Festa e 28 Nëntorit, e organizuar para pak ditësh në Gjenevë, ishte një mbrëmje plot dritë, emocion dhe gjallëri, ku komuniteti shqiptar u mblodh për të nderuar një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Atmosfera festive u gjallërua nga veprimtari të shumta kulturore e artistike, ku muzika, vallet dhe energjia e pjesëmarrësve bashkuan breza të tërë rreth një trashëgimie të përbashkët shpirtërore. Muzika që kumbonte në sallë, valltarët që ndiqnin ritmin e këngëve dhe mënyra se si gëzimi i tyre i lidhte njerëzit mes vete, do të mbeten përherë pjesë e identitetit tonë kulturor.
Në këtë mbrëmje të pasur artistike, një ndër zërat që dha një kontribut të veçantë ishte këngëtarja e re dhe e talentuar, Ejona Bytyqi. Ajo solli në skenë freski, spontanitet dhe emocion, duke e bërë publikun të përjetojë momente të bukura e të paharrueshme. Gjatë një prej pushimeve mes këngëve, patëm rastin të bisedonim shkurt me atë, një artiste e re me origjinë nga Deçani i Kosovës, por e lindur dhe rritur në Gjenevë të Zvicrës. Në këtë aktivitet ajo ishte e shoqëruar nga prindërit e saj, të cilët e përkrahin në çdo hap të rrugës së saj artistike.
– Mund të prezantohesh për komunitetin e shqiptarëve në Zvicër?
“Jam 13 vjeçe dhe kam lindur në Gjenevë, Zvicër. Jeta këtu është shumë e qetë dhe e bukur. Ka shumë kultura të ndryshme dhe ndihem me fat që jam rritur në një qytet kaq të hapur.
Unë jam rritur mes dy gjuhëve – shqipes dhe frëngjishtes. Është shumë e bukur të jetosh me dy gjuhë: shqip flasim në familje, ndërsa frëngjisht me shokët dhe shoqet në shkollë.
Kur flas shqip, ndjehem më afër familjes dhe prejardhjes time. Është një ndjenjë e ngrohtë që më kujton rrënjët e mia. Shqipen e kam mësuar nga prindërit dhe gjyshërit, të cilët gjithmonë kanë dashur që unë të mos e humbas gjuhën e tyre.”
Ejona me shumë emocion tregon për përjetimin e saj kur doli kënga e re:
“Kur doli kënga ‘Tregimet e gjyshit’, u ndjeva shumë e lumtur dhe pak e emocionuar. Ishte një moment i veçantë për mua, sepse ishte kënga ime e parë që e ndava me publikun. Kjo këngë më kujton tregimet që më kanë thënë gjyshi dhe gjyshja, sidomos për fëmijërinë e tyre dhe se si ka qenë jeta dikur në vendin tonë.”
Ajo shton më tej:
“Vendosa të këndoj shqip sepse dua ta ruaj gjuhën dhe kulturën tonë, edhe pse jam larg atdheut. Muzika është mënyra më e bukur për të treguar se kush jam. Ajo që më pëlqen më shumë nga gjyshërit e mi është dashuria, kujdesi dhe mënyra e veçantë se si më tregojnë histori që nuk i gjej askund tjetër. Unë dua të vazhdoj me muzikën edhe kur të rritem. Ajo më bën të lumtur dhe shpresoj që një ditë të bëhem edhe më e suksesshme.”
– Cilat këngë keni kënduar deri tani?
Deri tani, Ejona ka interpretuar disa këngë solo dhe në duet, të cilat tashmë janë pritur mjaft mirë nga publiku:
- “Prindërit e mi”
- “Shqipëri, sa shumë të dua”
- “Në Kosovë më gëzohet zemra”
- “Lulja e Dukagjinit”
- “Dardania ime”
- dhe së fundi, kënga që po pëlqehet mjaft nga publiku, “Tregimet e gjyshit”.
Të gjitha këngët janë krijuar nga producenti LMN, i cili po i jep mbështetje profesionale këtij talenti të ri që po rritet përkrah komunitetit shqiptar në diasporë.
Babai i saj, Përparim Bytyqi: “Çdo sukses i saj është krenaria jonë”
Shkëpusim edhe disa fjalë nga biseda me babain e saj, Përparim Bytyqi, i cili nuk e fsheh emocionin teksa flet për rrugëtimin artistik të vajzës.
“Unë në Zvicër kam ardhur nga Deçani i Kosovës në vitin 1998. Ejona që në fëmijëri ka treguar prirje të jashtëzakonshme për muzikë. Ajo këndonte me shpirt dhe pasion, si të ishte e lindur për skenën. Edhe dashurinë për vallëzimin e ka trashëguar prej meje, sepse edhe unë kam qenë pjesë e grupit të vallëzimit ‘Rinia Contact’ këtu në Gjenevë. Ndërsa Ejona, prej disa vitesh, është anëtare e ‘Ansamblit Gëzuar’, ku po e rrit talentin e saj me përkushtim.”
Me një buzëqeshje plot krenari, ai shton:
“Çdo sukses i saj është krenaria jonë më e madhe. Çdo dalje e saj në skenë për ne është një lumturi e madhe, sepse shohim që Ejona po i realizon ëndrrat e saj, me hapa të vegjël por të sigurt.”
Sa i përket së ardhmes, për prindërit mbështetja është e palëkundur:
“Dëshira jonë është që Ejona të ketë suksese në shkollë dhe, njëkohësisht, të vazhdojë të ndjekë ëndrrën e saj për muzikën shqipe, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar. Ajo është e re, por ka shumë vullnet.”
Në fund, Përparimi jep një mesazh për të gjithë të rinjtë shqiptarë në diasporë:
“Mos hezitoni të ndiqni talentin dhe ëndrrat tuaja. Me besim në vetvete, punë të palodhshme dhe pasion, asgjë nuk është e pamundur. Dhe mbi të gjitha, mbani gjithmonë gjallë krenarinë për origjinën dhe rrënjët tuaja shqiptare.”
Një talent që premton shumë
Ejona Bytyqi është shembulli i bukur i një gjenerate të re shqiptare në diasporë, që rritet mes dy kulturave, por nuk e harron gjuhën, traditën dhe identitetin. Ajo ecën përpara me zërin e saj të pastër, me ëndrra të mëdha dhe me një mbështetje të fuqishme familjare.
Në mbrëmjen e 28 Nëntorit në Gjenevë, ndriçoi si një yll i vogël – dhe padyshim, është vetëm fillimi i rrugës së saj artistike

Gjenevë, 27.11.2025 Nexhmije Mehmetaj














Te lumshin duart qe mbajne nje pene kaq origjinale suksese miku im skender
Me respekt Arben Ndile
Respekte dhe falenderime për të gjithë ata antikomunist që u torturan në burgjet politike të diktaturës komuniste!
Ata janë heroit dhe pishtarët e vërtetë te Demokracisë.
Familjet qe ju kanë pushkatuar personat e familjes tyre të cilët ishin antikomunist kundër diktatures dhe të burgosurit politik antikomunist dhe personat e përndjekur vetem se ata ishin kundër diktaturës komuniste, ata janë opozita e vërtetë e klasës politike me rrjedhje nga orgjina komuniste e cdo ngyre.
;;;;;;;;;;;;;;;;;;
Tiranë 3 Dhjetor 2020.
Po nuk ju vjenë turp të Reklamoni akoma ne fundin e vitit 2020 në publik komunistin e pandreqshëm Sali Berisha, sikur ai na qenka ”Lideri Historik i Demokracisë në Shqipëri”!!!!!?????
Kush është Sali Berisha i vërtëtë? Ai është një komunist-boshevik-sllav që nuk ka për tu bërë demokrt kurrë. Kryetradhëtari dhe kryemashtruesi i kombit Sali Berisha për të penguar ardhjën e demokracisë në Shqipëri, ai në vitin 1990 i urdheruar nga diktatori i fundit i komunizmit organizoj një Parti Demokratike fallso të djathte në Republikën e Shqipërisë. Kryeredaktori i Gazetës parë të ”Rilindjes Demokratike” Nr. 1 dhe në vazhdim ishte emruar Gzetari z. Frrok Çupi. Ky gazetar ishte perzgjedhur dhe i emruar nga vete komunisti i ngjyrosur blu Sali Berisha, për drejtuar ”Gazetën Rilindja Demokratike” të PD të familjes Sali Ram Berisha.
O berishjan faqe zi nuk keni turp të mohoni këte faktë shumë të vërtetë të Historisë në Shqipëri!!!!!????? Ku i merrni këto këshilla dhe udhezime rreme politike skandaloze!!!!!?????
;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;
Tiranë më 3 Djetor 2020
Kush është Sali Berisha i vërtëtë?……
Kjo është një provë që tregon se kush është rregjimi kriminal i organizuar nga Sali Berisha dhe Partia fallso e djathtë Demokratike e familjes tij.
Gangësterët e Rregjimit kriminal të Berishizmit kanë fuqi vepruese, deri kur ata të balafaqohen me Organin e Drejtësisë të ”Byrosë Kombëtare të Hetimit” (BKH) dhe me ”SPAK-un” i cili ka mbështetjen e SHBA dhe të BE.
(”Organizata Kriminale e Korrupsionit e organizuar nga Sali Berisha, është organizuar me monedhat e dhuruara nga Sllobodan Milloshviçi i UDB-së së Jugosllavisë).
Organizata e Krimit dhe Korrupsionit e themeluar dhe e drejtuar nga koka e krimit Sali Berisha, ka një veprimtari me themele të thella dhe të ërrëta që nga viti 1944-2020.
Kjo Organizatë Kriminale e Berishizmit është pro diktaturës të PK Kineze.
Qëllimi i Organizatës Kriminale të Berishizmit është destabilizimi i situatës në Shqipëri për të shpëtuar kokën e Kryekriminelit Sali Berisha nga SPAK-u dhe rikthimin e tyre në qeverisjën e Shqipërisë.
Objektivi final i Organizatës Kriminale të Berishizmit është për të shkatrruar mardhënjët e Shqipërisë me SHBA. Shteti Demokratik i SHBA janë shpresa e vetme për të shkatrruar Organizatën Kriminale të Berishizmit, kjo do të finalizojë vëndosjen e Shtetit Demokratik në Shqipëri.
Ish Presidenti dhe ish Kryeministri Sali Berisha është kyetari organizues i krimit dhe korrupsionit në Shqipëri nga viti 1991-2020. Vëndosja e shteti ligjor demokratik në Shqipëri do të zbardhë dhe do të zbulojë nga viti 1991-2020, gjurmët dhe faktet tranditëse të krimeve të rënda të kryera nga ”Organizata kriminale Berisha”. Respekt për gjithë personat e rrezistencës që luftuan kundër diktaturës komunist Enver-Ramiz-Sali nga viti 1944-2020! Ky është Sali Berisha i vërtetë, i cili ka mbuluar dhe fshehur këto gjurmë vrasjesh e krime të rënda të bërë prej tij dhe vrasjet dhe krimet çnjërzore të bëra nga diktatorët e mëparshëm Hoxha-Alia.
PD e familjes Berisha ka falimentuar sepse në themelet e saja ka krime të rënda dhe gjakë të pastër shqiptarësh, të vrarët në pabesi pas shpine, ata ishin atdhetar dhe demokrat të vërtetë. Me opozitën e sotme 30 vjecare të të djathtës fallso apo me PD komuniste-fashiste të z. Lulzim Basha. Kjo levizje politike që nga themelimi është e deshtuar sepse ajo është themeluar dhe e drejtuar nga spiuni i UDB i ish Jugosllavisë Sali Ram Berisha me psedonimin ”Bisturia”. PS do të qëndroje në pushtet sa herë qe ajo ka deshire sepse i mungon rezistenca kundërshtare e partisë rivale demokratike e vërtetë.
Të nderuar demokrat të djathtës së vërtetë! Në Shqipëri ”Shteti Deokratik Ligjor” nuk është shkatrruar nga PS sepse ata nuk e kan braktisur e tradhëtuar kurrë elektoratin dhe mbështetësit e të majtës tyre socialiste, ata kan qëndruar në parlament. Drejtuesit e PS nuk janë larguar nga mbështetësit e të majtës socialiste në zgjedhjet e pushtetin vëndor për Bashki. ”Shteti Deokratik Ligjor” është shkatrruar nga PD fallso sepse ajo është një ”Organizatë Korruptive Kriminale”. Ajo sikur bëri në vitin 1997 ka kërkuar herë pas herë destabilizimin e situatës ekonomike dhe politike në vendin tonë. PD e familjes Berisha për 30 vite ka korruptuar e shkatrruar policinë e shtetit, prokurorinë dhe gjykatat (Lexoni vendimet e VETINGUT -ut dhe të SPAK-ut). PD kohën e fundit ka djegur mandatet parlamentare të tyre dhe janë larguar nga votimet e Bashkive sepse e kishin nuhatur shumë mirë humbjen e thellë të tyre në pushtetin vëndor. PD kishte si qëllim për të zvarritur reformën demokratike në Organet e Drejtësë dhe për të mashtruar dhe për prerë në besë demokratët e vërtetë të PD. PD e familjes Berisha nuk i kish ngelur rrugë tjetër demokratike për të vepruar sepse ajo ishte shëndrruar totalisht në një ”Organizatë Korruptive Kriminale”. ”Organizata korruptive kriminale e Berishizmit” ose PD me aleatët fallso demokratike kërkon të vijë në pushtet jo me vota demokratike. PD e Berishizmit kërkon si përherë për të marrur pushtetin me vota të përcaktuara në tovalinë, sipas porosisë të ish Presidentit Ramiz Alia që kishin bërë me kryetarin e PD z. Sali Berisha. Ata të dy në vitin 1990 kishin bërë në marveshtjën e fshehtë për të qëndruar në pushtet vetëm dy parti (8 vite, me 8 vite). Kjo llojë marveshtje kriminale në politikën shqiptare për zgjedhjet e vitit 2021 ka dështuar. Kjo marveshtje e fshehët e vitit 1990 ishte antikombëtare, ishte shumë kriminale e djllëzore dhe kish si objektiv final:- Për të degjeneruar para opinionit të shëndosh publik PD dhe gjithë Sistemin Demokratik në Shqipëri sepse ky sistem ishte i modelit demokratik-amerikno-perendimor. Nga dora e zezë e tradhetarit Sali Berisha ky objektiv deri tani në vitin 2020 është ralizuar në masën 100 % dhe më shumë. Në Shqipëri ”Organizata korruptive kriminale e Berishizmit” nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë organizimin e krahut politik i të djathtës së vërtetë.
Rroftë Demokracia Përendimore e Modelit Amerikan! Tiranë më 3 Dhjetor 2020.
Respekte per z. Skender Tufa sepse ai eshte nje qendrestar anikomunist i pamposhtur kunder diktatorve cnjerzor Hoxha-Aia-Berisha.