VOAL

VOAL

Ndërron jetë vajza e Whitney Houstonit

July 27, 2015

Komentet

Shuhet Teodor Vaso, ikona dhe legjenda e futbollit Korçar dhe kombëtar Nga Raimonda Moisiu

Sot Futbolli korcar dhe Shqiptar u gdhi në zi! Lajm i hidhur dhe tejet  i trishtë për sportin korcar dhe atë kombëtar,  ikja në amëshim e ikonës dhe legjendës së futbollit shqiptar, Profesor Teodor Vaso!

 

Trishueshëm dhe dhimbshëm m’u përgjigje oh zot në këtë të dielë mes marsi, 2024. Lajmi i ndarjes nga jeta, e ikonës dhe legjendës të Skënderbeut dhe Partizanit të  viteve ‘70ë,  Prof. Teodor Vaso, trishtoi dhe tronditi thellë Korcën e Korcarët mëngjesin e kësaj të diele.

Profesor Teodor Vaso është një nga personalitet më  shquara të elitës korcare, që na ka dhënë aq shumë mund, djerësë, inteligjëncë dhe kulturë sportive në fushat e blerta kombëtare e ndërkombëtare,  duke na falur emocione  të përhershme…

Profesor Teodor Vason e kisha mik të mirë e të hershëm, nuk më bashkonte vetëm ndjenja e bashkëqytetarisë të qënit korcarë 24 karat, por kemi qenë edhe kolegë te gjimnazi “Themistokli Gërmenji” për gati dy vjet.

Pikërisht kjo miqësi mua më dha shansin e bukur e mbresëlënës  të zhvilloja edhe një  Super Intervistë në vitin 2016-ë.  Dhe jo vetëm kaq! Sa herë vija në Korcë, me Todon( kështu e thërrasin korcarët)  organizonim  evente përkujtimore në nderim të figurave të shquara të futbollit korcar, që janë ndarë para kohe nga jeta.

Edhe pse sot është një ditë e trishtë dhe e dhimbëshme se Todoja ynë iku në amëshim, unë sot dëshiroj të kthehem ndër ato vite të shekullit të kaluar, dhe të sjell  panoramën- kujtesë, mbresëlënëse dhe historike, legjendën,  ikonën e futbollit korcar dhe atij shqiptar, – të Pakalueshmin,-Teodor Vaso- një figurë sportive dominuese në ndeshjet kombëtare e ndërkombëtare, që  i dha famën dhe bëri historinë e një futbolli  më profesional, spektakolar, historik e mitik  të shekullit të kaluar! Prof. Teodor Vaso është futbollisti mes më të mëdhenjve  futbollistë shqiptarë, që ka njohur ndonjëherë historia e futbollit shqiptar,  që me lindjen e tij. Profesori dhe Mjeshtëri Teodor Vaso i përket  elitës së  shquar të sportit shqiptar, ma i miri i të mirëve, i përket  futbollistëve legjendë dhe heronjve të kohës që jetonin dhe ia dolën,  bënë dhe shkruan me gërma të arta historinë e futbollit shqiptar. Me inteligjencë, pasion, talent e profesionalizëm, Teodor Vaso  arriti  të shkruante  historinë e futbollit korcar  në nivel kombëtar, europian  e botëror. I pakalueshmi Vaso prej sot do të prehet në Paqen e Amëshur, Fisnik dhe Krenar, Idhull dhe Legjendë!

Sepse Legjendat nuk vdesin kurrë!

Profesor Teodor Vaso do të mbetet figura madhore,  jo vëtëm  për gjeneratën që i përkiste dhe të ardhmes, por edhe për ata ëndërrimtarët, sportistët e rinj, që dëshirojnë t’iu ngjajnë atyre,  që bënë Epokën e Futbollit Shqiptar!

Profesor Teodor Vaso, kjo figurë sportive dominuese, vlerë kombëtare dhe historike,  është futbollisti mes më të mëdhenjve  futbollistë shqiptarë, që ka njohur ndonjëherë historia e futbollit shqiptar,  që me lindjen e tij. Më një karrierë të artë, që përputhet me biografinë e mahnitëshme e të Pakalueshmit -Teodor VASO.

Lindi, u rrit dhe jetoi në qytetin e lindjes, në Korcën e tij të dashur, që nuk e “braktisi” kurrë.

Teodor Vaso është diplomuar në Institutin e Kulturës Fizike ”Vojo Kushi” në Tiranë. Trajner  dhe Specialist futbolli pa ndërprerje,  që nga viti 1972-, -55 vjet aktivitet sportiv. Në dy vitet e fundit, 2012-2013,  në funksionin e të deleguarit të  FSHF-së,  për ndeshjet në qarkun e Korcës. Kampion kombëtar me ekipin”Partizani”në vitin futbollistik 1963-64 dhe fitues i Kupës së Republikës në atë vit dhe në vitin 1966-ë. Fitues i Kupës Ballkanike me klubet,  në  1970 –ën,  vecmas me ”Partizanin”. Fitues i anketës 5 Sportistët “Më Të  Mirë të vitit 1967-ë”,  në përbërje të ekipit kombëtar të futbollit, që eliminoi RFGjermane, në 17-12-1967—ën. ”Mjeshtër i Merituar i Sportit”,  dekoruar me “Medaljen e Artë” për merita të shquara në sport’, me rastin e 90 vjetorit të themelimit të Shoqërisë së parë kulturalo- sportive, në  Korcë.  Medalje e FSHF-së, me motivacionin për rezultate të larta në ndeshjet e futbollit me ekipet, që ka luajtur brenda dhe jashtë Shqipërisë. Futbollisti ”Më i Mirë i Shekullit ” për Korcën, në anketën e bërë me rastin e 90 vjetorit në fjalë. Ka luajtur në të gjitha rolet e formacionit futbollistik, me përjashtim të rolit të portierit,  në të gjitha ndeshjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka shënuar 26 gola duke qenë në  role mbrojtëse, dhe ka qenë përfaqësues në 36 ndeshje ndërkombetare, 18 ndeshje me kombëtaren shqiptare, 15 ndeshje me skuadrën”Partizani dhe 3 me skuadrën Korcare.

Lamturimë miku dhe kolegu im i hershëm, Profesor Tedodor Vaso- Legjendat nuk vdesin kurrë!

Prehu në Paqen e Amëshur , Super Mbrojtësi historik kombëtar, -I pakalueshmi, Teodor Vaso!

Të Qoftë Dheu i lehtë në Korcën tënde që TI e doje, e respektoje dhe e krenoje aq madhërishëm në  Futbollin korcar e shqiptar, në jetë e qytetari!

Ngushëllimet e mija të përzëmërta Familjes Vaso, klubit të Futbollit Skëndërbeu të Korcës dhe klubit “Partizani”!

Ngushëllimet e mija të  përzëmërta bashkëqytetarëve dhe sportdashësve korcarë dhe shqiptarë, kudo që ndodhen, në Korcë, Amerikë dhe në Botë.

Me Dhimbje dhe Respekt të pakufi

Pranë Familjes Vaso

Raimonda Moisiu & Familja

Author/Freelance journalist

Jacksonville, Florida SHBA

Prof. Willy Kamsi në përvjetorin e vdekjes

Prof. Willy Kamsi qe Ambasador e diplomat i parë i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Gjatë mandatit të tij diplomatik, menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Vatikanit, punoi në ndërtimin dhe përforcimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë e Vatikanit.

R.SH. – Vatikan

Kujtojmë sot, prof. Willy Kamsi, në përvjetorin e kalimit të tij në amshim, Ambasadorin e parë të Shqipërisë pranë Vatikanit, intelektual e studiues i shquar i historisë, albanologjisë dhe kulturës. Njeri fisnik e me virtyte, një personalitet e atdhetar që kontribuoi shumë për kulturën, posaçërisht në fushën e historisë e të albanologjisë.

Prof. Willy Kamsi qe Ambasador e diplomat i parë i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Gjatë mandatit të tij diplomatik, menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Vatikanit, punoi në ndërtimin dhe përforcimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë e Vatikanit.

Qe dëshmitar i ndryshimeve të mëdha që ndodhën në marrëdhëniet ndërmjet Selisë së Shenjtë e Shqipërisë, por edhe një protagonist i vërtetë përmes një veprimtarie të dendur e të frytshme diplomatike. Fillimi e përforcimi i atyre lidhjeve vijon deri në ditët tona.

Pas mandatit diplomatik, Willy Kamsi u kthye në vendlindje, ku punoi me dashuri e kompetencë në bibliotekën e jezuitëve, pranë Seminarit ndërdioqezan ‘Zoja e Këshillit të Mirë’, në Shkodër. Pra, me pak fjalë prof. Willy Kamsi ka qenë dhe mbetët një pikë e rëndësishme referimi për Shkodrën, botën e historisë, të kulturës në përgjithësi dhe klerin shqiptar.

Ambasadori i parë i Shqipërisë pranë Vatikanit, Willy Kamsi, ka jetuar me një fe të gjallë në Krishtin dhe atë e ka dëshmuar gjatë udhës së tij njerëzore si i krishterë, si studiues e si diplomat. Shkodra, Shqipëria, kultura e Kisha shqiptare ia kanë një borxh të madh mirënjohjeje e nderimi për atë që Willy Kamsi ka bërë e dëshmuar deri sa ishte i ngarkuar me detyra të ndryshme e madje deri në ditën e 24 janarit 2017, ku u kthye në shtëpinë e Atit Qiellor.

Memoriali i Aushvicit

Hebreu grek Joseph Agi, lindi në Selanik më 17 janar 1900. Ai emigroi në Francë dhe mori nënshtetësinë franceze.
Ai u deportua në Aushvic në transportin e parë të hebrejve nga Franca e pushtuar më 27 shkurt 1942.
Mbante nr 27929.

Ai vdiq në kamp më 9 prill 1942.

Anna Oxa – diva shqiptare e muzikës italiane, artiste ndërkombëtare e klasit botëror: Kam jetuar si e huaj në Itali

Foto e kopertinës marrë nga video
Butrint Avdyli

Shpesh në jetë, rrugëtimet më të veçanta nuk maten në kilometra, por në ndjenjat që nxisin dhe kufijtë që sfidojnë. Në një bisedë të hapur dhe ekskluzive për Telegrafin, Anna Oxa, ikona e muzikës italiane me rrënjë shqiptare (e lindur me emrin origjinal Anna Hoxha), na fton të zhytemi në detajet e rrugëtimit të saj të jashtëzakonshëm – një udhëtim që ngre siparin e një skene jete e mbushur me meloditë e sfidës, suksesit dhe identitetit të ndarë. Nga kujtimet e hershme si “refugjate politike” në shtetin që e pa lindjen e saj, deri tek shfaqja e magjishme në skenën e “Sanremos” që ruajtën interesin e të rinjve për muzikën, Oxa rrëfen pa doreza për përballjet me një industri që shpesh teston integritetin e artistëve dhe për mësimet e paçmueshme të marra përgjatë rrugës.

Ajo gjithashtu foli për planet e saj të ardhshme dhe mundësinë e paraqitjeve në trojet shqiptare, përforcuar nga një ndjesi e fortë e prejardhjes dhe një pasion i padiskutueshëm për artin që bën bashkë zërin dhe muzikën. Ndërsa ndan me ne reflektimet e saj mbi ndikimin tek brezi i ri i artistëve dhe synimet e tyre ndërkombëtare, Oxa na kujton se vlera e vërtetë sjell pasurinë më të madhe kur e ndajmë.

Le të ndjejmë nga afër frekuencat dhe vibrimet që janë frymëzuar nga një botë tingulli që ajo përfaqëson, duke kaluar përmes një dialogu që promovon mendjen e hapur dhe muzikën si një urë ndërmjet njerëzve dhe kulturave. Tani, pa më shumë pritje, ju ftojmë të zhyteni në këtë udhëtim frymëzues me Anna Oxën, e cila njëherësht ka edhe titullin si Ambasadore e Paqes në Kosovë.

Telegrafi: Anna Oxa, keni pasur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në muzikë. Mund të ndani me ne si e përshkruani rrugëtimin tuaj muzikor deri tani?

Anna Oxa: Rrugëtimi im artistik më ka bërë të përfaqësoj një botë tingulli, frekuence dhe vibrimi, që shpreh një ndjenjë uniteti, ku tingujt e botës konvergojnë drejt një eksperience unike… asaj të qenies njerëzore.

Telegrafi: Gjatë gjithë karrierës suaj të gjerë dhe të larmishme, cilat kanë qenë sfidat më të rëndësishme me të cilat jeni përballur dhe si i keni kapërcyer ato?

Anna Oxa: Kodet standarde përfaqësojnë kufizime në atë që mund të jepni si artist dhe për këtë arsye, duke e bërë këtë, ju gjithashtu kufizoni përvojën e atyre që ju dëgjojnë. Nëse ndjek protokollet e shoubiz-it që i imponohen shoqërisë, bëhet thjesht ‘entertainment’ (argëtim) dhe nuk ka shenjtëri, por shpërndarje të origjinës së tingullit dhe rrjedhimisht të muzikës. Në vend të kësaj, duke lënë kreativitetin, shkrimin dhe formimin e një aranzhimi të rrjedhë, ju i zhvilloni këngët në një mënyrë shumë të ndryshme nga metodat e shtrembëruara me të cilat jemi mësuar.

© Oxarte

Telegrafi: Keni pasur një vit shumë të suksesshëm në 2023 me një rikthim të mrekullueshëm në Sanremo. Mund të na thoni si ka qenë ky vit për ju?

Anna Oxa: Ishte një vit plot kënaqësi, sidomos për faktin se krijoi te të rinjtë kuriozitetin për të eksperimentuar me muzikën. Nuk ishte rastësi që ajo u rendit si artistja e parë femër në Itali e kërkuar në Google dhe artistja e dhjetë e kërkuar në Google në Bota.

Kam parë vajza të grupeve të tjera etnike që këndojnë këngën “Sali”, artistë të tjerë të frymëzuar nga kënga për të krijuar forma të tjera arti, kam parë djem që këndojnë “Sali” në koncertet e mia dhe shumë njerëz që janë shkëputur nga shpifjet, nga injoranca e thashethemeve vulgare e cila ishte e dukshme që në fillim. Disa gazetarë të vërtetë, në Zvicër, në Itali, në Serbi, në Spanjë etj, donin të jepnin dëshmi, duke njohur kompozimin e këngës dhe shkrimin, duke mos privuar kështu një brez që ka humbur poezinë, kërcimin, muzikën dhe shumë forma të tjera të arteve që nuk vlerësohen shpesh në shumë vende.

Telegrafi: Duke qenë një fitues i mëparshëm i Sanremos, a ka ndryshuar përvoja e pjesëmarrjes në festival me kalimin e viteve dhe si e kujtoni momentin kur u shpallët fitues?

Anna Oxa: Festivali do të thoja që ka ndryshuar, në kuptimin që ka mbetur vetëm emri sepse zhvillohet gjithmonë në të njëjtin qytet, por pjesëmarrësit kanë ndryshuar, më parë kishte artistë që kishin elegancën në zgjedhjen mes këngëve dhe në çdo ka pasur një kompozim të kuptuar si i tillë, ka pasur edhe disa këngë, por kanë një cilësi tingulli. Unë flas për cilësinë e zërit duke iu referuar frekuencave dhe dridhjeve. Kishte profesionistë dhe kritikë që shpreheshin me respekt për mirësjelljen, ishte diskografia që investoi në art. Injoranca na bën të përballemi me njëri-tjetrin, siç u përpoqën të bënin me mua me histori false në Sanremo pa sukses. Ata që mendojnë ndryshe dhe nuk përshtaten shpesh janë në shënjestër të një sistemi tashmë të fosilizuar, por kjo nuk ia heq fuqinë një mesazhi si ai i këngës që solla në Sanremo, kjo do të thotë që të mbërrish në vendin e njëzet e pestë dhe jo e fundit siç shkruajnë shpesh pa e kuptuar lajmin që jepet, apo arritja në vendin e parë nuk ka rëndësi sepse gjykimi përmban gjithmonë kufij në përgjithësi. Më intereson nëse shprehja ime artistike arriti tek një person i vetëm për të identifikuar veçantinë time, thelbin tim të përbashkët me ata që dinin të më dëgjonin dhe nuk ndiqnin “bullistët” e dhomave të privilegjuara.

© Oxarte

Telegrafi: E keni përmendur shpesh origjinën tuaj shqiptare. Mund të na tregoni pak për historinë tuaj familjare?

Anna Oxa: Unë kam lindur në Bari, nëna ime ishte italiane dhe babai im shqiptar. Babai im ishte refugjat politik në Bari dhe kur linda, u zbatua Konventa e Gjenevës, ndaj pavarësisht se kisha lindur në Bari, me ligj Ministria Italiane më njohu si refugjate politike. E di që mund të duket absurde, por unë kam qenë refugjate politike në vendin ku kam lindur dhe prandaj kam jetuar si shqiptarët, duke rinovuar periodikisht lejen, vetëm si e rritur kam marrë nënshtetësinë italiane.

Telegrafi: Të pamë të vizitosh Tiranën, por jo Kosovën ende. A planifikoni të performoni së shpejti në Tiranë apo Prishtinë për fansat tuaj shqiptarë?

Anna Oxa: Siç e shpjegova, unë punoj në kompaninë “Oxarte” në Zvicër, kompania merr shpesh propozime që vlerësohen në bazë të fizibilitetit. Kosova ndoshta nuk ka dërguar ende një ftesë apo propozim për ta vlerësuar, personalisht nuk do ta përjashtoja.

Telegrafi: Si ka ndikuar origjina juaj shqiptare në mënyrën se si jeni pranuar dhe vlerësuar në industrinë e muzikës italiane?

Anna Oxa: Ndoshta pasi kam humbur babain kur isha e vogël, dikush ka përfituar nga vërtetësia e një vajze të vogël, duke vjedhur të drejtat, duke mos paguar… industria e muzikës është e vështirë dhe, duke kërkuar të drejtat e mia, unë jam ngacmuar shpesh nga mediat dhe nga kush i menaxhon, shpesh jam penalizuar, por si ‘Dona (Grua)’ jam krenare për këtë sepse dinjiteti nuk ka çmim. Shkruanin gjëra të ndryshme, se unë kisha ardhur në Itali me gomone, refugjate… prandaj deklarova se jetoja si shqiptare pavarësisht se kam lindur në Itali.

Telegrafi: Cilat janë disa nga mësimet më të vlefshme që keni nxjerrë nga sukseset dhe sfidat në karrierën tuaj artistike?

Anna Oxa: Në karrierën time asnjë sepse jam rritur dhe kam ndryshuar në të njëjtën kohë.

© Oxarte

Telegrafi: Si e shihni ndikimin tuaj tek brezi i ri i artistëve, veçanërisht ata që synojnë të bëjnë kalimin nga skena kombëtare në atë ndërkombëtare?

Anna Oxa: Nuk e di nëse po flasim për persona apo artistë të njohur, për të shmangur këtë konfuzion preferoj t’i përkas kategorisë së “Artizanëve të zërit dhe muzikës”.

Telegrafi: Anna, faleminderit shumë për intervistën. Në fund, cili do të ishte mesazhi juaj për lexuesit e kësaj interviste?

Anna Oxa: Faleminderit që më dëgjuat. Do të doja të ju thoja edukohuni në dëgjim në mënyrë që më pas të perceptoni personin tjetër, duke aktivizuar një shtjellim specifik për konceptet, pa gjykime apo paragjykime, duke ju ftuar të ruani mendjen e shëndoshë. Kjo sëmundje e shekullit për të qenë protagonistë me çdo kusht ka krijuar kaq shumë marrëzi mes njerëzve, ndërsa shkëmbimi na bën të rritemi. Muzika e mëson këtë. /Telegrafi/

Iku Pirro Dollani, Njeriu me dritë, një Njeri i vërtetë Nga Florian Vlashi

 

Ka ikje që të lejnë bosh, pa fjalë, pa dëshirë e deri pa lot. Kështu më la humbja e mikut tim Pirro Dollani.

Iku mësuesi i letersië që i spjegonte nxënësve Shekspirin;

violinisti që adhuronte violinën të cilën e dëgjoi deri sa mbylli sytë;

perkthyesi që na solli kryeveprat bashkohore amerikane;

drejtuesi i bibliotekës që na mësoi si ta dashuronim librin;

babi i një familje të përkryer;

i biri babë Dudës, atij burri që pranoi të punonte llustraxhi për të mbajtur familjen vetëm mos t’i përulej pushtetit.

 

Iku një Njeri i vërtetë.

 

Por kjo ikje dhemb më shumë kur muret e shkollës ku ai dha mesim u shembën bashkë me memorien e zërit;

kur violina heshti si atëhere kur nuk i dhanë të drejtën e studimit;

kur biblioteka e qytetit vazhdon e asfiksuar nga mungesa e godines dinjitoze;

kur babai i tij bie në harresë edhe pse vuajti burgun absurd komunist “për shkak të shkollimit dhe njohjes së gjuhës angleze”.

Por…por Njeriun, njeriun e mire Pirro Dollani askush do mundë ta mbulojë me hijen e harresës.

Sepse ai Njeri ka Dritë!

Nuk mund të isha në lamtumirën e tij…Por në mbremje vonë, këtu në Nazaré të Portugalisë me zhurmen e oqeanit në dritare, lexoj të gjithë korrespondencën me të ndër vite. Dhe kam dëshirë të ndaj me ju një pjesëz nga një letër e tij e cila më pat prekur shumë, …me shpresë se Pirro do të ma lejojë.

 

“Unë tani që po shkruaj ndodhem në spital duke bërë ciklin e 7-të të kimeoterapisë. Meqë jemi në fushën e artit po të them diçka të bukur që më ndodhi këto ditë. Në Las Vegas është hapur një qendër kulturore, moderne, që quhet The Smith Center for the Performing Arts dhe më datën 29 prill do të jepte koncert Joshua Bell ku do të luante Bethovenin. Natyrisht, unë kam patur fatin t’i shoh Perlmanin, Sternin, Joshua Bell nga dy herë. Këtë rradhë një kolege në punë që e di se unë jam amator i muzikës më tha që do te vish të shohësh Joshuan. I thashë kam shumë dëshirë, pasi dua ta shoh edhe Qendrën e re, por mjeku më ka thënë që të mos shkoj në vende publike. Ajo për vete kishte blerë bileta për të shkruar me të shoqin.

Më datë 30 shkova për disa minuta në zyrë, kur më vjen kjo kolegie me dy-tre të tjera dhe më zgjet një pako dhe më thotë hape. Natyrisht u skuqa dhe rezistoja ta hapja. Hape më tha se është për ty dhe do të pëlqejë. E hapa dhe aty ishte një fotografi me autograf nga Joshua Bell me shënimin “Pirro qendro i fortë.” U emocionova dhe nuk kuptoja sesi kishte arritur ta bënte këtë. Pastaj ishte edhe një pako, ku ishin 4 CD e tij. Nejse pa dashur të zgjatem, kjo kolegia kishte marrë edhe një kamera me vete dhe bëmë një foto të gjithë bashkarisht. Atë ditë në mëngjes u shtrova në spital…”

Biznesmenia afrikane thyen rekordin, këndon për pesë ditë pa u ndalur

Një sipërmarrëse ganeze, Afua Asantewaa Owusu Aduonum, është përpjekur të arrijë një rekord botëror të këndimit pa pushim. Ngjarja nisi në kryeqytetin e kombit të Afrikës Perëndimore, Akra, në prag të Krishtlindjeve dhe përfundoi të premten, duke kënduar për 126 orë e 52 minuta.

Veprimtaria pesëditore pa Asantewaa-n të këndonte këngë lokale pa ndërprerje, me mbështetje dërrmuese nga ganezët, duke përfshirë ish-presidentin John Dramani Mahama dhe zv. presidentin e tanishëm Mahamadu Bawumia, të cilët të dy konkurrojnë për postin më të lartë të vendit në zgjedhjet e 2024-ës.

Thuhet se ajo ka rrëzuar nga froni Sunil Waghmare të Indisë, i cili mban rekordin që nga viti 2012, kur këndoi për 105 orë. Asantewaa, ndryshe nga Waghmare, nuk është një këngëtare profesioniste dhe disa ganezë në mediat sociale dyshuan në aftësinë e saj për të arritur suksesin kur filloi sfidën e këngës.

Megjithatë, ajo thuhet se ishte në gjendje të kapërcejë jozyrtarisht kohën e mbajtësit të rekordeve me 21 orë shtesë. Guinness World Records (GWR) iu përgjigj një komenti në Facebook duke e paralajmëruar për përfundimin e përpjekjes së saj nga Asantewaa të premten.

Ai gjithashtu deklaroi se gjyqtarët e tij “mezi presin të marrin prova” për të përcaktuar nëse Asantewaa theu rekordin për sfidën më të gjatë të këndimit nga një individ.

Përpjekja e Asantewaa përkoi me përpjekjet e Ganës për të tërhequr më shumë turistë dhe për të promovuar kulturën e saj, duke përfshirë muzikën.

Në fillim të këtij muaji, qeveria nisi një program vizash në mbërritje për turistët që vizitojnë ish-koloninë britanike për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, si pjesë e fushatës së saj 10-vjeçare “Përtej kthimit”.

Ndërkohë, artistja ganeze e kuzhinës Faila Abdul Razak filloi një maratonë gatimi në mesnatën e së hënës, duke synuar të thyejë rekordin botëror prej 119 orësh e 57 minutash të mbajtur nga kuzhinieri irlandez Alan Fisher. / dita

Më 29 dhjetor 1808 lindi Andrew Johnson, Presidenti i 17 i SHBA

VOAL- Andrew Johnson (Raleigh, 29 dhjetor 1808 – Elizabethton, 31 korrik 1875) ishte një politikan dhe ushtar amerikan. Johnson u zgjodh më 1865 si zëvendëspresident i Abraham Lincoln dhe e pasoi atë në postin e lartë kur paraardhësi i tij u vra, duke u bërë Presidenti i 17 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Johnson konsiderohet nga shumica e historianëve si ndër presidentët më të këqij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të kundërshtimit të tij të fortë ndaj të drejtave të garantuara federalisht për ish-skllevërit, përleshjeve të tij të shpeshta me Kongresin, për të cilat ai iu nënshtrua një gjyqi fajësimi dhe një joefektiviteti të përgjithshëm si president.

Biografia

Vitet e hershme

Andrew Johnson lindi më 29 dhjetor 1808, në Raleigh, Karolina e Veriut, në një familje shumë të varfër, Jacob Johnson (1778–1812) dhe Mary “Polly” McDonough (1783-1856). Pasi humbi babanë e tij pothuajse 4 vjeç, Andrea i vogël mbeti me nënën e tij; ai nuk ndoqi kurrë shkollën, filloi të punonte si rrobaqepës çirak, duke u zhvendosur në vende të ndryshme në Shtetet e Bashkuara derisa, pasi u bë vetë rrobaqepës, në shtator 1826 u vendos në Tenesi, në Greeneville.

Këtu ai takoi Eliza McCardle, vajzën e një prodhuesi këpucësh, e cila kontribuoi në përmirësimin e njohurive të tij dhe më vonë, më 17 maj 1827, u bë gruaja e tij. Pesë fëmijë lindën në bashkim: Martha Johnson Patterson (1828–1901), Charles Johnson (1830–1863), Mary Johnson Stover Brown (1832–1883), Robert Johnson (1834–1869), Andrew Johnson, Jr. (1852). – 1879).
Fillimi i karrierës së tij politike[redakto | redakto wikitext]

Së shpejti, Johnson filloi të përfshihej në politikë në Tenesi, duke milituar në radhët e demokratëve dhe duke marrë anën kundër pronarëve të mëdhenj të tokave që ende ruanin skllavërinë. Edhe pse kundërshtarët e tij skllevër ishin anëtarësuar në Partinë Demokratike, ai mbeti brenda partisë, megjithëse mbajti një qëndrim të moderuar për çështjen e skllavërisë. Nga viti 1843 deri në 1853 ai ishte deputet demokrat në Kongresin federal dhe më pas u zgjodh guvernator i Tenesit, një post që e mbajti nga 17 tetori 1853 deri më 3 nëntor 1857, derisa fitoi zgjedhjet për Senatin federal, ku qëndroi deri në 1862. .

Një jugor i moderuar, Johnson mbajti një qëndrim të kujdesshëm për problemin e skllavërisë, nga frika se Bashkimi do të ndahej në dy pjesë: për këtë arsye, kur në shkurt 1861 disa shtete jugore u ndanë nga Shtetet e Bashkuara pas zgjedhjes së Abraham Lincoln si president. i njohur për idetë e tij abolicioniste, ishte i vetmi përfaqësues jugor që vazhdoi të merrte pjesë në Kongres edhe pas shpërthimit të Luftës Civile Amerikane.

Ndoshta për këtë arsye, Presidenti Lincoln e emëroi atë, më 12 mars 1862, guvernator ushtarak të asaj pjese të Tenesit të pushtuar nga trupat veriore, ku Johnson rithemeloi qeverinë federale, duke kontribuar, pas Shpalljes së Emancipimit të 1 janarit 1863, gjithashtu. për heqjen e skllavërisë në territoret e saj.

Zgjedhja si zëvendëspresident

Kështu ndodhi që, për shkak të origjinës së tij jugore dhe punës së tij si guvernator, Lincoln e zgjodhi atë si kandidat për mandatin e tij të dytë në biletën e Bashkimit Kombëtar që ai propozoi. Pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale në nëntor 1864, në të cilat Lincoln u rizgjodh, Johnson u bë nënkryetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në mbrëmjen e 14 prillit 1865, Presidenti Lincoln u plagos për vdekje në Teatrin Ford në Uashington nga një fanatik jugor, duke vdekur mëngjesin tjetër: për pasojë Johnson u bë president i Shteteve të Bashkuara.

Presidenti i ri u përpoq të inkurajonte një kthim të shpejtë në Bashkimin e shteteve secesioniste dhe të qetësonte shpirtrat e tyre në emër të harmonisë kombëtare, pa u imponuar për këtë arsye mbrojtjen e të drejtave të ish-skllevërve afrikano-amerikanë. Johnson-it i mungonte energjia, mbështetja politike dhe prestigji i paraardhësit të tij dhe pësoi sulme të shumta nga radikalët veriorë, si Edwin McMasters Stanton dhe Thaddeus Stevens. Plani i tij u përplas me atë të Kongresit, i dominuar kryesisht nga Partia Republikane, e cila favorizoi një zgjerim të të drejtave për afrikano-amerikanët dhe për këtë arsye ishte i prirur t’i mbante shtetet secesioniste nën kontrollin ushtarak federal, të paktën për momentin.

Në fund të Luftës Civile, Johnson arriti vetëm të shpallte një amnisti për pjesëmarrësit në shkëputje dhe t’i propozonte Kongresit caktimin e një komisioni për rindërtimin e Jugut. Megjithatë, Johnson u përplas disa herë me asamblenë parlamentare të SHBA-së. vendosja e vetos presidenciale ndaj ligjeve të shumta që, sipas tij, mund të kishin acaruar ndjenjat e jugorëve, shpesh pa pasur sukses. Në fakt, një ligj i vitit 1866 e ristrukturoi thellësisht ushtrinë, duke e transformuar atë në një organ policor ushtarak me detyra të kontrollit të rendit në ish-Shtetet Konfederate dhe në territoret perëndimore.

Kundërshtarët e penguan të zbatonte masa të ndryshme në favor të Jugut.Nën presidencën e tij, më 18 dhjetor 1865, u ratifikua Amendamenti i Trembëdhjetë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i miratuar tashmë nga Kongresi para vrasjes së Linkolnit, ndërsa në 1866 Kongresi miratoi Aktin e të Drejtave Civile (1866), megjithë veton e Johnson, i cili u dha shtetësinë amerikane zezakëve të emancipuar. Kongresi më pas miratoi Aktin Bazë të Rindërtimit në 1867, një ligj për rindërtimin e Shteteve të Jugut, i cili, për t’u ripranuar në Union, duhej të shpallte kushtetuta të reja, të mblidhte asambletë legjislative të zgjedhura me votim universal dhe të ratifikonte Amendamentin XIII të Kushtetutës. .

Në të njëjtin vit, u miratua ligji për qëndrimin në detyrë, i cili, megjithë veton e presidentit, pengoi shkarkimin e zyrtarëve publikë për arsye politike. Për më tepër, më 9 korrik 1868, Kongresi miratoi Amendamentin e Katërmbëdhjetë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili, përsëri për të luftuar plagën e ndarjes racore, vendosi një proces të rregullt dhe klauzolën e mbrojtjes së barabartë në ligjet e çdo shteti, pavarësisht të përkatësisë etnike.

Një tjetër ngjarje e rëndësishme e administratës së Johnson ishte blerja e Alaskës, e ceduar në SHBA për 7,200,000 dollarë nga Rusia, një operacion i kryer nga Sekretari i Shtetit William H. Seward; për më tepër, më 1 mars 1867, Nebraska u bë pjesë e Shteteve të Bashkimit. Johnson miratoi gjithashtu një ligj për shpërndarjen e tokës për pionierët, i cili favorizonte kolonizimin e Perëndimit të Largët.

Për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mbi vijën politike që duhet ndjekur në lidhje me ish-shtetet e Konfederatës, pushtimin e tyre ushtarak dhe trajtimin që do t’i rezervohej klasës politike të këtyre shteteve, presidenti shkarkoi Sekretarin e Luftës Edwin M. Stanton dhe kjo provokoi një gjyq. për fajësim ndaj tij. Kongresi përmendi shkeljet e Aktit të Qëndrimit të Zyrës si arsye kryesore. Megjithatë, kontrasti mes Presidentit dhe Kongresit ishte i fortë edhe para gjyqit të shkarkimit, siç dëshmohet nga numri i lartë i vetos së Presidentit për ligjet që Kongresi shpesh arrinte t’i miratonte me shumicën e parashikuar posaçërisht 2/3. Johnson, megjithatë, u shpall i pafajshëm më 16 maj 1868, duke humbur një votë për të arritur shumicën e dy të tretave të nevojshme për shkarkimin, falë votës së senatorit republikan Edmund G. Ross, i cili u shpreh kështu në kundërshtim me linjën e partisë së tij.

Vitet e fundit

Më 4 mars 1869, kur mandati i tij mbaroi, Johnson u tërhoq në jetën private: pas dy përpjekjeve të dështuara për t’u zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit, më 1875 ai u zgjodh përsëri senator, disa muaj para vdekjes së tij më 31 korrik të të njëjtit vit në moshën 66 vjeç. Eshtrat u varrosën në Varrezat Kombëtare në Greeneville, Tennessee.

Ai ishte një nga presidentët e shumtë të Shteteve të Bashkuara që ishin anëtarë të Masonerisë. Wikipedia/eb

SI E NJOHA DHE SA NUK E NJOHA TAHIR KOLGJININ Nga Prof.Dr.Feti Mehdiu, Montreal, Kanada

SI E NJOHA DHE SA NUK E NJOHA TAHIR KOLGJININ

– në 120 VJETORIN e LINDJES –

Ishte mars i vitit 1971, kur e takova sëpari herë.

Jo rastsisht. Miku im Eqrem Kryeziu, i cili mbante korespondencë me Ernest Koliqin dhe Tahir Kolgjinin, pati mirësinë të më jepte lidhjen në Stamboll, për çka i falënderoj sinqerisht. Në fillim të mrsit, 1971 duke u kthyer nga Bagdadi pas një qëndrimi njëmujor, për vizitë shokëve të gjeneratës time që vazhdonin studimet në Universitetin e Bagdadit, u ndala edhe në Stamboll, për disa ditë. Këtu jetonte halla ime me familje, në një lagje, që tani nuk ekziston – këtu kalon magjistralja Rumeli-Azi – Otakçılar, në rajonin Edrene Kapı.

Me Axhën Tahir u takuam në Tahta Kale – KAPALI ÇARşI, në zyrën te ndërtesa Davud-Han,shkova me Rushanin,herën e parë teTahir Kolgjini, një zotëri rreth shtatëdhjetave, elegant, siç ia kërkonte pozita, me simpatinë që kishte ndaj Eqrem Kryeziut më priti me kënaqësi të veçantë.

Ky udhëhiqte shërbimin Hyrje-Dalje të financave në kompanin AHSUVAR FABRIKASI – pronë e familjarëve të Shahsivar Ali Prishtinës.

Herat tjera shkoja vetë në Tahta Kale, te Tahir Kolgjini. Në takimin e parë këmbyem njoftimin e ndërsjell: një student i filologjisë Orientale dhe një kuadër i rexhur në rrjedhat politike shqiptare e më gjerë, si edhe në hulumtime historike e filologjike. Këtë e dëshmonte me veprat që më dhuroi, në fillim vetëm SHPALIME RRETH LAHUTËS dhe PO VAJTOJMË GJON GJININ, e më pastaj edhe veprat ESAT PASHË TOPTANI DHE AKUZAT QË I BËHEN, këta në gjuhën shqipe, kurse më pastaj dhe një vepër në gjuhën turke: Të vërtetat dhe të pavërtetat e marrëdhëneve Shqiptare-Greke.Nga ky takim i parë, axha Tahir Kolgjini, më përcolli me dhuratat: Türk edebiyyat tarihi, 3 vëllime, të autorit Ahmet Kabaklı, për të cilin më tha se ishte një shqiptarë, muhaxher i mëhershëm në Turqi, po edhe me dy çanta luksoze për studentë: njërën për mua dhe tjetrën për Eqremin, të cilit ia kishte lakmi mjekrrën rinore.

Deri në vitin 1986, sa herë që kam shkuar në Turqi, për simpoziume, jemi takuar disa herë. Herën e fundit më priti në shtëpin e tij në Floriya, një paralagje e Stambollit. Unë, pas takimit të parë, e dija se Tahir Kolgjini ishte hafiz i Kur`anit, këtë ma pat konfirmuar mulla Sadri Prestreshi profesor, në Prishtinë, por me axhën Tahir nuk e diskutuam asnjëherë këtë çështje, për çka më vjen keq sot, që nuk e kam përfshi në leksikonin e hafizëve HAFIZËT TANË GJATË HISTORISË, që e botova në vitin 2010, Prishtinë.

Më fliste për shërbimin e tij në Prizren, me detyrë të lartë në sigurimin e shtetit – shërbim i punëve të brendshme në periudhën e SHQYPNIS VJETËR, e ndonjë hollësi tjetër, lidhur me gazetën Besa dhe gazetën Vardar, siç më thoshte e kam ushqyer me artikuj, por gjithmonë me kujdes dhe i përmbajtur, sepse, më thoshte nuk të duhen më shumë sepse mund të rrezikojnë.Si njeri me përvojë në hetime, më kursente nga ndonjë situate e paparashikuar në ato rrethan politike shoqërore në Jugosllavi.

Kontribut i tij është edhe pajisja ime me ENCIKLOPEDINë 6 vëllimëshe të Sami Frashërit, KAMUSU-L-A`LAM, për të cilën i bëri telefon zotëri Ibrahimit, në sahafçılar çarşısı – ngjit me Sheshin BEYAZIT, dhe ai ma pat siguruar me një çmim simbolik – ashtu e kishte porosit TAHIR HOCA. (për 120 dollar)

Kam ditë çka kam ditë, e kam njohur si e kem njohur, por nuk kemi pas kohë apo qëllimisht zotëri Tahir Kolgjini iu ka shmangur atyre bisedave dhe unë nuk kam ditur kontributin e tij dhe rolin e tij në organizimin e mbrojtjes së vlerave kombëtare gjithëshqiptare, në xhami e në gjykata, në zyra e jasht zyrave. Nuk e kam ditë potencialin e tij në nivelin e një figure për administrim të shtetit shqiptarë. Angazhimin e tij për shtet të plotë shqiptarë. Fatmirësisht këtë vit lexuesi shqiptar mori Komlpetin e veprave te tij.

Tash e di se sa nuk e kisha pas njohur Tahir Kolgjinin, i cili për sigurinë time më pat dhënë adresën e vajzes tij në Stamboll, për komunikim më të sigurt.

Sot më bën krenar dhe mburrem që pata fatin të jem një mik i Tahir Kolgjinit, por më vjen keq që nuk arrita t`ia gjejë një mik,(me porosinë e tij) i cili me dije të tij jetonte në Kroaci, M.Mborja, por mua nuk më shkoi për dore ta gjeja.

Prof.Dr.Feti Mehdiu, Montreal, Kanada, 19. Dhjetor. 2023.

Është ndarë nga jeta Jacques Delors

Ish-presidenti i Komisionit Evropian dhe eksponent kryesor i së majtës franceze ishte 98 vjeç

VOAL- Ish-presidenti i Komisionit Evropian Zhak Delors, politikan dhe ekonomist francez, ka vdekur në moshën 98-vjeçare. Këtë e bëri të ditur për agjencinë e lajmeve AFP, vajza e tij Martine Aubry.

“Ai vdiq sot në mëngjes (të mërkurën, red.) në shtëpinë e tij në Paris, në gjumë”, shtoi kryebashkiakja socialiste e Lille. I favorizuar në sondazhe, Jacques Delors shkatërroi shpresat e së majtës duke refuzuar të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 1995, një heqje dorë e transmetuar në televizion para 13 milionë shikuesve.

“Nuk jam penduar”, por “nuk them se kisha të drejtë”, tha ai për Le Point në vitin 2021. “Isha shumë i shqetësuar për pavarësinë dhe ndihesha ndryshe nga ata që më rrethonin. Mënyra ime e të bërit politikë nuk ishte e njëjtë”.

Nga Brukseli, ku qëndroi në krye të Komisionit nga viti 1985 deri më 1995, Jacques Delors luajti rolin e arkitektit në përvijimin e kontureve të Evropës bashkëkohore: krijimin e tregut të vetëm, nënshkrimin e marrëveshjeve të Shengenit, të Aktit të Vetëm Evropian, nisja e programit të shkëmbimit të studentëve Erasmus, reforma e Politikës së Përbashkët Bujqësore, nisja e Bashkimit Ekonomik dhe Monetar që çoi në krijimin e euros dhe shumë më tepër.

Në mars 2020, ai u bëri thirrje krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së që të tregojnë solidaritet më të madh në një kohë kur ata po diskutonin përgjigjen e përbashkët ndaj pandemisë Covid-19.

Me grupet e tij të mendimit, “Club témoin” dhe “Notre Europe” (më vonë për t’u bërë “Institut Jacques-Delors”, me zyra në Paris, Bruksel dhe Berlin), ai mbështeti forcimin e federalizmit evropian deri në fund, duke bërë thirrje për “Guxim” më të madh në kohët e Brexit dhe sulmeve nga “populistët e të gjitha shtresave”.rsi-eb

Prej 6 muajsh fle në zyrë, njihuni me kryekomunarin shqiptar në komunën me shumicë serbe

Ky është Lulzim Hetemi, kryetari shqiptar i komunës së Leposaviçit në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Që prej muajit prill kur ai bëri betimin për të drejtuar këtë komunë, ai është ngujuar në zyrë dhe nuk del prej aty, madje as për festa. Hetemi punon, jeton dhe fle në zyrën e tij i ruajtur nga trupat e NATO-s dhe policia speciale e Kosovës.

Hetemi, bletarritës, u zgjodh me vetëm 100 vota në zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët etnikë që janë pakicë në të gjithë Kosovën, por që përbëjnë më shumë se 97% të popullsisë së përgjithshme të Leposaviçit.

“Kush ka dëshirë të rrijë në zyrë dhe të flejë në karrige? Siç e dini, fillimi ishte shumë i vështirë. Ky vend ishte i mbushur me policë, njësi speciale dhe njësi të mbrojtjes së afërt. Situata ishte shumë e tensionuar. Kush ka dëshirë të qëndrojë larg familjes, larg fëmijëve? Kjo është vetëm dashuria për atdheun dhe për të pasur sovranitet të plotë (edhe në veri.

 

Ai gjeti një shtrat për të zëvendësuar karriget dhe fle në një dhomë ngjitur me zyrën e tij, ku takohet me të dërguar ndërkombëtarë dhe zyrtarë të NATO-s, të cilët po përpiqen të parandalojnë aktet e dhunës dhe të gjejnë një opsion për zgjedhje të reja. “Kur kandidoja për kryetar komune, nuk e kisha idenë nëse serbët do të tërhiqen nga gara zgjedhore dhe do të bënin një manovër të tillë siç bënë (bojkotimin nga serbët e zgjedhjeve lokale). Kjo nuk ia vlente dhe ne jemi aty ku jemi. Nëse qytetarët serbë do të dalin të votojnë dhe të punojnë për shtetin e Kosovës, me simbolet e Kosovës sigurisht që do të largohem, jemi këtu përkohësisht. Këtë e dimë të gjithë.”

Hetemi thote se është treguar i kujdesshëm që të mos prekë asgjë që i përkiste administratës së mëparshme, përfshirë disa dhjetëra shishe me pije alkoolike. Ai shprehet se është i gatshëm të përfundojë mandatin e tij kur të shpallen zgjedhjet e reja, por ende nuk ka marrëveshje për këtë në negociatat e ndërmjetësuara nga BE-ja ndërmjet serbëve të Kosovës dhe qeverive të Serbisë dhe Kosovës.

 

“Nuk do ta harroj kurrë një të premte kur ushtarët amerikanë nga KFOR-i më pyetën: “Kryetar, kur planifikon të shkosh në fundjavë për të vizituar familjen tënde?” Unë u thashë se isha gati të shkoja, por pyeta nëse më garantojnë që unë do të kthehesha në orën 8 të mëngjesit (të hënën) në zyrën time. Ata thanë se nuk mund të garantonin këtë dhe më pas u thashë se më vjen keq, por nuk mund të shkoja”, tha ai për Reuters.

Ndërsa shqiptarët etnikë përbëjnë shumicën dërrmuese të 1.8 milionë banorëve të Kosovës, 50,000 serbë në veri të saj refuzojnë shtetësinë e Kosovës dhe e shohin Beogradin si kryeqytetin e tyre, 15 vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë pas një kryengritjeje guerile. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
“Këtu punojnë 76 njerëz dhe të gjithë janë serbë. Pra, i gjithë stafi civil është serb. Janë vetëm pesë apo gjashtë departamente (në komunën e Leposaviçit) që drejtohen nga shqiptarë.”

Trazirat në veri u intensifikuan pasi kryetarët shqiptarë etnikë morën detyrën në zonën me shumicë serbe, një veprim që bëri që SHBA dhe aleatët e saj të kritikon Prishtinën. Popullsia serbe kishte bojkotuar zgjedhjet, të cilat u zhvilluan në katër komuna veriore pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqjen në një mosmarrëveshje të gjatë mbi regjistrimin e automjeteve.

Rajoni verior ka parë dhunën më të keqe këtë vit që nga pavarësia, duke kulmuar në fund të shtatorit kur persona të armatosur serbë sulmuan policinë në fshatin Banjskë. Rreshteri shqiptar Afrim Bunjaku dhe tre serbë të armatosur mbetën të vrarë gjate atij sulmi.bw

Më 8 dhjetor 1903 u nda nga jeta Herbert Spencer, filozof i shquar anglez

VOAL- Herbert Spencer lindi në Derby (Angli) më 27 Prill 1820). Ai është një familje e shtresës së mesme të ulët: babai i tij kalon nga feja metodiste në atë të kuakerëve; Herbert rritet pa besime të vërteta dogmatike të përcaktuara, duke marrë nga babai i tij një ndjenjë të fortë kundërshtimi ndaj të gjitha formave të autoritetit. Kjo karakteristikë, qëndrimi antidogmatik dhe antiakademik, do të jetë konstante në jetë për filozofin e ardhshëm.

Spencer do të shënojë lindjen në sociologji të asaj rryme studimesh që është përcaktuar si “evolucionizëm social”. Brenda veprave të tij ai përpunon një teori të përgjithshme të zhvillimit njerëzor, shoqëror dhe natyror, në të cilën evolucioni është parimi themelor dhe kuptohet si një proces në të cilin elementët johomogjenë vijnë në varësi reciproke.

I ndikuar nga studimet e Çarls Darvinit dhe shkencave biologjike, ai gjen një analogji midis organizmave të gjallë dhe shoqërive: ashtu si një organizëm i gjallë është sa më kompleks, aq më i madh është ndërvarësia e pjesëve të tij, në të njëjtën mënyrë një shoqëri është aq më e zhvilluar. më i madh kompleksiteti dhe diferencimi që karakterizon strukturën e tij.

Prandaj, ndarja e punës është një dimension qendror në zhvillimin e shoqërive. Megjithatë, ndryshe nga interpretimi i Durkheimit, Spencer beson, duke marrë tezat e utilitarizmit, se kjo ndarje bazohet vetëm në ndjekjen individuale të dobisë. Me fjalë të tjera, shoqëria siguron vazhdimësinë dhe kohezionin e saj në marrëveshjet kontraktuale të vullnetit individual, të cilat në ndjekje të interesit të saj garantojnë funksionimin dhe bashkëpunimin shoqëror, duke përjashtuar çdo përmbajtje apo kornizë morale.

Durkheim kritikoi pikërisht këtë pikë të fundit të mendimit të Herbert Spencer, duke argumentuar se bashkëpunimi shoqëror nuk mund të bazohet vetëm në kontratë, por presupozon një sistem rregullash dhe normash – një rend moral – i cili përcakton sjelljen dhe parashikon sanksione.

Herbert Spencer vdiq më 8 dhjetor 1903 në Brighton dhe u varros në “High Gate Cemetery” në Londër, pranë George Eliot dhe Karl Marksit.

Ndër veprat e tij më të rëndësishme: “Parimet e para” (1862), “Studimi i sociologjisë” (1896) dhe “Autobiografia” (1904).

Bibliografia thelbësore:

– Mbi sferën e duhur të qeverisjes (1842)

– Social Statics (1851) version i shkurtuar

– Një teori e popullsisë (1852)

– Filozofia e stilit (1852)

– Parimet e Psikologjisë (1855)

– Sistemi i Filozofisë Sintetike (1860)

– Arsimi (1861)

– Parimet e para ISBN 0898757959 (1862)

– Të dhënat e etikës (1879)

– Njeriu kundër shtetit (1884)

– Studimi i Sociologjisë (1896)

– Parimet e Etikës (1897)

– Autobiografi (1904)

– Jeta dhe letrat e Herbert Spencer nga David Duncan (1908)/Elida Buçpapaj

Më 5 dhjetor 1782 lindi Martin Van Buren, Presidenti i Tetë i SHBA

VOAL- Presidenti i tetë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Martin Van Buren, lindi më 5 dhjetor 1782 në një familje me origjinë holandeze në Kinderhook, një fshat në shtetin e Nju Jorkut 25 milje larg Albany. Babai i tij, Abrahami, është një fermer, hanxhi dhe pronar i gjashtë skllevërve, një mbështetës i republikanëve Jeffersonianë, një pasardhës i Cornelis Maessen, i cili ishte zhvendosur nga Buren, Holandë, në vitin 1631 në Botën e Re. Martin rritet në një komunitet që flet holandishten si gjuhë të parë: pasi ndjek Akademinë Kinderhook, ai mëson edhe latinishten. Në moshën katërmbëdhjetë vjeç ai filloi të studionte drejtësi nën krahun mbrojtës të Francis Sylvester, një zyrtar federal; në moshën njëzet vjeç, ai u transferua në zyrën e William P. Van Ness në Nju Jork, ku punoi një vit. Më 21 shkurt 1807, Van Buren u martua me kushërirën e tij Hannah Hoes, në Catskill: gruaja e tij gjithashtu vinte nga një familje me origjinë holandeze. Ajo do t’i japë atij pesë djem: Abraham (lindur 1807), John (lindur 1810), Martin (lindur 1812), Winfield Scott (lindur dhe vdiq 1814) dhe Smith Thompson (lindur 1817). Hannah vdiq më 5 shkurt 1819, në moshën tridhjetë e pesë vjeç, për shkak të tuberkulozit.

Më 1821 Martin Van Buren u bë senator, dhe më pas guvernator, i shtetit të Nju Jorkut: në realitet pozicioni i tij si guvernator zgjati vetëm dy muaj, duke qenë se ai dha dorëheqjen pasi u emërua Sekretar i Shtetit (ishte i dhjeti në historinë amerikane) nga Andrew Jackson, i cili e kishte emëruar tashmë ambasador në Londër (ky pozicion, megjithatë, nuk ishte ratifikuar nga Senati). Më 1833 Martin zëvendësoi John Calhoun si zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara; katër vjet më vonë Martin Van Buren bëhet presidenti i tetë i SHBA-së, duke fituar zgjedhjet falë 170 preferencave të shprehura nga zgjedhësit krahasuar me vetëm 73 votat e mbledhura nga kundërshtari i tij, konservatori William Henry Harrison (ndërsa hendeku ka të bëjë me votat popullore është padyshim më pak i madh, me pak më shumë se 765 mijë vota për Van Buren dhe pak më pak se 740 mijë për Harrison).

Martin Van Buren, pra, bëhet presidenti i parë amerikan i lindur në të vërtetë në Shtetet e Bashkuara (duke pasur parasysh se paraardhësit e tij kanë lindur në SHBA kur ata nuk ishin ende të pavarur) dhe i pari që nuk e kishte anglishten gjuhë amtare. Nënpresidenti i tij është Richard M. Johnson, senator nga Kentaki, i zgjedhur drejtpërdrejt nga Senati pasi asnjë kandidat nuk kishte marrë vota të mjaftueshme: është hera e parë që Senati zgjedh një nënkryetar. Duke pasur parasysh vejësinë e tij, Martin – i cili nuk u martua kurrë pas vdekjes së gruas së tij – ia beson rolin e Zonjës së Parë Angelica Singleton, resë së tij, gruas së djalit të tij Abraham.

Në katër vitet e qeverisjes së tij ai u tregua kundërshtar i ndërhyrjeve politike në sektorin ekonomik, duke besuar se qeveria më e mirë është ajo që ndërhyn sa më pak. Për më tepër, Van Buren e gjeti veten menjëherë duke u përballur me një krizë mjaft serioze financiare, e cila filloi një muaj pas emërimit të tij, në maj 1837: shumë banka në Filadelfia dhe Nju Jork u detyruan të falimentonin, duke shkaktuar depresionin e parë të madh në Shtetet e Bashkuara. Presidenti, i cili gjithashtu beson se nuk është përgjegjës për pasojat e krizës në popullatën amerikane, duket se është më i shqetësuar për fatin e fondeve federale të depozituara në banka: për këtë arsye ai propozon krijimin e një departamenti thesari jo subjekt i ligjeve federale dhe, për këtë arsye, të pavarur. Propozimi i tij u miratua nga Kongresi më 4 korrik 1840, në atë që vetë Van Buren e përcaktoi si një Deklaratë të dytë të Pavarësisë; departamenti, në të vërtetë, u shfuqizua më 1841, kur ai përfundoi mandatin e tij dhe vendin e tij e zuri James Polk.

Pas përvojës si president, ai vazhdoi angazhimin e tij në politikë, duke u shfaqur i paqartë në lidhje me zhdukjen e skllavërisë. Ai voton, për shembull, kundër pranimit të Misurit, duke qenë një shtet skllav, dhe emërohet kandidat për president nga Partia e Tokës së Lirë, një parti politike kundër skllavërisë: pavarësisht kësaj, dhe pavarësisht se e konsideron skllavërinë moralisht të gabuar, ai e pranon atë sepse sanksionohet në Kushtetuta.

Pasi u tërhoq në pronën e tij në Lindenwold, ai planifikoi kthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, duke propozuar veten për një kandidaturë të re më 1844: ai, megjithatë, u tejkalua nga Polk në zgjedhjet e demokratëve, edhe për shkak të një letre në të cilën shprehej kundërshtimi i tij ndaj aneksimit të menjëhershëm të Teksasit. Ai provon përsëri katër vjet më vonë, falë mbështetjes së fraksionit Barnburner të Demokratëve dhe Soilers të Lirë: duke mos marrë vota elektorale, ai favorizon emërimin e Zachary Taylor.

Në fillim të viteve gjashtëdhjetë ai u tërhoq në shtëpinë e tij në Kinderhook, ku në vjeshtën e vitit 1861 u sëmur nga pneumonia: Martin Van Buren vdiq vitin e ardhshëm, më 24 korrik 1862, në moshën 79-vjeçare për shkak të një astme bronkiale dhe infraktit. Trupi i tij është varrosur në varrezat Kinderhook, së bashku me trupin e gruas së tij Hannah./Elida Buçpapaj


Send this to a friend