Natasha Kandiç, veprimtare serbe e shquar e të drejtave të njeriut dhe themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, i është bashkuar situatës në veri të Kosovës me reagimet e saj në Twitter.
Ja disa thekse të Zonjës Kandiç:
“Në këtë moment, nuk është normale që @avucic përsërit se Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe se serbët u rebeluan. Ai ende thotë se do të jetë më keq. Vuçiq duhet t’ju bëjë thirrje serbëve të dorëzojnë armët.”
“Le të përgjigjet Presidenti i Serbisë se kush i organizoi barrikadat dhe dhjetëra serbë, ku i morën armët dhe uniformat!”