Charles McGonigal, ish-zyrtari i FBI-së i arrestuar edhe për lidhjet me Shqipërinë, rezulton se në vendin tonë ishte administrator dhe ortak i një studio avokatie. Sipas dokumenteve zyrtare që News24 disponon, në 21 shkurt të vitit 2019 Charles McGonigal, tashmë i tërhequr nga FBI, ka blerë për 1 dollar në Tiranë 25% të aksioneve të kompanisë LAËOFFICE & INVESTIGATION, në pronësi të shtetasit shqiptar Shefqet Dizdarit.
Bashkë me Charles McGonigal në të njëjtën ditë janë bërë aksionerë të kësaj studio avokatie po me 25% kundrejt çmimit prej 1 dollari amerikan, edhe shtetasit amerikanë Mark Thomas Rossini dhe Agron Neza. Ky i fundit është përfshirë në hetimin amerikan ndaj ish zyrtarit të FBI si personi që i ka dhënë 225 mijë dollarë McGonigal. Në monentin që Shefqet Dizdari shiti për 3 dollarë 75% të akisoneve të kompanisë LAËOFFICE & INVESTIGATION me seli në tiranë, kjo shoqëri kishte një kapital prej 8 milion lekësh, ose rreth 80 mijë dollar.
Ndërkohë në të njëtën ditë kur u nëshkrua kontrata e shitjes së aksioneve, Charles McGonigal u zgjodh administrator i kompanisë LAWOFFICE & INVESTIGATION, e cila ka për objekt të aktivitetit shërbimet e avokatisë dhe konsulencës juridike. Por vetëm disa muaj pasi ish zyrtari i FBI u bë aksioner dhe administrator i kompanisë në Tiranë më konkretisht në 24 tetor 2019, ai ka firmosur pezullimin e aktivitetit për një afat të pacaktuar,. Në bilancin e fundit financiar të dorëzuar në QKB me firmën e Charles McGonigal, kompania rezultonte me 416 mijë lekë humbje, ndërsa në llogaritë bankare dispononte rreth 1,5 milion lekë dhe 5,3 milion lekë të tjera janë kërkesa të arkëtueshme afatshkurtra.
(BalkanWeb)