asaj klasin e lartë. Ajo i dha atij seksin.”
– Katharine Hepburn te Fred Astaire dhe Ginger Rogers)

Ai i dha asaj paratë. Ajo i dha atij kokën.
Ai i dha asaj këshilla mbi fondet e përbashkëta të “rritjes agresive”. Ajo i dha atij një trëndafil të kuq
dhe një statujë të vogël të erosit.
Ai i dha asaj Zanafilla 2 (21-23). Ajo i dha atij Zanafilla 1 (26-28).
Ai i dha asaj një kapëse rrobash. Ajo i dha atij një vrimë të rrumbullakët.
Ai i dha asaj Long Beach të dielën vonë në shtator. Ajo i dha atij një luledielli
dhe kozmosin gjatë muajit korrik.
Ai i dha asaj një kombinezon dhe një karficë flokesh. Ajo i dha atij një mbulesë dhe kohën për të pushuar.
Ai i dha asaj Venecian dhe Floridën. Ajo i dha atij Romën dhe Nju Jorkun.
Ai i dha asaj një ndjenjë të rreme sigurie. Ajo i dha atij një ndjenjë të vërtetë pasigurie.
Ai i dha asaj  gishtin. Ajo i dha atij  gishtin pa e ditur se për çfarë.
Ai i dha asaj një sy të zi. Ajo i dha atij një divorc.
Ai i dha asaj një biftek për syrin e saj të zi. Ajo i ktheu atij paratë.
Ai i dha asaj atë që ajo kurrë nuk e kishte pasur më parë. Ajo i dha atij atë që e kishte patur dhe e kishte humbur ndërkaq.
Ai i dha asaj neverinë për fëmijët. Ajo i dha atij dashamirësinë për të rriturit.
Ai i dha asaj zonën Panic Hill. Ajo i dha atij resortin Mirror Lake.
Ai i dha asaj një antologji të daulleve solo. Ajo i dha atij fëshfërimën e gjetheve në erë

blank

Një requiem i vonuar për mikun dhe studiuesin e palodhur të kulturës dhe klerit katolik eruditin Kolec Çefën (1937-2021) – Nga Klajd Kapinova*

 Me vjen shumë keq, që e mora vonë, shumë vonë, lajmin e hidhur të kalimit në amshim të mikut dhe studiuesit të palodhur të kulturës dhe klerit katolik shqiptar erudistit Kolec Çefa.

Kjo për arsye të distancës së largët në SHBA, mungesës së informacionit nga Shqipnia, qyteti i lashtë Shkodrës dhe Tirana, ku ai shkoi për të jetuar më vonë.

Për Kolecin e kulturës dhe botës së letrave, studimeve dhe hedhjen dritë për figurat e pluhrosura dhe të përbalta të klerit katolik dhe Kishës martire shqiptare, ruaj kujtime shumë të bukura, mbasi kemi punuar bashkë për shumë vite, në Arqipeshkvinë Metropolitane, në zyrën e redaksisë së revistës të hershme popullore qytetare “Kumbona e së Dielës”.

Kjo revistë u themelua dhe drejtua me kulturë dhe pasion fetarë dhe atdhetarë në fillim nga dom Mikel Koliqi (1900-1997), i cili pas kalvarit pambarim të vuajtjeve dhe burgjeve të tmerrshme komuniste do të shugurohet në Vatikan nga Ati i Shenjtë sot shën Papa Gjon Pali II (Karol Wojtyla 1920-2005) si Kardinali i Parë, në të gjithë historinë e lavdishme 2021-vjeçare të Kishës Katolike Shqiptare, si simbol i respektimit nga bota, Kisha Katolike dhe Selia e Shënjtë në Vatikan, të vuajtjeve të të gjithë shqiptarëve, nën rregjimin e egër diktatorial ateisto-komunist.

Me Ndihmës Ipeshkvin e Arqipeshvisë së Shkodrës imzot Zef Simonin (1928-2009), shkrimtar dhe prozator i 15 librave të shkruar në gjuhën e ëmbël gegë, me profil fetarë dhe bazë të shëndoshë atdhetare, i ndjeri mons. Zef Simoni, dhe kryeredaktorin studiuesin Kolec Çefa, kemi punuar vazhdimisht për të nxjerrë rregullisht nga shtypi të përkohshmen mujore revistën “Kumbona e së Dielës”. Ai ishte redaktori i kujdeshëm i të gjithë librave të shkruar në gjuhën gegë nga shkrimtari imzot Zef Simoni, mbasi Koleci njihtet shumë mirë dy dialektet e gjuhës shqipe gegë dhe toskë.

 

Koleci ishte i urtë, i ditur, i mençur me shpirt të madh fisniku

 

Intelektuali solid Kolec Çefa, me kulturën e thellë dhe të gjërë që zotëronte nga përvoja dhe leximet e librave të shumtë, ishte një enciklopedi e gjallë, që ecte me dy këmbë, duke mbajtur të freskët në mendje çdo ngjarje dhe figurë të qytetit tonë.

Nga ai kam mësuar shumë nga historia me tradita e qytetit, letërsia e gegë e trevave të Veriut, pendat e spikatura dhe veçantinë e stilit të gjithsecilit prej tyre, figurat e shquara dhe kontributin e vijueshëm të Klerit Katolik në Shqipëri gjatë vitëve 1944-1991.

Monsinjor Zef Simoni, ishte drejtues i revistës “Kumbona e së Dielës”, ndërsa kryeredaktor ishte Kolec Çefa dhe unç redaktor. Monsinjor e donte shumë Kolecin, për kulturën dhe shpirtin e madh prej një shkodrani të vërtetë. Koleci ndihmonte kedo që i shkonte në redaksi për dokumente, literaturë (libra), saktësimin e datave dhe ngjarjeve të ndryshme, rreth figurave të shquara të Klerit Katolik Shqiptar, buletimnet e ndryshme te shtypit katolik të hershme dhe deri në ditët tona.

 

Gjermani albanolog dr. Markus W. E. Peters dhe Koleci ynë

 

Një ndër miqët tanë të vijueshëm ishte gjermani dr. Markus Ë. E. Peters, i cili ishte i adhuruar shumë mbas historisë dhe kulturës së prelatëve të klerit katolik. Ai autodiktak kishte mësuar shumë mirë gjuhën e bukur shqipe, por fliste edhe shumë gjuhë të tjera ndërkombëtare.

Dr. Peters kërkonte literaturë, buletine të ndryshme të shtypit të klerit kaotlik, dokumente dhe dorëshkrime të lënë amanet nga prelatët dhe klerikët e Urdhërave të ndryshme kaotlike në qytetin e Shkodrës, Tiranë, Mirditë, Lezhë etj.

Ai shumë kohë e kalonte në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, duke shikuar me shumë kujdes në seksionin e dokumentave të Arqipeshkvisë së Shkodrës, të cilat komunistët kur erdhën në pushtet i grabitën nga Kuvendi i Urdhërit të Shën Franceskut (shekulli XII) dhe Kuvendi i Jezuitëve në Shkodër (1846).

Ai vinte së bashku me babain e tij dhe me orë të tëra bisedonim për tema të ndryshme në redaksi. Dr. Peter më vonë do të shugurohet meshtarë dhe do t’i përkushtohet udhës adhuruese të Zotit, për t’i shëbyer grigjes në Gjermani dhe qytetin-shtet të Litenshteinit, ku ai është bari shpirtërorë i besimtarëve katolikë.

Fryt i kësaj pune të gjatë hulumtuese, është edhe botimi me sukses i librit në gjuhën shqipe: “Përballjet e Historisë së Kishës Katolike në Shqipëri 1919-1996”, të studiuesit dhe albanologut bashkëkohorë gjerman Dr. Don Markus. W. E. Peters botuar në kujdesin e Shoqatës Jezuite, Tiranë, 2010.

Albanologu gjerman dr. Markus W. E. Peters sot quhet dr. Father Mark Peter ose Don Peter. Ai vazhdimisht viziton SHBA dhe ndalon edhe në New York, për t’u takuar me miqët e tij të vjetër: Don Nikolin Pergjigjin, studiuesin dhe publicistin Tomë Mrijaj dhe autorin e këtij shkrimi modest Klajd Kapinova.

 

Vjedhja e të drejtave të autorit nga diktatura komuniste dhe shpërlarja e trurit me gënjeshtra sot

 

Ata edhe sot i kanë bërë si pronë shtetërore dhe kurrë nuk iu kthyen pronarëve të ligjshëm që janë Kuvendi Franceskan dhe Jezuit. me një pjesë të punimeve dhe hulumtimeve albanologjike të realizuar nga prelatët dhe klerikët e thjeshtë te Urdhërit te Shën Franceskut ish professor doktorët e albanologjisë së periudhës së komunizmit mbrojtën temat e tyre shkencore. Ata nuk bënë asgjë tjetër vecse hoqën autorësinë e klerikëve katolikë dhe vendosën emrat e tyre.

Rasti më klasik është i ashtëquajturi “prof.dr.” Jup Kastrati, i cili, asokohe ishte Kryetar i Grupit në Luftë Kundër Fesë dhe Zakoneve Prapanike, krijuar nga dikatori Enver Hoxha. I përkdheluri i rregjimit komunist Jupi i ri asokohe, ka marrë në shtëpinë e vet në kohën e bastijeve të dhunshme me gjak dhe terror shumë nga antikuaret, disertacionet, dorëshkrimet dhe vlerat e tjera kulturore shkrimore, të bërë ndër shekuj nga studiuesit e shquar klerikë katolikë dhe disa katolikë intelektualë laik të trevave të Veriut të Shqipërisë.

Dhe për tu mos zgjatur shumë, theksojmë se pseudo albanologut të Dullës, disa herë pas vitëve ’90, i është bërë thirrje publike dhe private, që të rikthej pronën e të përsekutuarve politikë anti-komunistë intelektuale të klerikëve katolikë si e drejtë e tyre (Copyright), por ai me arrogance e inercisë së (neo)komunizmit, që ende kishte dhe ka pushtet kudo edhe sot, dhe me paturpsi komuniste nuk ka marrë mundimin që t’i rikthej. Ato monumente intelektuale të kuturës kualitative albanologjike edhe sot gjenden në shtëpinë e tij private.

Për më tepër “Prof. dr. ” Jup Kastrati, shkruan me histerizëm dhe passion anadollaku Parathanjen e librit me gënjeshtra të propaganduesit komunist Rakip Beqaj, me titull perves: “Veprimtaria Antikombëtare e Klerit Katolik Shqiptar”.  Jupi ndër të tjera thotë se:

Vepra e shokut Rakip Beqja, “Veprimtaria antikombëtare e klerit katolik shqiptar”, asht e para e kësaj fare, që po botohet në vendin tone. Libri ka randësi politike, ideologjike dhe shkencore… Në disa paragrafë, auktori ban fjalë edhe për fenë, shikue në dritën e shkencës marksiste-leniniste, për shtetin e Vatikanit, për kishën katolike dhe kapitalet e saj. Kjo hymje ishte e nevojëshme për të kuptue rranjët e thella historike të fesë katolike, e cila, në vendin tone, gjithëmonë “ka qenë ideologji e pushtuesve romakë, italianë dhe austriakë” siç na mëson shoku Enver. Kisha katolike ka veprue, gjithëherë, si shtypëse e çdo lëvizjeje përparimtare, demokratike, popullore. Ajo ka qenë vazhdimisht kundër mendimit të lirë. Ajo ka mbetë gjatë gjithë ekzistencës së saj, në pozita antikombëtare dhe reaksionare. Auktori, me anë dokumentash dhe faktesh të pamohueshme, ka arritë të zbulojë degjenerimin dhe korrupsionin e klerit. Në fund të kapitullit të parë, hartuesi i monografisë ban një përgjithësim me randësi, në lidhje me kishën katolike shqiptare, tue na tregue se ajo, në çdo kohë ka qenë e predispozueme dhe e gatëshme të përdorë pozitën e vet politike për qellime të këqia, tradhëtare në shërbim të të huejvet, kundër interesave të Atdheut tonë. Në kapitullin e dytë, auktori, mbasi shqyrton gjëndjen e Shqipnisë në pragun e pushtimit nga Italia fashiste si dhe gjendjen ndërkombëtare në pragun e shpërthimit të luftës së dytë botnore, ndalohet tek roli i shtetit të Vatikanit. Në mënyrë të veçantë ai sjell fakte konkrete, që dëshmojnë se si krenët e klerit katolik shqiptar kanë qenë gjithmonë në shërbim të të huejvet; kështu p.sh., nga 1870 deri në mbarimin e luftës së parë botnore u shërbyen austro-hungarezëve; gjatë periudhës 1919-1943 qenë në shërbim të italianëve; kurse, nga shtatori 1943 deri në çlirimin e Shqipnisë, 29 nandor 1944, qenë të lidhun kambë e krye me gjermanët nazistë. Këto lidhje me të huejtë siç e spjegon bukur autori rrjedhin, së pari, nga fakti se këta agjentë të Vatikanit në Shqipni, gjithëherë, kanë përmbushë detyrat, që u ka ngarkue ai; së dyti, sepse kleri katolik shqiptar ka pasë kurdoherë, të njejta qellime politike dhe ideologjike me pushtuesit e huej. Fondet e ndryshme, që u derdhën në vendin tonë nga Austro-Hungaria dhe Italia fashiste për të mbajtë gjallë institucionet fetare sollën si rrjedhim, nënshtrimin pa kushte të klerit katolik ndaj pushtuesve imperialistë. Ma anë dokumentash arkivale, autori i veprës tregon qartë dhe në mënyrë bindëse se si kleri katolik shqiptar punoi për pregatitjen e pushtimit të Shqipnisë nga Italia fashiste. Për të parën herë në botimet tona shkencore i bahet e njohun publikut të gjanë veprimtaria antikombëtare dhe reaksionare e njanës nga organizatat e klerit katolik shqiptar, pra “Veprimit Katolik” (Aksionit Katolik). Në kapitullin e tretë auktori flet për pushtimin e Shqipnisë nga Italia fashiste dhe për bashkëpunimin e klerit katolik shqiptar me pushtuesit. Krerët e klerit katolik së bashku me tradhëtarët e tjerë të vendit sanksionuen humbjen e pavarësisë së Shqipnisë…
Në këtë mënyrë mbyllet libri i parë i kësaj monografie. Për veprimtarinë reaksionare dhe antikombëtare të klerit katolik mbas çlirimit të Shqipnisë, gjatë pushtetit popullor, auktori do të hedhë në shtyp, së shpejti, librin e dytë… Karakteristikë e përgjithëshme e veprës që kemi në dorë, asht çfrytëzimi i një literature të gjanë, tue fillue nga veprat e klasikëvet të marksizëm – leninizmit, tue vazhdue me materialet historike të Partisë së Punës së Shqipnisë si dhe raportet dhe fjalimet programatike të shokut Enver… Tue u mbështetë në këtë bibliografi të gjanë, auktori ka ditë të interpretojë drejt ngjarjet dhe fenomenet, ka arritë të zbulojë rranjët e vjetra dhe të reja të veprimtarisë antikombëtare dhe reaksionare të klerit katolik. Mbi bazën e një dokumentacioni të shumtë ka ba analizën e faktevet, ka nxjerrë konkluzionet e duhuna logjike, ka sqarue mjaft çështje të panjohuna nga publiku i gjanë. Në këtë drejtim, ai i ka sjellë një shërbim të vyer historisë së Shqipnisë… Tue pasë për bazë ’’metodologjinë marksiste-leniniste, tue u mbështetë në metodën e materializmit dialektik dhe historik, auktori ka dërmue njëherë e përgjithmonë mitin e “patriotizmit” të klerit katolik, ka rrëzue tezat e absolutizueme nga disa historianë klerikë, në lidhje me të ashtuquejturën “veprimtari kombëtare” të klerit katolik. Si rrjedhim, Rakip Beqja e ka shikue me sy kritik historiografinë klerikale të Shkodrës dhe asht ngritë me guxim kundër saj. Ka mbajtë qëndrim të patundun, të premë dhe parimor ndaj disa figurave klerikale, që në historinë e letërsisë shqipe janë quejtë “kontradiktorë” ose “kompleksë”, si, bie fjala, shkrimtarit reaksionar Fishta. Ky asht një qëndrim aktiv i studiuesit, i cili nuk asht vetëm hetues, gjurmues, përshkrues dhe regjistrues i faktit, por edhe interpretues i drejtë dhe i palëkundun i fenomenit. Një tjetër veçori e veprës asht fakti se auktori ka vu, në radhë të parë, atë që asht kombëtare mbi atë krahinore. Ai mban qëndrim kritik ndaj konservatorizmit, partikularizmit, regjonalizmit dhe ndaj çdo çfaqjeje regresive të së kaluemes. Vepra tingëllon si një thupër e fortë ndaj auktorëve të historisë kishtare shqiptare, që kishin idealizue dhe ba “idhuj të paprekshëm” disa krenë të klerit katolik. Vepra, që nga kreu e deri në fund, shquhet për frymën e thellë klasore. Në vepër ndeshën dy botë: e reja me të vjetrën, rryma përparimtare me atë që asht reaksionare, fetare, prapanike, anakronike. Në njenën anë, një vijë e kuqe spikatë në mbarë veprën: asht rruga e atdhetarëvet të vërtetë, rryma e partisë, e komunistëve, e Luftës Nacional-Çlirimtare. Kjo ka të ardhëmen përpara, i përket së resë, asaj që asht përparimtare, progresive, demokratike, popullore; prandaj triumfon mbi të vjetrën. Nga ana tjetër, një vijë e zezë bie në sy në veprimtarinë e klerit katolik shqiptar: asht vazhda e tradhëtisë, e falsitetit, e demagogjisë, vija e reaksionit ma të tërbuem, e antishqiptarizmit, e asaj që asht regresive, e mykun, e dalun boje; prandaj asht e destinueme të vdesë. Asht siç provohet mjaft mirë në vepër, baza politike, ekonomike dhe ideologjike e klerit katolik në Shqipni ka qenë, gjithmonë, e huej për botën shqiptare. Tue iu referue materialeve të botueme nga vetë kleri, po sjellim këtë të dhanë historike, që dëshmon qartë se, pothuej, të gjithë misionarët, organizatorët dhe krenët e klerit katolik në Shqipni në shekujt e kaluar kanë qenë me kombësi të huej. Mjafton t’u hedhim një sy françeskanëve dhe jezuitëve, tue mos u ndalue tek benediktinët e domenikanët. Historikisht dëshmohet që në vitin 1248 Urdhëni françeskan filloi me u vendosë në Shqipni, me zgjedhjen e françeskanit Giovanni de Plano Carpini arqipeshkëv i Tivarit. (2) Ky prelat bani me ardhë në Shqipni françeskanët dhe domenikanët, tue zevendsue, kështu, benediktinët, të cilët, që nga kjo kohë, kishin fillue me braktisë manastirët e tyne. Në veprën “Schizzo Storico sull’opera dei Franceskani in Albania”, asht dhanë lista e françeskanëve, që u zgjodhën peshkopë ndër dioqeze të ndryshme. Kështu, p.sh., në arkidioqezin e Tivarit dhe të Durrësit, në dioqezin e Shkodrës, Lezhës, Sapës, Pultit, Krujës, Sh’Shtjefnit (në Mat), Arbërit, Shazit, Bardhecit, Drishtit, Ulqinit, Shurdhahit, Sapës e Sardës, d.m.th. ndër dy arkidioqezë dhe trembdhjet dioqezë janë të regjistruem rreth 80 peshkopë të huej. Çdo njeni nga këta ipeshkvij ka sjellë në vendin tonë frymën e nënshtrimit ndaj politikës austriake dhe italiane. Me një ideollogji të tillë u rritën dhe u edukuen edhe klerikët katolikë vendas. Në kete temë historike, janë kapur ato periudha që për rëndësinë e tyre në saje të një studimi, analize e sinteze të thellë të ngjarjeve e fakteve mbi klerin katolik shqiptar, jepet qartë figura reaksionare, antikombëtare e atyre veladonezezëve, që për shekuj duke qenë përfaqësuesit e pushtetit shpirtëror të njerëzve, kanë luajtur ashtu siç thotë autori vetëm rol merimangash në vendin tonë, në endjen e atyre fijeve të njohura të errësirës mesjetare. Vepra duke qenë një sintezë e konfliktit të ashpër klasor të shkallës kombëtare e ndërkombëtare, lot një rol të rëndësishëm për studime shkencore në fushën e historisë së vendit tonë dhe ka një vlerë të madhe për edukimin revolucionar të masave punonjëse
…”

 

Por absurdi i shqiptarëve trushpërlarë nuk ka të sosur

 

Shqiptarët fatkeq në vendlindje, kanë menduar gjithnjë si naiv se shumica e shqiptaro amerikanëve këtu janë anti-komunistë, gjë që nuk ka qenë e vërtetë në kohën e regjimit komunist dhe as në ditët tona.

Dikur Jupi i gjithpushteteshëm në sektorin e albanologjisë deri sa mbylli sytë, është ftuar paturpërisht nga sociakomunistët shqiptaro amerikanë, që dikur shisnin në rrugët e New York-ut librat propagandistike të diktatorit anti-akatolik dhe ateist Enver Hoxha, alias Dulla dhe të benimin të oborrit të tij “disidentit” Ismail Kadare.

Ata fatkeqsisht kishin marrë peng asokohe dhe sot Federatën Panshqiptare “Vatra” (1912) dhe gazetën “Dielli” (1909), që të vinte në SHBA dhe të bënte “hulumtime” selektive të njëanshme për disa nga figurat e shquara të diasporës sonë këtu, duke e paraqitur vazhdimisht të zezën si të bardhë.

Kjo taktikë komuniste dhe postkomuniste u përsërit disa herë edhe me ftesat dërguar “profesorëve” të komunizmit prof. dr. Nasho Jorgaqi dhe prof. dr. Viron Koka, të cilët shkruan libra me përralla apo trillime, për leninistin e pandreqshëm apo komunist e thekur Fan Stilian Nolin.

Kundër shënimeve historike të shqiptaro amerikanit veteran nga Bostoni dr. Peter Minnai këtu në SHBA, janë hedhur në sulm mediatik plot fanatizëm studiuesit e shkollës së realizmit socialkomunist të Shqipërisë së diktatorit Enver Hoxha, ndihmësit besnik të idedologjisë komuniste të PPSH-së prof. Nasho Jorgaqi dhe ndihmësi i tij prof. Viron Koka.

I pari, ka shkruar një pamflet në fletushkën Ze(h)ri i Popullit dhe i dyti në një tribunë “demokratike” si Rilindja Demokratike (“RD”), por që në vetvete të dy vijnë nga indoktrinimi dhe shërbimi fanatic, që i kanë bërë sistematikisht për shumë dekada komunizmit të tyre.

Ndërsa i pari, qëndron në pozitat e një socialisti të konvertuar, i dyti i kthyer në formalisht me kostumin blu “demokrat”, çoroditi edhe atë pjesë naïve të rinisë shqiptare, që pret realizëm, frymë kritike dhe freski në analizën e figurave të nacionit.

Gjatë verës së vitit 1994, dr. Minnar kishte planifikuar që sëbashku me fakte të pakontestueshme të vij në Shqipëri, për të tretën here, duke pranuar me kënaqsi një bisedë treshe përballë ekranit të televizionit, për të njohur publikun shqiptar nga afër dhe realisht me faktet origjinale pa retushime mbi Nolin.

 

Mirënjohja dhe respekti del nga zemra e njerëzve të kulturës

 

Kultura e madhe e Kolecit në zbardhjen e kontributit të klerit dhe elementit katolik ishte një dhunti dhe talent që u fik shpejt nga kalimi i tij në amshim. Mons Zef Simoni e kishte Kolecin si një këshilltar të sincertë dhe shumë të mirë.

Historia, kultura e thellë, letërsia dhe figurat e klerit katolik, ishin një passion, që i buronte natyrshëm nga thellësia e pastër e shpirtit qytetar shkodran. Pushoftë në paqe, në lumnin e pasosun!

Publicisti bashkëkohor dhe prelati i lartë i kishës katolike në Shqipni Shkëlqesia e Tij Ipeshkvi i Rrëshenit (2017) imzot Gjergj Meta (lindur në qytetin e Durrësit në vitin 1976), do të shkruaj këto fjalë dhimbjeje nga zemra e plagosur e tij, për kalimin para kohe në amshim të intelektualit të shquar, por modest: “Kolec Çefa paska vdekë! Paska vdekë një burrë i vyer! Lajmin ma dha Klaudia Bumçi e Radio Vatikanit. Më erdhi keq, por më shumë turp nga vetja që Koleci jo vetëm ka vdekë, por tashma edhe qenka varrosur në Shkodër e nuk kam qenë për me i thanë dy uratë e me ia hedhë një grusht dhe. Për ma shumë asnjë rresht nekrologji apo një kronikë sado të vogël lajmesh, së paku ne tv lokale të Shkodrës, për një njeri i cili ia kushtoi jetën e tij arsimit dhe kulturës, punoi me mons. Frano Illinë (dhe imzot Zef Simonin Ipeshkëv Ndihmës I Arqipeshkvisë Metropolitane Shkodër, shënimi im K.K.), botoi libra e shkrime duke lartësu punën dhe rezistencën e klerit në Shqipëri, na dhuroi tekste kritike dhe dokumenta të panjohur për Fishtën, shkrime të shumta, përmbledhë në vëllimin: “Kur e vërteta flet ndryshe” botuar në vitin 2010. Koleci nuk mund të ikte kështu, anonim. Nuk e meritonte. Kolecin e kam njohur personalisht në Tiranë kur kam qenë prift krejt i ri në Katedralen e Tiranës. Aty vinte në meshë për çdo ditë diele… Kishte njohur pothuajse të gjithë meshtarët e vrarë apo të burgosur e mund të fliste për secilin prej tyre. U kushtoi shkrime e jetshkrime, përderi edhe Marie Tucit të stigmatineve. Koleci me siguri, me fenë e gjallë që ka pasur, i është përgatitë asaj. Vdekjen ia kemi hak Zotit, por anonimatin nuk mund t’ia lejojmë vetes, sidomos për njerëz si Kolec Çefa që i kanë dhënë diçka vendit, shoqërisë, historisë dhe kulturës…”

 

Kolec Çefa: një pendë shqiptare katolike më pak (Radio Vatikani, 27 Gusht 2021)

 

U kthye përgjithmonë nga Tirana, në Shkodër, studiuesi dhe shkrimtari i njohur, Kolec Çefa, autor i disa librave e i një mori studimesh e artikujsh, botuar në mjetet e komunikimit të Kishë katolike si dhe në shtypin e kohës, posaçërisht në gazetën “Shqiptarja”. R. SH. – Vatikan

Bashkësia katolike e Shkodrës përcolli në banesën e fundme Kolec Çefën, që u rikthye përgjithnjë nga Tirana, në vendlindje. Pranë familjarëve, në Varrezën e Rrëmajit.

Vëlla i poetit të mirënjohur Anton Çefa, lindi në Shkodër, më 26 shkurt 1937, në një familje  katolike shkodrane, që banonte në lagjen Arra e Madhe.

Të dy vëllezërit ishin studentë të shkëlqyer, studiues dhe krijues të talentuar, por mbi të gjitha, njerëz të vërtetë, që zgjodhën rrugën më të vështirë: atë të heshtjes  e të harresës.

Për të ruajtur më të kushtueshmen: dinjitetin. Në vitet e para pas ’90-ës pati fatin të jetonte kohët e “ringjalljes”, si sekretar e redaktor i veprave të imzot Zef Simonit, në kryeipeshkvinë katolike të Shkodrës.   Ndërsa Antoni, autor i dy librave me poezi, “Dritarja e një britme” dhe “Heshtja ka tingull guri” nga shtëpia botuese Camaj-Pipa 2002 u largua nga Shkodra – në Amerikë e aktualisht (jo sepse e është dorëhequr para disa viteve, shenimi im K.K.), editor i Federatës Panshqiptare “VATRA” jeton e punon në Neë York (jeton në Neë Jersey prej shumë vitesh, shënimi im K.K.) me sytë, mendjen e zemrën nga oqeani e deti … Koleci u nis për në Tiranë! Një pendë më pak për Shkodrën e pendave të arta!

Koleci u lidh që fëmijë me klerin katolik, lidhje që nuk e shkëputi as në vitet e zeza të persekutimit. Mësimet e para i kreu në shkollën 7-vjeçare që e kishte fare pranë shtëpisë, për t’i vijuar në atë pedagogjike. Si e pati kryer me rezultate shumë të mira, nisi të endet nga katundi në katund, si mësues kryesisht i lëndëve humanitare. Ishte kalvari i “të prekunve”. E në rrugën e Kalvarit shtegtonte edhe gjatë studimeve me korrespondencë pranë Institutit Pedagogjik në Shkodër. Kur u hapën rishtas dyert e  kishave katolike, ishte i pari që, duke dalë nga klandestiniteti, u vu menjëherë në shërbim të Kishës.

Puna e gjatë përkrah imzot Zef Simonit, si sekretar i tij në argjipeshkvinë e Shkodrës, i krijoi mundësitë të shfletonte e të studionte dokumente të panjohura, të shpëtuara prej arkiveve kishtare.

Luajti një rol të dorës së parë në botimin e librit “Martirizimi i Kishës Katolike, 1944-1990”, Shkodër, 93, ku përfshihet edhe portreti i dom Ndre Zadejës, fryt i pendës së tij. Mori në dorë, si redaktor, një pjesë të mirë të veprave të meshtarëve, botuar gjatë këtyre viteve. Posaçërisht, veprat e atë Donat Kurtit.

Nuk e shkëputi kurrë lidhjen me Kishën, nisur që heret në përpjekjen për të mbledhur iskrat e mbetura pa botuar nga autorët më në zë të saj , duke u lidhur sidomos me Atë Viktor Volajn, redaktorin e veprave të Fishtës, sepse e adhuronte Fishtën. Ndaj Atij ia kushtoi edhe librin e titulluar “Nëpër gjurmët e Fishtës”(Shtëpia Botuese Françeskane, Shkodër, 2003).

Me botimet e shumta kushtuar kryeveprave të klerit katolik, u bë sakaq penda më e njohur në lëmin e studimit të autorëve të ndaluar gjatë 50-vjetëve të regjimit komunist. Nuk ia përtoi të hyjë edhe në polemika, ndërsa vijon sulmi kundër trashëgimisë së tyre letrare.

Botoi një vepër edhe për Luigj Gurakuqin, titulluar “Luigj Gurakuqi në një optikë të re”. Shkrimet e tjera, që mbetën të përhapura në revista e gazeta, mund të përmblidhen në një libër shumëfaqesh.

Që të mos harrohet kurrë kontributi i tij dhënë Kishës Katolike e asaj kulture për të cilën krenohet Shkodra, ku penda të reja të talentuara ecin në gjurmët e pashlyera.”

 

*ish redaktor i revistës “Kumbona e së Dielës”, Shkodër

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

Ku ishit ju, ADAMË?!!! – Poezi nga Përparim Hysi

“Të heshtësh bën akt terrorist!”
DEAN FANTE

Kam një pyetje që nuk më lë të qetë,
Kam një pyetje që kërkon përgjigje:
-Të gjithë ju,ADAMË,ku qetë,
Kur në SHQIPËRI u bënë krime?

Ku qetë kur TRIFON XHAGJIKËN vranë me plumba
Vetëm e vetëm se”Atdhenë e pa lakuriq” *
JU veshët me dyllë,nga goja:vuva!
E bëtë sehir kur e vunë në kryq!!!

Dhe Vangjel Leshon e vranë dhe FAdil KOKOMANIN
(Por ju nuk i patë se”sytë i kishit mbyllur”)
Po si mund të hidhnit poshtë partinë e komandantin?
Se ju,besnikërisht,me partinë qetë lidhur.

Krijimtaria juaj shkonte”fjollë” dhe partia u vinte dafina
Se në prozë a me vargje”zbukuronit oborrin e partisë”
Gojën hiç nuk e hapët as kur u prishën xhami e kisha
Se ju kot nuk ishit”krenaria e kulturës dhe e letërsisë”.

Heshtët dhe kur u vranë dy POETË në LIBRAZHD
(UH,po si në LIBRAZHD të ketë poetë?!!!)
Me partinë e pushtetin kullotnin në një grazhd
Dhe për ju sahati i konfortit rrinte tetë!!!

Kurba e terrorit ngrihet ca më lart
Në KUKËS varën POETIN HAVZI NELA!!!
Heshtët se në shpirtëra kini natë
Dhe për ju,ADAMËR,më kap e vjella.

Tani zini e flisni,zbrazni pushkë pas luftës,
Dhe gati”bini therorë” me tuajat shkrime
Nuk kini kokrrën e kripës,as druajtje prej krupës
Se jini bashkëfajtorë në krime.

Pendesë nuk njihni dhe hiqeni inoçentë
“Qe kohë e keqe dhe qe diktaturë!”
Secili që dje heshti,sot gati të shpallet disidentë
Ç’është më e keqja:-Ndonjë rreh gjoksin se qe burrë!

ADAMËR! JU nuk e hapët gojën,kur duhej folur,
Dhe partia e pushteti ju mbuloi me çmime
Patjetër,kur erdh demokracia,pendesë duhet të kishit njohur
(këto vargje të mia,e presin një përgjigje)

* varg nga TRIFON XHAGJIKA.

blank

Kanga XIV – PËR VEND TË LINDJES MË NGUSHTOI DASHNIJA – Nga DANTI ALIGHIERI – Përktheu PASHKO GJEÇI

Kanga XIV

Per vend te lindjes me ngushtoi dashnija,

Sa tok ia mblodha gjethet e shperndame

E atij ia ktheva qe i kish ra zalija.

.

Mbrrijtem ma n’fund n’ate vend ku asht i ndame

I dyti brez nga i treti, atje mue

M’u shfaq si drejtesija bante nam.

.

Çdo gja te re qe pashe per me tregue,

Po them se na ia behem n’nje djerrine,

Qe bime ne shtrat te vet s’len me bulue.

.

I dhimbshmi pyll krejt rrotull e perfshin

Porsi kunore, si pyllin brraka trishte;

Na hapat ndalem buze asaj shkretine.

.

Aq perveluese rana e dendun ishte,

Sa as Katoni kurr kamben e tij

S’e pati vu ne nje te tille ranishte.

.

Hakmarrja jote, Zot, o Perendi,

Se ç’tmer e frike atij duhet t’i kalle,

Qe do lexoje çka pashe me syte e mij!

.

Vraponin turma lakur neper zall

Tue qa e tue lotue te zine mjerim,

Por s’njajtes vuejtje nuk i bajshin balle.

.

Sa rrinin shakull n’shpine gjithe deshperim,

Disa, te ulun ndeje, grusht ishin ba,

Dhe rend e rend te tjeret pa pushim.

.

Turmen qe rendte s’e numronte gja;

Te shtrime ishin ma pak, por nen ate tmer

Me gojet shkrumb ma fort thrrisnin tue qa.

.

Permbi ranishte pa ia me njehere

Nje shi prej flakesh binte fije-fije

Ngadale, si bora alpesh kur s’ka ere.

.

Si Leka, mbi ate dhe te nxehte Indije,

Pau tue pikue persiper ushterise

Copa flakesh der n’toke pa u shkime njefije,

.

Prandej te gjithe i urdhnoi i forti pris

Te rrinin tue shkele rrah’n e perveluem,

Qe te mos hapej flaka shkretetise, –

.

Ashtu reshte n’ate ferr zjarri i amshuem;

E rana, porsi eshke ne gur e unur,

Ndizej, dhimbjet tue shtue nder te denuem.

.

Si n’valle i leviznin t’shkretat duer

Pa da andej-kendej, nga trupat vale

Tue shkunde te fresktat flake te zjarrit flure.

.

“Mesuesi im, – ia solla keto fjale,

– qe mposht çdo gja veç djajve, qe mizore

te porta e ferrit deshen me na ndale,

.

kush asht, valle, ai vigan, qe s’merrka n’dore

kaq zjarr, e rri perçmues e pa u perpjekun

dhe duket se s’po e piqka gjithe kjo bore?”

.

Kur vrejti se kah ai ishte terhjekun

Kureshtja ime, vete m’u gjegj ma pare

Tue brite: “Si qeshe i gjalle, jam edhe i vdekun!

.

Le ta lodhe Jovi t’fortin farketar,

Nga i cili muer rrufene edhe, titan,

Me te me shigjetoi e m’bani zhar,

.

Le t’rrahin sa te duen kudher e çekan

Ne Mongjibel, ne farketore t’zeze,

E te vikase: “Vullkan! Ndihme, ndihme, aman!”

.

Si n’Fleger, kur beteja pat qene ndeze,

E le te me qelloje me force t’pamate;

– Krejt kot e ka, s’perulem dot, per bese!”

.

Me t’madhe prisi at’here t’i ka piskate,

Sa kurr degjue s’i kishte une aq za:

“O Kapane, shi n’kete kreni qe zgjat,

.

qendron ndeshkimi qe ti je tue la;

terbimi yt vete po t’denon perjete

ma teper se sa flaket ne shulla.”

.

Pastaj m’u suell e tha, n’fytyre me i qete:

“Ai qe nje nder shtate mbretnit qe rrethuen

qytetin Tebe; pat e vazhdon t’kete

.

ndaj Perendise meni qe gja s’e shuen;

por, bash ashtu si ia perplasa n’sy,

furine porsi stoli ne gjoks ia vune.

.

E tash eja mbas meje, pa u shty

Mbi rane te kobshme ku po digjen flaket;

T’ecesh rranze pylli asht ma mire per ty.”

.

Te heshtun mbrrijtem te nje lum si i gjaket

Qe  i vogel fill prej pyllit rrjedh rreke;

Sa here qe e kujtoj me vjen te paket.

.

Sikur nga Bulikami del nje she

Ku marrin ujet vajzat mekatare,

I tille derdhej dhe ky mbi t’ndeztin dhe.

.

Krejt shtrati I tij e brijte veshe ishin fare

Me gure, si edhe brigjet ne dy ane:

Pra duhej ece bash kesaj rruge vetare.

.

“Nder sa e sa gjana qe der tash kam thane,

qyshse na i jemi fute se madhes dere

neper te cilen mund te hyjne te tane,

.

ti nuk ke pa me sy kurrndonjehere

gja ma per bind se uj’t e ksaj rrekeje,

ku flaket pa ra mire shkimen mejhere.”

.

Me keto fjale mesuesi u kthye prej meje,

Mbasi e luta gjelle me me dhurue

Tani qe me kish zgjue deshire nder deje.

.

“Mes detit asht nje vend perdhe rrafshue,

– prisi me tha atbote, – e quhet Kreta,

nen mbret te saj pa faj njerzt kane jetue.

.

Mali i saj Ida gjithe kroje te qeta

E pyje gjelberore dikur kishte,

Por tash s’ka tjeter, veç troje te shkreta.

.

Rea per djep t’sigurte e zgjodh, ferishte

Kur t’birin pat, dhe qe ma mire me e fshehe,

Vajin e djalit fill me klithje e prishte.

.

Mbrenda atij mal nje plak hierande rri ngrehe,

Shpinen e vet Damiates ia drejton,

Drejt Romes si n’pasqyre dy syte i mpreh.

.

Ar i kulluet mbare koka i xixellon

Dhe argjend krahet edhe parzmi unji,

Baker der n’rranze te kofsheve i veton;

.

Çka merr ma poshte e ke hekur te zi,

Por kamba e djathte asht prej argjilit pjelle,

– Mbi kete ma fort mbeshtetet trupi i tij.

.

Gjithe trupi, perveç kokes, pre asht thelle,

Nga çamja curril lotet poshte pikojne

E, mbare tue u bashkue, shporojne ate shpelle.

.

Me rrjedhe te tyne ne lugine formojne

E Akeron e Flegeton e Stigje,

Mandej neper kete lug te ngushte kalojne

.

E mbrrijne atje ku s’gjen me zbrite ma shtigje,

Koçitin tue perftue; ç’moçal asht ai

Do e shohesh vete, – ketu s’te jap pergjigje.”

.

“Ne qofte se kjo rreke, – i thashe pastaj,

– rrjedh n’kete menyre nga lart prej botes sone,

perse na shfaqet vetem ne kete skaj?”

.

M’u gjegj: “I rrumbullaket asht gjithmone

Ky hon; e mbasi fute jem’ vazhdimisht

Tue marre te majten poshte ne rrugen tone,

.

Honit s’i jemi sjelle kurr krejtesisht;

Pra ne te dalshin para sende t’reja,

N’fytyre mos u trego si mrekull t’isht.”

.

E une serish: “Flegetoni e Leteja

Ku jane, mesues? Per njanen ti s’po flet,

Per tjetrin thue krijohet nga rrekeja

.

E loteve.” “Mue vargu i pyetjevet

M’pelqen, – m’u gjegj. – Ti nje pergjegje e more

Nga vete kjo dallge e kuqe qe buçet.

.

Letene do shohesh jashte kesaj gropore,

Atje ku te gjithe shpirtnat shkojne me u la,

Si t’i kene vuejte mekatet njerezore.”

.

Pastaj me tha: “Tashti duhet me u nda

Prej pyllit; ti gjithmone mbas meje rri,

Tue ece per te gjate bregut s’te gjen gja,

.

Se mbi lum shuhen flaket nji nga nji.”

 

 

blank

Kanga XIII (Ferri) – NESI ENDE S’KISH DALË NË TJETRIN BREG – Nga DANTE ALIGHIERI – Përktheu PASHKO GJEÇI

Kanga XIII

Nesi ende s’kish dale ne tjetrin breg,

Kur na u futem ne nje pyll t’pasosun,

Ku s’shihej kund me sy as shenje as shteg.

.

Jo flete te blera, por ne zi ngjyrosun,

Dege t’drejta jo, por nejce e te ngatrrueme,

Pa fruta, krejt me thepa t’helmatosun.

.

Nuk gjejne kso shkurresh t’ashpra e te dendsueme

Ato bishet e egra, qe aq menijne

Korneto dhe Cecine, toke te lavrueme.

.

Te mbrapeshtat Harpije ketu rrijne

Qe dbuen trojan’t nga Strofadet unji,

T’zeza tue parafole, qe ma vone vijne.

.

Flatra te gjana, ftyren si njeri,

Kambet me kthetra, barkun n’pupla mblue,

Nder ato bime per bind rrijne tue psherti.

.

E prisi i mire: “Ma mbrende nuk due me t’çue,

Se je n’brezin e dyte une pa ta thane,

Ketu do jesh, – vazhdoi ai me tregue, –

.

Deri sa t’kesh arrijte te e ndezta rane;

Por hapi syte, se ke me pa paprite

Gjana, sa syve tuej bese mos me u zane.”

.

Kudo degjoja njerz tue fsha, tue brite,

Por kund njeri me sy nuk po veshtroja,

Prandej u ndala pa ba za, habite.

.

Besoj se ai besonte, qe une besoja

Se gjithe ai za mund t’dilte n’per morrize

Nga njerz te fshehun nga e pyllit mbloja.

.

“Ne qofte se then, foli i shtrenjti pris,

– ndo’j degez nga ndonjana nder kto bime,

mendimet qe ti ke kane per t’u grise.”

.

Atbote une doren time tue e shtrime

Nje gem keputa n’nje kacube, mbas pak

“Pse po me shkyen?” – ai trung leshoi nje brime.

.

E kur filloi me u ri pastaj ne gjak:

“Pse me çaplon? – ia nisi tue u germushe,

– si nuk te ndjeka ai shpirt dhimbje ndopak?

.

Njerz dikur qeme, por tash jem kthye n’gemushe,

Ty dora duhej t’kishte ma meshire

Shpirten gjarpijsh po t’ishim neper fushe.”

.

Sikur nje dru e njome, e ndezun mire

Nga njena ane, n’ane t’kundert psheretin

Edhe cijat prej eres neper bire,

.

Ashtu nga ai gem riguen edhe u perzine

Fjale edhe gjak; prandej une e leshova

Pertoke, nga frika te dy krah’t m’u ngrine.

.

“Po te kishte zane bese edhe pa prova, –

I gjegji prisi im, – shpirt i coptuem,

Çka n’vargje t’mija qysh ma pare pershkrova,

.

Doren e vet kah ti s’do e kish drejtuem;

Por fakti i pabesueshem me ka shty

Ta nxis per nje veprim, qe asht tue m’randuem.

.

Por thuej kush je e ky si shperblim ty

Ka per ta ngjalle kujtimin per cdo skute

Te botes, ku te drejte ka ky me u kthye.”

.

E trungu: “Aq fort ti zemren po ma zbut

Sa nuk hesht dot. Keq pra mos te ju vije,

Ne qofte se ne bisede po due me u fute.

.

Jam ai qe çelsat dijta n’dore t’ia shtij

Zemres se Federikut; tue i vertite

Ambel, here mbyll here cel, munda t’arrij

.

Te zemra e tij kend mos te la m’u avite;

Besen ia mbajta t’lartes zyre, e mbyte

E pata vehten, puno nate e dite.

.

Por smira, kjo lavire, qe s’i heq syte

Nga selija e Cezarit asnjehere,

Vdekje per t’gjithe, ne kurte ves i ndyte,

.

Ndaj meje ndezi flake shpirtnat e tjere

Dhe ndezja e tyne ndezi Augustin krejt,

E m’u kthye n’vaje çka pata lavd e ndere.

.

Ky shpirti im, qe pezmi ish tue e brejte,

Me vdekjen tue dashte pezmit me i shpetue,

Ndaj vehtes sime t’drejte m’bani t’padrejte.

.

Pasha te rejat rranje te ketij dru,

Kurr nuk ia theva besen zotenise,

Qe ishte aq i denje per t’u nderue.

.

N’se kush prej jush n’ate bote prap ka me u nise

T’ma naltoje emnin tim, qe poshte ka ra

Nga shpifjet e frymzueme prej zilise.”

.

Priti paksa, pastaj: “Mbasi s’ban za, –

M’u suell poeti, – kohen mos e bir,

Por foli ne pac pyetje per t’i bâ.”

.

At’here prisit i thashe: “Fol ti ma mire,

Mjaft qe deshira im te plotsohet,

Se prej dhimbjes te shprehem kam veshtire.”

.

E ai filloi: “Ishalla vertetohet

N’ate bote deshira e drejte, qe n’zemer t’dridhet,

Shpirt i burgosun; nga ne te kerkohet

.

Me lutje, t’na tregosh ne c’menyre lidhet

Shpirti nder dege; na thuej ti mundesisht

A thue ka ndodhe qe kush prej tyne t’zgjidhet?”

.

Ahera trungu fryni fuqimisht

E u shndrrue gjithe ajo ere ne keto fjale:

“Çka deshet, do degjoni shkurtimisht.

.

Porsa nga trupi shpirti te kete dale,

Nga trupi, qe vete mbyti me dore t’vet,

Minosi n’gryke te shtate e hjedh pa u ndale.

.

Bie ne pyll, e aty ku ndeshet njet,

Aty ku fati e flak prosi shgjetore,

Rranjet e veta lshon e gema qet;

.

Del si fidan, rritet si lande pyllore;

Gjethet e saj harpijet i kane gjelle,

Dhimbje shkaktojne, dhimbjes i gjejne dritore,

.

Si tjeret, trupat ketu kem’ me i sjelle;

Por jo ma qe t’i veshim perseri,

Se s’asht e drejte te marrish çka ke hjedhe.

.

Do t’i terheqim zvare, n’kete erresi

Pylli nder dege do varen trupat tone,

Sejcili vare n’ate shpirt, qe pat merzi.”

.

Mbi trung ishte terheqe vemendja jone,

Pandehnim se diç donte prap me thane,

Kur, ja, degjuem na nje te forte jehone,

.

Si ai qe degjon befas nga nje ane

Derrin qe vjen e ata qe i dalin n’prite,

Qejt lehin e ulurin krejt pylli i gjane.

.

Do shpirtna, ja, nga i majti breg paprite

Ia behen zhveshe, dermishe, tue nga rrufe

N’per pyll, perdhe me turr deget tue qite.

.

I pari briste: “O morde, tash ku je?”

Tjetri, qe i bahej vrapi se i del huq,

I thrriste: “O Lan, ti kaq i shpejte nuk qe

.

N’beteje te Topos, dheu kur n’gjak u kuq!”

E ndoshta pse nuk kishte ma ai fryme,

Mbi nje kaçube u rrzue e ra palmuç.

.

E mbas tyne krejt pylli ishte plym

Me bushtra zi, te vrullshme e te deshrueme,

Porsi langojt qe hekrat kane shperthyem.

.

Mbi ate qe mbet u lshuen si te terbueme,

Pastaj me dhambe ta bamen çike e çike, Hiken,

ne goje gjymtyret e dermueme.

.

Prisi doren ma muer e, mue tane frike,

Me çoi te çufrra kot qe shkrihej n’vaje

Per trup gjymtue ku gjaku rridhte pike.

.

“O Jake nga San Andrea, – zani i saj gulshonte,

– cka fitove qe mburoje gjete ne mue? Per ty faje pse t’laj?”

Kur iu afruem, mesuesi zu t’I thoje:

.

“Po ti kush je, qe kjan me aq pikllim

tue fole e gjak tue rrjedhe nga keto goje?”

E ai: “O shpirtna, qe ne kete drejtim

.

Paskeni ardhe si shkyhemi ma pa

E po shihni ne mue te ziun gjymtim,

M’i mblidhni deg’t e shkurres trishtas ra!

.

Une qeshe nga ai qytet qe mburojtar

Baptistin muer, hoq Marin: per kete gja

Ky kurr nuk do ta laje te sillet mbare,

.

E po mos t’ishte ftyra e tij mbi ure

Te Arnit, sikur qe gjithmone ma pare,

Qytetaret, qe e themeluen dikur

.

Mbi hi e pluhun, t’vetmet gja qe mbeten

Nga Atila, s’do te ngrinin n’kambe nje mur.

Shtepine trekambsh une bana e vara veten.”

blank

Thonë Nga Rita Saliu

Gezimi dhe hidherimi
Nuk kane moshe

Si te mund inatin me diellin
Ngritje qe me jep ankth
Nje ndriçim me duhet
Per te kapercyer pengesen
E oreve te keqija
Qe ka humbur rrugen

Duke ikur
Fushave te heshtjes qe vazhdojne
Enigmat na mbulojne si rete shterpe
Te diteve te erreta

Semundja eshte e rende
Lutem te lindet nje shpetimtar

Ty moj hije prere
Humbur arkivave
Te shpetofte Zoti

blank

KJO VJESHTË ALPINE Nga Ndue lazri

Vjelësit mbledhin vjeshtën nëpër kosha
dhe pjergulla jonë nga vilet është rënduar
dielli përthyhet mbi kokërrzat laroshe
që më ngjajnë me syrin tënd të shkruar.
Drenusha që zbret natën që nga pyjet
e poshtë pjergullës ia merr një sy gjumë,
ikën sapo qiellit nisin treten yjet,
ndjen hapin tënd që nisesh për në punë.
Dhe ti si kaprolle herët e nis ditën
me duart e arta e bën vjeshtën të begatë,
me akrepat vërtiten orët e pritjes,
pa ty dita bëhet shumë e gjatë.
Ulem nën pjergull e shkruaj ndonjë vjershë,
por mbi fletë bien piklëzat e rrushit,
bien ca gjethe e më rrethojnë me vjeshtë,
ndërsa vargjet marrin aromën e mushtit.
Kjo vjeshtë alpine ku dehin mollët me erë,
vjeshtën kur u njohëm bashkë më kujton,
pas pak do e vjel rrushin ta bëjmë verë
e gotën ta ngre me ty në ballkon.
Ndue Lazri

blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend