VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mos i fyej e mos i provoko kaq rëndë shqiptarët Ambasadorja ”mike” …. – Nga ADRIATIK DOSTI

By | August 1, 2021
blank
1 Comments
  • author avatar
    Nexhmije Mehmetaj 2 months ago Reply

    çdo veprim i Amerikës në Shqipëri është për ta bërë më të fortë Partinë Demokratike, duhet durim!

Komentet

blank

Nxënës të dashur! Mirë se vini në strehën e paditurisë – Nga Ndriçim Mehmeti

Si asnjëherë në historinë e arsimit shqiptar pas vitit 1945, dita e parë e shkollës do të jetë në fund të shtatorit. Kjo sepse ne si asnjë vend tjetër kemi marrë masa kundër pandemisë, analfabetizmit, bëjmë mësim plotësues (kuptimin e të cilit nuk e di askush) dhe e gjitha kjo për hatër të fëmijëve, në interes të prindërve, në shërbim të mësuesit, e me demek në fund për rritjen e cilësisë së arsimit. E meqenëse jemi në fushën e eksperimenteve vit pas viti me arsimin, do të bëja një propozim me shumë modesti:

Ndryshoni parullën bajate të përvitshme: Nxënës të dashur mirësevini dhe bëni një shtesë të vogël: Mirësevini në strehën e paditurisë.

Kështu do të ishte më e ndershme, më e fisme. Nxënësve tanë të dashur le t’u themi të vërtetën. T’u themi që shkolla edhe këtë vit, nuk do të ketë as ujë të rrjedhshëm dhe as ngrohje. Do të vijoni mësimin nga mëngjesi deri në darkë, duke mallkuar mamin dhe babin që nuk jua vuri emrin Ana apo Andi, por ua vuri emrin Xhesi dhe Xheku, kështu që zahmet e keni të shkoni në shkollë në 4 pasdite e të dilni në 7 të darkës.

Për laboratorë kimie, fizike, biologjie, kompjutera, tableta, laptop, mësim të plotë, as që bëhet fjalë. Ju jeni vetë të zgjuar, inteligjentë të lindur që me 30 minuta e thithni mësimin në ajër, madje pa e hapur fare gojën mësuesi. Detyrat bëjini vetë e kontrollojini vetë, se mësuesi nuk kohë të merret me ju. I ngrati do të rrijë tërë ditën në shkollë, por as vetë nuk do ta kuptojë përse-në. Mos merrni çatë me vete. Kot do ta keni. Do t’i nxirrni librat, sa për të shënuar faqet që do të mësoni, se më shumë nuk ka çfarë.

Prindër të dashur! Vijoni si gjithë këto vite të fundit të paguani ngado për shkollimin e fëmijëve tuaj: Mësuesit, drejtuesit e shkollës, trajnerin e futbollit, basketbollit, volejbollit, kurse pa fund, transportin e fëmijëve, rojën e shkollës, oficerin e sigurisë dhe së fundi edhe administratorin e shkollës, si një gjetje origjinale e Lali Erit. Dhe sakën se çoheni e kërkoni kushte më të mira për fëmijët tuaj, ngrohje, ujë, tualete të pastra, shkollim cilësor, aktivitete argëtuese. Mos e bëni në asnjë mënyrë. Këto janë të drejta që i takojnë atyre që dinë t’i kërkojnë jo juve, që i keni lënë fëmijët në mëshirë të fatit, se shtet dihet që nuk ka. Ju mjafton t’i thoni peqe –lepe drejtorit, ndonjë lek nën dorë mësuesit kujdestar, ose atij që “nuk lëshon notë”, siguroni mesataren, që të mos prishet aveniri i fëmijëve, për të tjerat ka Zoti kismet edhe për ju.

Mësues të dashur! Edhe ju vijoni siç keni bërë deri më sot. Mos u ankoni fare për kushtet mizerabël në të cilin ushtroni profesionin, as për mungesën e mjeteve të punës, as për skllavërimin që ju bëjnë duke iu përdorur si punëtor pa pagesë për punën që bëni. Në fund të fundit, 20-27 mijë lekë të vjetra ju mjaftojnë për rritjen cilësore të jetesës suaj. Me këtë pagesë për orët shtesë, ju mbuloni fare mirë faturën e energjisë, ujit dhe ju mbete për të darkuar me familjen njëherë në javë. Nuk keni pse të protestoni edhe pse çdo 4 vjet ju tallin, ju mashtrojnë për rritjen më të madhe të pagës në 30 vjet. Por ata që jua bëjnë premtimin meritojnë një bravo të madhe, sa kohë ju e përtypni e ripërtypni talljen e tyre dhe madje me shumë dëshirë.

Drejtues të dashur të arsimit në gjitha nivelet! Edhe ju vijoni të ankoheni pa masë në mbledhjet me deputetët dhe hierarkët e lartë socialist, që ju lanë në mes të rrugëve dhe nuk ua njohin kontributin, militantizmin, arrogancën, forcën që treguat duke lënë pa punë, cilido që ju urdhëroi partia ta flaknit në rrugë. As mos e vrisni mendjen si ecën arsimi, cilësia, problematikat, analfabetizmi funksional. Të gjitha këto janë dokrra. Shikoni ku ka tendera, përftime, libra për të shitur, ndonjë dritare, pllakë mermeri të shkollës, çoni në shtëpi ndonjë kompjuter, merrni ndonjë lek për regjistrime, rritje notash, e kësi gjërash. Arsimi dhe hallet e tij janë krejt të huaja, të papranueshme për moralin e lartë të rilindjes. Padituria, skamja, lënia në errësirë e të rinjve, është detyrë mbi detyrat, në çdo ditë të javës.

Njerëz të shoqërisë civile! Edhe ju si shokët dhe shoqet më sipër nuk keni përse e prishni terezinë, as me vatrën e dijes e as me strehën e paditurisë. Në fund të fundit misioni juaj fisnik është sesi të shkruani, merrni dhe përfitoni projekte e donacione, që ju lumturojnë juve dhe familjen tuaj, që sigurojnë ndërrimin e gardërobës, një vend pëllumbash në administratën shtetërore, për gruan/burrin, dashnorin/en, djalin, vajzën, me pak fjalë sigurimin e tarafit tuaj me të ardhura, pa shumë djersë.

Qytetarë të dashur! Të gjithë kemi për detyrë të mbrojmë, zhvillojmë e kujdesemi për arsimin, si e vetmja mënyrë për të dalë nga varfëria, për të parë fëmijët tanë me sy jo njëherë në vit apo më shumë, por çdo ditë. Është mundësia për të zhvilluar vendin dhe për të gëzuar ato ditë që na ka dhënë Zoti, si shumë të tjerë rreth nesh. Vatra e dijes shkolla, ka marrë flakë në sytë tanë. Gjuhët e saj kanë mbërrit në trarët e lodhur të strehëzës së ndërtesës që mezi mbahet tashmë. Në një kohë të shkurtër kjo strehë do të shembet dhe pasojat e këtij shkatërrimi, do t’i kemi në kurriz si shoqëri, tash e 30 vitet e ardhshme. Kemi shumë pak kohë për të shëruar diçka, përndryshe, nesër nuk mund t’i ankohemi askujt, për gjëmën që e bëmë vetë, krejt me dashje e qëllim. syri

blank

E shkarkuan Vjosa dhe Albini, ish kryespiunen e Kosovës e merr këshilltare Edi

Vlora Hyseni, që ka qenë e angazhuar në udhëheqjen Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, tani është marrë nga Edi Rama, si këshilltare e tij.

Hyseni ka qenë zëvendësdrejtore e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Para disa muajve, ajo u shkarkua nga Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, prej të gjitha funksioneve të AKI-së.

Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, gjatë periudhës sa institucioni që mbledh dhe shpërndan informacione të rëndësishme për shtetin te kryeministri dhe presidenti kishte mbetur pa drejtor.

Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të këtij viti, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti.

Hyseni nga informacionet e pakëta që dihen për të, përshkruhet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo flet disa gjuhë të huaja.

Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Paraprakisht, ajo ka qenë drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI. /Express

blank

Gratë e Edi Ramës, rekordet e Ruandës, Toni Bleri dhe Mini-Shengeni Nga Enton Palushi

 

Para do ditësh, Organizata e Kombeve të Bashkuara publikoi një listë të vendeve me numrin më të lartë të grave në nivele përfaqësuese. Paradoksalisht, përkrah vendeve të Europës veriore, që udhëheqin në çdo fushë, në listë kishte edhe disa vende nga krahu i kundërt, me kredencialet më të këqija demokratike dhe me renditjen më të ulët në çdo drejtim. Çfarë mund të ketë ndodhur që krahas vendeve më të pasura dhe më demokratike në planet të renditen edhe Shqipëria dhe Ruanda? Çfarë e bën bashkë Edi Ramën dhe Pol Kagamen, presidentin e vendit afrikan? Përgjigjia ndoshta duhet kërkuar te ish-kryeministri britanik, Tony Bler, që i këshillon të dy dhe që pati deklaruar para disa kohësh se Kagame është një lider vizionar. Në listën e tij ka edhe të tjerë drejtues të ngjashëm si Rama dhe Kagame, përfshi këtu presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Bler mund t’u ketë thënë shumë gjëra, por ndër mësimet kryesore duhet të jetë ai: merrni parimet që ka për zemër Perëndimi dhe përdorini për interesat tuaja.

“Kagame e ka marrë me mjeshtëri axhendën e Perëndimit dhe e ka përdorur atë për të minuar qëllimet e Perëndimit,” thotë politologu Brian Klaas. Parlamenti i këtij vendi ka në përbërje 64 përqind femra, duke shënuar një rekord në botë. “Mënyra korrekte për ta parë këtë përfaqësim të grave në Ruanda është kështu: është e mrekullueshme që një parlament i dobët ka shumë gra brenda, por sërish është një parlament i dobët që i përkulet një despoti të vetëm mashkull. A është progres? Ajo që ka rëndësi ëshët nëse parlamenti ka një zë, jo gjinia e personave të heshtur brenda tij”, shkruan Klaas.

A ka funksionuar kjo skemë? Sigurisht. Teksa Kagame flet për arritje dhe Perëndimi i jep miliona dollarë për qeverisjen e mirë, opozita masakrohet dhe zgjedhjet manipulohen.

Kështu është edhe historia e grave të Edi Ramës në qeverisje. Rekordi i tij botëror është vetëm një makijazh për të kënaqur Perëndimin dhe për të fituar ndonjë intervistë në rrjetet e mëdha botërore. E kundërta ndodh në realitet, kur qeverisjen e ka në dorë vetëm një njeri, që nuk këshillohet me askënd dhe që nuk ka prodhuar asnjë figurë femërore në politikën e majtë gjatë këtyre dy dekadave në pushtet. I vetmi emër që u vjen ndërmend njerëzve kur i pyet për gratë e Ramës në politikë është ai i Elisa Spiropalit, por edhe ajo, jo për mirë, por vetëm për keq. Arsyeja është më e thjeshtë se kaq: nuk mund të pretendosh për përparim real të grave në një vend me ekonomi të drobitur, me një krim të shumëpërhapur, me një korrupsion masiv, me një administratë të mbaruar, me një arsim të rrënuar, me një shëndetësi të kapitulluar.

Sa për sjelljen e Ramës me gratë, sikur të mos mjaftonin zërat që kanë qarkulluar vazhdimisht për sjelljen e tij të dhunshme, mjafton agresiviteti që ka treguar ndaj tyre publikisht, qofshin politikane apo gazetare, për të kuptuar se ajo që ndodh larg syve të medias është shumë, shumë më e rëndë.

Por skema djallëzore e përdorimit të axhendës së Perëndimit për të minuar zhvillimin real të vendit nuk ka funksionuar vetëm në këtë drejtim. Thuajse çdo dështim i madh në vend ka pasur sipër një logo perëndimore.

Çfarë kërkon Perëndimi? Duan përfaqësim gjinor? Ua japim në nivele rekord, mjafton që askush të mos sfidojë pushtetin e njishit.

Çfarë kërkon Perëndimi? Duan që të respektohet opozita? Shpikim jo një, por pesë-gjashtë opozita dhe bëjmë sikur po dëgjojmë atë që na shkon për shtat më shumë.

Çfarë kërkon Perëndimi? Duan reformë në drejtësi? Atëherë vëmë në funksion krejt makinerinë e OJQ-ve dhe sigurojmë që reforma të duket sikur po bëhet, teksa vendosim nën kontroll plotësisht gjyqësorin.

Çfarë kërkon Perëndimi? Duan që të punojmë për integrimin? Atëherë shpikim bashkë me Vuçiçin një Ballkan të Hapur dhe sakatojmë Kosovën e vogël, duke e sulmuar hapur se ajo nuk e do integrimin, teksa Serbia e madhe merr rolin e fuqisë bashkuese në rajon.

Çfarë kërkon Perëndimi? Duan që të kemi bashkëpunim rajonal? Atëherë shpikim bashkë me Vuçiçin një Mini-Shengen dhe i japim Serbisë rolin kryesor për të dominuar rajonin në çdo aspekt ekonomik, në kurriz edhe të Kosovës së brishtë.

Çfarë kërkon Perëndimi? Duan një pajtim rajonal? Atëherë shpikim historinë me pajtimin gjermano-francez dhe e barazojmë agresorin serb me viktimën kosovare. Dhe kur Kosova të ankohet publikisht, i themi që janë të prapambetur, që nuk duan përparimin, shoqëruar me një lumë fyerjesh.

E kështu lista mund të vazhdojë e gjatë. Dikush mund të pyesë me të drejtë se përse i intereson kaq shumë Ramës se çfarë mendon Perëndimi? Sepse shqiptarët nuk i duhen më, tani që e pranon edhe vetë se ka ngritur një makineri votash për të manipuluar zgjedhjet. E vetmja gjë që shpreson është se mes tij dhe shqiptarëve do të qëndrojë vazhdimisht si mur një tufë ambasadorësh perëndimorë. Mendon se do e mbrojnë përgjithmonë.

blank

Drejt përfundimit ura kineze në Kroaci që “zhduk” Bosnjën nga harta e turizmit ndërkombëtar

Gjuha e gjatë e tokës e bregdetit dalmat, që praktikisht nga Spliti çon deri në Dubrovnik dhe me tutje, në kufirin me Malin e Zi, ndahet në një pikë të vetme, e gjatë vetëm 9 kilometra, që përfaqëson aksesin e vetëm në det të Bosnje Hercegovinës.

Ky korridor identifikohet me qytezën turistike të Neumit, plazhi i vetëm ku boshnjakët ndihen si në vendin e tyre.

Në 1996, marrëveshja që merr pikërisht emrin e kësaj qyteze parashikonte që shtetasve kroat do të sigurohej kalim pa pengesa në dy anët e Dalmacisë, por kjo marrëveshje si dhe ajo për njohjen e kufijve e firmosur nga presidentët e atëhershëm Franjo Tugjman dhe Alija Izetbegovic nuk u ratifikua kurrë.

Kjo do të thotë që edhe ditët e sotme, i gjithë trafiku që nga veriu i Kroacisë dëshiron t’i drejtohet një destinacioni turistik ndërkombëtar si Dubrovniku, duhet të kalojë detyrimisht nga kontrollet e kufirit boshnjak të Neumit.

blank

Për të shmangur këtë, prej vitesh qeveria kroate kishte projektuar ndërtimin e një ure që do të lidhte dy fshatrat e Komarnës dhe Briestës, që ndodhet në gadishullin e Prijestrës, duke anashkaluar në këtë mënyrë kalimin nga territori boshnjak.

Në 2018 Zagrebi zyrtar shpalli fituesen e projektit, kompaninë kineze China Road and Bridge Corporation, e cila premtoi shkurtim të afateve, me kantierin që filloi punën në 2019. Dy vite më vonë, tashmë elementët e ndryshme të urës, së gjatë rreth 2400 metra, janë të bashkuara, duke bashkuar për herë të parë territorin kroat që do të përshkohet pa kontrolle në gjithë gjatësinë e tij.

Por nuk mungojnë protestat, dhe përtej disa dyshime të tipit ambientalist vijnë më së shumti nga Sarajeva. Deputetë boshnjakë dërguan protestën e tyre Brukselit, që financon projektin, duke akuzuar Zagrebin zyrtar se po ndërton në ujëra ndërkombëtare dhe jo kroate, shumë pranë atyre boshnjake.

blank
plazhi i Neumit, i vetmi plazh i Bosnjës e Hercegovinës

Jo vetëm, por boshnjakët pretendojnë edhe që ura pengon zhvillimin e një porti të madh në Neum, sepse bën të pamundur kalimin e anijeve të dimensioneve të mëdha, si për shembull atyre kroçierë.

Ndërkohë, janë shumë analistët që mendojnë se ndërtimi i urës dëmton Bosnjën jo me detajet teknike të saj por thjesht me anashkalimin e territorit të Neumit, që do t’i heqë një fluks të jashtëzakonshëm turistik Bosnjës duke izoluar edhe më tej vendin ballkanas, duke rënduar situatën politike që karakterizohet nga ndarja e pushtetit në tre komunitetet kryesore, boshnjake, kroate dhe serbe.

blank

Për çka e bënë luftën shqiptarët? – Nga Skënder MULLIQI

Pse dhe për çka kemi bërë luftë afër 90 vjeçare?Kemi bërë për çlirimin nga serbosllavizmi.Shumë përgjigje mund të jepën në këtë pyetje.Edhe fëmijët e dinë së lufta është bërë për të mbrojtur lirinë, pavarësinë , vetëvendosjën , të drejtën , demokracinë ,sovranitetitin , integritetin territorial, dinjitetin, ardhmerinë tanë …Në jetën e vërtetë njerëzit kan luftuar për shkaqe të ndryshme , por madhore pse është luftuar dhe luftohet janë Atdheu dhe kombi. Të gjitha këto që i numërova nuk guxojnë të mbesin vetëm parulla!Historia e popujve në ish-Jugosllavi na ka mësuar së serbët janë popull më mëndje të humbur, së janë njerëz të retarduar, të cilët nuk po lirohen nga budallakinat dhe nga poshtërsinat, së ata janë fitues të përhërshem dhe pushtues të përheshem të tokave shqiptare.Leksionin së nuk mund të fitojnë nga shqiptarët e morën në vitin 1999, ku humbën luftën në Kosovë. Morën leksionin së triumfon e mira ndaj të keqës, së fiton drejtësia historike .Serbia e Millosheviqit mori grushtin e fortë nga shqiptarët dhe bota demokratike , duke u larguar më bisht nën shalë nga Kosova.Shqiptarët luftuan për të fituar lirinë dhe pavarësinë , dhe e arritën këtë .Nese e fituam luftën së bashku më aleatët tanë , duhet ta din mirë çetniku Vuqiq i cili po kërcënon më luftë në veri të vendit, së jo që nuk do të arrinë të pushtojë, Kosovën , por do të detyrohet të ik deri të Pashallëku i Beogradit, ku edhe serbët e kan vendin.Xhelatët e Beogradit, duket së njohin vëtem dajakun mbi kokë.Kan harruar së ka përenduar koha e sundimit të shqiptarëve në tokën e tyre.Poshtërsitë dhe pandershemeritë e tyre nuk do të pijnë ujë më para botës demokratike , nese dikur iu ka funksionuar kjo punë.Nese çetniku Vuqiq, ka marr hov, ai do të ndalët dhe atë shumë keq , nese mendon së do të jetë ndryshe .Serbia dhe sërbet nuk po lirohen nga epoka e ërret ku janë katandisur. Zgjërimi i Serbisë historikisht më territore në kurriz të shqiptarëve ka përfunduar.Shkaqët që shqiptarët duhet më i urrejtë serbët janë të pa numërta.Vuqiqi po futët në vallët e sadizmit serbomadh. Ai është një gjarpër helmues , të cilit do ti prehet koka në luftën më shqiptarët , të cilën më ngulm po e kërkon. Shqiptarët kan qenë dhe janë popull paqëdashës ,janë popull që kërkojnë paqën , por që nuk i shmangët as luftës, kur është në pyetja mbrotja e Atdheut dhe e kombit. Vuqiqi është dehur nga urrejta patologjike që ka ndaj shqiptarëve. Kjo urrejte do ti kthehet si bumerag.Unë e di mirë së shqiptarët dinë të mbrohen nga ata që i sulmojnë …

blank

Herojtë e “Ballkanit të hapur” serb, që do na sjellin paqen – Nga SHABAN MURATI

Në 23 shtator 2021 Ministria e Mbrojtjes e Serbisë organizoi ceremoninë zyrtare të shfaqjes së filmit kushtuar Brigadës së Motorrizuar 125 të Ushtrisë Serbe, e cila mori pjesë në agresionin e Serbisë në Kosovë në vitin 1998-1999. Ja çfarë shkruan me këtë rast komunikata e Ministrisë së Mbrojtjes e Serbisë për filmin kushtuar “lavdisë” së kësaj brigade ushtarake serbe: “Brigada e motorrizuar 125, shpirti i saj i gatuar nga virtutet, bashkë me njësitë e tjera heroike dhe gjithë pjesëmarrësit e mbrojtjes së atdheut gjatë agresionit të NATO-s në vitin 1999, përbëjnë themelin e vlerave mbi të cilat qendron sot Ushtria e Serbisë”.

Ministria e sotme e Mbrojtjes e Serbisë i cilëson sot si vlera të saj krimet e kryera nga Brigada e motorrizuar serbe 125 në Kosovë gjatë agresionit serb kundër popullit shqiptar të Kosovës. Kaq flagrante janë krimet e kësaj brigade ushtarake serbe, sa që formalisht prokuroria serbe e krimeve të luftës nën presion ndërkombëtar u detyrua në vitin 2014 të hapte një hetim lidhur me akuzat e kryerjes së krimeve nga ajo brigadë. Komandanti i saj gjenerali Dragan Zhivanoviç në 24 prill 1999 urdhëroi vendosjen e regjimit ushtarak në fshatrat Qyshk, Zahaq dhe disa fshatra të tjera shqiptare në Kosovë, ku sipas prokurorisë serbe ai e dinte se pasojat këtij urdhëri do të ishin vrasja e civilëve, vjedhja e pronave dhe dëbimi i fshatarëve shqiptarë nga shtëpiat e tyre. Në 2017 prokuroria serbe e mbylli hetimin “për mungesë provash”.

Tani në vitin 2021 Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i dedikon një film “lavdie” heroizmit kriminal të Brigadës së motorrizuar 125, që kreu masakra në Kosovë. Kjo është Ministria e Mbrojtjes e qeverisë së presidentit serb Vuçiç, i cili ka shpallur nismën e tij “Ballkan i hapur”, që sipas disa fantazistëve të sponsorizuar në Tiranë do t’i sjellë paqen popullit dhe kombit shqiptar.
Është paqja serbe e viteve 1998-1999 në Kosovë.

blank

Vota për doktoreshën Zize Hakaj Veselaj, është votë për qytetarin – Nga Skënder MULLIQI

Një nga profesionet më humane dhe më prestigjioze e më shumë vlerë, është mjekësia .Ky profesion kërkon njerëz më intelegjencë, të përkushtuar në punë , në përgjithësi njerëz të mirë të kësaj bote. Pacientët duan të ndiejnë së janë në duar të sigurta , së janë në qendër të kujdesit, së shqetësime e tyre janë të vlefshme nga mjeku.Ata kanë nevojë për komunikim dhe kujdes maksimal.E tillë është edhe mjekja Zize Hakaj Veselaj, e cila që shumë vite punon në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Raushiq të Pejës.Për gjithë këto vite të punës ajo ka ndihmuar pacientët për përmirësimin e tyre shëndetësor.U ka dhënë atyre mbështjete në çdo kohë , edhe jashtë orarit të punës kur është paraqitur nevoja.Doktoresha Ziza është shëmbull për të mirë , e cila gjthmonë ka shprehur gadishmërinë që të bëjë shumë kilometra për mirëqenjën e pacientëve të saj. Mikëpritja e saj është e jashtëzakonshme .Pacientet shprehen të lumtur së kan për mjeke në BT të tyre zonjën Zize .Ajo është e respektuar nga të gjithë qytetarët e këtij lokaliteti, për punën e saj.I gjithë stafi që punon në këtë qendër , meriton lavdata për punën të cilën po e bëjnë. Doktoresha Ziza shprehet “ së ndihet shumë e lumtur atëherë kur mbjellë siguri dhe lumturi tek pacientët”. Unë thotë ajo në vazhdim të bisedës gjithmonë kam ndarë shqetësimet dhe kujdesin maksimal për të gjithë ata që kan frekuentuar në qendrën tonë mjekësore.Kemi ndihmuar më udhëzimet tona për mbrojtje më efikase nga Pandemia .Sipas nevojws ekipi ynws ka shkuar pwr vizita edhe nepwr shtwpia .Prandaj, edhe kemi krijuar mardhënje të ndërsjella shumë të shëndosha.Dhe, nuk ka dyshim shprehet doktoresha, çdo sukses yni ,ndihmon dhe ndikon edhe në lumturisë tonë përsonale.Ajo paralelisht më ushtrimin e profesionit të mjekut, është asambleiste në Kuvendin Komunal të Pejës nga radhët e AAK-së. Edhe sivjet ajo garon për këtë pozitë , të cilën më punën dhe sinqeritetin e saj karshi përmbushjës së obligimeve ndaj qytetarëve e meriton. Inkuadrimin në politikë pasi vjen nga shëndetësia , ajo e sheh si përpjekje për përmiresimin e kushteve dhe shërbimeve në shëndetësi, në dobi të qytetarëve, si dhe promovimin e vlerës së gruas në shoqërinë tonë të re.Prandaj, të gjithë ata të cilët votojnë për doktorëshën Zize , që votojnë numrin 3 të listës së AAK-së, në zgjedhjet të 17 tetorit nuk do të gabojnë.Ajo është votë për qytetarin…
Tiranë,24 shtattor 2021

blank

Të ndihmojmë Kosovën, të ndihmojmë veten, të ndihmojmë kombin- Nga Muharrem Salihu, përfaqësuesi politik i shqiptarëve në Medvegjë

Është krejt e qartë se akti i fundit i Kosovës për të vendosur targa të përkohshme automjeteve me targa serbe, në kalimin e kufirit, në përfundim të marrëveshjes së mëhershme, ka imponuar fuqishëm në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, temën e reciprocitetit. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, reciprociteti zakonisht lidhet me shkëmbim dypalësh favoresh, përfitimesh, trajtimesh pozitive.

Pra,akti i fundit i qeverisë Kurti, ndërsa pala tjetër po bën një luftë nervash, kush tërhiqet i pari, synon të vendosë reciprocitetin me Serbinë. A do ja arrijë?

Që t’ja arrijmë ne, së pari dhe si kryesore, është që ne si komb, duhet të jemi bashkë! Bashkë me Perëndimin. Duhet të këshillohemi mirë. Duhet të kemi një strategji dalëse.

Ndërsa Serbia synon të nxisë si reaksion,themelimin e Asosacionit, ne duhet të veprojmë sipas parimit “ njëra dorë lanë tjetrën, të dyja lajnë fytyrën.”. Të ndihmojmë Kosovën, të ndihmojmë veten, të ndihmojmë kombin.

Skenari eventual serb, me asosacion, pra thellimi i ndarjes territoriale sipas vijave etnike, mund të mos ndalet kurrë. Ne duhet të ishim të përgatitur, por më mirë vonë se kurrë, që të themelojmë Asosacionin e tre komunave tona në Jug të Serbisë, të hapur për bashkimin e ndonjë komune tjetër, në Sanxhak. Ka patur shprehje të vullnetit popullor nëpërmjet referendumeve në këtë drejtim dhe ne duhet ta jetësojmë këtë vullnet.

Ky do të ishte reciprocitet real për trajtimin e pakicave në të dy shtetet tona, ndonëse reciprociteti i plotë ka shumë sfera të tjera. Është vonë, por ne duhet të jemi të përgatitur. Ekzistenca jonë në Jug të Serbisë, po kërcënohet pa u ndalur dhe ne nuk mund të lejojmë që të humbim dyfish: të tkurrim autoritetin shtetëror në veri të Kosovës, ndërsa në Jug të Serbisë, po tkurrim ekzistencën.

blank

Arkiv – Fjala në sheshin e Shën Pjetrit ORËT E EMOCIONIT SHQIPTAR – Nga PAPA FRANÇESKU

Më 25 shtator 2014, e enjte, pas kthimit të Atit të Shenjtë nga vizita në Shqipëri

Të dashur vëllezër e motra, Sot dua t’ju flas për Udhëtimin Apostolik, që bëra në Shqipëri, të dielën e kaluar. E bëj këtë, së pari, si akt falenderimi për Zotin, i cili ma mundësoi këtë Vizitë për të treguar, edhe fizikisht e në mënyrë të prekshme, afërsinë time e të gjithë Kishës me këtë popull. Dëshiroj pastaj, të përtërij mirënjohjen time vëllazërore për Ipeshkvijtë shqiptarë, meshtarët, rregulltarët e rregulltaret, që punojnë me kaq impenjim. Mendimi im plot mirënjohje shkon edhe tek autoritetet, që më pritën me kaq shumë dashamirësi, si edhe tek të gjithë ata, që punuan për realizimin e vizitës.

Kjo vizitë lindi nga dëshira për të shkuar në një vend që, pasi u shtyp për një kohë të gjatë nga një regjim ateist e çnjerëzor, po përjeton përvojën e bashkëjetesës paqësore ndërmjet feve. M’u duk shumë e rëndësishme ta inkurajoj në këtë udhë, që ta vazhdojë me këmbëngulje e të thellohet në të gjitha aspektet, për të mirën e përbashkët. Për këtë, në qendër të udhëtimit, qe një takim ndërfetar, në të cilin pata mundësinë të shoh me kënaqësi të thellë se bashkëjetesa paqësore dhe e frytshme ndërmjet njerëzve e bashkësive, që u përkasin feve të ndryshme, jo vetëm mund të dëshirohet, por është konkretisht e mundur dhe e zbatueshme në praktikë.

Ata e praktikojnë! Është fjala për një dialog të vërtetë e të frytshëm, larg relativizmit, duke pasur parasysh identitetin e secilit. Në fakt, ajo që i bashkon shprehjet e ndryshme të fesë, është udha e jetës, vullneti për t’i bërë mirë të afërmit, pa e mohuar e pa e nënvlerësuar identitetin e secilit.

Takimi me meshtarët, me njerëzit e shuguruar, me seminaristët e me lëvizjet laikale, qe rasti për të kujtuar me mirënjohje, me çaste përmallimi të madh, martirët e shumtë të fesë.

Falë pranisë së disa të moshuarve, që i kanë jetuar në trupin e tyre persekutimet e tmerrshme, rijehoi feja e sa e sa dëshmitarëve heroikë të së kaluarës, të cilët e ndoqën Krishtin deri në pasojat më ekstreme. E pikërisht nga bashkimi intim me Jezusin, nga marrëdhëniet e dashurisë me Të, për këta martirë – si për çdo martir – lindi forca për të përballuar ngjarjet e dhimbshme, që i çuan drejt martirizimit.

Edhe sot, ashtu si dje, forca e Kishës nuk qëndron aq në aftësitë organizuese ose në struktura, të cilat, gjithsesi, janë të nevojshme, por Kisha nuk e gjen forcën e vet aty. Forca jonë është dashuria e Krishtit! Një forcë, që na mban në çastet e vështira e që frymëzon veprimin e sotëm apostolik për të dhuruar mirësi e falje, duke dëshmuar kështu mëshirën e Zotit.

Duke përshkuar udhët kryesore të Tiranës, që nga aeroporti çon në sheshin qendror, munda të shoh portretet e dyzet meshtarëve të vrarë gjatë diktaturës komuniste, për të cilët është nisur çështja e lumnimit. Këta u shtohen qindra rregulltarëve të krishterë e myslimanë, vrarë, torturuar e internuar vetëm sepse besonin në Zotin.

Kanë qenë vite të errëta, gjatë të cilave u bë rrafsh me tokën liria fetare e ishte e ndaluar të besoje në Zotin, mijëra kisha e xhami u shkatërruan, u shndërruan në magazina e kinema, që përhapnin ideologjinë marksiste, librat fetarë u dogjën e prindërve nuk iu lejua t’u vinin fëmijëve emrat fetarë të paraardhësve. Kujtimi i këtyre ngjarjeve dramatike është thelbësor për të ardhmen e një populli.

Kujtimi i martirëve që rezistuan me fe është garanci për fatet e Shqipërisë; sepse gjaku i tyre nuk është derdhur kot, por është farë, që do të sjellë fryte paqeje dhe bashkëpunimi vëllazëror. Vërtet, sot, Shqipëria është shembull, jo vetëm për rilindjen e Kishës, por edhe për bashkëjetesën paqësore ndërmjet feve.

Prandaj, martirët nuk janë të mundur, por fitimtarë: në dëshminë e tyre heroike shndrit sërish gjithpushteti i Zotit, që gjithnjë e ngushëllon popullin e vet, duke hapur udhë të reja e horizonte shprese.

Këtë mesazh shprese, bazuar në fenë në Krishtin e në kujtimin e së kaluarës, ia besova krejt popullsisë shqiptare, të cilën e pashë entuziaste dhe të gëzuar në vendet e takimeve e në kremtime, ashtu si edhe në rrugët e Tiranës.

I inkurajova të gjithë të marrin energji gjithnjë të reja nga Hyji i ringjallur, për të qenë tharmi ungjillor në shoqëri e për t’u impenjuar, siç po ndodh tashmë, në veprimtari bamirëse e edukative.

Falenderoj edhe një herë Zotin, sepse, me këtë Udhëtim, më dha mundësinë të takohem me një popull të guximshëm e të fortë, që nuk u përkul para dhimbjes.

Vëllezërve e motrave të Shqipërisë u përsëris ftesën për të pasur guximin e së mirës, për të ndërtuar të tashmen e të ardhmen në vendin e tyre e në Evropë.

Ia besoj frytet e vizitës sime Zojës së Këshillit të Mirë, që nderohet në Shenjtëroren me të njëjtin emër në Shkodër, që Ajo të vazhdojë ta udhëheqë këtë popull-martir në udhën e tij.

Përvoja e vështirë e së kaluarës thelloftë gjithnjë e më shumë hapjen ndaj vëllezërve, sidomos ndaj më të brishtëve, dhe e bëftë gjithnjë e më shumë protagonist të atij dinamizmi të bamirësisë, kaq të nevojshëm në kontekstin e sotëm shoqëroro-kulturor.
Do të doja që të gjithë ne të përshëndesim këtë popull të guximshëm, punëtor, që në paqe, kërkon bashkimin.

blank

Zëri i Amerikës: Sulmohen qendrat e regjistrimit të makinave në veriun e Kosovës

Autoritetet e rendit në Kosovë njoftuan sot se në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në ndërtesën e e komunës së Zubin Potokut, ndërsa në një tjetër qendër të tillë në komunën e Zveçanit janë hedhur bomba, që nuk kanë shpërthyer.

Policia tha se po kryen hetime dhe ende nuk ka ndonjë të arrestuar lidhur me incidentet për të cilat kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se, sipas hetimeve të para, “nuk ishin aksidentale por të qëllimshme”.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Kurti tha se individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin e Kosovës dhe po e cenojnë paqen.

“Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar”, shkroi kryeministri Kurti duke nënvizuar se sulmet e këtilla zjarrvënëse dhe kriminelët që i kryejnë nuk do të tolerohen.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që banojnë në veri të lumit Ibër, pavarësisht përkatësisë etnike, që të ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cilësoi incidentet si akte “kriminale me elemente terroriste”.

“Këto veprime kriminale tregojnë më së miri se çfarë do të ndodhte në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak nëse nuk do të kishim praninë e njësive speciale për të garantuar rend dhe siguri”, tha ai duke nënvizuar se ministria e Punëve të Brendshme do të angazhohet për rend, siguri dhe sundim të ligjit dhe të zbatojë vendimet qeverisë së Kosovës në tërë territorin e saj.

“Ftojmë qytetarët në veri që të respektojnë ligjet dhe të mos dirigjohen apo manipulohen nga ata të cilët mbijetojnë politikisht, apo përfitojnë materialisht, vetëm falë tensioneve”, tha ai.

Djegia e Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve ndodh në një kohë kur grupe qytetarësh serb për të gjashtën ditë me radhë po mbajnë të bllokuara rrugët për në vendkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë dhe Bërnjak, në veriun e banuar me shumicë serbe, në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për të zbatuar masën e reciprocitetit me Serbinë për targat e makinave.

Nga e hëna, makinat me targa të Serbisë duhet të pajisen me targa të përkohshme me të hyrë në Kosovë. Fillimi i zbatimit të këtij vendimi është masë e ndërsjellë meqë njësoj veprohet me makinat nga Kosova që hyjnë në Serbi tash e dhjetë vjet me radhë.

Zbatimi i vendimit të qeverisë për targat e makinave ka tensionuar marrëdhëniet edhe ashtu të ndera ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Autoritetet e Kosovës janë shprehur të gatshëm që të heqin masën e reciprocitetit në rast se edhe Serbia zotohet të bëj të njëjtën gjë për makinat me targa të Kosovës që udhëtojnë nëpër Serbi.

Por zyrtarët në Beograd kanë hedhur poshtë një gjë të tillë duke kërkuar që njësitë e posaçme të policisë së Kosovës të largohen nga veriu dhe autoritetet në Prishtinë të heqin masën e vendosur më 20 shtator. Serbia ka hedhur poshtë mundësinë e vazhdimit të bisedime në Bruksel pa u përmbushur këto kushte, ndërsa tha se ka ngritur gatishmërinë luftarake të trupave të saj në afërsi të kufirit me Kosovën.

Diplomatet perëndimor po bëjnë thirrje për uljen e menjëhershme të tensioneve në veriun e Kosovës, dhe kthim në tryezën e bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian.

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se “të dyja palët duhet të përmbahen e të mos përdorin retorikë të dëmshme dhe të dyja palët duhet ta përqendrojnë vëmendjen dhe energjinë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.

Zoti Escobar tha se i dërguari i posaçëm evropiane për bisedimet Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak, ka disa propozime shumë të mira dhe po përpiqet t’i mbledhë të dyja palët në Bruksel lidhur me çështjen e targave, me synimin për të negociuar një zgjidhje të qëndrueshme.

Por varet nga të dyja palët, që të bien dakord për ta diskutuar këtë, tha ai duke nënvizuar se “është gjithashtu në dorën e të dyja palëve, që të mos ketë një qasje ushtarake ndaj kësaj çështjeje dhe të mos dërgojnë Forca Speciale në një vend ku kemi KFOR-in. Nuk ka nevojë për një gjë të tillë”, theksoi zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit..

blank

Në Shqipëri idhujt e politikës së lartë janë pa krena dhe pa krena e duan edhe tufën e idhujtarëve – Nga SHABAN MURATI

Në Shqipëri idhujt e politikës së lartë janë pa krena dhe pa krena e duan edhe tufën e idhujtarëve. Prej 30 vitesh në tranzicion politika e lartë shqiptare jep çdo ditë shembuj ulëritës për padinjitetin, pakarakterin dhe pagdhendjen në nivele samiti, të cilat nuk i shëron dot as një dhe as disa gjuhë të huaja. Si nuk doli një politikan i lartë shqiptar, me mustakë apo pa mustakë, që të kuptojë se kur stuhia e historisë i le idhujt pa krena, duhet me vrapue për në shtëpi, sepse nuk ka më vend në çadrën tënde politike.

Shpirti i zi ua ka rrëzuar krenat idhujve të politikës së lartë, të cilët si rregull tërheqin me vete drejt theqafjes idhujtarët pa krena, që gjenetikisht mbetën një vertebër deformuese e këtij populli. “Çdo gja që s’ka krye asht kufomë e kufoma s’e ka vendin mes të gjallëve”,-thotë Migjeni largpamës.

Gerontokracia e çmendur politike i ndjek shqiptarët si nemesis storica i një mallkimi, që vjen nga zemra e dheut dhe e malit.

blank

‘E shkuara’ e PD është histori suksesi, krenarie dhe lavdie! – Nga EDI PALOKA

“E shkuara” e PD është histori suksesi, krenarie dhe lavdie për gjithë shqiptarët!

E shkuara e PD është përmbysja e komunizmit dhe hapja e rrugës për demokraci!

E shkuara e PD është fitorja e pluralizmit në Shqipëri.

E shkuara e PD është largimi i Shqipërisë nga Lindja dhe rivendosja e marëdhënieve me SHBA e partnerët tanë natyralë, Perëndimin!

E shkuara e PD është vendosja e ekonomisë së tregut dhe lirisë së biznesit në Shqipëri!

E shkuara e PD janë anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave dhe marrja e statusit të vendit kandidat në BE.

E shkuara e PD është dhe celebrimi me SHBA dhe aleatët i pavarësisë së Kosovës!

E shkuara e PD janë këto dhe shumë të tjera, për të cilat jo vetëm demokratët por dhe shqiptarët duhet të ndjehen krenarë!

Prandaj ne demokratët jemi dhe shpresa e shqiptarëve për të ardhmen sepse kemi pasur një histori të lavdishme ndërkohë që kundërshtarët tanë, ata që qeverisin sot, kanë një të shkuar të zezë dhe një të tashme po aq të zezë për shqiptarët!

Ne shohim nga e ardhmja, jo duke harruar e shkelmuar të shkuarën, por duke bërë të kundërtën: duke e ngritur këtë të ardhme mbi vlerat më të mira të së shkuarës e duke shkelmuar të keqen e asaj të shkuare!


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend