Majorkani do të marrë pjesë në turneun e Brisbane në fillim të janarit
VOAL- Pas kthimit në stërvitje të rregullt në tetor, Rafael Nadal më në fund bëri njoftimin që të gjithë adhuruesit e tenisit e prisnin prej kohësh. “Pas një viti pa gara, është koha për t’u rikthyer. Dhe do ta bëj në Brisbane në javën e parë të janarit. Shihemi atje”, deklaroi ish-numri një i botës, i cili tashmë ka zbritur në vendin e 663-të, në një video të publikuar në kanalet e tij sociale.
37-vjeçari nga Mallorca nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare që nga 18 janari, kur u eliminua në raundin e dytë të Australian Open nga Mackenzie McDonald. Lëndimi në iliopsoas, një muskul i barkut, e detyroi më pas t’i nënshtrohej një operacioni dhe një rehabilitimi të gjatë për të kultivuar dëshirën për të përfunduar karrierën e tij në fushën e lojës në vitin 2024. Brisbane International do të zhvillohet nga 31 dhjetor deri më 7 janar.rsi-eb