Presidenti i SHBA, Donald Trump, paralajmëroi Izraelin që të mos kryejë më sulme ajrore në Iran, pasi do të ishte një gabim i madh.
Përmes një postimi në rrjetin social, Truth Social, Trump i kërkoi gjithashtu Izraelit që të kthejë pilotët në shtëpi.
“Izrael. Mos i lëshoni bombat. Nëse e bëni është shkelje e madhe. Ktheni pilotët në shtëpi tani!”, shkroi Trump.
Paralajmërimi vjen pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, që hyri në fuqi në orët e para të mëngjesit. Marrëveshja u ndërmjetësua nga SHBA dhe Katari.