VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mourinho për kremtimin me dorën në vesh: Isha i ofenduar për 90 minuta

By | November 8, 2018

Komentet

Ish-sulmuesi i Kombëtares: Nëse Shqipëri-Skoci shihet nga UEFA, do klasifikohet si e manipuluar

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i Vllaznisë, Roland Luçi, ka bërë një analizë ecurisë që Shqipëria ka pasur së fundmi. Në një intervistë ekskluzive për Gazetën “TemA”, Luçi u shpreh se një ndër arsyet e ecurisë negative të Kombëtares shqiptare është fakti se ekipi ndodhet në “periudhen e ndryshimit të stafeve drejtuese dhe te një ripërtëritjeje të ekipit, largimin e disa shtyllave reale e simbolike të ekipit, mbartës jo vetëm të peshës kryesore të lojes, por dhe pikmbeshtetjes morale e motivimi për gjithë të tjerët, zevendesimi i të cilave nuk është një proces i thjeshtë”.

 

Ish futbollisti i njohur i ekipit kombëtar hedh dyshime të forta për ndeshjen Shqipëri-Skoci.

Luçi thekson se nëse ndeshja do analizohej nga Komisioni i Etikës nga UEFA do klasifikohej si e manipuluar duke parë menyrën se si disa lojtarë silleshin në fushën e lojë.

Në fund Roland Luçi deklaron se Kombëtarja shqiptare ka nevojë një trajner gjerman.

Roland, ekipi kombetar po kalon nje periudhe te erret. Çfare nuk shkon tek kjo skuader?

Eshte e vertete se ekipi yne Kombetar po kalon nje periudhe mossuksesesh, qe e ilustruar nga statistikat nxihet edhe me teper.

Jemi ne periudhen e ndryshimit te stafeve drejtuese dhe te nje riperteritjeje te ekipit, largimin e disa shtyllave reale e simbolike te ekipit, mbartes jo vetem te peshes kryesore te lojes, por dhe pikmbeshtetje morale e motivimi per gjithe te tjeret, zevendesimi i te cilave nuk eshte nje proces i thjeshte aritmetik qe iku nje dhe fut nje tjeter e prap jemi me 11 lojtare ne fushe.Ketu kam parasysh psh jo vetem Canen e Agollin, por edhe Mavrajn dhe gropen qe lane mbrapa ne mbrojtje. Nuk eshte lapsus Mavraj, me te kam parasysh Mavrajn e deri europianit dhe hijen e tij qe “gradohet” dhe kapiten ne vend qe me miresjellje ti shtrengohet dora per kontributin dhe ti urohet sukses ne aktivitetin e tij te metejshem ne klubin perkates.

Pra me qarte e kam fjalen per te disaten here qe ne ekipin Kombetar nuk duhet te vegjetoj askush. Ekipi Kombetar eshte selia e perkoheshme e me te mireve te momentit, e atyre qe luajne e dallohen me ekipet e tyre dhe jo ngrohesve te stolit te cilet plotesojne minutat e aktivizimit me Kombetaren, ne vend qe te ishte kurorezimi i minutazhit te tyre te suksesshem ne Klube. Ne nuk kemi gjeni te atille futbolli qe ti toleronim mosaktivizimin kronik ne Klubet perkatese, te tille nuk ka kerkund ne bote.

E ne kete pike duhet guxim, por dhe nuhatje profesionale ne zgjedhjen e atyre qe do te mbajne peshen ne Kombetare dhe sigurisht qe pritet te jene konstant dhe ne aktivizimin e tyre ne kampionatin perkates, e jo te eksperimentojme pafund me shpresen iluzore te te vetshpallurit zbulues te talenteve dhe afirmimin e tyre te dhunshem ne Kombetare, qe ne shumicen dermuese te rasteve rezulton proces deshtak.

Proceset e riperteritjeve te ekipeve Kombetare jane te njohura dhe jo detyrimisht mbyllen brenda dites, por duan kohen e tyre te realizimit. Meqe duhen shembuj se perndryshe ky pohim duket i pabesueshem dhe justifikues, e shkuara e afert na ofron rastet e Gjermanise, Brazilit e se fundi te Holandes.

Roland-Luci

Tifozët kuqezi janë të pakënaqur, çfarë duhet bërë ndryshe qe ata te mos na largohen ?

Tifozet kuqezi e veçanerisht segmentet e organizuara te tifozeve jane lojtari i 12-e i Kombetares, jane bartesit e krijimit te atmosferes festive e entuziaste pa te cilen do te dukej e varfer çdo fitore, çdo gol i shenuar, çdo aksion spektakolar, çdo ekzekutim i Hymnit Kombetar ne stadium. Ne mardheniet me keto organizma roli informues, komunikues, mbeshtetes i FSHF duhet rikonceptuar larg disa skemave te dritanishme burokratike te ndoshta njerezve te gabuar te ngarkuar me kete pune.

Po qe te jemi objektive, dhe pritshmeria ndaj Kombetares duhet te shpluhuroset nga kerkesa permanente per suksese spektakolare alla “franceeuropian”. Ishin koniuktura e konstelacione te paperseritshme ato qe na çuan ne ate zenit qe jo patjeter ka te bej me anen sportive, nivelin e futbollit te treguar.

Kombetarja jone nuk mund te prenotoje çdo edicion nje “ballist”, nuk mund te prese dhurata disafishe armene e nuk mund te shpresoje qe ne te gjuajme ne porte njehere e kundershtari 15 here e perseri te dalim me pike nga stadiumi si ne ndeshjet ndaj Danimarkes.

Me sa pohova me siper nuk dua te zgjoj pershtypjen e iluzionit alla “fata morgana” te suksesit shqiptar ne futboll, por te shikimit realisht te gjendjes se futbollit tone.
Neqoftese deri para 3-4 vitesh ne dispozicion te Kombetares sone ishte kontigjenti i plote i nje Kombi 7 a 8 milionesh aktiv si ne kampionatin shqiptar e kosovar, ashtu dhe kudo ne Europe, sot,me daljen ne skene te Perfaqesueses se Kosoves resurset per Kombetaren tone jane kufizuar ndjeshem, fenomen qe une te pakten e kam vene ne dukje qe do te ndodhe qe me mospajtimin tim te ngritjes se nje ekipi perfaqesues kosovar per arsye jo vetem te mospromovimit te nje kombi dhe etnie artificiale, por qofte dhe per arsyen pragmatike te asaj qe thashe me siper, te minimizimit te kandidaturave per Kombetaren shqiptare.

E ne kete realitet te ri rritet ndjeshem pesha e kampionatit tone kombetar, realitet deri tani inekzistent dhe per gabimet administrative te FSHF.

A mund te konkretizoj kritiken? – Sigurisht!
Ne radhe te pare duhet minimizimi drastik aktivizimit te te huajve dhe venia ne binare te plote legale e ligjore te funksionimit financiar te Klubeve shqiptare.

A mendoni se ka ardhur momenti qe trajneri Panucci te largohet nga drejtimi i skuadres?

Verej sidomos mbas humbjes se Shkodres nje krahasim te thate te Panuccit me paraardhesin De Biasi qe nga shumekush shihet si bartesi i suksesit tone ne Europianin francez qe u shoqerua me nje eksplodim “honoris causa” te aq shume llojeve sa Panucci duket si axhami para tij. Ti shtosh dhe eksperiencen jombreselenese te deritanishme te tij ne coaching dhe rezultatet tejet modeste te deritanishme me Kombetaren, ngrene me te drejte pikpyetje ne mundesine e qendrimit te metejshem ne krye te ekipit.

Personalisht ne fillimardhjen e tij shpresova ne nje çlirim te ekipit nga skemat e ngurrta te paraardhesit qe orienetoheshin ekskluzivisht ne rezultat duke lene mbas dore spektaklin sportiv, por qe per fat te keq nga ndeshja ne ndeshja shumeçka u zbeh.

Nuk duhet te harrojme se edhe de Biasi u largua nga drejtimi i Kombetares per mossukses, ketu nuk duhet te kemi asnje iluzion dhe ky mossukses ju la si stafete Panuccit dhe ngritja e stekes me pritshmeri suksesi alla-France do te ishte jo fair kundrejt trainerit. Por mbrritja ne nje paraqitje te tille te dobet si ndaj Skocise ngre seriozisht pyetjen: A duhet vazhduar me Panuccin?

Mendoj se nje perseritje apatike qofte dhe e ngjashme ndaj Uellsit, do te jete dita e fundit e Panuccit me sherbim ne Shqiperi e nga ky fat nuk mund ta shpetoje as dashamiresi me i afert i tij.

Ne nje status tuaj pas humbjes me Skocine keni shkruar se Kombetarja nuk humbi ndeshjen, por e HUMBI? Mund te tregoni disi me shume rreth ketij statusi se kujt i drejtohet?

Po, ashtu u shpreha dhe i qendroj asaj.
Sikur ndeshja te analizohej nga Komisioni i Etikes se UEFA-sigurisht qe do te klasifikohej si ndeshje e manipuluar.

Ngulmimi i Mavrajt qe te ndeshkohej, vendosjet skandaloze te mbrojtesave tane ne golat e pare dhe te trete, gabimi ne mur qe shkaktoi penalltine (jo nje, por disa lojtare me duar perpjete?!) ngrene dyshime serioze ne mos per gabime te ndergjegjshme, te pakten per nje menefregizem, mungese pergjegjesie te patolerueshme e mosprofesionalizem evident per lojtaret e ekipit kombetar, disa prej te cileve me sa duket kane keqkuptuar rolin e tyre aty.

Dhe meqe jemi te kjo teme, duhet te marre fund absolutisht praktika e deritanishme e lutjes deri lepirjes jodinjitoze ndaj disa aktoreve tekanjoze ne ofrimin e nenshtetesise shqiptare ne shkembim te kontributit per Kombetaren. Ky lloj pazari duhet te marr fund. Kush e ndjen se duhet te perfaqesoje Shqiperine dhe ndihet krenar per kete perfaqesim duhet te jete i mirepritur dhe asnje hap lypsari me tej.

Teorite e tentativat e turpshme te faljes se vilave dhe territorit ne bregdet kujtdo qofte, si proklamonte dikur nje shtetar shqiptar i Kosoves, duhet te mos perseriten me!
Por qe te mos largohem nga “E HUMBI” qe kam shprehur: Ketu, pavaresisht problematikes qe permenda me siper, del ne pah dhe roli drejtues i trainerit dhe akceptimi nga ana e ekipit te ketij roli, prandaj aq me teper kthehet ndeshja e ardhshme ndaj Uellsit ne nje test ekzistencial per Panuccin ne postin qe ka aktualisht.

Ne fund, mendoni se ka ardhur momenti qe ne krye te Kombetares te vije nje trajner shqiptar?

Mendoj se kampionati shqiptar e ka shume te veshtire te prodhoje personalitete qe te jene ne gjendje te drejtojne dhe ne fund te fundit tu imponohen nje grupi lojtaresh milionere e shpeshhere tekanjoze aktive ne Europe. Kurse nje trainer shqiptar aktiv jashte shtetit, sigurisht qe do te duhej te merrej ne konsiderate.

Po te kisha te drejte vendimi a keshillimi, per nga mentaliteti, disiplina, korrektesia, vemendja duhet perqendruar tek nje trainer gjerman.
E meqe jemi te traineret, perveçse me duket nivel ordiner etike, eshte dhe gjest provokativ ndaj bashkkombasit te tij italian Panucci shfaqja e perhershme e De Biasit ne tribunat e stadiumeve dhe te shtypit.

Ky eshte ndryshimi, me dy trainere gjermane nuk do e “shijonim” nje spektakel te tille.

Marrë nga Tema

U ndëshkua me karton të kuq, Mavraj pendohet: Kërkoj falje!

Pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 22’ gjatë përballjes me kombëtaren e Skocisë, kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Mërgim Mavraj ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Mavraj teksa kërkon falje, kërkon edhe mirëkuptimin e tifozëve. “E ndjej të kërkoj publikisht falje për atë moment dobësie. Të gjithë gabojmë dhe këtë herë më ndodhi mua”, shkruan ai.

Postimi i Mavraj:

“E ndjej të kërkoj publikisht falje për atë moment dobësie 🙏 Të gjithë gabojmë dhe këtë herë më ndodhi mua. Për Kombëtaren kam luajtur dhe i dëmtuar madje në situata edhe shumë më të vështira, ndaj ajo që kërkoj është të më kritikoni, sigurisht, por jo të vini në diskutim rrespektin dhe dashurinë për këtë fanellë e këto ngjyra.
Shohim përpara, me bindje se Shqipëria do të kthejë kapitull. Të gjithë bashkë mund tia dalim përsëri, por nëse jemi të ndarë ateherë mund të na mposhtë kushdo.
Me rrespekt Mërgim Mavraj #kuqezi #albania

E bukura Heidi Lushtaku i qëndroi në krah mbrëmë Robin Krasniqit

Haxhi ‘Robin’ Krasniqi e ka mbrojtur titullin e kampionit të Evropës në kategorinë super të mesme në boksin profesionist (EBU) përballë kundërshtarit të tij, Ronny Landaeta.

Ndërsa për ta mbështetur boksierin nga Kosova, gjatë gjithë kohës i ka qëndruar pranë partnerja e tij, Heidi Lushtaku.

Modelja e njohur ka publikuar fotografi para meçit për ta uruar partnerin e saj për sukses. Dhe pikërisht kjo ndodhi. Pas 12 raundeve, Krasniqi arriti të dilte fitimtar, ndërsa së bashku me të në ring u ngjit edhe Heidi.

Ajo ishte pranë tij kur gjyqtarët e shpallën fitues për ta përjetuar bashkë këtë sukses të boksierit 31-vjeçar.

Shqipëria humbi në sfidën me Skocinë

SHKODËR – Kombëtarja e Shqipërisë në Futboll është mposhtur me rezultatin 0:4 nga ekipi i Skocisë, në kuadër të ndeshjes zyrtare për UEFA Ligën e Kombeve.

Ekipi i drejtuar nga Christian Panucci, ka humbur në përballjen e katërt të kësaj lige në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ku nuk mungoi edhe mbështetja e tifozëve.

Goli i Fraser, i Fletcher, dhe dy golat e Forrest kanë vulosur fitoren për ekipin e Skocisë.

Shqipëria në ndeshjet e zhvilluara në kuadër të UEFA Ligës së Kombeve, deri tani ka fituar me rezultatin 1-0 përballë Izraelit më 7 shtator të këtij viti dhe ka humbur përballë këtij ekipi me rezultatin 2-0, më 14 tetor. Në përballjen e parë me Skocinë, Shqipëria ka humbur me rezultatin 2-0, në ndeshjen e zhvilluar më 10 shtator, si dhe humbi sfidën tjetër me këtë ekip.

Shqipëria në UEFA Ligën e Kombeve është në grupin e parë me tre skuadra të Ligës C, ku pjesë janë Izraeli dhe Skocia.

Ndeshja e radhës Kombëtares së Shqipërisë në Futboll do të jetë miqësore, ku përballja Shqipëri-Uells, do të zhvillohet më 20 nëntor në stadiumin “Elbasan Arena”. aa

(Video) Super Kosova, shkatërron Maltën me një breshëri golash

Kosova ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në udhëtim te Malta në kuadër të Ligës së Kombeve, për ta mbajtur kreun e tabelës në Grupin 3.

Rezultati përfundimtar i takimit të sotëm ishte 0-5.

Golin e parë e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 15 pas asistimit nga Milot Rashica. Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Kosova ishte edhe më efikase, duke shënuar katër herë.

Në minutën e 70 Benjamin Kololli shënoi gol të bukur, duke e paraboluar portierin kundërshtar.

Për dy minuta shënoi dy herë Donis Avdijaj, pas asistimit nga Muriqi e Rashica. E ky i fundit shënoi golin e fundit të takimit në minutën e 80, me një goditje të bukur jashtë zonës së rreptësisë.

Në Grupin 3 Kosova është lider me 11 pikë, kurse Malta në vendin e fundit ka 2 pikë.

Raportimi live:

93′ Ka përfunduar gjithçka. Kosova ka shënuar një fitore të madhe ndaj Maltës, me rezultat 0-5.

90′ Na ndajnë edhe 3 minuta të shtesës nga fitorja e madhe.

88′ Kosova ka shënuar tjetër gol të shpejtë ndaj Maltës për ta çuar epërsinë në 0-5, kësaj radhe nga Milot Rashica.

85′ Në një aksion të vendasve, është gardiani i portës Samir Ujkani i cili nuk lejon për befasi.

80′ Edhe një herë talenti Avdiaj, dhe Kosova po e shpartallon Maltën, rezultati 0-4.

78′ Pas një pasimi nga sulmuesi Muriqi, përball portës i vetëm gjendet talenti Avdiaj i cili nuk gabon dhe dërgon rezultatin në 0-3.

75′. Kanë mbetur edhe 15 minuta lojë dhe Kosova vazhdon të luaj në mënyrë fantastike.

70′ Kosova ka gjetur golin e dytë. Kololli ka shënuar supergol.

65′ Benjamin Kololli pas një vrapimi të bukur harkoi në zonë, por nuk gjeti asnjë nga bashkëlojtarët e tij.

51′ Tjetër mundësi e super-sulmuesit Vedat Muriqi, i cili me një dalje rrezikoi vendasit.

46′ Fillon pjesa e dytë, përsëri dominojnë të tanët.

45′ Mbyllet pjesa e parë.

40′ Berisha shumë afër të shënonte. Goditjen e tij e largon portieri.

36′ Muriqi nuk arrinë ta godas topin që mund ta dyfishonte epërsinë.

32′ Lojë e ashpër nga skuadra e Maltës.

23′ Kosova gjithnjë e më e rrezikshme. Shumë raste për golin e dytë.

15′ GOOL!  Vedat Muriqi dërgoni Kosovën në Epërsi.

7′ “Duam fitore, duam fitore”, dëgjohen thirrjet e “Dardanëve” nga tribunat.

3′ Vedat Muriqi shumë afër golit me një goditje me kokë.

1′ Fillon ndeshja, dhjetra tifozë të Kosovës gjenden në stadium.

Formacionet

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Maltë – Kosovë.

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për xhiron e pestë ta fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, përkatësisht në grupin e 4 të ligës D.

Dardanët në këtë takim futen si lider të grupit dhe synojnë fitoren për të prekur me një këmbë në fazën tjetër.

Malta në anën tjetër veçse është pa gjasa për të kaluar në fazën tjetër./BS

Zbulohen titullarët kuqezinj, ja si pritet të rreshtohet kombëtarja përballë Skocisë

Kristian Panuçi i beson krahun e djath të të mbrojtjes Frederik Veselit, ndërsa konfirmon thuajse të njëjtët lojtarë që ka përdorur edhe në sfidën e fundit për Ligën e Kombeve në Izrael, me përjashtim të dy të pezulluarve për kartonë: Elseid Hysaj dhe Migjen Basha. Stërvitja e fundit e kuqezinjve në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës konfirmoi idetë e Panuçit për një Shqipëri sulmuese me skemën 4-2-3-1, ku shpejtësia e Uzunit dhe Grezdës nga krahët mund të jetë determinante.

Mesfushori që luan te Gllazgou në Skoci, ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, do të jetë në fushë nga minuta e parë, pavarësisht se nuk është stërvitur me grupin gjatë javës. Në seancën e fundit, Grezda tregoi gatishmërinë e tij, duke dhënë sinjalet e duhura për Panuçin. Në majë do të luajë Bekim Balaj, pikërisht në stadiumin ku hodhi hapat e parë të karrierës. “Loro Boriçi” ka kujtime fantastike për shtatlartin edhe me fanellën kuqezi, pasi në edicionin e kaluar vulosi fitoren ndaj Maqedonisë 2-1 në një ndeshje që u luajt në dy ditë për shkak të ndërprerjes prej shiut. Me Thoma Strakoshën në portë, që ka fituar duelin me Etrit Berishën, Panuçi zgjodhi që të rikonfirmonte dyshen GjimshitiMavraj, ndërsa edhe Binakun në krahun e majtë. Prova e madhe është kalimi i Veselit në të djathtë, teksa trajneri beson tek eksperienca e mbrojtësit të Empolit.

Liga e Kombeve, sonte sfidat e Shqipërisë dhe Kosovës

SHKUP – Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll mposhti mbrëmë Lihtenshtajnin në terren mysafir me rezultatin 0:2, në ndeshjen e UEFA Ligës së Kombeve, dhe tani e ndan vetëm një pikë nga barazhi për Evropianin 2020, pasi para ndeshjes së fundit, ajo ka një epërsi prej tre pikësh para Armenisë në pozitën e dytë në tabelë.

Tre pikëshi në “Rein Park” të kryeqytetit Vaduc u sigurua në pjesën e dytë, me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, e tashmë specialistit Enis Bardhi në minutën e 53-të, ndërsa goli i Ilija Nestorovskit në minutën e 90-të, vulosi fitoren.

Në grupin 4 të ligës D, ku bën pjesë Maqedonia, Armenia triumfoi në Gjibraltar me rezultatin 2:6.

Në ndeshjet tjera të luajtura mbrëmë në kuadër të raundit të 5-të nga Liga e Kombeve, vëmendjen më të madhe e tërhoqi dueli mes Holandës dhe kampionit aktual botëror Francës, e cila përfundoi me fitore të nikoqirëve.

Dueli nga grupi 1 i ligës A përfundoi me shifrat 2:0 me golat e Georginio Wijnaldum në minutën e 44-të dhe të Memphis Depay në minutat shtesë në fund të lojës.

Në ndeshjet tjera të zhvilluara në grupin “1” liga B, Sllovakia mposhti Ukrainën me rezultatin 4:1, ndërsa në ndeshjen e grupit “4” liga B në Cardiff, Uellsi pësoi disfatë nga Danimarka me shifrat 1:2.

Në ndeshjet e grupit “3” liga C, Sllovenia barazoi në Lubjanë kundër Norvegjisë 1:1, ndërsa Qiproja Greke barazoi kundër Bullgarisë me rezultatin e njëjtë 1:1.

Sot në orar janë përballjet: Maltë – Kosovë, Shqipëri – Skoci, Itali – Portugali, Turqia – Suedi, Serbi – Mali i Zi, Rumani – Lituani, dhe Azerbajxhan – Ishujt Faroe.

Ndeshja Shqipëri-Skoci, ja masat e marra nga Policia e Shtetit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka bërë publike masat që do të merren në kuadër të takimit që do të zhvillohet nesër mes Shqipërisë dhe Skocisë ne “Loro Boriçi”.

Policia paralajmëron segmentet rrugore ku do të ndalohet qarkullimi, ndërsa jep edhe derektiva për tifozët.

Njoftimi i plotë

Më datë 17.11.2018 ora 20.45 në qytetin Shkodër, do të zhvillohet ndeshja ndërkombëtare e futbollit, e vlefshme për Ligën e Kombeve, ndërmjet përfaqësueseve të Shqipërisë dhe Skocisë, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në kuadër të planit të masave të marra nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, do të marrë një sërë masash teknike dhe organizative për, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit, duke synuar një mbarëvajtje të aktivitetit sportiv.

Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, informojmë qytetarët e qytetit Shkodër tifozerinë vendase dhe tifozeritë e ardhur nga Skocia, dhe treva të tjera, që do të ndjekin ndeshjen në stadiumin “Loro Boriçi” se, DVP Shkodër, për mbarëvajtjen normale të aktivitetit sportiv, do të marrë disa masa ndaluese dhe kufizuese mbi qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të, si më poshtë vijon:

  1. Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e Qytetit Shkodër, si nga krahu lindor ashtu edhe nga krahu perëndimor.
    2. Për parkim të automjeteve në qytetin Shkodër do të përdoren këto vende:
    ▪ Sheshi “Mehmet Shpendi” tek ish Ndërmarrja e Fermentimit.
    ▪ Gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale “Arben Broci”.
    ▪ Sheshi tek stacioni i trenit të udhëtarëve.
    ▪ Sheshi dhe rruga tek “Fusha e Druve” në unazën lindore.
    3. Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.
    4. Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se kjo rrugë do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas dhe të huaj.
    5. Në aksin bulevardi “Zogu i Parë” (ose sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.
    6. Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën “B. Bishanaku” dhe anasjelltas, nga ora 10.00 deri në ora 24.00.
    7. Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 10.00 deri në orën 24.00.
    8. Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën e tregut industrial dhe fruta-perime në Zdrale nga ora 10.00 deri në orën 24.00.
    9. Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore:
    o “Xhabije – Parrucë”
    o “Sheshi 2 Prilli – Parrucë”
    o “Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë”
    o “Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”
    10. Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 20.45 dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë në orën 17.00.
    11. Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.
    12. Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregëtar përreth dhe në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” të tregohen mirëkuptues duke i mbyllur aktivitetet në orën 14.00.
    13. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, kërkon mirëkuptimin komunitetit shkodran dhe drejtuesve të automjeteve, të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportiv duke përdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë.

Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin.”

LeBron James në listën e “top 5” koshashënuesve të NBA-së

Basketbollisti i Los Angeles Lakers, LeBron James, ka vendosur emrin e tij në listën e koshashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në NBA.

Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë kundër Portland Trail Blazers, të cilën Lakers e fituan me rezultatin 126-117, 33 vjeçari James shënoi 44 pikë, 10 kërcime dhe 9 asistime, duke e çuar numrin e koshave të shënuar në kuotën prej 31.425 pikësh.

Me këtë, ai ka zëvendësuar ish-basketbollistin Wilt Chamberlain në pozitën e pestë të koshashënuesve më të mirë në NBA.

Kareem Abdul-Jabbar mban vendin e parë me 38.387 pikë të shënuara, pas të cilit radhitet Karl Malone me 36.928 pikë.

Kobe Bryant mban pozitën e tretë me 33.643 pikë, ndërsa Michael Jordan radhitet i katërti me 32.292 pikë.

Koshashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në NBA

Kareem Abdul-Jabbar 38,387 pikë

Karl Malone 36,928

Kobe Bryant 33,643

Michael Jordan 32,292

LeBron James 31,425

Mbrëmë në orar ishin 11 ndeshje të sezonit 2018/19

Orlando Magic-Philadelphia 76ers: 111-106

Washington Wizards-Cleveland Cavaliers: 119-95

Boston Celtics-Chicago Bulls: 111-82

Brooklyn Nets-Miami Heat: 107-120

Toronto Raptors-Detroit Pistons: 104-106

Milwaukee Bucks-Memphis Grizzlies: 113-116

Minnesota Timberwolves-New Orleans Pelicans: 107-100

Oklahoma City Thunder-New York Knicks: 128-103

Dallas Mavericks-Utah Jazz: 118-68

Phoenix Suns-San Antonio Spurs: 116-96

Los Angeles Lakers-Portland Trail Blazers: 126-117

Spanja i lejon atletët kosovarë të përdorin simbolet shtetërore

Ekipi i Kosovës në Lojërat Olimpike në Rio De Zhaneiro më 2016

Spanja do t’i lejojë atletët kosovarë të përdorin simbolet shtetërore në garat ndërkombëtare që organizohen në këtë vend, edhe pse Madridi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Vendimin e mori Komiteti Olimpik i Spanjës, pasi Juan Antonio Samaranch, nënpresident i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, paralajmëroi se refuzimi i Spanjës për të njohur Kosovën është një pengesë për organizimin e garave të mëdha sportive në këtë vend.

“Qeveria spanjolle do t’iu sigurojë delegacioneve sportive nga Kosova, që konkurrojnë në Spanjë, vizat e duhura dhe do t’iu lejojë atyre përdorimin e simboleve kombëtare, himnin dhe flamurin, në përputhje me protokollin olimpik”, tha përmes një deklarate Komiteti Olimpik i Spanjës.

Spanja së bashku me Greqinë, Sllovakinë, Qipron dhe Rumaninë, janë pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës, edhe dhjetë vjet pas shpalljes së saj.

Gjyqtari kosovar Nuza do të drejtojë ndeshjen Turqi-Ukrainë

STAMBOLL – Gjyqtari kosovar Genc Nuza nga Federata e Futbollit të Kosovës do të drejtojë ndeshjen përgatitore të cilën kombëtarja e Turqisë do ta zhvillojë më 20 nëntor me Ukrainën.

Sipas një njoftimi të Federatës së Futbollit të Turqisë, Nuza do të asistohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj në ndeshjen që do të luhet të martën në Antalya, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Besfort Kasumi.

Ndeshja Turqi-Ukrainë në stadiumin e Antalyas do të fillojë në ora 18:30. aa

Solari konfirmohet trajneri i ri i Real Madridit

MADRID – Santiago Solari nga sot është konfirmuar trajneri i ri i Real Madridit, me çka i ka dhënë fund kohës së tij si trajner i përkohshëm.

Fillimisht, argjentinasit i ishin dhënë dy javë për të dëshmuar veten, por siç duket, katër fitoret nga katër ndeshjet e zhvilluara kanë bindur krerët e “Mbretërve”, të mbështeten në shërbimet e tij.

Lajmin për të përditshmen sportive spanjolle “Marca” e kanë konfirmuar nga Real Madridi, të cilët kanë thënë se tashmë kontrata e tij është dërguar në Federatën Futbollistike të Spanjës.

Siç bën të ditur gazeta në fjalë, argjentinasi ka vulosur qëndrimin e tij në stolin e nxehtë të Santiago Bernabeu, pas katër fitoreve kundër Melilla, Real Valladolid, Viktoria Plzen dhe Celta Vigo.

Hierarkia e Realit, thuhet se dëshiron të mbajë Solarin me shpresë se rezultatet e tanishme do të vazhdojnë dhe nuk do të duhet të kërkojë tregun pas largimit të Julen Lopeteguit. aa