Pjesëmarrja e madhe në këtë edicion tregoi se sa tërheqës është eventi – Numri i vizitorëve nga jashtë u rrit në pothuajse 20%
VOAL- Këtë vit tregu i Krishtlindjeve në Montreux (Montro) tërhoqi rreth gjysmë milioni vizitorë, të cilët u dyndën midis 23 nëntorit dhe prag të Krishtlindjes. Organizatorët u shprehën të kënaqur me këtë rezultat pozitiv.
Pjesëmarrja e madhe në këtë edicion tregon se sa tërheqës është eventi, pavarësisht kushteve jo gjithmonë të favorshme të motit që këtë vit sollën 15 ditë reshje shiu gjatë gjithë periudhës, deklaruan sot promotorët përmes një komunikate për media.
Numri i vizitorëve nga jashtë u rrit në gati 20%. Edicioni i vitit të kaluar zgjati 5 ditë më shumë dhe tërhoqi 550 mijë spektatorë kureshtarë. Ngjarja përfundon sot.rsi-eb