VOAL

VOAL

Mirush Kabashi feston 70-vjetorin, ambasadori i teatrit në skenat botërore

April 17, 2018

Komentet

Mbështeti atentatin ndaj Trumpit, RBB ndërpret kontratën me humoristin

RBB po i jep fund bashkëpunimit me Sebastian Hotz alias “El Hotzo” në transmetuesin Fritz.

Ai nuk do të drejtojë më emisionin “Theoretically Cool”.

RBB ka reaguar ndaj postimeve të publikuara nga Sebastian Hotz në platformën X/Twitter pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump. Komediani në një postim në “X”, pyeti se çfarë kishin të përbashkët “The Last Bus” dhe Donald Trump. Përgjigje: “Fatkeqësisht, thjesht na ka munguar.”

Pas kritikave, Hotz vazhdoi: “Unë mendoj se është absolutisht fantastike kur vdesin fashistët.”

Komediani, i cili punon për ARD dhe ZDF, mbështet atentatin ndaj Presidentit të 45-të të SHBA-së.

Ai madje vazhdoi: “Absolutisht askush nuk ju detyron të ndjeni keqardhje për fashistët, thjesht mund ta lini të qetë pa pasojën më të vogël,” shkroi Hotz në përgjigje të kritikave për postimin e tij.

Drejtoresha e programit të RBB, Katrin Günther, në reagimin e saj u shpreh: “deklaratat e tij nuk janë në përputhje me vlerat që përfaqëson RBB. Prandaj, ne po e përfundojmë bashkëpunimin tonë me efekt të menjëhershëm deri në njoftimin e dytë dhe kemi informuar autorin në përputhje me rrethanat.” bw

Arti në zi, ndahet nga jeta solisti i “Korit Lira” Vasko Qirinxhi

Është ndarë nga jeta një prej pjesëtarëve dhe njëkohësisht solist i ”Korit Lira” në qytetin e Korçës, Vaso Qirinxhi, raporton për Balkanweb, gazetarja Lorena Kodra.

Lajmi është bërë publik nëpërmjet një postimi nga “Qendra e artit dhe kulturës” ne qytetin e Korcës, e cila shkruan:

Ndahet nga jeta këngëtari Vaso Qirinxhi!

Mirënjohje të thellë për kontributin e jashtëzakoshëm në jetën artistike të qytetit!

 

Ikja e profesor Vasos është një humbje për qytetarinë Korçare, Korin “Lira”, artdashësit që e duartrokitën gjithë jetën zërin e tij të rrallë.

Të prehesh në paqe i dashur Vaso!

Whatsapp Image 2024 07 14 At 11.43.38

“Mik Festival”, Opereta “Agimi” rikthehet në skenë 70 vjet nga premiera e saj

Opereta “Agimi” rikthehet në skenë 70 vjet nga premiera e saj, me iniciativë të sopranos Inva Mula në natën e dytë të edicionit te 7 të “Mik Festival”. Kjo rivënie bashkëkohore ne skene riktheu muzikën e realizuar nga Kristo Kono, duke ofruar një përvojë unike dhe të veçantë për publikun artdashës që e mirëpriti me shumë entuziazëm.

Ka qënë një punë e madhe për ta marrë përsipër këtë vepër, për ta rindërtuar, dixhitalizuar dhe për ta sjellë në një formë tepër origjinale, shfaqje që u ndoq me interes nga artdashësit në Korçë.

“Agimi” është opereta e parë në krijimtarinë shqiptare, e cila u kompozua me rastin e 10 vjetorit të çlirimit në vitin 1954 nga kompozitori Kristo Kono “Artist i popullit”. Opereta, e ndarë në tre akte, përshkruan dashurinë dhe thelbi i veprës është pikërisht triumfi i dashurisë.

(BalkanWeb)

Paratë e mafies për filma dhe prodhime muzikore, anti-mafia heton producentë filmash dhe agjentë muzikorë

Një organizatë kriminale që pastronte të ardhurat e aktiviteteve mafioze është shkatërruar. Përveç emrave të njohur të bandave kriminale, figurat kryesore në hetim përfshijnë edhe Angelo Calculli, ish-agjenti Achille Lauro (deri në 2022) dhe Joe Bastianich, dhe producenti i filmit, Daniele Muscariello.

Në hetimet e anti-mafia përfshihen edhe emri i një producenti filmi dhe një menaxheri këngëtarësh. Hetimet janë përqndruar kundër një organizate që pastronte paratë dhe që çoi në arrestimin e 18 personave të martën më 9 korrik. Mes personave që përfunduan në pranga ishin edhe fëmijë “artistë” të lidhur me klanet e Camorra dhe bandat ‘Ndrangheta’.

Sekuestrohen tre kompani dhe mbi 131 milionë euro

Hetimi i nisur në vitin 2018 nga drejtoria e rrethit antimafia dhe prokuroria e Romës rindërtoi se si grupet kriminale pastronin “fitimet e mëdha” nga aktivitetet e dyshimta duke investuar në aktivitete biznesi në dukje të ligjshme “që operojnë në fusha të shumta si kinematografia, ndërtimi, logjistika, tregtimin e makinave dhe hidrokarbureve”.

Hetimet zbuluan “shuma të mëdha parash” që vinin nga klanet e Campania “të pastruara” falë faturave false të lëshuara për kompanitë fiktive “duke përdorur pjesëmarrjen e njerëzve që i përkasin krimit vendas në Romë dhe atyre me bazë në Kamorra. Mes emrave janë edhe fëmijët e “arkëtarit të ish-Banda della Magliana”, Enrico Nicoletti, i cili dyshohet se ka vepruar në kontakt të ngushtë me njerëz të afërt me krimin napolitan.

Aferat me mafiozët e Angelo Calculli dhe Daniele Muscariello

Figura të tjera të shquara në hetim përfshijnë gjithashtu Angelo Calculli – ish-agjenti i Achille Lauro (deri në 2022) dhe Joe Bastianich – dhe producenti i filmit, Daniele Muscariello – në rolin e tij si administrues i besuar i të njëjtave klaneve – i konsideruar nga gjyqtari i hetimeve paraprake si një nga organizatorët e politikës ekonomiko-kriminale të organizatës”.

Vazhdimi i hetimeve ka dokumentuar në fakt një konvergjencë interesash midis klanit D’Amico-Mazzarella Camorra, klaneve kalabreze të Mancuso dhe Mazzaferro të familjes Senese në sektorin e tregtimit të paligjshëm të hidrokarbureve. sn

Më 8 korrik 1937 lindi dirigjentja e parë shqiptare Rozmari Jorganxhi, Mjeshtre e Madhe, mezzosoprano

VOAL – Më 28 shtator 20202 u nda nga jeta dirigjentja e parë shqiptare Rozmari Jorganxhi, Mjeshtre e Madhe, këngëtare lirike mezzosoprano.

Rozmari Jorganxhi u lind më 8 korrik 1937 në Korçë. Ajo ka nisur karrierën e saj që në vitin 1959 si soliste lirike në TKOB. Si soliste lirike, ka realizuar më shumë sukses një galeri të madhe personazhesh nga operat shqiptare dhe të huaja. Nga viti 1967-1984, ajo ka dirigjuar korin e #TKOB, duke qenë femra e parë dirigjente e këtij institucioni.


“Mezzosoprano” në TOB dhe ka interpretuar me profesionalizëm në nivele të larta role nga operat ndërkombëtare, por edhe ato kombëtare. Nga viti 1967-1984 ajo ka dirigjuar Korin e TOB duke qenë femra e parë dirigjente e këtij institucioni unik të kulturës shqiptare. Më 1993 Jorganxhi në moshën 56-vjeçare fiton audicionin dhe fillon si këngëtare profesioniste në Teatrin Giusepe Verdi të Triestes ku këndoi për 10 vjet. Zonja Jorganxhi ka dhënë dekada mësim në Universitetin e Muzikës duke i dhënë kulturës shqiptare emra artistësh si në fushën e dirigjimit ashtu edhe në atë të kantos.

Rozmari ka lindur në një familje me tradita muzikore nga ana e të atit , “Artistit të Merituar” Gaqo Jorganxhi, i cili këndoi për 65 vjet si solist në qytetin e Korçës, që prej vitit 1920, kur u krijuan shoqëritë e para muzikore në këtë qytet.

Vetë qyteti i Korçës ka nxjerrë artistë lirike si Tefta Tashko Koço, Jorgjie Truja,( e cila ka qenë dhe regjisorja e parë e TKOB), Mihal Ciko, Kristaq Antoniu etj, ( kanë qenë dhe mbeten ikona, qe ngritën themelet e artit lirik në Shqipëri).

Shkoi për studime në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ku pati si pedagoge kantoje “Artisten e Popullit” Marie Kraja. Në atë kohë pedagogë kantoje si ajo ishin dhe këngëtarët e parë lirikë si Jorgjie Truja, Gjyzepina Kosturi, Mihal Ciko.

Më pas shkoi për studime në Konservatorin e Moskës për kanto ku ishin: Avni Mula “ Nderi i Kombit”, Mentor Xhemali “Artist i Popullit”,Gjoni Athanas “Mjeshtri i Madh”, Ibrahim Tukiqi “Artist i Popullit”. E vetmja vajzë mes tyre ishte Rozmari që ishte dhe më e reja në moshë, vetëm 15 vjeç!

Në këtë Konservator , sot Akademia e Artit të muzikës, ajo gjeti të ndriturin Lluk Kaçaj “Nderi i Kombit”, Albert Papariston, Maliq Herrin, Çesk Zadenë “Artist i Popullit”, Tish Daijen “Nderi i Kombit”, Dhora Lekën, Hamide Stringën. Për dirigjentë me të kanë studiuar Rifat Teqja “Artist I Popullit”, për dirigjent orkestre dhe Milto Vako “Artist i Merituar” dirigjent kori.

Më vonë erdhën për studime në këtë Konservator kompozitor Nikolla Zoraqi “Artist i Popullit”, këngëtaret si Irena, Gjergo, Luiza Papa, Gjinovefa Heba, Gaqo Çako “Artist i Popullit”. Vazhdoi dirigjimin dhe kanton për 7 vjet duke dalë shkëlqyeshëm. Në vitin 2017, në moshën 80-të vjeçare ajo mori titullin “Mjeshtre e Madhe”.

Repertori solistik i Rozmari Jorganxhi është i pasur, i larmishëm dhe përfshin krijime të të gjitha gjinive. Ky repertor është interpretuar në mjaft koncerte dhe shfaqje operash brenda dhe jashtë Shqipërisë. Si dirigjente e korit, Jorganxhi ka përgatitur dhe ka vënë në skenë dhjetra vepra shqiptare dhe të huaja. Rozmari Jorganxhi ka dhënë kontribut edhe në fushën e pedagogjisë, ku nën drejtimin e saj janë diplomuar shumë student, që sot vazhdojnë aktivitetin e tyre brenda e jashtë vendit. Ka interpretuar për 10 vjet rresht në Teatrin Giuseppe Verdi të Triestes. Në vitin 2017, ajo mori titullin “Mjeshtre e Madhe”.

VIDEO- Inva Mula për ‘Mik Festival’: Thyejmë barrierën e një muzike elitare me publikun

Në skenën madhështore tek Poli i Jugut në Drenovë, sopranoja Inva Mula do të prezantojë romantikët e muzikës franceze, përmes një rrëfimi mjeshtëror për të ndriçuar mendjen e pjesëmarrësve, miqve të ‘MIK Festival’ me dimensionin historik, përcjellë kjo në një formë që do zgjojë kërshërinë e publikut për të mësuar më tepër.

Pjesë nga biseda:

Egla Xhemalaj: Ditën e tretë përkatësisht më datë 13, ju në Drenovë prezantoni romantikët e muzikës franceze, shumë të rëndësishëm ata për kontributin dhe për gjurmët që kanë lënë në muzikën franceze patjetër, po dhe botërore. Ju keni menduar që të keni dhe një publik aktiv apo jo. Keni dashur t’i ngacmoni ata përmes rrëfimeve. Si do të vijnë ato? Si do të vijë Inva në këtë MIK Festival?

Inva Mula: Siç e shihni unë kam shumë qejf të tregoj. Tregimet janë ato që lidhin ngjarjet, janë ato që frymëzojnë dhe gjithmonë i shikoj koncertet e sotme të muzikës klasike i shikoj si rrëfime. Ne duhet ta thyejmë atë barrierën e një muzike elitare me publikun, po barriera thyhet në radhë të parë me interpretime dinjitoze dhe me mënyrën se si ti ia prezanton publikut.

Aty ka vepra të jashtëzakonshme dhe unë doja të lidhja, të krijoja disa blloqe të historive më të bukura për këto vepra që do të luhen. Aty do të luhet edhe uvertura e Operas Carmen, do luhet edhe aria kryesore Habanera po këto janë vepra botërore, të cilat janë në majën e piramidës, janë në piedestal të muzikës klasike. Jo që publiku nuk i njeh, por unë dua dhe një publik të ri, se aty në një fushë të Drenovës do jetë koncerti.

Dua të jetë çdo njeri që të kuptojë pse është bërë kaq e fuqishme, pse Opera Carmen është Opera më e luajtur në botë. Në qoftë se do bëheshin statistikat e sa herë janë luajtur veprat operistike botërore, numrin e parë e ka Opera Carmen. Do flitet atje për një nga veprat më të bukura që është ‘Meditation’ i Jules Massenet të gjithë e njohim.

Ka shumë njerëz në publik që i njohin meloditë dhe nuk dinë kush është lidhja e Operas me veprën. Është pastaj një nga duetet më të bukura të Operas ‘La Camel’ që nuk është luajtur asnjëherë në Shqipëri. Dueti i luleve po ta dëgjojmë është në çdo publicitet internacional dhe ne nuk e dimë që vjen nga kjo Opera.

Janë vepra kaq të luajtura e të stërluajtura që kanë hyrë tashmë në repertorin që njeriu i dëgjon dhe nuk e di nga vjen kjo vepër. Doja të kishim një gërshetim të tillë të rrëfimit edhe të muzikës në skenë.

Në këtë edicion ‘MIK Festival’ jo vetëm që përkujton figurat më të rëndësishme të artit dhe kulturës shqiptare, por bënë bashkë dhe artistët e sotëm që e përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë jashtë përmes veprimtarisë së tyre, duke shkëlqyer në fusha të ndryshme.

EMISIONI I PLOTE:

Intervista- Neziraj: Komunikata për bashkëpunimin me teatrin e Beogradit, pjesë e një projekti hulumtues-artistik

Jeton Neziraj

 

Sandra Cvetkoviq

Nuk ka Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Qendrës Multimediale të Kosovës (Qendra Multimedia) dhe Teatrit Kombëtar në Beograd dhe as qyteti i Beogradit nuk do të “marrë frymë shqip”.

Po kështu, nuk ka asnjë shfaqje “Banjska – dhimbja dhe krenaria jonë”, e cila bazohet në fragmente nga një libër i supozuar se u shkrua nga Millan Radoiçiqi, ish-nënkryetar i Listës Serbe i cili mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë në veri të Kosovës. Nuk ka asnjë shfaqje kushtuar një familjeje shqiptare që merrej me tregtinë e oxhakpastruesve.

Njoftimi për media me këto pretendime dërguar mediave më 2 korrik nga Qendra Multimediale nga Prishtina, përndryshe një organizatë me fokus teatrin dhe letërsinë provokuese, është raportuar nga shumë media në Serbi, por edhe në Kosovë.

E gjithë kjo është pjesë e një projekti hulumtues dhe artistik, thotë në një intervistë me shkrim për Radion Evropa e Lirë, Jeton Neziraj, drejtor i kësaj qendre.

“Metodologjia e punës përfshin edhe forma të tilla ndërhyrjeje, le të themi ‘subversive’, ku testohen dhe analizohen reagimet e publikut dhe medias përmes krijimit të situatave në dukje realiste”, thotë Neziraj.

“Në rastin tonë njoftimi për memorandumin me Teatrin Kombëtar në Beograd, doli, përveç kësaj ndër të tjera, sa e hollë është fija që ndan stereotipin dhe racizmin e normëzuar në realitet, në një mjedis ku ato janë pjesë e vetëdijes kolektive”, shtoi ai.

Ky njoftim për bashkëpunimin e supozuar pasoi disa ditë pasi autoritetet serbe ndaluan mbajtjen e festivalit të bashkëpunimit kulturor kosovaro-serb “Mirëdita, dobar dan” në Beograd, pas një proteste të anëtarëve të grupeve të krahut të djathtë.

Radio Evropa e Lirë: Z. Neziraj, keni bërë një njoftim për gjoja bashkëpunimin “historik” të Qendrës suaj Multimediale (Qendra Multimedia) me Teatrin Kombëtar të Beogradit dhe realizimin e shfaqjeve me tematikë joreale. Mund të na thoni për çfarë bëhet fjalë?

Jeton Neziraj: Ajo që mediave në rajon u është përcjellë në formën e një komunikate, është pjesë e një projekti hulumtues-artistik, që po realizohet nga një grup artistësh në Prishtinë, të udhëhequr nga Qendra Multimedia. Metodologjia e punës përfshin edhe forma e intervenime të këtilla, të themi ‘subversive’, ku përmes projektimit të situatave në dukje të vërteta, testohen e analizohen reagimet e publikut, por edhe të medias.

Elementi performues në këtë rast është i zhvendosur në nivelet virtuale. Duke e njohur dhe pranuar si fillim hapësirën virtuale si hapësirë tashmë publike dhe duke e përdorur median si mjet dhe si ndërmjetësues, kjo ndërhyrje në hapësirën virtuale realizohet ndërmjet tekstit [komunikatës] dhe publikut-lexues si pranues e si ndërveprues.

Imagjinoni ato qindra emocione që gjenerohen te lexuesit dhe mënyrën se si imagjinata e tyre përpiqet të krijojë imazhe, të prodhojë rrëfime, t’u japë logjikë gjërave që thuhen në komunikatë, e të tjera.

Përtej kësaj, janë pastaj forumet e rrjeteve sociale, ku njerëzit e debatojnë lajmin dhe kështu, performanca zhvendoset në një teren tjetër – duke krijuar një ndërveprim ndërmjet njerëzve.

Pra, ka disa nivele të cilat janë të ndërlidhura e të cilat janë të gjitha pjesë të këtij ‘ekosistemi’ performativ, të cilin ne e synojmë dhe e gjenerojmë me intervenimin tonë.

Të them edhe se një ‘metodologji’ të këtillë të ‘provokimit të opinionit’ e kemi përdorur disa herë më përpara, madje qysh në vitin 2012, kur patëm realizuar shfaqjen “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”. Por, e kemi përdorur edhe para disa vitesh, kur patëm paralajmëruar ardhjen e shkrimtarit Peter Handke në Kosovë – në kohën kur ai ishte shpallur person non grata dhe ishte krejtësisht i padëshirueshëm në Kosovë.

Këto intervenime i bëjmë kryesisht për të parë e analizuar mënyrën se si reagon publiku, mediat e politika, ndaj temave të caktuara”.

Për shfaqjen “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”, ne patëm nisur tri komunikata për media që patën marrë jehonë të madhe. Në to, ne ‘konfirmonim’ se shfaqjen po e realizonim në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe se Hashim Thaçi, asokohe kryeministër, ishte kumbar i shfaqjes. Për më tepër, patëm thënë se ai do të udhëtonte me ekipin e shfaqjes në Beograd dhe se do të luante edhe në shfaqje, e se kjo kishte qenë ëndrra e tij qysh si fëmijë. Asokohe, ky intervenim subversiv i yni nuk pati kaluar pa telashe.

Qeveria pati provuar fuqishëm ta censurojë shfaqjen, por nuk ia doli. Kur shfaqja u dha në Teatrin Kombëtar të Kosovës, qe bërë nën masa të rrepta policore.

“U dëshmua se sa e hollë është fija që ndan stereotipin dhe racizmin e normëzuar në realitet”

Radio Evropa e Lirë: Cili ka qenë qëllimi i këtij “intervenimi”?

Jeton Neziraj: Këto intervenime i bëjmë kryesisht për të parë e analizuar mënyrën se si reagon publiku, mediat e politika, ndaj temave të caktuara. Ato reagime na shërbejnë pastaj në procesin tonë kreativ. Ne, në disa raste përdorim personazhe reale, që kanë funksione publike dhe që përfaqësojnë një institucion të caktuar, në raste të tjera krijojmë e prodhojmë ‘fakte’ që duken si të vërteta por që nuk janë, mirëpo më së tepërmi përdorim elementin satirik për t’ua dhënë edhe ‘hijen e dyshimit’ ‘fakteve’ që paraqesim. Por, nuk është fare qëllimi të demonizojnë askënd, as mediet e askënd tjetër.

Intervenimet e këtilla që bëjmë, funksionojnë mirë, sepse kanë brenda vetes edhe elementin provokues. Rezultati është mahnitës, në disa aspekte.

Në rastin e komunikatës sonë mbi memorandumin me Teatrin Kombëtar në Beograd, u dëshmua, ndër të tjera, se sa e hollë është fija që ndan stereotipin dhe racizmin e normëzuar në realitet, në një ambient ku ato janë pjesë e vetëdijes kolektive.

Fare pak njerëzve që komentonin në rrjete sociale u binte në sy elementi racist (si ai për ‘shqiptarët që nuk kanë teatër’, por që paskan ‘folklor të pasur’), apo riprodhimi i stereotipit për shqiptarët në Beograd si oxhak-fshirës e sharrëxhinj, si stereotip që synon reduktimin kulturor e social të një populli. Të thuash se ‘shqiptarët nuk kanë teatër’, ose ‘shqiptarët nuk dinë çka është teatri’ është racizëm, racizëm kulturor apo sido që ta definojmë. Dhe, kur një fjali e këtillë ‘thuhet’ nga “Ministria e Kulturës në Serbi”, ajo bëhet e besueshme dhe gati-gati normale dhe konotacioni i saj racist bëhet i pahetueshëm. Pse? Sepse një qasje e këtillë e dominon diskursin zyrtar të Qeverisë atje.

Njerëzit, me komentet e tyre në rrjetet sociale, më shumë (shumë më shumë) alarmoheshin që po ndodhte ky bashkëpunim dhe se “Teatri Kombëtar në Beograd po ‘përlyhet’ nga shqiptarët, e medet, “Beogradi do të frymojë shqip’! Pra, alarmoheshin për këtë ‘degradim’ kombëtar dhe vajtonin se “sa poshtë ka rënë Serbia’ që po toleruaka shfaqje të shqiptarëve në Beograd.

“Çka nëse Teatri Kombëtar në Beograd do të frymonte shqip ca ditë, me 3-4 shfaqje nga Kosova?”

Ndërsa në një univers tjetër, normal, mbajtja e Javës së Teatrit të Kosovës në Beograd, në Teatrin Kombëtar, do të duhej të ishte gjëja më normale. Çka nëse Teatri Kombëtar në Beograd do të frymonte shqip ca ditë, me 3-4 shfaqje nga Kosova? Çfarë ka të keqe nga një gjuhë e shtetit fqinj? Pse gjithë ai alarm e mllef, pse gjithë ajo paranojë nacionale? Madje, vetë Teatri Kombëtar do të duhej të punonte dhe të këmbëngulte që ajo gjë të ndodhte.

Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur, jo për sa të kemi një Serbi të këtillë, që drejtohet nga një politikë e papërgjegjshme, antidemokratike dhe e cila ende projekton ëndrra hegjemoniste.

Të shtoj edhe se komunikata u është përcjellë edhe mediave në Kosovë e Shqipëri. Pra, ne kemi adresuar dhe ambientin kosovar, që po ashtu është i kontaminuar politikisht dhe pothuajse po aq i ngarkuar e obsesionuar me çfarëdo që ka të bëjë me serbët e Serbinë, dhe se nuk është se ka ndonjë entuziazëm për bashkëpunimin kulturor, përkundrazi, sikur të mundnin do ta ndalnin – por natyrisht nuk munden.

Duke përdorur diskursin ekzistues në Kosovë e në Serbi, ne kemi prekur një nerv te publiku, që duke i ‘alarmuar rrejshëm’ e nxit mendimin kritik, i emancipon eventualisht, mu siç bën teatri, që thuhet se e krijon ‘historinë’ në skenë para se ajo të ndodhë në realitet.

Ka, natyrisht, edhe shumë nivele e shtresa që dalin nga ky intervenim i yni artistik, por që mund t’i shpalosim në një rast tjetër, kur mund të kemi hapësirë më të gjerë.

Radio Evropa e Lirë: Si e komentoni faktin që mediat e kanë publikuar komunikatën?

Jeton Neziraj: Komunikatën e kemi dërguar nëpërmjet kanaleve zyrtare të Qendrës Multimedia, përndryshe ajo nuk do t’i shërbente këtij procesi hulumtues dhe intervenimit që e kishim planifikuar. Prandaj, është krejt normale që edhe media të përgjegjshme e kredibile të bien pre e këtij intervenimi tonë artistik, dhe kjo nuk duhet të shihet si dobësi, përkundrazi, është krejt normale të merret e mirëqenë një komunikatë kur vjen nga institucione e njerëz kredibilë.

Radio Evropa e Lirë: Disa media që raportuan për lajmin, e fshinë atë, ndërsa të tjera deklaruan se po përhapni gënjeshtra, se keni publikuar citate të sajuara nga drejtori i Teatrit Kombëtar në Beograd, Svetisllav Gonciq, por askush nuk ka prova për këto pretendime në lajmet e tyre. A është i vetëdijshëm Gonciq që është pjesë e eksperimentit tuaj dhe nëse jo, a keni frikë nga një proces gjyqësor?

Jeton Neziraj: Së pari, unë nuk jam autor i komunikatës që u është përcjellë mediave. Unë jam njëri nga artistët e përfshirë në këtë projekt hulumtimi e intervenimi artistik.

Së dyti, nuk besoj që një artist do të mund të paditej për një vepër artistike. Se me atë rast, do ta përdorja argumentin e mikut të Serbisë, Peter Handke, që thotë se “gjithçka është letërsi”.

E tërë kjo që është bërë me komunikatë është një performancë artistike – rrjedhimisht një vepër arti. Me një dallim që, Peter Handke e përdor letërsinë si mburojë për qëndrimet e tij fashiste, ndërkohë që ne, thjesht e kemi provokuar opinionin për një kauzë thellësisht demokratike, e që i shërben, në afatgjatë, pajtimit e paqes mes dy popujve tanë.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë reagimesh të tjera keni hasur?

Jeton Neziraj: Kemi shënuar edhe plot komente entuziaste, të njerëzve që komunikatën e kanë besuar si të vërtetë dhe si diçka më se të mundshme, e të cilët i gëzohen avancimit të marrëdhënieve kulturore Kosovë – Serbi. Dhe, kjo ishte inkurajuese dhe tregon që masat nuk janë homogjene në vjelljen e vrerit nacional, por që ka edhe zëra të arsyeshëm që u ka ardhur në majë të hundës urrejtja e mosdurimi nacional. Këta janë [nga] shtresa të emancipuara, njerëz përparimtarë, të hapur dhe tolerantë, janë njerëz që eventualisht mund ta sjellin ndryshimin, nëse u jepet hapësira, nëse kanë hapësirë për të vepruar. Nuk janë pak, prandaj, ka shpresë.

Radio Evropa e Lirë: Sa larg në realitet janë Qendra Multimedia dhe Teatri Kombëtar i Beogradit për nga bashkëpunimi?

Jeton Neziraj: Shumë afër, por edhe shumë larg, në të njëjtën kohë. Ne, siç e dini, kemi luajtur e kemi bashkëpunuar me teatro të ndryshëm nga bota, duke përfshirë edhe Teatro della Pergola, që është Teatër Kombëtar i Italisë dhe njëri nga teatrot më të vjetët në Itali, kemi bashkëpunuar me teatrin Volksbühne nga Berlini, Teatrin Kombëtar të Sarajevës, La MaMa-n nga Nju Jorku, Piçolo Teatro di Milano, Théâtre Vidy-Lausanne e Volkstheater të Vjenës, ndër të tjera.

Pra, një grimë kredibiliteti artistik edhe e kemi. Megjithatë, kredibiliteti artistik nuk është kushti i një bashkëpunimi të mundshëm me Teatrin Kombëtar në Beograd.

Teatri Kombëtar në Beograd është institucion publik dhe, fatkeqësisht, është pjesë e politikave shtetërore të Serbisë, e të cilat, siç e dimë, janë kundër çdo bashkëpunimi me artistë e institucione kulturore nga Kosova – dhe këtë gjë e bënë të dukshme veçanërisht tani me ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”.

Por, përtej këtij qëndrimi zyrtar, është edhe arroganca, snobizmi legjendar e besa edhe një lloj racizmi kulturor i trashëguar i një pjese të elitës kulturore në Beograd, që më përpara do të mund ta imagjinonin prezencën e një alieni rrugëve të Beogradit, se sa një shfaqje në gjuhën shqipe në Teatrin Kombëtar në Beograd.

Para disa vitesh, kur patëm luajtur atje “Romeo e Xhulieta” të Miki Manojloviqit, me aktorë serbë e shqiptarë, rojet e teknikët ndiheshin të fyer, madje si të zhburrëruar me prezencën tonë, njëlloj ‘zhburrërimi nacional’ që u vinte nga pafuqia për të bërë diçka (lexo. për ta ndaluar shfaqjen).

E kundërta ka ndodhur, ta zëmë, herën e fundit kur në teatrin Bitef luajtëm ‘The Handke Project’. Teknikët dhe të gjithë njerëzit në teatër kanë qenë super dashamirës dhe të sjellshëm. Ata thoshin që kur kanë qenë në Kosovë, ne jemi sjellë mirë dhe jemi kujdesur për ta, prandaj e ndienin si një lloj ‘kthimi të borxhit’. Çfarë shembulli i bukur.

Por, që t’i kthehem pyetjes: ne në atë intervenimin tonë e kemi marrë Teatrin Kombëtar në Beograd vetëm si mostër përfaqësimi e mendësie politike, por që, artistikisht, e konceptualisht, e edhe politikisht, ne jemi aleat i skenës së pavarur kulturore në Beograd, e këtu i referohem Qendrës për Dekontaminim Kulturor, Heartefakt-it, Asociacionit Krokodil, Beton-it, Ah Ahilej, etj.

“Serbia fatkeqësisht akoma nuk është çliruar nga fantazmat e luftës”

Radio Evropa e Lirë: Autoritetet serbe urdhëruan anulimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, i cili prej vitesh promovon bashkëjetesën, kulturën dhe traditën e serbëve dhe shqiptarëve, për shkak të protestave të të djathtëve dhe tifozëve në Beograd. Çfarë thotë dhe çfarë duhet ndryshuar apo bërë që në të ardhmen të mbahet pa incidente apo kërcënime ndaj organizatorëve?

Jeton Neziraj: Kjo që ndodhi me festivalin “Mirdita, dobar dan!”, s’është veçse epilogu i një skenari që pritej se do të ndodhte. Serbia, kam frikë, po futet në një fazë të re të radikalizimit shoqëror e politik, dhe po i kthehet folesë së dikurshme – nacionalizmit primitiv, që ta kujton periudhën e viteve ‘90. Shembulli me “Mirdita, dobar dan” dëshmon që Serbia fatkeqësisht akoma nuk është çliruar nga fantazmat e luftës, madje, ato po ushqehen, po frymëzohen dhe po inkurajohen të zgjohen.

Kjo është vërtet, dëshpëruese – madje e frikshme. Pasojat e kësaj skizofrenie politike atje, më së pari do t’i paguajë vetë shoqëria serbe. Në fakt, ata veçse po i paguajnë, pa qenë të vetëdijshëm. Sepse, aparati shtetëror i propagandës ka vite që punon, prodhon armiq të rremë – që në këtë rast janë shqiptarët, por jo të vetmit. Niveli i propagandës nuk dallon nga ai i viteve ‘80 dhe ’90, vetëm taktikat janë ndërruar. Nuk ka më “burra serbë të cilëve shqiptarët ua fusin shishet në b***”, nuk ka më “gra serbe që dhunohen”, nuk ka më fotografi “të grave serbe që me pushkë në krah, me foshnje në gji e kënata në duar, shkojnë të mbushin ujë”.

Tani ka lajme të çdosekondshme në paçavuret e ashtuquajtura tabloide, për “jetë të vështirë të serbëve në Kosovë”, lajme për “shqiptarët që terrorizojnë serbët e Kosovës”, ka lajme për “serbët që s’mund t’i tërheqin dinarët e tyre, por medet, duhet t’i konvertojnë në euro”… dhe krejt kjo përkthehet në “vuajtje”, të cilën, natyrisht ata ua faturojnë shqiptarëve dhe “djajve” të tjerë si ata. Në media në Serbi rrallë, tepër rrallë, gjendet ndonjë shembull për shqiptarët e serbët në Kosovë që diku ndoshta edhe bashkëjetojnë normalisht.

Ky lloj demonizimi që atje i bëhet Kosovës, që u bëhet shqiptarëve, që politika serbe, përmes mediave që i kontrollon, e bën me kaq ngulm, në fakt, është mjet kontrolli politik, është mjet dhe taktikë që ata kanë zgjedhur për ta ushqyer e mirëmbajtur pushtetin e tyre. Në dëm të Kosovës, por mbi të gjitha, në dëm të Serbisë. Në dëm të demokracisë dhe të emancipimit politik e shoqëror atje.

Radio Evropa e Lirë: Nuk pati reagime nga skena e artit në Serbi lidhur me festivalin “Mirëdita dobar dan”… Si e komentoni?

Jeton Neziraj: Në të vërtetë, kam parë disa reagime shumë të fuqishme. Sasa Iliq ka pasur një shkrim fantastik në Pescanik, ta zëmë, por ka pasur edhe reagime, mbështetje e zëra kritikë dhe në rrjete sociale, kryesisht nga artistë të kampit të skenës së pavarur kulturore.

Kam frikë që në Serbi, ajo pak skenë e pavarur kulturore që ka ngelur, është duke luftuar në shumë fronte, dhe është e natyrshme që ndonjëherë nuk ia del t’ia japë fokusin dhe vëmendjen një ngjarjeje a fenomeni. Ta zëmë, puna që bën asociacioni Krokodil është e jashtëzakonshme! Hapësirat e tyre janë shpesh cak i grafiteve të huliganëve, por ata bëjnë një punë të pandalshme, me dedikim dhe qartësisht emancipuese, të orientuar kah promovimi i bashkëpunimit rajonal dhe krijimi i një klime demokratike në Serbi.

Radio Evropa e Lirë: Kosova para disa muajsh ia ndaloi hyrjen edhe aktorit nga Serbia, Nenad Jezdiq. Ai është dashur të interpretojë në Graçanicë shfaqjen “Libri i Milutinit” dhe ju ishit i vetmi nga publiku shqiptar në Kosovë që keni reaguar lidhur me këtë. Pse është kështu?

Jeton Neziraj: Shumica e njerëzve edhe te ne, me qejf, nuk do të lejonin në Kosovë asgjë që vjen nga Serbia, pra as edhe një shfaqje teatri. Pak njerëz duan ta kuptojnë që këtu ka një komunitet serb, i cili ka edhe nevoja kulturore, e të cilat janë të domosdoshme për mirëqenien e tyre, madje për ekzistencën e tyre. Natyrisht, këtu ka plot ‘hajvanë’, që sikur të mundnin, edhe do t’i përzinin [dëbonin] edhe këta pak serbë që kanë mbetur në Kosovë. Por, ngaqë nuk munden, atëherë së paku përpiqen të çirren nëpër rrjete sociale, të shajnë e të fyejnë. Atyre ditëve kur kritikova ndalesën për hyrje në Kosovë që autoritetet e Kosovës ia bënë shfaqjes “Libri i Milutinit”, mora me dhjetëra kërcënime.

Dhe, ishte hera e parë që u ktheja përgjigje ‘majmunëve’ që më shkruanin dhe më shanin privatisht. U shkruaja, disave me mirësjellje, e të tjerëve ua shaja edhe unë nënë e babë. Kërcënimet u nxitën duke iu falënderuar disa mediave në Kosovë – sepse, ta themi qartazi, edhe mes mediave këtu ka shumë bërllok. E në një peizazh të këtillë, armiqësor, vërtet nuk pres që as ndokush nga skena kulturore në Kosovë ta ngritë zërin e arsyes, kur një shfaqje teatri, cilado qoftë ajo, të ndalohet.

Njerëzit preferojnë të heshtin, të qëndrojnë neutralë. Kjo është ajo gjendja e ‘vegjetacionit politik e aktivist’ që shumica e artistëve këtu e kanë kultivuar dhe e mirëmbajnë të patrazuar. Megjithatë, me krejt këtë anë të errët, peizazhi politik e social në Kosovë ka një përparësi, në raport me atë në Serbi. Unë, thjesht, nuk mund ta imagjinoj situatën në të cilën 100 të rinj në Prishtinë do të mblidheshin për të protestuar kundër një ngjarjeje kulturore serbe – cilado qoftë ajo – siç bënë në Beograd me “Mirëdita, dobar dan” .

Mendoj që, në këtë drejtim, Kosova është një hap më përpara Serbisë – disa hapa madje. Dhe kjo – më falni, por është shenjë e pjekurisë dhe emancipimit social e politik, dhe kjo nuk është pak për një shoqëri të traumatizuar nga lufta. Është kapërcim i madh, transformim social që duhet kredituar si vlerë.

Radio Evropa e Lirë: Artistët shqiptarë nga Kosova dhe artistët serbë nga Serbia bashkëpunojnë – ka pasur bashkëpunim edhe për shfaqje dhe për festivale. Por, duket se nuk ka bashkëpunim mes artistëve serbë dhe shqiptarë nga Kosova. Pse?

Jeton Neziraj: Bashkëpunimi mes artistëve shqiptarë dhe serbë nga Serbia ka pasur një “periudhë të artë”, intensive, deri ndoshta para fillimit të pandemisë. Ky trend është zvetënuar dhe kjo s’ka të bëjë shumë me pandeminë, por me ndryshimin e klimës politike në Serbi. Ndërkohë, bashkëpunim ndërmjet artistëve shqiptarë dhe serbë të Kosovës ka pasur fare pak dhe rrallë. Edhe kur ka pasur, ai ka qenë i reduktuar në projekte aktivizmi, të ndërtimit të mirëbesimit, tolerancës e kështu me radhë.

Duhet ta themi që shumica e artistëve serbë nga Kosova, karrierën e tyre e vazhdojnë në Beograd, pra, nuk është se ka numër të madh të tyre në Kosovë. Dhe ky është një problem real, praktik. Ndërkohë, të themi që edhe një pjesë e tyre hezitojnë të përfshihen në aktivitete të përbashkëta kulturore me artistë shqiptarë, sepse, të ngarkuar me diskursin politik “antipavarësi të Kosovës”, ata kanë frikë që duke u përfshirë, i kontribuojnë kështu pavarësisë së Kosovës. Pra, mosbashkëpunimi (dhe jo vetëm i artistëve) është si akt i tyre refuzues për një realitet që ata nuk e pranojnë e nuk duan ta njohin. Kështu, së paku, e kuptoj unë.

Radio Evropa e Lirë: Së fundi, z.Neziraj, si do t’i përshkruanit marrëdhëniet aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, a po shkojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve, siç e quan Bashkimi Evropian?

Jeton Neziraj: Kam frikë që Kosova e edhe Serbia po shndërrohen në ishuj të izoluar politikë, që jo vetëm se janë në armiqësi me njëra-tjetrën, por janë edhe në armiqësi me krejt botën. Me mënyrën se si funksionojnë, se si i janë qasur organizimit të shtetit dhe implementimit të demokracisë, më shumë gravitojnë kah një model hibrid, që navigon mes demokracisë dhe autoritarizmit. Ato duan edhe të organizojnë zgjedhje të lira e demokratike, por ndërkohë edhe vjedhin vota në ato zgjedhje. Ato duan që të kenë shtyp të lirë, por në të njëjtën kohë, edhe i mbajnë në xhep shumicën e mediave. Dhe, është e njëjta gjë edhe për sa i përket artit e kulturës. Të gjithë thonë se e duan diversitetin kulturor, por po ashtu irritohen kur një shfaqje nga vendi fqinj jepet në teatrot e tyre. Prandaj, normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi do të ndodhë kur të dyja vendet do të jenë plotësisht demokratike, ose së paku, më demokratike se sa që janë tani.

Pra, pa një “normalizim” të brendshëm politik e social, nuk shoh se mund të lëvizim në drejtim të normalizimit tjetër të madh Kosovë-Serbi.

U sulmua nga peshkaqenët teksa bënte sërf, ndërron jetë në mënyrë tragjike aktori i njohur i Piratëve të Karaibeve

Aktori i “Pirates of the Caribbean” Tamayo Perry, ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, pas një sulmi nga peshkaqeni në Hawaii.

Perry, i cili gjithashtu u shfaq në Blue Crush dhe Hawaii Five-0, ishte duke bërë sërf në plazhin Malaekahana në ishullin Havai të Oahu, kur vdiq të dielën pasdite.
Shërbimet lokale të urgjencës thanë se ata u thirrën në orën 13:00, pasi një ishte plagosur për vdekje nga një peshkaqen dhe përdorën një jetski për të nxjerrë trupin e Perry-t nga oqeani.
Ushtruesi i detyrës së shefit të Honolulu Ocean Safety, Kurt Lager, tha në një konferencë për shtyp se Perry ishte roje shpëtimi dhe sërfist profesionist. Ai njihej si një njeri i dashur nga të gjithë dhe i njohur në të gjithë botën dhe në Oahu’s North Shore.
Tamayo Perry ishte pjesë në serinë e katërt të Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides, ku portretizoi një nga kërkuesit krah Penélope Cruz dhe Johnny Depp.
Ai vlerësohet gjithashtu si një interpretues marifet në filmin e Oëen Ëilson surfing The Big Bounce, përshtatur nga romani i Elmore Leonard. gsh

1979- Vaçe Zela duke kënduar për publikun e Firences këngën “Firenze sogna”

Vaçja jonë e madhe duke kënduar për publikun e Firences, këngën italiane “Firenze sogna” gjatë një turi në Itali në vitin 1979

Kjo këngë e kompozuar nga kantautori Cesare Cesarini në 1939-ën, është interpretuar edhe nga artistët Carlo Buti, Narciso Parigi, Claudio Villa e Luçiano Pavarotti, por Vaçja jonë nuk mbetet më pas me emocionet që i dhuron publikut ❤
Sull’Arno d’argento
si specchia il firmamento
mentre un sospiro e un canto
si perde lontan.
Dorme Firenze
sotto il raggio della luna,
ma dietro ad un balcone
veglia una madonna bruna.

Një kujtim nga aktorja dhe këngëtarja franceze Anna Karina – Nga Ylli Demneri

Nuk e di nëse ajo shkon shpesh në atë restorant, por di që sa herë kam shkuar e kam parë aty. Në të njëjtën tavolinë, në të njëjtin vend. “Ktheje kokën me kujdes. Ajo gruaja me kapelë që është ulur pranë shtyllës është Anna Karina. Ka luajtur në filmat e Godart-it. Ajo bukuroshja aq fotozhenike”, i thashë personit që ishte me mua kur e pashë për herë të parë. E njoha menjëherë, edhe pse kishin kaluar gati 50 vjet nga imazhi i saj në filmat e Godarit-it.
Në ditët tona shumë pak e njohin Anna Karinën. Për aq herë që e kam gjetur në atë restorant, asnjëherë nuk kam parë klientë të kthejnë kokën apo t’i kërkojnë autograf.
Një autograf nga e famshmja Anna Karina, heroina e filmave “À bout de souffle”, “Petit Soldat”, “Une femme est une femme”, “La Religieuse de Didero”t, “Vivre sa vie”, “Pierrot le fou”, etj.
Më shkonte mendja kur e shikoja aq pranë, por, në përgjithësi, autografet nuk më interesojnë dhe as doja ta besdizja.
Më shumë se rolet e saj, çka më kishte lënë mbresa kishte qenë një emision ku Anna Karina dhe Jean-Luc Godart, me të cilin kishte njohur historinë më të fortë të dashurisë dhe kishin bashkëjetuar disa vite, po takoheshin pas 20 vjetësh ndarje, pa komunikuar asnjëherë. Ndërsa drejtuesi i emisionit i bën që të kujtojnë disa çaste nga e kaluara, ajo, në një moment, e mbytur nga emocionet, me sytë e mbushur me lot, ngrihet dhe ikën. Pa thënë asnjë fjalë. Aty pashë për herë të parë një dashuri të pacenuar nga koha.
Sot qëlloi që isha përballë saj në restorant. E vështroja herë pas here. Edhe ajo më vështronte. Ishte nga ato vështrimet e ish-yjeve që kërkojnë të dinë nëse janë ende të njohur. Por diskrete. Kur u ngrita për të dalë, ajo më vështroi e buzëqeshi. Një buzëqeshje e ëmbël. Shumë e ëmbël. Aq sa më bëri të ndalem, të hap çantën e të nxjerr bllokun e shënimeve duke i thënë se buzëqeshja juaj më shtyu t’ju shqetësoj për t’ju kërkuar një autograf. Sytë e saj shkëlqyen dhe në njërën nga faqet e bllokut shkroi : “Ulysse-it (pseudonimi im) me gjithë zemër, Anna Karina”. Duke vizatuar një zemër në vend të fjalës. E quajtur Hanne Karin Bayer, Anna Karina ishte emri që Coco Chanel ia kishte dhënë kur ajo kish ardhur nga Danimarka në Francë në moshën 17-vjeçare.
I intriguar nga gjuha që po flisnim (isha me nipin tim), i shoqi që ishte më pranë nesh më pyeti se nga ishim me origjinë. Dhe, si gjithmonë, kur brezit të tyre (70-75 vjeçarë) i thua se je shqiptar, gati të gjithë do të thonë se para shumë vitesh gjatë pushimeve në Korfuz, pa dashje kishin shkelur në ujërat shqiptare e të tmerruar kishin parë ushtarë që u kishin drejtuar automatikët duke thirrur : “Albania ! Albania ! “
Aq u desh për të biseduar rreth 10 minuta, duke u ndarë si miq të vjetër… dhe, me një puthje të dhënë me dorë nga vetë Anna Karina !
18 dhjetor 2015
(Marrë nga libri “Bloc-notes)

Ndërron jetë aktorja e famshme franceze Anouk Aimée

Anouk Aimée, e lindur në Nicole Dreyfus, këtu në një imazh të vitit 2006

Aktorja franceze, protagoniste e filmit “A Man, a Woman” të Lelouch dhe “La Dolce Vita” të Fellini, ishte 92 vjeçe.

VOAL- Ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare aktorja franceze Anouk Aimée, protagonistja e paharrueshme e filmit “La Dolce Vita” të Federico Fellini-t përkrah Marcello Mastroianni-t dhe Anita Ekberg-ut. Ndër filmat në të cilët ajo ishte protagoniste është edhe ‘Një burrë, një grua’, me regji të Claude Lelouch.

“Me vajzën time, Galaad, dhe mbesën time, Mila, kemi trishtimin e jashtëzakonshëm që njoftojmë ndarjen nga jeta të nënës sime, Anouk Aimée”: ky është postimi në Instagram me të cilin vajza e aktores, Manuela Papatakis, njoftoi vdekjen e aktoreS. “Isha pranë saj kur ajo u largua sot në mëngjes nga shtëpia e saj në Paris,” shton vajza e saj.

Anouk Aimée, ikona shumë e njohur, por e vërtetë në Itali dhe Francë, ka bërë filma me Federico Fellini, Claude Lelouch, Jacques Demy, Sydney Lumet, George Cukor, Julien Duvivier dhe shumë regjisorë të tjerë të mëdhenj. Ajo ka lindur në Paris në vitin 1932 dhe emri i saj i vërtetë ishte Nicole Dreyfus.ATS/RSI

Duke dëgjuar muzikën e padëgjuar të Wu-Tang Clan, albumin më të rrallë në botë

Brenda një kutie argjendi të gdhendur me dorë, të ekspozuar në një muze australian, gjendet albumi më ekskluziv, më i vlefshëm dhe ndoshta më famëkeq në botë.

Dhe këtë fundjavë, u bëra një nga të paktët me fat në planet që e kam dëgjuar atë.

Regjistruar në fshehtësi mbi gjashtë vjet nga grupi i hip-hop-it, Wu-Tang Clan, albumi “Once Upon a Time in Shaolin” u krijua për të qenë një pjesë e arteve të bukura.

Ekziston vetëm një kopje e vetme e CD-së – dhe bashkë me të vjen një përcaktim ligjor që pronari nuk mund t’i publikojë 31 këngët deri në vitin 2103.

Regjistri, i cili përmban nëntë anëtarët e mbijetuar të grupit, është aktualisht i huazuar nga Muzeu i Artit të Vjetër dhe të Ri (Mona) të Tasmanisë – një galeri kaq e njohur për artin e saj tërheqës, sa disa e quajtën “Tempulli i Çuditshëm” i Australisë.

E konceptuar fillimisht gjatë pandemisë, ekspozita e re e muzeut Namedropping eksploron pse njerëzit ndjekin gjërat që sinjalizojnë status dhe famë. sn

Image


Send this to a friend