VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Nard Ndoka zbulon ndërmjetësin e 17 majit mes Ramës dhe Bashës

By | November 24, 2021
blank

Komentet

blank

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli: Monument i turpit ruhet nga shteti’, Topalli numëron gjëmat e Bashës

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë një pasqyrim të takimeve të Lulzim Bashës në Fier dhe Sali Berishës në Shkodër.

Në një postim në rrjetin social Facebook, teksa e cilëson Bashën si monument turpi që ruhet nga policia e Edi Ramës, Topalli i numëron një për një të gjitha bëmat dhe gjëmat që ka lënë gjatë drejtimit të partisë.

Postimi i Jozefina Topallit: 

Por ndryshe nga Basha që shteti e mbronte nga njerëzit e tij, në Shkodër ku ishte Berisha e gjithë salla e pallatit të sportit thërriste “Basha ik”.

“Monument, që ruhet nga shteti!

Sot ishte ditë me diell, por Lulzim Basha doli me çadër, për t’u mbrojtur nga vezët që mund t’i hidhnin njerëzit e tij.

Pas kërkesës së Lulzimit, edhe sot, Edi Rama urdhëroi policë nga Fieri dhe nga Vlora për të ruajtur Lulzim Bashën nga njerëzit e tij.

Kjo që ndodh tek ne është unike në botë

Ka dështuar çdo kauzë;

ka shitur (humbur) çdo zgjedhje;

ka përjashtuar çdo kontribut;

ka djegur mandate;

ka bojkotuar zgjedhje;

ka kërcënuar për moslejim të zgjedhjeve edhe të tjerët;

ka përjashtuar me vendim personal liderin historik të PD;

ka vrarë votën;

nuk ka lejuar debatin;

ka manipuluar çdo votim për kryetar brenda Partie;

ka bërë marrëveshtje finaciare me kundërshtarin;;

është shkarkuar nga anëtarësia me 4500 delegatë dhe 45 mijë anëtarë;

i ka mbyllur derën deputetëve të PD;

i shpërthen zyrën të rinjve;

vendos dyer të blinduara ,që anëtarësia të mos hyjë në shtëpinë e saj;

rrah me shkopinj kazmash militantët e forcë së tij;

i hedh gaz më keq se kundërshtari ; fut në seli njerëz me maska dhe armë;

shton katër vila vetëm për vitin elektoral; mban karrigen me policinë e Ramës…

e thotë unë po sakrifikoj për ju!

Ky është monument i turpit, që ruhet nga shteti!

Ndërkohë në Shkoder i gjithë pallati i Sportit thërret: Basha ik!”, shkruan Topalli.

blank

Bardhi gënjeu, Alfred Rushaj nuk është sëmurë, por braktisi Bashën

Një ditë më parë me propozim të kryedemokratit Lulzim Basha, Këshilli Kombëtar largoi Alfred Rushajn nga detyra e kreut të grupit parlamentar, duke e zëvendësuar me Enkelejd Alibeajn.

Për këtë vendim ka folur në një intervistë televizive Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Ky i fundit tha se vendimi është marrë në dakordësi mes Rushajt dhe Bashës.

Bardhi tha dhe se Rushaj është në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të Covid-19.

‘Ka qenë një vendim i përbashkët i tyre që drejtimi i grupit të bëhet nga Alibeaj. Vendimet e propozuara në Këshillin Kombëtar do të kalojnë në grupin parlamentar të PD. Dua të shpreh mirënjohjen time për punën që ka bërë zoti Rushaj si kryetar grupi. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme edhe pse e kishte për herë të parë jetën parlamentare. Zoti Rushaj është në kushte të rënduar shëndetësore, është me COVID’, tha Bardhi për ‘Neës 24’.

Por pas kësaj deklarate kanë qarkulluar lajme se vendimi erdhi pasi Alfred Rushaj nuk ka qenë dakord me linjën e Bashës.

‘As me përjashtimet. Nuk ka qenë dakord me Berishën gjithashtu. Por kundër mënyrës se si po sillet Basha në këtë histori. Prandaj s’ka folur. Në Kryesi nuk ka votuar. Ia ka komunikuar Bashës vetë para disa ditësh’, kanë pohuar burime nga selia blu për ‘Politiko’.

Lajmet se largimi i Rushajt nuk është aq paqësor sa tha Gazmend Bardhi janë shtuar. Madje dyshohet se ky i fundit ka mashtruar opinion publik për sëmundjen e Rushajt. Por të njëjtën gjë si Bardhi e ka deklaruar dhe Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Familjarët e Alfred Rushajt i kanë hedhur poshtë deklaratat e Bashës dhe Bardhit, duke thënë se deputeti gëzon shëndet të plotë. Kjo e fundit shton se sipas një verifikimi të sistemit TIMS rezulton se Rushaj ka udhëtuar drejt Kroacisë, bën të ditur CNA.al

blank

VIDEO- Provokohen demokratët, policia merr në mbrojtje deputetin Basha

Tensione në Fier, ku demokratët që protestonin kundër deputetit Lulzim Basha janë provokuar nga mbështetësit e këtij të fundit.

Siç edhe duken në pamjet e transmetuara nga SYRI TV direkt nga Fieri, mbështetësit e Bashës kanë provokuar demokratët në protestë, duke krijuar dhe tensione.

Pas kësaj, policia ka vendosur të marrë në mbrojtje Lulzim Bashën e duke vendosur 2 kordonë për sigurinë e tij.

blank

Jep dorëheqjen nënkryetari i PD, Alfred Rrushaj braktis farsën e Bashës

Nënkryetari i PD dhe kreu i grupit parlamentar, Alfred Rrushaj ka dhënë dorëheqjen.  

Një gjë të tillë e ka konfirmuar sot deputeti Lulzim Basha në një mbledhje me një grup të vogël mbështetësish.

Rrushaj është deputeti i radhës që braktis farsën e Lulzim Bashës, pas vendimeve të këtij të fundit për të mbajtur me forcë selinë e demokratëve.

Skenat e rënda të 8 janarit nga selia e PD ku demokratët u dhunuan barbarisht nga mercenarët e Lulzim Bashës dhe ndërhyrja e policisë duke hedhur bomba gazi, kanë bërë që Rrushaj të distancohet nga këto akte.

***

Ndwrkaq, deputeti Basha ka njoftuar edhe pasuesin e Alfred Rrushajt. Në vend të tij si kryetar i grupit parlamentar emërohet Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit largohet nga nënkryetar i Kuvendit.

Gjithashtu, nënkryetar i PD dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë emërohet Agron Gjekmarkaj. Ky i fundit njihet për besimin e verbër që ka ndaj deputetit Basha dhe më në fund u shpërblye. syri.net

blank

VIDEO- Rama tremb fëmijën, vogëlushi ikën me vrap i alarmuar

Kryeministri Edi Rama ka trembur një fëmijë sot. 

Në një video të shpërndarë në rrjet, Rama ulet dhe kërkon ta përqafojë të miturin, por duke hapur gojën dhe çjerrë zërin e ka frikësuar atë.

Vogëlushi kthehet menjëherë dhe ikën me vrap i alarmuar.

Në video fëmija dëgjohet duke qarë teksa shkon drejt të ëmës.

Me siguri Rama nuk e priste këtë veprim të vogëlushit dhe nga reagimi duket që e ka zënë befasisht teksa nënqesh nga zori.

blank

VIDEO- ‘Bie’ selia e parë e Bashës, Këlliçi dhe demokratët zhvillojnë mbledhje në zyrën e PD-së në Berat

Anëtarë të Komisionit të Rithemelimit kanë zhvilluar mesditën e sotme një takim në degën e Partisë Demokratike të Beratit. 

Në takim kanë marrë pjesë përfaqësues grupseksioni në rang qarku si dhe deputetë të PD.

Në këtë takim u shtrua si platformë proçesi i ristrukturimit të PD i cili filloi në janar dhe mbaron muajin që vjen.

Gjatë diskutimeve mësohet se u shtrua si propozim zgjedhja e kandidaturave për forumet drejtuese të PD-së.

I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe deputeti Belind Këlliçi, i dërguar i Komisionit të Rithemelimit si kryesues i grupit të punës për organizimin e degës së PD në Berat.

Belind Këlliçi është shprehur Partia Demokratike ka hyrë në proces riorganizimi për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore, ku PD do të ketë kandidatë në çdo bashki.

Ky takim është zhvilluar pa praninë e mediave.

Sipas burimeve te brendshme, dhe deputeti i PD Tomor Alizoti është përkrah demokratëve që mbështesin ish-kryeministrin dhe liderin historik Sali Berisha.

blank

Berisha rikthehet në bazë- Pritje e jashtëzakonshme në Lezhë

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka mbërritur në Lezhë, për takimin me demokratët, me rastin e 31-vjetorit të rithemelimit të degës së PD-së.

Berisha është pritur si gjithnjë me entuziazëm nga demokratët, të cilat kanë brohoritur njëzëri duke kërkuar largimin e Lulzim Bashës.

Disa herë, të pranishmit kanë deklaruar se Basha i ka injoruar, madje as nuk i ka përshëndetur për 31-vjetorin e degës.

Demokratët i kanë kërkuar Berishës një riorganizim sa më të shpejtë të PD-së. Po ashtu ata kanë uruar që Berisha të jetë kryeministër sa më shpejt.

Ky është takimi i parë në bazë pas protestës së 8 janarit. Berisha do të zhvillojë edhe një takim nesër.

Berisha: Edi Rama dhe Lulzim Brava duan të mbajnë peng pluralizmin

Në 31-vjetorin e themelimit të PD-së së Lezhës, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha deklaroi se vendi është përballë një armiku më të rrezikshëm se diktatori komunist.

Ai tha se Edi Rama dhe pengu i tij duan të mbajnë peng pluralizmin në vend.

“Ne krenohemi sot në një ditë historike, sepse rrënjët e shkuara janë të domosdoshme për t’u njohur dhe nderuar, në mënyrë që e ardhmja të jetë ajo që duam. Ne jemi një parti e traditës, ne nuk heqim dorë nga tradita jonë. Ne e respektojmë atë, ndaj jemi vërtet një parti konservatore. Ne nderojmë rrënjët tona dhe historikun tonë sepse duam të projektojmë të ardhmen tonë më të mirë.

U zgjodha president në vitin 1992 dhe jetoja në Brrakë të Tiranës. Çdo ditë kaloja pranë sheshit Skënderbej. Sheshi ishte i mbushur me të papunë. Ndjeja një keqardhje të jashtëzakonshme. Bashkëshortja ime shkonte çdo ditë në dyqane bosh dhe merrte të shara sistematike nga komunistët për dyqanet bosh.

Në atë kohë ne kishim vetëm besimin tonë të madh te liria. Kishte shumë pak para në xhepa, kishte varfëri, kishte papunësi. Por kishte shpresë. Pse na shërben ne kjo? Ne përsëri kemi shumë mungesa. Demokratët sot janë më të diskriminuarit, më të ndëshkuarit, por ata janë njerëzit më të lirë të vendit. Ne vërtet vuajmë, por jemi më të pasurit në ideale, më të pasurit në atdhetari. Ata besojnë se do ia dalin dhe do ia dalim.

Ne kemi një armik shumë më të rrezikshëm se ai që kishim para vitit 1990. Ai që kishim, ishte një diktator, i cili kishte urdhëruar vrasje politike, por prapë e kuptoi se uragani i lirisë nuk mund të ndalet. Sot jemi përballë një armiku të egër të pluralizmit. Sot jemi i vetmi vend, ku kreu i qeverisë, kreu i Meduzës, mendon se do mbajë peng pluralizmin në Shqipëri. Mendon dhe beson duke marrë peng Lulzim Bravën, do të mund të vazhdojë të shkelmojë mbi të drejtat e shqiptarëve, mbi interesat e shqiptarëve,” tha Berisha.

Berisha: Ja pse Rama na sulmoi më 8 janar me kërkesë të Beogradit

Nga Lezha, lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi se më 8 janar, demokratët u sulmuan me kërkesë të Beogradit.

“8 janari është faqja më e zezë në 30 vite e një qeverie shqiptare. Më 8 janar, Edi Rama faktoi se ai me mënyrat e tij kriminale, ishte autori i vërtetë i pushtimit të shtëpisë sonë, shtëpisë së PD-së.

Nuk është problemi i një zyre, i një ndërtese. Këtu është problemi themelor: i zbatimit të vendimit të shumicës ndaj pakicës. Pa këtë parim nuk ka demokraci. Dhjetëra-mijëra demokratë shkuan për të zbatuar vendimin e tyre. Kuvendi Kombëtar ka votuar se selia e PD është ajo seli dhe ne shkuam të hymë në shtëpinë tonë.

Çfarë ndodhi? Edi Rama rrethoi Lulzim Bravën, pengun e tij, jo vetëm me 8 oficerë garde, me në krye komandantin e rojes së personaliteteve, por Edi Rama i pajisi ata me të gjitha mjetet e dhunës të një policie agresive.

Çfarë ndodhi? E shndërroi selinë e PD në një strofull krimi dhe kriminelësh, të cilët vendin e kishin në qeli dhe vetëm në qeli.

Çfarë ndodhi? Më 8 janar, në një skenar të parapërgatitur, ai vërsuli me kërkesa direkte nga Beogradi, të faktuara, hordhitë e narkobanditëve me uniformë, kundër demorkatëve paqësorë. E them këtë të Beogradit, sepse Baston Stanishiçi është Mugosha i ri në PS dhe në Shqipëri. Mugosha i ri, e ka marrë 6 herë në telefon Edi Ramën, pas urdhrave që i vinin nga Beogradi. Mbro Lul Bravën. Ai nuk e mohoi këtë kur ia përplasën përfaqësuesit tanë,” tha Berisha.

Berisha: Basha, pas kompanive të basteve! Batoni e ndihmoi për…

Nga takimi i Lezhës, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, hodhi akuza të tjera ndaj Lulzim Bashës.

Berisha tha se ai qëndron pas kompanive të basteve. Berisha tha se Baton Haxhiu e ka ndihmuar kur u ndaluan bastet. Sipas liderit historik të PD, kjo tregon edhe njëherë angazhimin e Beogradit në vendin tonë.

“Ka sot një angazhim total të Beogradit kundër shqiptarëve. Ballkani i Hapur është nga Alfa te Omega një projekt kundër shqiptarëve. Shihni studiot televizive, përfaqësuesit e Beogradit nga Tirana në Prishtinë se si përfaqësojnë.

Kur ndodhi vrasja në Bllok, Edi Rama vendos ndalimin e basteve. Të kujt ishin bastet? Ishin të Lul Bravës.

Lul Brava i dërgon të dërguarin e tij special, Dushanin në Prishtinë, i tha hajde me vrap dhe më zgjidh problemin.

Absolutisht. Ua ka thënë Edi Rama direkt, dy personave. U thotë se në Qipro, 80 përqind pronar i kompanisë ishte Lulzim Basha me emrin e të shoqes.

Pra, e kuptoni ne se ku kemi qenë ne? Se kush na ka drejtuar?” tha Berisha.

Berisha: Selinë e PD e mbajnë peng për kullat! Do bëjmë protesta më të fuqishme se ajo e 8 janarit

Në takimin e zhvilluar në Lezhë, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama dhe Lulzim Basha e mbajnë peng selinë për shkak të projektit të kullave.

Në fjalën e tij, Berisha u zotua se do ketë protesta edhe më të fuqishme se më 8 janar.

“Një lojë e gjerë luhet kundër pluralizmit shqiptar, kundër jush, kundër shqiptarëve.

Qëllimi ynë më 8 janar ishte që të nxirrnim kriminelët nga shtëpia. Natyrisht ta nxirrnim nga zyra pengun e turpshëm, njeriun më të degraduar në historinë politike shqiptare.

Këto ditë doli se gjithë ai sulm ndaj selisë, ndaj demokratëve, gjithë ato mijëra bombola gazi e helmesh toksike, pluhurash toksike, të përgatitura nga trafikantë dhe vrasës në seli, kishin si qëllim, përsëri vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen. Mos e harroni këtë.

Doli parku i katër hajdutëve, që duhej ndërtuar te selia e PD-së. Hajdut Ramës, hajdut Bravës, hajdut Fushës dhe hajdut Velisë. Parkun e kishin emëruar si parku i katër lirive, kur ai ishte parku i katër hajdutëve. Ky është shkaku pse Edi Rama kërkon të mbajë peng shtëpinë tonë, shtëpinë e lirisë, shtëpinë e demokratëve,” tha Berisha.

“Duhet të jemi të gatshëm për protesta më të fuqishme se ajo e 8 janarit. Axhenda jonë është liria dhe vetëm liria,” vijoi më tej ai.

Dhunë nga demokratët? Berisha tregon rastin e lezhjanit: Vetë ishte në seli, vëllai e motra në protestë krah meje

Berisha u ndal tek situata në selinë blu, ku theksoi se Edi Rama nëpërmjet Lulzim Bashës ka marrë peng sot opozitën, me një qëllim asgjesimin e pluralizmit dhe largimin e shqiptarëve nga vendit.

“8 janari është faqja më e zezë e një qeverie shqiptare, më 8 janar Edi Rama faktoi se ai në mënyrat e tij kriminale ishte autori i vërtetë i pushtimit të shtëpisë tonë, të selisë së Partisë Demokratike. Nuk është problem i një ndërtese, këtu është problem themelor i zbatimit të vendimit të shumicës ndaj pakicës, ju votuat, pa këtë parim nuk ka demokraci, shkuan për të zbatuar vendimin e tyre”, tha Berisha.

Akuzave se demokratët kishin shkuar në seli për akte dhune, Berisha iu përgjigj me rastin e një demokrati nga Lezha, ku vëllai dhe motrat e tij ishin në protestë, ndërsa ai ndodhej brenda në seli.

Demokratët nuk shkuan për të dhunuar vëllezërit dhe motrat, tha Berisha.

I them Marselit, i cili është një nga demokratët më të vjetër, Marsel në krah timin ishte motra dhe vëllai jot. Çfarë mendon ti, se këta do të vinin të të lëndonin ty? Jo Marcel, ishe në vendin e gabuar dhe kohën e gabuar”, deklaroi Berisha, duke shtuar se demokratët protestuan për hapjen e dyerve të shtëpive të tyre.

blank

Ervin Minarolli: Nisim zgjedhjet në degët e PD

Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike thotë se protesta e 8 janarit për largimin e Lulzim Bashës ishte vetëm hapi i parë për të marrë selinë.

Anëtari i këtij Komisioni, Ervin Minarolli tregoi se ka nisur puna për riorganizimin e strukturave të partisë në çdo qelizë në mënyrë që të gjithë vendimet e Kuvendit të përmbyllen deri më 22 mars.

“Ne nuk jemi një parti e re, ne e kemi eksperiencën, kemi ngritur grupe pune. Janë po ato grupe që mblodhën firmat për të krijuar strukturat e reja”, tha Minarolli për A2CNN.

Në respekt të statutit të miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit, Minarolli shpjegoi edhe mënyrën e zgjedhjes së strukturave të reja, si dhe rikonfigurimin e ri të Kuvendit Kombëtar të partisë.

“Është futur parimi 1 anëtar, 1 votë për drejtuesit e degëve. Delegatët e Kuvendit do të zgjidhen nga Kuvendi i degës dhe nga 7 mijë anëtarë, do të kemi kuvendin me 1000 e ca delegatë.

Me bindjen se shumica është në anën e tyre, mohoi që krijimi i një partie të re nga mbështetësit e Sali Berishës të jetë opsion.

“Do të kishim frikë nga ndarja nëse forcat dhe bazat do të ishin të barabarta, por baza është dukshëm në favorin tonë”.

Pas Kuvendit të 22 marsit, rithemeluesit i hapin rrugë garës për kryetarin e ri të partisë. syri.net

blank

Banorët e Laprakës sërish në protestë, Marku: Lame të dalë para drejtësisë, të hetohet Bashkia Tiranë

Banorët e Laprakës, të cilëve pritet që t’ju prishen shtëpitë, kanë dalë sërish në protestë.

Aktivisti Bled Marku është shprehur se Lame duhet që të dalë përpara drejtësisë.

Bled Marku denoncoi se është devijuar projekti i Unazës së Re dhe se duhet që të hetohet Bashkia e Tiranës.

“Artan Lame të dalë para drejtësisë, duhet të hetohet Bashkia e Tiranës. Janë 550 banesa, ku në çdo banesë ka 2-3 kurora e i bie që mbi 1000 njerëz dalin në rrugë. Projekti është devijuar.

Thuhet se projekti është devijuar edhe më herët. I kemi ftuar që të vijnë dhe të ulen me ne që të bisedojmë, iu kemi çuar edhe shkresa zyrtare Bashkisë së Tiranës, Presidencës, Kryeministrisë, asnjë problem nuk e trajtojnë, më e turpshme është se ministrja e Infrastrukturës thotë se këtu nuk ka protestë”, deklaroi Bled Marku.

Marku po ashtu u shpreh nëse nuk ka përgjigje nga autoritetet, do ketë përshkallëzim protestash.

“Nëse ne nuk marrim një përgjigje do të ketë përshkallëzim të protestave. Do shkojmë të protestojmë poshtë zyrave të tyre. Do ua çojmë protestën edhe në dhomën e gjumit të tyre. Jemi hasur me arrogancë aq të madhe të pushtetarëve, dhe aq të turpshme sa që vetë ministrja Balluku doli në parlament dhe tha nuk ka protestë. Është një protestë që vijon prej katër muajsh. Kemi një kryetar bashkisë që paguan 20 këshilltarë që nuk e këshillojnë  që të japin zgjidhje. Ky projekt përflitet që të filloj në muajit shkurt”, tha Marku.

blank

Evi Kokalari publikon FOTO-n dhe ka një mesazh për demokratët: Votoni njerëz të ndershëm dhe me integritet

Aktivistja e Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari ka një mesazh, drejtuar klasës politike në Shqipëri, veçanërisht mbështetësve të Partisë Demokratike. 

Teksa publikon një foto të Grida Dumës duke dalë nga selia e PD e ndihmuar nga 3 prej 5 truprojave të saj, pas protestës së 8 janarit, Kokalari bën thirrje për të votuar njerëz të ndershëm dhe me integritet.

Më besoni tashti kur ju them që imoraliteti vetjak është i lidhur ngushtë me atë politik dhe nuk duhet anashkaluar tek deputetët? Nëse këta nuk i janë besnik njerëzve të tyre, vërtet mendoni se do t’ju jenë besnik juve dhe votës tuaj? 

JO! Ju helmuan dhe desh ju vranë në 8 Janar për të mbrojtur interesat e tyre financiare. Herës tjetër konsiderojini këto faktet perpara se ti votoni. Imoraliteti nuk është më çështje private kur vjen tek ata që pretendojnë se mbrojnë interesin tuaj dhe të vëndit.

Prandaj imoraliteti i Kongresmenëve në Amerikë merret shumë seriozisht, sepse herët a vonë, imoraliteti i tyre bëhet problemi i popullit. Votoni njerëz të ndershëm dhe me integritet. Kjo më poshtë është fytyra e vërtet e imoralit politik në Shqipëri”, shkruan Kokalari.

blank

blank

AKU bllokon linjën e njohur vendase të prodhimit të kosit, konstatohet bakteri i rrezikshëm nga jashtëqitja e kafshëve

AKU ka bllokuar të gjithë linjën e prodhimit të kosit dhe salcës së kosit të kompanisë së përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, “Gjirofarm”.

Njoftimi bëhet nga vetë AKU, e cila konfirmon se nga analizat e bëra në Institutitin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në produktet e kosit dhe salcës së kosit të kësaj kompania është konstatuar një Ngarkesë e Përgjithshme Mikrobike mbi normën e lejuar.

Bëhet fjalë për “enterobakter”, i cili gjendet në traktin ushqimor të kafshëve dhe më pas shpërndahet përmes ujit në rastet kur kafsha pi ujë apo edhe jashtëqitjes së tyre.  ISUV dyshon se bakteri në fjalë ka mbërritur deri te prodhimet e kompanisë “Gjirofarma” përmes jashtëqitjes së kafshëve.

Sipas AKU-së, menjëherë pas konstatimit të këtij bakteri të rrezikshëm, është urdhëruar bllokimi i linjës së prodhimit të kosit dhe salcës së kosit si edhe është kërkuar nga kompania që të tërheqë nga tregu të gjithë prodhimin e kësaj linje.

Po ashtu, mësohet se është bllokuar edhe sasia e produktit të gjendur brenda fabrikës pasi dyshohet se po ashtu është e kontaminuar me këtë bakter.

Në në njoftim të vetin fill pas reagimit të AKU-së, kompania “Gjirofarm” shprehet se bëhet fjalë për një “problem teknik në linjën” e prodhimit, ndërkohë që konfirmon tërheqjen e produkteve të kosit dhe salcës së kosit nga raftet e marketeve në të gjithë vendin.

Çfarë është “enterobakteri” dhe sëmundjet që shkakton

Enterobakteret kanë si habitatin e tyre natyror sistemin tretës të kafshëve, kryesisht zorrët. Prandaj edhe kanë marrë emrin “entero-zorrë” nga greqishtja e lashtë.

Ata janë të kudondodhur në natyrë; prania e tyre në zorrët e kafshëve bën që të ketë një shpërndarje të tyre të gjerë në tokë, ujë dhe ujërat e zeza. Ato gjenden gjithashtu në bimë.

Tek njerëzit, specie të shumta Enterobakteri njihen si organizma që shkaktojnë sëmundje të ndryshme, duke përfshirë infeksionet e syve dhe lëkurës, meningjitin, baktereminë (infeksion bakterial të gjakut), pneumoni dhe infeksione të traktit urinar.

Njoftimi i AKU-së

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT

NJOFTIM PËR KONSUMATORËT

Tiranë, më 12.01.2022

TËRHEQJE NGA TREGU E PRODUKTEVE TË PASIGURTA

AKU njofton konsumatorët se produktet e operatorit të biznesit ushqimor me inicialin “Gj”, pas analizave të vetëkontrollit, u kostatuan me vlerë mbi normën e lejuar të Ngarkesës së Përgjithshme Mikrobike (NPM) enterobakter.

Menjëherë me marrjen e këtij njoftimi nga ISUV, AKU ka reaguar për ndjekjen e rastit dhe marrjen e masave në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi nga Drejtoria Rajonale e AKU-së, sipas gjurmueshmërisë së produktit dhe gjetjeve të kontrolleve zyrtare të kryera.

Subjekti është urdhëruar të tërheqë nga tregu produktet e rezultuara pozitive.

Është kryer bllokimi i linjës së prodhimit të produktit kos dhe salcë kosi, si dhe u vendos bllokimi i sasisë së produktit të gjetur prej të cilit u morën mostra për analizim për treguesit e NPM-së.

AKU pas kryerjes së inspektimit në magazinën e subjektit, ka marrë konform legjislacionit në fuqi masë administrative gjobë dhe masë urgjente të ndërprerjes së kryerjes së veprimtarisë.

Sigurojmë konsumatorët se AKU vijon inspektimin e subjektit edhe në produkte të tjera../ dita

blank

VIDEO- Protesta e 8 janarit, LDGSH publikon pamje: Gratë protestuese u dhunuan

Në protestën e 8 janarit mbetën të plagosura ndër të tjera edhe disa gra. Lidhja demokratike e gruas publikoi pamjet ku tregohen se si një nga protestueset u dhunua në protestë, ndërkohë që nëpërmjet një video mesazhi anëtaret e LDG-s shprehen se protestuan paqësisht por u përballën me mercenarët.

Nga SYRI TV

Lidhja Demokrate e Gruas në Partinë Demokratike, publikoi pamje të dhunës së ushtruar ndaj protestuesve paqësor nga mercenarët e Lulzim Bashës në 8 janar. Në video shfaqen disa nga gratë e dhunuara në protestë përfshirë Hajrie Mulajn, e cila u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, nëpërmjet një video mesazhi anëtare të Lidhjes Demokratike të Gruas, përfshirë demokratet Elsa Hamaj, Irma Marku, Megi Stafa dhe Mimoza Hajdarmataj, denoncohet dhuna e uhstruar në protestën e 8 janarit nga mercenarët e Lulzim Bashës.

Gratë demokrate tregojnë gjithashtu se ato morën pjesë dhe protestuan paqësisht, përpara selisë së Partisë Demokratike.

Në protestën e 8 janarit, dhjetëra protestues paqësor mbetën të lënduar nga dhuna që ushtruan mercenarë nga brenda selisë së Partisë Demokratike, të cilët përdorën hunj dhe gaz lotsjellës kundër demokratëve që kërkonin të futeshin në seli.


blank
blank
Send this to a friend