VOAL- Papa Françesku, në fund të audiencës së përgjithshme në Vatikan sot, të mërkurën, shkoi në Poliklinikën Gemelli ku do t’i nënshtrohet operacionit nën anestezi të përgjithshme në orët e para të pasdites “laparastomi dhe operacion plastik i murit të barkut me protezë”.
Kështu bëri të ditur drejtori i zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, i cili saktësoi se shtrimi në spital do të zgjasë disa ditë “për të mundësuar ecurinë normale pas operacionit dhe rikuperimin e plotë funksional”.
Sipas burimeve të konsultuara nga RSI, është një ndërlikim i lidhur me moshën dhe mbipeshën. Në thelb, në pikën ku Francesco iu nënshtrua një operacioni të parë kirurgjik për shkak të divertikulitit dy vjet më parë, janë formuar hernie me rrezik okluzioni. Për këtë duhet një protezë. Sigurisht, procesi mund të jetë i gjatë. rsi-eb