VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

MISERDHE REXHEPI, MËMËZONJË TË FOLKORIT TË LABËRISË – Nga MSc. Albert HABAZAJ* studiues i Etnologjisë dhe Folkorit

By | January 18, 2019

Komentet

Ylli Demneri dëshmitar letrar dhe jehonar i kohës së vet – Nga FULVIA DOLLMENI-SHTËPANI

 

«Të kesh jetuar diçka, çfardo qoftë ajo, të jep të drejtën e padiskutueshme për ta shkruar.Të vërtetë inferiore nuk ka!!» (D’avoir vécu une chose quelle qu’elle soit, donne le droit imprescriptible de l’écrire. Il n’y a pas de vérité inferieure!!) Annie Ernaux.

Frymëzuar nga kjo thënie do ta falenderoja autorin e librit «Më kujtohet 2», që ka ndarë me ne lexuesit pjesë të një të vërtete, të një epoke historiko-socialo-morale, që një brez i tërë ka përjetuar, sigurisht me ngjyrosje individuale të ndryshme dhe që e mban të kyçur brenda vetes si një relikë të çmuar. Jo të gjithë e kemi dhuntinë e fiksimit të rrjedhës së pashmangshme të kohës, përmes fjalëve, imazheve dhe objekteve ikonike.

Kujtimet personalisht më janë dukur si aizbergët, thonë apo përshkruajnë pak, por fshehin shumë. E mendoj këtë edhe për librin e këtij autori, megjithëse ai fshihet qëllimisht mbas murit të gjykimit, mëkimit të emocioneve dhe interpretimit. Ai na fton në fortëresën e kujtimeve, në këtë kullë jete e shpirtrash, si rreth një monumenti historik, duke qënë edhe ai vetë një nga mysafirët, i prekur nga sëmundja akute për rrëfim, e cila në libër shndërrohet në histori të rrëfyeshme. Me thënien e Niçes ndërmënd, «kemi artin për të mos vdekur nga e vërteta», na duket sikur autori dhe ne si lexues mund të shijojmë sëbashku këtë mozaik kujtimesh shumëngjyrëshe.

E vërteta është si shiu që bie, ndërsa arti, çatia poshtë së cilës duhet të futemi për të mos u larguar. Shpesh autorët gjatë shkrimit për të thënë të vërtetën, kanë nevojë për një maskë, thotë Javier Cercas tek «Anatomia e një çasti», por në rastin e librit «Më kujtohet 2», maska është ajo, që në vend ta fshehi narratorin e zbulon atë. Dihet që letërsia e kapërcen kufizimin njerëzor të harresës, pasi nëpërmjet saj jepen ide e porosi të përbotshme, që kanë qëllim të modelojnë të tashmen mbi bazën e përvojës së shkuar. Autori e shfrytëzon këtë aftësi të shkrimit, duke e përdorur librin si një «arkifakt letrar», për të përcjellur objektivën, të ndodhurën, të vërtetën në botën jashtëletrare.

Për të kuptuar më mirë veprën e Yllit do të huazoja shprehjen «rizomë», përdorur nga Gilles Deleuze e Felix Gattari, tek një nga kapitujt e «Mille Plateaux», (La french Theory). Ashtu si kjo bimë shumërrënjëshe, që indukton modelin e shumëllojshmërisë, autori bashkëlidh elemente kujtimesh heterogjene, duke gjeneruar një multitudë shkëmbimesh. Libri ngjan me një inkubator ekspertize, ku mumifikohet evolucioni i shoqërisë shqiptare të para 90-s. Ajo që të çudit është tendenca e tij për të refuzuar zbukurimin e kujtimeve me qëllim që të bëj lexuesin të drithëroj, përkundrazi ai godet pasaktësinë, legjendën apo mitizimin.
Fatmirësisht në libër secili nga lexuesit mund të gjej një «Më kujtohet» të vetën, atij i hapet një portë nga e cila futet në labirintin personal të kujtimeve të tij. Më shumë sesa një përmbledhje kujtimesh, do të thoja se libri është në të vërtetë një refleksion mbi kujtimet, çfarë rigjejmë në to dhe çfarë na rizgjojnë, duke pasur parasysh «mostrën» në të cilën shndërrohen ato brenda nesh.

Shumë autorë të famshëm si Genet, Gary, Rimbaud, Perec e Cyrulnik, kanë provuar se të shkruarit dhe të lexuarit, mund të shërojnë individët dhe të ndryshojnë jetën nëpërmjet sinergjisë midis fjalës dhe trurit. Pena është më e fortë se shpata. Në librin e tij «Natën do të shkruaj diej», Boris Cyrulnik i kushton një vend të veçantë fuqisë së jashtëzakonshme terapetike të fjalës. Akti i të shkruarit dhe të lexuarit mund të shndëroj shijen për botën. Parë në këtë optikë, Ylli Demneri formëson me manipulimin e fjalës një strukturë origjinale e reaktive vërtetësie, në komunion me një fuqi seduktive e auratike, që i dhuron lexuesit një paletë të pasur emotive . «Më kujtohet kur prisja me padurim rënien e ziles orën e fundit». «Më kujtohen lulet e akshamit(të kuqe, të bardha, të verdha) të çelura në errësirën e oborrit netëve të verës»…ect. Këtyre frazave në dukje aq të thjeshta, po t’i heqim shprehjen «më kujtohet», kanë vlerën e haïkut-t, që me një dopio pulsion të brendshëm, i shumfishon vlerën kujtimit duke e kthyer atë në efemerë. Jo më kot Andre Breton thoshte për fjalën: «Një fjalë dhe gjithshka shpëtohet!!Një fjalë dhe gjithshka humbet!! Demneri i ka shpëtuar kujtimet me arkitekturën konstruktive e vibruese të fjalës, duke krijuar kështu një rrymë të pazëshme kontekstore në përputhje me mesazhin e breëndshëm që përcjellin vetë kujtimet .

Që në shekullin e XVIII, G.E. Lessing, dhe dy shekuj me vonë Albert Kuk në mënyrë identike pohojnë se letërsia është art kohor, siç është edhe vetë gjuha një proces kohor. Autori duke vendosur në spikamë kujtimet, pas ftohjes emocionale që distanca i ka dhuruar, pikturon me vizionet e konotacionet e tyre gjithëpërfshirëse, tablonë kohore të makrokozmosit dhe të mikrokozmosit në vitet e diktaturës. Është meritë e autorit që arrin t’i shndërroj kujtimet nga sistemi i mbyllur në një sistem të hapur, nga kujtime epokale në kujtime e vlerësime të gjithkohëshme. Të vërtetat faktike transubstancializohen gati në të vërteta fiksionale, duke u prezantuar dhe u sendërtuar, në një vizion estetiko-letrar të ndryshëm tek çdo lexues. Askush nuk jeton në të tashmen e menjëhershme thotë Umberto Eco, që të gjithë i lidhin ngjarjet nëpërmjet funksionit ngjitës të kujtesës, qoftë kjo personale apo kolektive. Sipas tij shkrimi dhe leximi i disa temave të trajtuara lidhet, me kënaqësinë e një komuniteti specifik, kemi të bëjmë me një lloj Darvinizmi kulturor. Temat e së kaluarës trajtohen për hir të nevojës së shkrimtarëve, po aq, edhe të lexuesve, për zbrazje emocionale, të tërhequr nga një forcë manjetike për t’u shëruar nga e kaluara. Kjo marrëdhënie dypalëshe dhënës-marrës (autor-lexues) mund të konsiderohet si një vektor estetik i lidhjes kërkesë-ofertë.

Çdo diktaturë, sado e egër qoftë, është e destinuar të zhduket, duke u kthyer në «ushqim estetik» në rrjedhën e kohës, që konsumohet nga individët e një shoqërie të caktuar, shkrimtar apo lexues. Teksti i librit «Më kujtohet 2» pasqyron thërmimin e universit të kujtesës, në qindra copëza të vogla, të ndryshme dhe të pamundura që krijojnë mardhënie me njësitë e tjera, pasi mbartin brenda tyre një mëvetësi kuptimore. Zëri i narratorit i çliruar emocionalisht, eviton qëllimisht gjykimin, marrjen e pozicionin dhe ndërhyrjen interpretuese. Ky detaj thekson raportin me të vërtetën dhe zhvesh tekstin nga kostumi moralizues. Autori realizon gjetjen e një këndvështrimi neutral, duke copëzuar të vërtetën e madhe objektive, në qindra grimcash të vogla të vërtetash subjektive. Këto copëza kujtimesh janë një farë matrice ndjesore ku mbivendosen vlerat e njohjes së vetes të çdo lexuesi. Përqëndrimi shpesh herë, nuk është tek ngjarja, fjalët apo situata, por tek ndjesia. Dihet që nga momenti që flasim për ndjesinë në mënyrë subjektive, harrojmë të ndjejmë. Ndryshe nga nostagjia, kujtimet nuk kanë gjurmë ndjenjash, dhe mund të kthehen në objekt që na lidh me të shkuarën. Megjithatë ata mund të mobilizojnë e rizgjojnë ndjenja “Kujtimet, kjo jetë e llahtarshme që nuk është jetë por na torturon» shkruan Albert Cohen në “Kujtimet e nênës time”). Në ditët tona ka shumë hulumtime rreth ambivalencës së kujtimeve. A mund të themi që ka kujtime të pastra apo të virgjëra? Në këto parfume të shpirtit, siç i quante Georges Sand kujtimet, shkrihen shpesh elemente epokash të tjera, që i japin kujtimit përshtypjen e një realiteti të ndryshëm. Kujtime të virgjëra nuk ka, është një jetë tjetër, përjetuar me një personalitet tjetër që rrjedh nga kujtimet në vetvete. Nuk mund të përmbysim sensin e rrjedhjes së kohës, thotë Boris Vian tek “Bari i kuq”, vetëm po të jetojmë duke mbyllur sytë e veshët. Kujtimet bëjnë pjesë tek memorja ose më mirë tek “memorja-kujtim”, që regjistron të shkuarën në formën e “kujtimit-imazhe”. Kjo lloj memorje është e pastër, automatike, soditëse, por dhe thellësisht spirituale. Simbas Bergson-it ajo është dhe memorja e vërtetë. Shpirti është vendi i së shkuarës dhe trupi vendi i së tashmes. Shpirti sodit të tashmen, duke qenë i strehuar në të shkuarën. Kur reagojmë nga një stimul i jashtëm, nuk jemi të ndërgjegjshëm se çfarë bëjmë, jemi në vendin e trupit, në të tashmen. Ky nektar kujtimesh që na serviret në libër në të sotmen, i ka rrënjët në polenizimin e shpirtit të autorit në të shkuarën. Personalisht e kam të vështirë të ndaj kujtimet nga përjetimet, megjithëse ka një ndryshim thelbësor në natyrën e tyre. Memorja, kjo zonë e ndërlikuar interseksionesh, nuk është një regression i së tashmes në të shkuarën, por një progresion i të shkuarës në të tashmen.

Libri duke autonomizuar kujtimet, duke i kthyer ata në objekt-kohë, e prezanton autorin si një dëshmitar letrar apo jehon-ar të kohës së vet. Spikatëse në këtë libër është spektri i regjistrit të kujtimeve, ku autori ka “derdhur në fjalë apo ka riformuluar” edhe ato ngjarje e ndjesi që ngelin nganjëherë “jashtë fjalës” apo pa u formuluar. Duke trajtuar kujtimet në formë të tillë, duke shfrytëzuar trashëgimninë e brishtësinë e mendimeve, autori na ofron jo vetëm një model kujtimesh, por arrin t’i kthej ato në një artifis rimobilizues refleksioni, që i shërben çdo individualiteti mendues. Demneri e transformon mozaikun e kujtimeve nga “të përjetueshëm” në “të transmetueshëm”, pasi nëpërmjet projektimit apo pikselizimit të kujtimit, lexuesi krijon njëkohësisht “eventin e kujtimit” dhe “stokazhin” e tij, duke e përvetësuar atë me konvergjencë dhe në tërësi. Ky detaj delikat që sjell diçka sa konkrete aq dhe të ndjeshme, përbën atë që Barthes quante “përshpërima e intelektit. Në këto copëza kujtimesh gjejmë disa “maketa frazash” apo “maketa arsyetimi”, që i shtojnë forcën tekstit, duke e kthyer atë në një induktor të mirëfilltë vërtetësie. Zbulohet në këtë mënyrë funksioni bazik i memories, që nuk është thjesht ruajtja e diçkaje në vetvete, por ruajtja e rikthimit të saj, që merr formë dhe shndërrohet në një proces rikompozimi dhe ekuilibrimi përballë kohës. Imazhet që arrijnë tek lexuesi si të vërteta, apo sipas mënyrës së një të vërtete, krijojnë “vatra sensesh”, të cilat thjeshtësojnë rrugëtimin midis mendimit dhe ngjarjes, midis mendimit dhe referencave kohore, duke i dhënë kujtimeve në këtë formë “një kohësi kulturore” që i përfshin dhe i tejkalon dhe ato vetë.

Librat e këtij autori, “Më kujtohet” dhe “Më kujtohet 2”, me thënë të vërtetën sa më kënaqin, aq dhe më turbullojnë. Kam krijuar rreth kujtimeve të mia një sistem meduzor mbrojtës vetëharrimi, për tu futur në një pauzë xheli memorje dhe për t’u shkëputur sadopak nga ri-përjetimet. Ky “pushim” i vetëdijësuar, që “u trazua” më bën të përshpëris nëpër dhëmbë frazën e Cervantes-it: “Oh memorje armik vdekjeprurës i pushimit tim!!?” E në mënyrë paradoksale, në memorjen time, këtë “mërgim” të harresës rrymat inkoshiente të eksituara nga kujtimet e librit, fillojnë e i impozohen përfaqësimeve koshiente….
Libri i Yllit konoton modesti.

Ai na zhyt në një atmosferë të vyer, ku deshifrohen tre dimensionet e gjuhës, shkrimi, fjala dhe heshtja, duke krijuar atë që në mënyrë figurative do ta quaja “fole-libër”. Heshtja në libër është korniza e këtyre kujtimeve-imazh. Autori manipulon heshtjen po aq bukur sa fjalën, duke më sjell ndër mend thënien e Eskilit: “Enigma i shfaqet atij që di të rezervoj heshtjen në gjirin e fjalës.” Bukuria e librit “Më kujtohet 2” i shfaqet në tërësinë e saj atij që di të ruaj dhe transkriptoj heshtjen si pjesë integruese e teksteve. E trajtuar si pjesë integruese e të pashprehurës, heshtjen e gjejmë tek ajo e cila në literaturë quhet “e pathëna dhe e pashkruara”. Bonaventure Des Périers mendonte me të drejtë që sfondi i egzistencës tonë është një heshtje e madhe. Ajo nuk trajtohet si antagoniste e fjalës, por si e anasjellta e gjithshkaje që bën zhurmë e demostrim të rëndomtë në aksin e shkrimit. Kjo na ndihmon të zbulojmë të padukshmen, që në pamjen e parë fshihet në heshtjen e tekstit, në rrjedhjen nëntekstore të sensit dhe bashkë me qasjen narrative krijon një lloj «infralibri». Duke bashkëngjitur me mjeshtri këto copëza kujtimesh, autori ka skalitur monumentin fjalësor të një epoke të tërë, me ngjarjet, problemet, dilemat, vështirësitë dhe pyetjet e saj. Kjo përkon më së miri me thënien e Paul Valery-s, «T’i ndërtosh një monument të vogël çdo vështirësije. Një tempull të vogël çdo pyetje. Stelën e vet çdo misteri”. Stili fragmentar i jep mundësinë autorit të përdori në mënyrë magjistrale dualitetin «plotësi-boshësi», duke impresionuar lexuesin në sensin literal falë njëlloj thjeshtësie rrezatuese në kufijt e sublimes.

Shpesh ndodh që lexuesi nuk shkon në sensin e autorit, «duke e anashkaluar autorin» siç thotë Maurice Blanchot. Shkrimet e Demnerit duke zhburgosur strukturën e hermetizuar të gjuhës, na dhurojnë enkas këtë disponueshmëri sovrane dhe na bëjnë të përfitojmë një kënaqësi maksimale nga leximi. Sipas Javier Cercas e kaluara, sidomos ajo për të cilën ka akoma kujtesë dhe dëshmi, nuk është krejt e kaluar, është një dimension i së tashmes, pa të cilin e tashmja është e gjymtuar. Juan Gabriel Vasquez, autori i librit «Denoncuesit», mendon se shkrimtarët janë në pozicionin më të mirë, për të kërkuar e gërmuar në të shkuarën individuale, kolektive apo dhe në histori. Ёshtë literatura ajo që pas shtetit, historianëve dhe politikanëve, duhet të ngrej dorën e të thotë:«Unë kam një version tjetër». Pasi «të kujtosh» është gjithashtu një akt moral .

Parë në këtë optikë, autori i librit «Më kujtohet 2», ka realizuar ndër të tjera një akt moral ndaj shoqërisë shqiptare.

Kujtesa është ajo çfarë çdo shoqëri dëshiron të ruajë në memorje, nën këndvështrimin e ngjarjeve historike. Kujtimet tona përbëjnë aq shumë të asaj «se kush jemi » dhe gjërat që kujtojmë shpesh mund të përkufizojnë përvojën tonë. «Jeta ime jam unë?», bën pyetjen shkrimtarja dhe filozofja franceze Judith Epstein Schlanger. Ky libër mund të shihet si pikënisje interesante, për një diskutim mbi nocionin dhe rolin e kujtimeve, si inkurajim i formave alternative të të menduarit në lidhje me përkujtimin. Ndër shkrimtarët shqiptarë Kuteli është i pari që vetëdijësohet mbi synimin e letërsisë për të ruajtur kujtesën. Në Shqipërinë e sotme, kujtimet janë të përfshira në atë që Harald Wydra e quan «demokratizimin e kujtesës» në shoqëritë postkomuniste. Kujtimet janë gjithnjë të riinterpretueshme dhe mund të mbështesin histori të shumta dhe narracione nganjëherë kontradiktore, pasi kujtimet nuk janë të fiksuara njëherë e përgjithmonë, por vazhdimisht ndërtohen në të tashmen. Megjithatë, kujtimet jane një siguri ndaj dështimeve të natyrshme të kujtesës dhe një antidot ndaj kalimit të kohës. Kujtimet janë gjithçka që vërshon në rrjedhën e kohës dhe s’ka më kthim, gjithçka që i jep formë një çasti të vyer, e vesh me petkun e përfytyrimeve më të bukra dhe ia bën dhuratë shpirtrave që e dëshirojnë.

Më 23 e 24 maj mbahen takimet ndërkombëtare “Azem Shkreli”

Për të 17-ën herë me radhë në Pejë, më 23 e 24 maj organizohen takimet ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli”.

Emra prominent autorësh nga Italia, Zvicra, Franca ,Izraeli e Kroacia do të jenë të pranishëm në këto takime.

Hemuth A Niederle, Sylvestre Clancier, Emmanuel Pierrat, Hava Pinas Cohen, Rafaël Newman , Antonio Della Rocca kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre

Përveç autorëve të huaj, edhe autorë të njohur nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia do të paraqiten me poezi.

Në sesionin tematik në kuadër të takimeve do të mbahet konferenca shkencore “Lidhja e Pejës” , ku do të referojnë studiuesit Elena Kocaqi e Muhamet Mala.

Në sesionin e studimeve letrare promovohet libri i Skënder R.Hoxhёs, Anton Nikё Berisha do të promovojë kompletin e librave “Nëna Terezë në shtatë shpalime”, në zhanrin e prozës promovohet romani i Florin Kelmendit “Vrasje në kornizë”, ndërsa përmbledhje me poezi do të promovojnë: Erenestina Gjergji – Halili , Adem Gashi, Sali Bashota e Nikolin Gurakuqi.

 

 

Ndërkaq, Shkolla e Arteve do të hap ekspozitën në Galerinë e Arteve në Pejë.

Juria do të ndajë: çmimin “Azem Shkreli” për kontributin në gjuhën dhe letërsinë shqipe i cili këtë vit i ndahet një ndërkombëtari, çmimin ndërkombëtar “Lirikat e Azemit” “poezia më e mirë” për poezinë më të mirë konkurruese, çmimin “Bulëzat” për krijuesit e rinj, si dhe çmimin “Lirisë” dhe “Besa-Besë”që sivjet jepen për herë të parë./klankosova.tv/.

Del nga shtypi “MAQEDONIA NGA ANTIKITETI DERI TE KOHA JONË” e autorit JUSUF BUXHOVI


Studimi monografik mbështetet mbi konceptin se Maqedonia nga antikiteti, mesjeta e deri te koha jonë është pjesë e botës ilire-dardane. Duke u përqendruar te faktorët etnikë, shoqëror-politik dhe kulturor në një vazhdimësi mbi dy mijë vjeçare, në trekëndëshin e mbretërive maqedone, dardane dhe asaj epirote, nxirret në pah një identitet i caktuar historik me trashëgimtar të vetëm shqiptarët e sotëm.
Në këtë vepër voluminoze, autori, jo vetëm që i plotëson me argumente të tjera disa nga tezat e shfaqura në “Kosovën” në tetë vëllime rreth ndërlidhjes së ilirëve me pellazgët dhe të rolit të madh të Dardanëve e Dardanisë në formimin e perandorive të mëdha botërore: Trojës, Romës dhe të Bizantit me ç’rast ata shihen edhe si shtrat i qytetërimit antik, por qëndrimin për mosekzistencën e “shtetit mesjetar serb” dhe gënjeshtrën për gjoja “Kosovën – djep shpirtëror dhe historik serb” e riformulon me shkëputjen e Rashës dhe dinastisë së Nemanjajve nga origjina sllave (serbe) duke e ndërlidhur atë me origjinën e botës ilire.
Kështu, duke u mbështetur mbi dokumente të shumta nga Vatikani, Bizanti, po edhe ato sllave, që nuk janë manipuluar dhe sajuar nga historiografia serbe dhe ajo ruse e shekullit të kaluar dhe në vazhdimësi, dinastia e Rashës del e veçuar nga formacionet politike dhe shoqërore sllave, të faktorizuara në mesjetë nga Vatikani dhe Kostandinopoja për qëllime politike, me ç’rast edhe përpjekjet hegjemone të Nemanjajve në Ilirik, të cilësuar vazhdimisht si Tribal (fis ilir) shihen si vazhdimësi e mbretërisë dardane për ta trashëguar kurorën e Bizantit, gjë që nuk është e rastit që edhe në bulat dhe kartat e pamanipuluara nga Beogradi, në kuadër të shtetit të Rashës vazhdimisht përfshihen edhe Arbrit dhe Maqedonët. Në këtë aspekt, dinastia rasiene e Nemanjajve, krishterimin e shfrytëzoi për pushtet politik siç kishte vepruar Konsandini i Madh dhe Justiniani, me ç’rast, në raporte e reja të ndarjes së kishave dhe luftës së tyre për pushtet, ndonëse së fundit u mbështet te kisha lindore, ruajti lidhjet e mira dhe madje të pashkëputura me Vatikanin dhe katolicizmin, që edhe i kishte takuar nga fillimet dhe prej nga buron edhe fuqia politike e tyre.
Në pjesën e fundit, që ka të bëjë me zhvillimet nga Kriza Lindore e këndej,e ku për herë të parë shfaqet edhe Maqedonia si koncept gjeografik për qëllime hegjemoniste serbe, greke dhe bullgare prej nga, në vitin 1944, Titoja e shfrytëzoi për krijimin e republikës maqedone në kuadër të federatës jugosllave, shpërbërja e ish Jugosllavisë në vitin 1991 si dhe shpallja e shteti të pavarur maqedon mbi parimet shtet-komb, shihet si një zhvillim antihistorik për rrëzimin e identitetit historik të shqiptarëve. Të trajtuar si pakicë, shqiptarët përjashtohen nga shtetformimi, me çka edhe lufta e vitit 2001 shihet e papërfunduar, ndërsa shteti maqedon, i përkohshëm dhe faktor i një krize të hapur.
“Maqedonia nga antikiteti deri te koha jonë” botohet nga “Jalifat Publishing” – Hustoni dhe “Faik Konica” – Prishtinë dhe ka 1068 faqe. Pritet që promovimet e para të bëhen në Shkup dhe Tetovë nga fillimi i qershorit, ndërsa në Prishtinë gjatë Panairit të Librit.
…..

TRE KRIJIMET E MIA TË PARA ME ÇMIME NË KONKURSE KOMBËTARE – Nga FASLLI HALITI

Tregimi Im i parë mori çmim inkurajues, më 1966
L libr im i parë poetik mori-çmimin e tretë më 1909 –
Libri im i parë me tregime-u fut në dhjetshen e
përzgjedhur për çmimin “Kadare”vitin 2019

Ishte një befasi e rrallë për mua kur pashë emrin tim në listën me 10 autorët e përzgjedhur me dakordësinë e jurisë, bazuar në vlerat që mbartte secili dorëshkrim i autorëve që do të vazhdojnë garën për çmimin e madh të letërsisë.
Befasi për mua qe dhe lista me autorët e përzgjedhur me seriozitet, më krijoi bindjen se juritë po tregohen të ndjeshme ndaj vlerave dhe po i kthejnë sytë dhe vëmendjen nga veprat e vërteta dhe jo nga miqësitë e hateret.
Është hera e parë, pas vitit ’90 që marr pjesë në një konkurs dhe kjo për motivin sepse çmimi i këtij konkursi mban emrin “Kadare”, e shkrimtarit tonë të shquar e botëror, për këtë dhe për asnjë motiv tjetër alternativ.
Koincidencë e çuditshme për mua është dhe fakti se Çmimi “Kadare” është çmimi i tretë që marr unë në moshën 83 vjeçare, nga viti 1966, 1969 ( mos u habitni kur them kështu, sepse futjen time në listën e 10 autorëve të përzgjedhur, unë e quaj, jo listë, por Çmimi “Kadare”, nuk dua ta di fare se ka çmim të parë apo të dytë “Kadare”)
Në 1966 në konkursin Kombëtar të shpallur nga Ministria e Arsim-Kulturës dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, kam fituar çmim ikurajues me një tregimin tim të parë (atëherë konkurrrohej edhe me një tregim). U gëzova shumë atëherë. Isha i ri dhe jo si sot 83 -vjeç.
Në vitIn 1969 në Konkursin Kombëtar shpallur me rastin e 25 -vjetorit të Çlirimit të atdheut me librin tim të parë poetik me titullin “SOT” dhe fitova çmimin e tretë kombëtar.
Çmimi “Kadare”siç e quaj unë Listën e 10 -të finalstëve, është i treti që më gëzoi më shumë se çmimi inkurajues për tregimin tim të parë.
Më në fun një befasi tjetër për mua eështë dhe koincidenca se të tre çmimet:
çmimin inkurajues e kam marrë më 1966 për tregimin tim të parë; Çmimin III kombëtar e kam marrë më 1969 për librin e parë poetik “Sot”, dhe Çmimin “Kadare” (domethënë listën e 10 finalistëve) e mora me librin tim të parë me tregime “Për një gjysmë dielli”, më 29 prill 2019 në prag të 84 vjetorit tim.
Dua të them edhe se unë gjatë viteve 1990-2018, nuk kam marrë pjesë në konkurset e shpallura, i ndikuar nga Xholio Kyry i cili nuk pranonte të futej në garë apo në konkurse, sepse në to vetëm nje njeri fitonte.
Në komkurset tona, fitojnë militantët partiakë, pothuaj.
Ndryshe, mua që kam botuar, gati 40 libra poetikë. nga 1969-2019, nuk më është dhën, së paku një Çmim Karriere. Prandaj e përshëndeta që në fillim të këtyre rreshtave jurinë e Çmimit “Kadare” e cila i shqyrtoi dorëshkrimet me seiozitet duke u bazuar në vlerat që mbartte secili dorëshkrim.
Një nxitje tjetër e rëndësishme për të dorëzuar dorëshkrimin për pjesëmarrje në Konkursin Çmimi ”Kadare” shpallur nga Universitetit Europian të Tiranës, ishin disa shokët e mi si dhe vlerësimet e Krijuesve të ndryshëm nëpër facebook e në bloget e ndryshme “Voal”, zvicër, “Fjala e lirë”, Londër, gazeta “Kritika” në Ushington etj.

Prof.Dr. Fatmir Terziu Jemi mësuar ta lexojmë, shijojmë deri në detajin më të fundit, si poet, përkthyes, me vlerat e tij të veçanta, por me këtë tregim “Ajtanga”, më shtyn më tej respekti për këtë penë të ndjeshme. Faslli Haliti vjen e troket si në rininë e tij, si pashterim kohor dhe moshe. Bukur! Bajram
Bajram Karabolli, (Përkthyes) Përherë më ka pëlqyer Faslli Haliti si një nga poetët tanë të rrallë që bën pjesë në plejadën e poetëve të brezit të ri, të viteve ’60 – ’70, me Agollin, Kadarenë, F. Arapin, etj., të cilët guxuan të dilnin nga tradita e vjetër e të sillnin ato risi që i dhanë artit tonë poetik fytyrën e kohës.
Por nuk kisha lexuar asgjë nga proza e këtij poeti. Rastësisht lexova tregimin BOLSHEVIKU RADE. Sinqerisht u befasova. Kërkova dhe gjeta edhe dy tregime të tjera të Faslliut: FUSTANI dhe TË LININ QENTË… Tani them me bindje të plotë se F. Haliti është një prozator i veçantë. Kur lexova tregimet e Halitit, më ndodhi njësoj si dikur kur lexoja Mihail Shollohovin apo Jakov Xoxen. Pata një përjetim të fuqishëm: jo vetëm që autori me yshtjen e tij rrëfyese më mori e më çoi në kohën dhe vendin e ngjarjeve, por u ndjeva plotësisht vendali. Kjo është forca magjike e artit.
Por, mbi të gjitha, te proza e Faslli Halitit gjeta një pasuri të mrekullueshme të leksikut të shqipes, që mua si përkthye më shërben shumë.
E përgëzoj me gjithë zemër autorin për kënaqësinë që më fali dhe i uroj frymëzim të mbarë për të shkruar sa më shumë prozë.
Thani Naqo Duke patur parasysh tregimin “Arixheshkat”, publikuar në Gazeta Kritika, (i pari shkrim në prozë që lexoja nga Faslli Haliti, për të cilin kam kometuar), ndërsa sot shtoj se “Arixheshkat” ishte në linja dhe kompozicion tregimi. Në të gërshetohej proza e mirëfilltë tregimtare me nuancat e nevojshme rrëfimtare, aq sa, për mendimin tim, e lejon ajo gjini. Tregimi Arixheshkat është shkruar me kompozicionin e tregimit dhe përsëri, sot, më shkoi mendja se ai tregim mbetet shembull edhe për vetë autorin.
“Të linin qentë” Në këtë tjerin, dallova se shkrimtari Faslli Haliti është më i prirur ndaj rrëfenjës, por edhe kjo është një nga llojet e prozës delikate dhe e vështirë, sepse nuk mund të shkruhet nga cilido. Stili rrëfimtar që hasa në këtë shkrim që autori e cilëson “tregim”, më kujtoi Mitrush Kutelin. Kuteli mbeti në letërsinë shqiptare për stilin e tij të famshëm rrëfimtar.
Ja kështu, i nderuar Faslli Haliti, po krijoj ndjesinë se ju keni talentin për të rrëfyer shumë bukur dhe kërraba ju tërheq nga rrëfenja e mirëfilltë.
Iliri Levonja – Tregimi «Ara E Vidhishtës» Shumë, shumë tregim i bukur. Është shkruar me shumë ndjenje … Një subjekt që të trondit. Nuk e di, por kam përshtypjen se realizmi magjik i ka rrënjet aty, sepse kur kujtoj edhe tregimet korsikane, Merimes tronditem po njesoj. Nje realitet që sot duket magjik.
Dhe “Per nje gjysmë Dielli”Shumë tregim i bukur, i dhimbshëm… është ora 11 e gjysmë, sapo kam ardhur nga puna, e lexova me një frymë… Me simbol të fuqishëm, po edhe kuja e lopeve krijon një atmosferë stepe. E lexova tek blogu Kritika… E kam fjalën për tregimin: “Per një gjysmë dielli”. Urime… ILIR LEVONJA
Moikom Zeqo Sekreti i një krijuesi është origjinaliteti i tij dhe jo fama e stimuluar dhe e manipuluar. Ky është thelbi i thelkbeve – të tjerat janë fjalë të zbrazëta! Origjinaliteteti yt është  i patjetërsueshëm- mos e harro.
Veç bindjes sime personale, ishin edhe këto vlerësime e opinione të krijuesve e studiuesve qëmë nxitën të merrja pjesë në konkursin për çmimin e madh”Kadare” duke moszhgënnjer askënd: as Kdarenë as shokët që i pëlqenin dhe besonin në tregimet e mia bio.

Disa reagime
për emrin tim në listë me 10-të autorët e përzgjidhur me seriozitet e dakortësi nga juria e Konkursit për Çmimin Kadare:

Petraq Risto: Gëzohem që emri yt që emri yt është në krye, Faslli! Qëllofsh !
Elmaz Qerreti: shumë mirë, të uroj me gjithë zemër që të fitosh!
Krisa Ruli, studente në universitet aTHINë : të takon çmimimi me emrin Kadare… etj.

Faslli Haliti
Pjesë e listës së 10 -të të përzgjedur në dakortësi nga juria

Kryesore
Emrat/ Ja kush janë 10 kandidatët për çmimin “Kadare”

PUBLIKUAR NË : 10:08 – 29/04/19Liberale

Juria e edicionit të pestë të çmimit “Kadare”, ka përzgjedhur 10 autorët që do të vazhdojnë garën për çmimin e madh të letërsisë. Juria është mbledhur të shtunën në orën 10:00 në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës për të vijuar më shumë se katër orë diskutime, të cilat konkluduan me 10 finalistët.
Ka qenë një mbledhje e gjatë, ku u shqyrtuan me seriozitet më shumë se 50 dorëshkrime, të cilat u dorëzuan këtë vit pranë këtij çmimi. 10 autorët e përzgjedhur kishin dakordësinë e jurisë, bazuar në vlerat që mbartte secili dorëshkrim. Autorët që vazhdojnë garën për çmimin e madh janë::
Faslli Haliti, Ylljet Aliçka, Roland Gjoza, Fate Velaj, Gaverina Muzhaqi, Imer Topanica, Loer Kume, Mimoza Hysa, Majlinda Rama dhe Saimir Muzhaka. Mes të përzgjedhurve spikasin autorë të rinj, mes të cilëve dhe një nga Kosova. Juria këtë vit kryesohet nga shkrimtari Bashkim Hoxha dhe përbëhet nga: Diana Kastrati, Mehmet Kraja, Genciana Abazi dhe Alda Bardhyli.

Juria do ta mbajë mbledhjen e radhës në mes të muajit maj, për të vendosur pesë finalistët e këtij edicioni. Fituesi i çmimit të madh shpallet në Ditët Letrare të Razmës që do të mbahen të premten e parë të qershorit. Çmimi Letrar Kadare është një nga çmimet më të mëdha letrare në hapësirën shqipfolëse.
Në katër vite jetë ky konkurs ka arritur të kthehet në një institucion të rëndësishëm besimi mbi gjykimin e letërsisë dhe të kthejë debatin e munguar mbi letërsinë shqipe. Fakti që konkursi është për vepra në dorëshkrim, ka nxitur dhe nxit shkrimin e prozës shqipe, gjë që vihet re dhe në numrin e madh të dorëshkrimeve pjesëmarrëse në këtë edicion.
Autori                                                                 Vepra
Fate Velaj                                                    “Itaka”
Faslli Haliti                                                  “Për një gjysmë dielli
Gaverina Muzhaqi                                      “Velloja e Majës”
Imer Topanica                                              “Lavdi marrëzive”
Loer Kume                                                    “Tregime”
Mimoza Hysa                                                “Bijat e gjeneralit”
Majlinda Rama                                              “Lulet e bardha të janarit”
Roland Gjoza                                                  “Te deum”
Saimir Muzhaka                                            “Mart Kajani”
Ylljet Aliçka                                                  “Metamorfoza e një kryeqyteti” /Gazeta Liberale

Mirënjohje Elena Kocaqi! – Nga Sotiraq Spirollari për librin “Lufta e Trojës -Luftë Pellazgo-Ilire”

Cfarë koinçidence historike emrash. Elena flet për Elenën. Bukur! A nuk duket si providencë hyjnore?! Librat e shkruar nga ju gjithmonë më kanë mrekulluar, ndërsa libri siç është ky për Luftën e Trojës, më ka ngazëllyer! Ky libër në fakt është Themra e Akilit, sepse ka prekur fqinjëve tanë atë që është e paimagjinueshme, historinë e antikitetit. Si të thuash shfuqizim i gravitetit! Bie miti! Bota historike u përfshi në kureshtje! Ky libër rrëfen ligjin e vjetër, se mashtrimi i lavdisë ecën krah për krah me fundin njerëzor të ideatorëve, ndërsa e vërteta ecën krah për krah me të përjetshmen. Përjetësia mundëson ringjalljen!

Zbulimi juaj është i nivelit aq të lartë, sa bëhemi skeptikë dhe shohim njëri tjetrin në sy! Uau! Si ka mundësi, -pyesim, edhe pse e ndjenim brenda vetes. Kjo ndodh se mashtrimet historike kanë qënë kaq obeze, kaq gjigande sa çdo popull do ndjehej inferior dhe mosbesues sapo të dëgjonte të kundërtën! Ndaj urtësia na tregon se kur e reja lind, çirret e bërtet, sepse nuk i lë vend e vjetra! Pikërisht kjo po ndodh.

Unë besoj tek ju e dashur Elena, ashtu siç i besoj lindjes së foshnjave dhe vdekjes së gënjeshtrave të moçme. Sapo dëgjoj ligjëratën tënde, dilemat shkrihen si akujt mbi ujë kur lind dielli. Je e qartë, e kthjellët, bindëse dhe shteruese. Dilemat historike mbarojnë. Ti ndan mitin nga historia e vërtetë. Kokës se historisë i ke hequr paruket dhe zbulove kokën me plis të pellazgo – ilirëve.

Libri juaj “ Lufta e Trojës” nuk është vetëm një risi për historiografinë shqiptare por dhe atë botërore. Përmes punës tuaj voluminoze, e imagjinoj teksa të është dashur të lëvizësh shtresëzime manipulimesh shekullore, konglomeratë bashkimesh të paqëna, ke lëvizur pllakat tektonike, ndaj pritet tërmet dhe tsunami. Ti je kurajoze, guximtare dhe meriton të quhesh Nderi i Kombit dhe Yll Shkëlqyes në lumin e errët të shkencës historike. Libri juaj planetar, sapo ka nisur xhiron e botës në ritmin metabolik të afirmimit.

Tashmë të ka dalë punë e e madhe të bindësh skeptikët, dyshuesit, ziliqarët dhe kundërshtarët, disa prej të cilëve me siguri mbajnë thikë në gojë në vënd të argumentit! Ju Znj. Elena, do ti kthjelloni ata, por dhe ata do kuptojnë në heshtje apo hapur, se nuk ke lajthitur në shovinizëm apo delir nacionalizmi. Nacionalizmi është fundamentalizmi fetar i epokës moderne – i verbër, fanatik dhe budalla. Shqiptarët nuk e kanë në gen shovinizmin, as nacionalizmin e verbër, madje janë viktima historike të ndjenjave të tilla.

E nderuar Znj.Elena! Ju meritoni të jeni aty ku tashmë gabimisht qëndrojnë mëndje shterpë dhe ujra të ndenjura. Eshtë koha e historianëve të rinj dhe moderne për nga kurajo dhe mendësia. Eshtë koha për prozhektorë drite dhe jo flakë të nemitura qirinjsh. Akademia e Shkencave ka nevojë. Shekulli i Ri ulëret! E vërteta e groposur së gjalli, po lëviz dherat. Providenca Hyjnore po flet, ne duhet ti kuptojmë mesazhet, shenjat dhe faktet e saj.

E nderuara shkencëtare Elena! Ndërsa kam etjen t’ju përqafoj, ju siguroj se tashmë jeni në zemrën e çdo shqiptari të mirë. Zoti bekoftë jetën dhe familjen Tuaj! Amen!

Sotiraq Spirollari- Kanada

p.sh. foto me Gratë e shqiptarë të Arizonës, me rastin e promovimit të librit “Lufta e Trojës – Luftë Pellazgo Ilire”.

Filmi dokumentar “Ullmar Qvick – ambasador i kulturës shqiptare në Suedi” – Portret kulturor – Regjisore: Fitore Rubovci – Nga Viron Kona

“Unë, nëse do të jetoja edhe një herë, do të punoja me shqiptarët dhe për shqiptarët”.
Ullmar Qvick(Kvik)

Më 23 prill 2019, në “Ditën Ndërkombëtare të Librit”, në përkujdesjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar Tiranë, u realizua premiera e filmit “Ullmar Qvick – ambasador i kulturës shqiptare në Suedi” – Portret kulturor – Regjisore: Fitore Rubovci. Siç shkruhej në lajmërimin përkatës: “Ky film dokumentar i dedikohet albanologut suedez Ullmar Qvick, njohës i madh i kulturës shqiptare, studiues i historisë dhe gjuhësisë shqipe si dhe përkthyes i shkëlqyer nga gjuha shqipe në suedeze dhe anasjelltas”.
Filmi dokumentar, me skenar të mirë-menduar nga skenaristja Fitore Rubovci, është realizuar dhe mbështetur në motivet e kryeveprës së Ullmar Qvick “Më shumë heroizma sesa grurë”, ku autori përmes një këndvështrimi post modern dhe euro perëndimor i shtjellon arritjet dhe problemet kryesore aktuale, në të gjitha trevat shqiptare. Titrat e filmit janë në gjuhën angleze.
Në qendër të filmit është albanologu Ullmar Qvick, kurse rreth tij shfaqen e shprehen njohës dhe studiues të veprës së tij: shkrimtarë, gazetarë, artistë, mësues dhe intelektualë të tjerë të sferave të ndryshme në Suedi, Kosovë e Shqipëri, të cilët ndriçojnë emrin dhe veprën e Ullmarit si një ambasador i kulturës shqiptare në Suedi. Ata shprehen me sinqeritet dhe, me fakte dhe argumente, përcjellin opinionin shumëvjeçar për jetën, veprën dhe personalitetin e albanologut Qvick, emri i të cilit përmblidhet bukur në siglën “Mik i Madh i Shqiptarëve”.

Ullmar Qvick(Kvik)
Ky njeri, që shquhet për një përkushtim të rrallë ndaj shqiptarëve dhe kombit shqiptar, me kulturë të gjerë dhe i sigurt në vlerat që përcjellë, bënë që cilindo që e njeh, që e dëgjon apo njeh veprën e tij, të ndjehet krenarë, duke krijuar bindjen se bota paska edhe të tillë njerëz shpirt-bukur dhe me zemër të madhe, që guxojnë të mbrojnë më të vegjlit, që i lartësojnë e ndriçojnë ata nëpërmjet kulturës, gjuhës, artit dhe të vërtetave historike. Guximi për ta shprehur dhe për ta mbrojtur të vërtetën, historinë dhe vlerat e shumanshme të një populli, doemos që e bëjnë një intelektual njëri të madh dhe, siç del edhe nga filmi dokumentar, suedezi Ullmar Qvick është një njeri dhe intelektual i madh, njohës i shkëlqyer i kulturës shqiptare, studiues i rrallë dhe i pasionuar i historisë dhe gjuhësisë shqipe, përkthyes i shquar nga gjuha shqipe në suedeze dhe anasjelltas.
Me fjalën dhe veprën e tij Ullmar Qvick u ka dhënë shqiptarëve më shumë kurajë në rrugën e lirisë dhe të demokracisë. Ai e ka bërë këtë në vazhdimësi, por në mënyrë të veçantë në mbrojtje të të drejtave për liri dhe pavarësi të popullit shqiptar të Kosovës. Me gjuhën e artë dhe me guximin e tij, ai u bë flamur në demonstratat shqiptare në Suedi në mbrojtje të Kosovës dhe të Kombit Shqiptar. Thuajse të gjithë shqiptarët në Suedi e njohin Ullmarin dhe, shumë prej tyre, që kanë kontaktuar me të apo që kanë kryer bashkërisht punë të përbashkëta kulturore, kanë ndjerë ngrohtësinë e tij, respektin dhe dashurinë për shqiptarët si komb, për gjuhën, kulturën dhe letërsinë shqipe.
Një kontribut i madh ky, që e ka kryer në vazhdimësi shteti i përparuar dhe demokratik suedez, sidomos kur mbështeti Luftën e Kosovës dhe mirëpriti rreth 60 mijë shqiptarë, duke iu gjendur në vështirësi dhe duke i respektuar ata me të gjitha të drejtat humane dhe sociale. Në këto momente natyrisht që sjellim ndërmend kontributin e studiuesit suedez Johan Erik Tunnman (1746-1778), i cili është i pari që studioi, argumentoi dhe publikoi në nivel akademik ndërkombëtar tezën se “prejardhja e shqiptarëve është nga ilirët”; sjellim ndërmend me shumë nderim ish ministren e jashtme të Suedisë Anna Lindh (1957-2003), e cila bëri aq shumë për pavarësinë e Kosovës. Teksa, është Komiteti i Çmimit Nobel, i cili në vitin 1979 vlerësoi Shqiptaren e Madhe Nënë Tereza me çmimin Nobel për Paqen, duke na bërë shumëfishë krenarë. Po aq na lumturon dhe na bënë krenarë ne shqiptarëve miqësia e sinqertë dhe përkushtimi kulturor e letrarë i albanologut Ullmar Qvick, që një jetë të tërë ia ka kushtuar shqiptarëve, duke e përcaktuar motivin e tij në shprehjen: “Unë, nëse do të jetoja edhe një herë, do të punoja me shqiptarët dhe për shqiptarët”.
Këto vlera dhe konsiderata janë disa nga ato që paraqet filmi dokumentar kushtuar albanologut Ullmar Qvick, ndërkohë që në dokumentar theksohet ndihma që shqiptarët u kanë dhënë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, një rast unik ky të cilin albanologu suedez e shprehë botërisht. Ndërkaq, në film veçohet dhe ndriçohet puna e madhe e mjeshtërore e Ullmarit për të bërë të njohur në Suedi e Skandinavi disa nga krijuesit më të rëndësishëm shqiptarë, përmes përkthimeve letrare nga shqipja në suedisht, sikurse dhe opinionet e tij për letërsinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, për gjuhën shqipe dhe dialektet e saj, për zhvillimet, arritjet në periudha të ndryshme kohore. Të gjitha këto e të tjera, regjisorja Rubovci ka ditur dhe ia ka arritur me mjeshtëri dhe talent t`i konfigurojë por edhe t`i evidentojë bukur e me harmoni, duke i ndriçuar përherë dukshëm gjatë gjithë zhvillimit të filmit.
Filmi dokumentar është i ilustruar edhe me fotografi, por dhe i plotësuar me thënie e vlerësime edhe të atyre që, ndonëse s`janë të pranishëm me zërin e tyre, janë të pranishëm me konsiderata të sinqerta që shprehin për protagonistin Ullmar Qvick. Ndërkaq, si vlerë artistike e filmit dokumentar janë dhe gjetjet artistike, siç është për shembull shfaqja dhe prania e një radioje, që rrëfen mjetin e parë që i shërbeu Ullmart për t`u lidhur ngushtësisht me gjuhën shqipe dhe për ta dashuruar atë.
Zëri i Ullmarit gjatë gjithë filmit tingëllon i pastër, elokuent, i kthjellët dhe energjik; pamja e fytyrës, vështrimi plotë gjallëri dhe shprehës, përjetimet gjatë artikulimit të fjalëve i japin mendimeve që ai shprehë bukuri dhe vlerë, por po aq i jep vlerë këtij filmi dhe pasuria e leksikut, ritmi i fjalës së gjallë e të pasur shqipe, që, jo vetëm protagonisti, por edhet tjerët përdorin për të shprehur mendimet gjatë gjithë zhvillimit të filmit. Gjithçka në film shkon me natyrshmëri të plotë dhe e bënë dëgjuesin e shikuesin ta ndjekë të gjithë filmin dokumentar me shumë vëmendje, interesim e përqendrim dhe, herë-herë edhe të ngazëllehet nga respekti dhe emocioni.
Si shumë njerëz të tjerë të letrave edhe unë, autori i këtyre radhëve kam shprehur konsiderata të herëpashershme për personalitetin e albanologut Ullmar Qvick, por them me bindje se edhe në të ardhmen për emrin dhe veprën e tij do të vijojnë të shprehen opinione dhe konsiderata të larta, respekt dhe mirënjohje të pakufishme për mikun që na është gjendur në vështirësi, e që ka qenë zëdhënësi dhe personaliteti më i respektuar i kulturës dhe i letërsisë shqipe në Suedi.
Këto janë disa opinione që po i shprehë menjëherë pas shikimit dhe emocionit që më krijoi premiera e filmit dokumentar i regjisores së talentuar Fitore Rubovci dhe grupit të saj të xhirimit: Blerim Gjinovci – kameraman, Diana Gjinovci – montazhere e producente, Fitore Rubovci – producente ekzekutive, regjisore.
Ne ceremoninë e përurimit të filmit dokumentar, morën pjesë personalitete shqiptare të shumë fushave, mes tyre: historianë, shkrimtarë, regjisorë, skenaristë, gazetarë, arkeologë, pedagogë universiteti, studiues, artistë, kompozitorë, piktorë, por edhe zyrtarë, mësues e drejtues shkollash, si dhe diplomatë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët gjatë koktejit të shtruar me atë rast, në bashkëbiseda shprehën e këmbyen opinione, vlerësime dhe konsiderata për filmin dokumentar “Ullmar Qvick – ambasador i kulturës shqiptare në Suedi”.

Një foto pas përfundimit të shfaqjes së filmit dokumentar

KRIJIMTARIA LETRARE QË PO NGRITË VLERAT KULTURORE KOMBËTARE ME BASHKËPUNIMIN E NDËRSJELL ME GJAKOVËN, TIRANËN, BAJRAM CURRI DHE ME PEJËN ETJ… – Nga SEJDI BERISHA

 

Nga promovimi i librit me poezi, “Terrinë mallëngjimi” të krijuesit nga Gjakova, Tahir Bezhani, në Qendrën Kombëtare të Kulturës dhe Arteve “Nacional” në Tiranë

 

Në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kulturës dhe Arteve “Nacional” në Tiranë, Klubin e Shkrimtarëve “Gjon N. Kazazi” të Gjakovës dhe të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Tropojë, dje(13 prill 2019), në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kulturës dhe Arteve “Nacional” në Tiranë, u bë promovimi i librit me poezi, “Terrinë mallëngjimi” i krijuesit gjakovar, Tahir Bezhani. Në këtë manifestim letrar dhe kulturor me peshë të veçantë, të cilin e udhëhoqi, krijuesi dhe i pari i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj, morën pjesë shumë krijues nga Tirana, Gjakova, Bajram Curri, Peja, Lezha, Klina, Durrësi dhe vende të tjera por edhe shumë dashamirë të fjalës së shkruar. Dhe vërtet, mund të thuhet se ishte një festë letrare, që duke pasur parasysh hartën gjeografike prej nga vinin krijuesit, e kishte edhe një mesazhin se sërish, gradualisht ka filluar afirmimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellë letrar dhe kulturor kombëtar, i cili padyshim se ndikon në afirmimin e vlerave krijuese gjithëkombëtare e jo parciale. Kjo shtrirje, që tani është shumë domethënëse në mes të Gjakovës, Bajram Currit, Tiranës, por edhe të disa qendrave të tjera, reflekton nevojën për angazhim më këmbëngulës që krijimtaria letrare të afirmohet dhe të bëhet hallkë e bashkëpunimit gjithandej trojeve shqiptare.

Krijues të shumtë përcjellin çdo fjalë e çdo varg poezie

Në promovimin e librit, “Terrinë mallëngjimi”, përkitazi me vlerat letrare dhe poetike, të librit por edhe të krijimtarisë letrare të Tahir Bezhanit, folën shumë krijues.

Krijuesi dhe studiuesi, Mujë Buçpapaj, duke i bërë një analizë përmbajtjesore librit të T. Bezhani, ai, në mes tjerash tha se: “…Edhe pse jeton në liri, shumë pikëpyetje për të ardhmen i kanë mbetur pa

përgjigje. Si për shembull tek poezia: “Më vjen të qaj”. Bezhani, me koleksionin e poezive sociale në këtë libër, demonstron fuqinë e tij të vëzhgimit dhe shpesh të imagjinatës, si një karakteristikë e krijimtarisë së këtij autori, e vargut të tij thellësisht të ndjeshëm, të freskët dhe të larmishëm, mendoj duke tejkaluar edhe aftësitë e tij poetike.

Libri “Terrinë mallëngjimi”, mendoj se shënon një pjekuri në karrierën poetike të Tahir Bezhanit.

Deri në këtë libër, ajo metafizika e errësirës së Bezhanit, është mjaft e komplikuar, sido që në zëmrën e tij, imazhi poetik mbart një lloj filozofie shpirtërore që kërkon e ngre pyetje themelore rreth asaj se çfarë është realiteti dhe perse ekziston jeta njerëzore?”, ka thënë në mes tjerash, Mujë Nuçpapaj.

POEZIA SI MALL DHE MADHËSHTI KRIJUESE…

Ndërsa, shkrimtari dhe publicisti, Sejdi BERISHA, duke e konsideruar vargun e Tahir Bezhanit si, “si mall dhe madhështi krijuese”, vë në spikamë se, “Poeti, Tahir Bezhani, e do dhe e respekton shumë edhe vendlindjen, edhe Malësinë e Gjakovës, edhe Gjakovën, edhe çdo cep toke shqiptare. Andaj, vargjet dhe këndimin, të cilat, poeti në asnjë moment nuk i vë në pranga të vargëzimit të zorshëm, në vijim sikur hapin krahë gjithkah me frymën e dëlirtë të poetit: “Mos e mbyllni derën e kullës/As dritaret, leni pakëz të hapura/Mos u vini ngujore mbrapa/Ani se/ mund të ketë erëra, vetëtimë, bubullimë/…Sado vonë/Unë do vi nën strehën time…”!

Fortë tingëllon pesha e vargut, fjala e thënë

Këtu vërejmë se autori krijon miqësi me vargun për t’i japë sa më shumë peshë thellësisë së mendjes dhe madhështisë së mesazhit.

Sa e fortë është tingëllima e këtij vargëzimi, e cila reflekton rrugëtimin historik por edhe qëndresën dhe mbijetesën. Kurse, historia, sikur është pikë e dobët e poetit. Ai, kudo që ka shkuar, ka shkruar e kënduar, për Lezhën, për Krujën, për Gjakovën e Shkodrën, për Tiranën, e shumë e shumë qytete, vise e vende të tjera, që edhe tash nxjerrin flakë historie. Vargjet nga poezia “Një natë në Lezhë”, ndoshta pikërisht është ai mllefi i përhershëm jo vetëm i këtij krijuesi, për fatin e atdheut: “Në kala dritat rrinë ndezur/Më bëhet se Gjergji ishte kthyer/Burrave u fliste në Kuvend/Ashpër çonte zërin:”Pse Shqipëria nuk është një vend/E shpata dridhet në gozhdë varur”!

Nuk shpëton rasti për ndonjë foto për kujtim

Ndërsa, nganjëherë, kur poeti merret me vetveten, megjithatë, e kaplon mërzia dhe mallëngjimi, gjë e cila tregon se Tahir Bezhani, ndijimin, jo vetëm se e ka pjesë të rrugëtimit, por edhe e ka si një shok i cili e ngushëllon kur ndjehet më së ngushti. Edhe kjo karakteristikë e bën të ngrohtë vargun e këtij krijuesi: “Në këtë Pra, reale, e natyrshme, e fuqishme dhe e sinqertë, edhe pse krijuesi nganjëherë veten e sheh në një rrugëtim, herë të bukur e herë të furishëm e të shpejtë, e herë të mbështjellë edhe me ankth, edhe pse, ai në asnjë moment nuk i frikësohet kësaj pjese të jetës. E në situata të tilla, vendlindja shpeshherë i sillet rreth dhe i ngujohet në mendje duke ia shpalosur shumë faqe kujtimi, që janë padyshim ëmbëlsirë kënaqësie mbase edhe përmallimi: “Frynë një erë e nxehtë malli/Vjen vrullshëm nga vendlindja/Nuk them se ishte e valë/Më solli syve lotin e zjarrtë/…Shihja vendlindjen bukuri e rrallë/Dola në Pupçe, livadh me lule/Shikova Shkozën e madhe/Mbi kroin bënte hije…”!

Pas promovimit, edhe një kujtim në lulishten e “Nacional”

Përkitazi me vlerat krijuese dhe poetike të Tahir Bezhanit, në një analizë të gjatë, i vuri në spikamë thesarin dhe mesazhin e vargut poetik të tij, krijuesi dhe analisti nga Tirana, Qazim Shehu. Ai si gjithëherë, me respektin më të madh krijues dhe profesional, nuk lë asnjë karakteristikë por edhe asnjë veçori, që librit i jep peshë, që krijimtarinë letrare të T. Bezhanit e stolis me vlerat dhe me zjarrminë poetike, që lexuesin gjithnjë e bënë për vete.pus kohe të nxirë/Më vjen të qaj/Nuk di pse ngacmohem/Kaq në thellësi…/Lotët rrëshqasin/Të nxehtë/Në vetminë time”!

Ndërsa, në këtë manifestim letrar, mbresat e tyre përkitazi me librin e T. Bezhanit, “Terrinë mallëngjimi” i shprehen edhe, Prof. Dr. Ilia Larti, Prof. Anton Paplekaj, Shpend Topallaj, Ilir Zhiti dhe Dona Qose. Mendimet e tyre i dhanë peshë edhe më të madhe librit dhe manifestimit letrar.

Zgjerimi i bashkëpunimit letrar dhe kulturor, si nevojë dhe domosdo, është pjesë e punës dhe e angazhimit të krijuesve jo vetëm letrarë. Andaj, duke e përshëndetur këtë ngjarje letrare, kryetari i Klubit letrar “Gjon N. Kazazi” nga Gjakova, krijuesi i devotshëm, Muharrem Kurti, vuri në dukje se bashkëpunimi letrar, i cili ka filluar këtu e një decenie më parë në mes Gjakovës dhe Bajram Currit, ka ndikuar që kjo formë të bëhet pjesë cilësore e punës së shkrimtarëve dhe të asociacioneve letrare, siç është tani edhe me Tiranën, respektivisht me Qendrën Kombëtare të Kulturës dhe Artit “Nacional” dhe me gazetën “Nacional”. E që të gjitha këto, kanë reflektuar që edhe ecuritë krijuese letrare që kultivohen që janë kultivuar këtu e pesëdhjetë e pesë vite përmes Mitingut të Poezisë në Gjakovë e në dhjetë vitet e fundit, edhe në bashkëpunim me Tropojën, sërish të marrin formën e themeltë por edhe të re për afirmimin dhe të këmbimit të përvojave krijuese poetike jo vetëm përbrenda trojeve shqiptare.

Edhe piktori dhe krijuesi i mirënjohur nga komuna e Klinës, Idriz Berisha, duke përshëndetur këtë ngjarje letrare në emër të krijuesve letrarë nga Klina, tha se në këtë formë, jo vetëm se i bashkojmë dhe i forcojmë përvojat krijuese, por edhe i ngrijmë vlerat dhe cilësitë krijuese.

Në fund të promovimit të librit, “Terrinë Mallëngjimi” të Tahir Bezhanit, Mujë Buçpapaj, këtij krijuesi gjakovar ia dorëzoi Çmimin Vjetor të Gazetës Letrare “Nacional” për Vepër Jetësore.

Ndërkaq, Tahir Bezhani, u falënderua për këtë çmim, i cili është nder dhe krenari që do të ndikojë edhe në punën time të mëtejme.

“ELITAT E MOHUARA”, Plagë e pambyllur në trupin e kombit tim – Nga Kadri Tarelli

Libri “Elitat e mohuara”, me një titull që të grish e të trishton, libri i shkrimtares dhe studiueses, Vilhelme Vranari Haxhiraj (Vivra), është një prurje e re, me mjaft interes, për letërsinë apo historinë tonë, jo vetëm  si art dhe shkencë, po njëkohësisht është mjaft i dobishëm më shumë për lexuesin dhe studiuesin shqiptar të të gjitha moshave.
E them këtë, pasi përmbajtja me 90heronjtë” e saj, është vetë historia jonë, e endur, e qëndisur, e gjakosur dhe e përflakur ndër shekuj. Një thënie nga të diturit e moçëm, na mëson: “Historinë e bëjnë njerëzit. Janë ata që, me forcën e mendjes, vihen në krye dhe shkëlqejnë mbi të tjerët”. Janë pikërisht këta, që formojnë elitën, si gur të çmuar në kurorën e artë mbretërore, në krye të  kombit. Pa shumë fjalë, dijetari Viktor Hygo, na përcjellë një mendim të artë: “Madhështia e një populli nuk matet nga numri i banorëve, ashtu si madhështia e një njeriu, nuk matet nga gjatësia e shtatit”.
Hartimi i këtij libri, që unë e quaj një “Enciklopedi të elitës shqiptare”, besoj se ka vazhduar gjatë, duhet thënë disa vjet punë, përsiatje, lexime, shënime dhe kujdes, për t’i mbledhur e përzgjedhur me fanatizëm. Vetëm kështu jeta, veprimtaria dhe vlerat e elitës sonë do të dalin në dritë sa më të plota. Secili në kohën e vet, ka qënë pjesë e shoqërisë dhe e rrethanave, ndaj bënë histori dhe mbetën në histori, si figura të admirueshme, disa edhe si legjenda që nderojnë e frymëzojnë mbarë kombin.
Pikërisht këtu shkëlqen mendja dhe pena e Vilhelme Vranarit (Vivrës), si studiuese, duke vënë në dukje dukurinë e mbrapsht, të kohëve të mbrapshta, “Mohimi i elitave”. Për fat të keq, gjatë shekujve, ne shqiptarët po na ndjek, si mallkim dhe si një huq i mbrapsht, ndaj s’kemi gjetur e nuk po gjejmë prehje as dje, as sot dhe as mot.
Çdo lexues, i mrekulluar, njëherazi i tronditur, për çka lexon e mëson, ashtu si edhe Vivra, do të bëjë pyetjen: “Përse?
Një pyetje e nëmur, e cila në dukje ka brenda edhe përgjigjen e hidhur, që na mbetet si laklitar në grykë dhe na merr frymën, sa herë e pëshpërisim. Por në të vërtetë, pyetja ngjet me një ekuacion me dy a më shumë të panjohura, që domosdoshmërisht kërkon rezultatin.
Përfundimi është po kaq i dhembshëm…sa është vështirë të shlyhet nga kujtesa. Ne sot nuk gjykojmë pushtimin e gjatë shekullor e pushtuesin, të cilin e pritëm me armë dhe jo me lule;  porse ne, shqiptarët na u desh që për 50 vjet rresht u ndeshëm me shpikjen më gjeniale e më antikombëtare të diktaturës, Luftën e Klasave. Në këtë betejë të verbër politikisht, luftuam vetveten, duke vrarë, prerë, burgosur, internuar, harruar e baltosur fisnikët, të ndershmit, më punëtorët, më të mirët, më trimat, më të diturit, më të mësuarit, më atdhetarët. U vetrrënuam, u vetmohuam pikërisht se eliminuam ata që ishin palca dhe truri i kombit. A mund të qëndrojë në këmbë një kurm që sado i bukur të jetë, nëse atij i mungon truri dhe palca kurrizore?!
Kurse si dhuratë na dhanë shkollën e të “Paudhit”, na helmuan me ideologjinë e varfërisë materiale dhe mendore, e cila e tjetërsoi njerinë moralisht e ndërgjegjësisht, duke e bërë vëllanë armik të vëllait; djalin, vrasësin e babait; kurse gruan, spiune të burrit.
Ja si vijnë me ulërimë, vargjet e Hafiz Ali Korça, në kryeveprën e tij, “7 ëndrrat e Shqipërisë”: “Për Shqipërinë u përpoqa,/ sa flijova jetën time./ Nuk tregohet se sa hoqa,/ se shteti m’i njihte krime”.
Duke vazhduar me vargjet që pikojnë pika loti:
   “O Mëmëz, o halle-madhe!/ ç’gjëmë e zezë të ka zënë?/ Bijt ‘e tu s’mentohen fare,/ rrugëvet të kanë lënë”.
 Pse ndodh kështu, që për një karrige qepur pas tuleve të majme, të prishet një komb e të nëpërkëmben pikërisht ata që, mbi gjithçka e deshin Shqipërinë dhe shqiptarinë?!
Përsëri nuk shterren pyetjet: “Përse ata më të mirët, nuk i mban as vatra jonë, por i detyrojmë të mërgojnë dhe të gjejnë vetveten, duke shkëlqyer në dhe të huaj?!
Si një sëmundje e vjetër, që nuk po na ndahet, aq sa filozofi ynë i madh, rilindasi Sami Frashëri, detyrohet të shprehet: “Shqipëtarët kanë treguar gjithë jetën, që janë të zot edhe në kordhë, edhe në pendë, edhe me trimëri, edhe në ment e dituri. Shqipëria ka nxjerrë shumë njerëz të çquar e me nam të madh….. E me djemtë e saj, mburren të tjerë vende e të tjerë kombe”.
Çdo lexues, nën peshën e trishtimit, do të dridhet duke lexuar këtë libër, që të ngazëllen, por edhe të djeg duart, sepse nga fillimi deri në fund, çdo emër me historinë e tij, të trimëron dhe njëherazi të ngjeth shpirt e trup, aq sa i japim të drejtë shkrimtarit dhe mendimtarit shqiptar në trojet tona në Maqedoni,  Kim Mehmeti, që me shpirt të vrarë, të thotë:Ne jemi një popull i vetmuar” dhe mund të shtoj pa frikë, se ne jemi një “popull i grabitur”.
Nuk është e vështirë të gjykoni vet dhe njëkohësisht të nxirrni përfundime nga këto citime të dijetarëve, sepse nga raca jonë kanë dalë mbretër, papë (në 50 drejtues të Vatikanit, katër janë me gjak arbëror). Më tej: perandorë, kryevezirë, kryeministra, ushtarakë, filozofë, dijetarë, inxhinierë, arkitektë, mjekë, biologë, poetë, përkthyes, luftëtarë e humanistë, nobelistë, disa edhe kandidatë për këtë çmim të madh. Me dhembje vemë re, se pjesa më e madhe e tyre, “Gjaku i arbërit i shpërndarë”, janë krenari e popujve të tjerë.
Autorja Vrana-Haxhiraj, në ato pak analiza në një numer të konsiderueshëm  personalitetesh të shquara që bën për lexuesin, shpreh një të vërtetë të njohur, të thënë shumë herë me zë të lartë:
“Ndërsa ne bëjmë sehir, bota kufitare apo dhe më tej, përpiqen të na i rrëmbejnë, apo të na i vjedhin historinë dhe vlerat tona kombëtare. Madje janë të përfshirë këtu edhe heronjtë tanë, për të ndërtuar, ngritur e ndritur historinë e tyre, duke e ditur më mirë se ne, se elitat e bëjnë historinë dhe ndërtojnë e nderojnë kombin. Po sjell vetëm dy-tre raste të kohëve dhe ditëve të fundit.
Besoj, se e sillni në kujtesë zhurmën që u bë për përvetësimin nga maqedonasit dhe arumunët, të Shenjtores shqiptare  Nënë Tereza. Një rast tjetër: Historiania Italiane, Luçia Nadin, pak vite më parë, zbulon një dokument, se Aleksandri i Madh, me gojën e tij tregon, që i përket racës ilire. Ndërsa grekët dhe maqedonasit çirren dhe bërtasin, nxitojnë kush e kush më shpejt, ta quajnë dhe ta bëjnë hero të tyre. Kini dëgjuar që, akademikët dhe historianët tanë, ta zenë në gojë këtë zbulim kaq të madh, që e ndriçon historinë dhe racën tonë? A ka vend pyetja “Përse?”, për të vazhduar më tej: A janë serbët që na “vodhën” lahutën e malësisë, duke e bërӫ të tyre këtë instrument, pjesë të trashëgimisë sonë muzikore, folklorike e shpirtërore?  Ç’përgjigje kemi, e ç’mund të themi?!”
Libri në tërësinë e tij, është një piskamë e fortë, për ta dëgjuar të gjithë, në veçanti shtetarët tanë, sidomos të rinjtë, që do ta trashëgojnë këtë vend. Vivra jonë, na kujton një thirrje të herëshme të princeshës Elena Gjika, (Dora D’Istria), që prej mëse një shekulli na kumbon në vesh, por ne ende s’po e dëgjojmë, si trokitje në derën e shurdhit: “Të mos ketë më gegë, as toskë, as lebër, as çamë, por vetëm shqiptarë, bijë të devotshëm, që të marshojnë si një trup i vetëm, nën flamurin e Aleksandrit të Madh, të Pirros e të Skënderbeut”.
Nëse ka gabim të shqiptarëve, më shumë e drejtuesve dhe politikanëve tanë, besoj se bëhemi bashkë në një mendje, kur shprehem: “Këtë gabim unë e quaj faj, madje faj të rëndë; të mohosh elitën shqiptare, cilido qoftë shkaku, qëllimi apo arsyeja, të shuash yjet, është njësoj si t’i heqësh qiellit kaltërsinë, dhe perëndimeve dritën, ende më keq për një popull, kur i heq gurët e themelit të historisë, të krijimit, të vazhdimësisë dhe mbijetesës së kombit. Kur priten apo digjen lisat, në pyll mbeten veç shkurre, gjemba e ferra, që grisin e çjerrin dhe s’vlejnë për asgjë, mbase vetëm për të kullotur bagëtia”.
Jam i bindur, se çdo lexues, edhe kur ta ketë mbaruar faqen e fundit të librit, përsëri do t’i kthehet për ta rilexuar.
Ç’më shtyn të mendoj kështu?
Janë personazhet dhe figurat e ndritura të kombit tonë, të cilët të tërheqin si me magji për t’i njohur, pasi shumë prej tyre janë të mohuar e të harruar padrejtësisht, disa të përbaltur qëllimisht, ose të dënuar politikisht, pabesisht dhe antishqiptarisht, pse jo edhe të nëmur e mallkuar, të fshehur, të pluhurosur e të baltosur tinëzisht.
Për t’u bindur në fletët e librit dhe vërtetësinë e përmbajtjes, po përtyp vetëm pak thërrime, nga kulaçi i gatuar me brumë atdhetarie, të thekur dhe të pjekur në zjarrin e shpirtit të lënduar të Vivrës, “Princeshës” së letrave shqipe.
Në nderim të gjinisë që i përket, ajo fillon me gratë e shquara dhe rolin e tyre në shoqëri. Vivra përcjell një kumt të vjetër, sa vet jeta e shoqërisë njerëzore: “Familja, atdheu i vogël, ku hedh rrënjë kombi, ndërtohet nga të dy gjinitë, …”.
Më pas vazhdon….
Unë për ilustrim po përmend vetëm disa prej tyre:
Prof. Dr. Isuf Luzaj. Bir i Kaninës mbi Vlorë, i doktoruar në Sorbonë. Autor i shumë botimeve letrare dhe studimeve filozofike, por në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, i dënuar në mungesë nga regjimi komunist. Deri sa ndërroi jetë, nuk u pranua të vizitojë vendin e tij, Shqipërinë. Ai është vlerësuar si një nga shtatë filozofët më të mëdhenj të shek. XX. Filozofi shqiptar me përmasa botërore, Akademik, që është nderuar me titujt: “Honoris Kauza” dhe “Profesor i Merituar i Amerikës”. Ky i fundit dhënë personalisht nga Presidenti i SHBA, Regan.
​    –Gjergj Fishta, (1871 – 1940), kollosi i letrave shqipe, poeti ynë kombëtar, pjesë e elitës së mohuar. I pari shqiptar i kandiduar për çmimin “Nobel”. Pasuria kulturore që përmban vepra “Lahuta e Malëcisë”, është shumë e madhe dhe meriton një vlerësim maksimal nga institucionet kombëtare e ndërkombëtare.
Ali Asllani, diplomati, politikani dhe poeti, që i këndoi aq ëmbël bukurisë dhe dashurisë. Kurse poema e tij “Hakërrimë”, do të ngelet aktuale në përjetësi dhe përherë do të tronditë nga themelet, tradhtinë, babëzinë dhe hajdutërinë e të lëbyrtëve në pushtet.
​    –Pater, Anton Harapi, (1888-1946), ishte frat françeskan, mësues, mendimtar, shkrimtar dhe politikan shqiptar, i pushkatuar nga komunistët, në vitet e para të ardhjes së tyre në krye të qeverisë shqiptare.
Për të kuptuar cili ishte ai, po përmend këto pak fjalë të thëna nga ai vetë: “Më rrenë mendja, se nuk ka zog shqiptari, qi të mendojë se unë e mora ketë barrë për kulltuk, për interesë a për ndonji intrigë. Mundet veç me drashtë ndokush, mos qe ndonji maní e emja, qi më shtyni deri këtu. Edhe un’ po ua vërtetoj fjalën dhe po u thom, se po: Manija e Shqipnís, po, qe ajo qi më vuni dilemën: a me anarkista për të ba gjak, ase me hjekun dorë prej çashtjes kombtare?”
​   -Aristidh Kola. (1944-2000). Ishte jurist, historian, shkrimtar, publicist dhe studiues. Njëkohësisht edhe kryetar i Lidhjes së Arvanitëve.  Aristidhi  ishte me shtetësi greke dhe me kombësi shqiptare, që punoi për lashtësinë e Ilirëve, si dhe origjinën e grekëve.
​“Vritmëni, po gjakun ma mblidhni… se do t’u duhet nipave e mbesave, për të shkruar gjuhën shqipe”. Kjo thënie e Petro Nini Luarasit, i përshtatet shumë vdekjes së Aristidh Kolës, i cili vdiq nga  një ”sëmundje” e përgatitur në laborator, për të mos u dëgjuar zëri i së vërtetës së mbyllur me shekuj, në thellësisë e harresës.
   -​Dhimitër Pilika. Studiues i përkryer, botues i veprës: “Pellazgët, origjina jonë e mohuar” dhe “10 mijë vjet histori: nga pellazgët tek shqiptarët
Besoj se mjaftojnë vetëm këto pak fjalë, për të thënë gjithçka mbi të vërtetën tonë të hidhur: “Bretkosat e moçalit, se ç‘e vranë drenë e malit…!” – Citon Lasgush Poradeci, për mikun e tij të internuar në Myzeqe, Dhimitër Pilika.
-​Prof. Dr. Eshref Ymeri, Akademik. Është një personalitet dhe individualitet i veçantë i kulturës kombëtare, një erudit që ka dhënë vlera të pallogaritshme në fushën e gjuhësisë, përkthimit dhe publicistikës historike. Është autor bashkëkohor, që ka vënë një gur të rëndë në kolanën e artë të kulturës kombëtare shqiptare.
​   –Dr.Fatmir Terziu. E ka renditur veten mes personaliteve botërore. Në Referencat Studimore të Oxfordit, “Global Art Cinema: New Theories and Histories”, të edituar nga Karl Schoonover, është cilësuar si një nga tre kritikët bashkëkohor më të spikatur në botë.
​Në fund, duke njohur e vlerësuar këtë vepër madhore për kulturën shqiptare, ku përfshihen rreth 88 figura të shquara, njëkohësisht, duke njohur pak edhe jetën e vet autores Vivra, nuk mundem, që dhunshëm të mbyll grykën e thesit të pyetjeve:
-Po vet Vivra, a është pjesë e elitës së mohuar?!
Unë them me zë të lartë: Po! Sepse si fisnike nga sëra, për pesëdhjetë vjet u rropat në punë të rëndomta, duke ia ndaluar shkollimin. Filloi të botojë në moshën 52-vjeçare dhe brenda 22 vjetëve, ka publikuar mbi 46 vepra letrare, publicistikë, studime historike e filozofike, disa janë ende në dorëshkrim, pa përmendur mijëra faqe publicistikë. Ajo mban titullin “Mjeshtri i Madh”. Është anëtare e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve Shqiptaro-Amerikane, me seli në New York. Ka shumë tituj të dhënë nga organizma letrare e shkencore në shumë vende të botës, që nga Suedia e largët e deri në vendet e Mesdheut.
Në përfundim, dy vargje si mbyllje bisede:
-Vivra  je vullkan! Pse shpërthyet vonë?
-Duarlidhur e gjuhëprerë, 50-vjet, sëra jonë
.

Kadri Tarelli, mësues historie, studiues dhe analist letrar.
Durrës më: 09, të Janarit, 2019.
ps:“Vivra”është pseudonimi i autores Vilhelme Vrana(ri) Haxhiraj

GJENOCIDI SERB NË GJILAN, DARDANË DHE VITI – Nga ATDHE GECI

Lexim i librit “Vrasje dhe dëshmi” të Musa Sabedinit
Vrasja e qëllimshme e shqiptarëve nga pakica serbe, e ndihmuar nga Ushtria serbe dhe paramilitarët e saj, gjatë bombardimit të NATO-s, dhe më herët, përbën gjenocid të pastër të serbëve mbi shqiptarët. Gjenocidi serb, në komunat Gjilan, Dardanë dhe Viti, edhe pas 20 vjetësh, vazhdon të jetë i padënuar. Heshtjet e Prokurorisë së Kosovës, dhe e Gjykatave të Kosovës, janë të pa falshme. Prokuroria dhe Gjykatat e Kosovës, ende bëjnë gjumë, mbi dosje të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë. Shumë janë lotët e nënave në dritare. Ato presin t´i bëhet gjyq, gjenocidit serb në Kosovë. Por kush? Prandaj, pyesin prindërit, nuset e veja, fëmijët jetim, kur do të ndodhë një gjyq i tillë? Libri i Musa Sabedinit, „Vrasje dhe dëshmi“, është dëshmues për vrasjet, djegiet dhe plaçkitjet e mëdha që kanë ndodhur në Komunat, Gjilan, Dardanë, dhe Viti, në periudhën mars-qershor, 1999. Rrëfimet nga dëshmitarët e librit „Vrasje dhe dëshmi“, për 147 të vrarë e të masakruar nga pakica serbe, për 75 të plagosur, 950 shtëpi të djegura tërësisht, dhe 452 shtëpi të djegura pjesërisht, dhe 7321 shtëpi të plaçkitura po nga pakica serbe e Kosovës, si dhe qindra gra e vajza të dhunuara, nga Ushtria Serbe, dhe paramilitarët e saj, janë trishtuese. Dëmet materiale të gjenocidistëve serb, për shkatërrimin e ekonomisë familjare të shqiptarëve në komunat, Gjilan, Dardanë dhe Viti, kapin shifrën 177 milion e 201 mijë marka gjermane. Duart e përgjakura të gjenocidistëve serb, mbi shqiptarët kundërshtues të regjimit të gjenocidistëve, ( ende të pa dënuar ) janë të pafalshme. Gjenocidi i bërë serb mbi shqiptarët ( i lënë në heshtje qe 20 vjet ) është për alarm, dhe për t´i rënë të gjitha kambanave, që Gjyqet e Kosovës më në fund të dalin nga heshtja e panevojshme.
Hej, duhet t´i thërras ndërgjegjes institucionale në Kosovë, më thotë vetja ime, se kriminelët që përgjakën Kosovën, janë të lirë, dhe shëtisin pa druajtje nëpër qytetet tona. Kriminelët që bën gjenocid në Kosovë, Kosova duhet t´i arrestojë dhe t´i çarmatosë sa më parë.
Prokuroria e Kosovës, nuk guxon të heshtë. Ndryshe, serbët që gjenociduan Gjilanin, Dardanën dhe Vitinë, dhe gjithandej Kosovës, armët i kanë gati për krime të reja. Në librin e Musa Sabedinit, „Vrasje dhe dëshmi“, lexuesi, shkrimtari, artisti, dramaturgu, kompozitori, gazetari dhe tragjediani, mund të marrin informacione të mjaftueshme për veprat e tyre artistike, si bie fjala, reportazhe, romane, dokumentarë filmash, balet dhe operë.
Krimet kundër Luftës Çlirimtare të Kosovës në Anamoravë, pavarësisht vonesave, s´mund të varrosen as në puse të thella, dhe as nëpër varre harresash. Libri i Musa Sabedinit, „Vrasje e dëshmi“ është dokument i pashkatërrueshëm i kujtesës sonë historike, dhe adresa e kryesve të gjenocidit serb mbi popullatën shqiptare, në periudhën, mars-qershor 1999, por, edhe më herët. Goja më merret, më thotë Arbi, një miku im, tek po e lexoja librin, „Vrasje dhe dëshmi“, të Musa Sabedinit.
Plagët e dhëna në libër, vazhdon mikuim, mbrëmë s´më kanë lënë fare të bëjë gjumë, mbase, vet e kam jetuar atë kohë në burg, dhe torturat e pushtuesit serb. Gjenocidistët serbë në komunat, Gjilan, Dardanë, dhe Viti, dhe gjithandej Kosovës, vrisnin dhe masakronin, fëmijë, nxënës, studentë, mësues, bujq, bujkesha, profesor, drejtor shkollash, minator, amvise, taksist, jurist, inxhinier, kamarier, zjarrfikës, rojtar, imam, shurdhmemecë, dhe kafshë shtëpiake të shqiptarëve.
Harta e krimeve është më e gjerë. Frika e serbëve nga liria dhe pavarësia e Kosovës, shpërtheu në urrejtje nga më të përtejmet. Fshati Zhegër, Llashticë dhe Llovcë, ishin fshatrat nga më të plagosurat në Anamoravë. Në Zhegër, Gjenocidistët serbë vranë 13 shqiptarë, dhe plagosën 7 shqiptarë.
Krimi i kriminelëve serb nuk mbyllet me kaq. Në Zhegër gjenocidistët vetëm për shkak të përkatësisë etnike, djegën dhe plaçkitën 410 shtëpi, 104 traktorë, tre kamionë, 200 vetura, 96 kultivatorë, 322 lopë, 140 tonë miell, 5 furgon, sipas komisionit të fshatit, dëmi ekonomik në zhegër kap shumën 19 milion e 320 mijë euro.
Mirëpo, egërsia e kriminelëve serbë, s´mbaron me kaq, ajo vazhdon edhe në fshatin Llashticë, një fshat i kamur ekonomikisht dhe i arsimuar. Aty gjenocidistët serbë, me datën 30 prill 1999, i pushkatojnë, i djegin dhe i karbonizojnë 13 kufoma, ndërsa mbeten të plagosur 5 qytetar të Llashticës.
Gjenocidistët serbë në atë kohë kudo ishin në panik, dhe frikoheshin shumë nga Kosova e pavarur. Ata në çastet e fundit të humbjes së luftës, ju rrjedhën të gjitha trutë, dhe zgjodhën krimin më gjenocidistë kundër „Kosovës së lirë“,dhe „Kosovës shtet“.
Libri i Musa Sabedinit, është libër i krimeve serbe të bëra në Anamoravë. Varret dhe të gjallët e atyre varreve, qoftë përmes grimcave të kujtesës, qoftë përmes vesës së barit, nuk më lënë të harroj atë kohë të krimeve barbare, më thotë Refik Kryeziu.
Edhe i palinduri i asaj kohe, Nevzadi, ( tash më fëmijë i rritur ) i cili trashëgon emrin e gjyshit të tij, i rënë nga llava e gjenocidistëve serb, në Roganë, e lexon për çdo ditë atë kohë.
Në Luftën e Kosovës të vitit 1999 në Kosovë janë vrarë rreth 20 mijë vet. Krimet serbe në Kosovë kurrë s´do të harrohen, ato do të jetojnë në kujtesën e shqiptarëve gjatë, nëpër të gjitha mileniumet e ardhshme të njerëzimit. Në Luftë e Kosovës, të vitin 1999, u shkatërruan 100.589 shtëpi, 358 shkolla, 71 Zyra të vendit, 30 Shtëpi të kulturës, 93 Biblioteka publike, dhe 123 Objekte shkollore, 215 Objekte shëndetësore ( Xhami, teqe, tyrbe ) , Kisha katolike 5, ndërsa Objekte ndihmëse përcjellëse, 88.101. Në periudhën 1998 – 12 qershor 1999, janë vrarë dhe masakruar 11.848 qytetarë nga Kosova, prej tyre 1. 392 fëmijë deri në moshën 18 vjeç. Ndërsa, 296 fëmijë deri në moshën 5 vjeç.
Në Luftën e Kosovës të vitit 1999, janë vrarë 1739 femra, vajza dhe gra të reja. Ndërsa gra të moshuara mbi moshën 65 vjeç, janë vrarë 1882 gra. Ndërsa, 1450 qytetarë të Republikës së Kosovës, ende janë të pagjetur. Në Luftën e Kosovës janë dhunuar nga Ushtria dhe paramiliutarët serb, 20. 400 femra shqiptare, ndërsa janë dëbuar nga vatrat stërgjyshore, rreth 1 milion shqiptarë të Kosovës. Prej tyre 443 300 në Shqipëri, 247. 800 në Maqedoni, 69. 300 në Mal të Zi, 21. 700, në Bosne, 13. 639 në Gjermani, 7. 581 në Turqi, 5829 në Itali, 5.730 në SHBA, 13 në Alaskë,pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani, Poloni, Spanjë,Portugali, Finlandë, Zvicërr, Australi, Izrael, Kanada, etj.
Prandaj, është e padrejtë që të harrohen dëshmitë e gjalla të Vlora Shabanit nga Llashtica e cila humbi më të dashurit e saj në luftë, apo dëshmia e Deli Hysenit i cili ndodhet diku në Francë për shërim, por që kurrë nuk iu dha ndihma e shtetit.
Janë të pafalshme nga ana e shoqërisë kosovare harresat e grave e vajzave të dhunuara. Krimi i dytë dhe më i rëndë do të ishte nëse ato përbuzen dhe lihen në harresë.
Libri i Musa Sabedinit andaj është një përkujtues historik që nuk na lenë të harrojmë për asnjë qastë atë dhunë të shfrenuar dhe atë krim e gjenocid që bëri ushtria e policia zyrtare serbe në Kosovë.
Në libër ka shumë fakte, prova, dëshmi, procesverbale, analiza, dokumente serbe, të cilat vërtetojnë krimet e kryera.
Në libër gjithashtu ka emra dhe regjistra të të gjithë paramilitarëve serbe të Anamoravës të cilët në vende të caktuara kanë vrarë e masakruar shqiptarë. Për të gjitha këto heshtje dikush duhet të japi llogari e përgjegjësi, sidomos përgjegjësia është e madhe e hetuesve shqiptarë, e prokurorëve dhe e gjykatësve që kanë heshtur e vazhdojnë të heshtin akoma.
Musa Sabedini në librin “Vrasje dhe dëshmi”, me guxim prej krijuesi dhe gazetari doli fshat për fshat, familje për familje, fotografoi, mori dëshmi e deklarata të njerëzve të gjallë se çfarë u kishte ndodhë atyre njerëzve gjatë luftës.
Dëshmitë janë origjinale dhe si të tilla janë autentike për kohën. Me të drejtë për këtë libër vlerësime shumë pozitive kanë dhënë reçensentët e njohur Pajazit Nushi e Behxhet Shala. Autori i librit, „Vrasje dhe Dëshmi“, Musa Sabedini, u lind në Stublinë të Gjilanit, me 8 maj 1971. Me gazetari dhe publicistikë merret që nga viti 1990. Për disa vite ka udhëhequr gazetën studentore, „Bota e re“.
Gjatë studimeve në Universitet, Musa Sabedini ka qenë nënkryetar i UPS-së, të UP-së, korrespondent i gazetave ditore: “Dita”, “Epoka e re”, “Kosova sot”, Kosova Live” dhe „Lajm“.Musa Sabedini, për 14 vite, ka udhëhequr Klubin e gazetarëve „Beqir Musliu“, në Gjilan. Vlen të theksohet se Musa Sabedini, është fitues i katërfishtë „Korrespondent i vitit“, në Kosovë, në vitet ( 2003, 2006, 2007, dhe 2008 ).
Shkrimtari Musa Sabedini ka ndjekur trajnime dhe është kulturuar dhe specializuar në fushën e gazetarisë hulumtuese, në Kolumbia Misuri të SHBA-ve. Musa Sabedini është themelues i Agjensisë Rajonale të Lajmeve Rajonipress dhe e drejton këtë Agjensi me shumë sukses.
Atdhe Geci – Dortmund, 2019

PËR NJË DRAME HISTORIKE DHE BASHKËKOHORE, REALISTO – MODERNE – Studim nga MEXHIT PRENÇI

1

 

Ngjarjet e mëdha hisorike, personazhet realë, konfliktet e dramat e mëdha dhe lufta për liri, demokraci e drejtesi  dhe për zhvillim e përparim mund dhe duhet të shihen nga dramaturgu jo vetëm si lëndë e parë burimore, si dëshmi e historisë‰ dhe e  baskëkohores,, por për të krijuar fikshën‰realitetin artistik më të përsosur se realiteti  i jetës reale, siç do të thoshte Ditëroi.

 

2

S h e k s p i r i dramaturgu klasiko-modern më i madh i të gjitha kohrave, me dramat dhe tragjeditë e tij historike ka krijuar m o d e l i n  e përkryer të veprës dramatike dhe tragjike, si në ide, vizion, shestim e strukturim dhe në krijimin e karaktereve të fuqishme të pëpërsërtitshëm, duke pasqyruar thelbin e një realiteti historik të caktuar, me kontradiktat, konfliktet, dramat e mëdha dhe atmosferën e kohës. F r a n ç i s k o  De S a n k t i s   thoshte: ”Atë që historianët s’e kanë bërë, e ka bërë me fantazinë e tij gjeniale Shekspiri. Mënyra si e ka konceptuar dhe trajtuar historinë e Romës duke dalluar dhe shprehur artistikisht shkaqet që e shpunë atë në dekadence, është hyjnore”.

 

3

Modeli shekspirian do të ishte udhërrëfyes edhe për dramaturgët tanë aktiv të traditës dhe sidomos për dramaturgët e rinj, për ta parë realisht & substacialisht realitetin, si lëndë e  parë e permbajtjes  duke mënjanuar sociologjizmin vulgar, ideologjizimin dhe praktikat e vjetëruara të paraqitjes së ngjarjeve dhe personazheve realë, si në një skenar filmi dokumentar, pa hyrë në thelbin e dukurive, konflikteve, ngjarjeve dhe sidomos në dramën e personazheve & në botën e tyre psikologjike. Kjo do të kërkontë nga dramaturgët  analiza të thella vertikale e horizontale dhe aplikimin e mjeteve artistike të shumta e funksionlale, ndër të cilat  shquaj  dilemat dhe enigmave si element artistkë që mbajnë ne tension  lexuesin apo spektatorin, – se çdo të ndodh më tej, çka është qasje që mundëson cllësinë dramatrugjike të veprës

 

4

Drama shqipe ka historinë e saj. Vlerat dhe jovlerat . Ajo ekziston si e tillë. M o h i m i  apriori  nga disa drejtues të politizuar teatrosh, nga disa regjisorë kopjacë të dramatugjisë botërore,  po edhe nga kritikë e studjues delirantë antitraditë, pra mohimi apriori, nuk është argument, përkundrazi është lajthitje, absurditet, ndoshta dhe injorancë.

 

5

Në periudhën e Rilindjes dhe të Pavarësisë janë shkruar  dhe vënë në skënë shumë drama dhe tragjedi me temë historike që nga koha e , të cilat përshkohen nga ide patriotike, nga ndjenja të zjarrta atdhetarie dhe nga  ideal i lirisë, demokracisë dhe progesit te shoqërisë. Karakteristikë e veçantë ishte se shumë dramaturgë ishin personaletete të shquara të kulturës sidomos në periudhën e Pavarësisë. Për  kohën kur u shkruan veprat e tyre luajtën rol shumë të rëndësishëm për ngritjen morale e shpirtërore të shqiptarëve, zgjimin e ndjenjës kombëtare, për rritjen e mirërenies  së njerëzve, zhvillimin e përparimin e vendit dhe dhe për qëndrimin kritik  ndaj  pushtetarëve  të korruptuar dhe inkriminuar.  Drama historike është kultivuar edhe në kohën e shtetit totalitaristo-socialist e ndonëse ishte më pak e politizuar se drama me tema të tjera, ishte e kufizuar liria krijuese në aplikimin e mjeteve shprehëse moderne.

 

6

Në të tre periudhat kohore që përmenda më lart, identifikimi i realitetit historik me dramën si vepër letrare ka gjymtuar këtë të fundit si në rrafshin e përmbajtjes ashtu edhe në atë të formave arrtistike dramaturgjike  Megjithatë disa nga  dramat më të mira me temë historike kanë krijuar një traditë pozitive tek e cila mund të frymëzohen dramaturgët e sotëm. Ndërsa teatrot mund t’i ngjisin në skenë disa prej tyre me vështrime të reja regjisoriale, sidomos ato me temën e luftrave heroike të Skëndërbeut kundër pushtuesve otomanë, për shpalljen e Pavarësisë, Lidhjen e Prizrenit etj., por edhe për drama sociale e familjare me tema të ndryshme e të larmishme të një kohe të caktuar që transmetonin mesazhe lirie, drejtësie, dashurie njerëzore dhe mesazhe që morali konsidrohet kryefjalë e kryefjalëve.

***

Nuk them se ato janë modele për t’u ndjekur në rrafshin artistik, por nuk mund të mosvlerësosh frymën atdhetare të mishëruar artistikisht, ndjenjën e dashurisë për vendlindjen, për traditat dhe virtytet, identitetin, gjuhën shqipe dhe shpirtin luftarak për të mbrojtur trollin arbëror nga çdo armik.. Kjo inspiron dramaturgët tanë sot, ta  bëjnët pjesë të vetedijes krijuese këtë fryme

 

7

Orientimi i tyre nga ky pikëvështrimi i temës historike nga koha jonë,  do të ishte kahja e  duhur për të ngritur ne nivele të reja më cilësore dramën historike duke aplikuar edhe elemente te dramës moderne –  çka është një mundësi reale për të talentuarit të shfaqin vetveten nga një pozicion i ri duke integruar  realisten me modernen dhe tradicionalen, çka sipas meje, do të ishte prurje e re në formësimin e një tipi të ri drame historike shqiptare, realiste dhe modern.

 

8

Dramat dhe tragjeditë e shquara për Teutën, Pirron, Gentin, Skëndërbeun, Ismail Qemalin etj., edhe ato për ngjarje të rëndësishme me drama të forta të natyrave të ndryshme dhe me konflikte të ashpër dramatik e tragjik gjatë luftrave ekzistenciale si komb, transmetojnë mesazhe të gjithëkohshme si dëshmi e luftës për liri, pavarësi dhe identitet komabëtar çka kanë vlera historike dhe arkivore, siç përmban edhe drama e Hekuran Zhitit “Të mblidhemi në Lushnjë” si vepra e parë dhe e vetme gjer më tani për Kongresin e Lushnjes.

Vlerat artistike të dramave historike të traditës janë minore. Është koha që të  synohet  rritja e   c i l ë s i së,  sipas një vizioni të ri për zhvillimin e dramës historike e cila të jetë  realiste dhe moderne’.

Dramaturgët e talentuar duhet të guxojnë të hyjnë në një konkurim të ri, me vizion të ri, me alternativa të reja si në rrafshin e ideve dhe të mesazheve ashtu edhe në shestim e struktuim dhe të shrytëzojnë fushën e formave të natyrës dhe të artit që nga vodevili e gjer te tragjedia, drama moderne e postmoderne dhe teratri total.

 

9

Koha pa liri e socializmit po përsëritet në forma të reja,  të një neodiktature laramane, ku autoriteti i Njëshit  të çmendur, lolo, aventurier e gangster, i lidhur me banda, bandite e kriminelë është absolut. Pushtetarët dhe partiakët e sotëm shesin Shqipërinë, pasurohen e bëjnë jetë prralloe, ndërsa populli në grahmat e fundit, në ferr për së gjalli, zvarriten me rrasën e varrit mbi shipnë. Ky  r e a l i t e t  dramatiko- tragjik përmban tema  shekspiriane, të cilat janë lëndë e parë që ftojnë dramaturgët të krijojnë drama të reja  realisto-moderne dhe  tragjedi tronditëse’.

 

10

Mjerisht ekziston keqkuptimi për raportin: jetë-art, kur një ngjarje apo personazh fikshën konsiderohen realitet real dhe jo reflektim i tij që shndërrohet në realitet.artistik. Ky keqkuptim ekziston te disa dramaturgë, po edhe te studjues e kritikë dhe te disa të tjerë që as vetë nuk dijne se çfarë janë dhe, – veprën artistike e gjykojnë me kritere jashtëletrare. Duke mos u ndalur te kjo praktikë amatoreske, mediokre, që është më shumë se padituri, do të theksoj atë që dihet : – realiteti jetësor nuk është identikë me realitetin aritistik madje as njeriu i jetës realel me personazhin letrar. Ato krijojeh sipas fantazisë  se arsyeshme  të autorit, me mjete artistike të larmishme dhe magjike duke pasqyruar me art realitetin dhe botën  shpirtërore të personazheve fikshën, pa shtrembëruar përmbajtjen substanciale të një realiteti të caktuar historik apo bashkekohorë.

 

11

Në këtë proces të krijimit te veprës një rol tjelbësor  lot fantazia e arsyeshme & e jahstëzakonshme e dramaturgut në mishërimin artistik  të ngjarjeve, situatave, rrethanave dhe personazheve realë, nëpërmjet aristikes dhe estetikes, pa deformuar të vërtetën e jetës. Një mbret tiran, kriminel dhe i pamoralshëm si Genti nuk mund të shihet jashtë natyrës së tij imoralo-tiraniko-kriminale shfaqur në realitetin historik. Duke zbuluar këtë thelb dhe veçoritë specifike si karakter, dramaturgu me imagjinatën e tij, me gjuhën  e artit dramatik, realist, surrealist dhe absurd mund dhe duhet të krijojë jo tiranin e kriminelin në përgjithësi, por tiranin dhe kriminelin Genti, i cili të jetë vetvetja e në të njejtën kohë të përfaqsojë një tip tiranësh të veçantë si figurë artistike. E që të arrihet kjo, ç e l s i  magjik  është  mjeshtëria  e  lartë.

***

Genti i autorit të skalitet që të jetë më i përsosur se Mbreti Genti, real. Kësisoj bëmat dhe ligësitë e tij do të urrreheshin fort nga lexuesit dhe spektatorët të cilët do të nxirrnin nga kuptimësitë e së keqes  kuptimësitë e së mirës, siç do të thoshte Zherar  Zhenet, çka modeli i të shëmturës sfidohet dhe refuzohet. Ky mesazh do të kishte vlerë të gjithëkohshme.

***

Tragjedia “Genti” e S h e r i f  D e l v i n ë s,  e jep figurën e Gentit  me art të nivelt të lartë, sa  lexuesi jo vetëm e urren për bëmat e tij kriminale dhe amorale ndaj shtetasve, por tragjedia jep edhe atmosferën e kohës, shkaqet e degradimit politik dhe moral dhe përfundimin tragjik të vëtëndëshkimit, ku bie vetë në kurthet që u kishte ngritur kundërshtarëve. Mesazhi është universal: tiranët i prêt një fund tragjik. Heret a vonë nuk i shpëtojnë dot ndëshkimit fatal          

           

12

Tek një vepër tjetër dramaturgjike e nivelit të lartë  “Epoka para  gjyqit” e dramaturgut të mirënjohur Ekrem Kryeziu, autori ka rrokur temën e madhe të dramës së shqiptarëve kundër pazallëqeve të Fuqive të Mëdha në dëm të Shqipërisë. Me gjuhën e mprehtë dhe të bukur të artit dramatik akuzohet një epokë e tërë për padrejtësitë ndaj  kombit shqiptar. Në gjyq personazhet historikë realë Abdyl Frashëri dhe Sulejman Vokshi nga të akuzuar shndërrohen në akuzues në mbrojtje të Lirisë dhe Pavarësisë duke përcjell mesazhin: “Pa zhdhidhjen e Çeshtjes Shqiptare nuk ka qetësi as Ballkani as Europa”.

(Ishin vitet tetëdhjetë kur drama u shfaq në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Pas tre sekondash sapo publiku përthithi semantikën dhe mesazhin  e artë të sentencës, ligjëruar magjishëm nga aktori unikal Kadri Roshi, gjithë salla ngrihet më këmbë dhe duartrokitjet e zjarrta  vazhduan për pesë minuta. Figura që krijoi autori dhe shpirtëzoi magjishëm aktori Roshi arritën rendin e epërm artistik dhe estetik.

 

13

Realiteti shqiptar që nga kohët më të lashta e gjer në ditët tona është një minierë e pafund temash, ngjarjesh, konfliktesh, dramash të mëdha e perosnazhesh  të fuqishëm; – i begatë me figura historike madhështore edhe  pozitive edhe negative. Aq sa është e madhërishme figura e Skëndërbeut  me idetë, vizionet, programet dhe bëmat e tij për liri, pavarësi dhe unitet kombëtar  aq është e shëmtuar dhe  negative figura e tiranit stalinist Enver Hoxha, një figurë dramatike dhe tragjike, komplekse, diabolike e sadiste, groteske e komike çka përmban një lëndë të pasur, do të thosha prej floriri, për të krijuar një dramë tragjike të dimensioneve të mëdha, të tiranit komunist shqiptar të cilit ndëshkimin ia dha populli duke terëhequr zvarrë shtatoren e tij.

 

14

Nga figura e Heroit Kombëtar Skëndërbeut marrim mesazhin  e krenarisë kombëtare për idealet e larta të këtij Burri Shteti, strateg i madhërishëm ushtarak  i cili sfidoi Pernadinë Osmane më të madhe të kohës dhe  me guxim të guximshëm luftoi për llirine dhe pavarësinë e vendit të tij; ndërgjegjësoi dhe bashkoi shqiptarët të cilët u ngritën mbi interesat vetjake, për inetersat madhore të atdheut etj., etj….

Ndërsa nga figura e Qoftëlargut (siç e thërriste Profesori i fizofisë Isuf Luzaj),,-marrim mesazhin e njeriut-përbindësh të etur për pushtet absolut. Për të qëndruar në fronin më të lartë që kishte uzurpuar, u tjetërsua ne vrasës mafioz, katil. Vrasës i kundërshtarëvëve politikë, i bashkeluftëtarëve dhe bashkepunëtorërve, dhunues i lirisë, drejtesisë dhe autor i varfërisë e mjerimit të populli shndërruar në trurmë-kope.

Nga ky realitet mund të formesohet një  dramë realisto – modern e fuqishme dhe tronditëse, me  mesazhe të ndryshme e të larmishme që model i shëmtuar të urrehet gjer në ekstrem duke nënkuptuar edhe vetëndëshkimin tragjik të tiranit, pushtues të të katër pushteteve.

 

15

Për ta realizuar artistikisht këtë figurë të këtij tirani unikal, dramaturgu duhet të synojë rendin e lartë artistik dhe estetik. Një dramë tragjike e tillë  do të kërkonte të shestohej dhe formësohej me elemmente artistike dhe figurative të dramës dhe tragjedisë historike dhe realiste,  por edhe të dramës e tragjedië moderne e postmodernes, çka  do të kërkonte  dramaturgun  e klasit të parë, që të realizojë cilësisht dramatiken, tragjiken, groteskun, satirën dhe sarkazmën për ta dhënë figurën në kompleksitetin e saj.

***

Edhe këtu na vjen në ndihmë modeli shekspirian i krijimit  të figurave të këtij dimensioni. Nga “Rikardi i Tretë” mund të mbështetesh në mënyrën si shestohet një figurë e tillë, si krijohet realiteti artistik  tiranik, si jepet fryma e kohës dhe si strukturohet tragjedia apo drama historike.  Dramaturgu dhe publiku më shumë mësojnë nga figura të tilla si Rikardi i Tretë se nga historia. Thithja e kësaj përvoje nga dramaturgët tanë dhe bërja pjesë e ndërgjgjes krijuese të tyre, do bënte që të shpirtëzohej drama tragjike, psikologjike dhe komplekse e tiranit, prej nga do të buronte kumti që e keqja të mos harrohet, modeli i çdo  tirani të refuzohet.

 

16

Duke u rikthyer përsëri te fanntazia, roli i së cilës është parësor në të gjithë përbërësit e dramës, theksoj se, po kaq të rëndësishme janë  struktura dhe arkitektur e dramës. Dramaturgët tanë në përgjithësi nuk i kushtojnë vëmedjen e merituar këtij komponenti, jo vetëm për dramën historike, por edhe për tipet e llojet e dramës në tërësi. Dobësitë më evidente të kësaj dukurie janë : shestimi i veprës më shumë narrative se dramatike, dramatizimi i ngjarjeve, episodeve, situatave e rrethanave pa lidhje organike,  futja e shumë  linjave, problemeve, ngjarjeve e konflikteve, që e copëzojnë veprimni kryesor dramaturgjik duke zvjordhur linjën kryesore, ku thjeshtëzimi dhe skematizmi gjejnë strehë.. Kjo e pengon dramaturgun të futet në dinamikën e dramatikes së ngjarjeve dhe konflikteve dhe në  botën  psikologjike të personazheve.

 

17

Edhe në këtë rrafsh Shekspiri është udhërrëfyes. Në kryeveprat e tij gjendet  m o d e l i  më i  përsosur  i uitetit dramaturgjik të veprës dhe krijimit të figrave komplekse artistike nëpërmjet një procesi ku ndeshja me veten dhe të tjerët zhvillohet jo në vijë të drejtë, por nëpërmjet një lufte të brendshme psikologjike mburshur: me enigma, mëdyshje, zigazake, dialogë të mprehtë, monologë, gjithë mendim koncentrato, me gjuhë të bukur e me kolor, të cilat janë çelsa të mjeshtërisë si art shekspirian.

 

KONKLUZË :

 

Kultivimi i tragjedisë dhe dramës historike dhe bashkekohore sipas ligjësive të brendëshme të tyre, për ta pasuruar tipologjinë me tipe dramash e tragjedishë  sa më të larmishme, me vizione e qasje te reja, me struktura klasiko-realisto-moderne dhe alternative, nëpër të cilat përmajtja të ngjizet në forma të ndyshme strukturore, shprehur bukur, – kjo do të sillte risi dhe cilësi në konceptimin dhe formësimin e dramave të tipeve të ndyshme çka mesazhet do të ishin më të fuqishme, më emocionale duke u dhënë lexuesve apo spektatorëve kënaqësi shpirtërore, mendore dhe estetike. Kjo është kërkesë artistike për cilësine e veprës dramatike e në të njejtën kohë është mision për ta  ngritur në art historinë e popullit me identitetin e tij kombëtar  ku dama realisto – moderne  të shquhet për nivel të epërm artistik, estetik dhe mesazhor.

.

Bukuri artistike dhe mesazhe bashkëkohore në fabulat e shkrimtarit Viron Kona – Nga FRAN GJOKA

Shkrimtari Viron Kona, ka në korpusin e tij letrar afro 45 libra, ku dallojnë vëllimet me tregime e novela, romane, poezi dhe epigrame për fëmijë dhe për të rritur, teksa kohët e fundit ai i paraqet lexuesit librin e tij më të ri “Firaunë e zhonglerë”, ku shpreh përvojën dhe urtësinë e tij nëpërmjet fabulës dhe bukurive të saj. Ky libër, i shkruar në vargje me një stil të rrjedhshëm dhe figuracion të pasur artistik, përmban rreth 35 fabula, që të rrëmbejnë dhe të lënë një shije të mirë e befasuese, ashtu siç ndodh me aforizmat dhe mesazhet e çmuara që lexuesi i fiton gjatë leximit të veprave të mira artistike. Parë në tërësi “Firaunë dhe zhonglerë” ngjason me një mozaik shumëngjyrësh, ku tërheqin vëmendjen larmi temash dhe subjektesh pikante, që kanë në qendër njeriun dhe situatat e llojllojshme që e shoqërojnë në jetë. Janë tema dhe subjekte që shkrimtari mund t`i trajtonte në gjini apo lloje të ndryshme të letërsisë, por kësaj here ai ka zgjedhur tua ofrojë lexuesve nëpërmjet fabulës, këtij lloji letrar të njohur që në antikitet, por që i shpreh dukshëm rëndësinë dhe vlerat edhe në kohët e sotme. Fabulat e këtij libri paraqesin tipa dhe portrete njerëzore të ditëve të sotme, situata, episode, ngjarje dhe problematika me karakter etik, social e politik, të gjitha të shkruara thjesht e bukur, në mënyrë tërheqëse dhe me mesazhe mbresëlënëse.

Te fabula “Eureka”, Viron Kona përcjell shqetësimin për pasojat që vuan njeriu naiv, i cili beson lehtë mashtruesit dhe gënjeshtarët e  kamufluar dhe, duke rënë në rrjetat e tyre, krijon iluzionin e gabuar se po ndihmohet për t`i kapërcyer pengesat dhe vështirësitë, por realiteti përpara tij s`është gjë tjetër veçse një mirazh në shkretëtirën pa anë e pa fund, teksa ai e shikon veten krejt të braktisur e të vetmuar.

 

Ironia është se, viktima duket i kënaqur me mashtruesin, madje edhe e falënderon atë: “…Hiqni nga dhoma juaj dhentë e dhitë,/ i çoni n`kasollen ku lirshëm blegërinin,/tani lëvizni, gjallërohuni, merrni frymë,/ku ishit, ku jeni, e ndjeni ndryshimin?/Kur familjarët mbetën t`vetëm në dhomë,/nisën të përqafoheshin me gaz e lumturi,/ shpëtuam! -i thoshin me qejf njëri-tjetrit,/ jetë të vërtetë e moderne, do t`bëjmë tani!/Lajmi i rrallë kaloj gojë më gojë, mori dhenë,/u komentua gjatë zgjidhja, që dha kryetari,/t`mos e harrojmë, o njerëz zgjedhjet q`vijnë,/e gjetëm liderin që na nxjerrë nga halli”. Te fabula “Gjuetari mburravec”, autori godet me një shigjetë të mprehtë egoistët dhe mburravecët, të cilët trumbetojnë dhe amplifikojnë bëmat e tyre duke e paraqitur veten si heronj të kohës dhe të pazëvendësueshëm, ndërsa te fabula “Vendimi i mbretit” autori tregon çelësin sesi disa vende të botës kanë arritur të zhvillohen dhe të përparojnë. Te fabula “Kapedani”, rrëfehet sesa e rëndësishme është peshorja e drejtësisë, karakteri dhe figura e pastër e liderëve për të fituar besimin e popullit dhe për të drejtuar vendin drejt zhvillimit dhe përparimit. Janë po aq interesante fabulat që paraqesin tipa, portrete, karaktere, të njerëzve të dobët dhe të thyeshëm, pavarësisht pamjes dhe dukjes. Te fabula “Një herë në javë do t`i ngjajë”, befasia shfaqet te vargjet e  strofës së fundit:  “…Po, or bir, ashtu siç po thua mund të jetë,/por dyshoj se, ai djalë i mirë dhe i mbarë,/në s`u ngjaftë gjyshit dhe babait çdo ditë,/një herë në javë, doemos ka për t`u ngjarë”. Në këtë atmosferë, te fabula “Shefi i mirë”, tingëllojnë pikante dhe shprehëse vargjet: “…Kur përpiqej të gjente shkakun,/një fjalë e urtë i erdhi në kokë:/“Po i dhe miut një gotë qumësht,/ai do të kërkojë dhe një biskotë!” Kurse te  “Dikut buzët më s`i dhembin”, del qartësisht ideja e korrupsionit dhe interesit, se doemos duhet ushqyer  grepi që të kapi peshk: “Qejflinjtë radhë e pa radhë,/hedhin mijëshet gjithë lezet,/kartëmonedhat fluturojnë,/gërneta po buçet./  Vallja rreth e rrotull vjen,/muzika ndez gjithë vendin,/s`është parë aheng si ky,/Dikut buzët më s`i dhembin”.

Përbëjnë një grup me mesazhe origjinale grupi i fabulave që demaskojnë lojërat e  disa politikanëve, duke i nxjerrë ata krejt të zbuluar  dhe duke u çjerrë maskat që mbajnë për të mashtruar popullin dhe për t`u hequr ndryshe nga ç`janë. Kështu te fabula  “Despoti”, autori, me një gjuhë të mprehtë godet hipokrizinë, egoizmin dhe mashtrimin që u bëhet njerëzve, duke përdorur metoda të rafinuara për të mos e lëshuar pushtetin: “…Me madhështi dhe hap të rëndë ceremonial,/lepurit të ngordhur i vuri kurorën mbi kokë,/kafshët e pyllit përgjonin përmes shkurreve,/përpjekjet për ndryshim u kishin shkuar kot./Që atëherë luani sundon i patrazuar e n`qetësi,/rolin e tij si despot i pyllit askush s`e përgojon,/kurse për aventurat, krimet  e padrejtësitë e tij,/çdo kafshë e pyllit “mbretin” e ngordhur fajëson”. Ndërsa fabula “Ta provojmë dhe njëherë!” paraqet në vetvete një aforizëm të mprehtë: “Jeta na ka “dal borxhit” me përvoja  t`hidhura,/ por ngaqë s` nxjerrim mësime, digjemi përherë,/ sa kohë që liderët “tru gomari” do të na shtien,/ do themi zemërgjerë:“Ta provojmë dhe njëherë!”

Përbëjnë një grup tjetër po aq interesant  fabulat që  trajtojnë bukur dhe artistikisht mallin dhe dashurinë për vendin, jetën, njerëzit, natyrën, gjallesat, kafshët dhe shpendët. Me këtë tingëllimë vijnë fabulat: “Skela ime”, “Guguftu e guguçe”, “Mani i shtëpisë sime”,  e ku tregohet shpirti i  ndjeshëm i autorit të këtij libri. Padyshim që te “Skela ime”, e cila në të vërtetë është më shumë një poezi e drejtpërdrejtë, Viron Kona shpreh dashurinë për vendlindjen, e cila mban brenda saj perla dhe gjërat të vyera, të cilat zbulohen shpejt, mjafton që të trazohet paksa hiri i vatrës së  kujtimeve. Në vazhdim të kësaj ideje autori rrëfen me çiltërsi  dhe mall për  “Manin e shtëpisë” dhe për pëllumbat-kumri, që në popull i thërrasim Guguftu dhe Guguçe:  “Kumritë mikeshat tona, /vijnë n`ballkone e në çati, /për këto fqinja hirplota,/thurim  këngë e poezi./N`ditën e verës, vajzat e reja,/i ndjellin pranë me ëmbëlsi`,/me bollokume i gostitin,/të kenë fat në dashuri./Ja dhe sheshi po gjallëron,/bëhen bashkë zogj e fëmijë,/ qielli mbushet ngjyra- ngjyra,/me balona dhe  kumri./I kemi zemër, xhan i kemi,/kumritë që jetojnë me ne,/ëmbëlsisht i përkëdhelim:/guguftu` e  guguçe`!|  

Mbresëlënëse shfaqen në këtë libër edhe fabulat që rrëfejnë idilin e dashurisë mes djalit dhe vajzës dhe anasjelltas, si dhe moralin e bukur që shfaqet në fund të tyre. “…Ulë shtambat freskon ballin,/fëshfërima vijnë nga pylli,/llërëpërveshura diç pret,/ pikë – pikë, pikon burimi./Dy herë djalë mos u mendo,/shko rrëmbeja njërën shtambë,/duke mbushur të dy ujë,/thuaja hallin që të ka zënë./Nxite veten, bëhu trim,/ndjenjës tënde jepi udhë,/ se dhe pak po u vonove,/n`burim s`do ketë më ujë”. Kurse te “Më pickoi grerëza” tregon thellësinë e ndjenjave të dashuruarve, të cilët ngaqë nuk rijnë dot pa njëri – tjetrin, me sinqeritetin e dashurisë së tyre dhe pafajësinë, kërkojnë dhe zbulojnë mënyra se si të shfaqin ndjenjat dhe dashurinë e tyre që i mundon: “Më pickoi grerëza,/oh, e mjera unë,/më ndihmo, o djalë,/se po vuaj shumë!…/Ma mbaj fort dorën,/dhe mos ma lësho,/thithma me buzë helmin,/dhembjen ma lehtëso…./Më pickoi në zemër,/më pickoi në sy,/nuk e di o djalë,/pse më ngjau me ty!”

Si dhe në krijime të tjera të Viron Konës, edhe në këtë vëllim të ri, ironia dhe sarkazma kanë vendin e  tyre dhe mbeten thellë në kujtesë sidomos pas leximit të fabulës “Këpucë me numër të vogël blini!”:… Njeriu, dihet ka shumë halle,/dalin befas e radhë s`mbajnë,/ rreth e rreth si një gjeratore,/na e sjellin mendjen vërdallë./Duam, s`duam  janë tonat,/na takon neve t`i zgjidhim,/si drurin q`e gërryen mola,/na marrin ngadalë shpirtin./Por në jetë ka edhe përvoja,/nuk do të ishte keq t`i dini,/kur t`ju zërë një hall i madh,/ këpucë me numër t`vogël blini./Atëherë mendjen s`do ta keni,/te halli që po ju merr shpirtin,/po te këpuca me numër t`vogël,/ që ju vret e ju cingëris gishtin.

Mbrojtja e natyrës përbën një shqetësim të autorit, që shprehet te fabula  “Zemërimi i dallgëve”: “Unë vlonjati vete-vijë me dhimbje në shpirt,/teksa dallgët e zemëruara përplasen në breg,/protestës së dallgëve i bashkohem edhe unë,/kundër krimit që i bëhet natyrës së shenjtë”; shpirti i sakrificës shfaqet te fabula  “Bariu nga Skrapari në betejën e  Torviollit”, kurse zhgënjimi te fabula “Firaun e zhongler”: “E ndiqja me sy nga larg,/isha bërë pikë e vrer,/s`e kisha njohur këtë birbo,/firaun e zhongler!?/E di, prapë do vijë tek unë,/ dhe do t`më premtoj botën,/ unë naivi halle shumë,/përsëri do t`i japë votën…!”

Te fabula “Peizazh” autori jep me mjetet të kursyera por me hijeshi harmoninë familjare, e cila përherë i gjen zgjidhjet kur sundon dashuria dhe mirëkuptimi, e, në këtë drejtim, merr vlerë të veçantë edhe morali i fabulës: “Kërkoj falje grua,/mbrëmë pa mend fola,/ grindesha me veten,/ndaj dhe e teprova./Ashtu si dhe ti,/ u nguta dhe unë,/ndonjëherë “gjellës,/i hedh kripë më shumë”./Në qiell del dielli,/ i shpërndan retë,/ biseda e shtruar,/rrjedh qetë-qetë…/Jeta nuk shkon vaj,/siç na i do ënda,/ edhe trëndafili,/mes fletëve ka gjemba”.

Ka një moral origjinal dhe shigjetues fabula “Rakia pas pune”, e cila është një mësim i mirë për ata që janë pijanec, teksa e paguajnë shtrenjtë vesin e tyre: “N`pritje të zgjohej mullisi, që tek oxhaku gërhiste,/ ata bisedonin ëmbël e sy mekur te minderi i qoshes,/pastaj, kush e di pse oxhakfshirësi diç nisi të bënte,/me një kopsë të këmishës së zonjës mullixheshë…”

Me një bukuri dhe realizëm Viron Kona mbyll librin me një fabul poetike, ku jep mesazhin se në këtë jetë të kufizuar njeriu ka rastin dhe shansin që të krijojë një imazh të pastër, duke lënë pas një emër të mirë për veten, por edhe për brezat që lë pas. Një mbyllje që shpreh dhe në vetvete tipin, karakterin dhe portretin e Viron Konës. “…Vitet jo, or jo nuk mbahen,/as me kavo, as  me zinxhir,/ikën jeta, miku im,/ si një përrua në vërshim./Ndaj një gjurmë dhe ne ta lëmë,/qoftë një dritëz në errësirë,/kur të ndahemi për ne të thonë:/Lamtumirë, o njeri i mirë!”

Shkrimtari Viron Kona rrëfen fëmijërinë e tij – Intervistoi: Bashkim Saliasi

Viron Kona dhe Bashkim Saliasi

“Vlorën edhe Vlorën, thelp e kam në zemër,
ditën e kam dritë, natën e kam ëndërr”.
Ali Asllani
(Poezia “Vlora”)

-Z. Viron. Ke shkruar dhe shkruan shumë për fëmijët. Mund të na tregosh diçka nga fëmijëria jote?

-Kam jetuar së bashku me familjen në Vlorë, në lagjen “Kume”, rruga “Mis Durham”, pranë Plazhit të vjetër, ku atëherë kishte hapësira të lira dhe shtëpitë ishin private. Po flas për vitet 1950 deri në vitet 1965. Shtëpinë tonë të thjeshtë, mes një bahçeje të madhe, babai e kishte ndërtuar në vitin 1936. Ajo ishte e rrethuar me gardh me kallama, por dhe me trëndafila. Kishte disa lloje pemësh: hardhi rrushi, mana, shegë, ftonj, fiq, mollë, dardhë, kumbulla, qershi, ullinj, pjeshkë, portokalle. Babai ishte rrobaqepës (i thërrisnin “usta” Toli). Atë zanat mori edhe vëllai i madh Arqilea, kurse vëllai tjetër Llambi kishte mendje për shkollë, ai u bë inxhinier i njohur. Dy motrat, që ishim më të mëdha, Gjinovefa dhe Donika, ishin të martuara me familjet e tyre. Kështu që, babai me profesionin që kishte, nuk mund të merrej shumë me bahçen. Unë ndonëse i vogël, pas mësimeve, por sidomos gjatë pushimeve, merresha, por aq sa mundja, po ashtu edhe vëllai, pak më i madh, Thomai. Tokën tonë vinin e punonin me bel dy djemtë e hallës nga Narta, Vllasi dhe Petroja për të cilët babai thoshte se ishin shumë punëtorë. Ata sillnin te ne verë Narte, rrush vlosh, uthull, fiq dhe ullinj. Brenda një dite ata e punonin të gjithë sipërfaqen e tokës sonë, afro 800 metra katrorë, kurse 200 metra katrorë ishte shtëpia dhe oborri. Në bahçe mbillnim patate, misër (kallinjtë e njomë i shijonim të pjekur), mbillnim perime, domate, qepë, hudhra, pjepra, sallatorë, kunguj, speca, patëllxhanë, por dhe disa lloje lakrash. Ndjenim kënaqësi në pranverë kur mbinte misri dhe prodhime të tjera. Bahçja jonë jeshilonte dhe mbi të luanin zogjtë dhe rrëshqiste ëmbël flladi i pastër që vinte nga deti.

-Atëherë ishte kohë kolektivizmi, lejohej oborri?

-Po, atëherë gjithçka ishte e përqendruar nga shteti, kështu që koha dhe ligjet nuk e nxisnin mbajtjen e oborrit. Mbaj mend që babai u thoshte atyre të këshillit: “Në bahçe ne bëjmë sa për vete, nuk shesim”. Kështu ishte edhe e vërteta. Bahçja ishte sa për të mbjellë diçka, dhe aq, nuk ishte qëllim në vetvete, por pa gjë nuk dilnim. Ishte bukuri e rrallë të shihje në barin që jeshilonte, kecat apo dhe qengjat dy apo tre, teksa ne i përndiqnim me gaz e hare. Blegërimat, cicërimat dhe të qeshurat tona ishin muzika më e bukur e asaj kohe. Natyrisht që kishte dhe gjëra për të qeshur. Kur milnim dhinë, duhej ta mbanim tre vete, njëri për brirësh, tjetri i mbante këmbët dhe i treti e milte. Ndodhte që, edhe pse merreshim me mjeljen e saj tre vetë, ajo e godiste me këmbë kusinë dhe e derdhte të gjithë qumështin.“Ç`na bëtë!-thoshte nëna,-tani s`di se me çfarë t`jua japë bukën!”
Nëna, e cila ishte shtëpiake, i kishte me shumë merak lulet, kështu që oborri i shtëpisë sonë të rrëmbente me bukurinë e tyre dhe me saksitë. Ndonëse ajo kalonte një pjesë të madhe të kohës duke gatuar apo duke larë rroba në govatë me ujin e qypit të madh të finjës (në atë qyp mblidhej uji shiu), përsëri ajo e gjente kohën të kujdesej për pamjen dhe zbukurimin e shtëpisë. Ne kishim më shumë trëndafila, të kuq dhe të bardhë, zambakë të bardhë dhe blu, menekshe, luleverdha, borzilok, dafinë dhe karafila Stambolli. Ishin të shumtë banorët e lagjes që vinin tek ne dhe kërkonin trëndafila dhe karafila.

I shisnit?

-Jo, babai merrte gërshërët, i priste se ata kishin shumë gjemba dhe ua dhuronte atyre që i dëshironin. Atëherë fqinjët i dhuronin njeri-tjetrit nga prodhimet që bënin në bahçe. “Për mbarësi”,- thoshin ata dhe ndiheshin të kënaqur kur këmbenin diçka mes tyre. Madje, babai edhe kallamat i dhuronte. I prisnim ne të vegjlit, unë me vëllanë pakëz më të madh, i lidhim dengje dhe babai ia falte dikujt që kishte nevojë.
-Po pse o usta Toli nuk i shet, por i jep falas?- i thoshte ndonjëri nga fqinjët. Ai e shihte tjetrin në sy dhe i përgjigjej.
-Kallamat toka i bën, ne s`kemi shpenzuar asgjë, por nga ana tjetër edhe i bëjmë mirë atij që i duhen. Nesër do të kem unë nevojë…
Por ndodhte që me kallamat e bahçes ndërtonim e rindërtonim muret e shtëpisë sonë. Sapo vëllai i madh me ndonjë fqinj ndërtonte njërën faqe të shtëpisë, binte tjetra dhe ata jepnin e merrnin një kohë të gjatë. Shtëpia me kallama kërkon meremetime të herëpashershme. Kështu ndodhte edhe me tjegullat që thyheshin. Gjatë dimrit shtëpia pikonte. Nëna vinte kusi dhe legenë dhe, kur vinte koha që duhej vënë govata, babai thërriste shokun e tij Taqon dhe të dy hipnin në çati dhe rregullonin tjegullat.


Çfarë mbeti nga shtëpia jonë përpara se aty të
kalonte rruga “Trans Ballkanike”

-Kishit ujë për vaditje dhe për të pirë?

-Në mes të lagjes kishim një çezmë, ku mbushnim ujë me radhë. Atje pinim edhe ne fëmijët. Shpesh herë çezma nuk kishte ujë dhe, ne, ashtu të djersitur e gjithë etje, futnim gojët në lëfytin e çezmës dhe e thithnim me forcë. Kur shokët nga larg na pyesnin:
-Ka ujë çezma?
Ne u përgjigjeshim:
-Me të thëthitur, or me të thëthitur!
Por në shtëpinë tonë babai kishte hapur edhe një pus që e përdornim edhe për ujitje, për të larë nëna rroba, por edhe për të vaditur perimet, lulet apo ndonjë pemë kur niste të thahej. Ai pus ishte frigoriferi i shtëpisë. Atje hidhnim pjeprat për t`i mbajtur të freskët. Pusi rrinte gjatë gjithë kohës i mbuluar me një kapak të rëndë druri, që ne të vegjlit të mos e hapnim dot. Prindërit tregoheshin të kujdesshëm që të mos vareshim te pusi se mund të binim brenda…Ato vite nisën të vendoseshin çezma edhe nëpër shtëpi, secili sipas mundësive, sepse duheshin blerë tubat dhe duhej marrë uji nga tubi kryesor që kalonte mes për mes lagjes. Kështu e morëm edhe ne ujin dhe vendosëm fillimisht një çezmë përpara hyrjes së shtëpisë, kurse më pas e futëm brenda në shtëpi. Sigurisht çdo gjë bëhej me leje nga këshilli i lagjes, i cili bënte kontrolle edhe për të reduktuar pronën private, por bëheshin shumë kontrolle sidomos për pastërti, pasi mungesa e ujit kishte rrezik që të përhapeshin sëmundje. Mbaj mend që nëna ime e kishte merak të madh pastërtinë dhe lyente gjithçka me gëlqere, deri edhe rrugicën nga porta në hyrje, por edhe trungjet e pemëve të oborrit deri dhe gardhet. Për këtë lloj dezinfektimi babai kishte hapur një gropë me gëlqere dhe atje merrnim sa herë na duhej.
-Ata të kontrollit duhet të na gjejnë të pastër Edhe ka lezet, edhe ngordhin mikrobet, – thoshte nëna dhe s`lindte skutë e cep pa e pastruar apo pa e spërkatur me gëlqere.

-Mbanit kafshë apo shpendë në bahçe?

-Veç ndonjë deleje apo dhie, mbanim më shumë pula, gjela, rosa dhe pata. Patat dhe rosat kishin më shumë vend për t`u ushqyer sepse pranë shtëpisë, midis lagjeve “Kume” dhe “Çole”, në anë të rrugës së sotme “Trans Ballkanike” ishte një kënetë e madhe, ku ato notonin dhe ushqeheshin. Ne shkonim shpesh herë dhe futeshim në kënetë që të mblidhnim vezët e rosave apo të patave tona. Që të mos i ngatërronim, i lyenim ato me bojëra dhe, kur ato notonin mes për mes kënetës dukeshin si në garat e varkave me vela. Ishte kënaqësi, veçanërisht pragu i vitit të Ri kur mbanim gjela deti dhe i vinim ata që të ndesheshin me gjelat e fqinjëve. Gjelat e mi fitonin gjithnjë dhe sekretin e dija vetëm unë. Diku kisha lexuar se po t`u jepje gjelave speca djegës, ata bëheshin më të guximshëm dhe më agresivë. Kështu që ua jepja fshehurazi pak para se të fillonte ndeshja dhe ata… dilnin fitues.. Ishte vërtet një argëtim i këndshëm.
Mes pulave shqerake dallonte një pulë me ngjyrë të zezë, që vinte shumë e urtë dhe na ngatërrohej nëpër këmbë. Ajo nuk trembej, mund ta merrje në dorë, mund ta çoje brenda shtëpisë apo ta nxirrje jashtë, ajo të shihte në sy dhe nuk trembej nga asgjë. Nëna i kishte vënë emrin Budallaçkë, por ndodhte shpesh herë që Budallaçka nuk i bënte vezët në kotecin e pulave, por vinte te dera e kuzhinës dhe atje e lëshonte vezën. Sapo hapte derën në mëngjes, nëna shihte në derë vezën e bardhë dhe Budallaçkën pranë saj. “Eh, thoshte nëna, ne i themi budallaçkë, po ajo është shumë e mençur. E bën vezën këtu te dera dhe pret që t`i japim shpërblimin”. Dhe, vërtetë, Budallaçka përfitonte trajtim ndryshe nga pulat e tjera.
Ne si të vegjël na pëlqente të mbanim pëllumba. Pëllumbat nuk i mbanim në kafaze, por ata qëndronin nën strehët e shtëpive dhe të çative. I ndillnim dhe ata duke bërë: gu-guuuu, uleshin poshtë dhe hanin thërrimet që u hidhnim të gjithë ne pjesëtarët e shtëpisë. Mbanim edhe lepuj të butë, me gëzof të bardhë e gjithë push. I merrnim në krah dhe i ushqenim me lëpjeta, ashtu siç ushqen nëna fëmijët…Të gjitha këto e gjallëronin jetën tonë dhe ne kalonim goxha kohë duke u marrë edhe me lepujt, por sidomos me pëllumbat që, duke i thërritur, i kishim mësuar të na vinin fare pranë. Madje, shoku jonë Dani, i kishte mësuar t`i uleshin edhe në supe dhe për këtë ai mburrej shumë. Por, një herë, njëri nga pëllumbat i bëri një glasë në kokë Danit dhe, që atëherë ai nuk i ndillte më. “Pëllumbat janë si fëmijët, po i përkëdhele shumë ata të bëjnë glasën!” – i kishte thënë babai Danit.
Kur bëheshin manat, fiqtë dhe ftonjtë, oborri i shtëpisë sonë gjallëronte nga kalamajtë e lagjes, por dhe nga kushërinjtë. Në ato muaj, edhe zogjtë shtoheshin, ata vinin me zhurmë dhe cicërima duke mbushur ajrin, ndërtonin fole në plepat, kavakët, shelgjet, eukaliptet dhe drurët, që rrethonin oborrin dhe bahçen tonë. Kurse dallëndyshet i kishin foletë e tyre në strehët e shtëpisë. Babai na thoshte: “Dallëndyshet janë pjesëtare të shtëpisë, këtu jetojnë, këtu lindin të vegjlit dhe i rritin, kështu që t`i ruani foletë e tyre dhe të mos i dëmtoni! Se, ato, venë nga venë dhe këtu kthehen përsëri, nuk i braktisin asnjëherë foletë.”

-Si ushqeheshit atëherë?

-Sipas kohës. Kishte periudha që hanim shumë peshk, veçanërisht sardele, të cilat shiteshin lirë në Skelë. Nëna i skuqte në kuzhinë, kurse unë dhe macja e shtëpisë, një mace shumë e urtë dhe dashur, që e kishte emrin Bukuroshe, i rrinim pranë dhe prisnim që nëna të na jepte ndonjë sardele. Por nënës i duhej të ishte dhe vigjilente sepse, edhe unë, edhe Bukuroshja, ishim gati të zgjatnim-unë duart, kurse Bukuroshja-putrat në tiganin e nxehtë. Bukuroshja mjaullinte dhe e shihte nënën me sy lutës. Ajo roji 12 vjeçe dhe e përjetuam keq ngordhjen e saj. -Bëri vitet e saj, – tha babai me keqardhje. Morëm edhe mace të tjera, por unë mbaj mend vetëm Bukuroshen, ajo, po, ishte mace shtëpie!
Atëherë hanim edhe kuti peshku të Kombinatit të Konservave “Ernest Telman”. Mbase më dukej mua, por të atilla sardele, me aq cilësi dhe shije të mirë, sot nuk i gjen askund. Defekti i vetëm i tyre ishte se, kutitë hapeshin me shumë vështirësi, por kjo nuk na pengonte t`i hanim me qejf të madh. Deri në vitet 1960 ne, hanim, ndonëse rrallë, edhe konserva mishi, që, mesa dëgjonim, i binin rusët. Ishin të shijshme dhe brenda ato kishin edhe erëza dhe gjethe dafine për t`u dhënë shije të mirë. Por s“ishte gjithnjë kështu se, unë e mbaj mend kohën kur merrnim ushqim me triskë. Atëherë, unë dhe vëllai i thoshim nënës: “-O ma, me çfarë ta hamë bukën?” Ajo na jepte nga një copë bukë misri dhe nga një copë gruri dhe thoshte: “Ja, bukën e grurit, hajeni me bukë misri, kurse bukën e misrit, hajeni me bukë gruri!”. Ose, na bënte përshesh me kafe të holluar, më shumë hanim bukë me vaj me kripë. Të dielave nëna na bënte trahana dhe atëherë ishte festë e vërtetë sepse ajo bënte një trahana shumë të shijshme. Kur bëheshin domatet, kastravecët apo rrushi, hanim bukë me domate, rrush, kastravecë dhe pak gjizë apo djathë. Me atë ushqim, dilnim në mëngjes nga shtëpia dhe mblidheshim në mbrëmje. Shkonim nga moli zero, nga bregu i detit, hidhnim grepa dhe luanim, por luanim dhe nga pylli i lagjes, që më pas mori emrin “Pylli i sodës”. Qëllonte që hanim shpesh herë dhe lule të bardha të drizave në pyll apo dhe manaferra. Ne ishim të vegjël dhe të gjitha këto i quanim gjëra normale.

-Nuk merakoseshin prindërit për ju?

-Atëherë nuk ndodhnin gjëra që ndodhin sot. Prindërit e dinin ku shkonim, aq më tepër që ne rrinim tufë dhe kishim edhe ndonjë më të rritur që ishte si komandanti ynë. Por gjithsesi ishim të lirë dhe s`kishim frikë nga asgjë. Gjithë bregdeti, pylli, rëra, rrugët, sheshet, deti ishin tonat…

-Si argëtoheshit?

-Luanim futboll (kishim shumë fusha), volejboll (përdornim rrjetat e peshkimit), basketboll(koshin e varnim në drurët e lagjes). Bënim boks, na trajnonte Jani, (boksieri i lagjes), bënim “kampionat” mundje, luanim me tragaç dhe me cingla, me litar (tërheqje dhe kapërcim litari), kaladibrançe, luanim nga pylli me “Kaman”, “Ngriva – shkriva”, luanim lojën “Bëz” (ku njëri mbyllte sytë dhe ne i binim me pëllëmbë, kurse ai duhej të gjente kush e kishte goditur),luanim lojën “E ka kush e ka”, “Kukafshehtas”, “Hap gojën mbyll sytë!”, lojëra me pafka, “Roza-Rozina”, “Hapa dollapa”, “Topadjegësi”, u ngiteshim plepave, kavakëve, eukalipteve si Tarzani… Luanim shumë me shpata, heshta dhe shigjeta (sulmuesit e kështjellës dhe mbrojtësit e saj). Kishin qejf të luanim filma dhe teatër, sidomos filmat: “Skënderbeu”, “Goxilla”, “Furtuna” apo filma të tjerë me partizanë dhe me gjermanë. Bënim gara me vrap në rrugën Trans-Ballkanike, u ngjiteshim pas karrocave dhe atyre pak makinave që kalonin. Kohën më të madhe e harxhonim nga bregu i detit, sidomos nga Plazhi i vjetër ku ngrinim kukumjaçka dhe balona, që lëkundeshin si gjarpërinj me ngjyra në ajër. Por më shumë ne notonim dhe peshkonim, edhe në bregdet, edhe te moli “Xero”, mësonim të hidheshim pingul në ujë nga drunjtë (shtyllat) e molit, vozitnim me varka, vinim rrotull anijeve dhe u luteshim peshkatarëve të na merrnin nga një xhiro…Unë, me shokun tim më të ngushtë Xhimen u ngjiteshim shpesh herë edhe kodrave të Kaninës, hanim xina, koçimare, xhangalle, gorrica, fiq; luanim me rrëshqitje nëpër rrëpirat e kodrave duke vënë nën vete nga një tufë me degë xine apo mare, mblidhnim çaj mali dhe rigon…Atëherë, përpiqeshim të bëheshim “tregtarë” të vegjël ambulantë dhe, ngaqë donim nga pak lekë për akullore, thërrisnim në lagje duke tundur tufat me rigon: “Hajde rigon/kur e mbledh të mundon/kur e ha të shëron/kur e shet të gëzon!”…Fitonim lekë sa për një akullore që e lëpinim herë njëri dhe herë tjetri. Dilnim edhe nga tuneli i ujit të ftohtë, për të parë cisternën që çonte ujin çdo ditë në Sazan, por në fakt ne donim edhe të pinim uji te burimi, por edhe të shihnim nëndetëset e Pasha Limanit… Por luanim edhe me karro me kushineta. I merrnim ato në krah, duke iu ngjitur maloreve dhe lëshoheshim me shpejtësi në dishezë, ku ndodhte që edhe aksidentoheshim, por s`donim t`ia dinim…Luanim me pulla, me domino, me tavëll e sidomos me letra spathi, veçse s`donim që të na shikonte polic Zylfoja apo kryetari i këshillit Duri, se quhej lojë kumari dhe ajo ishte e ndaluar atëherë. Ne djemtë bënim edhe llastiqe, gjenim drurë në formë bige, u lidhnim llastikat dhe me ato gjuanim zogj. Ndodhte, ndonëse rrallë, që edhe luftonim me njëri-tjetrin me llastiqe, por ajo lojë ishte e rrezikshme…

-Shihnit filma apo shfaqje në qytet?

-Po. Filmat i shikonim te kinema “Ali Demi”, që e kishim shumë larg, por ne shkonim me qejf dhe në grup atje dhe ashtu ktheheshim. Atëherë kishin famë sidomos filmat “Skënderbeu” dhe “Fortuna”; filmat e Raxh Kapurit që vinin nga India e madhe: “Vagabondi”, “Zotëria 420”, filma që kanë mbetur thellë në kujtesën e brezit tim, edhe subjekti i tyre ishte tërheqës, por edhe loja dhe muzika që nuk e largojmë dot nga mendja: “Mera Xhuta ai Xhapani…, dhe që në shqip përkthehej: “Këpucët i kam japoneze/Pantallonat angleze/kapelën e kam ruse,/po zemrën e kam indiane.” Për të parë këtë film “vriteshim” për bileta, por problemi më i madh ishte se duhej ta rregullonim edhe me personin që rrinte në derë dhe priste bileta sepse për të parë këta filma duhej të ishe mbi 16 vjeç. Ndodhte që s`gjenim bileta, dhe, atëherë binim viktimë te disa djem që bënin bileta të falsifikuara dhe na i shisnin. Ne, ngaqë digjeshim nga dëshira për të parë filmin apo ndeshjen e futbollit, mashtroheshim lehtë. Kuptohet që, në shumicën e rasteve, falsitetin e biletave na e zbulonte Qaniu kur shkonim në kinema dhe, Ceceni kur shkonim në stadium, e, atëherë me faqe të skuqura nga pëllëmbët që na kishin dhënë, që të mos humbnim ndeshjen përpiqeshim të hipnim nga muret… Lojërat me dorë i ndiqnim në këndin “Spartak”, dhe këndin tjetër “Eftihi Baka” që ndodheshin pranë Kino Teatrit “7 Nëntori”, (sot Teatri “Petro Marko”). Atje zhvilloheshin edhe ndeshje mundje dhe boksi. Zhvilloheshin dhe kampionate ballkanike apo ndeshje me vendet ish socialiste. Ushtonte Vlora atëherë kur fitonte skuadra jonë.
Në Hungari, në vitin 1987, kur isha i shtruar në një spital për një operacion të pankreasit, u ndodha me një ish mundës hungarez rreth 70 vjeç, të cilit kur i thashë se vendlindja ime është qyteti i Vlorës, ai më befasoi kur më tha se kishte qenë në Vlorë kur ishte i ri pasi kishte marrë pjesë në një kampionat mundjeje.
Vlora kishte atëherë edhe një estradë të mirë, e cila jepte shfaqje edhe në Shtëpinë e Kulturës, edhe në Kino Teatër, por edhe në qendër të qytetit e sheshe të ndryshme. Mbaj mend humorin e Gaqi Vishit, Evgjeni Shtrepit, Myqerrem Ferës, Leka Krutës…Sikurse, edhe bandën muzikore, që e drejtonte muzikanti i njohur Themistokli Mone (Liu). Banda, veç shfaqjeve që jepte në Teatër, në sheshin e Flamurit dhe në bulevard, dilte edhe nëpër rrugët e rrugicat e lagjeve, që jehonin nga këngët dhe marshet ushtarake…Kuptohet pas saj shkonim dhe ne që e shoqëronim bandën me këngët: “Bashkohu shokë me ne në çetë…”

-Ishit fëmijë të mbarë?

-Po, ishim të urtë. Druanim nga prindërit, nga Duri, kryetari këshillit të lagjes, e sidomos nga Zylfoja, polici i lagjes, i cili ishte polici i vetëm për tre lagjet Skelë-Kume-Çole. Ai ishte shumë i njohur dhe shumë autoritar. I njohur ishte edhe polic Osmani, që ne i thërrisnim “kapter Osmani”. Ai na kërcënonte me shprehjen: “E di çfarë të bëj apo jo? Të ngrijë dhe të shkrijë në vend!” Kurse disa fëmijë, fqinj të mi, “të keqen” e kishin nga “xhaxhai”, kështu i thoshin gjyshit të tyre, i cili kishte shumë autoritet tek të vegjlit. Kur i shihte nipërit e tij të shumtë, të gjithë kokëqethur, që bënin ndonjë prapësi, ai i dënonte duke u hedhur sipas fajit speca djegës në gjellën e drekës. Nga shtëpia e tyre, vinin gjithnjë ulërimat e shokëve tanë të vegjël, ngaqë i ishin të detyruar ta hanin gjellën me një apo disa speca djegës sipas fajeve që kishin bërë. Kur të qarat e tyre e tejkalonin të zakonshmen, mamaja ime thoshte: “Paskan bërë shumë faje sot ata nga “xhaxhai” dhe, duke thënë këto fjalë, ajo na shihte mua dhe vëllanë me sy qortues. Por, ata fëmijë, njëherazi dhe shokë të mi, ishin të parët mes nesh në vrap, gjithnjë na e kalonin. “Mushkëritë e tyre punojnë si diezelët e nëndetëseve”, – thoshte Laku, që ishte teknik në nëndetëse dhe na shpjegonte se ngrënia e specave djegës, u bënë shumë mirë mushkërive.

-Kishte atëherë në shoqërinë tuaj tipa të vështirë, njerëz sherrxhinj, rrugaçë?

-Këta lloje njerëzish që po më pyet janë të pranishëm në çdo kohë. Sigurisht që atëherë ata ishin me pakicë, numëroheshin me gishta pasi masat shtrënguese për ata ishin të forta. Mbaj mend ishte njëri në Skelë, s`po e përmend emrin. Ai ishte më i rritur nga ne dhe, sapo na takonte, na kërcënonte dhe na bënte që të zbraznim xhepat, na merrte ato pak të holla që mund të kishim për ndonjë akullore, për ndonjë mollë të kuqe apo ëmbëlsirë. Trupin nga mezi e lartë, gjatë verës, ai e mbante lakuriq dhe e lidhte me fije telash të trashë, që, “të mos i zhvillohej më shumë”. Në të vërtetë nga mesi e lart kishte trup të bukur, por ajo që ia prishte bukurinë trupore ishin pantallonat e gjata që nuk i hiqte asnjëherë. Arsyeja ishte se ai i kishte këmbët të shtrembra si bigë, ndaj dhe ne midis nesh, por edhe kur ai nuk na shihte, i thërrisnim nga larg Këmbë-bigë. Njëherë Këmbë-biga ngacmoi vajzat e një klase të shkollës së mesme “Ali Demi” të Vlorës. Atëherë, djemtë, duke u bërë në një mendje, ju sulën të gjithë bashkë Këmbë-bigës dhe e bënë për spital. Që atëherë Këmbë-biga nuk guxoi më të bezdiste njëri…

-Si merrnit informacionin për vendin dhe botën?

-Atëherë s`kishte televizor, por kishte vetëm pak radio. Ne kishim një radio “Orion” dhe dëgjonim edhe lajme, edhe këngë por, veçanërisht “Orën Gazmore”. Ishte një emision i “Radio Tiranës” me humor dhe këngë. Por meqenëse pak vet kishin radio, shtëpia jonë në atë orë (ora 13.00 ditë e diel) ishte gjithnjë plot. Nëna i gostiste të rriturit me kafe, kurse shokët e mi të vegjël me karamele me ngjyra ose me fruta, kumbulla ose ftonj nga të bahçes.

-Nga ç`sëmundje sëmureshit atëherë?

-Mbaj mend që gripi ishte më i përhapuri dhe më rrezikshmi. Prindërit shqetësoheshin shumë kur na zinte gripi. Na vinin pece me ujë të ftohtë në ballë derisa na binte temperatura. Atëherë përmendej më shpesh “gripi spanjoll”. Ne vaksinoheshim rregullisht për t`u mbrojtur nga sëmundjeve të ndryshme. Shpesh herë vaksinat na i bënin në shkollë dhe askush nuk mbetej pa u vaksinuar. Vuanim shumë nga dhëmbët, që na krimbeshin shpejt. Mbase nga kripa e detit, sepse shumë kohë e kalonim në det. I shmangeshim dentistit apo dentistes së shkollës, kur na thërriste me listë që të na kuronte dhembët. Nuk ia dinim vlerën.

-Në bisedë përmende edhe rusët. I mban mend?

-Po, i mbaj mend. Ata banonin te një pallat në rrugën Vlorë-Skelë dhe punonin shumica oficerë në bazën e Pashalimanit apo në reparte të Flotës Luftarake Detare, por edhe në sektorë të naftës dhe të ndërtimit. Kishte mes tyre edhe inxhinierë dhe gjeometra. Disa gra ruse që ishin martuar me shqiptarë punonin mësuese të gjuhës ruse. Atëherë edukoheshim me ndjenjën e dashurisë së madhe për rusët, por edhe për vendet ish socialiste. Ndërkaq këndonim nëpër rrugë, edhe me shkollën, por edhe me grupe të lagjeve këngën: “Hajde të punojmë,/djersët të kullojnë,/Të ndërtojmë,/ Shqipërinë e re.”
Në portin e Skelës vinin shumë vaporë rus, por edhe të shteteve të tjera lindore: vaporë bullgarë, polakë, çekë, rumunë deri edhe nga Kuba vinin… Ndodhte që ekuipazhet e vaporëve ishin qejflinj të sportit dhe atëherë ata kërkonin të bënin ndeshje me ekipin e “Flamurtarit”. Sigurisht që ata mundeshin, sepse ishin amatorë dhe ndesheshin me një skuadër të rregullt, por ne fëmijët e komentonim gjatë ndeshjet: “-E morët vesh! Fituam me skuadrën bullgare! Fituam me skuadrën çeke! Fituam me skuadrën ruse! Ne jemi të parët në futboll!” Kështu thoshim ne me njëri-tjetrin, duke shprehur hapur ndjenjën e krenarisë kombëtare. Pas viti 1960, edhe rusët edhe të tjerët u quajtën tradhtarë dhe thuajse u larguan të gjithë, me përjashtim të atyre pak grave që ishin martuar me shqiptarë.

-Si visheshit?

-Visheshim thjesht, më shumë rrinim me pantallona të shkurtra, por, ne të vegjlit prisnim me kënaqësi ditët e festave. Babai na qepte pantallona, xhaketë, apo dhe kostum Ditën e Verës, Vitin e Ri, Ditën e Pashkës apo të Bajramit. Ato ditë, nëna na vishte mirë e bukur dhe ne dilnim vizitorë te fqinjët që të uronim festat. -I mbani të pastra rrobat!-na porosiste nëna dhe duke na vënë ndonjë fije borziloku në xhepin e xhaketës, na pyeste:
-Pa më thoni, si do uroni ditën e Pashkës (Bajramit)?
Ne i përgjigjeshim:
-Sapo të hapet dera e shtëpisë, ne do të themi: “Për shumë vjet gëzuar Bajrami (Pashka)!
Në Ditën e Verës ne bënim verore, për Pashkë bëheshin vezë të kuqe, kurse për Bajram, fqinjët tanë që ishin myslimanë, bënin revani dhe bakllava. Ishte argëtuese sidomos kur dilnim natën e Krishtlindjes. Atëherë me çomanget që i përgatitnim që më parë, shkoni dy-tre dhe katër vetë nëpër shtëpi gjatë natës dhe u binim dyerve me çomange duke thërritur vargjet:
Dil moj zonjë,/dil ç`të them,/lindi Krishti në Betlehem.
Atëherë dilte i zoti apo e zonja e shtëpisë dhe pasi na falënderonte na gostiste me arra, bajame, ëmbëlsira dhe shpesh herë edhe lekë të holla…Lekët na interesonin më shumë.
Në shtëpinë tonë për Pashkë, pavarësisht se si e kishim ekonominë, nëna dhe babai i kushtonin rëndësi drekës. Vinin për vizitë farefis, krushq, por dhe miq të familjes sonë, të cilët ishin të shumtë…Të varfër ishim, por për miqtë sofra ishte gjithnjë plot.

-Pas vitit 1967, kur u prishën kishat dhe xhamitë besonin njerëzit në Vlorë?

-Feja ka qenë e rrënjosur në popull për qindra e qindra vjet, kështu që njerëzit s`mund ta hiqnin nga mendja dhe nga zemra. Nëna ime besonte, kurse babai nuk them se besonte por ama e respektonte kishën, madje, ai kishte qenë i zgjedhur në këshillin e kishës. “Feja mirë bën, nuk bën keq”, – dëgjoja që thoshte. Sa herë ishte Pashkë, nëna ime ngjyente vezë të kuqe, këtë zakon ajo nuk e ndërpreu asnjëherë. Edhe filxhanët kishte qejf t`i shikonte, por edhe dëgjonte me vëmendje ato gra që shihnin filxhanët dhe bënin parashikime. Atëherë shikimi i filxhanëve dhe bisedat rreth tyre, ishin si telenovelat e kohëve të sotme. Gratë, veçanërisht të moshuarat merreshin me ato dhe ndjenin kënaqësi. E kujt i bënin dëm…!

-Ke mall për shtëpinë e vjetër?

-Shumë. Tani ajo nuk ekziston më. Aty ku ajo ishte, kalon rruga “Trans Ballkanike”, kurse në pjesën tjetër të tokës, erdhi dikush nga një fshat i Vlorës dhe ngriti një pallat. Ne gjashtë pjesëtarë të familjes përfituam vetëm nga pak lekë dhe asgjë tjetër. Shpesh them me vete, kaq i pazoti paskam qenë, kur, aty në Skelën ku kam lindur e jam rritur, janë ngritur qindra pallate dhe jetojnë dhjetëra mijëra njerëz, unë s`kam qoftë edhe një dhomëz fare të vogël që të shkoja tani në moshën e pleqërisë, të shihja detin, të shëtisja disa orë në ajrin e freskët, të ndjeja dallgët dhe kripësinë e ujit, të shoqëroja me sy pulëbardhat që fluturojnë në erë dhe lëshohen vërtik mbi det për të kapur peshk, të shihja hedhjet e delfinëve mbi ujë, ardhjen apo largimin anijeve, trageteve, vaporëve, të hidhja ndonjëherë grepat, të shihja diellin kur lind në Kaninë dhe perëndon në Sazan…Këto mbeten ëndrra të parealizuara…Ata që e kanë detin nuk ia dinë, ne që s`e kemi, na mbeten vetëm ëndrrat…

-Paske vërtet shumë mall?

-Po, sepse atje është fëmijëria. Ndonëse Vlora, me kalimin e moshës, fizikisht më duket gjithnjë e më larg, sepse shkoj rrallë e më rrallë, unë përsëri gjej ngushëllim pasi Vlorën e kam çdo çast brenda vetes, e ruaj në shpirt si një gjë të shenjtë, si guaska që mban margaritarin… Kur shkova një herë, atëherë shtëpia thuajse po binte përdhe, isha vetëm dhe atje ku kishte qenë shega e madhe, dallova një degëz domateje që jeshilonte midis disa shkarpave. Pashë andej-këndej se mos më shikonte njeri dhe u përkula e i mora erë asaj dege domateje. Erë po erë, erë domateje e bahçes sime!
Atje janë rrënjët e mia, ngado që ta çosh njeriun, vendi i fëmijërisë është vendi i rrënjëve të tij, atje është vendi ku jam lindur e rritur, atje janë kujtimet e prindërve, por dhe të shokëve të vegjël. Atje, gjithçka, edhe një grusht dhe`, edhe një fije bari është i shtrenjtë… Siç shkruan biri i Vlorës, poeti Ali Asllani:
“Vlorën edhe Vlorën, thelp e kam në zemër,
Ditën e kam dritë, natën e kam ëndërr”.

Fund i intervistës

Kush është VIRON KONA

Viron Kona ka lindur më 24 qershor 1950 në qytetin e Vlorës. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë – Letërsi. Para vitit 1991 ka punuar në sektorin administrativ të edukimit dhe arsimimit deri në nivelet e larta. Më pas, mësues dhe drejtor në shkolla 9-vjeçare dhe të mesme të kryeqytetit. Në vitin 2004-2015, redaktor në gazetën “Mësuesi” dhe specialist në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve prej vitit 1981, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë të Suedisë. Pas viteve 2004, Anëtar i Këshillit Kombëtar të Librit dhe Kryeredaktor i Revistës “Siguria Rrugore”. Ka botuar rreth 45 vëllime me tregime, novela e romane për fëmijë dhe për të rritur. Fitues i 7 çmimeve në gjininë e tregimit dhe novelës. Fitues i çmimit UNICEF, për librin më të mirë për fëmijë 2006 “Eh, more Bubulino!” Dy vëllimet e para të “Bubulinos” janë përkthyer në një vëllim të vetëm në Suedi( Men kära Bubulino!). Është duke u përkthyer edhe “Zonja nga Borasi”, libër me motive suedeze dhe shqiptare. Autori ka qenë i ftuar në Suedi në përurimin e të dy librave, kurse në vitet 2011, 2012, 2013, 2016, ka qenë i ftuar në veprimtari të ndryshme letrare e kulturore në disa qytete suedeze. Tregime të veçanta të këtij autori janë botuar edhe në anglisht e frëngjisht. Në biografinë letrare Viron Kona ka edhe qindra artikuj letrarë, socialë, kulturorë e arsimorë të botuar në gazeta, revista e portale brenda dhe jashtë vendit.
Krijimtaria letrare artistike:
Libra: “Etje që shuhej”, “Pëllumbat”, “Mos m`i zbukuroni plagët!”, “Ujkonja”, “Pulëbardhat përbindësha”, “Bubulinoja çamarrok”, “Dëshira e fshehtë e Bubulinos”, “Pyesni Bubulinon”, “Eh, more Bubulino !”, “E fshehta e pyllit”, “Dardi”, “Dardi në gadishullin e vetëtimave”, “Të çuditshmit!”, “Bubulinoja dhe Dardi, në kryeqytetin amantëve të lashtë”,(libri i parë),“Bubulinoja dhe Dardi në kryeqytetin amantëve të lashtë”, (libri i dytë), “Delfini i dy deteve drejt aventurave të reja”,“Drithërimat e yjeve”,“Dëgjoma zemrën, Budapest!”, “28 djem plus një vajzë”, “Yje mbi Bosfor”, “Një udhëtim i çuditshëm”, “Kontrolli i befasishëm i një inspektori”, “Të fshehtat e një mrekullie”, “Erlindi dhe papagalli i çuditshëm”, “Dielli është i imi”, “Bukuri suedeze”, “Shpëtoni papagallin Çate!”, “Për ju, miqtë e mi”, “Uraganët e lirisë”(Dramë kushtuar 100-Vjetorit të pavarësisë), “Zonja nga Borasi”, “Dëgjoni se ç`thotë ky papagall!”, “Kolipoçi, ngrënësi i qershive”, “Nëndetësja”, ”Ju dua më shumë se veten!”,“Poleni viking”(me bashkautor), “Në telashe të mëdha je futur, o Bubulino!”, “Rruga Miss Durham”, “Njeriu i zemëruar”(Epigrame), “Thashë të bëhem edhe unë poet”,“Firaunë dhe zhonglerë”(Fabula) etj. Ka botuar edhe libra me karakter didaktik, si dhe qindra artikuj letrarë, arsimorë dhe social-kulturorë në shtypin periodik, në gazeta e revista brenda dhe jashtë vendit.