VOAL – NAGOJA – Solar Impulse 2, avioni me energji diellore i cili po bën udhëtimin rrotull botës, ka aterruar në 16.50 më orën tonë në errësirën e aeroportit të Nagojës, në Japoninë qendrore në një etapë të paparashikuar të detyruar nga moti i keq.
Avioni, nisur në 20.39 të së shtunës (ora jonë) nga qyteti i Nankinit, në Kinën lindore, duhej të fluturonte gjashtë ditë pa ndërprerë deri në Havai.
Mjeri njëvendësh, me pilotin zviceran André Borschberg në kabinë, u shtrëngua nga një front ajror i ftohtë të heqë dore nga vazhdimi i fluturimit pas nja dyzet orësh dhe të shtyjë për më vonë kalimin e Paqësorit. “Projeket pionieristike kërkojnë kujdes. Unë e Bertrand Piccard do ta vazhdojmë udhëtimin sapo të na e lejojnë rrethanat,” ka shkruar Borschberg në Twitter.
Piccard, pilot zviceran që me Borschberg po alternohet në kabinën e Solar Impulse 2 me qëllim të kryerjes së udhëtimit rrotull Tokës pa karburant, ka thënë se është gjithsesi i kënaqur nga performancat e avionit deri tani. “Në jetë gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç dëshiron: nganjëherë duhet pe¨rshtatur. Quhet natyrë,” i ka thënë Piccard agjencisë franceze të shtypit AFP, duke nënvizuar se Solar Impulse 2 e ka përmbushur tashmë fluturimin më të gjatë me energji solare, qoftë për largësinë, qoftë për kohëzgjatjen.
Avioni do të ndeshej me një shtrëngatë në afërsi të Havait. “Situata meteoroligjike u përkeqësua. Kemi vendosur të procedojmë me një aterrazh ndërmjetës në Nagoja, në pritje të përmirësimit të motit,” njoftonte ekipi i Solar Impulse mbrëmë (ora jonë).
“Avioni ynë nuk është i parashikuar për mot të ftohtë, shi dhe stuhi. është një avion që fluturon ngadalë dhe që ka nevojë t’i ngarkojë bateritë,” ka shpjeguar Piccard duke i falënderuar “miqtë tanë japonezë të cilët kanë qenë shumë mirëkuptues për të na e dhënë autorizimin, në minutën e fundit, që të ulemi në territorin e tyre.”
Zëdhënësi i Solar Impulse, Marc Baumgartner, ka saktësuar për ATS se detyrimi për t’u ulur në Japoni nuk është i lidhur me kurrfarë problemi të baterive.
Zëdhënësja Elke Neumann nga ana e saj ka shpjeguar për agjencinë amerikane AP se avioni ka nevojë për shumë hapësirë në tokë kur ulet dhe prandaj shmang uljet në zona komerciale të aeroporteve. Natën erërat priren ndërkaq të jenë më pak të fuqishme, ka shtuar ajo.
Avioni, për shkak të motit të keq në afërsi të arqipleagut dhe në SHBA, u detyrua të ndërpresë fluturimin dhe të qëndrojë në pritje sipër Detit të Japonisë.
Deri tani avioni nuk e kishe kaluar kurrë një oqean dhe nuk kishte mbetur në ajër për më shumë se 24 orë- Kalimi i Paqësorit, 8175 kilometra, përbë një sfidë të rëndësishme teknologjike.
sda-ats
Komentet