VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“MISIONAR I DIJES” Fiqiri Resuli, matematikani që dashuron edhe letërsinë – Nga Kadri Tarelli

By | September 28, 2021
1 Comments
  • author avatar
    kadri tarelli 4 months ago Reply

    Pershendetje dhe mirenjohje qe po publikoni kete shkrim! Faleminderit!

Komentet

Leave a Reply to kadri tarelli Cancel reply

Mallkue qoftë ajo dorë tradhtare – Poezi nga AGIM GASHI*

In memoriam për Kolonel Tahir Zemën
.
Mallkue qoftë ajo dorë tradhtare,
Mallkue qoftë dhe ajo nanë-
Që ka pjellë këso lloj fare,
Me e mblu Kosovën n´gjamë.
.
N´këtë Janar prap pushka krisi,
Fillimviti u la me gjak,
Na e vran o Kolonelin
Shkelen n´dije e shkelën n´prak.
.
Haber i zi erdhi nga Peja,
Vran Tahirin me gjith djal,
Siq qe vra o Haxhi Zeka
Yll i dritës për shqiptar.
.
Oh ju t´poshtër far Stalini,
E përzier me farë Milloshi,
Ju të ndyer Janullatosa,
Keni shpirt e gjak kodoshi.
.
Kësaj radhe do ta keni,
Si po e lypni do t´ju gjej,
Se Kosova e larë në gjak
Besa-besë ende ka djel.
.
Fli i qet Yll i Vatanit,
Ah të lehtë e paq këtë tokë,
Do ta marrim Ty vlla hakun-
Tue i ra gjarpnit në kokë.
.
Shkove vlla te Ahmet Krasniqi,
Te Salihi e Agimi,
Shkove vlla te trimat tu,
Që si priste as kufini.
.
Lamtumirë për në at´ botë t´amshueshme,
Vrasja jote ashtë kushtrim,
Fli i qetë me mall´ t´Kosovës
E me djalin n´përqafim.
.
*Mesnatë e 4-5 Janarit 2003
Agim Gashi

IKJA PA HARRIM  E PROF.DR. PAJTIM BEJTJA –  Nga Prof.dr. Hektor Veshi

 

Nëse do të besonim në Zot, edhe vdekja i vjen njeriut kur për ndonjë arsye, mund të mbahet mend më lehtë. I kthehet në “shenjim” atij që e meriton të jetë i paharruar. E shenjuar për jetën e Pajtim Bejtjes, këtij pionieri të madh të arsimit shqiptar, ishte  data e fillimit të vitit të ri  akademik 27 Tetori 2021, pasi vetëm një ditë më parë u nda nga jeta, shkolla, ish nxënësit e studentët, miqtë e dashamirët e shumtë. Të gjithë do ta kujtojnë me keqardhje të shtuar, pasi as nuk e përcollën dot siç do ta dëshironin për shkak të covid-19. Pra nuk i thanë dot “Lamtumirë!!”. Lamtumirë mësuesi ynë i palodhur në dobi të arsimit teknik e profesional të mesëm e të lartë për mbi 65 vite resht!  Veprimtari që e ndërpreu vetëm pasi  Ministria e Arsimit  (e këtij tranzicioni!) ndërpreu edhe botimin e fundit shkencor pedagogjik profesional,  që përgatiti  12 numra, buletinin “Arsimi  mesëm profesional” më  2018. Sot në Shqipëri  s’ka asnjë botim periodik, ndihmës e informativ  siç ishin për shumë vite gazeta “Mësuesi” (më vonë revistë) “Revista Pedagogjike”, periodikët ndihmës të disa lëndëve për mësuesit e nxënësit etj…(!? )

Profesor Pajtimi ka qënë kontributor nga më të shquarit në zhvillimin e konsolidimin  e  arsimit profesional në të gjitha hallkat e pothuaj në të gjitha degët e tij, përfshi edhe ato të reja të hapura në  vitet e tranzicionit. E nisi punën pedagogjike si mësues specialist në shkollën e mesme të minierave e gjeologjisë në Përrenjas të Librazhdit, vijoi  në ish Politeknikumin “7 Nëntori” (sot “Harry Fultz”) për ta vijuar shef redaksie gjatë shumë viteve në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor e, pas vitit 1970 derisa doli në pension ishte shef i sektorit të arsimit profesional në Institutin e Studimeve Pedagogjike (sot IZHA) të Ministrisë së Arsimit.

Në pjesën e parë të atyre viteve, vitet 1960-70, në SHBLSH u desh të reformoheshin tekstet e lëndëve profesionale (brenda  një reforme tërësore) si në përmbajtje edhe në cilësinë e botimit (nga dispenca në libra të dala nga shtypi i lartë), një punë me të vërtet e madhe, pasi brenda afro dy viteve u realizua me grupe pune rihartimi i çdo teksti e të qindrave së bashku, për degët e specialitetet  që ekzistonin, përfshi edhe bujqësoret. Thamë punë e madhe, se duheshin kapërcyer edhe vështirësi të tjera të natyrës subjektive si instruktimi i autorëve  për t’i përkthyer ose hartuar të reja tekstet ekzistues, instruktimi për mësimin e perdorimin me korrektesë të elementeve të gjuhës shqipe, e, sidomos, njëjtësimi  i termave teknike e shkencore në tekste të ngjashme të profileve e degëve të ndryshme teknike. E, secila punë drejtuese organizative e realizuese e secilit tekst,  para miratimit nga ministria e arsimit,kalohej në duart e në filtrat e mendjes së tij. Madje edhe në shkolla, ndiqej ecuria e teksteve, përmbajtja tekniko-shkencore e problemet e përdorimit të tyre dhe, sugjerimet reflektoheshin në ribotime!

Koha e tejzgjatjur ditore e javore e punës e lodhën mjaft atë. Por edhe ia zgjeruan  sidomos njohuritë shkencore për të gjitha profilet. Madje, gjatë aktivizimeve si pedagog i jashtëm në universitetin e Tiranës (sp.Gjeologji-miniera) u aktivizua si bashkautor  i disa teksteve të arsimit të lartë, sp. Gjeologji etj, gjë që ndihmoi  në vendosjen me saktësi të termave teknike e teknologjike në lëndët vijuese nga e mesmja teknike në nivelin universitar. Ishte koha kur kishte lindur nevoja e përgjithësimeve, shkencore tekniko- profesionale e pedagogjiko -metodike në të gjitha lëndët e profilet që studioheshin në mbarë arsimin e mesëm ose parauniversitar shqiptar. Ministria e arsimit projektoi dhe gjeti si zgjidhje ngritjen e disa institucioneve si Kabinetet pedagogjike në çdo rreth dhe në qendër, Tiranë,me vendim të veçantë, u hap në vitin 1970 Instituti i Studimeve Pedagogjike. Këtu, përmes kuadrove nga më të zgjedhurit për profile e lëndë,  nisi dhe u  realizua gjatë një vargu vitesh, një punë e madhe studimore e shkencore dhe u shënuan progrese të dukshme, në përshtatje me kohën.

Për arsimin profesional u hap një sektor më vete dhe drejtues (shef) u emërua pikërisht Pajtim Bejtja; i kaluar në atë institucion pas një pune të madhe disavjeçare me programe e  tekste në përmirësim, siç u tha më lart, në  Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor. E kush më mirë se ai mund ta kryente këtë detyrë?!… Një varg i tërë punimesh shkencore pedagogjike mbi zbatimet e teksteve në shkolla, sidomos ato me karakter teknik, mbi metodat e punës pedagogjike të mësuesve,ingjinierë, ekonomistë, agronomë etj.  të ardhur nga prodhimi, si dhe seminare e mësime metodike në shkolla, ishin forma nga më të pëlqyerat që u pranuan nga mësuesit specialistëdhe u zbatuan me sukses nëshkollat rofesionale e teknike në mbarë vendin.

Nga ingj. Pajtimi me baskëpunëtor ingj. S. Tafaj, u përgatit dhe u botua Metodika e përgjithshme e aftësimit praktik profesional të nxënësve.Ky libër është manuali i parë teoriko-praktik profesional pedagogjik për nxënësit e arsimit të mesëm në Shqipëri.  Bashkë me disa të tjerë, të karakterit monografik ose studime, u botua edhe një buletin informativo-metodik,professional, kryesisht nga përvoja e huaj, që qarkulloi në 12 numra. Edhe atë, e projektonte, mblidhte shkrimet dhe I përgatiste përbotim, prof. Pajtimi. Titujt e përmendur këtu e të tjerë, përbëjnë literaturën bazë pedagogjike të hartuar gjatë 30-35 viteve kur Pajtim Bejtja drejtoi punët në sektorin që iu besua dhe fitoi titullin Prof.Dr.

Faqe më vete përbëjnë plot veprimtari të gjalla  me  4-5 projektet e realizuara me shkolla nga vende të huaja gjatë një vargu vitesh, pas 1990.

Prof. Dr. Pajtim Bejtja, me sa dimë, është specialisti i parë i arsimit, që herët e shumë herë, me gojë e me shkrim, ka ngritur zërin për zgjerimin e arsimit  profesional në vend. Ai përkrahte  sidomos  implementimin e të mësuarit dual, atë të të mësuarit tërë jetën, nevojat e arsimimit të të rriturve.Puna me profesor Pajtimin, siç e kam jetuar vetë, të sillte kënaqësi, përmes maturisë  e dashamirësisë pa asnjë “përkëdheli”.Edhe lidhjet miqësore me të merrnin ngjyra të bukura, me përmbajtje të thellë shoqërore e shkencore. Përmendim  bisedat mes tij e miqve si shkrimtari-pedagog Prof.dr. Ilinden Spasse, Prof.dr.Shefik Osmani. Prof.dr. Murat Gecaj, shkrimtari Viron Kona etj etj. Pranë tij, vetiu ngriheshe në profesion apo si studjues me pretendime që , për mua, sollën edhe arritje të larta shkencore. Ai ishte dhe mbetet njëri nga dy personalitetet e vlerësuar me titullin e lartë “Profesor Doktor” në arsimin e mesëm profesional të Shqipërisë.

Tiranë,10  Dhjetor 2021                                                         Prof.dr. Hektor Veshi

LETRA E ÇARLI ÇAPLINIT DËRGUAR SË BIJËS NATËN E KRISHTLINDJEVE 1965

 

 

Bija ime,

Është natë. Nata e Krishtlindjeve. Të gjitha rojet e kështjellës time të vogël i ka zënë gjumi.  Flenë vëllai dhe motra jote. Edhe nëna jote tani fle. Vetëm zogjtë, sapo u zgjuan dhe të përgjumur u mblodhën tek kjo dhomë gjysmë e ndriçuar. Sa larg jam nga ti!  Do të më kishte kapluar gjumi, sikur portreti yt,  qoftë edhe vetëm për një çast, do të më hiqej nga sytë. Ai është këtu në tryezën time, ngjitur me zemrën time. Ku je ti? Larg,  në Parisin e përrallave, në skenat e teatrove të mrekullueshme të Champs Elysees. Unë i njoh  mirë  ato skena. Në qetësinë e natës dëgjoj hapat e tua dhe shikoj sytë që të shkëlqejnë si yjet në qiellin dimëror.

 E ndjej, si e luan ti rolin e Bukuroshes Persiane, robinë e Khanit të tartarëve, në këtë spektakël festiv të shkëlqyer. Vazhdo të jesh e mirë dhe kërce! Vazhdo të jesh një yll dhe shkëlqe! Por, kur do të ndjesh se ovacionet dhe mirënjohja e publikut fillojnë  të të dehin, apo kur aroma e kurorës me lule të freskëta do të ta mpijnë mendimin, ulu në një qoshe dhe lexo letrën time. Dëgjo zërin e babait tënd. Unë jam babai yt, Geraldina! Unë jam Çarli, Çarli Çaplin!

 A e di ti sa net kam qëndruar tek krevati yt, duke të treguar përralla për Bukuroshen e Fjetur dhe për dragonjtë, kur ti ishe fare e vogël ? Dhe kur gjumi m’i rëndonte qepallat e plakura, unë qeshja dhe i thosha: “ Largohu! Gjumi im, këto janë ëndrrat e vajzës time! Unë fle me ëndrrat e saj!”

 Unë i pashë ëndrrat e tua, Geraldina, pashë të ardhmen tënde, të pashë ti sot. Unë pashë vajzën duke kërcyer në skenë dhe si ajo u ngjit në qiell. Dëgjova  publikun të thoshte:”Ej, shikojeni këtë vajzë? Ajo është vajza e gaztorit plak. E mbani mend, e quanin Çaplin?” Po, unë jam Çaplini! Gastori plak! Sot,  është radha jote. Kërce! Unë kërceva me pantallona të gjera të shqyera, kurse ti kërcen me fustan të mëndafshtë princeshe. Këto kërcime dhe duartrokitjet e forta, gati të ngjitin ti në qiell. Fluturo! Fluturo atje! Por, zbrit edhe në tokë! Ti duhet të shikosh jetën e njerëzve, jetën e atyre valltareve të rrugës, që kërcejnë kur dridhen nga të ftohtit dhe uria. Unë isha si ato, Geraldina. Ishin ato netë të magjishme, kur ti flije e nanurisur nga përrallat e mia, e unë rija zgjuar.

 Shikoja mbi tre fytyrëzat, dëgjoja goditjet e zemrave tuaja dhe pyesja veten :” Çarli, a thua se këto kotele të njohin sadopak?” Ti nuk më njeh mua, Geraldina. Shumë përralla të kam treguar  në ato netë të largëta, por përrallën time – kurrë. Edhe ajo është interesante. Ajo është përralla e shakatarit të uritur, i cili këndoi dhe kërceu në lagjet e varfëra të Londrës, dhe më pas mblidhte dashuri. Ja kjo është përralla ime! Unë dija ç’është uria dhe ç’është të mos kesh çati mbi kokë. Akoma më shumë, unë provova dhimbjen poshtëruese të kërcimtarit shakaxhi, në gjoksin e të cilit ngrihej stuhia e urrejtjes në një oqean krenarie. Dhe.. këtë krenari, dhimbshëm, e plagosnin monedhat që hidheshin. Megjithatë, unë jetova. Por, le t’i lëmë këto.

 Më mirë le të flasim për ty. Pas emrit tënd Geraldina, është mbiemri im, Çaplin. Me këtë mbiemër, për më shumë se dyzet vjet unë hutova mendjet e njerëzve nëpër botë. Qava shumë, edhe pse ata qeshnin. Geraldina, në botën ku ti jeton nuk ka vetëm vallëzim dhe muzikë!. Në mesnatë, kur ti largohesh nga salla madhështore, ndodh t’i harrosh përkrahësit e tu të pasur, por mos harro të pyesësh për gruan e tij, shoferin e taksisë që të çon në shtëpi. Dhe.. në qoftë se ajo është shtatzënë dhe  nuk ka para të blejë pelena për fëmijën që do t’u vijë, futi atij ca para në xhep. Herë pas here udhëto me metro ose autobus, ecë me këmbë dhe shiko qytetin

 Shiko njerëzit! Shiko vejushat dhe jetimët! Dhe.. qoftë edhe njëherë në ditë thuaj vetes: “Unë jam njësoj si ata”. Po, ti je njëra prej tyre, vajza ime!. Ka edhe më. Arti, përpara se t’i japë njeriut krahë që të fluturojë lart, zakonisht, i thyen atij këmbët. Dhe.. po qe se vjen një ditë kur ti do ta ndjesh veten mbi publikun, menjëherë, flake skenën. Me taksinë e parë shko në ndonjë nga zonat e Parisit. Unë i njoh ato shumë mirë! Atje do të shikosh shumë kërcimtare ashtu si ti, madje, më të bukura, më mirënjohëse dhe me krenari të madhe . Atje nuk janë dhe as mendohet të jenë dritat verbuese të prozhektorëve të teatrit tënd. Prozhektor për ato vajza është Hëna.

 Shiko mirë, vëzhgo! A nuk kërcejnë ato më mirë se ti? Mendo ndershmërisht, vajza ime! Gjithnjë do të ketë nga ato që vallëzojnë më mirë! Dhe mos harro: Në familjen Çarli nuk kishte njerëz pa zemër që të ofendonin taksistin, ose t’u zgërdhiheshin atyre që qëndronin në brigjet e Senës. Unë do të vdes, ti do të jetosh. Unë dua që ti të mos  e njohësh, kurrë, varfërinë. Me këtë letër të dërgoj një bllok çeqesh, që të kesh mundësi  të shpenzosh aq sa dëshiron. Por, kur të shpenzosh dy franga, mos harro  që monedha e tretë  nuk është e jotja. Ajo i takon një njeriu të panjohur,  që ka nevojë për të. Një të tillë, ti do ta gjesh kollaj. Mjafton të duash që t’i shikosh këta të varfër të panjohur  dhe kudo, do të takosh të tillë. Unë flas me ti për paratë edhe pse e di forcën e tyre djallëzore.

 Unë kalova shumë kohë në cirk dhe gjithnjë u shqetësova shumë për pehlivanët në tel. Por më duhet të të them, se në tokën e fortë, njerëzit rrëzohen më shpesh, se pehlivanët në telin e lëkundshëm.  Mund të ndodhë, që në një nga mbrëmjet e bujshme,  ti të verbohesh nga shkëlqimi i brilanteve. Është, pikërisht, ky moment, që të vendos ti mbi telin e rrezikshëm, nga ku rrëzimi bëhet i paevitueshëm. Në një ditë të bukur  mund të të shfaqet fytyra e bukur e një princi. Tamam, atë ditë,  ti bëhesh një pehlivane pa eksperiencë, dhe…. ata pa eksperiencë bien ngaherë. Mos e shit zemrën tënde për flori dhe gjëra të shtrenjta. Ta dish, brilanti më i madh është dielli. Lumturisht, ai shkëlqen për të gjithë. Dhe.. kur të vijë koha që ti  do të dashurosh, duhet ta duash atë njeri me gjithë zemër. Unë i thashë nënës tënde, që ajo të të shkruante lidhur me këtë. Ajo e kupton dashurinë më mirë nga unë, ndaj është më mirë që ajo të flasë me ty për këtë.

 Puna jote është e vështirë, unë këtë e di. Trupi yt mbulohet vetëm me pak mëndafsh. Kënaqësia e artit mund të kërkojë që të shfaqesh në skenë edhe lakuriq, por duhet të kthehesh prej andej jo vetëm e veshur, por edhe më e pastër. Unë jam plak dhe fjalët e mia mund të tingëllojnë të çuditshme. Por, sipas meje, trupi yt i zbuluar,  duhet t’u përkasë atyre që dashurojnë lakuriqësinë e shpirtit tënd. Mos u frikëso,  po qe se kuptimi im për këtë çështje  të duket shumë i vjetër dhe u përket kohëve të shkuara. Mos  u tremb, këto dhjetë vjeçarë nuk të plakin ti. Por,  unë dëshiroj që ti të jesh e fundit, prej atyre që do të bëhen qytetarë të ishullit të karkaculëve.

 Unë e di, që midis etërve dhe fëmijëve, gjithnjë, zhvillohet një duel. Unë luftoj me veten, me mendimet e mia, vajza ime! Nuk i dua fëmijët e nënshtruar. Ndërkaq, përpara se nga sytë e mi të pikojnë lot mbi këtë letër, unë dëshiroj të besoj, që kjo është nata Krishtlindjeve, nata e mrekullisë. Dua që të ketë ndodhur mrekullia dhe ti, vërtet, t’i kesh kuptuar të gjitha ato që dëshiroja të të thosha.

 Çarli tani u plak Geraldina. Shpejt ose vonë, në vend të fustanit të bardhë të skenës, do të të duhet të veshësh teshat e zisë, për të ardhur tek varri im. Tani, nuk dua të të shqetësoj më shumë. Vetëm, sa herë do të shihesh në pasqyrë, atje do të shikosh  tiparet e mija. Në dejet e tua rrjedh gjaku im.  Madje, edhe kur rrjedha e gjakut  në arteriet  e mia do të ketë ndaluar, unë dua që ti të mos e harrosh babain tënd, Çarli. Unë nuk kam qenë engjëll, por gjithnjë u përpoqa të jem njeri. Përpiqu edhe ti.

 Të puth, Geraldina.

Çarli yt.

Dhjetor 1965

 

Trifon Xhagjika: «Më jepni një top t’i bie sistemit tuaj» Nga Lorena Xhagjika

Trifon Xhagjika

Më 23.12.201963 u nda nga jeta Trifon Xhagjika, poet disident, komandant artilierie, i aktivizuar në grupin e vitit 1963 me bindje sovjetike. Ai shkruante poezi me përmbajtje politike, kundër sistemit totalitar të diktaturës komuniste në Shqipëri. Bashkë me anëtarët e grupit arrestohet në vitin 1963 dhe dënohet me vdekje.

Trifon Xhagjika lindi më 20.04.1932. Ai vinte nga një familje e thjeshtë nga Peshtani (Tepelenë) një fshat i vogël me banorë të dy feve, ortodoksë dhe myslimanë, të cilët jetonin në mirëkuptim dhe paqe me njëri-tjetrin. Fshati piktoresk dhe bashkëjetesa fetare do të ndikonin në formimin e Trifonit, i cili kaloi atje fëmijërinë e tij. Në moshën 9-vjeçare, në vitin 1941, u detyrua të zhvendoset bashkë me familjen në Tiranë, pasi fshati u dogj nga lufta e dytë italo-greke.

Trifoni u shkollua në Normalen e Elbasanit, Në vitin 1954 u diplomua në Shkollën e Bashkuar si oficer i artilerisë kundërajrore dhe filloi punë në repartin e rraketave 3700 te “Rrapi i Treshit”. Filloi punë në Ministrinë e Mbrojtjes fillimisht si redaktor në sektorin e botimeve dhe rregulloreve, e më vonë në redaksinë e gazetës “Luftëtari”. Në vitin 1958 filloi studimet me korrespondencë në Fakultetin e Histori-Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi.

 

Aktiviteti politik

 

Rreth fundit te viteve 50 Trifoni u bë pjesë e grupit të të rinjve me pikëpamje sovjetike, i cili përbëhej nga Fadil Kokomani dhe Vangjel Lesho, gazetarë në Radio Tirana, Robert Vullkani, nëpunës, Thoma Rafaeli, oficer ushtarak major, Franko Sara, inxhinier hidrologjik, Stavri Rafaeli, tenor dhe skenograf në Teatrin e Operas Tiranë, dhe Trifon Xhagjika. Në fillim ata ishin një grup shoqëror, i cili më vonë mori pikëpamje politike. Disa anëtarë të grupit ishin kthyer nga studimet në Bashkimin Sovjetik dhe Çeki dhe kishin marrë pjesë në aktivitete në ish vendet e Bllokut Lindor.

Duke jetuar disa vite jashtë vendit dhe vizituar disa vende në Evropën Lindore ata ndjenin ndryshimin midis jetës së hapur në Bllokun Lindor dhe jetës së mbyllur mbytëse në Shqipëri, me jetë kulturore të varfër, me një sistem që mbahej mbi shtypjen, terrorin dhe frikën e persekutimit. Kështu nisën që pakënaqësitë e tyre t’i shprehin midis njëri-tjetrit dhe më vonë me përkeqësimin e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, shkruanin letra ku dënonin kursin stalinist të Enver Hoxhës, të cilat i dërgonin në ambasadën ruse. Teksti i letrave të tyre u publikua në Kongresin e 22-të të Partisë Komuniste Sovjetike në Moskë në vitin 1962. Mbi to ishte shkruar: “Ja se ç’thonë komunistët e vërtetë shqiptarë». Që nga ky moment filluan kërkimet për zbulimin e grupit. Sipas Robert Vullkanit Trifoni shpërndau 18 trakte, nga këto vetëm tre ranë në duart e sigurimit, ndërsa të tjerat i përthithi shpirti i popullit të etur për liri dhe demokraci. Në traktin e shërndarë më 28 prill 1962 ata kërkonin lirimin e të burgosurve politikë. Me prishjen përfundimtare të marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik grupi i hoqi shpresat për përmirësimin e situatës dhe një pjesë e tij vendosi të arratisej nga Pogradeci në Jugosllavi për në Bashkimin Sovjetik. Gjatë bisedave të grupit merrnin pjesë herë pas here edhe të afërmit e anëtarëve, dhe njëri prej këtyre të afërmve raportoi sigurimin e shtetit për planin e arratisjes. Një pjesë e grupit (Vangjel Lesho, Thoma Rafaeli dhe Franko Sara) u arrestua pranë liqenit të Pogradecit, ndërsa të tjerët u arrestuan një muaj më vonë. Trifon Xhagjika dhe Thoma Rafaeli si ushtarak morën dënimin kapital me pushkatim.

Në gjyq Trifoni recitoi poezinë «Ndihmomëni të qesh». Akuzës se donte të rrëzonte pushtetin popullor ai iu përgjigj: «Më jepni një top t’i bie sistemit tuaj». Të afërmit e Trifonit janë ende në kërkim të eshtrave.

 

Krijimtaria letrare

 

Trifoni kishte natyrë të heshtur. Sipas mikut të tij Stavri Rafaeli Trifoni nuk shprehej shumë mes shokëve dhe miqve. Por ai mendimet e tij i hidhte në letër.

Deri në vitin 1959 ai botoi në gazetën “Drita”, revistën “Nëntori”, “Ylli”, gazetën “Letrari i ri’’, “Zëri i Rinisë’’ etj. Në vitin 1959 botoi librin me poezi ‘Gjurma’. Nga ky libër ka mbetur një vëllim, i cili aktualisht ndodhet në Muzeun Historik Kombëtar.

Mbas vitit 1959 Trifoni nuk botoi më asgjë nga krijimtaria e tij, si shenjë pakënaqësie dhe proteste ndaj sistemit. Në poezinë ‘Ndërgjegje me katrore të zeza’ shkruan: ‘Pena m‘u thye në vitin 1958’. Nga ky moment Trifoni filloi të shkruajë vetëm për vete. Familja arriti të ruante disa tekste të shkurtra të pabotuara dhe poezitë, të cilat i botoi në librin ‘Atdheu është lakuriq’ 1994 dhe ‘Poezia’ në 2002.

Në këto poezi ai shprehte ndjenjat e tij dhe veçanërisht mendimet që e mundonin mbi shtypjen dhe terrorin që ushtronte sistemi. Ai vuante për veten, familjen, shokët e tij dhe gjithë shoqërinë shqiptare.

NË VITIN E TRIDHJETË TË JETËS

Viti i tridhjetë
erdhe edhe ti!
[…]
O vit i pafat,
thuamë ndonjë fjalë!
Pret të të them unë?
Siç e shikon, fillova të pi
të pi që të harroj,
të harroj që të hesht,
të hesht që të mos pendohem.
[…]
Vite të jetës sime
Ju dua.
Por jeta s’mundi t’ju mbajë.
U thyet,
u bëtë cop’e thërrime.
Tani,
zemra ime,
ndriçon thërrime të thyera.

Për V. Dhe I.

O ditë gëzimi!
Ku shkuat?
Dora e pamëshirshme ju përzuri?!
Ej!
Ta dini ju
sot ditë hajdutësh sundojnë këtu,
dëshirat nga zemra t’i vjedhin.
O ditë gëzimi!
Zjarri mbi ju po djeg !
Drejt jush po vijnë si zogjt shtegtarë,
Që lumturia të ngrihet mbi këtë zjarr.

Por poezitë e tij shprehin edhe rebelizëm. Ndërkohë që në shtypin e kohës i këndohej atdheut të lumtur, Trifoni shprehte revoltë mbi lumturinë e ‘shtirur’

PERËNDIVE

Pa besuar thërrasim Urra.
Mos kemi lindur të bindemi!
Ja ligji i sotëm:
-Beso pa menduar.
Por mua më duhet të mendoj
mendimi i lirë të mbretërojë.

(Revoltë kundër perëndive ?!
Nuk jam i pari,
historia njeh kundërshtarë me taborë).

Unë ju drejtohem perëndive tokësorë :
O perëndi !
Tërbimi juaj askujt nuk i duhet,
me ju askush s’e ndjen veten mirë,
dhe unë bashkë me ta.
Lamtumirë !

ATDHE

Një vend i ëndrrave pa fat
një vend latydësh të tërbuar,
një vend i mendjeve sakate,
me turp e kusari mbuluar.
Një vend me fjalë kotësie,
ku vdekja e fshehtë është modë,
ku drita e Diellit u bë hije,
Atdhe i dashur ti je sot.

NDIHMOMËNI TË QESH

Nuk mundem,
Nuk mundem
Nuk mundem
E pashë Atdheun lakuriq,
(vetëm pa miq e shokë)
mundohej të këpuste një degë dafine
nga lavdi e shekujve.
Atdheun e dija të rritur!
Por sa i vogël qenka!
Asnjë degë nuk e këpuste dot
E mora për dore
ta rris në zemrën time.
Vëllezër !
Po e kërkuat Atdheun
e kam unë.
Ndihmomëni të qesh,
ndihmomëni të gëzoj!
Atdheu është lakuriq.

Aeronautika e Kosovës mbetet pa kampionin e saj Hizdri Gubetini – Nga ARIF EJUPI

Mbrëmë derisa po flinte në stanet e Dellofcit të Therandës,ka ndërruar jetë Hizri Halit Gubetini, kampion i Republikës së Kosovës në aeronautikë.

Ai gjatë ditës në këto stane kishte bërë mozaik me gurë të gdhendur,punë kjo në të cilën ai ishte i specializuar .

Gubetini 44 -vjeç deri në çastet e vdekjes nuk kishte pasur ndonjë shqetësim me shëndetin.

Sipas pohimeve të mjekëve vdekja e tij e papritur është vdekje e natyrshme. Supozimet se deri tek vdekja ka çuar ndonjë gjakderdhje në tru apo  infarkt në zemër, do të vërtetohen brenda kësaj jave.

Pastaj familjes Gubetini do t’i lëshohet raporti i detajuar, ku saktë do të dihet s’e cilët ishin faktorët që shkaktuan vdekjen.

Adhuruesit e paragllajdizmit sport ky i ri në vendin tonë Hizdri Gubetinin, e njohin në bazë të arritjeve të tij të shkëlqyera, si në garat e nivelit kombëtar, ashtu edhe në ato të zhvilluara në arenën ndërkombëtare .

Më 24-tetor të këtij viti Hizriu në Festivalin Ndërkombëtar të Turqisë “Oludeniz Air Games 2021”pati zënë vendin e parë, duke lënë pas vetes aeronautistët më të njohur të 55- vendeve të botës.

Me këtë sport atraktiv Gubetini është marrë që nga viti 2000 . Ai ishte fitues i shumë çmimeve në vend dhe jashtë tij.

Hizdriu ka fituar shumë medalje,duke thyer rekordet e më hershme në garat e zhvilluara në Kosovë, Shqipëri, Slloveni, Turqi, Bullgari, Qipro, Serbi dhe Maqedoni të Veriut .

Si pilot profesionist në Federatën Aeronautike të Kosovës, ka kryer edhe detyrën e instruktorit .

Mbresëlënëse për te dhe për të gjithë të apasionuarit e fluturimeve në lartësitë mbi tremijë metra ishin akrobacionet e tij të pandërprera,pesë orë me radhë mbi malet e Moknës, të komunës së Burimit, ish-Istogut.

Po ashtu fluturime për t’u mbajtur gjatë në mend janë edhe ato të realizuara në Berat dhe Llogara të Shqipërisë, si dhe ai në Prilep të Maqedonisë së Veriut .

Prandaj,lajmi mbi vdekjen e hershme të Hizriut, përveç në familjen dhe farefisin e tij u prit me pikëllim, dhe u përjetua rëndë edhe në Federatën Aeronautike të Kosovës, dhe në atë të Shqipërisë.

Z.Ismet Krasniqi, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Gubetini, duke e cilësuar vdekjen e papritur të Hizdriut, si një humbje që vështirë kompensohet.

Ëndrrën drejt një suksesi të ngjashëm me atë në Turqi, Hizdriut ia ndërpreu vdekja e fshehtë dhe tinëzare.

Ai planifikonte edhe thyerjen e rekordeve tjera në Garat Botërore të Aeronautikës, që në vitin 2024, do të organizohen në Bullgari.

Në listat e Federatës Botërore të Aeronautikës, Hizdriu është pozicionuar në vendin e 17-të, ky një sukses për t’u lakmuar edhe nga vende me traditë të gjatë në këtë fushë.

Mbase dikujt i duket e pabesueshme por Hizriu, edhe pse në kushte tejet të rënda të punës këtë sport e donte me shpirt .

Ai me fluturaken e marrë me qira u stolis me medalje të artë në Festivalin e sivjetmë Ndërkombëtar të Aeronautikës në Turqi.

Përvojën e tij të gjatë në pilotim dëshironte ta praktikonte edhe në Forcën e Sigurisë së Republikës së Kosovës, por një gjë e tillë nuk iu mundësua asnjëherë.

Gubetini ishte tepër i kujdesshëm në menaxhimin e ekonomisë familjare . Ai në vitet e 90-ta, pati punuar në Biasca të Zvicrës . Këtu edhe e pati perfeksionuar zanatin në gdhendje dhe dekorim me gurë.

Me të hollat e kursyera nga kjo punë ai pati ndërtuar një shtëpi të bukur në Bardhosh të komunës së Prishtinës.

Me punën nga ky zanat Hizdriu e mbante edhe familjen, sepse në as një rast atij nuk iu ofrua ndonjë vend  i punës me orar të plotë në institucionet e Kosovës.

Krahas aeronautikës ai e adhuronte jashtë mase edhe hortikulturën . Në kopshtin e tij përveç zarzavateve dhe pemëve kishte edhe shumëllojshmëri lulesh, që secilin që kalonte atypari e tërhiqte aroma e tyre e këndshme.

Mungesën e njerëzve të vyeshëm e me vlera si Hizdriu, e konceptojmë vetëm atëherë kur vërejmë boshllëkun dhe zbrazëtin që ata lënë pas.

Gubetini që respektohej nga të gjithë sportdashësit e vendit tonë,kishte shokë e miq të shumtë edhe në komunitetin e artistëve të Kosovës .

Ai kureshtjen e tyre shpeshherë e shuante duke fluturuar së bashku me ta, mbi qiellin e hapur të Kosovës dhe Shqipërisë.

Andaj, sot varrezave të vjetra të Podujevës, që gjenden pranë lagjeve Bebushaj dhe Visoka, ua mësynë qindra njerëz, ku i dhanë lamtumirën e fundit kolegut dhe mikut të tyre Hizdri Gubetini.

Hizdriu prej sot do të prehet pranë nënës së tij Nurijes, e cila vdiq vitin që shkoi në luftë me Covid 19-të.

Ai pas vetes ka lënë bashkëshorten Nafijen dhe dy djemtë Almirin 18 dhe Ensarin 14 vjeç .

Me gjithë dhembjen e madhe familja Gubetini nga Llapi, duhet të ndihet përherë krenare me djalin e saj pilot të dalluar dhe njeri me virtyte të lata !

Hizdriu që na bëri kudo krenar si shpërblim nga Perëndia,e pastë parajsën !

 

ARIF EJUPI

Një vit nga ikja e piktores së talentuar, Lumturi Blloshmi Nga Bedri BLLOSHMI

Si sot një vit më parë (27 Nëntor 2020) ndërroi jetë në spital piktorja e talentuar, Lumturi Blloshmi.
Lumja u rrit jetime pa babanë. Babai i Lumes, oficeri me gradën Major, Azis Selman Blloshmi, pasi kishte mbaruar studimet në Grac të Austrisë shërben si oficer në Durrës, Kukës dhe më pas në Tiranë. Më 26 tetor të vitit 1944 thirret nga grupi terrorist i ISIS për “një sqarim” bashkë me 35 intelektualë të tjerë dhe që nga ajo ditë nuk dihet se ku u gropos.
Kush ishte Lumturi Blloshmi
Lumturi Blloshmi lindi më 23. 08. 1944 në Tiranë nga martesa e Aziz Blloshmit dhe Nadire Blloshmit nga familja Myderizi, Durrës. Ka një vëlla, Dragush Blloshmin piktor, skulptor, zdrukthtar i dalluar që jeton në ShBA.
Gjatë viteve 1959 – 1963 kreu Liceun Artistik “Jordan Misja”, në Tiranë për pikturë. Më 1968 u diplomua për pikturë në Institutin e Lartëtë Arteve, (sot Univeriteti I Arteve). Ka punuar në disa institucione kulturore: në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë; në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë, Ka ekspozuar rregullisht para viteve ’90 dhe me të njëjtin ritëm ka ekspozuar dhe pas tyre, por ajo ka realizuar një numër në rritje të ekspozitave vetjake, si brenda dhe jashtë vendit.Në vitet 1968 – 1989 punoi si retushiere dhe më pas piktore ilustratore në Shtëpinë Botuese Librit Shkollor, Tiranë. Gjatë 1989 – 1993,piktore në krijimtari të lirë. Për dy vjet, 1993 – 1995 ishte studjuese arti në GKA, Tiranë. Që prej 1995 deri në 2004 ka shërbyer si restauratore e veprave të artit mesjetar në Institutin e Monumentave të Kultur1%s ,Tiranë dhe 2004 e në vazhdim artiste e lirë.
Në vitet 1989 – 1991, çel dy ekspozita vetiake në Tiranë (GKA,Tiranë). Gjatë viteve 1992-1995 ishte pjesëmarrëse në shumë aktivitete të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë (ekspozita në grup me Shoqatën e Artistëve të Pavarur 1992,Tiranë, në Selanik (Greqi, 1992), Madrid (1993), Lyon (1994), Budapest (1994), fituese e çmimit të tretë në konkursin kombëtar “Onufri ‘94”, Tiranë, Paris (1997) dhe çel ekspozitë personale në Turqi (Stamboll 1995).
Ekspozita të artistes
1987: Cinqueme Croisiere de l’Art, Essone, Francë
1987: Bienale Ndërkombëtare, Aleksandri, Egjypt
1989: Ekspozitë vetjake, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1988: Bienale Ndërkombëtare, Ankara, Turqi
1988: Ekspozita e parë personale në Berat
1989: Ekspozitë në grup, Romë, Itali
1991: Kongresi i Grave të Ballkanit, Selanik, Greqi
1992: Ekspozitë në grup, Romë, Itali
1992: Ekspozitë në grup, Selanik, Greqi
1992: Ekspozitë në grup, Fondacioni “Soros”, Tiranë, Shqipëri
1993: Ekspozitë në grup,Madrid, Spanjë
1994: Ekspozitë Ndërkombëtare, Budapest, Hungari
1994: Ekspzozitë në grup, Lion, Francë
1994: Konkursi Nërkombëtar “Onufri ‘94”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1995: Ekspozitë personale në Stamboll (Turqi)
1997: Konkursi Nërkombëtar “Onufri ‘97”, Fituese e çmimit të parë, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri.
1997: Ekspozitë në grup, Paris, Francë
1998: Ekspozitë Ndërkombëtare në grup e grave artiste, Bishket, Kirgistan
1998: Ekspozitë në grup “Mediterranea 1”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
1999: Ekspozitë vetjake, Misioni i BE, Tiranë, Shqipëri
2000: Ekspozitë në grup “1/2000”, Galeria Jacque Cartier, Cheney, Francë
2002: Bienale Ndërkombëtare, Austri
2004: Ekspozitë Ndërkombëtare Galeria Zenith, Breshia, Itali
2004: Ekspozitë vetjake, Galeria Zenit, Tiranë, Shqipëri
2005: Ekspozitë në grup “My change”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri
2006: “Menu Kama Sutra”, Chelsea Art Museum, Neë York, SHBA, me kuratore Julia Draganovic
2007: Çmimi “Kult 07”, Tiranë, Shqipëri
2009: Ekspozitë në grup,Mali i Zi
2009: Ekspozitë vetjake “I’ts a Ëonderful Life, Galeria Zeta, Tiranë
2010: Ekspozitë vetjake “Okazion, likuidim total” Galeria Zeta, Tiranë
2011: Ekspozitë në grup, Galeria Pogradec dhe Galeria “Vangjush Mio”, Korcë, Shqipëri
2012: Terrain insecure, Shqipëri
2013: Homage to Damien Hirst, Tiranë, Shqipëri
2014: Zarabanda Plus, dance & performance, Torre Venezia, Durrës, Shqipëri
2016: Ekspozitë personale konceptuale, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri.
Lume Blloshmi ka patur korrespondencë të rregullt me Vilson Blloshmin. Ai takohej shpesh me të pas pune. Nisej me tren, takonte Lumen ne Tiranë, shkëmbenin libra, kerkonin për to në Bibliotekën Kombëtare e kthehej prap brenda ditës për turnin e tretë. Lumja ka ruajtur 11 letra nga kjo korrespondencë.

Visar Zhiti: Qani Sadiku iku në amshim

Ai, që përballoi me dinjitet të lartë njerëzor vuajtjet e mëdha të burgut, kur nuk lejohej të ishe dhe aq njeri, i urtë, mik i mirë me të mirët, por ndër më guximtarët ndërkohë, i papërmbajtur kundër së keqes, sfidant, që theu pathyeshmërinë e atyre që mbronte komanda e keqe e burgut, shteti i diktaturës, bashkëpunëtorin e tyre, spiunin, dëshmitarët e rremë, kur vetë dhe i vetëm i ndëshkoi duke marrë mbi supe vite të tjera burgu, ridënimin, qëndrestar deri në heroizëm, etj, bashkëvuajtësi ynë me emrin Qani Sadiku, u shua sot, – na vjen lajmi nga larg, – duke pikëlluar familjen dhe të dashurit e tij, këdo që e njohu.
Ndoshta në të gjithë librat e burgut ai është personazh, çami besnik, që i janë kushtuar dhe poezi, edhe filma dokumentarë… Dhe kështu do të mbetet në kujtesën e përbashkët, natyrshëm burrëror dhe i përzemërt, kurajoz deri në fund, buzagas me shokët dhe i sakrificës, punëtor dhe i përkushtuar ndaj kauzës.
Qani Sadiku iku në amëshim, nga pas la hijen e njeriut, aq sa i thjeshtë, po aq dhe i papërkulur. Tani edhe përballë harresës… Bashkëvuajtës dhe mik!

In Memoriam: Le ta kujtojmë Hueyda El Saied Grosjean në ditën e saj më të bukur të jetës

Nga inati i virusit dhe thjesht për qejfin e vet dhe të të dashurit të saj të zemrës, Hueyda El Saied nuk është si të gjitha nuset e vitit 2020 që i kanë shtyrë planet për më vonë. Në këto ditë të fundit të dhjetorit, ndërsa e gjithë bota shkonte drejt mbylljes, kur kufijtë mes shteteve që janë bërë sërish të pakapërcyeshëm e kanë lënë dhe pa njerëzit më të afërt, ajo sërish nuk ka ndërruar planet, por po e mbyll këtë vit në mënyrën më të bukur të mundshme, si nuse. Në një rrëfim ekskluziv për revistën “WHO” ajo i tregon gjithë detajet e dasmës, që si në një vrapim me pengesa përmbysën çdo plan, e megjithatë u bë dhe ajo është po aq e lumtur sa do të kishte qenë dhe po të kishte bërë një aheng të madh. Sepse ka dashurinë, ka një partner që e ka bërë shumë të lumtur, ka një djalë të vogël dhe të bukur që i ka thërritur Thierryt – baba në mënyrën më të natyrshme të mundur – por ka dhe shpresa për një festë të madhe alla shqiptare me të gjithë miqtë e të dashurit, e në fund edhe një muaj mjalti. Sepse ky dreq virusi do vijë dita e do zhduket, por ndërkohë nuk kishte pse ta bënte Hueydën tonë të hiqte dorë e të mbetej pa dasmë.

 

Hueyda na trego pak si ishte kjo dasma jote e fshehtë? Fustani? Lulet? Unazat? Makina?

Për vetë konteksin mondial aktual që po përjetojmë, ishte një dasmë minimaliste, por e mbushur plot sharm, emocione dhe gëzim. Fustanet i kisha blerë në Paris njëzet e katër orë para se të mbylleshin dyqanet e të fillonte karantina e dytë për francezet. Buqetën e luleve e bleva këtu në Luksemburg, por s’e mbajta kurrë në dorë sepse e harrova në shtëpi (qesh). Unazat i kishim zgjedhur prej kohësh tek një bizhutier i njohur, por ngaqë ndryshuam datën e martesës për 18 dhjetor në unazat tona është shënuar data 11 Dhjetor. I vetmi luks material që patëm mundësi të shijonim ishte limuzina që erdhi na mori në shtëpi për të na shoqëruar në Bashki e pasi thamë “PO”, sëbashku me dy mikeshat tona shijuam shampanjën dhe muzikën duke bërë xhiro nëpër Luksemburg.

 

Po dhëndri si ishte? Se Gabrieli ishte yll, e pamë të parin, shoqëruesi më i mirë i mundshëm.

Dhëndri ishte si gjithnjë klas. Në fakt ne kishim vendosur t’i mbanim sekret veshjet tona të ceremonisë nga njëri-tjetri. Sigurisht ia kishim treguar Gabrielit, i cili na i kishte aprovuar (qesh). Kështu që ishte një suprizë e bukur të shihnim njëri-tjerin para se të iknim në Bashki.

Dasmë pa të ftuar? Shumica i shtynë dasmat për pas pandemisë. Po ti, pse nuk prisje dot?

Sepse kisha një jetë që po prisja të martohesha me Thierryn (qesh).

Megjithatë pavarësisht dëshirës sime na u desh të ndryshonim disa herë planet dhe datën e dasmës. Së pari kishim prenotuar sallën e një prej restoranteve tona të preferuara ku kishim ftuar maksimunin e lejuar të familjarëve dhe miqve tanë, por dy javë para ditës së martesës qeveria luksemburgeze vendosi të mbyllë restorantet dhe baret. Pas ketij lajmi vendosëm që të martoheshim vetëm me familjarët tanë e të organizonim një koktejl në shtëpinë tonë, por një javë më pas u sëmura me Covid-19, kështu që na u desh të ndryshonim datën dhe t’i thonim familjarëve tanë të mos vinin.

Çfarë do kishe bërë ndryshe, si do ishte dasma, nëse do ishe martuar në një kohë normale pa viruse nëpër këmbë?

Do të ishim martuar në një ishull paradiziak me familjarët dhe miqtë tanë. Megjithatë tashmë që arritëm të martoheshim me gjithë pengesat që ndeshëm them që në fund të fundit për ne më e rëndësishme ishte që t’i thonim “PO” njëri-tjetrit kur dëshironim.

Megjithatë, mes vështirësive për të udhëtuar e rregullave “prej lufte” a kishe pranë njerëzit që do?

Fatkeqësisht jo të gjithë ata që dëshironim, por falë Zotit kisha pranë dy mikeshat e mia që jetojnë në Luksemburg – Enkelan dhe Fatoun, të cilat na shoqëruan në Bashki, e më pas festuam në shtëpi sëbashku me disa miq të tjerë.

Kujt ia ndjeve mungesën?

Më munguan gjyshja, tezja dhe prindërit. Një javë para martesës qeveria hollandeze mbylli kufijtë, kështu që ime më, e cila jeton aty s’mundi të udhëtonte. Po ashtu ndjeva mungesën e miqve e mi në Tiranë si: Albana, Ini, Arjani, Sava dhe Xhani apo Catherine, Fabrice, Armelle dhe Ghozlaine në Paris, të cilët i kosideroj si familja që kam zgjedhur te kem.

 

Ka ca çifte që pasi martohen me partnerin e tyre të huaj, nuk e lënë pa e bërë edhe një dasmë alla shqiptarçe, për zhurmën apo për lezetin ndryshe të dasmave tona, me orkestër, me fis e me farë, me kërcime e shami beqari. Keni ndonjë plan të tillë ju, apo kaq ishte?

Nëse nuk do ta organizojmë një gjë të tillë, familjarët dhe miqtë tanë do të na mbajnë mëri (qesh), kështu që do të bëjmë patjetër një dasmë në Shqipëri. Duam të festojmë të gjithë shqiptarë, francezë e luksemburgezë në Jug të Shqipërisë.

Kur e more propozimin? Ishte si në filma?

Ishte para një viti dhe mjaft romantik. Ai më çoi në vendin tim të preferuar në Luksemburg, u ul në gjunjë dhe e bëri propozimin, moment i cili u memorizua nga një foto e bërë nga Gabrieli.

Çfarë tha Gabrieli kur pa mamin nuse?

Që isha bërë si një princeshë.

 

Dhe si u soll ai gjatë ceremonisë, meqë kishte edhe një rol shumë të rëndësishëm?

Gabrieli ishte perfekt, pasi dëgjoi “PO”-në tonë, na solli unazat dhe tha: “Ju prezantoj Zonjën dhe Zotin Grosjean”.

Kemi parë në “Instagram” që djali yt dhe partneri duken mjaft të lidhur. Eshtë fat, sepse ke gjetur njeriun e duhur? Apo ke punuar ti për të pasur këtë marrëdhënie?

Lidhja e Gabrielit dhe Thierryt është krijuar në mënyrën më të natyrëshme. Është vetë Gabrieli i cili filloi ta thërriste Thierryn babi. Jam e lumtur kur shoh që e duan njëri-tjetrin aq shumë, aq sa ndonjëherë bëhem dhe xheloze (qesh).

Me çfarë merret partneri (tashmë bashkëshorti) yt?

Thierry është drejtues i një shoqërie investimesh japoneze, e cila manaxhon disa fonde financiare këtu në Luksemburg.

 

A e ndryshove ligjërisht mbiemrin? Apo do të jesh El Saied?

S’e imagjinoj dot veten pa mbiemrin tim të lindjes, kështu që do t’i shtoj El Saied mbiemrin Grosjean.

Gjithsesi ju bashkëjetonit. Çfarë ndryson martesa në një çift që bashkëjeton?

Këtë pyetje i bëra dhe unë vetes para se t’i thoja “PO” Thyerryt, në fakt asgjë s’ka ndryshuar, ah ndoshta jam akoma më e gëzuar.

Po tani, si do t’ia bëni për një muaj mjalti?

Ndoshta ikim disa ditë në Emiratet e Bashkuara Arabe, por për muajin e mjaltit do të presim sa të mbarojë pandemia e të hapen kufijtë.

Dhe nëse udhëtimi i mjaltit shpresojmë që të vijë nga vera, do jeni vetëm ju të dy, apo ku ka festë pa Gabrielin?

Si Thierry dhe unë, nuk e imagjinojmë dot të udhetojmë larg pa Gabrielin. Dëshirojmë që Gabrieli të udhëtojë, të shohë e të zbulojë sa më shumë vende. Por Gabrielin e ka marr malli shumë dhe për Opën (tezen time) dhe nonën (stërgjyshen e tij) kështu që do të vendosë vetë ku do të shkojë, ose do t’i bëjë të dyja udhëtimet në periudha të ndryshme.

 

Gjithmonë ke qenë e hapur me median për jetën private. Ke ndarë si sukseset (lumturinë e lidhjes) ashtu dhe dështimet (nëse mund të quhen kështu ndarjet). A je penduar ndonjëherë? Ka pasur çaste që mund të kesh thënë ‘pse dreqin jam kaq e sinqertë’?

Dhe pse mendoj që jo çdo gjë është për t’u treguar, e rëndësishme për mua është të jem vetja ime. S’jam perfekte, sukseset, gëzimet dhe dështimet e mia përveçse më përkasin janë të mbushura me punë, mund, lot, buzëqeshje dhe krenari sesi ia kam dalë.

Si ka qenë 2020 për ty? Do e mbash mend vetëm si vitin e martesës, apo ka shumë më shumë?

2020-ta po mbyllet më bukur sesa ka filluar, do ta mbaj mend si vitin e spovovave. Zoti këtë vit kishte vendosur të më vinte para disa sfidave të vështira, por dhe më gëzoi teksa sëbashku me Thierryn i thamë “PO” njëri-tjetrit.

“Gabrieli ishte perfekt, pasi dëgjoi “PO”-në tonë, na solli unazat dhe tha: “Ju prezantoj Zonjën dhe Zotin Grosjean”. Lidhja e Gabrielit dhe Thierryt është krijuar në mënyrën më të natyrëshme. Është vetë Gabrieli i cili filloi ta thërriste Thierryn babi. Jam e lumtur kur shoh që e duan njëri-tjetrin aq shumë, aq sa ndonjëherë bëhem dhe xheloze (qesh). Mbiemrin nuk e ndryshova. S’e imagjinoj dot veten pa mbiemrin tim të lindjes, kështu që do t’i shtoj El Saied mbiemrin Grosjean,”- u shpreh ajo.

Tani të të bëjmë një pyetje që nuk do që ta dëgjojë asnjë e sapomartuar: keni plan për bebe?

Gabrieli sapo na kërkoi një vëlla dhe unë sapo iu pergjigja që nuk mund të bëja një femijë më te bukur, më të zgjuar dhe më të talentuar sesa ai (qesh).

“Para dy vitesh- kisha një vit që isha ndarë me babin e Gabrielit- i shkruaj Thierry-t dhe i them se po kërkoja punë. “Nëse do kesh kohë, të pimë një kafe bashkë.” E lëmë që të pimë një kafe bashkë, më pyeti çfarë kishte ndodhur, pse isha ndarë dhe i tregova gjërat më të këqija. Në fund, i thashë ‘ika, se kam lënë Gabrielin me dadon’, ndërsa ai më tha: ‘Kam 5 vjet që jam i dashuruar me ty’”, tregoi Hueyda El Sayed, mbi nje vit me pare./ RevistaWHO.Com/Panorama.al (Fotot janë marrë nga profili i Hueyda El Saied në rrjetet sociale)

 

In Memoriam: Hueyda El Saied: Zv/ministri i Brendshëm, Feçor Shehu më ndau nga babai, e pashë pas 16-vjetësh

Një ndër vajzat më të njohura të ekranit, Hueyda El Saied, ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Xing me Ermalin”, ku ka folur për prejardhjen, fëmijërinë, familjen e saj dhe projektet artistike.

Ndër të tjera, Hueyda El Saied nuk ka nguruar të tregojë detaje lidhur me prejardhjen e saj. E pyetur nga se si është historia e familjes dhe origjinës së saj, ajo është përgjigjur:

Që ta sqarojmë popullin shqiptar njëherë e mirë. Unë jam treçerek nga Sudani, por kam lindur këtu. Stërgjyshi im ishte nga Sudani dhe ka qenë peshkatar. Ka ardhur në Durrës dhe ka njohur një grua të re që ishte nga Turqia. Stërgjyshja erdhi nga Turqia në Shqipëri, pasi i kishte vdekur bashkëshorti dhe për të mos u ndarë nga djali, të cilin donte t’ja merrte familja e burrit, vendos të vijë në Shqipëri. Këtu njeh të riun sudanez, pra stërgjyshin tim, dhe bëjnë 14 fëmijë dhe një që e kishte stërgjyshja, 15 fëmijë. Dhe midis këtyre fëmijëve është dhe gjyshja ime, e cila që në moshë 15-vjeçare futet në Filarmoninë e Shtetit. Gjyshja ke qenë këngëtare, sot është 82 vjeçe. Gjatë kohës që këndonte, e shikon një djalë shkodran që është gjyshi im dhe bie në dashuri. Gjyshi është nga Çokët e Shkodrës dhe unë prandaj ia kam vënë dhe emrin e dytë  djalit Hysen, si dhe emrin e gjyshit të burrit. Pra, djali ka tre emra, Gabriel, Hysen dhe Frederik dhe mbiemri Tamizie.

Gjyshi u martua me gjyshen dhe bëjnë dy vajza, mamin tim dhe tezja. Dhe historia përsëritet në vitet’ 70 me mamin tim, e cila njihet me një student që vinte nga Sudani nga Partia Komuniste. Babai vinte për të studiuar në fakultetin e Gjeologjisë në Tiranë. Meqenëse gjyshërit e mi jetonin në Qytet Studenti dhe aty dashurohet me mamin dhe martohet dhe linda unë. Babai im, pasi mbaroi studimet, nis punën dhe kur unë isha tre vjeç, vendosin në largohen dhe të shkojmë në Tripoli për të punuar, pasi kishte shumë puse nafte. Por për të ikur, na duhej të nxirrnin pasaportën dhe duhej shumë kohë dhe procedura të gjata. Zv.ministri  i Punëve të Brendshme shikon pasaportën e mamit dhe time dhe 10 ditë para se të niseshim, një pasdite kur mami po kthehej nga puna, i ndalon para këmbëve një makinë dhe i thotë ju jeni Dianushka Elsajed, dhe i thotë të hënën në orën 12:00 duhet të vini në zyrën time. Mami vjen në shtëpi dhe i tregon babait. Të hënën shkojnë bashkë në zyrë dhe ai i nxjerr si pretekst që unë dhe mami ishim shtetase shqiptare, ndërsa babai duhet të kthehej dhe pas 6 muajsh që të verifikonin që babai kishte një situatë stabël për të mbajtur familjen do na dërgonin neve jashtë ose do vinte babai. Në fillim babai refuzoi, por më pas largohet dhe na lë vetëm me 26 lekë të vjetra. Aty fillon tragjedia. Babai vjen pas 6 muajve dhe nuk e lënë të zbresë nga avioni. Zv/ministri, Feçor Shehu, e ftonte mamin shpesh në zyrë dhe e ngacmonte. Deri sa arriti në atë pikë, ku i tha, sa të jem unë zv/minister, ti dhe vajza jote nuk do dilni nga Shqipëria.

Unë e kam parë babain pas 16-vjetësh, që në moshë 3-vjeçare që e pashë për herë të fundit. Babai ka pritur një muaj në Sofje me idenë se ne do shkonim, pasi kështu na gënjente zv/ministri, por ne nuk shkuam kurrë.

Unë kam qenë në vitin e katërt kur ka ardhur babai im në shkollë. E shikoj kur vjen dhe nuk dija si t’i flisja. Ai kthehet dhe me thotë Hueyda, jam babai. Ka qenë një nga takimet më emocionuese, pasi unë i njihja vetëm zërin atij”, rrëfen Hueyda, teksa sytë e saj janë me lot./tvklan/

DERI NE UDHETIMIN E ARDHSHEM…MIKU IM FADIL KRAJA Nga Naum Prifti

Me Fadilin nuk u bëmë mbarë të bënim një udhëtim në Veri të Shqipërisë.

Po i shkruaj këto rreshta për mikun tim të vjetër, shkrimtarin dhe dramaturgun Fadil Kraja që u nda nga jeta por jo nga ata që e duan me zemër.
Në verën e vitit 1977, Miço Kallamata dhe unë u takuam me Fadilin në Klubin e Shkrimtarëve të Shkodrës.
Muhabeti na hahej mirë për shumë tema dhe subjekte me interes. Përveçse të një zanati, kishim të ngjashëm filozofinë e jetës dhe humorin që më duket se e kishim pjesë të qenies sonë.
Miço Kallamata i propozoi Fadil Krajës të vinte me ne për një udhëtim në Bizë, Tropojë dhe Vermosh.
Idea na entuziazmoi të treve. Të ulur në tryezë me filxhanet e kafesë përpara, plani u duk i lehtë dhe u miratua me qejf.
Mirëpo praktika vërteton se harmonizimet treshe rrallë jetësohen.
Në mes të gushtit, Miçoja dhe unë shkuam në Shkodër të takonim Fadilin me itinerarin e gjatë për në veri. Asnjë nga ne nuk kishte komunikua me Fadilin që nga viti i kaluar, por besonim se ai i kishte kryer “planet verore” dhe do bëhej bashkëudhëtar me ne. I telefonuam në shtëpi, por nuk na u përgjegj kush. Prej disa shokëve të tij mësuam se Fadili po veronte me familjen ne plazhin e Shëngjinit dhe do kthehej në fund të muajit. Kësisoj plani i shestuar me entuziazëm një vit me pare mbeti aty ku ishte ideuar në një tavolinë në Klubin e Shkrimtarëve.
Shpesh mendoj sesa i këndshëm do kishte qenë ai udhëtim i improvizuar mes tri miqve të mirë.
Në atë rrugëtim, qëmtova shumë mite e legjenda si edhe subjekte për disa  tregime të ardhshme. Po çfarë do të shkruante Fadili pas atij udhëtimi? Atë nuk do t’a di kurrë.
Shumë vite më vonë emri i tij dhe emri im ishin pranë njëri tjetrit në një dokument të Feçor Shehut drejtuar Ramiz Alia ku ne kritikoheshim për dramat tona të cilësuara “me gabime ideologjike”.
Fadilin e çmoja për punën e tij krijuese e veçanërisht vërtetësinë që kishin dramat e tij të cilat shkoja t’i shihja me dëshirë në teatrin e Shkodrës.
Fadilin e çmoja edhe si një bashkëbisedues të dijshëm e të këndshëm me të cilin qeshnim të kënaqur nga shakatë e batutat shkodrane.
Dhe pas kaq kohe, çdo kujtim i yni është një udhetimi i paudhëtuar që e shkrinte distancën midis Amerikës dhe Shqipërisë sepse miqtë nuk mund t’i ndajë hapësira.
Natyrisht tani Fadil Kraja nuk mund të jetë larguar shumë sepse ai e ka dhënë veten në veprën e tij madhore dhe Teatri Shqiptar do ta sjellë dramaturgun e dashur e të talentuar sa herë që në skenë të jenë krijimet e tij.

U nda nga jeta shkrimtari Ramadan Pasmaçiu

 

 

,Në mëngjes të  djelën, 31 tetor në Tiranër,  u nda jeta, Ramadan Pasmaçiu shkrimtari  i mirënjohur në letërsi  për fëmijë  e  të ritur

    Ramadan Pasmaçiu u lind në Berat më 26  shkurt 1938.

. Shtatëvjeçaren e kreu  në shkollën e tregut të  vendlindjes Në dhjetor  1955 mbaroi  teknikumin e naftës në Kuçovë . Në shtator 1957 me rekomandim të Lidhjes së shkrimtarëve  dhe artistëve të Shqipërisë për prirje të veçanta letrare u dërgua në degën e gjuhës e letërsisë shqipe në fakultetin  Histori- Filologji. Pas diplomimit u emërua drejtor i shkollës  së Shëngjergjit të Tiranës, prej nga u tërhoq në gazetën”Bashkimi”,  tek punoi gjer në vitin 1966. Më tej shërbeu  në gazetën  “Mësuesi” dhe 18 vjet kryeredaktor  i  revistës letraro-artistike për fëmijë  “Yllkat” që nga krijimi i saj.

  Shkrimtari Ramdan Pasmaçiu  do të kujtohet si një nga krijuesit që ka lëvruar me sukses të gjitha gjinitë letrare, ku ka marrë shumë çmime të para. Në vitin 1987 ai meritoi çmimin “Migjeni” për romanin në katër vëllime “ Udhëve të fëmijërisë.”

Me vendosjen e demokracisë në vendin tonë, krijimtaria e tij mori një vrull të ri. Veprat që ka botuar  në këta vite janë të shumta, përmendim vetëm  disa prej  tyre:“Dashuria e nënës,” “ Mësuesja”, “ Kush rron duke shpresuar, “  “Ju flas me zemër të hapur”♀”“Maratonomaku.” Romanet: “ Përtej  kohës,” “ Shtjellat e bardha,” “ Flaka e shpresës”kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë. Për këtë vepër ai u nderua me dekoratat Nderi i Qarkut të Beratit” “ Fisnik i qytetit të lashtë” dhe nga qyteti i Prizrenit  me dekoratën “Mirënjohje”.   Arriti   të botonte  vetëm një nga katër librat autobiografikë me titull: “´Rrënjët  e Zemrës” i cili është  në vetvete  shuplakë e fortë për diktaturën, thirrje  për të ruajtur të gjallë kujtesën, përpjekje për t’i  dhënë kombit diçka të vlerë.

Ramadan Pasmaçiu do t’u mungojë dhimbshëm pjesëtarëve të dashur të familjes e të afërmeve me të cilët jetoi e bashkëpunoi gjatë krijimtarisë së tij; do t’u mungojë miqëve të vjetër e të rinj, të cilët e deshën aq shumë atë njeri bujar e fisnik,

Ramdan Pasmaçiu shkrimtar i palodhur   do të  jetojë me  nëpër veprat e tij me vlera kombëtare  e me gjuhën  e bukur shqipe.

.           A. Xh. Dëshnica

Loti si rruzull drite – elegji për yllin e Vlorës, Avdurraman Meçe – Nga Albert Habazaj

 

 

Tek shket, loti më bëhet rruzull drite

Për Duron tonë, që iku burrërisht,

Profili ballë Dinjitetit i ndritet

Dhe dy metër vend mori aq qetësisht.

 

Fisnik i qeshur ishte. Dhe mal. Dhe det.

Vlorës, tjetër si ai – zor t’i vijë,

Ç’bujar mirësie qe në jetë

Dhe i bukur sa dituria e tij.

 

I sejtë qe ai njeri i ylltë?!

Kur dhe shkëmbenjtë ballë dallgësh treten,

Asnjë rrufe s’ia qorroi dot sytë,

Ai kishte bërë betim me veten…

 

Fatkeq për veten, fatmir për të tjerë,

S’pati motër, as vëlla, familje s’ krijoi,

Gjer në amshim – me nënën e mjerë,

Ndoshta Duron Diogjeni kërkoi…

 

Avdurraman Meçe qe prill me borë

Ku përsosmëria gjet’ standard të ri,

Në tri principata – princ me kurorë:

N’ matematikë, informatikë, letërsi.

 

Në tjetër botë hynim, kur flisnim

Me një teke përpara për poezinë,

Po t’i shaje Dritëroin, sytë i nxinin

Dhe furtunë tjetër pasonte stuhinë…

 

Si ai, poet e shkrimtar shkrimartë

Nuk kam takuar shumë, sinqerisht!

Që e patëm në Vlorë, për ne qe fat,

Që na iku… Oh, sa jam ndier ligsht.

 

Babicë, Vlorë, e premte, 15 tetor 2021


Send this to a friend