VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mik, Mihal, Mall -Përparim Kabo kujton regjisorin e shquar Mihal Luarasi në 90-të vjetorin e lindjes!

By | September 16, 2019

Komentet

Më 15 tetor 1944 lindi politikani i shquar Sali Berisha

Sali Berisha (15 tetor 1944, Viçidol) është një kardiolog dhe politikan shqiptar që shërbeu si presidenti i dytë i Shqipërisë në vitet 1992 – 1997, dhe presidenti i parë i zgjedhur nga një parlament i dalur nga zgjedhjet të lira demokratike pas rënies së regjimit komunist. Berisha qe edhe kryeministër i Shqipërisë nga 2005 deri më 2013. Ka qenë kryetar i Partisë Demokratike dy herë, në periudhën 1991 – 1992 dhe sërish nga 1997 gjer më 2013. Disa herë u zgjodh deputet në Kuvendit të Shqipërisë.

Berisha e braktisi karrierën e tij si kardiolog dhe profesor i universitetit për t’u bërë lideri i Partisë Demokratike.

Biografia

U lind në fshatin Viçidol në prefekturën e Kosovës (çka territorialisht sot është Qarku i Kukësit) në një familje besimtarësh muslimanë, i biri i Ramës dhe Sheqeres. Saliu u lind pas vëllait të madh, Selimit dhe të motrës, Hajries. Për të lexuar e mësoi e motra, kur ai vetë ka qenë 5 vjeç. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tiranë, kur teknikumi mjekësor ndodhej tek Medreseja. I apasionuar pas letërsisë dhe historisë, më 1963 nisi studimet për mjekësi në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua më 1967.

Në vitin 1978 fitoi një bursë nëntë mujore nga UNESCO për studime të avancuara dhe trajnime në Paris. Pasi përfundoi me sukses studimet e avancuara në Paris, drejtoi një program kërkimor për hemodinamikat.

Në vitet ’70 u emërua pedagog në Universitetin e Tiranës. Gjatë viteve 1980 – 1990 publikoi libra studimorë, tekste universitare dhe artikuj shkencorë në fushën e kardiologjisë brenda dhe jashtë vendit.

Në vitin 1986 u zgjodh anëtar i Komitetit Evropian për Kërkime Mjekësore me qendër në Kopenhagë, për kërkimin në shkencat mjekësore. Më 1989 iu dha titulli Profesor në Universitetin e Tiranës.

Mbas vdekjes së diktatorit komunist Enver Hoxha, Berisha shpresonte që pasardhësi i tij Ramiz Alia do të zbuste politikën e ashpër staliniste të paraardhësit të tij dhe do të inkurajonte ndryshimet. Por bashkë me një numër në rritje të intelektualëve, studentëve dhe të rinjve punëtorë ai mbeti i zhgënjyer kur këto shpresa nuk u realizuan. Në vitin 1989 kur vendet e Evropës Lindore filluan të përmbysnin komunizmin Sali Berisha dhe mbështetësit e tjerë të reformave dolën më hapur në thirrjet e tyre për ndryshime në Shqipëri.

Në tetor të vitit 1989 në një intervistë me Televizionin Shqiptar të kontrolluar nga shteti ai i kërkoi regjimit të fillojë një program të gjerë liberalizimi, por intervista e regjistruar nuk u transmetua në televizion. Në gusht të vitit 1990 në një takim të disa intelektualëve shqiptarë me Ramiz Alinë Berisha kërkoi lejimin e sistemit shumëpartiak dhe ekonominë e tregut. Në një artikull të botuar në gazetën “Bashkimi” më 17 shtator 1990 Berisha dënoi ato që ai i quante ”reforma kozmetike” të regjimit të Alisë. Pa pluralizëm politik, theksonte ai, nuk mund të ketë demokraci të vërtetë në Shqipëri. Në dhjetor të vitit 1990 ai iu bashkua që në ditën e parë demonstratave të studentëve të cilat e detyruan regjimin të lejonte sistemin shumëpartiak. Me krijimin e partisë së parë anti-komuniste, Partisë Demokratike, ai ishte një nga drejtuesit kryesorë të saj dhe në shkurt të vitit 1991 ai u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike. Sali Berisha ka qenë zgjedhur deputet i parlamentit në 1991, 1992, 1997, 2001, 2005 dhe 2009.

Jeta politike
President (1992-1997)

Pas zgjedhjeve të para të lira në Shqipëri, Berisha u zgjodh President i Republikës më 9 prill 1992. Gjatë mandatit si President i Republikës së Shqipërisë, Shqipëria u hap ndaj perëndimit; ajo u bë anëtare e Këshillit të Evropës në vitin 1995; nënshkroi Marrëshveshjen për Paqe dhe Partneritet në vitin 1993 dhe vendosi bashkëpunim të ngushtë me vendet e BE-së dhe ShBA-në. Të gjitha ligjet e diktaturës komuniste u zëvendësuan me ligje të reja të standardeve evropiane dhe u krijuan institucione të reja si Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që nuk ekzistonin më parë.

Rënia e skemave piramidale në fund të viti 1996, në të cilat shqiptarët humbën miliona dollarë, çoi në demonstrata në të cilat njerëzit akuzonin qeverinë për vjedhjen e parave. Trazirat e krijuara si rezultat i kësaj në fillim të vitit 1997 e detyruan Berishën të dekretonte zgjedhjet e parakohshme në qershor 1997. Këto zgjedhje u fituan nga opozita dhe pas kësaj Berisha dha dorëheqjen si President.

Kryetar i opozitës (1997-2005)

Më pas Berisha ri-zgjidhet Kryetar i Partisë Demokratike dhe këtë pozicion e mban nga viti 1997 deri, i rizgjedhur në prill 2005 deri në 26 qershor 2013.

Në vitin pasues Berisha e fut Partinë Demokratike në koalicion me partitë e qendrës së djathtë dhe në zgjedhjet e përgjithshme politike të mbajtura në pesë raunde në periudhën qershor-gusht 2001 zgjidhet drejtues i koalicionit. Megjithëse misioni vëzhgues ndërkombëtar OSBE / ODIHR i quajti këto zgjedhje të manipuluara, koalicioni fitoi 37 % të votave.

Kryeministër (2005-2013)

Me 3 korrik 2005, koalicioni prej pesë partive të qendrës së djathtë i drejtuar nga Sali Berisha ja arrinë që të fitojë një mazhorancë prej 74 deputetësh nga 140 gjithsej në Kuvend dhe më 8 shtator 2005 me shumicë prej 81 votash të deputetëve zgjidhet Kryeministër i Shqipërisë. Më 4 prill 2009 Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota në NATO. Kjo u arrit falë reformave të kryera të qeverisë Berisha. Sipas revistës së mirënjohur amerikane Forbes Shqipëria ishte pothuajse i vetmi vend në Europë qe kishte rritje ekonomike dhe e konsideron Berishën si arkitektin e suksesit ekonomik të Shqipërisë.

Më 28 qershor 2009 u mbajtën zgjedhjet e radhës për parlamentin ku koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike fitoi 70 mandate nga 140 te tilla. Zgjedhjet u çertifikuan nga OSBE/ODIHR si zgjedhje që shënuan progres të dukshëm lidhur me regjistrimin e votuesve, procesin e identifikimit, kornizën ligjore, procesin e votimit, numërimit të votave dhe zgjidhjes së ankesave. Berisha ftoi LSI-në në koalicion, ftesë që u pranua nga z. Ilir Meta. Qeveria e re konsiderohet si qeveria e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gjatë periudhës së qeverisjes nga qeveri e drejtuar nga Berisha, u ndërtuan, shtruan apo asfaltuan më shumë se 10.000 km rrugë, duke lidhur mbi 900 fshatra me komunat dhe 169 komuna me infrastrukturën rrugore kombëtare. Për t’u përmendur janë rruga Tiranë-Elbasan dhe në mënyrë të veçantë, rruga Durrës-Kukës, që njihet ndryshe si “Rruga e Kombit”, sepse lidh Kosovën me qytetin e Durrësit. Kjo e fundit përshkon Shqipërinë lindje-perëndim dhe është vepra më e madhe rrugore në historinë e Shqipërisë. Ndërtimi i kësaj rruge u kritikua nga Partia Socialiste si shumë e kushtueshme. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në një fjalim në Kukës gjatë ndërtimit të rrugës, theksoi se me paratë e harxhuara për ndërtimin e kësaj rruge do të ishin ndërtuar shumë rrugë të tjera në Shqipëri.

Një tjetër arritje e qeverisjes së Berishës ishte sigurimi i energjisë elektrike pa ndërprerje për qytetarët shqiptarë për herë të parë në historinë e Shqipërisë.

Gjatë qeverisjes së Berishës u krijuan kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO gjë që u realizua më 2 prill 2009. Gjithashtu u plotësuan të gjitha kushtet dhe kriteret për heqjen e vizave me vendet e Bashkimit Europian. Mbas miratimit të këtij vendimi nga Parlamenti Europian, ai hyri në fuqi më 15 dhjetor 2010.

Sali Berisha është i martuar me Liri Berisha, e cila është pediatre dhe kanë dy fëmijë, një vajzë, Argitën, dhe një djalë, Shkëlzenin. Berisha zotëron gjuhën angleze, frënge, italiane,ruse.
Tituj e vlerësime ndërkombëtare

Më 23 prill 1996 i jepet dekorata Cavaliere di Gran Croce decorato di Gran Cordone dell’Ordine, nga Presidenti i Republikës italiane.
Në vitin 2009 Universiteti i Prishtinës i dha Kryeministrit Berisha titullin Doctor honoris causa.

Më 12 tetor 1960 në OKB Hrushovi heq këpucën dhe e përplas disa herë në tavolinë

VOAL – Më 12 tetor 1960, u zhvillua një nga sesionet më të nxehta të Asamblesë së Përgjithshme të KB.
Një gjest në veçanti ka bërë histori. Presidenti rus Nikita Hrushov i cili heq një këpucë dhe e përplas vazhdimisht në tryezë për të protestuar kundër delegatit filipinas i cili akuzoi BRSS për “imperializëm” në Evropën Lindore.
“President, ndali ata lëpirës të imperializmit Amerikan”, tha Hrushovi.
Seanca u pezullua dhe u ndërpre, midis sharjeve të disave dhe të qeshurave të të tjerëve.
Filipinasi kishte thënë se “popujt e Evropës Lindore janë privuar nga ushtrimi i lirë i të drejtave të tyre shoqërore dhe politike, ata janë gëlltitur nga BRSS”.
Hrushovi ishte dukshëm i nervozuar nga fakti i thjeshtë që KB po diskutonte politikat sovjetike ndaj Evropës Lindore. eb

ALIDA HISKU – PLAGËT E PASHËRUARA TË NJË ARTISTEJE TË MADHE Intervistoi: ALBINA GJERGJI

Përtej pasionit, personalisht e kam konsideruar edhe fat të madh që në jetë kam ushtruar profesionin të cilin gjithmonë kam dashur, pra gazetarinë. Të zgjohesh e të shkosh në punë me dëshirë them se është pikënisja e një dite që premton të ecë mbarë dhe nga ku energjia pozitive nuk ndjehet vetëm në ty, por pasqyrohet edhe brenda stafit!

Zakonisht, pas mbledhjes së mëngjesit, ku në prani të drejtorit dhe kryeredaktorit diskutojmë mbi temat dhe personazhet e ditës, të gjithë gazetarët shpërndahen për të realizuar objektivat e tyre. Në axhendën e ditës unë kisha lënë takim me të madhen Alida Hisku, këngëtaren e mirënjohur, së cilës për vite me radhë në periudhën e soc-realizmit i ishte mohuar e drejta për të ushqyer shpirtin e saj dhe të spektatorëve me muzikë. Kishim shumë çfarë të diskutonim, kisha shumë për ta pyetur dhe kishte shumë çfarë të më thoshte. Duke u kthyer pas, shumë pas në kohë, znj. Hisku, tashmë një zonjë e fisme, me pamje elegante, ndalet e më rrëfen kujtimet e 34 viteve më parë. Kohën kur sapo kishte nisur të lulëzonte në muzikë, por që e këputën në momentin kur hapi fletët e lirisë në komunizëm. Herë-herë përlotet nga malli, herë-herë qesh me ironi me ata që u bënë pengesë për jetën e saj. Madje… ka raste që gjatë bisedës edhe rebelohet. Jo më me çfarë i bënë dikur komunistët, sepse ata i ka falur, por me atë që s’bënë dot “demokratët” për të, qoftë edhe për ta pritur në mënyrë dinjitoze një herë të vetme në tokën e saj…

Rikthimi në skenë në festivalin e 50 të RTSH-së është përjetuar fort emocionalisht nga ana juaj, por jo më pak nga publiku shqiptar, i cili ju duartrokiti me minuta të tëra në skenë. Si e ruan përjetimin e asaj mbrëmjeje Alida?
Është e vërtetë që në Festivalin e 50-të u ftova për të përshëndetur Festivalin. Ishte një emocion i papërshkrueshëm, sepse mbas 34 vitesh u ktheva edhe një herë aty ku unë u “rrëmbeva”, pra që më larguan nga skena. Ishin emocione, të cilat kombinuan bukur edhe me spektatorin dhe ky kombinim e bëri atë sukses të paparë në Festival. Me të vërtetë edhe publiku më kishte pritur, ashtu siç edhe unë e kisha pritur atë rikthim. Një harmonizim emocionesh dhe e njëjta linjë dëshire për t’u parë me njëri-tjetrin.

Një rikthim i thjeshtë deri në madhështi nga ana juaj, por duhet pranuar pak i vonuar nga ana e organizatorëve tanë. A kishit momente që pezmatoheshit me ne, që s’të kishim ftuar më herët në skenën tënde?
E kam pritur me vite, me vite e kam pritur këtë ngjitje në skenë dhe jam e sigurtë që edhe dashamirësit e mi e kanë pritur prej kohësh rikthimin tim. Sa herë vija në Shqipëri ndjehesha si e fyer, sepse asnjë nuk m’u afronte. As kompozitorët, askush!

Pse?
Nuk e di, nuk mund të gjej asnjë justifikim, apo argument në këtë pikë, veç di të them se me keqardhje e lot në sy shikoj sesi muzika shqiptare dhe që neve me bukë e groshë e kultivuam, po deformohet. Që të mos dal nga tema, patjetër që ishte e vonuar kjo ftesë për t’u rikthyer unë në skenë.

Ç’mendim keni për muzikën që bëhet sot. E keni ndjekur nga Gjermania, ku edhe jetoni prej shumë vitesh?
Mendoj se muzika në këto vite po shkon drejt biznesit, drejt show-t, jo drejt talentit, jo shpirtit, jo zemrës dhe duke qenë se producentët, apo kompozitorët u fokusuan në biznes, më harruan edhe mua. Më vjen shumë keq kur shikoj që po shkojmë drejt Europës me deformime në muzikë, me skena seksuale në klipe dhe me materiale të bastarduara. Sigurisht, këtu nuk përfshij talentet e shumta që Shqipëria prodhon dhe që këta talente krijojnë identitetin e tyre serioz në këtë profesion.

Kompozitorët veteranë, me të cilët ju keni bashkëpunuar shumë vite më parë, si e arsyetonin mungesën tënde pas ‘90-ës në skenë?
Kam takuar disa prej tyre, Enver Shëngjergjin, Aleksandër Lalon, etj. dhe më thonin që, “Alida kërkohen në skenë fytyra të reja, vajza me guxim që të zhvishen në skenë, jo vetëm që të këndojnë. Pra, jemi të detyruar të marrim këngëtare të reja gjithmonë, që edhe kompozimet tona t’ua japim këtyre”. Sinqerisht më vinte shumë keq që dëgjoja me veshët e mi, që ne të vjetrit nuk kishim më vlerë.

Mendon se në këtë reagim, deri diku edhe pajtim me frymën e show-t kanë një pjesë faji edhe vetë bashkëpunëtorët e këtyre “vajzave të reja”, që më shumë sesa këndojnë, dhurojnë spektakël e rrjedhimisht krijohet një traditë absurde anti-vlerash gjithnjë e në rritje?
Kështu duhet të jetë e vërteta në fakt dhe është e çuditshme, kur në një kohë që bota me idetë pozitive për muzikën i mbajnë si flamuj artistët e vjetër, Shqipëria po i neglizhon, po i mbulon, po i gropos. Kjo është një plagë shumë e madhe. Kështu që të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësitë e veta në këtë faj, sepse të gjithë muzikantët deri para pak kohësh po shkonin në një rrugë të mjegullt. Them se po harrove origjinën nuk ke sesi të ndriçosh përpara, por besoj se nuk do zgjasë shumë koha e anti-vlerave, pasi do të jetë vetë kjo kohë që do t’i eliminojë.

Shumë sakrifica numëron jeta jote, vullnete të ndrydhura e pasion deri në shpërthim. Për çfarë nuk pendohesh kurrë Alida?

Nuk pendohem për sakrificat që kam bërë e të qaj për këto sakrifica. Nuk më ka pëlqyer kurrë të viktimizohem, por kam ecur para edhe pse me shpirt të thyer. Nuk pendohem që u largova, sepse unë jam arratisur. Nuk kam ikur nga ambasadat prej vendit tim, por me dy fëmijët në krahë, me datën 13 dhjetor të vitit 1990 jam arratisur duke hipur në një maune domatesh. Kështu që edhe sot nuk pendohem për sakrificat që kam bërë, sepse pendimin personalisht e shikoj si një kthim mbrapa.

Duke lexuar për rifreskim mbi jetën tënde ajo çfarë hasim më së shumti është censura që të është bërë ty si artiste. Kjo censurë të goditi ty më shumë, sesa koleget e tua, pse?
Mbase, sepse krahasuar me koleget e mia unë isha më e reja në moshë, mbase më me perspektivë, më kërkuesja, jo vetëm për muzikën, por edhe në një rrugë të re të muzikës. Dëshiroja ta ngrija muzikën shqiptare në një piedestal. Them se kam qenë pionierja e parë për një muzikë të brendshme, për një muzikë pa censurë. Neve na vinte teksti nga Komiteti i Partisë çfarë duhej të këndonim dhe asaj kënge ne i jepnim shpirt, emocione, ndjenjë.

Merrje pjesë në krijimet e teksteve të këngëve që këndoje Alida, lejohej dhe në cilën prej tyre mban mend që ke hedhur edhe ti vargje?
Në të gjitha kam marrë pjesë; “Shqipërinë përshëndet”, “Vajzat e fshatit tim”, “Këngët e rinisë”, etj.. Këto janë tekste që bashkë me poetët i mendonim me perspektivë, që t’u ndiznim shkëndija e shpresa njerëzve.

Ndjesitë e tua, të hedhura në ditar u bënë shkak i pezullimit tënd nga skena e Festivalit të RTSH-së. Si e kujton sot atë ditë Alida, reagimin tënd në momentin që t’u komunikua që s’do ishe më pjesë e festivaleve, sepse sipas sistemit diktatorial nëpërmjet ditarit tënd ju bënit thirrje për agjitacion e propagandë?
Pasi ma vodhën, ditarin tim e kam parë vetëm në gjyq. Në gjyq më është faktuar, kurse akt-akuza ishte e shkëputur, pra nuk m’u fol për ditarin dhe nuk u përmend, por dëgjoja vetëm që unë bëja “agjitacion, propagandë”, ndërsa kur dola në gjyq, më nxorën përpara tre shoqet që më kishin marrë nga valixhja ditarin tim për të ma faktuar që gjoja në ditar bëja thirrje për agjitacion e propagandë.

Tri shoqe, që me këtë ngjarje të privuan të drejtën për t’u ngjitur përsëri në skenën që aq shumë e doje. Cili ishte reagimi yt në momentin që u përballe me to? I more inat, u flisje më vonë, i fale, s’i fale?
Është e vërtetë kjo që po ju them. Unë nuk di të urrej njeri dhe as të mbaj inat. Edhe pse e keqja që m’u bë ishte shumë e madhe, nuk i urreva asnjëherë, sepse edhe ato mbase ishin të detyruara të vepronin ashtu nga sistemi. Kam qenë gjithmonë natyrë që mendoja me vete dhe thoja, që me urrejtje dhe përçmim s’do fitoja asgjë, përkundrazi do plagosja vetveten, kështu që mbeta gjithmonë e njëjtë. Unë nuk di dhe nuk mund të urrej askënd. As tre shoqet e mia të atëhershme. Nuk jam e aftë ta bëj këtë.

I ke takuar vite më pas këto “tri shoqet”?

Jo dhe nuk i kam përmendur kurrë emrat e tyre

Po t’i takoje sot, si do reagoje përballë tyre?
Mbase do u jepja nga një kafe. Unë e kam pranuar fatin tim. Nga njëra anë ato më bënë keq, por nga ana tjetër më bënë shumë mirë, sepse mësova shumë gjëra. U burrërova dhe arrita këtu ku sot jam.

Në fletën e ditarit tënd të datës 13 qershor (‘78-‘79), datë e cila përkonte me 1-vjetorin e vdekjes së nënës tënde, i cili edhe u bë shkak për përjashtimin nga skena shkruhej: “Pikërisht sot, në përvjetorin e vdekjes së nënës sime të dashur jam shumë e mërzitur dhe jeta më duket skëterrë. Këtu ku jam, ha pula gurë. Fshatarët rropaten gjithë ditën në punë dhe bëjnë jetë të keqe” (në Konispolin e soc-realizmit), etj.. Cila fjali e kishte nervozuar më së shumti profesorin e shkollës së Partisë së Punës, i cili më pas ju çoi edhe në Komitetin e Partisë?
Shumë. Janë disa fjali të rrëfimit tim në ditar në fakt që i kishte acaruar. Janë marrë shumë citate, të cilat janë bashkuar dhe janë bërë material kundër meje. Data 13 ishte e fundit fare, por kanë qenë shumë momente të çuditshme që unë i hidhja në ditar. Për shembull, kur kishim shkuar në Malësi dhe unë shkruaja në ditar që “fëmija dhe lopa flenë bashkë në kullë, etj.”. E pasi shikoja gjithë këto skena të trishta thoja me vete, “si mund t’u këndoj unë këtyre fshatarëve, kur fëmija i gjorë hante bukë misri të verdhë dhe varfëria ishte e tejskajshme?”! Ishin ‘78-‘79 dhe unë e dija ç’bëhej përtej kufijve tanë nëpër botë, çfarë hanin ato dhe si ushqeheshim ne. Kështu, vetë-rrëfimin në ditar unë e kisha si shiringë për të shprehur dhimbjen që ndjeja.

Ke mbajtur më pas kësaj ngjarjeje?
Jo!

Pse?
Nuk e di! Nuk e kam pyetur më veten kurrë pse s’mbaj më ditar. Mbase s’kam pasur as kohë, mbase ritmi i jetës më ka bërë të mos mbaj më, por që prej asaj dite unë s’kam mbajtur më ditar. Ai ka qenë i pari dhe i fundit ditar i imi. Një bllok i trashë, miku im më i mirë, ku bisedoja me veten dhe shprehja gjithçka shihja e më prekte.

Si kanë qenë ditët e tua më pas, larg muzikës dhe censurës?
Për një kohë të gjatë m’u duk jeta, që pa muzikë jeta ime nuk kishte vlerë. Pas kësaj ngjarjeje e nënvlerësova vlerën e të shkruarit, e dialogut me ditar, më zuri një panik dhe më pas mendoja vetëm për dy fëmijët. Pastaj erdhi demokracia dhe ndjeva që nuk kisha më nevojë, sepse pashë dhe preka lirinë edhe pse me çmim të lartë.

Avantazhet dhe disavantazhet e asaj kohe krahasuar me sot? Cilat ishin prioritetet që një artist kishte asokohe?

Sinqerisht nuk po rrëfehem që t’i them popullit, apo artistëve sot se kush kam qenë, sepse unë sot jam një pensioniste e thjeshtë me 12 vite në skenat e Shqipërisë. Pavarësisht sistemit, unë e kam jetuar edhe atë kohë me art dhe pavarësisht se m’u hoq e drejta për të kënduar, përsëri unë e kam ndjekur artin shqiptar me shpirt. Ne, artistët e asaj kohe kishim të mirën që luftonim shumë për artin, nuk shpërbleheshim. Shpërblimi material ndonjëherë të degjeneron dhe kjo është mënyra që sot i ka bërë artistët materialistë deri në ekstrem, duke prodhuar edhe gjëra pa vlerë.

Si shpërbleheshit ju në ato vite?
Neve nuk shpërbleheshim me lekë. Unë kam fituar çmime të para, medalje në Festivalet e Shkodrës me Tish Dainë e artistët e mëdhenj dhe kam marrë vetëm gjëra simbolike, si për shembull një termus, një orë tavoline, një stilograf, një kornizë me pupla nga Artistikja “Migjeni”. Këto ishin simbolikat tona që na ushqenin shpirtërisht, sepse ne nuk mund të bënim dallim nga populli i thjeshtë, sepse konsideroheshim të gjithë njëlloj. Nuk kishim privilegje. Ndërsa sot e shikoni vetë sesi janë transformuar vlerat dhe sesi kërkojnë vetë artistët të jenë “të privilegjuar” e të vlerësuar materialisht, qoftë edhe pa i dhënë asgjë popullit. Përkundrazi, duke i marrë. Më thoni mua, cili prej artistëve ngrihet të sjellë në Shqipëri 5 avionë ndihma, 63 ton ndihma spitalesh, ndihma humanitare? Cili prej tyre? Unë i kam bërë këto pra me ndihmën e bashkëshortit tim gjerman dhe askush nuk e di. Dhe ua them pastërtisht që nuk i kam bërë kurrë që të më përmenden, por më thoni ju mua, edhe pas gjithë këtyre që kam bërë, kur populli im kishte nevojë kush është ai artist që nuk pritet kur shkel në tokën e vet? Alida Hisku! Por kjo është krenaria ime si shqiptare, kjo më mban mua të jem artiste. Them se i kam dhënë artit dhe popullit, sepse pikërisht ky popull më ka duartrokitur mua.

Dashuria asokohe, e sforcuar, apo më e bukur?
Dashuria si ndjenjë them se përjetohet njësoj, por ka ndryshuar forma, mënyra e të shprehurit dhe toleranca mes njëri-tjetrit. Kjo kuptohet në varësi të rrethanave e kohës. Është pak më shumë seç duhet hapur, në kuptimin pa frena dhe kjo “pa frena” them se të çon disi në dekadencë.

Po miqësia?
Miqësia ka qenë shumë e pastër dhe më lejo ta them që, aty ku nuk futet leku, aty është sinqeriteti. Ne kemi qenë më të varfër, por pikërisht sakrifica na ka mbajtur më të lidhur e më të vërtetë si njerëz. Zilia dhe paraja tani krijojnë ndarje, përçarje.

Nëse do ta kritikoje sot vendin tënd sot në aspektin politik, cila do të ishte kritika e parë?
Qeverisë shqiptare i mungon transparenca. Ju lutem, bëhuni të ndërgjegjshëm, në mënyrë që t’i tregojmë vendit tonë dhe botës që vlejmë. Në këtë aspekt do e kritikoja.

Çfarë të ka munguar më shumë asokohe?
Liria e fjalës, liria e veprimit, pra e të kënduarit lirshëm materialet që na pëlqenin. Kjo na ka munduar ne artistëve atëherë.

Na rrëfe një kujtim nga prapaskenat e një festivali në vitet e rinisë tënde?
Mbaj mend një herë që edhe pse na mungonin shumë gjëra ishim të lumtur. Për shembull me Ema Qazimin dhe Liljana Kondakçiun përpara se të dilnim në skenë ndërronim këpucët, sepse përdornim të trija të njëjtat. Një herë kam dalë deri afër skenës me një këpucë, sepse nuk kisha kohë dhe vajzat që më thërrisnin, “prit, prit, prit…” dhe ma hodhën këpucën nga larg. Ah, sa kujtime të bukura. Sa vlerë mbartin. Ndërsa sot për fat të keq vërej që në skenë ngjiten femra, që më shumë sesa këndojnë, ekspozojnë veshjet.

Me cilat prej këngëtarëve ke qenë më e lidhur?
Me Irma Libohovën, me Ema Qazimin, me Liljana Kondakçiun, me Luan Zhegun, Bashkim Alibalin, Lindita Theodhorin, etj.. Mblidheshim te kafe “Flora” në Tiranë, ose në Shkodër, ku takoheshim me Myfarete Lazen në klubin “Rinia”, etj..

Keqardhja jote më e madhe?
Që u injorova më shumë në vitet e demokracisë. U harrova dhe për një kohë të gjatë më shoqëroi një shije e keqe edhe pse me kalimin e kohës u zbeh. Por për një farë kohë më vrau, sepse prisja qoftë një shenjë “mirëseardhjeje”. Artistët e huaj i presin me lajle-lule, ndërsa artistët e vet vendi im i harron.

Para pak kohësh ju keni hedhur në treg albumin muzikor me titull “Kthimi”. Çfarë mbart në vetvete më shumë ky album… gëzim, dhimbje, mall, apo trishtim?
Albumi im vjen në njëfarë mënyre edhe si një shenjë proteste e asaj harrese që palët shqiptare më bënë për disa vite me radhë edhe në demokraci. Kisha akumuluar brenda vetes shumë poezi, ndjenja, thënie, mungesë shprehjeje muzikore, e kështu të gjitha këto më ishin mbledhur në shpirt e po më shpërthenin fytin. Në këtë mënyrë doja edhe të provoja veten, në formë testi që “ku jam, deri ku mund të arrij, sa mund të jap”, etj.. Për këtë album kam bashkëpunuar me Zhuljana Jorganxhiun, si dhe me një talent të ri që jeton në Francë, Leonard Sojli.

“Lolot e diktatorit”, titullohet libri juaj i parë. Në pamje të parë ky titull ngjan pak ironik, autoironik dhe shpues. Në thelb kë godisni më shumë?
Artistët. Të gjithë neve. Në atë kohë të gjithë kemi qenë lolo, përfshirë edhe emrat e mëdhenj të zhanreve të tjera artistike. Pa dashje, me frikë, me diktaturë. Edhe kur bëheshin revolucione të vogla, ata që i bënin shtypeshin menjëherë. Frika ruajti vreshtin. Kështu, duke bërë paralelizëm, kujtoj që edhe në kohën e mbretërve ka pasur lolo që bënin mbretërit për të qeshur. Edhe neve të tillë ishim përpara diktatorit. Edhe sot ekziston “loloja”, por në një formë tjetër. Artistët për fat të keq mbeten gjithmonë në shërbim të politikës zotëruese, sepse pasqyrohen ato që do politika. Ky libër është një autobiografi.

Një dëshmi jete në dy sisteme. Konkretisht, cila është kryefjala që merr më shumë hapësirë në këtë libër?
Cila kohë është më shumë fajtore, ky është thelbi. Pra ai sistem, apo edhe ky tjetri. Ky është vëllimi i parë i librit, sepse akoma nuk kam mbaruar tjetrin. Nëpërmjet rrugës sime artistike, jam përpjekur t’i tregoj gjermanit (sepse është botuar në gjermanisht), t’ia gërshetoj biografinë time në përputhje me sistemin e asaj kohe. Dhe në fund fare e mbyll me konkluzionin, “një artiste e ardhur këtu, si e përballon gjithë këtë, si e jeton këtë sparkatë në këtë shtet të zhvilluar demokratik, siç është Gjermania, sa është në gjendje ajo, në ç’nivel është ajo në skarën e numrave”?! Këtë jam munduar të sqaroj.

Si është pritur në momentin që doli libri?
Jashtëzakonisht mirë. Është shitur i gjithi edhe pse nuk bëra më shumë se 5 mijë kopje. Kam bërë disa prezantime të librit, përfshirë dhe mediatikisht. Fillimisht isha e ftuar në Radio Berlini, ku është bërë edhe një reportazh për jetën time dhe Shqipërinë.
Nga Festivali i 9-të deri ë Festivalin e 20-të karriera juaj numëron çmime të përvitshme.

Mungon festivali i 11?
Në Festivalin e 11-të më kanë përjashtuar. Më hoqën, sepse debatova me organizatorët.

A jeni e lumtur sot Alida dhe çfarë jua bën ditët e bukura?
Po. Jam shumë e lumtur, sepse gëzoj shëndet të plotë. Jam e lumtur, sepse kam fëmijët shumë mirë, të shkolluar dhe edukuar. Jam e lumtur, sepse kam dy mbesa. Jam e lumtur, sepse kam gjithçka dua dhe ia kam arritur vetë me sakrifica. Jam e lumtur, sepse jam e pavarur dhe pavarësia është lumturi.

Në Gjermani tashmë ju keni biznesin tuaj, të cilin e keni nisur dhe zhvilluar me bashkëshortin. Një restorant, ku përveç zërit tuaj dhe të shumë artistëve të famshëm gjermanë, ju gatuani e servirni edhe ushqim tradicional shqiptar. Na flisni pak për këtë iniciativë dhe sukses në biznes Alida?
Po, është e vërtetë. Në Gjermani, tashmë unë kam biznesin tim. Me forcat e mia kam blerë një shtëpi në periferi të Frankfurtit, kam pronat e mia, pjesë e të cilit është edhe një pyll. Në këtë hapësirë pylli kam krijuar në skenë të madhe prej druri me 25 tavolina me 140 vende. Çdo të shtunë e të diel në këtë skenë ngjiten artistë gjermanë, të cilët këndojnë.

Pse vetëm artistë gjermanë?
Oh, këtu dua të ndalem! Unë aty marr pikërisht gjermanë, që t’i tregoj edhe gjermanit, që kjo këtu, pra unë jam bijë shqiptare; që po të jep mundësinë të këndosh në një skenë gjermane të ngritur nga një shqiptare, që ha gjellën e një shqiptareje, që i serviret nga dy kamarierë shqiptarë, që janë fëmijët e mi dhe nga burri i im që e kam mjek dhe që bën baristin të shtunë e të diel që e ka pushim. Në fund pastaj, del ajo kuzhinierja që jam unë, në mes të skenës dhe i përshëndet të gjithë njerëzit, duke u thënë: “Unë jam ajo kuzhinierja me lugën e drurit, që ju bëra gjellën shqiptare. A ju ka pëlqyer”? Dhe pasi më duartrokasin duke pohuar, përshëndes edhe grupin e ftuar që janë emra të mëdhenj në Gjermani e në fund të mbrëmjes shpërndaj CD time. E pasi i kam përshëndetur të gjithë, gjatë mbrëmjes ju këndoj akapela me gjithë fuqinë e shpirtit. Ata mahniten nga gjithë këto punë që ne shqiptarët bëjmë e që njëkohësisht këndojmë.

Bashkëshorti juaj, sa ju mbështetur në iniciativat tuaja?
Them se ka gjetur tenxherja kapakun. Unë i jam përshtatur Tomit në artin gjerman, në korrektësinë e xhentilesë, ndërsa Tomi mua në artin shpirtëror. Ai më ka gjetur telat e shpirtit, di të vlerësojë brendësinë e njeriut dhe kjo më ka mahnitur tek karakteri i tij, gjë që më ka bërë të dashurohem pas tij që prej 20 vitesh.

Vjen shpesh në Shqipëri?
Sigurisht që vij. Më merr malli shumë për tokën time.

Një mesazh për brezin e artistëve të rinj Alida?
Brezit të ri artistik në çdo fushë të artit dua t’i them që të bëjë e gjenerojë atë që i do shpirti. Të mos e vlerësojë punën e vet me para, por ta bëjë, sepse duhet ta ndjejë me shpirt. Një ditë do t’i vlerësohet në çdo aspekt./Arkiv – 2014

(Koha jonë)

ALBINA GJERGJI

Gazeta Il Piccolo: “Lamtumirë Rozmari Jorganxhi, Mbretëresha e Bel Kantos në Trieste.” – Në vitet e fundit bota ka njohur një reklamë të kultit të imazhit bosh, ndërsa Rozmari Jorganxhi ishte Artiste e madhe

Gazeta e Triestes Il Piccolo i ka kushtuar një faqe të plotë ndarjes nga jeta të këngëtares të shquar dhe diregjentes të parë shqiptare Rozmari Jorganxhi. “Lamtumirë Rozmari Jorganxhi, Mbretëresha e Bel Kantos në Trieste.” Dhe po në krye gazeta Il Piccolo vazhdon: “Zi në botën e lirikës për largimin nga kjo botë të mexosopranos me origjinë shqiptare që kishte studjuar në konservatorin e Moskës.”

Më poshtë gazetarja Rossana Paliaga tregon historinë e këtij talenti mahnitës që shkëlqeu në skenën e Teatrit të Triestes. Vetëm Artistet e dimensioneve botërore si Rozmari Jorganxhi mund të sfidonin me artin e tyre madhërisht sikur Rozmaria jonë, e cila në moshën 56 vjeçare konkuron si artiste në Teatrin Verdi në skenën e të cilit përfundoi edhe karierën.

Bota shqiptare është lodhur nga reklamime sukesesh të rrema, mediat shqiptare janë përmbytur nga personazhë cirku që shpallen artistë, ndërsa një Mbretëreshë e skenës si Rozmari Jorganxhi me artin e saj brilant tregoi me modesti potencialin e saj si Artiste e madhe.

Më tutje gazetarja italiane tregon rrugëtimin artistik brilant të Rozmari Jorganxhi.

“Në vitet e fundit bota ka njohur një reklamë të kultit të imazhit bosh. Ndërsa Rozmari Jorganxhi, mexosopranoja e famshme e natyralizuar si triestine me origjinë shqiptare nuk i ka bërë kurrë reklamë vetes dhe karrierës.

Rozmari u largua nga kjo jetë në Trieste, në një qytet që nuk ishte zbarkimi si e huaj, por një kthim në vendin e bashkëshortit të saj. Pikërisht në Trieste, vjehrri i saj, një tregëtar nga Durrësi takoi vajzën triestine me emrin Jolanda Argentin, me të cilën u martua dhe krijoi familjen. Shpresa për zhvillim të tregëtisë i ktheu në Shqipëri, por regjimi aty nuk lejoi as realizimin e projekteve të punës dhe as kthimin në Trieste, ku u kthyen vetëm në vitin 1992 pas rrëzimit të diktaturës.

Rozmaria ishte diplomuar si këngëtare lirike drejtimi koral dhe ishte një primadonë e Teatrit të Operas Shtetërore në Shqipëri, përveç që ishte një pedagoge e shkëlqyer dhe e vlerësuar nga shumë studentë të saj sot këngëtarë të afirmuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

” I përkiste gjeneratës të artë që po fiket”, shpjegon i biri, Hektor Leka, artist në korin e Teatrit Verdi të Triestes, i cili kujton: “Në konservatorin e Moskës kishte studjuar piano duke patur pedagog Kabalevski (Dmitrij Borisovič Kabalevskij) dhe harmoni me Sostakovic (Dmítrij Dmítrievič Šostakóvič). Nikolai Ghiaurov (Nikolaj Georgiev Gjaurov) e kishte shok të klasës. Në lëndët e studimeve ishte i përfshirë edhe aktiviteti fizik dhe ajo frekuentonte kurset e notit së bashku me të madhin Nurejev”.

Rozmari Jorganxhi ka shkëlqyer si interpretuese edhe e operave të kompozitorëve të mëdhenj shqiptarë, ashtu edhe në repertorin italian. Në Shqipëri ka qenë e para këngëtare lirike që ka interpretuar Karmen e Bizet dhe ka lënë gjurmë në interpretimin brilant të Santuzza-s tek Kavaleria Rustikane apo si Suzuki tek Madam Butterfly.

Me kthimin e familjes në Italia, Rozmari duke e patur karierën e saj brilante si një thesar rifilloi nga e para në moshën 56 vjeçare dhe mori pjesë e konkuroi për artiste në korin e Teatrit Verdi në skenën e të cilit edhe e mbylli karierën e saj të shkëlqyer.

Rozmari Jorganxhi ka lënë gjurmë për kompetencat e saj edhe në korin e komunitetit ortodoks grek, duke afruar nxënës të muzikës lirike që e kujtojnë jo vetëm si profesioniste të nivelit më të lartë por edhe për zemërgjërësinë dhe modestinë e saj që e ka bërë të paharruar. Vinte nga një qasje tjetër ndaj artit. Mjeshtërit e mëdhenj i edukuan modestinë që e kishte pasur udhërrëfyese të jetës. Asaj i pëlqente shpesh të përsëriste: “Kalliri me kokra, i pjekur e mban kokën ulur”.-/Përgatiti Elida Buçpapaj

 

 

Rozmari me të shoqin, Profesor Kostandin Leka (Trieste, 1932 – Trieste 2013), shkencëtar dhe shkrimtar librash fantastiko-shkencorë

 

Kerubini, Martesa e Figaros, Mozart

Rozmaria e vogël, ka shkuar në Konservatorin e Moskës 15 vjeçare bashkë me mësuesen e kantos Sallaviova

Foto e postdiplomimit në Konservatorin e Moskës

 

Rozmari Jorganxhi tek Suzuki Madam Butterfly

 

Karmen për herë të parë në Shqipëri interpretuar nga Rozmari Jorganxhi

Vehbi dhe Emine Rushiti-Arbanashaj janë nga të parët që përfillën zërin e gueriles së Llapit – Nga ARIF EJUPI

Dje, në Qendrën Klinike Universitare të Republikës së Kosovës, pas një sëmundje të papritur ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare veprimtari i dalluar i çështjes sonë kombëtare Vehbi Shaban Rushiti–Arbanashaj.

Familja Arbanashaj e njohur për mikpritje dhe bujari në Vendenis (ish–Gllamnik) të Besianës u vendos më 1877-1878, e dëbuar dhunshëm nga Sanxhaku i Nishit,i njohur si Shqipëria Verilindore.

Kjo familje tradicionale u rrit shumë shpejt dhe krijoi lagje në vete në bregoren e bukur në perëndim të Vendenisit.

Sot, arbanashajt janë mbi 150 familjeje, dhe mbajnë mbiemra si:Rushiti, Abdullahu dhe Hyseni.

Ata në të gjitha fazat janë shquar për raportet e shkëlqyera me banorët e tjerë të Vendenisit, si: Çypollët, Musajt, Lahajt, Mehmetajt, Kodrollajt, Gjonajt, Lalajt, Kosumajt, Toçkajt, Obrazhdët, Dërllupët, Sekiraçët, Kërrtokët, Barainët, Shaljanët e Bajgores dhe Muçajt e Llapashticës.

Nga arbanashajt kanë dalë kuadro pothuajse të të gjitha profileve. Lavdinë dhe nderin e kësaj familje e ngritën në zenit me stoicizmin e tyre të pashembullt çifti bashkëshortor Vehbi dhe Emine Rushiti-Arbanashaj.

Kur regjimi kriminal i Millosheviqit suprimoi Autonominë e Krahinës Autonome të Kosovës, me tanke e kërbaç, dhe në fund ia vuri mu në buzë drynin Gjuhës shqipe, në Llap u krijua një grup i armatosur me në krye Ali Adem Ajetin, i njohur si Çeta e Llapit.

Këtë grup pushteti gjakatar i asaj kohe e cilësonte si“terroristë”dhe e ndiqte çdo hap. Këta djema dhe vajza sikur ishin betuar që nuk do të dorëzoheshin për të gjallë të tyre.

Për të krijuar gjendje ankthi dhe pasigurie në popull mediet e kontrolluara nga Beogradi emrat e pjesëtarëve të këtij formacioni të armatosur i kishin postuar me fotografi në dyert kryesore të institucioneve të Kosovës.

Në këtë drejtim printe paçavurja e përditshme“Jedinstvo“e Prishtinës,megafon i minoritetit serbë të Kosovës.

Mirëpo, këta të rinj idealist kishin hyrë seriozisht në beteja. Ata kishin vendosur me këmbye jetën me vdekjen,dhe në asnjë mënyrë mos me ua lënë në dorë fatin e popullit shqiptar të Kosovës, kalbësirave mesjetare të sojit të Ali Shukriut, Rrahman Morinës, Husamedin Azemit etj.

Me të kuptuar ekzistimin e këtij njësiti të armatosur Vehbi Shaban Arbanashaj, kontakton Bajram Jahir Ajetin e fshatit Miroc të Besianës. Atij për guerilasit i bënë dhuratë një automatik”Schmeisser” të prodhimit gjerman dhe 700 fishekë.

Meqë,ky automatik me pajisjen shtesë ishte destinim për këtë celulë të dalë në male,dy shokët e kësaj guerilje Bajram Ajeti dhe Gani Hoxha,pajtohen që për shkaqe sigurie dorëzim-pranimi i armës të bëhet tek tuneli në Livadhi, ish-Livadicë të Besianës, vend shumë pak i frekuentuar nga qytetarët.

Në bisedë të drejtpërdrejtë telefonike me njërin nga anëtarët më aktiv të këtij grupi z.Gani Ukë Hoxha,që jeton dhe vepron në Lugano të Zvicrës, mësojmë që edhepse kishte kaluar një orë nga koha e rregullt e takimit Bajrami, s’ishte parë në vendtakimin e caktuar.

Ganiun e kishte kapluar frika e arsyeshme që Bajrami,ka mundur të bije në kurthet e policisë serbo-sllave.

Ai me ndjenja të përziera dhe i merakosur për fatin e panjohur të bashkëveprimtarit të tij kthehet në shtëpinë e Bajram Ajetit në Besianë.

Ashtu siç ishte zakoni Ganiu bënë një trokitje të lehtë në portën kryesore të familjes Ajeti.

Duke e njohur gjendjen e nderë derën me mjaft kujdes e hap Afërdita, motër e vëllezërve Bajram , Bedri, Hilmi dhe Safet Ajeti, tre nga këta vëllezër edhe gjatë demonstratave të vitit 1981 dhe 1984, u burgosën dhe u persekutuan nga pushteti sllavo-komunist i Jugosllavisë.

Ganiu menjëherë në fytyrat e Ajetajve të pikëlluar vëren se në këtë familje ka ndodhur ndonjë e papritur.

Ndërkohë atij i jepet lajmi që Bajram Ajeti, gjatë pastrimit të revolverit personal ishte vetëplagosur aksidentalisht.

Me gjithë keqardhjen e madhe Ganiu,asokohe diku 27 vjeç e merë automatikun me 700 fishekë nga Bajrami dhe posa bije muzgu i asaj mbrëmje të pakëndshme kthehet në shtëpinë e tij në Obrançë, fshat ky dy-tri kilometra në periferi të Besianës.

Grupi prej shtatë guerilasëve i përkrahur edhe nga shokë e shoqe të tyre me të rënë në dijeni që Kosovën do ta vizitojë një Delegacion i Parlamentit Evropian,nisin përgatitjet për demonstratën e radhës.

Automatikun dhe 700 fishekë Ganiu më 30 maj 1989, do t’ia japë së bashku me një xhaketë Aliut.

Ndërkaq,ai do të veprojë me revolverin e tij dhe një bombë dore. Automatiku konsiderohej më efikas për aksione dhe më pak i diktueshëm.

Ali Adem Ajeti, udhëheqës i grupit gueril“Çeta e Llapit”në këtë ditë tragjike vritet në dy luftim me forcat ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë.

Ai me armën“Schmeisser”i del në mbrojtje rinisë studentore të Llapit, e cila po keqtrajtohej brutalisht nga policia serbe.

Aliu si udhëheqës i gueriles së Llapit,ra në altarin e lirisë në përpjekje për ta shpëtuar vendin nga gllabërimi i shovinistëve serbo-sllavë.

Vetëdija mbi kauzën kombëtare edhe një sprovë e radhës e bashkëshortëve Vehbi dhe Emine Rushiti-Arbanashaj

Pas vrasjes së Ali Ajetit, aktiviteti i këtij grupi të armatosur ishte vështirësuar tej mase.

Strehimi i këtyre veprimtarëve bëhej me mjaft hezitim. Ekzistonte frika plotësisht e justifikueshme që policia dhe ushtria jugosllave në konakun dhe bukën e mikpritësve mund t’i arrestojë dhe t’i vrasë pa kurrfarë shpjegimi këta të rinj idealist dhe atdhetarë të vërtetë.

Vehbiu së bashku më vëllezërit e tij marrin vendim që këta të rinj që ishin vënë në mbrojtje të Atdheut t’i strehojnë në shtëpinë e tyre në fshatin Vendenis-ish Gllamnik të Besianës(Podujevës)

Në këtë familje me traditë respektohej e merrej në konsideratë edhe fjala e zonjës së shtëpisë.

Vehbiu me rastin e gueriles e njofton bashkëshorten e tij Eminen, e cila angazhohet maksimalisht që pjesëtarëve të kësaj njësie të armatosur në të gjitha vaktet t’u ofroj ushqimet e tyre të preferuara.

Me shembullin e saj praktik Eminia na kujton rolin e gruas shqiptare për çlirim,të cilin fatkeqësisht vazhdimisht e kemi minimizuar.

Kjo shtatësheje ilegale në familjen Arbanashaj kishte detyrë edhe rojën. Gjatë 24 orëve me mjaft vigjilencë e disiplinë bëhej kujdestari e rregullt.

Së bashku me të strehuarit më tepër se një muaj roje bëjnë edhe burrat e familjes Rushiti–Arbanashaj.

Të gjithë e kishin ngulitur në mendje thënien e tribunit popullor Hasan Prishtina “Dy duar për kokën e koka për Atdheun.”

Në shtëpinë e Vehbiut gjatë kësaj periudhe kishte ardhur Fadil Vata dhe Afrim Zhitia.

Fillimisht ata kishin shkuar në dyqanin e Vehbiut,kinse për të blerë pajisje bujqësore.

Në fakt në këtë periudhë Vehbiu në Vendenis, ish-Gllamnik e mbante si aneks edhe një depo me plehra kimike dhe mjete bujqësore.

Pas njohjes me këta atdhetarë në odën e Vehbiut mbahet mbledhja e Këshillit Politik për Rrethin e Llapit.

Në këtë tubim përveç të apostrofuarve marrinë pjesë edhe Sabri Kiçmari, Gani Ukë Hoxha, Ismet Hajdar Cakiqi dhe Bedri Fetah Blakçori.

Me këtë rast merren vendime të rëndësishme. Pavarësisht fatit të mëtejmë të grupit prej shtatë vetave vendoset që me çdo kusht të vazhdohet rezistenca e armatosur.

Nga frika e daljes së situatës nga kontrolli ish-sistemi komunist i Jugosllavisë, bënë lirimin e kriminelëve ordinerë nga burgjet.

Këto grupe të shfrenuara të ndërsyera nga ushtria dhe policia serbo-sllave sillen në Kosovë, me çfarë dukshëm ngushtohet veprimtaria e gueriles së Llapit.

Andaj,kush ditë më herët e kush ditë më vonë me lot në sy e lëshojnë shtëpinë e Vehbiut dhe kalojnë në qytete të ndryshme të Zvicrës, përkatësisht të Gjermanisë.

Vehbiu që në shpirt e kishte çiltërsinë dhe humanitetin edhepse në moshë gjatë shpërthimit të Luftës në Kosovë, të viteve 1998-1999, në Bashkinë lokale të Vendenisit, kryen funksionin e udhëheqësit të Mbrojtjes Civile.

Prapë shtëpia e tij sikur në vitet e mëhershme bëhet strehë e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-Zona Operative e Llapit.

Salih Bajram Rrahmani,bashkëluftëtarë dhe fqinjë i parë i Vehbiut,e vlerëson lart angazhimin e tij në shuarjen e ndasive.

Sipas,z.Rrahmani falë mençurisë së lindur të Vehbiut mënjanohet të vepruarit krye në vete,dhe rivaliteti partiak,krejt i panevojshëm për kohën.

Funksionimi si një trupë e vetme dhe harmonia e duhur ndër luftëtarë bëjnë që Bashkia e Vendenisit të jetë njëra nga Bashkitë me numrin më të vogël të të vrarëve në Llap.

Rrallë hasim një çift bashkëshortësh fjalëpakë si Vehbi dhe Emine Rushiti-Arbanashaj.

Ata duke vënë në rrezik edhe familjen e vet mbrojtën këta të rinj,e së bashku me ta edhe nderin e shumë llapjanëve.

Ky çift i mrekullueshëm sikur edhe vdekjen e bënë së bashku. Eminia më 21 korrik të këtij viti e ka mbushur motin e shkuarjes në amshim. E, Vehbiu vdiq papritmas dje,nga një sëmundje ende e padiagnostikuar.

Shpirti i tyre i bardhë dhe bamirës pastë si shpërblim nga Zoti parajsën!

 

ARIF  EJUPI

Presidenti i Republikës vlerëson me dekoratën “Nder i Kombit” disidentin Edip Tërshana – Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

 

 

                                                       Mirënjohje: “S’është kombiqë nderon njerëzit e shquar,

                                                           por janë ATA që ia rrisin vlerat dhe nderojnë KOMBIN!”

 

Një vlerësim i merituar, atdhetarit, mësuesit dhe luftëtarit për liri, birit të Dibrës,  Edip Tërshana  pas vdekjes.

Presidenti i Republikës vlerëson me dekoratën “Nder i Kombit” Disidentin Edip Tërshana  m motivacionin:

   “ Për cilësitë e rralla atdhetare dhe intelektuale, për kontributin në arsimin kombëtar, si dhe kurajën qytetare kundër çdo lloj padrejtësie dhe regjimi diktatorial. Për pjesëmarrjen aktive në Luftën çlirimtare kundër okupatorit  dhe vendosmërinë deri në flijimin e jetës në mbrojtje të kauzës për Shqipërinë e lirë dhe demokratike.”

Kushdo mund të bëjë pyetjen:Përse i takon kjo medalje e lartë “Nder I Kombit”

Edip Tërshana quhet me plot gojën “DISIDENT”, i cili në nëntorin e 2020 mbush 73 vjet që ia rrëmbyen jetën e tij të re! Për ta faktuar këtë, mjafton të risjell letrën e tij dërguar diktatorit Hoxha!

 

Letra e Edip Tërshanës dërguar Enver Hoxhës më 1947 nga qelia, ku priste ekzekutimin

 

Fragment nga libri im “Tradhtia e madhe Ndaj Kombit”, Nacional, Tiranë, 2018,f 164-167

Majtas Edip Tërshana, djathtas, Enver Hoxha me dy emisarët jugosllavë , Miladin Popoviç e Dushan Mugosha.

Kjo letër u botua për herë të parë në Albumin “Terrori Komunist në Shqipëri”. Në një intervistë të tij në media, studjuesi dhe bashkautori i Albumit, Enver Kushi thotë: “ Duke parë rrugën që mori pushteti pas Luftës Antifashiste, ai i dërgoi një letër Enver Hoxhës. Është një letër shumë kurajoze, që vetëm një burrë si ai mund të merrte kurajën t’i drejtohej Enver Hoxhës me‘Ti’ dhe t’i thoshte se ishte kundër pushtetit dhe se ai ishte tradhtar. Tërshana u dënua me pushkatim, por vrau veten në qeli pak minuta pasi shkroi këtë letër. Origjinali ishte shkruar me laps në një copë gazete dhe na u desh ta deshifronim për ta bërë të lexueshme.

Më poshtë letra e plotë:

      “Enver!

       Ideali Kombëtar më ka ba që jam kundra Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Unë isha në Dibër krijuesi i saj. Lëvizja Nacional Çlirimtare është një tradhti e Atdheut, se jo vetëm që hoqi dorë nga Kosova e Dibra, por sot me Pushtetin Popullor Shqipëria është në robëri të Beligradit politikisht dhe ekonomisht. Sot organizatorët sllavë janë ata që drejtojnë punët shtetnore dhe para shtetnore. Kjo është tradhti. Sot politika e jashtme e juaj sllave, ka shkaktuar që UNB të jetë kundër nesh, humbin shumë miq; kjo është Tradhti.

     Jam kundra për vrasjet me Gjyq dhe pa Gjyq, që i bëhen këtij populli, pse kështu don sllavi. Për 20000-30000 shqiptarë që dergjen në burg se s’janë “Komunista” slave, kjo është tradhti.      Jam kundra se e plaçkiti. Ky është pushteti, që varfënoi tregun shqiptar për të vesh klyshët e Rusisë dhe e la popullin byth-lakuriq, ndërkohë, që ne kishim për 20 vjet rresht-mbathje, kjo është pra tradhtia.

     Jam kundra këtij Pushteti, se është spekulator tue e grabit popullin me Ligj dhe mallin e sekuestruar nga tregëtarët po ja shet ma shtrejt se ç’e kishin ata, duke lanë në rrugë një numër familjesh të tregtarëve, kinse spekullatorë. Kurse Pushteti është më spekullator, se ja mori misrin 10 lekë e ja shiti 11.50; ja mori grunin 10 lekë ja shiti 15, mori duhanin 15-20 Fr, ja shiti 100-120 Fr.

      Mallin e U.N.R.A.S nuk e pa populli, se një pjesë e madhe e tij, shkoi në Rusi e te Titua. Kjo është tradhti. 

     Jam kundra se për dy vjet kemi shpenzuar dy miliard e disa milion Fr.shq për të ushqyer Pecot e amshorët e Frontit. Sot thuhet gjithçka për Pushtetin, ndërsa dje Nacionalistat thonin gjithçka për Atdheun. A nuk janë tradhti këto?

      Jam kundra thirrjeve “Jemi bij të Stalinit”, sepse e ulin shumë poshtë rininë, aq poshtë, sa kur përmend Stalinin të gjithë ngrihen në këmbë.

      Jam kundra, se injoranca s’don kulturën: kështu duan sllavët. Kjo bësoj është tradhti.

      Jam kundra, sepse s’ka liri fjale e shtyp të lirë. Ka vetëm terror. Kjo është shqiptarizëm: të rrojnë të Frontit, të tjerët të vdesin?

     Jam kundra, se në historinë për shkollat Unike thuhet: Ballkani në kohët e lashta banohej prej grekëve e maqedonasve e se ilirët e lavdishëm u zhdukën. Kështu i shërbejmë imperializmit sllav. Pjetri tha: Rusia duhet të ketë tre sy:Vlladivostok, Petrograd e Durrës dhe dishepullli i tij Stalini me pushtetin tradhtar të sotshëm në Shqipëri, ja mbrriti dhe tek ne kësaj ëndrre.

      Jam kundra, se grabitni teshat e “reaksionarëve”, si i quani ju pra grabit dhe ha. Kësaj i thonë me vjedh lirisht. Jam kundra, se oficerë të Mbrojtjes këtu në Dibër, arrijnë me grabit gratë e botës, me grabit karriollat e teshat shtëpiake e askush nuk tha ndal. Kjo është poshtërsi.

     Jam kundra, se tregtia, toka dhe nëntoka, Ekonomia Kombëtare janë në dorë të sllavëve. Njëzet shoqni jugosllave në ekonominë shqiptare, a s’është kjo tradhti e naltë?

Enver!

      Tue i çfaq këto, tue qenë i vendosur me Idealin Kombëtar, unë kam qenë, jam kundra Pushtetit e këtë ja kam vu në dritë popullit, i cili e ka pa dhe pranue, se 95% është kundra Pushtetit. Revoltën veç terrori i madh e mbanë. Pret nënë e mjerë, pasi i jati do të vrasë të birin e të bijën e vet. Edhe kjo është tradhti e pushtetit popullor.

        Ky Pushtet futi përçarjen toskë e gegë, katolikë e ortodoksë, myslimanë e ortodoksë, pra tradhti e naltë. More të mjerë, ju ka verbu fanatizma e ideologjisë dhe nuk shifni faktin që po i bëni popullit varrin. Këtë varr, jeni tue ja ba Atdheut dhe me politikën tuaj të jashtme. A s’është tradhti?

Rroftë Ideali Kombëtar!

Rroftë Shqipëria me Kosovën, që ju ia falët Jugosllavisë!

Rroftë Populli Shqiptar!

Rroftë Flamuri Kombëtar i panjollosur!

Nga i dënuari me pushkatim Edip Tërshana-22.11.1947

      Duke marrë shkas nga letra kurajoze e martirit Edip Tërshana, po i drejtohem lexuesit në mbyllje të këtij punimi. Pasi lexova e botova këtë letër nga dora e një shqiptari të vërtetë, flas me sinqeritet se jam shumë e vonuar për ta quajtur sot tradhti kombëtare politikën e diktaturës. Kjo e vërtetë e madhe është thënë kur unë isha vetëm 2 vjeçe nga Edip Tërshana, i cili vlen të quhet “DISIDENT”

     Të nderuar lexues dhe miq!

Për sa kohë do të durojë shqiptari përbuzjen, pabarazinë, mosvlerësimin nga atdheu? Ju politikanë dhe shqiptarë që u ka buzëqeshur fati, kurrë mos harroni se:

 

“ Atdheu s’është vetëm i imi, as i yti, porse na përket të gjithëve. 

*Të kthejmë sytë nga e kaluara e mundimshme dhe padrejtësitë që i janë bërë vendit tonë.

*Pësimi për këdo, për politikën apo individët, duhet të shërbejë si mësim.

* A do të rishikohen dhe ndëshkohen ndonjëherë fajtorët për krimet makabre që u janë bërë shqiptarëve?

*Të pranosh sfidën do të thotë të jesh i bindur në vetvete se je pajisur me dije shkencore për ku do të japësh vlera.

*Po ne kur do të bëhemi si bota? A do të jemi ndonjëherë shtet i së drejtës ligjore që me politikat e tij në çdo fushë të jetës, do të pasqyrojë identitetin kombëtar?

*Po nuk u shkul gozhda e Nastradinit nga trualli ynë, ne do të vuajmë pafundësisht!”Vivra-“Pa koment-2016, fq-145”

Ju politikanë të djeshmes, të tashmes dhe të nesërmes, që u ka buzëqeshur apo do t’ju ndris fati, kurrë mos harroni një gjë: atdheu është i të gjithëve! Ndaj shikojini të gjithë me syrin e nënës dhe jo të njerkës! Hiqni dorë nga partishmëria e sëmurë, nga verbimi i militantizmit se, është ves i mesjetës së errët, që pengon dritën e vërtetë. Jo të gjithë ata që japin votën për interesa të ngushta vetjake, janë të aftë apo japin vlera kombëtare. Papunësia është armiku më i madh i jetës, që e hedh njeriun në krahët e dëshpërimit dhe të mosbesimit! Politikat partiake apo shtetërore duhet të jenë të tilla që çdo qytetar të frymojë lirisht, të ushtrojë profesionin, të gëzojë të drejtat dhe liritë që ia jep Karta e të Drejtave të Njeriut. Mos lejoni të përsëriten tragjeditë e diktaturës, se po mbushen burgjet me të pafajshëm, kurse kriminelët e vërtetë, peshkaqenët e korrupsionit, trafikantët e drogës, të armëve dhe të mafies, e blejnë lirinë me para. E kjo nuk është demokraci. Para ligjit të gjithë shtetasit duhet të jenë të barabartë. Për fat të keq ata që nuk kanë para edhe për gabime ordinere ose të paqena, i fajësojnë dhe përfundojnë nëpër burgje, sepse ata gjyqtarë që dënuan baballarët, sot trashëgimtarët e tyre po dënojnë fëmijët dhe nipat e të persekutuarve.  Botës mos i tregoni se po bëni Reformë në drejtësi duke futur nëpër burgje cironkat.

Reforma në drejtësi duhet të nisë nga kokat e korrupsionit, me shpronësimin epronave të tyre, hetimin e burimeve të pasurisë dhe shkarkimin nga detyra të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve milionerë. Pastaj bëni emërime të reja. Atëherë do të funksionojë vettingu dhe do të gjejë zbatim reforma në Drejtësi.

 Kur Demokracia ndërtohet me parametrat e vendeve të zhvilluara, çdo individ shikon tek e nesërmja dritën e shpresës. E këtë dritë që ua jep Zoti dhe e drejta e të qenit qytetar të Republikës së Shqipërisë, mos ua venitni, mos ua zbehni! I lini që kjo dritë shpresëdhënëse t’u ndriçojë rrugën e gjatë të jetës! Mos i lejoni tragjeditë që të përsëriten! Kjo varet nga niveli i ndërgjegjjes kombëtare, e cila është në vartësi të kulturës mbarëkombëtare dhe të përqindjes së lirive që gëzon shqiptari!

 Kjo është e vërteta e hidhur e politikës shqiptare  të kohës?!

 ***

 

Kjo është e vërteta e hidhur e politikës shqiptare ?!

PROF. ASLLAN MURATI RADHITET NË PLEJADËN E TEOLOGËVE MË TË SHQUAR ATDHETARË – Nga HYSEN IBRAHIMI

Nga Hysen Ibrahimi[1]

Förslöv-Suedi, 03.10.2020

 

PROF. ASLLAN MURATI, ME URTËSINË E MENDIMIT DHE VEPRIMTARINË E TIJ KOMBËTARE, RADHITET NË PLEJADËN E TEOLOGËVE MË TË SHQUAR ATDHETARË SI HOXHË TAHSINI, MULLA IDRIZ GJILANI, MULLA ILJAZ SPAHIU, HOXHË KADRI PRISHTINA,  ETJ

 

(Në kujtim dhe nderim për Prof. Asllan Muratin, të një vjetorit të shkuarjes së tij në amshim, e që ishte dhe mbeti një mbështetës i fuqishëm i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi)

 

Është e njohur botërisht, se teologët shqiptarë të të gjitha religjioneve, janë njerëzit më atdhedashës të kombit të tyre dhe kanë shkallën e tolerancës më të lartë ndërfetare. Kjo i ka lartësuar teologët tanë duke punuar për kombin SHQIPTAR, e njëri ndër ta ishte edhe Prof. Asllan Murati[2]. Ai ishte një shembull si intelektual, atdhetar, fetar. Ai ka dhënë kontribut në të gjitha fushat, ndërsa ka ndikuar në masë të madhe te të gjithë popullata për pavarësinë e Republikës së Kosovës, që të mësohej gjuha shqipe, kultura dhe tradita shqiptare. Në këtë mënyrë, Prof. Asllan Muratit, doemos ishte shndrruar në fakor ndikimi në të mirë të popullit shqiptar, në komunën e Mitrovicës dhe më gjerë. Ai përveç se ishte i shkolluar, i edukuar, me lëvizjet e tij, tregon se ishte atdhedashës i pakompromis. Ishte i dashur për nga natyra dhe fizionomia e tij, i cili gjatë ligjerimeve të tij, ka pasur aftësi për të shprehur për botën e vet dhe të krijojë fushëveprim për jetën e re me shpresa për një të ardhme më të mirë. Një qëndrim i tillë ndaj vendit të lindjes, doemos ka karakterizuar disa prej veçorive të tij, sikundër janë: ndjenja e theksuar për atdheun, ndjenja e besimit shpirtëror, vendosmëria për arritjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, respektimin e njeriut dhe tolerancën ndërfetare, ndjenjën ndaj të varfërit.

Nuk ka asnjë dyshim në lidhje me qëndrimet e tij, ndaj rolit në shërbim të kombit SHQIPTAR, sepse e donte me shpirt dhe ishte i përkushtuar me tërë qenien e tij.

Për të shkruar për Prof. Asllan Muratin, kërkohet një studim i hollësishëm dhe vështirë është që të përfshihet në një temë të shkurtër, duke e ditur se veprimtaria e tij është shumë e gjerë dhe ka përfshirë shumë fusha. Mirëpo, kësaj radhe do të ndalem vetëm te intervista të cilën e kam zhvilluar me Prof. Asllan Muratin (e incizuar me diktafon), në zyrën e tij të punës në Xhaminë ”Isa Beg”, në Mitrovicë, 19 gusht 2015, duke i nxjerrë disa studime rreth veprimtarisë së tij. Pse? Sepse janë dëshmi të fuqishme dhe të thëna nga vet ai. Kjo intervistë është botuar në librin e titulluar ”Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”, vëllimi nr. 5, faqe 26-39, gjithsej 14 faqe. Në hyrje të kësaj interviste është përshkruar lindja dhe fëmijëria e tij shumë interesante dhe si duket e tërë kjo arritje është në saje të aftësisë së tij, kurse atdhedashurinë për vendin e lindjes e ka të trashëguar nga të parët e tij, që njihet si një familje atdhetare.

 

  • Si e votuan Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990

 

Atdhedashuria e Prof. Asllan Muratit, gjithëherë na ka dhënë modelin e të vepruarit.

S’do mend se kontributi i tij në institucionet e Bashkësisë Islame të Kosovës ka qenë i veçantë, madje edhe në raste të caktuara ka reaguar ashpër kur ka qenë interesi i çështjes kombëtare. Këtë e shohim se si ka reaguar gjatë votimit nga Kryesia e Bashkësisë Islame Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990, e cila ishte gurthemel i pavarësisë së Kosovës.

Citoj pjesë nga intervista me Prof. Asllan Muratin[3]: ”…Mirëpo, unë,  po ashtu isha nënkryetar i Kuvendit të BIK-ut dhe kur u mbajt mbledhja më 2 korrik, me delegatë, të cilët dihen, në BIK-u menjëherë në shtator e mbajtëm mbledhjen dhe kryetar për Kosovë e caktuam një boshnjak. Ndërsa, unë u emërova nënkryetar. Atë mbledhje e kam udhëhequr unë sepse ai nuk dinte shqip, kurse unë i dija të dy gjuhët: edhe shqipen edhe boshnjakishten. Në atë mbledhje ka qenë një delegat nga Vushtrria, Mulla Selman Muzaqi, i cili e kërkoi fjalën dhe tha: unë e kam një propozim: që ky Kuvend ta përkrahë deklaratën e 2 korrikut. Pas tij menjëherë e kërkoi fjalën përfaqësuesi i Beogradi, i cili tha: unë nuk pranoj që të hyjmë në çështje politike, 2 korriku është çështje politike. Unë e çita në votim dhe të gjithë shqiptarët votuan pro, vetëm pesë boshnjakë dhe ai përfaqësuesi nga Beogradi votuan kundër. Iu drejtova një boshnjaku dhe i thashë: o Rexhep efendi, në 1941 kur kanë ardhur boshnjakët t’ju bëjnë fëmijët kurbanë për Bajram, kush e ka shpëtuar Novi Pazarin? Tha: shqiptarët. Unë i thashë: shqiptarët e kanë lënë sofrën e Bajramit të shtruar e kanë ardhur për shpëtimin tuaj, bile ende i kemi 70 varre atje. Pas kësaj e kam vënë edhe njëherë në votim dhe votuan edhe ata, të gjithë, përfshirë edhe serbin. Aty kemi qenë diku rreth 40 delegatë. Për fat të keq nuk ka procesverbal, sepse është djegur selia e BIK-ut”.

 

Kështu Prof. Asllan Murati, dëshmohet për prirje të veçanta në komunikim me njerëzit, për t’i bindur me argumente, për të krijuar një ambient me biseda që janë mëse të domodoshme për momente të caktuara. Gjatë punës dhe veprimtarisë së Prof. Asllanit, hasim në shumë momente guximi e vendosmërie të prof. Muratit, sikurse në rastin për t’i bindur boshnjakët edhe vetë serbin, për ta votuar deklaratën kushtetuese të 2 korrikut.

Kontribute si këto janë model atdhetar. Brenda interesës, mund të gjenden shumë shprehje, që tregojnë inteligjencën e tij dhe që motivon edhe të tjerët të veprojnë, sidomos tek ata që kanë pasur dyshime në rastin Kuvendit të BIK-ut. Hoxhë Selman Muzaqi, me të drejtë ka dëshmuar dhe është koordinuar me Prof. Asllan Muratin, që deklarata të përkrahet edhe nga Bashkësia Islame e Kosvovës. Kjo mbështetje nga BIK-u, ka pasur rëndësi të madhe për tërë popullatën e Kosovës. Kjo është biseduar, është mbështetur kudo që kanë ligjëruar hoxhëllarët, sepse ishte votuar nga Kryesia e BIK-ut. Kjo ishte meritë e Selman Muzaqit, e Prof. Asllan Muratit dhe tërë Bashkësisë Islame të Kosovës.

 

 

  • ”Ne ty të kemi prijës shpirtëror”, i thoshte, Prof. Dr. Latif Berisha

 

Intelekti i Prof. Asllan Muratit për të qenë në shërbim të vendit të tij, ishte origjinal dhe dhunti e tij. Gjendshmëria e tij në shumicën e rasteve për rezistencë kombëtare, të bën të analizosh veçoritë e tij, se si ka mundur të gjente rrugë për të dalë nga kriza të ndryshme, qofshin ato edhe të momentit. Ai kishte një autoritet të jashtëzakonshëm në popullatë, e në veçanti te strukturat intelektuale. Mjafton të ceket në këtë rast respekti i Prof. Dr. Latif Berishës për Prof. Asllan Muratin. Citat, nga intervista e Prof. Asllan Muratit[4]: ”…E kam pasur mik të ngushtë Latif Berishën, me të cilin jemi takuar tri herë në javë. Ai ishte plot dhjetë vjet para meje. Ka qenë i lindur në vitin 1933, ndërsa unë më 1943-tën. Ishte profesor fakulteti e gjithashtu kryetar komune në atë kohë. Ka qenë e pamundur që të hyjë në dhomë përpara meje. Çdoherë më thoshte: Ne ty të kemi prijës shpirtëror, e para teje s’hyn askush. Ka pasur shumë respekt, ka qenë njeri engjull”.

 

Me shumë të drejtë edhe shumë intelektualë të tjerë e kanë cilësuar Prof. Asllan Muratin si ”prijës shpirtëror”. Këtë vlerësim ai e ka siguruar me punën e ndershme dhe të sinqertë, sepse vlerësimi i prof, Berishës nuk bëhej për shkak të moshës, por për në bazë të përgatitjes intelektuale që kishte secili. Atë kohë kishte një avancim të lartë të teologëve tanë.

 

 

  • I ndjeri Xhevat Isufi, i cili më pat sjellë një regjistër me 72 artikuj mjekësorë. Tha: po na duhen për ushtarë

 

Prof. Asllan Muratit, ka ditur që aktualitetin e lëvizjeve kombëtare me kontributin e tij ta mbështesë në çdo formë të mundshme, me ide që mund të themi se janë universale, kur kemi rastin se si shfaqet nevoja për të kontribuar për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në çdo kontribut të tij, shofim se ka qenë prezent rreziku nga pushtuesi i huaj serb. Ai nuk ka pasur frikë nga regjimi serb, por është ruajtur të mos bie në dorë sepse ka konsideruar se i duhet të kontribojë edhe më tutje, aty ku e kërkonte nevoja, në fshehtësi të madhe edhe pse kohë pas kohe pushtuesi e ka ditur qëndrimin e tij. Ndaj, lirisht, mund të themi se, aty ku ka vepruar Asllan Murati, është rritur, është zgjeruar dhe thelluar vetëdijësimi kombëtar për pavarësinë e Republikës së Kosovës, gjë që kjo i ka penguar tej mase okupatorit serb. Po përmendim një rast, nga intervista e Prof. Asllan Muratit, citat[5]:

”Më kujtohet njëherë i ndjeri Xhevat Isufi, i cili më pat sjellë një regjistër me 72 artikuj mjekësorë. Tha: po na duhen për ushtarë, dhe unë kam shkuar në një barnatore dhe i kam thënë farmacistit: merre regjistrin dhe krejt këto barna qiti në një paketë e qitmi në veturë” (ende e kam atë regjistër diku) dhe kam shkuar e ua kam dërguar barnat në Bajgorë, në shtabin ku ishin Dr. Sami Beqiri, Dr. Adem Ademi, Dr. Faik Bllata, të cilët kanë bërë kujdestari me rend në ambulancën në Bajgorë”.

 

Megjithë vlerën e tij njerëzore, në rastet më të shpeshta, mund të thuhet se Prof. Asllan Murati, u shndrrua në faktor ndikues në lëvizjen gjithëkombëtare gjatë të gjitha periudhave, sidomos atyre para luftës së Kosovës. Kanë qenë kohët më të vështira të veprimtarisë, kur është kërkuar nga Prof. Asllani, që me punë konkrete të arrihen rezultate me përvoja të kohës dhe t’u japin atyre me petkun[6] kombëtar. Madje, shumë aktivitete të tij sikurse rasti i 72 artikujve mjekësorë dhe raste të ndihmave të tjera që janë me qindra, dallohen me përqëndrimin e Prof. Asllan Muratit. Përcaktimi i qartë i tij për t’i kontribuar pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka një shtrirje të gjerë në fushëveprimtarinë e tij të dëshmuar.

 

 

  • Më kujtohet një ditë e Bajramit në Bare, kur i pajtuam disa gjaqe për një ditë

 

Gjatë viteve të nëntëdhjeta të rezistencës kombëtare në Kosovë, do të spikatet në tërësi rëndësia e faktorëve, që ishte vendimtarë për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Prof. Asllan Murati i kishte studiuar ata faktorë, si; rezistenca paqësore për sensibilizimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare, gjuha, arsimi, historia kombëtare, parandalimin e spastrimeve etnike për të migruar shqiptarët nëpër vendet e botës dhe krejt në fund, lufta për çlirimin e vendit si fazë përfundimtare që ishte e pashmangshme. Mirëpo, për të filluar me luftë, duhej të pajtoheshin gjaqet në Kosovës, që ishte një numër i madh. Të gjitha këto të kurdisura nga pushtuesi serb, që sa më shumë të vriten shqiptarët në mes veti. Këtë edhe ia kishte arritur në njëfarë mase. Me iniciativën e Prof. Anton Çetes, për pajtimin e gjaqeve për Kosovë, Prof. Asllan Murati, menjëherë kishte filluar angazhimin për pajtimin e gjaqeve për komunën e Mitrovicës. Shih intervistën e Prof. Asllan Muratit, citat[7]:

”Hysen, të them të vërtetën, këtu në Mitrovicë kam qenë unë iniciator për pajtimin e gjaqeve. Unë e kam bërë një regjistër kush është në bela në Mitrovicë edhe i kam nxjerrë nja 30 familje që kanë qenë të ngatërruara mes vete. Një kopje të atij regjistri ia kam dhënë profesorit Selman Meha dhe kështu ka filluar edhe iniciativa për pajtimin e gjaqeve. Kam marrë pjesë çdokund në Kosovë: në Lubovec, në Bajgorë, në Bare e shumë vende të tjera. Kur e shihte Latifi që është ndonjë rast i vështirë për pajtim më thoshte: hajde hoxhë me ne, se pa ty s’mundemi, dhe kemi shkuar bashkë e kemi pasur shumë suksese. Më kujtohet një ditë e Bajramit në Bare, kur i pajtuam disa gjaqe për një ditë. Aty e kam mbajtur një fjalim, i cili është i botuar në libër. Latifi më tha: valla hoxhë sot na ke nxjerrë prej situatës, se unë e përshëndeta edhe presidentin Rugova, i cili për herë të parë na uroi Bajramin ne besimtarëve myslimanë, dhe në fund kam thënë:

 

O Isa bej dil nga kulla,

eja, eja shiqoj këta burra,

janë tubu burrat e Drenicës dhe Shalës

që t’i japin fund hakmarrjes”.

 

Edhe krijuesit më të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare, do t’ia kishin lakmi Prof. Asllan Muratit, se si në rrethana të tilla, një teolog shqiptar siç ishte ai, përmes vargjeve poetike, motivon dhe thërret të gjithë shqiptarët t’a zhdukin hakmarrjen. Formën se si e ka ndërtuar vjerrshën, mënyra se si është intonuar (Prof. Asllan Murati ka pasur një zë artistik) në momente të duhura, e që ishte kërkesë e kohës, dhe e fatit të njeriut shqiptar që i përngjet një apeli në duart e një atdhetari siç ishte Prof. Asllan Murati, ka pasur efektin e vet, sa që të pranishmit shumë herë i kanë përjetuar me lot. Në këtë mënyrë ideja e tij e shkoqitur, e përpunuar dhe e përhapur në tërë regjionin e Mitrrovicës dhe më gjerë, solli rezultate edhe në pajtimin e gjaqeve. Ky ishte një sukses i madh, dhe vlerësohej nga të gjitha anët, se Prof. Asllan Murati, kishte krijuar autoritetin në at masë, sa që mbështetej në çdo aspekt, kudo që shkonte dhe çfarëdo që kërkonte ai, sidomos kur ishte në pyetje çështja kombëtare.

 

 

  • 3 nëntori i vitit 1993, ishim mbledhur për ta festuar ditëlindjen e Hasan Prishtinës

 

Ndryshe prej numrit më të madh të teologëve shqiptarë gjatë periudhës së viteve të nëntëdhjetë, veprimtaria e Prof. Asllan Muratit, përveç asaj fetare, ai pjesën më të madhe të veprimtarisë së tij ia kushton çështjes kombëtare, duke i motivuar dhe bërë thirrje te popullata për të punuar, vepruar, rezistuar dhe mos ta lëshojnë vendlindjen pa ndonjë arsye të madhe. Ishte më aktivi nga të tjerët, i cili çdo herë ka zbuluar padrejtësitë e pushtuesit serb, që planifikonin për spastrime etnike, vrasje e burgosje, sidomos në parandalimin e mbajtjeve të takimeve në përkujtim të figurave kombëtare, siç ka ndodhur në një rast i cili Prof. Asllan Murati tregon gjatë intervistës[8], citat:

”Edhe një rast tjetër më kujtohet. Ka qenë 3 nëntori i vitit 1993, ishim mbledhur për ta festuar ditëlindjen e Hasan Prishtinës, në shkollën fillore ”Migjeni”. Ishin diku rreth 70 intelektualë, Ramadan Rexha, Ibrahim Spahiu e plot të tjerë, veç kur kanë hyrë me automatikë, na kanë rrethuar. Ibrahimin e rrahën aty, e Ramadanin e morën me vete. Njëri prej oficerëve m’u drejtua mua e më tha: hoxhë, çka po do ti këtu? I thashë: sikur të gjithë të tjerët. Kur më ka thënë hiqe shallin, unë s’kam reaguar, po qysh kam qenë ulur veç e kam qit këmbën mbi këmbë edhe ai u kthye nga të tjerët e ka thënë: hoxha në vend se të shkojë në xhami, ka ardhur këtu në shkollë. E unë ia ktheva: kam qenë në xhami e tash kam ardhur këtu, me popullin tim. Sapo u çua Ramadani jam çuar edhe unë pas tij, edhe m’i kanë vënë dy automatikët në shpinë edhe pasha Allahun më janë dukur si dy zogj, edhe veç jam frikësuar që po vriten shumë njerëz se desha t’ua marr automatikët me dorë, hiç nuk ua kam pasur frikën. Na kanë futur në veturë. Atje ishte Ramadani, para meje kishte hyrë edhe Jakup Ceraja, pas meje hyri Halit Barani, duke hyrë unë, më kanë rënë me shufër disa herë në shpinë. Halit Barani, duke u larguar për t’i shpëtuar goditjeve, e rrok kokën për dorezë të derës dhe përgjaket. Krejt mjekra i bëhet e kuqe prej gjakut të vet. Prej të gjithëve sa ishim aty në shkollë, 37 veta gjithsej, na morën. Na kanë dërguar atje në polici, na kanë futur të gjithë në një dhomë, na i morën letërnjoftimet dhe shkuan t’i regjistrojnë. Mua ma hoqën kapelën dhe më ndanë prej të tjerëve. Më dërguan në një dhomë me dhjetë milicë. Aty më kanë maltretuar të dhjetit përnjëherë. Më kanë goditur herë pas here. Pas pak e kanë prurë Halit Baranin. Atij vazhdonte t’i rridhte gjaku. E morën shallin tim prej tokës, ia qitën atij në krye edhe ia dhanë një shuplakë. Më pas  na kanë larguar prej asaj dhome. Na kanë çuar te shokët e tjerë. Prej aty një nga një i merrnin duke i rrahur e maltretuar dhe krejt në fund më thirrën e më dërguan në një kat më lart. Aty kish qenë një burrë, kështu i moshës tënde, dhe më tha: më vjen keq që të ka ndodhur kjo, por a po më tregon diçka drejt: kush është organizatori i krejt kësaj? A është Bashkësia Islame? I thashë: nuk e di, po të ishte BI-ja, do të thoja unë jam organizatori. Tha: mirë, a po më tregon se për çka jeni tubuar? I thashë se jemi tubuar për ta festuar ditëlindjen e një demokrati që s’e ka Evropa, Hasan Prishtinës. Tha: unë kërkoj prej teje që t’i tregosh xhematit tënd, që nuk po vriten veç shqiptarë, por po vriten edhe policia jonë. I thashë: unë lexoj gazetën përditë, edhe shikoj lajmet, e deri tash s’kam dëgjuar që është vrarë një polic i juaji prej shqiptarëve. Pastaj më tha: je i lirë, mund të shkosh. Kurse të tjerët kanë mbetur atje. Kam shkuar në shtëpi dhe të nesërmen kanë ardhur të më vizitojnë Latifi me Bajram Rexhepin”.

 

Rezitenca e pathyeshme shqiptare i përgjigjet me frymë demokratike dhe me frymë përparimtare pushtuesit serb, duke i treguar se ne jemi të pathyeshëm pavarësisht dhunës, vrasjeve, helmimeve dhe burgosjeve të shqiptarëve. Të tilla maltretime nga regjimi serb, vetëm sa e kishin përshpejtuar përhajpjen e kërkesave shqiptare, depërtimin dhe përhapjen e ideve demokratike te shqiptarët dhe të vet Prof. Asllan Muratit, me të cilat synoheshin ta mbajnë rrugën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, sikurse që ishte rasti për shenimin e ditëlindjes së ideologut të madh Hasan Prishtina. Prof. Asllan Murati, me të drejtë ishte rreshtuar tanimë në rrugën për pavarësi kombëtare për të mbrojtur interesat e popullit SHQIPTAR, për gjuhën, kulturën, për shkollën shqipe, për pajtimin e gjaqeve ndër shqiptarë, dhe mbi të gjitha duke luftuar ndarjen fetare ndër shqiptarë. Prof. Asllan Murati, ishte çliruar nga paragjykimet fetare të rrymave të ndryshme. Kjo ishte arma më e fuqishme e Prof. Asllan Muratit.

 

  • Për varrin e Isa Boletinit, që ndodhet në Podgoricë, më ka treguar Islam Shabani

 

Pa anjë dyshim, kemi rastin më të ndjeshëm të lëvizjeve të Prof. Asllan Muratit, kur ai duke i plotësuar dhe qartësuar idenë e tij për çështje kombëtare, si në pikëpamje kombëtare dhe fetare me të cilën realizon synimin e tij për të ndikuar në njërën anë në thellimin e domethënieve të tij për pavarësinë e Republikës së Kosovës, kurse në anën tjetër thjeshtësimin e punëve se si duhet punuar me lehtësi dhe pa frikë për pavarësi. Kjo, Prof. Muratit i ka rezultuar se pjesë  e pandashme për ta arritur qëllimin dhe penguar synimin e regjimit serb për ndarjen e Kosovës, e nuhatë me kohë dhe vendos që figura heroike kombëtare e Isë Boletinit duhet të varroset në fshatin e  lindjes në Boletin.

Veprimtaria e madhe e tij, ndonëse me një shumësi ideshë dhe guxim të pashoq, ku si temë qëndrore kishte ruajtjen e kulturës shqiptare, arsimimin dhe çlirimin e vendit nga pushtuesi serb, ishte aq e pasur dhe me vlera esenciale. Përballë të gjitha këtyre, Prof. Asllan Murati, i çaset një vepre madhore, për sjelljen e eshtrave të Heroit tonë kombëtar, Isa Boletinit. Për këtë po e sjellim në tërësi ngjarjen se si ka ndodhur, nxjerrë nga intervista e tij, citat[9]:

 

”Mua për varrin e Isa Boletinit, që ndodhet në Podgoricë, më ka treguar Islam Shabani, i cili e ka kryer ushtrinë në Podgoricë në vitet e 70-ta, dhe kur ka ardhur më ka thënë: Mulla Asllan, e kam parë varrin e Isa Boletinit në Podgoricë, shkruante Isa Boletinac. Në vitin 1998, ka qenë muaji prill, kur ka ardhur akademik Pajazit Nushi me Prof. Dr. Masar Rizvanollin te Latif Berisha dhe i kanë thënë se duhet sjellë eshtrat e Isa Boletinit në Mitrovicë sepse në mënyrë zyrtare nuk kemi mundur e duhet përmes Bashkësisë Islame. Kanë ardhur, më kanë marrë mua dhe kemi shkuar në një shtëpi pas shkollës ”Migjeni”. Kemi qenë unë, Latifi, Pajazit Nushi dhe Masar Rizvanolli edhe më është drejtuar Pajazit Nushi duke më thënë: kemi ardhur që të shkojmë t’i marrim eshtrat e Isa Boletinit në Podgoricë. Tha: unë në vitin 1968 kam qenë përgjegjës për arsim dhe kulturë për Kosovë dhe më kanë dërguar në Podgoricë, bashkë me Mahmut Bakallin dhe me Xhavit Limanin zyrtarisht për t’i kërkuar eshtrat e Isa Boletinit, por nuk m’i kanë dhënë me arsyetimin se Isa Boletini ka qenë aleat i Austrohungarisë e Austrohungaria ka qenë okupatori ynë. Kështu që, ne kemi ardhur te ti, që përmes teje të arrijmë t’i marrim eshtrat e Isa Boletinit. Unë i thashë se do ta marr përsipër, por sa kam sukses është pikëpyetje, por e mira është që unë e kam shok shumë të mirë kryetarin e Bashkësisë Islame për Malin e Zi, Idriz Demirin. Më 6 maj të vitit 1998, Remzi Murati, djali i çikës së Isa Boletinit, unë dhe Muhamet Shukriu edhe një Fetah Hasani nga Kqiçi i madh, i cili na ka dërguar me veturë, jemi nisur për atje. Kur kemi dalë në Rozhajë, na kanë ndalur policia e Malit të Zi dhe na kanë kontrolluar për armë. Unë u thashë: pse po na kontrolloni? Unë jam teolog, unë s’mbaj armë. Arma ime është lapsi dhe gjuha. Na kanë lëshuar, kemi vazhduar dhe kemi mbërrijtur në Podgoricë. Kur kemi shkuar te varrezat, po thotë Muhamet Shukriu: ja ku është varri i Isës, 8 metra prej trotuarit. Ai kish qenë më herët, prandaj e dinte. Kur dolëm prej aty, unë e hoqa shallin, e lashë në veturë. Prej aty shkuam në Bashkësinë Islame dhe u takuam me Idrizin. Kur më pa mua, tha: hajde hoxha im (edhe ai e kishte kryer medresen në Prishtinë). Unë  i them: kemi ardhur me punë. Duam t’i marrim eshtrat e Isa Boletinit. Dhe ai po thotë: po nuk na i japin kurrë malazezët. I thashë: nuk na i japin, por ne  i marrim vetë, sepse te varrezat kishin vendosur shilarëset, luanin me top mbi varre dhe për këtë ne duhet ta shkruajmë një shkresë për Kuvendin Komunal, se po bëhet diskriminim ndaj varrezave të myslimanëve dhe ky është ofendim për ne. Prandaj, ne kërkojmë nga KK që të na lejojë t’i marrim këta eshtra që të mos shkelen. Dhe ai i thotë sekretarit: kape makinën, shkruaj çka të thotë hoxha. Pastaj e nënshkroi dhe e  protokolloi. Më 7 maj e kemi dorëzuar shkresën në komunë dhe kemi pritur deri në tetor të 1998-tës.

 

 

  • …Del në gazetë lajmi kush do t’i marrë eshtrat e të parëve që janë të varrosur këtu, mund t’i marrë

 

Pas kësaj, del në gazetë lajmi kush do t’i marrë eshtrat e të parëve që janë të varrosur këtu, mund t’i marr. Mua më thërret natën Idrizi e më thotë: Mulla Asllan, të vish shpejt këtu se ka dalë në fletë zyrtare kush do  t’i marr eshtrat, mund t’i marr. Unë të nesërmen me mëngjes e kam thirrur Latifin dhe i kam treguar. Ai tha: unë po shkoj në Prishtinë te kryetari Rugova për t’i treguar si është puna. Rugova ia kishte dhënë 2000 marka Latifit për shkuarjen në Podgoricë. Mirëpo, unë nuk shkova që të mos bie në sy për shkak të shallit. Vetëm e lajmërova Idrizin, që janë nisur dy shokët: Muhamet Shukriu edhe nipi i Isa Boletinit (djali i vajzës Shehide), Remzi Murati. Priti atje dhe ndihmoju për çka të kenë nevojë. Ata kanë shkuar në komunë dhe iu kanë thënë: kemi ardhur t’i marrim eshtrat e të parëve tanë.  Komunarët aty ua kanë kthyer: po more shkoni merrni. Këta s’kanë treguar fare për Isën. Kanë shkuar te varret, i kanë hapur 40 cm me gërmues. Pastaj, i kanë marrë punëtorët, i kanë hapur varret e mandej i kanë pastruar eshtrat me mistri e me brushë, i marrin eshtrat e tetë kufomave dhe i vendosin nëpër qese të najlonit dhe i çojnë në hotel. Aty qëndrojnë plot tetë ditë. I pastrojnë eshtrat dhe ua vënë vetëm inicialet, jo emrat e plotë, dhe pas tetë ditësh i ngarkojnë në autobus edhe i sjellin në Mitrovicë, pa therrë në këmbë. Ka qenë data 20 tetor 1998, kur i kanë sjellë në zyrën time dhe i kam fshehur nën krevat. Muhamet Shukriu shkoi në Prizren. Unë ia pata nxjerrë biletën. I pat shkruar disa tiketa të plastikës me emër dhe mbiemër dhe datën e lindjes dhe të vdekjes dhe i ka sjellë. Ato tiketa ua kemi vendosur nëpër qeset ku kanë qenë eshtrat. I kam marrë unë eshtrat dhe i kam dërguar te varrezat në Zhabar. Aty ka qenë një shupë dhe mua m’u mbush mendja ta hap një gropë aty brenda saj e t’i varros në të. Por, Muhamet Shukriu më tha: vallahi bre hoxhë turp  më vjen ta varrosim Isa Boletinin në atë shupë. Pas kësaj, u kthyem në Mitrovicë. E kam marrë një arkivol të limit dhe një bocë me oksigjen për ta salduar dhe i kam thirrur dy veta: Mustafë Shalën dhe Mehmet Beranin (dytë janë gjallë, i kanë mbi 80 vjet). U kam thënë: ejani ta saldoni arkivolin e Isa Boletinit. Ata pa përtesë dhe me vullnet e kanë bërë atë punë. Pasi i kanë përfunduar, i kam vendosur me rend: Isën, Halilin dhe Zahitin (dy djemtë e Isës), pastaj dy djemtë e Ahmetit, vëllait të Isës, mandej Radisheva (miqtë e Isës) edhe ka qenë një kushëri prej Isniqi, gjithsej tetë. E kam mbështjellë arkivolin me një najlon të madh që mos të ndryshket në dhe. Pasi është falur namazi i jacisë dhe kanë dalë xhemati, e kam marrë lopatën dhe kam filluar ta hap varrin bashkë me Mustafën dhe Mehmetin. Ka qenë diku ora 11 e natës, data 25 tetor 1998. I kemi varrosur aty. Unë ua vendosa një gur të një varri të vjetër që të mendojnë të tjerët se është varr i vjetër, por i riparuar. Të nesërmen ka ardhur Latifi dhe i kam treguar për varrin. Pastaj edhe Murati, nipi i Isës. Vetëm këta pesë veta e kemi ditur sekretin. Asnjë më shumë.

 

  • Deri në shtator të 2004-tës e kemi mbajtur këtë sekret

 

Deri në shtator të 2004-tës e kemi mbajtur këtë sekret vetëm ne të pestët. Më 2004-tën u organizuam për t’i varrosur. E bëmë këshillin me kryetar Pajazit Nushin, pastaj Zekerija Cana, Arif Muqolli, unë, Remzi Murati etj., dhe  thanë: duhet të futet në këshill edhe ipeshkvi i Kosovës. Kur e votuan atë, unë propozova që të jetë anëtar i këshillit edhe Naim Tërrnava, i cili në atë kohë ishte kryetar i BIK-ut. E bëmë krejt planin, që t’i ftonim Tiranën, Shkupin, Preshevën, Medvegjën, Malin e Zi, arbëreshët, shqiptarët nga diaspora dhe të bëhet një varrim madhështor. Po ashtu, e parapamë që të mbahet një akademi përkujtimore e aty të mbajnë fjalim presidenti Rugova, e në Mitrovicë Faruk Spahiu, kryetar i qytetit, në Boletin të flasë Zekerija Cana si historian, Bajram Rexhepi kryeministër edhe Agim Ҫeku si gjeneral i TMK-së. Unë propozova që eshtrat t’i vendosim para KK për homazhe e aty të mbajë fjalimin Faruk Spahiu dhe pastaj të dërgohet arkivoli në dorë, jo me veturë, deri te ura e Sitnicës, dhe prej aty me veturë deri në Boletin. Kur e dërguam njoftimin në KFOR që kemi planifikuar që më 7 shtator  t’i rivarrosim eshtrat e Isës, ata na thanë se nuk bën të dalë TMK-ja me Agim Ҫekun, për të tjerët s’ka problem. Ishim në zyrë të ministrit Brajshori dhe vendosëm të shkojmë te Presidenti për të biseduar se si t’ia bëjmë. Kur shkojnë te presidenti dhe i tregojnë, ai thotë se Isa Boletini ka qenë gjeneral dhe ai duhet të varroset në mënyrë ushtarake ose hiç. Dhe kështu u shtye rivarrimi. Por, pastaj filluan të vijnë te xhamia gazetarët, duke kërkuar t’u tregojmë ku janë eshtrat e Isës. Por, unë nuk pranova asnjëherë. Një ditë prej ditësh e pashë që e kishte rrëzuar dikush atë gurin e varrit edhe unë u frikësova mos e kanë zbuluar. Unë nuk i kisha treguar askujt, por atë ditë kur e kishin vrarë Latifin, (unë e kam varrosur, i ka pasur tre plumba, një në zemër, një në faqe dhe një pas veshi. Halit Barani e ka incizuar teksa unë e laja). Policia më kërkonin edhe mua dhe i them një shoku të ngushtë se nëse vdes, po ta lë amanet t’u tregosh organeve shtetërore se ku janë eshtrat e Isa Boletinit. Ai ka qenë arkëtari im, Shefqet Bilalli. E kam varrosur Latifin, e kam mbajtur fjalimin te varri i tij dhe në mes tjerash kam thënë: gjaku i këtyre dëshmorëve tanë ka për t’i mallkuar këta gjakpirësa. Harrova të tregoj se kam dalë në Shqipëri, kam qëndruar dy muaj, në prill të vitit 1999 e jam kthyer më 25 qershor, po atë ditë që ka hyrë KFORI në Mitrovicë. Menjëherë kam shkuar në xhami për të shikuar a janë eshtrat aty dhe e kam parë që aty ishin. Edhe pse më ishte djegur shtëpia, në vlerë diku 100 mijë euro, kur e pashë që eshtrat janë aty, e kam harruar shtëpinë. Por, pastaj, kur e kam vërejtur që dikush e kishte rrëzuar gurin, i kam marrë dy djemtë e mi dhe kemi shkuar e i kemi hequr prej aty shpejt e shpejt  (kjo ka ndodhur më 10 shtator 2004) dhe i kemi dërguar në oborrin tim. Aty i kemi varrosur dhe kanë qëndruar aty deri më 2011-tën. Kam shkuar sipas traditës, kam bërë lutje shumë shpesh.

 

  • O Isa bej, sot Kosova është e pavarur, pusho i qetë. Për atë që ti luftove 30 vjet me pushkë në dorë.

 

Më 17 shkurt, kur u shpall Pavarësia e Kosovës, kam shkuar te varri duke qarë, dhe  thashë: o Isa bej, sot Kosova është e pavarur, pusho i qetë. Për atë që ti luftove 30 vjet me pushkë në dorë. Më në fund, në vitin 2011 erdhi Avni Kastrati dhe tha: duhet bërë ADN-në dhe ua dorëzova. E patëm mbajtur një kuvendim në Boletin me Ramadan Kelmendin, në vitin 2007, ku unë kam thënë se qeveria e deritanishme nuk ka bërë asgjë për Isa Boletinin, dhe derisa ta ndërtojë qeveria kullën e burrave si kullën e Isa Boletinit, unë eshtrat nuk jua jap. Por kur më thanë se  duhet bërë ADN-në, ua kam dhënë dhe i kam thirrur më se 50 veta në oborrin tim, ndër ta Pajazit Nushin, ministrin e kulturës, Dr. Arsim Gërxhaliun, Prof. Mehmet Rukiqin, akademik Mehmet Halimin, drejtorin e Arkivës së Kosovës, Isuf Osmanin, dr. Shefki Sejdiun, i kam thirrur familjarët e Isës, Isniqin dhe nja 30 vllaznillak të mi dhe me kamerë e kemi incizuar çdo moment. Kjo ka ndodhur në qershor të 2011-tës. Aty i kam përshëndetur mysafirët dhe kam thënë se sot është një ditë e madhe për mua, sepse po e heq një barrë që e kam mbajtur me vite e po ua dorëzoj organeve shtetërore për ADN.

… Po, ADN-ja u bë në Gjermani dhe u vërtetua që janë eshtrat e Isës dhe u mor vendimi që të bëhet rivarrimi në Boletin”.

Po, pikërisht ishte Prof. Asllan Murati, i cili kishte përvojën e duhur, kishte njohuritë dhe aftësinë ta përgatiste këtë plan të zgjeruar për sjelljen e eshtrave të Herit tonë Kombëtar Isë Boletini dhe djemve të tij. Ishte intelektual, i cili  bazohej në të kaluarën për të vepruar për të ardhmën.

Prof. Asllan Murati ishte atdhetar i pakompromisë për interesa të çështjes kombëtare shqiptare, ai ishte në gjendje të bënte çdo gjë. Ai, jo vetëm se ishte në gjendje të organizojë procese me interes kombëtar si është më së miri, por ai ishte edhe në gjendje të kritikoj aty ku e kërkonte nevoja e interesit kombëtar, pa dallime, qofshin edhe pushtetarë të lartë të shtetit. Ai, vërtetë ka punuar dhe vepruar me një përkushtim të pashoq, e shumë herë edhe me emocione sikurse rasti i varrimit të eshtrave të Isë Boletinit, duke e nxjerrë lotin për atdhetarët që kanë flijuar jetën për lirinë e vendit të tyre. Nga shumë figura atdhetare, e fetare, figura e Prof. Asllan Muratit, si intelektual, spikasin figurën e tij të ndritur, duke e rënditur si njëra ndër figurat më të ndritshme shqiptare për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Për këtë arsye, Prof. Asllan Murati, u shndrrua në bartës të frymës tolerante për kohën sa ai ka vepruar dhe punuar.

Qëndrimet e tij ndaj ngjarjeve historike të kohës, ndaj jetës së njeriut dhe mohimin e të drejtave të tij për lirinë, sikurse që ishte regjimi okupues i Serbisë, ishte mjaftë i ashpër dhe asnjëherë nuk ka mundur ta përballojë padrejtësinë. Ai, ka reaguar me kohë nëpër shumë, televizione, gazeta dhe portale shqiptare për të drejtet e shqiptarëve të lirisë kombëtare dhe fetare. Ai, rëndom e ka nuhatur anën e mbrendshme të politikës së shkjaut, edhe ishte në gjendje t’i kuptojë drejtë shkaqet dhe pasojat që mund t’i vinin popullit Shqiptar.

Shoqata e Shkimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, e kujton me pietet të lartë figurën madhore të Prof. Asllan Muratit, i cili ishte një mbështetës i fuqishëm i shoqatës tonë. Prof. Asllan Murati ishte ndër të rrallët nga intelektualë të tjerë, i cili është shprehur në çdo vend për riatdhesimin e mërgimtarëve shqiptarë që u detyruan t’i lëshojnë vatrat e tyre. Janë vite vendimtare që mërgata duhet të kthehet dhe të ndërtohet Kosova e re, me energji të reja dhe të shkolluara, ishin pra këto thirrje të tij që i shprehte me mallin e tij sikur të n’a kishte fëmijë të gjithë neve. Për këtë Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, e ka vlerësuar lartë punën dhe veprimtarinë e Prof. Asllan Muratit me ”MIRËNJOHJE”, publike, të ndarë më 25 korrik 2019 në Kullën e Isë Boletinit. Edhe në bazë të sudimeve të veprimtarisë të cilat janë të dëshmuara, evidentuara, shënuara, botuara, Prof. Asllan Murati radhitët në plejadën e teologëve më të shquar atdhetarë, si Hoxhë Tahsini[10], Hoxhë Kadri Prishtina[11], Mulla Iljaz Spahiu[12], Mulla Idriz Gjilani[13], e shumë teologëve të tjerë, që kanë qenë në shërbim të atdheut deri në sakrificën e tyre. Edhe Prof. Asllan Murati deri në momentet e fundit të jetës së tij, nuk u ndal së vepruari dhe së punuar për çështjen kombëtare SHQIPTARE.

Me këtë rast, në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi dhe në emrin tim personal, i shprehim ngushllimet më të sinqerta familjes Murati në Zhabarë të Mitrovicës.

 

[1] Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi;

[2] Prof. Asllan Murati, lindi më 12 shkurt 1943, në fshatin Zhabar i Ulët, komuna e Mitrovicës; Shkollën fillore e kreu në Zhabar, kurse shkollën e mesme të Medreses, në Prishtinë, 1966. Shkollimin e lartë Histori-Gjeografi e mbaroj në Gjakovë, 1971; Diplomoi në Universitetin e Prishtinës Dega e e Orientalistikës me gjuhët orientale arabisht, turqisht dhe persisht; U zgjodh si kryeimam në Bashkësinë Islame (BI) për Mitrovicë në vitin 1975;  Në vitin 1982 është zgjedhur kryetar i BI-së, njëkohësisht edhe si delegat nga Mitrovica për Kuvendin e Kosovës (Kuvendin e Bashkësisë Islame të Kosovës), njëherit edhe nënkryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK-ut), në periudhën 1982-1986; Delegat nga Prishtina për Sarajevë, si përfaqësues i BIK-ut dhe atje është zgjedhur anëtar i kryesisë supreme për krejt ish-Jugosllavinë, në vitet 1982-1986. Në mandatin e dytë prapë zgjedhet delegat nga Kosova dhe zgjedhet nënkryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame për ish-Jugosllavi për periudhën 1986-1990. Për herë të parë kanë qenë dy shqiptarë, kryetar ka qenë Idriz Demiraj nga Mali i Zi, dhe Prof. Asllan Murati Nënkyretar, kjo i ka lidhur për t’i marrë eshtrat e Isë Boletinit; Kryetar i BI-së në Mitrovicë, 23 vjet pa ndërprerë 1982-2003, dhe ua ka mundësuar për mbajtjen e procesit mësimor pastaj mbajtjen e mbledhjeve nëpër xhami të qytetit, sidomos Lidhjes Demokratike të Kosovës-Dega në Mitrovicë, e cila ka qenë lëvizje gjithë popullore; Kontribues për pajtimin e gjaqeve në regjonin e Mitrovicës dhe më gjerë; I burgosur, e i maltretuar nga policia serbe për shkak të angazhimit të tij në çështjen kombëtare; Njeriu më meritor i ruajtjes së eshtrave të Isë Boletinit dhe familjes Boletini; Mbështetës i fuqishëm i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

[3] ”Thesar Kombëtar…” vëllimi 5, faqe, 30

[4] ”Thesar Kombëtar…” vëllimi 5, faqe, 30-31

[5] ”Thesar Kombëtar…” vëllimi 5, faqe, 31

[6] Veshje e sipërme burrash ose grash; rroba, veshje; zakon. kostum (kryesisht për burra).

[7] ”Thesar Kombëtar…” vëllimi 5, faqe, 31

 

[8] ”Thesar Kombëtar…” vëllimi 5, faqe, 33-34

[9] ”Thesar Kombëtar…” vëllimi 5, faqe, 35-39

[10] Hoxhë Hasan Tahsini (Ninat, 7 prill 1811 – Stamboll, 3 korrik 1881)[1] ka qenë astronom, matematikan e filozof shqiptar. Ka qenë rektori i parë i Universitetit të Stambollit dhe njëri nga themeluesit e Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare. Tahsini mbahet si njëri nga mendimtarët më të mëdhenj të Perandorisë Osmane në shekullin e 19. Ka studiuar shkenca fetare duke qenë edhe imami i ambasadës osmane në kryeqytetin frëng dhe njëherit student i matematikës e shkencave natyrore në Universitetin e Parisit.

[11] Hoxhë Kadri Prishtina, lindi në vitin 1878 në Prishtinë, Mësimet fillore i kreu në Prishtinë, në gjuhën turke, ndërsa ato të mesme në Shkup, në shkollën e njohur “Dar ul-Mualimin”; Studimet i vazhdoi në Stamboll, Shkollë e Lartë Pedagogjike; Kryetar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, në përbërje të tij kishte Këshillin Qendror,  bënin pjesë nënkryetar Hysni Currin dhe sekretar Bedri Pejanin; Në Shkodër, ku punonte si avokat, e botonte revistën mujore me titullin “Udha e s’Vërtetës”, numri i parë i së cilës doli në dritë në muejin tetor të vitit 1923 deri më 2 qershor 1924. Ndërroi jetë me 21 janar 1925, në moshën 47 vjeçare në Tiranë;

[12] Iljaz Spahiu u lind në vitin 1892, në katundin Kosterc të Drenicës është hero kombtar; Mulla Iljaz Spahiu – Broja shkollen fillore e kreu në Vushtrri, ndërsa të mesmen në Medresenë e Pejës, të cilën e kryen me notat maksimale; Më 1943 Mulla Iljaz Spahiu –Broja merr pjesë në themelimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, kryetar i së cilës zgjidhet Rexhep Mitrovica; Deputet i Drenicës në Asamblenë Kombëtare (Parlamentin e Shqipërisë) në Tiranë; Më 8 shkurt 1946, Mulla Iljaz Spahiu –Broja rrethohet nga OZN-a jugosllave në fshatin Leqinë dhe pushkatohet në fshatin Zllakuçan, së bashku me bashkëluftëtarët e tij.

[13] Mullà Idriz Gjilani (Velekincë, 4 qershor 1901 – 25 ose 26 nëntor 1949) ka qenë ulema dhe patriot shqiptar i Kosovës. Cilësohet një ndër tre shqiptarët në mesin e 100 personaliteteve botërore muslimane në enciklopedinë “100 great Muslim leaders of 20 century” përgatitur nga 40 akademikë muslimanë dhe botuar në Nju Delhi më 2005

 

MREKULLIA E ALBANALOGJISË ME EMRIN ROBERT ELSIE Nga Visar Zhiti

U bënë 3 vjet nga dita e shuarjes dhe ai shkëlqen ende më shumë me Veprën e madhe të tij.
Kanadez që jetoi më së shumti në Europë, në Gjermani dhe që prehet përjetësisht në Alpet e Shqipërisë. Aq shumë e deshi vendin tonë, aq shumë bëri për kulturën Shqiptare, sa mund të quhet “Mrekullia e Albanologjisë Robert Elsie”.
Njohës i thellë i shqipes dhe i dhjetra gjuhëve të botës, përkthyes i zellshëm, studiues befasues, historian skrupuloz, kritik arti, antologjist udhëtar, fotograf, mik i sinqertë, një antropolog mahnitës, katedër e paemëruar, akademi e pashpallur, enciklopedi e vërtetë e Shqipërisë. Botoi libra të shpeshtë për Shqipërinë, Kosovën, Çamërinë, me guxim si askush tjerër, për gjuhen shqipe e dialektet e të folmet e saj duke bërë regjistrime kudo, ku ka shqiptarë, te arbneshët në Dalmaci e arvanitasit në Greqi, arnautët në Turqi dhe te arbëreshët fenomenalë në Italinë e Jugut, botoi histori tē letersisë shqipe, mbarë kombëtare, duke futur i pari dhe letërsinë që vinte nga burgjet, krijoi antologji të prozës shqipe dhe të poezisë, përktheu Kanunin, folklor, rilindas dhe bashkëkohorë, iu kthye alfabeteve të gjuhës shqipe, zbuloi nja 10 para atij të sotmit, nxorri libra për fiset e mëdha shqiptare, mbi religjionet dhe bektashizmin shqiptar, përktheu prapë poetë, tani të veçantë nga Kosova si Ali Podrimjen dhe Azem Shkrelin, etj, Migjenin (në gjermanisht), etj, etj, dhe autorin e këtyre radhëve dhe shkoi deri te vepra “Lahuta e Malcis” e Fishtës, “Homerit shqiptar”, duke plotësuar, sipas tij, eposin europian me atë që mungonte, në gjuhën angleze. Iu perkushtua dhe pelegrinazhit, vinte në stinë të ndryshme në Shqipëri, po kështu dhe fotografisë se vjetër, zbuloi imazhe që bëjnë histori nga fotografë të huaj, ua fali origjinalet instucioneve shqiptarë, botoi albume kësisoj, etj, etj. Puna e tij është e gjerë dhe madhore, prej shkencëtari dhe të dashuruari me Shqipërinë. Dhe shqiptaret e deshën, e nderuan, i dhanë tituj dhe medalje, por dhe e harronin, u dukej i zakonshëm, por ai mbeti i pandryshuar, albanalogu më i madh i huaj, që e mori pasaportën shqiptare dhe dha më shumë se pararendësit…
Iku parakohe, por la një veper të gjithëkohëshme. Sipas porosisë së tij, prehet në malet e Veriut tonë, pranë një kishe në Theth.
Në lartësi të tillë e çuan arritjet e pazakonta…
Një shteg atje, një rrugë në kryeqytet, një institucion kulture duhet të marrë emrin e tij. Pse jo dhe një mal.

Më 1 tetor 1958 lindi Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

VOAL – Ursula von der Leyen është një politikane me origjinë gjermane, e emëruar Presidente e Komisionit Evropian duke filluar nga 1 Dhjetori 2019. Ajo është një figurë udhëheqëse e organit të Brukselit, si dhe gruaja e parë që plotëson këtë rol të rëndësishëm. Për shkak të emergjencës nga Covid-19 dhe nacionalizmave në rritje tashmë të pranishme në skenarët e brendshëm politikë të vendeve të ndryshme anëtare të Bashkimit, muajt e parë të punës së Ursula von der Leyen karakterizohen nga një ndërlikueshmëri e konsiderueshme. Le të zbulojmë në biografinë e Ursula von der Leyen cilat janë fazat themelore të rrugës së saj profesionale dhe personale.

 

Ursula von der Leyen: studimet dhe qasja e trazuar ndaj botës së politikës

Ursula Albrecht lindi më 1 tetor 1958 në një lagje të Brukselit, ku kaloi vitet e para të moshës. Babai i saj është Ernst Albrecht, një nga punonjësit e parë civilë për krijimin e komisionit Evropian, së pari si Shef  kabineti pastaj si menaxher i përgjithshëm për organin parlamentar të konkurrencës kontinentale.

Si fëmijë, Ursula ndoqi Shkollën Evropiane në Bruksel. Në vitin 1971 familja u transferua në rajonin e Hanoverit, Gjermani, pasi babai u bë CEO i një fabrike të rëndësishme ushqimi; më pas Ernst fillon një karrierë politike e cila e sheh atë gjithnjë e më të angazhuar në vendin e tij.

Ursula von der Leyen e re me babanë e saj Ernst Albrecht

Më 1977, pasi Ursula u regjistrua në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Göttingen, babai i saj u bë një shënjestër e terrorizmit komunist: familja u zhvendos në Londër dhe jetoi nën mbrojtje, ndërsa Ursula, me një emër të rremë, mori pjesë në London School of Economics.

Duke u kthyer në Gjermani më 1979, Albrechts e gjejnë veten duke jetuar nën përcjellje. Vitin tjetër Ursula ndryshoi studimet dhe u regjistrua në mjekësi, duke fituar diplomën e saj shtatë vjet më vonë.


Martesa dhe marrja e mbiemrit von der Leyen

Ajo u martua më 1986 me mjekun dhe fizikanin gjerman Heiko von der Leyen, me origjinë aristokratike. Nga 1988 deri më 1992 Ursula punoi për Klinikën e Grave në Shkollën Mjekësore të Hannoverit. Pas lindjes së binjakëve, ajo ndjek burrin e saj në Kaliforni, ku ata kalojnë katër vjet, gjatë së cilës ai praktikon në Universitetin e Stanfordit.

Pasi familja të kthehet në Gjermani, Ursula von der Leyen jep mësim në Departamentin e Epidemiologjisë dhe Mjekësisë Sociale të Shkollës së Mjekësisë në Hanover; këtu ajo mori një diplomë master në Shëndetin Publik në 2001.


Afirmimi politik i  Ursula von der Leyen

Lidhja e Ursula von der Leyen me Partinë Demokristiane Gjermane filloi që në vitin 1990 dhe në vitet në vijim u forcua përmes aktivizmit dhe militantizmit në rajonin e Saksonisë së Ulët.

Në vitin 2003 ajo u zgjodh në Parlamentin Shtetëror të Tokës, duke u bërë ministre e rajonit. Në këtë rol ajo bashkëpunon ngushtë me Angela Merkel, e cila i ngarkon asaj detyrën për të bërë reforma të rëndësishme të mirëqenies sociale.

Kur Merkel u zgjodh në mënyrë federale në 2005, ajo zgjodhi Ursula von der Leyen si Ministre të Familjes dhe Rinisë, një post që e mbajti për katër vjet.

Nga 2009 në 2013 u bë Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale: në këtë cilësi u shqua për një fushatë që synonte t’i bënte më të shkathët proceset e emigracionit. Nga 2013 më 2019, promovimi pasues brenda ekipit qeveritar e sheh atë të bëhet Ministre e Mbrojtjes: si pjesë e punës së saj si ministre ajo promovon një reformë të rëndësishme të forcave të armatosura.

Në majën e Evropës

Pika kryesore e kthimit në një karrierë vezulluese politike, megjithatë, vjen më 2019, kur Ursula von der Leyen bëhet gruaja e parë që është emëruar presidente e Komisionit Evropian.

Ursula von der Leyen në krye të politikës evropiane

 

Trilinguale në gjermanisht, frëngjisht dhe anglisht dhe si mjeke me një master në shëndetin publik, Ursula duket se i ka të gjitha kualifikimet për të çuar Evropën nga urgjenca Covid-19 dhe drejt një sezoni reformash. Në realitet, von der Leyen dhe Komisioni që ajo drejton kanë përjetuar kriza të ndryshme komunikimi dhe janë përballur me një hendek historik midis Evropës Jugore dhe Veriore, të cilat kanë qenë gjithmonë të ndara në çështjet e politikës fiskale.


Ursula von der Leyen: jeta private dhe kuriozitete

Që në moshë të vogël, Trëndafili i vogël, siç quhet në familje, kupton se ka një histori personale shumë të veçantë. Në fakt, Ursula rrjedh nga një prej tregtarëve më të rëndësishëm të pambukut në Shtetet e Bashkuara të Jugut dhe është e lidhur me shumë prej emrave më të rëndësishëm në kolonizimin e përtejoqeanit.

Më 1986 Ursula Albrecht u martua me mjekun Heiko von der Leyen, pasardhës i një familjeje që fitoi titullin fisnik, si dhe një pasuri të pamasë, falë tregtisë së mëndafshit. Siç është zakon tradicional për gratë gjermane, Ursula adopton zyrtarisht mbiemrin e burrit të saj me martesë. Çifti, duke iu përmbajtur fesë Lutheran-Ungjillore, ka shtatë fëmijë, të lindur midis 1987 dhe 1999./ Elida Buçpapaj

“Requirem per gjyshen time te mire ne 100 – vjetorin e saj te lindjes” Ganimet Gjilani Fratari Nga Iris Halili

Ishim ulur per darke si familje nje mbremje dhe nuk di se cfare teme e nxehte po diskutohej, kur natyrshem djali im me pyeti: “Pa na thuaj c’te ka mesuar nena per kete ceshtje, na cito ndonje nga ato proverbat e saj”. Une e kam pas quajtur gjyshen time ‘nena”. Nuk di se si por per absolutisht cdo cast delikat ne jete me vjen ne mendje cdo fjale e saj, keshille apo filozofim. Ajo ishte dhe mbetet mentorja ime me e mire. Ishte dhe mbetet nje zonje e rende, jo vetem nga prejardhja por me shume nga jeta e saj e veshtire te cilen ajo arriti t’a veshe me nje vyrtyt te jashtezakonshem.
Ajo pati nje jete si neper filma: e nisi bukur, I rrodhi dhimshem, por se paku u mbylli ne paqe. Vajze e dy prinderve te dedikuar patriotizmit, me baba nje njeri te mencur dhe deputet ne dy legjislacione te Zogut, nderkohe dhe nje tregetar I sukseshem, dhe me nene prej nje nder familjeve me fisnike te Delvines ajo shijoi feminine dhe rinine e hershme me gjithe luksin e kohes se viteve ’30. Megjithate, dedikimi i saj me i madh ishte etja per dije. E dhene shume pas tyre ajo perfundoi shkelqyer shkollen e Nenes Mbretereshe dhe ishte shume e lumtur qe bashke me shume mikesha te saj, perfshi dhe me te ngushten Musine Kokalari, do shkonte me studime ne Rome. Fatkeqesisht familja pati plane te tjera dhe kishte vendosur ta martonte. “Kam qare aq shume kur me thane se nuk mund te shkoja ne Itali e duhet te fejohesha sa te nesermen carcafi me te cilen isha mbulur naten me ishte lagur I teri nga lotet”! Sa here ma tregonte kete histori i mbusheshin syte. Por ne fund e permblidhte veten dhe thoshte – “Packa zoti me dhuroi nje bashkeshort shume te mire dhe dy femije si drita”. Dhe kishte te drejte gjyshja ime, pasi gjyshi vinte nga akademia e larte ushtarake e Romes dhe ishte djali I deshmorit te pavaresise Hajredin Fratari . Dukej se ajo ndonese I dha fund nje endrre fati e solli te jetonte nje tjeter, ndoshta duke i dhuruar ne ato vite te rinise se hershme ate dhunti qe ajo do e kishte me te zgjedhuren mes te shumtave: memesine e jashtezakoshme dhe perkushtimin pa limit per femijet dhe familjen. Por ato dite te arreta nuk ishin e thene te zgjasnin shume pasi komunizmi do ja permbyste jeten nje here e pergjithmone dhe pas vitit 1944 ajo do te mbetej ne Shqiperi me dy femije te vegjel kater dhe dy vjec ndersa i shoqi Raufi si opozitar I fuqishem I komunisteve do te arratisej jashte vendit. Filloi keshtu kalvari I gjate i vuajtjeve dhe persekutimeve. Ju desh te perjetonte heqjen nga Tirana, djalin ne burg dhe gjithe pasojat qe vinin prej saj; Ju desh qe nga nje zonje qe lexonte pa fund dhe fliste rrjedhshem tri gjuhe te huaja, te merrte nje makine qepje dhe te ushtrornte zanatin e robaqepeses per gati gjysem shekulli. Kjo mbeti mundesia e vetme qe fale duarve te saj te arreta arriti te mbaje familjen me buke.
Sa here kujtoj apo perpiqem te meditoj, gjithmone bindem se jeta e saj ishte e tera nje shkolle e madhe vyrtyti per te gjithe ata qe paten fatin ta njohin qofte edhe per pak. Ajo na mesoi dashurine e vertete per ato gjera qe kane vlere paresore ne jete. Me mesoj te dua femijen si dhuraten dhe diamantin me te pacmuar. Dikur e pyeta: “Nena nuk te vjen keq per te gjithe diamantet apo xhevahiret e shtrenja qe i shite pas luftes per hic mos gje e vetem per te blere buke e sheqer?” Ajo qete me pergjigj: “Jo sepse duke shitur ato arrita te rise dy femije te shendetshem qe regjimi i kishte lene pa triska buke dhe kjo per mua ka me shume rendesi se cdo gje. Diamantet mund t’i blesh ne cdo kohe, jeten e shendetshme te femijve nuk ke mundesi ta blesh kur ajo iken. Nje femij i lumtur do te jete gjithmone nje njeri I pasur ne shpirt, sido t’i veje filli i jetes”.
Tek fliste per prinderit e saj gjithmone kishte nje dashuri dhe respekt te vecante; edhe kur e pyesje – “Nuk te vjen keq qe ato te prishen endrren e Italise, e ndoshta po te kishe shkuar me studime atje jeta do te kish rrjedhur me ndryshe? “, ajo pergjigjej qete sikur ta dinte se njeriu nuk mund t’i shmanget destinit te tij edhe sikur te doje: “Ashtu ishin ato kohe – njerzit duhen gjykuar per kohen e tyre. Prinderit u shtyne vetem nga dashuria, pasi mendonin se martesa ne ate momente do te ishte shanci me i mire per jeten time”.
I kishte shume deshire leximet dhe megjithese tere kohen qepte ne makine kur binte mbremja lexonte shume dhe mes personazheve gjente pak bote te bukur qe ajo vete e jetoj aq pak. Librat per te ishin shoqeria me mire. E kishte pasion dijen dhe mbi te gjitha nga ne kerkonte te mesonimsa me shume. Edhe sot e kesaj dite me qendron ne vesh zeri I saj i perditshem qe me ishte bere si refren “Meso Iris”. I besonte vullnetit dhe punes dhe kishte parimin qe me kembengulje cdo gje arrihej. Sa here me citonte Stendal qe kur e pyeten si arrite te behesh shkrimtar duke filluar te shkruash ne pleqeri – ai u pergjigjej – “Deshiroja, deshiroja, kaq shume deshiroja”.
Cdo dite qe vija nga shkolla me pyeste – “Cfare note more? – pastaj fillonte moralin e zakoshem – “Te kesh ambicje per te qene e para e klases eshte vlere qe duhet ta kete cdokush; ky quhet egoizem I mire, ambicje e mire. Vetem mes saj arrihen gjerat e medha ne jete “. Kishte shume deshire te mesonte cdo gje gjyshja ime dhe gjithmone me thonte: “Njeriu meson duke lexuar, duke udhetuar por dhe duke pyetur; sa me i larte ne vlera te jete njeriu aq me shume pyet”. Ndaj sot kur pyes pa teklif per cdo gje qe dua ta dij apo mesoj me kujtohet serisht gjyshja ime qe me edukoi kaq te hapur ndaj dijes dhe njerzve.
Me aq pasion gatuante embelsirat dhe ushqimet me te mira ne bote; sapo cohej ne mengjees, para se te ulej tek cepi i saj i zakonshem I makines qepese fillonte te gatuante. “Gatimi duhet bere I pari me thoshte; ushqimi duhet te jete gati pasi si vjen dita nuk I dihet” dhe pas kesaj cdo here shtonte: “Kurre mos harro dashuria vjen nga stomaku”. Ajo grua e aq e vyrtytshme nuk rreshte se rrefyeri si filloi te mesonte gatimin kur u martua dhe si e kish kuptuar se nje tavoline e bukur dhe me gatime te mira e kenaqte te shoqin pa mase. Sa here I kutoj me endje pjatat e saj te bukura e gjithe ganityra. Gjithmone me keshillonte: “Ushqim I mire duhet vertet, por kurre mos harro, ne cdo tryeze eshte syri ai qe “ha’ me shume”. Shume ish shoqe te saja qe kam takuar nder vite, kujtojne me shume nostalgji sa shume e shume gjera kane nxene prej saj. Ajo nuk ishte vetem mentorja jone ne familje, ajo ka qene e tille edhe per sa e sa zonja te reja qe punonin me te apo vinin per te qepur tek ajo.
Kishte nje aftesi te jashtezakonshme te krijonte dashuri tek cdo kush dhe te mbetej gjithmone ne mendjen e gjithkujt. Tani qe mendohem te gjej ku gjendej kjo aftesi them se e gjej tek thjeshtesia e saj si dhe aftesia per t’ju pershtatur gjithkujt ne cdo cast e ne cdo rrethane. Kjo zonje te rende megjithese jeta e shpuri ne kushtet e dobeta ekonomike kurre nuk e humbi klasin dhe finesen absolute si dhe nje modesti te ralle. Vone pas viteve 90te, kur kohet ndryshuan dhe me shihte te bleja ndonje gje te bukur, gjithmone me porostiste – “Mos u trego kurre atyre qe te pyesin per cmimin e real te asaj qe ke blere. Kur te te pyesin ose pjestoje ose reduktoje. Eshte mekat te shesesh mend, aq me teper tek ata qe skane”. Ajo nuk dinte te bente dallim ne miqesi apo shoqeri; I donte te gjithe njelloj; I respektonte te gjithe njelloj. Fale saj kam mesuar shkollen me te bukur ne jete, ate te dashurise.
Ajo dinte te donte e bente durim edhe kur jeta vazhdonte t’a godiste papushim. Pas kalvarit te rritjes se dy femijve pa pranine e babait dhe nen presionin e persekutimit te cdo casti ja ku erdhi burgu i te birit ne moshen e tij me te bukur, vetem 37 vjec! Qante nen ze gjyshja ime e embel, qante qe te mos na shqetesonte ne perreth. Kur ja shihja syte me lot gjithmone me thonte: “Nuk kam te drejte t’ju merzis me shume, por shpirti im e di! I kalova te gjitha ne rini, por rinia eshte e forte e mban shume gure ne kurriz kete vuajtje ne pleqeri nuk duhet ta kisha”. E me pas ulte serisht koken ne makinen e saj qepese qe nuk ju nda kurre. Ndonjehere, kur e degjoja te renkonte mundohesha ta qetesoja e i thosha: “Nena mos u merzit, daja do dale shpejt nga burgu”. Ajo qete ma kthente – “Po moj cupe, nuk duhet te merzitem se merzit Zotin , se ka dhe me keq, hall mbi hall mos paste njeriu ” ! E mbante veten me kurajo e shtrenja nena ime! I lutej zotit kaq shume, besonte ne te kaq shume!!
Zonja e rende qe ne rini ecte me pajton e makine tani do te udhetonte me skodat e minierave qe te conin ne Burrel e Qafe Bari , Zejmen e Ballsh. I shetiti gjithe burgjet gjyshja ime, kudo ku e shpinin dajen ajo nuk mungonte kurre ta takonte cdo muaj. Sa shume e shume zonja si ajo i kane bere ato udhetime e kur ecnin zhegut te rruges me cantat ne shpine degjonin jo rralle ca kalimtare qe talleshin e i therrisnin “alpiniste” …etj etj. Ato, zonjat , te mrekullueshmet , fisniket ulnin koken e vazhdonin te mendonin momentin kur do te takonin djalin , burrin, vellane , babane …..Gjyshja ime nuk foli kurre me perbuzje per ato talllje, nuk e degjova kurre te thonte ndonje fjale te keqe per komentet, por ndonese e lenduar deri ne dhimje serisht thoshte: “Mos ja ver re, aq dine aq thone ”!
Kur erdha ne USA per here te pare, nuk di ne cfare ore mesimi na keshillonin se nje nder gabimet me te medha ne kete vend eshte te tallesh e te perqeshesh te tjeter, aq me shume njerzit me te meta. Ne Shqiperine komuniste kjo qe nje norme saqe mua me vjen turp kur kujtoj si perqesheshin sakatet dhe serisht kujtoj gjyshen time qe gjithmone me keshillonte: “Kurre mos perqesh,te vjen ty dyfish”.
Ajo I donte njerzit dhe donte te ndihmonte kedo kurdo e kurdohere, panvaresisht mundesive. I donte njerzit rreth vetes dhe e donte shoqerine. Koha e erret e kumunizmit dhe kalvari qe kaloi nuk ja zymtesoi shpirtin dhe as erresoi ndjenjat, nuk ja vrau shpresen dhe as nuk e beri pesimiste, perkudrazi, e beri me te forte dhe e shenderroi ne nje heroine te vyrtytshme per kedo qe e ka njohur, nje zonje heroine qe reflektonte vetem miresi, paqe dhe dashuri.
Une mendoj se kur te keqen qe te bie ne jete nuk ja percjell njerzve qe te rrethojne, apo e ndalon veten qe ajo te te zymtesoje e te te ktheje ne njeri te keq, por ne te kundert kur kjo e keqe te ben me te bute, me te mire dhe me te dhimshem per kedo rreth e qark, ti e ke fituar proven e njeriut! Kete vyrtyt e kam pare te gjalle tek gjyshja ime!
Ndonese e persekutuar dhe dermuar nga regjimi komunist ajo kurre nuk i lidhi vuajtjet e saj dhe te familjes me Atdheun, kurre nuk fajesoje Atdheun per bemat e regjimit. Ishte aq e zgjuar sa te mos I analizonte situatat bardhe zi; por ishte edhe aq e mencur dhe e urte sa te respektonte cdo njeri te mire, panvaresisht nga bindjet politke. Ajo ishte pluralistja e pare qe kam njohur dhe nje atdhedashese e vertete. E donte Atdheun pa kushte dhe pafundesisht. Deri ne fund te jetes festa e saj e preferuar ishte 28th Nentori.
I besonte shume insitktit te saj dhe ne fakt perpos inteligjences absolute dhe mencurise se skalitur nder vite, ajo kishte nje intuite gati te frikshme. I ndjente dhe shihte situatat para se te ndodhnin; kjo sepse ishte shume e vemendshme ndaj gjithe njerzve te dashur qe e rrethonin, ishte shume e lidhur shpirterisht me to dhe kishte shume mendim kritik. Te trija keto kombinime, plus kujdesit te tejskajshem ndaj gjithshkaje rreth e qark pasi: “Cdo gje mund te ndodhte ne cdo cast dhe te vjen nga nuk e pandeh se edhe muret kane vesh” , i kishin aktivizuar nje instikt te gjashte shume te larte aq sa dukej sikur ajo dinte cdo gje shume kohe para se te ndodhte . Jam e bindur se ne nje test per inteligjencen emocionale, gjyshja ime e mire padyshim do merrte piket maksimale!
Pas viteve ‘90 kur ajo kishte fillur te ishte ne pleqerine e vone, jeta I ktheu serisht te ishte e paqshme dhe e bukur si ne femini. E rrethuar me mbesa dhe nip jetoi e gezoi e njohu edhe kenaqesine e te qenurit stergjyshe. Jetoi vertet vite te bukura ne fund te jetes dhe dukej sikur zoti po i shperblente gjithe mundin dhe sakrificat e saj sublime. Kujtedo qe e vizionte dhe mrekullohej me shtepine e djalit ku ajo jetonte I jepte bekimin e perhershem “I pac ti me te mira”!! Kete dashamiresi per njerzit une e kam hasur tek shume pak njerez.
Deshironte parasjen tek te gjitha e shtrenjta gjyshja ime. Kjo bote e mire e saja sikur na rrethon ngahera dhe na ben me te mire. Ne kete dite te 100 vjetorit te saj te lindjes do te doja ta puthja fort e fort e ti mbaja eren e mire. Do te doja ta falenderoja per gjithshka na fali dhe na dhuroi, per cdo fjale te thene e cdo verpim te bere; por mbi the gjitha do te doja ta shpallja modelin me te mire te vyrtytit qe une kam njohur ne jete e ne letersi! Nuk di nese ka cast ne jete qe nuk me vijne ne mendje ti gjyshja ime, keshillat e tua, fjalet e tua, porosite e tua. Me je kthyer ne nje liberth vyrtyti qe me duhet t’i kthehem sa here qe ndiej nevoje.
Ajo ishte nje heroine sikur ishin shume zonja te tjera shqiptare bashkekohese te sajat qe ndonese fati i shpuri ne kulm te vuajtjeve, ato perseri rezistuan te larta ne vyrtyt e te shenjta ne shpirt. Kur pas viteve ’90 e visitonte shpesh Drita Kosturi dhe te dyja kujtonin sa e sa shoqe te persekutuara e dermuara personalisht e familjarisht ne vitet e erreta te komunizmit, tek i degjoja si bisedonin nuk pashe kurre urrejtje ne zemrat e tyre, por vetem kuptoja neverine dhe meshiren qe ato kishin per te gjithe ata qe u kishin shkaktuar keto vuajte, perfshi dhe shoqen e tyre te shkolles Nexhmije Hoxha . Duket se keto zonja te renda i kishin vrare e dermuar, shkaterruar jeten por jo asgjesuar; shpirti dhe vlerat e tyre kishin mbetur po njelloj – te larta e fisnike deri ne madhesht!! Keto ishin dhe mbeten zonjat e vyrtytshme qe me mire se kushdo meritojne emrin: Zonjat e Perjetshme Shqiptare!/2017

Vdes Juri Orlov disidenti dhe fizikanti i njohur sovjetik

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare disidenti dhe fizikanti sovjetik, Juri Orlov, një nga themeluesit e “Helsinki Group” në Moskë, Njoftimin e bëri organizata e të drejtave të njeriut, një nga më të mëdhatë në Rusi.

“Ideja e tij, sipas së cilës qytetarët mund të sigurojnë respektimin e dimensionit njerëzor të marrëveshjeve të Helsinkit dhe, së bashku, të nxisin shtetet të respektojnë angazhimet e tyre, filloi Lëvizjen Ndërkombëtare të Helsinkit në vitin 1976”, theksoi “Helsinki Group”.

Grupi i Helsinkit i Moskës u krijua në 1976 për të siguruar që autoritetet sovjetike të respektonin angazhimet e tyre për të drejtat e njeriut, të vendosura në Aktin Final të Helsinkit 1975, në fund të Konferencës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë.

Fizikanti bërthamor dhe veterani i Luftës së Dytë Botërore, Juri Orlov ishte presidenti i parë i “Helsinki Group” në Moskë.

Kantautori i njohur Gjergj Leka për Nënën e tij Artisten Rozmari Jorganxhi: Më ike e nuk të dhashë puthjen e fundit!

 

Kantautori i njohur Gjergj Leka shpreh dhimbjen e thellë për Nënën e tij Artisten e madhe Rozmari Jorganxhi që sot u nda nga kjo jetë:

Ja çfarë shkruan Artisti Gjergj Leka në rrjetin social:

“Me ike e nuk te dhashe puthjen e fundit……

Mezi po prisje te bashkoheshe me babin dhe pikerisht sot ne ditelindjen e tij u ngjite lart.

Mi bej hallall gjithe fajet…..”


Send this to a friend